30 Prill 2025

Kalendari

Ngjarjet e datës 10 Qershor 2016

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:15)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë diskuton mundësitë e shfrytëzimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit për rritje të Eksportit, në kuadër të sektorit të tekstilit, veshmbathjeve dhe lëkure këpucëve. (Hotel Emerald, ora 9:45)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremonin solemne për ndarjen e çmimeve në fushën e kinematografisë. (Kabineti i ministrit Kujtim Shala, ora 10:00)

- Oda e Avokatëve të Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës dhe Ministrinë e Drejtësisë me rastin e 43 vjetorit organizon “Ditën e Avokatisë 2016” dhe konferencën me avokatë dhe juristë nga diaspora. (Swiss Diamond, ora 10:00)

- Drejtoria e  Arsimit në Komunën e Prishtinës organizon aktivitetin për ndarjen e mirënjohjeve për nxënësit e nivelit të arsimit parauniversitar të cilët treguan rezultate të larta në garat e ndryshme si Olimpiada e Matematikës, Shkencëtari i ri, Olimpiada e Kimisë, Garat e diturisë, Poezia më e mirë, Piktura më e mirë dhe Eseu më i mirë, të realizuara gjatë vitit shkollor 2015-2016. (Shkolla fillore “Model”, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Institutin Demokratik të Kosovës dhe MDA, mbajnë tryezën e diskutimit lidhur me akcizën në produktet e duhanit dhe revitalizimin e industrisë së duhanit në Republikën e Kosovës. (Qarshia e Jupave në Gjakovë, ora 11:00)

- Kompania “Fshati Gjelbërt” Prizren organizon ceremoninë e prezentimit me rastin e hapjes së punëve ndërtimore në fermën lidhur me ndërtim të objektit, për trajtim biologjik të mbeturinave organike dhe shfrytëzim të energjisë së gjelbërt nga burimet e ripërtëritshme. (Objekti i fermës në Prizren në afërsi të magjistralës Prizren-Vërmicë, ora 11:00)
 
-  Shtëpia Botuse Toena, në kuadër të Panairit të Librit Prishtina 2106, promovon përmbledhjen "Libri i Tiranive" të autorit Ismail Syla. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Gruaja Demokratike e PDK-së -Ferizaj organizon tryezën për arsim me temë "Roli i gruas në sistemin arsimor në Kosovë". (Restaurant "Kulla"-Ferizaj, ora 12:00)

- Mbahet tribuna e intelektualëve shqiptarë të Maqedonisë me temë “Shqiptarët dhe kriza politike në Maqedoni”. (Hotel Prishtina, ora 12:00)

- Fakulteti i Arkitekturës dhe i Arteve të Kolegjit AAB organizon aktivitete tradicionale. (Teatri “Faruk Begolli”, ora 12:00)

- Rinia Demokratike e PDK-së me rastin e 10 Qershorit, të përvjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, organizon një mbledhje solemne për të përkujtuar rolin e rëndësishëm vendimmarrës të cilin kishte kjo Lidhje për Kombin Shqiptar. (Ambientet e objektit të Lidhjes së Prizrenit, ora 12:30)

- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kryetari i NISMA-së, Fatmir Limaj vizitojnë Panairin e Librit. (Panairi i Librit në Prishtinë, ora 13:00)

- Kryeministri Isa Mustafa viziton Komunën e Graçanicës. (Objekti i komunës së Graçanicës, ora 13:00)

- NISMA për Kosovën mban kuvendin zgjedhor në Komunën e Skenderajt. (Zyrat e NISMA’s në Skënderaj, ora 15:00)
 
- NISMA për Kosovën mban kuvendin zgjedhor në Komunën e Vushtrrisë. (Zyrat e NISMA’s në Vushtrri, ora 17:00)

- Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Podujevë organizon Manifestim me rastin e shënimit të ditës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe 80 vjetorit të lindjes së Nderit të Kombit Adem Demaçi që njëkohësisht është Kryetar Nderi i KMDLNj - së. (Kinemaja e qytetit të Podujevës, ora 18:00)


Ngjarjet e datës 9 Qershor 2016

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, do të marrë pjesë në Konferencën “Gjendja e kërkimeve shkencore në Kosovë”. (Ambientet e MAShT, ora 9:00)

- Instituti Riinvest organizon konferencën “Potencialet Ekonomike në Rajonin Qender”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Mbahet seanca e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00) 

- Lëvizja FOL organizon konferencën për media me ç’rast do të publikoj të gjeturat e hulumtimit "Skenimi i integritetit në institucionet publike në Kosovë”. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 10:00)

- Organizata Joqeveritare “Syri i Vizionit” organizon ceremoninë Inauguruse , në kuadër të projektit të  mbështetur nga Zyta e Bashkimit Evropian "Mbështetja e agroturizmit dhe infrastrukturës për te përmirësuar dhe promovuar potencialet e bizneseve për zhvillimin ekonomik të lstogut, si dhe krijimin e rritjes dhe vendeve te qëndrueshme te punës për të  ardhme më të mirë”. (Te burimi në Istog, ora 10:30)  

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në ceremoninë inauguruese të projektit "Mbështetja e agro-turizmit, bizneseve dhe zhvillimit ekonomik në Istog". (Te burimi në Istog, ora 10:30) 

- Qendra për Kurajo Politike në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës organizon tryezën “Informaliteti dhe korrupsioni në Kosovë - Një qasje e re empirike”. (Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Filozofik, kati 3,  ora 10:30)

- Mbahet ceremonia e nënshkrimit të kontratës se renovimit të Stadiumit të Prishtinës. (Stadiumi i Prishtinës, ora 11:00)

- Ministria e Shëndetësisë bën ri-licencimin e profesionistëve shëndetësor. (Ndërtesa e Ministrisë se Shëndetësisë, salla 128, ora 11:00)

- Zyra e BE-së dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizojnë një vizitë monitoruese dhe promocionale në terren tek përfituesit e Programit të Granteve për NMVM. (Komuna e Gjakovës, ora 11:30)

 - Mbahet promovimi  e librit 'Ema dhe Pushimet Verore"  e autorës Viona Doberdoli e cila është nxënëse e dalluar në shkollën fillore Meto Bajraktari. (Shkolla fillore Meto Bajraktari, ora 12:00)

 

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, do të realizojë një vizitë në Komunën e Skenderajt, me ç’rast do të pritet nga nënkryetari, Fadil Nura. (Objekti i Komunës, ora 13:00) 

 

- Dega e LDK-së në Dragash, do të shënojë 26-vjetorin e themelimit të saj, e në të cilën do të marrë pjesë edhe Kryetari  i LDK-së, njëherësh dhe Kryeministër i Republikës së Kosovës, akademik Isa Mustafa. (Restoran “Palma” në hyrje të Dragashit, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 8 Qershor 2016

- Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës mbështetur nga GIZ-i  gjerman organizon konferencën e dytë të matematikës me temë “Korrelacioni mes matematikës dhe fushave të tjera kurrikulare”. (Retorant "Xeni Imperlail" në Gjakovë, ora 8:30)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Mbahet mbahet Mbledhja e IV e Kuvendit të Komunës së Prishtinës. (Salla e Kuvendit të Komunës së  Prishtinës, ora 10:00)

- Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në bashkëpunim me USAID-in dhe IFES-in, do ta publikojnë Planin Strategjik te PZAP-it për periudhën 2016 - 2019. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutf i Haziri, do të vizitojë nxënësit, të cilët do t’i nënshtrohen testit të arritshmërisë për klasat e nënta në shkollën “Selami Hallaqi”. (Shkolla “Selami Hallaqi”, ora 10:45)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, do të organizojë ceremoninë solemne për ndarjen e çmimeve në fushën e muzikës. (Kabineti i ministrit, ora 11:00)

- Administrata Tatimore e Kosovës, mban konferencë për media rreth raportimit të hyrave për periudhën Janar-Maj 2016 si dhe të arriturat tjera gjatë kësaj periudhe. (Zyra qendrore e ATK-së salla e konferencës, kati I, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, në të cilën do të ketë diskutim rreth planit të veprimit të grupeve punuese për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve, sipas planit të punës së komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim, në të cilën do të Shqyrtohet  Projektligji për Agjencinë Kosovare për krahasim dhe verifikim të pronës, me amandamente të Komisionit Funksiuonal për Mandate. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor, në të cilën do të bëhet shqyrtimi i çështjeve aktuale në komision dhe caktimi i një anëtari të komisionit për seminarin në Durrës sipas kërkesës së Fondacionit SOROS. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, do të vizitojë nxënësit, të cilët do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë për klasat e nënta në shkollën “Musa Zajmi” në Gjilan.(Shkolla “Musa Zajmi", ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet Dhe Financa, në të cilën do të shqyrtohen disa raporte financiare, duke pwrfshirw edhe Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për shërndarjen e kontigjencës për korrektim të formulës-pjesës së Grantit të Përgjithshëm për vitin 2017 për komuna në vlerë prej 4,000,000 euro. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C 203, ora 11:00)

 

- Behët promovimi i veprave për veprimtarin e çështjes kombëtare, z. Adem Demaçi. (Lokalet e Institutit Albanologjik, ora 12:00)

- Drejtoresha e Zyrës për Demokratizim pranë USAID-it Sara Buchanan, e shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti dhe Drejtori i Programit të të Drejtave Pronësore Brian Kemple, do të shpallë një sërë aktivitetesh në Viti. (Shtëpia e Kulturës, Holli i Galerisë së Arteve, Viti, ora 12:30)

- Mbahet Ceremonia e diplomimit të nxënësve të shkollës "Sami Frashëri". (Amfiteatri pranë pishinës së Gërmisë, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 7 Qershor 2016

- Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë organizon konferencën "Roli i shoqërisë civile në reformën e administratës publike – Standardet dhe praktikat e BE-së''. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit për Projektligjin për Enërgjinë, për Rregullatorin e Enërgjisë, për Gazin Natyror, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)

- Bëhet përurimi i librit “Artefaktet në Elektroencefalografi” të autorit dr. Rushit Jashari. (Klinika e Neurologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ora 11:00)

- Ministria e Integrimit Evropian bën prezantimin e përfituesve të bursave nga skema e bursave “Celula e të Rinjve”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë organizon bën prezantim i përfituesve të granteve nga skema e bursave “Celula e të Rinjve”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në të cilën do të behët shqyrtimi shqyrtimi i Informacionit lidhur me vizitën zyrtare të delegacionit të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim në Republikën e Kroacisë, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

 

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, do të shpërndajë certifikatat për kandidatët e ri të licensuar për hartimin e raporteve të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis. (Ndërtesa e re e Qeverisë, ora 11:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në vënien e Gurthemelit të Institutit Rajonal të Shëndetësisë Publike në Gjilan. (Oborri i Qendrës Spitalore afër Institutit të vjetër në Gjilan, ora 12:45)

- Mbahet ceremonia e vënis se gurthemelit të Institutit Rajonal të Shëndetësisë Publike në Gjilan. (Oborri i Qendrës Spitalore, afër Institutit të vjetër në Gjilan, ora 12:45)

- Zyra për Qeverisje të Mirë do të mbajë konferencë, me qëllim të informimit përmes mediave për fillimin e ofrimit të shërbimeve në gjuhën e shenjave nga institucionet publike për të gjithë qytetarët e shurdhër të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë,  salla P37, ora 13:30) 

- Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar dhe drejtori i kopmanisë “Microsoft” për Kosovë dhe Maqedoni, Ljupco Georgiev, do të mbajnë konferencë për media, ku do ta inaugurojnë Qendrën Inovative të MAShT dhe do ta paralajmërojnë projektin “Microsoft Showcase Classroom". (Hapësira për konferenca në MAShT, ora 13:30)

- Nënshkruhet "Marrëveshje Mirëkuptimi ndermet Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina" dhe Kompanisë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike SH.A”. (Rektorati, ora 14:00)

 - NISMA për Kosovën vazhdon me mbajtjen e Kuvendeve Zgjedhore nëpër degët e saj në gjithë Kosovën. (Shtëpia e Kulturës, "Tahir Sinani", në Malishevë, ora 17:00)

 

Ngjarjet e datës 6 Qershor 2016

- Takohen kryetarët e grupeve të  miqësisë ndërmjet  Kosovës dhe  Sllovenisë më ç'rast kryetari i Grupit të Miqësisë  Kosovë - Slloveni,  Elmi Reçica, do të presë në takim kryetarin e Grupit të Miqësisë  Slloveni-Kosovë Franc Trçek ,  i cili shoqërohet nga një grup studentësh nga Sllovenia. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 10:00)

- Bëhet promovimii librit "Syni dhe Mendja e qytetarit përballë shërbimeve të mshefta serbe" të autorit Xhevat Meha. (Bibloteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e inaugurimit të objektit të Qendrës Komunale të Regjistrimit Civil dhe Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve në komunën e Kaçanikut. (Kaçanik, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale organizon debatin me temën: “Iniciativë e të rinjve për ndalimin e konsumimit të pijeve energjike nga personat nën moshën 18 vjeç’’. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-1, ora 11:00)

- Zyra për Qeverisje të Mirë, në bashkëpunim me Fondacionin Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), organizon prezantimin dhe diskutimin e Raportit për Kosovë për vitin 2015 të Matricës së monitorimit për ambientin e favorshëm për zhvillim të shoqërisë civile. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 13:00)

- Mbahet akademi përkujtimore kushtuar dëshmorëve të kombit Labinot Krasniqi, Elmi Hoti dhe Visar Krasniqi të renë në bëtejen e Mateçit , të Kumanovës në luftën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në vitin 2001. (Amfiteatri i Shkolles Amirikane në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, ora 17:00)

 

- NISMA për Kosovën vazhdon me mbajtjen e Kuvendeve Zgjedhore nëpër degët e saj në gjithë Kosovën. (Zyrat e NISMA për Kosovën, në Fushë Kosovë, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 5 Qershor 2016

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, viziton Bashkësinë Islame të Kosovës, për të uruar myftiun Naim Tërnava dhe të gjithë besimtarët myslimanë, me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit. (Bashkësia Islame e Kosovës, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Mjedisite, Green Art Center - Prishtina organizon aktivitete me karakter promovues për një mjedis të qëndrueshëm. (Parku i Germisë në Prishtinë, ora 10:00)

­- Vullnetarët e Iniciativës “Ta Pastrojmë Kosovën” do të organizojnë një aksion pastrimi në Komunën e Deçanit. (Afër Stacionit të Policisë në Deçan, ora 10:00)

- Green Art Center - Prishtina organizon aktivitete me karakter promovues për një mjedis të qëndrueshëm në Qytetin e Ferizaj. (Tek Bifurkacioni i lumit Nerodime, ora 10:30)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në përurimin e rrugës që fillon në fshatin Dardani që zgjat deri në fshatin Zllatar, komuna e Ferizajt. (Fshati Dardani, komuna e Ferizajt, ora 10:45)

- Organizata “Let’s Do It Kosova”, në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”, nesër më 5 Qershor, për nder të Ditës Botërore të Mjedisit, do të organizojë disa aktivitete, të cilat do të konkretizohen me aksione pastrimi. (Parku i Muzeut të Kosovës, afër Xhamisë së Çarshisë, ora 11:00)

- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, shënon Ditën Botërore të Mjedisit. (Bifurkacioni i lumit Nerodime në Ferizaj, ora 11:30)

- Kryeministri Isa Mustafa në Ditën Botërore të Mjedisit, viziton Bifurkacionin e lumit Nerodime në Ferizaj. (Bifurkacioni i lumit Nerodime në Ferizaj, ora 11:45)

- Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komunën e Prishtinës shënojnë Ditën Botërore të Ambientit me moton ‘Sporti dhe Ambienti’. (Sheshi "Zahir Pajaziti" në Prishtinë, ora 12:00)

- NISMA për Kosovën, mban Kuvendin zgjedhore nëpër degët e saj në gjithë Kosovën. (American School of Kosovo pranë Pallatit të Rinisë, ora 14:00) - (Hotel Theranda, ora 16:00) - (Shtëpia e kulturës "Uk Bytyqi", ora 17:00) - (Hotel Nobel, ora 18:00) - (Restaurant "Swiss Bistro", afër stacionit të autobusëve, ora 19:00) 

Ngjarjet e datës 4 Qershor 2016

- Ambasada Gjermane për të nëntën herë me radhë do të organizojë turneun e saj të futbollit, me ç'rast në stadionin e qytetit në Prishtinë do të ndeshen ekipet e ministrive të Republikës së Kosovës, organizatave ndërkombëtare, ambasadave dhe zyreve ndërlidhëse. (Stadiumi i FC-Prishtina, ora 9:30)

- Mbahet Konventa e V-të, e Gruas së Partisë Demokratike të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Mbahet pjesa e parë e Provimit të Maturës Shtetërore për të gjithë maturantët në Kosovë më ç'rast, ministri i Arsimit, Arsim Bajrami do të vizitojë maturantët që do t’i nënshtrohen këtij testi në qendrën e testimit në gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë. (Objekti i gjimnazit “Xhevdet Doda”, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, merr pjesë në Tryezën e punës, në të cilin do të diskutohet për Ndërmarrjen “Trepça”. (Hotel Emerald, ora 10:00) 

- Departamenti i Administratës i Partisë Demokratike të Kosovës dega në Ferizaj mbanë konferencën për medie me temë "Kryetar a ke përgjigje për këtë gjë?". (Zyrat e PDK-së dega në Ferizaj, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës do të bejë testimin e sistemit të Alarmimit Publik i cili sistem do të jetë aktivitet i rregullt i Komunës në çdo të shtunë të parë të muajit vijues. (Prishtinë, ora 12:00)

- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci zhvillon një vizitë në kompaninë Solaborate, e cila ofron shërbime online, ku do të takohet me drejtuesit dhe stafin e saj. (Zyrët e Solaborate në rrugën ‘Fazli Grajqevci’, afër restorantit Dit’ e Nat’, ora 12:45)

Ngjarjet e datës 3 Qershor 2016

- Një grup prej rreth 32 çiklistëve do të nisin udhëtimin e tyre bëmirës me biçikleta për herë të 3-të, në një distancë prej 500 km rreth e rreth Kosovës. (Çiklistët nisen Lulu’s Coffee&Wine në Prishtina, ora 6:45)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të diskutohet rreth raporteve kthyese të organizatave buxhetore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 9:00)

- Njësitet manovruese të KFOR-it, do të kryejnë një ushtrim operacional në bashkërendim të ngushtë me EULEX-in, Policinë e Kosovës dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës. (Kazerma e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Kampin “Pomazatin”, ora 9:30)

- Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami do të nënshkruajë Protokol Bashkëpunimi me përfaqësuesit e Këshillit për Arsim të Lartë të Turqisë, me të cilin përcaktohet vendosja, pagesa e arsimit universitar dhe pasuniversitar si dhe përcaktohen bursat dhe çështje të tjera për studentët e komunitetit turk të Republikës së Kosovës, të cilët kanë mbaruar shkollimin e tyre të ulët dhe të mesëm 12 vjeçar në instituticionet arsimore në gjuhën turke në Kosovë. (Kabineti i Ministrit, ora 9:30)

- Promovimi i Librit të Xhepit të OBSh-së “Kujdesi spitalor për fëmijë” dhe shpërndarjen e Kartës së të Ddejtave të fëmijëve në spitale. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Mbërritja e Delegacionit Shqiptar në pikën Kufitare Vërmicë të cilët do të priten nga zëvendëskryeministri Kujtim Shala dhe Protokolli i Shtetit. (Vërmicë, ora 10:00)

- Në kuadër të "Javës Olimpike" për fëmijë që po mbahet në Gjakovë organizohen gara në Ping Pong. (Pallati i Sporteve “Shani Nushi” në Gjakovë, ora 10:00)

- Zhvillohet mbledhja e tretë e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë. (Gazetarët, kameramanët dhe fotografët e akredituar duhet të jenë në Bibliotekë, ora 10:00)

- Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Muzeu i Kosovës organizon program edukativo-arsimor me fëmijë. (Muzeu “Shtëpia e Pavarësisë Dr. Ibrahim Rugova”, ora 10:00)

- Në kuadër të "Javës Olimpike" për fëmijë që po mbahet në Gjakovë organizohen gara në not. (Pishina “Nertili” në Gjakovë, ora 10:00)

- Mbahe mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, me kryetarët e grupeve parlamentare. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00)

- Fillon shënimi i “Javës së Distrofisë Muskulare” që organizohet nga Organizata e Personave me Distrofi Muskulare të Kosovës dhe përkrahet financiarisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. (Arritja e anëtarëve në Sheshin e Lidhjes së Prizrenit në Prizren, ora 11:00)

-Pritja Ceremoniale e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa për Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. (Biblioteka Kombëtare, ora 11:10)

- Fillimi i mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë. (Biblioteka Kombëtare, ora 11:20)

- Shoqata e Onkologëve të Kosovës në partneritet me Zyrën “Së pari shëndeti” organizojnë seminar një ditor me ligjerues nga Neolife Medical Center Istanbul. (Hotel Garden, ora 12:00)

- Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Republikës së Shqipërisë nënshkruajnë  marrëveshje. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:20)

- Konferenca e përbashkët për media e Kryeministrit të Kosovës,  Isa Mustafa dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:40)

- Organizata joqeveritare “Etea” dhe “Rri Drejt”, në bashkëpunim me Bibliotekën “Hivzi Sulejmani”, organizojnë “debat mbi të drejtat dhe liritë e fëmijëve” me Avokatin e Popullit të Kosovës, Hilmi Jashari. (Dega “Përkujtimore” e Bibliotekës “Hivzi Sulejmani” përballë Lunaparkut në Taukbashçe ora 13:00) 

- Mbledhja e komisionit për Integrime Evropiane në të cilën do të behët informim nga Murat Meha - Kryesuesi i Komisionit Shterëror për Shënjimin e Vijës Kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, lidhur me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 13:00)

- Njësitet manovruese të KFOR-it, do të kryejnë një ushtrim operacional në bashkërendim të ngushtë me EULEX-in, Policinë e Kosovës dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës. (Kampi “Villaggio Italia” në Pejë, ora 13:00)

- Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon tryezën "Politika Fiskale dhe Ndikimi i Saj në Sektorin e Prodhimit - Përballimi i Konkurrencës së Shtuar". (Sallën e Konferencave Orion, ora 14:00 - shtyhet per ora 14:40)

- Në kuadër të "Javës Olimpike" për fëmijë që po mbahet në Gjakovë organizohen gara në Xhudo. (Sheshi “Ali Podrimja” në Gjakovë, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 2 Qershor 2016

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizon konferencën rreth lansimit të publikimit të OECD-së “Indeksi i Politikave për NVM-te - Ballkani Perendimor dhe Turqia 2016”. (Ndërtesa e Qeverise, salla P38,ora 9:00)

- Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës do të mbajnë diskutimet politike të nivelit të lartë për reformën e administratës publike në Kosovë për të rishikuar progresin e shënuar dhe të për t’u pajtuar për veprimet përcjellëse. (Ndërtesa e Re e qeverisë, salla e kuqe, nr. 015, ora 9:00)

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, merr pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Interfaith”. (Swiss Hotel Diamond, ora 9:00)

- Qendra Evropiane për Çështje të Minoriteteve në Kosovë dhe PAX For Peace bëjnë prezantimin e punës kërkimore, “Asociacioni - Bashkësia e komunave me shumicë  serbe - Kalimi i udhëkryqit”. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Në kuadër të "Javës Olimpike" për fëmijë që po mbahet në Gjakovë organizohen gara në Tenis. (Fusha e Tenisit në Gjimnazin “Hajdar Dushi”, ora 10:00)

- Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Muzeu i Kosovës organizon aktivitete për me moton Luajmë, Mësojmë, Zbulojmë - Trashëgiminë. (Lapidariumi arkeologjik, ora 10:00)

- Në kuadër të "Javës Olimpike" për fëmijë që po mbahet në Gjakovë organizohen gara në futboll. (Stadiumi prapa Pallatit të Sporteve, ora 10:00)

- Me rastin e  praqitjes së parë pubike të Forumit për Politika Zhvillimore do të prezantohet hulumtimi mbi temë “Sfidat e Investimeve të Huaja Direkte në Kosovë në Raport me Vendet e Regjionit si Faktor Zhvillimi”. (Hotel Prishtina, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të marrë pjesë në takimin e përbashkët informues për çështjen e administrimit të Maturës Shtetërore në afatin e qershorit, ku do të marrin pjesë drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit dhe drejtorët e shkollave të mesme të larta. (Ambientet e Fakultetit Ekonomik, ora 11:00)

- Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës do të publikoj raportin e ri të titulluar “Buxhetimi drejt një arsimimi më të mirë”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Mbahet inaugurimi i projektit "Ndërtimi i shtëpisë së mysafirëve dhe rinovimi i oborrit të manastirit të Draganacit në Komunën e Novobërdës". (Manastiri i Draganacit në Komunën e Novobërdës, ora 11:00)

- Kompania Hirano Mushroom LLC do te bej inaugurimin e fabrikës me të madhe në Evropë për prodhimin e kërpudhave japoneze Shiitake. (Fshatin Gushavc në Mitrovicë, ora 11:30)

- Zhvillohet ceremonia e anëtarësimit të një grupi të mjekëve në  Partinë Demokratike të Kosovës. (Selia e PDK-së,ora 14:00)

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, merr pjesë dhe mban fjalë rasti në ceremoninë e hapjes së Fabrikës Solare në Fushë Kosovë. (Sllatinë, Fushë-Kosovë, 15:50)

- Hapet ekspozita e pikturës e titulluar “Koka nëpër shekuj”, e autorit Mervan Mustafa. (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00)

- Në kuadër të Festivalit Tradicional të Komedisë, Teatri "Aleksande Mojsiu" nga Kamenica shfaq komedinë "Ihhh Viza". (Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, ora 19:30)

- Anulohet - Rrjeti CSR Kosova organizon ceremoninë e ndarjes së Çmimeve “Champion of Youth” për kompanitë anëtare që kanë dhënë kontribut konkret në lidhje me rritjen e punësimit dhe punësueshmërisë së të rinjve. (Hotel Sirius, ora 19:45)

Ngjarjet e datës 1 Qershor 2016

- Kryetari Kadri Veseli do të jap solemnisht librezën e anëtarësimit në PDK, Vesel Kurtishaj, fitues i "Big brother Albania 8". (Selia e Partisë Demokratike të Kosovës, ora 9:30)

- Ministria e Financave organizon takimin e parë e Dialogut të politikave të Menaxhimit të Financave Publike në të cilën do të diskutohet për Strategjinë e Menaxhimit të Financave Publike - Metodologjia, Objektivat, rëndësia e sajë  dhe ndërlidhja me Reformën e Administratës Publike. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 9:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Ndërfetare. (Swiss Diamond, ora 8:30)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Me rastin e  Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve mbahet tryezë diskutimi me temën “Etika profesionale në punë me fëmijë”. (Qendra Kombëtare të Telemjekësisë së Kosovës, ora 10:00)

- Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Muzeu i Kosovës organizon aktivitete me moton: Luajmë, Mësojmë, Zbulojmë -  Trashëgiminë. (Sheshi Ibrahim Rugova , ora 10:00)

- Misioni i OSBE-së do të prezantojë nesër një raport që vlerëson zbatimin e Kodit të ri të Procedurës Penale. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë organizon konferencën për shtyp te projektit “Mbështetje Bashkëpunimit të Qeverisë me Shoqërinë Civile - Standardet e reja të konsultimeve publike në procesin e politikë-bërjes”. (Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, ora 10:00)

- Në kuadër të "Javës Olimpike" për fëmijë mbahet kuiz sportiv. (Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë, ora 10:00)

- Mbahet konferenca ndërkombëtare "Qëndrueshmëria e Industrisë se Prodhimit të Energjisë në Kosovë  - Sfidat dhe Mundësitë". (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në bashkëpunim me institucionet parashkollore dhe “Save the Children” në Kosovë, organizojnë Olimpiadën “Lojëra pa kufi” për fëmijët parashkollorë të moshës 5-6 vjeçare, ku do të marrë pjesë edhe ministri Bajrami. (Salla “1 Tetori” në Prishtinë, ora 10:30)
 
- Kryeministri Isa Mustafa viziton Agjencinë Kosovare të Privatizimit. (Objekti i AKP-së, ora 10:30)

- Zyra për Qeverisje të Mirë bashkë me Zyrën e BE-së në Kosovë, organizojnë konferencë për media me qëllim promovimin e standardeve të reja të konsultimeve publike për të lejuar qytetarët dhe shoqërinë civile për të ndikuar në procesin e politikë bërjes. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P32, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa në të cilën do të behët shqyrtimin i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare ndërmjet Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për rehabilitimin e rrugëve rajonale, ejt.. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Nxënës nga komuna të ndryshme të Kosovës do të mbajnë takimin e udhëhequr nga vet ata, të emërtuar “Vendosja e fëmijëve në rend të parë”. (Salla e mbledhjeve plenare të Kuvendit të Kosovës, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës sivjet organizon për herë të trete aktivitetin “Prishtina lexon” në shenjë të Ditës ndërkombëtare të fëmijëve i cili fillon me një karnaval nga nxënësit e katër shkollave fillore të kryeqytetit, “Dardania”, “Ismail Qemaili”, “Hilmi Rakovica” dhe “Shkolla e gjelbër”. (Biblioteka Kombëtare, ora 11:00)

- Me rastin e shënimit të 1 Qershorit- Ditës Ndërkombëtare të fëmijëve mbahet takimi promovues për Kartën e të Drejtave të fëmijëve në spital. (Ministria e Shëndetësisë, salla 128, ora 11:00)

- Kryeparlamentari Veseli pret një grup fëmijësh me autizëm. (Kabineti i kryetarit Veseli, ora 11:15)

- Agjensioni për Përkrahje të Punësimit Kosovë përcjellë 54 kandidatë të cilët do të shkojnë në Gjermani në një Hospitim dhjetëditor. (Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ora 11:30)

- Në kuadër të "Javës Olimpike" për fëmijë mbahen garat në vrapim. (Qendra e qytetit të Gjakovës, rruga “UÇK”, ora 12:00)

 

- Rinia Demokratike e PDK-së në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, do të organizoj aktivitet për fëmijë me moton “Dita e fëmijëve pranë Nënë Terezës”. (Sheshi "Nënë Tereza", ora 12:00)

- Kryeministri Isa Mustafa dhe ministri i Arsimit, Arsim Bajrami marrin pjesë në përurimin e Shkollës së Mesme "Ulpiana" në Lipjan. (Shkolla e Mesme "Ulpiana", Lipjan, ora 13:00)

- Organizata joqeveritare “Etea” dhe “Rri Drejt”, në bashkëpunim me Bibliotekën “Hivzi Sulejmani”, organizojnë “debat mbi të drejtat dhe liritë e fëmijëve”, me ish Presidentën e Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga. (Dega “Përkujtimore” e Bibliotekës “Hivzi Sulejmani” përballë Lunaparkut në Taukbashçe, ora 13:00)

- Komisioni parlamentar për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike mbajn diskutimin publik me temë “Ndryshimet e mundshme dhe/ose të nevojshme të legjislacionit që rregullon organizimin dhe funksionimin e sistemit të drejtësisë”. (Qendra e konferencave Orion, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil si dhe votimi i Raportit vjetor të Radio Televizionit të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 13:00)

- Universiteti i Prishtinës mban një ligjëratë rasti, Fituesen e Çmimit Nobel per Paqe 2011, znj. Tawakkol Karman - Politikane, gazetare sikundër që edhe luftëtare e shquar e të drejtave dhe lirive të njeriut me temë "Paqja dhe nevojat për luftimin e terrorizmit në Lindjen e Mesme”. (Fakulteti filozofik, salla Nr. 101, ora 13:00)

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pret në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler. (Kabineti i Kryetarit, ora 13:30)

- Në kuadër të "Javës Olimpike" për fëmijë mbahen garat në në basketboll dhe volejboll. (Sh.F. “Zekeri Rexha” në Gjakovë, ora 15:00)

- Përmes një konference për media, bëhet anëtarësimi i rreth 100 të rinjve, kryesisht student më ç'rast librezat e anëtarësisë do t’ua shpërndajë, kryetari I PDK-së, Kadri Veseli. (Selia e Partisë Demokratike të Kosovës, ora 15:00)

- Në kuadër të Festivalit Tradicional të Komedisë, Teatri i "Kaqurrela" nga Skenderaj shfaq komedinë "Fakiri i Madh". (Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, ora 19:30)

- Vazhdon dezinsektimi hapësinor në Komunën e Prishtinës. (Hajvali, Mramur , Barilevë, Bërnicë, Besi, Bardhosh, ora 19:30)

Ngjarjet e datës 31 Maj 2016

- Kompani nga vendi dhe tre shtetet gjermanofolëse, Gjermania, Zvicra dhe Austria do të mbajnë Panairin e Punës, për të cilin tashmë janë paralajmëruar se do të ketë mbi 900 vende të lira. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit me rekomandime për Projektligjin për Kinematografinë dhe shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 9:30)

- Instituti Riinvest organizon Forumin për Tregjet Lokale ku do të prezantohen të gjeturat e raportit “Menaxhimi i tregjeve në 16 komunat”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe drejtori i përgjithshëm i Kompanisë kosovare për distribuim dhe furnizim me energji elektrike (KEDS), George Karagutoff, do të nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi, e cila ka për qëllim ofrimin e praktikës profesionale në ndërmarrje për nxënësit e shkollave të mesme profesionale. (Kabineti i Ministrit, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe shqyrtimi i Raportit me Rekomandime për Projektligjin për Investimet strategjike në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Prishtinës lidhur me propozimvendimin për dhënien e pëlqimit për ndërrimin e destinimit të parcelës në kuadër të Planit rregullues “Lakërishta” për ndërtimin e objektit të Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë. (Salla e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, ora 10:00)

- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, në bashkëpunim me GIZ-CDBE organizojnë tryezën debatuese me temë “Klasa e I-V, një apo më shumë mësues”. (Objekti i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, ora 10:00)

- Ministri i Financave Avdullah Hoti, përfaqësues të Doganave të Kosovë, përfaqësues të Administratës Tatimore të Kosovës, përfaqësues të bizneseve, si dhe palë të tjera të interesit marrin pjesë në tryezën për Projektligjin për Agjencinë e Tatimit dhe të Doganës së Kosovës. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 10:00)

- Organizuar nga Ministria e Shëndetësisë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe Qendrën Kosovare për Avokim dhe Zhvillim shënohet Dita Botërore pa Duhan. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit në të cilën do të behët shqyrtimi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Për herë të parë në Republiken e Kosovës mbahet konventa e Evropianëve të rinj me ç'rast do të miratohen 3 rezoluta lidhur me kërkesat dhe nevojat e të rinjve drejtuar Presidentit, Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Re e Qeverisë, ora 11:00)

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pret në takim një delegacion parlamentar nga Suedia, të kryesuar nga Bjorn von Sydow, deputet i Parlamentit suedez dhe kryetar i delegacionit të Suedisë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. (Kabineti i Kryetarit, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të behët shqyrtimi i i Projektligjit për regjistrimin dhe ofrimin e shërbimeve dhe masave për punësimin e të papunëve, punëkërkuesve dhe punëdhënëseve, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, Ministria e Drejtësisë dhe Fakulteti Juridik do të shpërblejnë tri punimet më të mira me temë Ndërmjetësimi si mënyrë alternative e zgjedhjes së rasteve. (Lokalet e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, ora 11:00)

- Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza mban një ligjërat në Kolegjin ISPE. (Objekti i Kolegjit ISPE, ora 12:00)

- Organizuar nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në kuadër të Manifestimit Tradicional “Ditët e Shqipes" mbahet Akademi Përkujtimore për Heroin Xhemajl Fetahaj. (Teatri Kombëtar, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës ku do të behët raportimi nga ana e përfaqësuesve të Ministrisë së Punëve të Brendshme rreth zbatimit të Strategjisë kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 13:00)

- Nënshkruhet marrëveshja e bashkimit të partisë politike, Bashkimi Demokratik, me kryetar, Zafir Berisha, në NISMA për Kosovën. (Selia qendrore e NISMA për Kosovën, ora 15:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të bëjë hapjen e konferencës ndërkombëtare ndërfetare “Roli i gruas në promovimin e dialogut ndërfetar dhe luftimin e ekstremizmit”, e cila po organizohet në kuadër të nismës Interfaith Kosovo. (Hotel Swiss Diamond, ora 17:00)

- Mbahet ceremonia e aderimit të anëtarëve të rinjë në Partinë Demokratike të Kosovës, dega në Prizren në të cilen kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, do të bëj ndarjen e librezave për anëtarët e rinjë në degën e PDK-së, në Prizren. (Hotel Theranda, ora 18:00)

- Në kuadër të Festivalit Tradicional të Komedisë, Teatri i të rinjve në Prishtinë shfaq komedinë "Muaji i Mjaltit". (Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, ora 19:30)

- Vazhdon dezinsektimi hapësinor në Komunën e Prishtinës. (Taslixhe, Velani , Mat , Sofali, Taukbahqe dhe Gërmi, ora 19:30)

Ngjarjet e datës 30 Maj 2016

- Banorët e lagjes Bazhadarhane  protestojnë për të shprehur pakënaqësinë në mënyrë publike lidhur me furnizimin jo të rregullt me ujë të pijes, tani e disa vite. (Para ndërtesës së Komunës së Prizrenit, ora 8:30)

- Oda Ekonomike Gjermano Kosovare, e mbështetur nga GIZ dhe Qendra Informative Gjermane për Migracion, Arsim dhe Karrierë organizojnë konferencën “Diaspora – Investimet dhe Punësimi”. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Amerikane në Kosovë në bashkëpunim me  Doganën  e Kosovës organizojnë Forumin Vjetor Publiko-Privat ku do të prezantohet raporti  i reformave të ndërmarra në Doganë dhe efektet në biznes. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

-  Iniciativa e te rinjeve Mos e Dhez  organizon një ngjarje për të vetëdijësuar qytetarët në lidhje me pasojat negative të konsumimit te duhanit dhe për sanksionet që parasheh Ligji për Kontrollin e Duhanit. (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së, ora 10:30)

- Divizioni për Vlerësim Standarde dhe Monitorim organizon konferencë për media me rastin e publikimit të rezultateve të Testit të Arritshmërisë për klasët e IX- ta. (Ndërtesa e Ministrisë së Arsimit, ora 11:00)

- UNDP dhe USAID në një konferencë për media do të lansojnë Pulsin Publik XI, dokument ky që ofron një vështrim të treguesve kyç dhe rezultateve të anketës. (Zyret e UNDP-së, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës në bashkëpunim me OJQ POLIS organizon tryezë diskutimi me temën “Sfidat nga krijimi i komunave të reja dhe potencialet e komunave për të siguruar qëndrueshmëri financiare”. (Restaurant Centrum në Lipjan, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa mbahet Akademi Përkujtimore me rastin e 17 vjetorit të rënies së Heroit të Kosovës, Rasim Kiçina. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, ora 12:00)

 

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban Kuvendin e VII- të punues në të cilën do të prezantohet Draft Strategjia e AKB-së  2016-2019,. (Hotel Swiss Diamond-Hotel, ora 13:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të bëjë përurimin e objektit të ri të ShFMU “Abedin Rexha” në fshatin Turiqevc të Skënderajt. (Fshati Turiqevc, ora 13:30)

- Fillon edicioni i tetë i Festivalit Tradicional të Komedisë, me karakter garues, në të cilin do të marrin pjesë trupa teatrale nga të gjitha trojet shqiptare. (Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, ora 19:30)

- Teatri i Kolegjit AAB shfaq premierën “Për çaj te Hillary”, me regji të Burbuqe Berisha, dhe tekst të John Mucci, luajnë Shengyl Ismaili, Rabije Rozi-  Kryeziu. (Teatri i Kolegjit AAB "Faruk Begolli”, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 29 Maj 2016

- Mbahet një konferencë për gazetarë ku do të prezantohen projekte të rëndësishme në fushën e investimeve nga investitorë gjermanë dhe hapjen e vendeve të reja të punës në Kosovë. (Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, Salla P-32, ora  11:00)

- Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Albert Bunjaku, para miqësores me Ishujt Faroe, mban konferencë për media. (Hotel Emerald, ora 13:00)

- Partia e Drejtësisë, do të mbajë Kuvendin e Rregullt të Punës. (Hotel Sirius, ora 13:30)

- Vazhdon dezinsektimi hapësinor në Komunën e Prishtinës. (Lakrishte, Dardani , Ulpianë, Prishtina e Re (Veternik) , Zona Industriale , Lagjja Nici dhe Kazerma  Adem Jashari, ora 19:30)

Ngjarjet e datës 28 Maj 2016

- Në kuadër të festivalit për të drejtat e njeriut - "Femart" mbahet tyreza e diskutimit me temë "Shërimi i plagës amnore dhe ndërlidhja me aktivizimin". (Hotel Sirius, ora 10:00)

 

- Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dega në Ferizaj - Lulzim Aliu,  mbanë konferencën  për medie, me temë “Kryetari Sfarqa falsifikon edhe dokumentin kryesorë të Komunës ”. (Zyrat e PDK-së dega në Ferizaj, ora 11:00)

- Iniciativa Qytetare për Veprim organizon aksion protestues për heqjen e barrikadave në veri të Mitrovicës, kthimin e shqiptarëve në shtëpitë dhe pronat e tyre si dhe ndaljen e spastrimit etnik dhe kolonizimit që Serbia po e bën atje. (Pranë barrikadës mbi lumin Ibër në Mitrovicë, ora 12:00)

- Ministri i Mjedisit, Ferid Agani së bashku me ministren e Zhvillimit Urban të Shqipërisë, Eglantina Xhermeni, do të marrin pjesë në shpalljen e projekteve fituese të konkursit “Profesionistët e Rinj për Bashkëpunim Ndërkufitarë“ Kosovë - Shqipëri për zonat ndërkufitare Gjakovë - Has - Tropojë me projektin “Shtigjet e Lirisë” dhe Prizren - Kukës me projektin ”Korridori i Gjelbër”. (Pranë Konsullatës së Nderit të Shqipërisë, në Çarshinë e Madhe në Gjakovë, ora 12:00)

- Në kuadër të festivalit për të drejtat e njeriut - "Femart" mbahet tyreza e diskutimit me temë "Gratë dhe Prona". (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së, ora 13:00)

- Mbahet promovimi i librit "Kur serbët dhe shqiptarët do të pajtohen" te autorit Behlul Becaj ku do të flasin Hajredin Kuci, Aleksandar Gjikiq, Behlul Becaj dhe Momqillo Trajkoviq. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 18:00)

- Hapet ekzpostia N'Femart "Kur të vdes unë beni çfar të doni". (Galeria e Fakultetit të Arteve, ora 18:00)

- Vazhdon dezinsektimi hapësinor në Komunën e Prishtinës. (Lagja Arbëria, Tophane, Kodra e Trimave, Vreshtat dhe Kolovica, ora 19:30)

 

Ngjarjet e datës 27 Maj 2016

- Kolegji ISPE mban një ligjëratë me Ministrin e Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni i cili do të mbajë një ligjëratë për sesionet e përbashkëta të studentëve të Universitetit të Heidelbergut dhe Kolegjit ISPE. (Objekti i Kolegjit ISPE, ora 9:00)

- Iniciativa Globale për Astmë- GINA organizon shënimin e Ditës Ndërkombëtare te Astmës përmes mbajtjes së Simpoziumit të V-të ndërkombëtar, kushtuar kësaj sëmundjeje. (Restaurantin Natyral, në kilometrin e tretë të rrugës Ferizaj - Gjilan, ora 9:00)

- Mbahet kongresi i 11-të Nacional i Urologjisë me pjesëmarrje ndërkombëtare, me temën bosht “Urolitiaza”. (ndërtesën e Re e Qeverisë, ora 9:00)

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pret në takim presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit, Jean Todt. (Kabineti i Kryetarit, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 116-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, - ish-objekti i Inspektoratit Komunal, rruga Enver Zymberi, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në të cilen do të behët raportimi nga ana e përfaqësuesve të Ministrisë së Punëve të Brendshme rreth zbatimit të dokumenteve strategjike të sigurisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e tretë e Kuvendit të Komunës së Prishtinës. (Salla e Kuvendit të Komunës së  Prishtinës, ora 10:00)

- Deputeti i GP 6+ Kujtim Pacaku do ta mbajë konferencë lidhur me riatdhesimin e pjesetarëve të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptas. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)

- Zëvendësministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Sladjan Nikolçeviq, do të realizojë një vizitë në Komunën e Prizrenit, ku do të pritet nga kryetari Ramadan Muja. (Ndërtesa e Komunës së Prizrenit, ora 10:30)​

- Në kuadër të festivalit për të drejtat e njeriut - "Femart" mbahet tyreza e diskutimit me temë "Arti i Grave në Lindjen e Mesme". (Galeria e Fakultetit të Arteve, ora 11:00)

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, merr pjesë në inaugurimin e Fabrikës së Ujit në Vushtrri. (Fshati Balincë i Vushtrrisë, ora 11:00)

- Federata e Sindikatave të Shërbyesve Civilë organizon konferencë për media lidhur me Ligjin e pagave për nëpunësit civilë, moszbatimi i vendimeve për mos ngritjes në pozitë dhe ngritja e koeficienteve për shërbyesit civilë, etj.. (Hotel Parlament, tek Muzeu i Kosovës, ora 11:00) 

- Kryeministri Isa Mustafa viziton Fabrikës së Stiroporit “Daka Term” në Pozheran të Vitisë. (Objekti i kompanisë në Pozheran, ora 13:00)

- Në kuadër të festivalit për të drejtat e njeriut - "Femart" mbahet tyreza e diskutimit me temë "Trupi im zgjedhja ime". (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së, ora 13:00)

- Kryeministri Isa Mustafa dhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti bëjn vizitë në fabrikën për Protektimin e Gomave, prodhimit të styroplit dhe përurimi i repartit të rrjetave fasaduese në kompaninë “Eurofisi”. (Objekti i Fabrikës në Komunën e Vitisë, ora 13:30)

- Fillojnë aktivitetet për shënimin e Ditës Olimpike ku do të vrapojnë mbi 1 mijë fëmijë nga shkollat e Prishtinë, të lindur në vitin 2008. (Sheshi "Skënderbeu", ora 13:30) 

- Kryeministri Isa Mustafa takohet me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti. (Ndërtesa e Komunës së Vitisë, kabinetin e kryetarit, ora 14:00)

- Këshilli i Bashkësisë Islame në Drenas - Departamenti i të rinjve në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, organizon aksionin vullnetar të dhurimit të gjakut. (Sheshi i qytetit “Fehmi Lladrovci” në Drenas, ora 14:00)

- Kryeministri Isa Mustafa viziton Fabrikën për prodhimin e materialeve elektrike "ElektroStublla“. (Komuna e Vitisë, ora 15:10)

- Kryeministri Isa Mustafa zhvillon një vizitë në fshatin Letnicë të komunës së Vitisë. (Fshati Letnicë, ora 15:40)
 
- Kryeministri Isa Mustafa zhvillon një vizitë në fshatin Stubëll të komunës së Vitisë. (Fshati Stubëll, ora 16:40)

- Fillon dezinsektimi hapësinor në Komunën e Prishtinës. (Lagjja Aktash, Lagjja e Muhaxherrëve, Parku i Qytetit, Vellushë, Qendra e Qytetit dhe Qyteza Pejton, ora 19:30)

Ngjarjet e datës 26 Maj 2016

- Zyra e Bashkimi Evropian në Kosovë dhe Këshilli i Evropës organizojnë një konferencë lansusese të nivelit të lartë për të shënuar fillimin e projektit të përbashkët kundër krimit ekonomik në Kosovë. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 9:00)

- Studentë të Parlamentit Studentor të Universitetit "Fehmi Agani" në Gjakovë mbajnë protesta para Rektoratit të Universitetit. (Universiteti i Gjakovës, ora 9:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, do të takohet me Ministrin e Kulturës se Republikës së Kroacisë, Zlatko Hasanbegović. (Ndërtesa e MKRS-së, kabineti i ministrit Shala, ora 9:30 - vetëm pamje)

- Rrjeti CSR Kosova me mbështetjen e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale do të publikojë e shpërndajë Udhërrëfyesin e CSR Europe për Integrim të të Drejtave të Njeriut në Funksione Kyçe të Kompanisë. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:30)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë mban konferencën me temë “Monitorimi dhe Vlerësimi i Integritetit në Institucionet e Sigurisë në Kosovë”. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim  dhe Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar e Shteteve të Bashkuara në bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal do të lansojnë raportin Mozaiku i Kosovës 2015. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pret në takim ministrin e Kulturës të Kroacisë, Zlatko Hasanbegoviq dhe ministrin e Çështjeve të Veteranëve, Tomo Medved. (Kabineti i Kryetarit, ora 10:30)

- Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të në bashkëpunim me Institutin Demokratik të Kosovës dhe MDA organizojnë tryezën e diskutimit lidhur me akcizën në produktet e duhanit dhe revitalizimin e industrisë së duhanit në Kosovë.( Vali Ranch në Gjilan, ora 10:45)

- Instituti Riinvest organizon tryezen e diskutimit “PTK - Nga Agimi deri ne muzg”, ku do  te diskutohet rreth procesit te privatizimit dhe gjendjes momentale te PTK-se. (Hapesirat e Institutit Riinvest, ora 11:00)

- Kryeministri Isa Mustafa viziton Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës. (Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e 32-të të Kuvendit Komunal të Mitrovicës. (Salla e Kuvendit të Mitrovicës, ora 11:00)

- Në kuadër të festivalit për të drejtat e njeriut - "Femart" mbahet tyreza e diskutimit me temë "Diversiteti Kulturor nga perspektiva e gruas". (Galeria e Fakultetit të Arteve, ora 11:00)

- Kryetari i Komisionit për organizimin e Ditës Olimpike, Ramadan Selimi do të mbajë një konferencë për shtyp, për të folur rreth Ditës Olimpike që në Kosovë do të organizohet të premten në Prishtinë me disa aktivitete. (Shtëpia e Sporteve, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! qendra në Prizren, mbanë konferencë për media. (Zyrët e Vetëvendosjes në rrugën Adem Jashari  200 metra mbi Hamam, ora 13:00)

- Drejtori i Adminstratës Publike, Muhedin Nushi, do të mbajë konferencë për media, me ç'rast do të bëjë prezantimin e projektit "Open Data" dhe do të publikojë raportin e parë të ndotjes së ajrit në Prishtinë. (Objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës, salla numër 37, ora 13:00)

- Në kuadër të festivalit për të drejtat e njeriut - "Femart" mbahet tyreza e diskutimit me temë "Regjia dhe Mizogjinia". (Teatri Oda, ora 13:00)

 

- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci viziton shtandet e kompanive Contour Global dhe Skoda, pjesëmarrëse në Panairin Ndërkombëtar “EXPOKOS”. (Pallati i Rinisë, ora 13:30)

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pret në takim një delegacion të UNOPS-it, të kryesuar nga Grete Faremo. (Kabineti i Kryetarit, ora 14:00)

 

- Qendra Kulturore e Fëmijëve në Prishtinë, organizon debat nga Grupi i Ambasadorëve të rinj me temë “Fëmijët a duhet të dalin nga shtëpia (të pavarësohen) në moshën 18 vjeçare?”.  (​Qendrën Informative dhe Kulturore të BE-së, ora 16:30)

Ngjarjet e datës 25 Maj 2016

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Drejtori i Zyrës për Çështje të Komuniteteve, Ivan Tomiq do të vizitojë komunën e Vushtrrisë me ç’rast do të nënshkruajë Memorandumin me kryetarin  e komunës, Bajram Mulaku për renovimin e Shtëpisë së Kulturës në Prilluzhë.  (Ndërtesa e Komunës, ora 9:00)

- Ambasadori i ShBA-ve në Republikën e Kosovës, Greg Delawie do t’u drejtohet pjesëmarrësve në Festivalin e Gjelbër, festival ky i cili ka për qëllim të promovoj energjinë e ripërtëritshme, mjedisin afarist të gjelbër, dhe ndërgjegjësimin e publikut lidhur me praktikat e qëndrueshme mjedisore. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, ora 10:00)

- Mbahet Seanca e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

- Hapja zyrtare e panairit ndërkombëtar të ndërtimit “Expokos 2016”. (Pallatin e Rinisë, ora 10:00)

- Community Building Mitrovica & Qendra për Rini, Burime dhe Media organizojnë ceremoninë përmbyllëse të projektit “Shoqëria civile po ju vëzhgon: në kërkim të transparencës dhe llogaridhënies në nivel lokal’’. (Ambientet e Agjensionit Rajonal për Zhvillim dega në veri të Mitrovicës, ora 13:00)

- Me rastin e mbylljes së kampit FCBESCOLA Summer Camp Kosovo 2016, organizatorët e këtij kampi – EEK Capital Partners Group dhe Penya Kosovar Del Futbol Club Barcelona organizojnë ceremoninë përmbyllëse te këtij kampi. (Fushat e K.F. “KEK” në Obiliq, ora 13:30)

- Hapet ekspozita nga koleksioni i Galerisë Kombëtare të Kosovës me temë “Rindriçim kompozicionesh figurative”. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 20:00)

- Klubi i Basketbollit Sigal Prishtina, fituesi i Kupës së Kosovës, fitues i Ligës Ballkanike dhe fituesi i kampionatit të Kosovës, organizanon një koktel me rastin e përfundimit të njërit prej sezoneve më të mira të historisë së klubit. (Hotel Emerald, ora 20:00)

 

- Për herë të katërt në Kosovë, Artpolis  organizon festivalin e Artisteve për të drejtat e njeriut - "Femart". (Teatri Oda, ora 20:00) 

Ngjarjet e datës 24 Maj 2016

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të lansojë dy studime për profilet e sektorit të industrisë së plastikës dhe gomës dhe të sektorit të industrisë kimike. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Iniciativa “Ta Pastrojmë Kosovën” organizon hapja zyrtare të aksionit tek shtëpia e shëndetit në lagjen Kalabria, afër hotel Garden, ora 10:00. (Nisja e vullnetarëve për këtë pikë bëhet nga sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 9:30)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizon tryezën  e prezantimit të dy studimeve për profilet e sektorit të industrisë së plastikës dhe gomës dhe të sektorit të industrisë kimike. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në të cilën do të behët votimi i pakos së projektligjeve të energjisë pas komenteve të Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, shqyrtimi i Projektligjin për Investimet strategjike në Republikën e Kosovës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, bën homazhe te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova si dhe me pas do të vizitojë familjen Rugova. (Lagja Velania, ora 10:00)

- Organizata Çohu dhe Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese - Preportr, organizon tryezë diskutimi me rastin e prezantimit të hulumtimit mbi ndikimin e granteve dhe subvencioneve në zhvillim e bujqësisë në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Profesionet e Rregulluara në Republikës e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës , do të organizoi tryezën e rrumbullakët  “Arsimi për punësim  - roli i ndërmarrjeve në zhvillimin e shkathtësive”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit Vjetor i Punës se Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, shqyrtimi i Raportit me amendamente i grupit punues në Projektligjin për Kundërvajtje, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 11:00)

- Themeluesi i ndërmarrjes ndërkombëtare “Replay”, Luigino Buziol do të mbaj një ligjeratë pë të treguar se si u themelua ndërmarrje e tij, si u zhvillua dhe ku do të shkojë. (Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, ora 11:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim Akademia Folke Bernadotte, OSBE dhe Lëvizja FOL do të prezantojnë rezultatet dhe të gjeturat e pilot projektit “Matja e Sundimit të Ligjit në Administratën Publike në Komunat e Kosovës”. (Hotel Emerald, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në të cilën do të behët shqyrtimi Shqyrtimi i Projektligjit për Kinematografinë me amendamente të Komisionit funksional për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Spor, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Ndërtimi i Komunitetit në Mitrovicë dhe Qendra për Burime, të Rinje dhe Media organizojnë konferencën përmbyllëse zyrtare të projektit “Shoqëria civile ju vëzhgon. (Objekti i Agjencisë Rajonale për Zhvillim në Mitrovicë, ora 13:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, do të merr pjesë në aksionin për largimin e disa deponive të mbeturinave,  që do të organizohet nga “Let's Do It Kosova”. (Fshati Plemetin në Obiliq, ora 13:00)

- Komisioni për Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione i Kuvendit të Kosovës, do të organizojë dëgjim publik lidhur me monitorimin e Ligjit për mbrojtje nga dhuna në familje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-2, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit vjetor të Radio Televizionit të Kosovës si dhe shqyrtimi i Projektligjit për regjistrimin e popullsisë, të ekonomive familjare dhe të banesave në komunat e Kosovës që nuk kanë marrë pjesë në regjistrimin e popullsisë në vitin 2011. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 13:00)

- Këshilli i Investitorëve Evropian organizon një platëformë të dialogut mes Investitorëve Evropian dhe Qeverisë së Kosovës. (Hotel Sirius, ora 13:30)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, do të merr pjesë në aksionin për largimin e disa deponive të mbeturinave,  që do të organizohet nga “Let's Do It Kosova”. (Pranë Universitetit Publik të Mitrovicës “Isa Boletini”, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 23 Maj 2016

- Forumi për Iniciativa Qytetare organizon për herë të pestë, konkursin kombëtar për “Biznes Plane - Të gjelbërta dhe Inovative” 2016. (Orion Centre, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me ministrat Memli Krasniqi dhe Bekim Çollaku, viziton kompaninë për prodhimin dhe përpunimin e qumështit “Eurolona”. (Fshati Miradi e Epërme të Fushë Kosovës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për sponsorizime dhe donacione në fushën e kulturës rinisë dhe sportit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00)

- Instituti për Studime në Edukim, EdGuard organizon konferencën e prezantimit të raportit të projektit "Vlerësimi i mësimit gjithëditor në Komunën e Prishtinës ". (Qendra e konferencave "Orion", ora 10:00)

- Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë mbështetur nga Ambasadën Britanike në Kosovë, prezanton të gjeturat e hulumtimit After Care, i cili ka për qëllim identifikimin e barrierave të investitorëve të huaj në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane ku do të shqyrtohet Projektligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani  organizon një tryeze te rrumbullaket me media për të bashkëbiseduar në hollësi për të gjitha detajet e procesit të legalizimit të ndërtimeve pa leje. (Ndërtesa e re e Qeverisë, kati i 17, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e inaugurimit të ndërtesës së sapo-rinovuar të administratës komunale në Shtërpcë. (Ndërtesa e komunës se Shtërpcës, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit me amendamente i Komisionit funksional në Projektligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 12:00)

- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi do të bëjë shpërndarjen e certifikatave të trajnimit për liderët dhe punëtorët e rinj nga Rrjeti Botëror Kristian i Qendrave Rinore, të trajnuar në Britani të Madhe dhe Irlandë Veriore. (Hotel Sirius, ora 13:30) 

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpen Ahmeti dhe Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Arben Vitia,  vizitojnë shkollën "Meto Bajraktari", ku nga afër do të inspektojnë vizitat sistematike të mjekëve për nxënësit. Pas shkollës ata do të vazhdojnë në Qendrën Kryesore Familjare të Mjekësisë. (Objekti i shkollës, ora 14:00)

- Kolegji ISPE organizon ligjëratë me Ministrin për Integrime Evropiane i Republikës së Kosovës, Bekim Çollaku. (Objekti i Kolegjit ISPE, ora 15:00)

 

- Departamenti për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural i AAK-së mban Konferencë nacionale me temë “Bujqësia, alternativë e zhvillimit ekonomik”. (Hotel Sirius, ora 16:00)

Ngjarjet e datës 22 Maj 2016

- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor organizon shënimin e \"Ditës Botërore të Biodiversitetit\". (Vendi i quajtur “Te sharrat” në hyrje të  Grykës së Rugovës - Pejë, ora 11:00)

Ngjarjet e datës 21 Maj 2016

- Mbahet Kuvendi zgjedhor i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës. (Amfiteatri i American School of Kosova tek Pallati i Rinisë, ora 9:15)

- Mbahet ceremonia e hapjes se FCBEscola Summer Camp Kosovo 2016. (Prishtinë, ora 9:30)

- Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, organizon Testin e Arritshmërisë për klasat e IX. (Testi mbahet në 32 komuna të Republikës së Kosovës, në 102 Qendra të Testimit, ora 10:00)

- Para konceritit që do të mbaj në Pishinën e Gërmise, bendi "Mary Mc Bride" do të defilojë në në sheshin "Skënderbeu" në Prishtinë. (Sheshi "Skënderbeu", ora 11:00)

- Departamenti i Administratës i Partisë Demokratike të Kosovës dega në Ferizaj mbanë konferencën për medie, me temë" Bossi” i tenderëve". (Zyrat e PDK-së dega në Ferizaj, ora 11:00)

- Zëvendësministrja e Arsimit, znj. Anila Statovci- Demaj do të vizitojë nxënësit në ShFMU “Faik Konica”, në Prishtinë për të parë nga afër Testin e Arritshmërisë. (Shkolla fillore “Faik Konica”, ora 11:00)

- Mbahet manifestimi përkujtimor me rastin e rënies së dëshmorit Ekrem Gudaqi dhe 13 martirët e rënë më 21 maj të vitit 1999: Hanife Jaha, Selvije Krivanjeve, Hanife Gudaqi, Ramush Jaha, Baki Bela, Ibush Rrushi, Ramadan Dashi, Fahri Mani, Bahrije Elezi, Sevdije Guri, Hamdi Dashi, Brahim Dashi dhe Fitim Gudaqi. (Oborri i shkollës në Fshatin Stagovë të Kaçanikut, ora 15:00)

- Shkolla e Muzikës Misbah & Friends dhe Rotary Club Prishtina organizojnë Festivalin e Muzikës dhe Artit për fëmijë “El Maestro, festival ky i cili organizohet për herë të dytë në Kosovë. (Teatri “Faruk Begolli” në Kolegjin AAB, ora 19:00)

- Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane organizojnë koncertin e bendit "Mary Mc Bride". (Amfitetrin pranë pishinës së Gërmisë, ora 19:00)
 

Ngjarjet e datës 20 Maj 2016

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Noel Malcolm, të cilit ia dorëzon Medaljen e Artë të Lidhjes së Prizrenit. (Kabineti i Presidentit, ora 9:15 - pamje dhe deklarata)

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, merr pjesë në ceremoninë e lëshimit në punë të sistemit për prodhimin e tubave prej çeliku, në Fabrikën “Exim Metal”, në Shtime. Koshare, Shtime, ora 10:20)

- Qendra për Hulumtim, Dokumentim dhe Publikim bën lansimin e raportit ''E drejta në reparacione në Kosovë''. (Zyret e QHDP-së, rr. Shaban Polluzha, mbrapa Teatrit Kombëtar, ora 10:30)

- Shkolla e Muzikës Misbah & Friends dhe Rotary Club Prishtina organizojn konferencën për media për të shpalosur programin e Festivalit të Muzikës dhe Artit për fëmijë “El Maestro”, i cili do të filloj këtë të shtunë. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Ministria i Arsimit, shkencës dhe Teknologjisë dhe Programi për Arsim Themelor i USAID-it në bashkëpunim me Fondacionin IPKO organizojnë aktivitetin “Teknologjia Arsimore në shkolla dhe Sfida e Dizajnit 2016” . (Sheshi "Zahir Pajaziti", ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të vizitojë trasenë e re në rrugën 6-të, të autostradës “Arbën Xhaferi”. (Nisja e organizuar nga Parkingu i Kuvendit, ora 11:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të kryesojë takimin e parë zyrtar të organit koordinues të sapokrijuar për mbikëqyrjen së tregut. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit ku do të shqyrtohet Projektligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 11:00)

- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Ndërmarrja Publike “Posta e Kosovës SH.A”, do të nënshkruajnë Marrëveshje Mirëkuptimi për “Blerjen e Motoçikletave/Biçikletave Ekologjike E Bicycle”. (Ndërtesa e re e Qeverisë, ora 11:00)

- Ministri Stavileci i shoqëruar nga Ministri, Ferid Agani vizitojnë fshatin Shipitullë, Komuna e Obiliqit. (Fshati Shipitullë, ora 12:00)

- Instituti KIPRED dhe Syri i Vizionit organizojnë tryezën e rrumbullakët “Sektori i Sigurisë në Kosovë nga Këndvështrimi Gjinor”. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci viziton kompaninë Entermedia. (Zyret e Entermedias, rruga Isa Kastrati në Prishtinë, ora 13:00)

- Ambasadori i ShBA-ve, Greg Delawie do të marrë pjesë në ceremoninë përmbyllëse të Trajnimit Rajonal për Ndalimin Kufitar, të financuar nga Komanda Evropiane e Ushtrisë së SHBA-ve dhe e ndihmuar nga Programi Ndërkombëtar i ShBA-ve për Ndihmë në Trajnime  për Hetime Penale. (Akademia e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, ora 13:15)

- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci viziton kompaninë Data Lab. (Bulevadri Bill Klinton – Objekti 270, ora 14:30)

- Vazhdon seanca gjyqësore me shpalljen e aktgjykimit lidhur me rastin e Zekiria Qazimit i akuzuar për dy vepra penale rekrutimi për terrorizëm dhe nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 19 Maj 2016

- Mbahet mbledhja e komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri ku do të shqyrtohet Projektligji për Investimet strategjike në Republikën e Kosovës, Projektligji për Falimentim. raportit vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, ejt.. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 9:00)

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pret në takim shefen e UNICEF-it për Kosovë, Layla Omar Gad. (Kabineti i Kryetarit, ora 9:30)

- Agjencia Kadastrale e Kosovës organizon takimin e Komisionit Ndërministror për Administrimin e Tokës. (Hotel Gorenje, ora 9:30)

- Qendra për Kurajo Politike mban konferencën ndërkombëtare "Rruga përpara - Roli i komunitetit akademik dhe hulumtues në zhvillimet e politikave dhe në vendimarrjen e bazuar në evidencë”. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pret në takim grupin e aktorëve të serialit "O sa mirë". (Kabineti i Kryetarit, ora 10:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, viziton universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, ku do të zhvillojë takim me drejtuesit e universitetit. (Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë, ora 11:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë inauguron projektin "Ndërtimi i shkollës fillore “Zenel Salihu”. (Shkolla fillore “Zenel Salihu”, fshati Pomozotin në komunën e Fushë Kosovës, ora 11:00)

- Kolegji ISPE organizon një ligjëratë me Ministrin e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës Imet Rrahmani me temë "Shëndetësia në Kosovë - Sfidat dhe Sukseset". (Objekti i Kolegjit ISPE, ora 11:30)

- Mbahet ceremonia e inagurimit të çerdhes për fëmijë "Shkronjat ku do të marrin pjesë zyrtarë nga zyra e BE-së si dhe nga Komuna e Prishtinë, me në krye Kryetarin, Shpend Ahmeti.​(Oborrin e çerdhes të sapo ndërtuar në lagjen Arbëria,  pran ndërtesës së re të komunës së Prishtinës, ora 12:30)

- Portali Foltash organizon konferencën me temë “Qasja e shoqërisë ndaj ekstremizmit”. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve organizon konferencë për media me rastin e publikimit të Analizës Hulumtuese “Cefta 10 vite pas, shkëmbimet tregtare ne mes Kosovës dhe vendeve anëtare te saj”. (Zyret e reja të AKB-së, Lagja Tophane, ish objekti i Bota Sot, ora 13:00)

- Kryetarët e AAK-së dhe NISMA, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, sot mbajnë konferencë për shtyp. (Selia qendrore e AAK-së, ora 13:00)

- Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së organizon panelin diskutues me temë “Arsimi dhe Aftësimi Profesional në Kosovë”. (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së, ora 13:30)

- Mbahet ceremonia e përurimit te Palestrës Sportive në Komunën e Klinës në të cilen do të marr pjesë edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala. (Komuna e Klinës, ora 14:00)

- Komuna e Prishtinës vë gurthemelin e çerdhes për fëmijë në lagjen Kodra e Trimave. (Pranë shkollës "Hilmi ​Rakovica", ora 14:00)

- Dega e V-të e LDK-së, do të shënojë 26-vjetorin e themelimi të saj, e në të cilën do të marrë pjesë edhe Kryetari  i LDK-së, njëherësh dhe Kryeministër i Republikës së Kosovës, akademik Isa Mustafa. (Restoranin “ Brilant”, Hajvali, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 18 Maj 2016

- Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, Muzeu i Kosovës organizon një sërë aktivitetesh nën emërtimin “Muzeu 360o”, duke synuar të rrisë ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e muzeve në zhvillimin e shoqërisë. (Lapidariumin e Muzeut të Kosovës, ora 9:00)

- Shoqata e Filozofëve të Kosovës organizon konferencën nderkombëtare me temë "Mulla Sadra dhe Martin Heidegger: Dy filozofë të qenies". (Fakulteti Filozofik në Universitetin e Prishtinës, ora 9:00)

- Mbahet seanca e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e dytë e Kuvendit të Komunës së  Prishtinës. (Salla e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, ora 10:00)

- Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren organizon punimet e Simpoziumit Ndërkombëtar me temë "Rëndësia e Arsimit Profesional në Botë". (Objekti i Universitetit të Prizrenit, ora 10:00)

- KEDS bën prezantimin e Planit zhvillimor të rrjetit të shpërndarjes në Kosovë. (Hotelin Swiss Diamond, ora 10:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në akademinë përkujtimore me rastin e 26 vjetorit të vrasjes së Jetullah Deskut në ish-APJ. (Qendra e Kulturës “Jehona e Dukagjinit” në Klinë, ora 11:00)

- Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dega në Ferizaj - Lulzim Aliu mban konferencën për medie, me temë “Qeveria paushalle e Sfarqes po ndërton objekte pa leje ndërtimi". (Zyrat e PDK-së dega në Ferizaj, ora 11:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve - KOMF bën lansimin zyrtar të platformës “Miqtë e Fëmijëve” i cili do të ndihmojë në rritjen e ndërgjegjësimit dhe promovimin e mbrojtjes dhe të drejtave të fëmijëve në të gjithë Kosovën. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pret në takim një grup specializantësh të Fakultetit të Mjekësisë. (Kabineti i Kryetarit, ora 11:00)

- Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës se bashku me punëtorët teknik te disa shkollave fillore dhe të mesme të Prishtinës si dhe punëtorët  e QKMF-ve do te protestojnë për të kërkuar pagesen prej  0.5 për qind nga ana e Komunës. (Para Komunës se Prishtinës, ora 12:00)

- Hapja e ekspozitës personale e autorit Xhevdet Pantina me titull "Identiteti Im". (Ambientet e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, ora 13:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi viziton komunitetin malazias në fshatin Gorazhdec të Pejës. (Familja Beshoviq në Gorazhdec, ora 14:00)

- Drejtori i misionit të USAID-it James Hope do t’u dorëzojë çertifikatat e përfundimit të praktikës profesionale 40 praktikantëve të ndërmarrjes së përpunimit të drurit Dekoriti. (Objekti i Dekoritit, pasi të kalohet ish-qendra tregtare QMI në të majtë rruga për Lipjan, ora ora 15:30)
 

Ngjarjet e datës 17 Maj 2016

- Grupi i Grave Deputete  të Kuvendit të Kosovës takojnë zëvendëspresidenten e Parlamentit Evropiann, Ulrike Lunacek, me rastin e vizitës së saj në  Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla 302, ora 8:00 - vetëm pamje)

- Kryeministri Isa Mustafa pret në takim komisionerin Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:00 - vetëm pamje)

- Mbahet mbledhja e Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë në të cilin do të diskutohet për stimulimin e ekonomisë, vendeve të punes, fuqizimin e rinisë e anti-radikalizmin, dialogun social, shëndetësinë, arsimin, etj. (Swiss Diamond Hotel., ora 9:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi merr pjesë në hapjen e Konferencës për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit në mes të Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës. (Swiss Diamond, ora 9:00)

- Kryeministri Mustafa merr pjesë në hapjen e konferencës “MSA-ja si stimulues i rritjes ekonomike dhe punësimit". (Hoteli Swiss Diamond, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport në të cilen do të behët shqyrtimi i Projektligjit për sponsorizime dhe donacione në fushën e kulturës rinisë dhe sportit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave - KIPRED organizon tryezë në kuadër të projektit rajonal “Studim krahasues i sistemit zgjedhor në Ballkan: Ndikimi i votës personale në demokracinë e brendshme partiake”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kryeministri Isa Mustafa dhe komisioneri Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, mbajnë konferencë të përbashkët për media. (Ndërtesa e Qeverisë, salla p-38, ora 10:20)

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pret në takim komisionerin e BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Johannes Hahn. (Kabineti i Kryetarit, ora 10:50)

- Mabhet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media ku do behët Rishqyrtimi i Projektligjit për Procedurën e përgjithshme administrative. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 11:00)

- Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë me rastin e kremtimit të “Festës së Abetares” organizon manifestimin qendror. (Salla e Sporteve “Bashkim Selishta” në Gjilan, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilen do të diskutohet raporti vjetor për vitin 2015 i Autoritetit për rregullimin e shërbimeve të ujit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet Dhe Financa në të cilen do të behët shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, të Institucionit të Avokatit të Popullit, të Instituti Gjyqësor të Kosovës, të Zyrës Rregullatore për Ujësjellës dhe Kanalizim për vitin 2015, etj... (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pret në takim kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri. (Kabineti i Kryetarit, ora 11:30)

- Lëvizja Vetëvendosje në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës do të organizojë tribunën "Ura mbi Ibër", ku do të diskutohet mbi rreziqet që i kanosen Mitrovicës nga projektet e Serbisë. (Hotel Grand, ora 12:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi pret në takim Komisionerin Evropian për Politikën e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn. (Kabineti i Presidentit, ora 12:45 - pamje dhe deklarata)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në të cilen do të behët shqyrtimi i raportit për Projektligjin për Investimet strategjike në Republikën e Kosovës, shqyrtimi i raportit për Projektligjin për Falimentim, ejt... (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, së bashku me Nënkryetarin, Dardan Sejdiu do të mbajnë konferencë për media. (Ndërtesa e vjetër e Komunës së Prishtinës, salla nr 37, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticiione ku do të behët shqyrtimi dhe miratimi i Raportit përfundimtar për Projektligjin Nr.05/L-067 përstatusin dhe të drejtat e personave paraplegjik dhe tetraplegjik. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje takohet me Komisionerin Evropian për Politikën e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S1, ora 13:20 - vetëm pamje)

- Kryetari Veseli merr pjesë në tryezën e rrumbullakët të kryetarëve të partive politike. Në tryezë merr pjesë edhe komisioneri Johannes Hahn ku Pas punimeve të tryezës,komisioneri Hahn do t’u adresohet mediave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 409, ora 14:00)

- Për nder të shënimit të 17 majit - Ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë dhe Transfobisë, Zyra për Qeverisje të Mirë në bashkëpunim me Organizatat Joqeveriatare të cilat merren me mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të Komunitetit LGBT organizon konferencën me temën “Të Drejtat e Komunitetit  LGBT në Republikën e Kosovës-Progresi dhe Sfidat”. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P/38, ora 14:00)

- Kryeministri Mustafa merr pjesë në takimin e krerëve të partive politike me komisionerin Hahn. (Kuvendi i Kosovës, salla 409, ora 14:00 - vetëm pamje)

- Komisionerin Evropian për Politikën e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn mban konferencë për media. (Ndërtesa e Kuvendit, salla 409, ora 14:00)

- Ministri i zhvillimit ekonomik, Blerand Stavileci do të bëjë një vizitë pune në ”Infrakos” ku do të informohet me gjerësishtë për funksionimin dhe mirëmbajtjen e linjave hekurudhore.  (Objekti i Infrakos në Fushë Kosovë, ora 15:00)

- Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar dhe Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku mbajn konferencë për media pas përfundimi të mbledhjes se Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë. (Hotel Swis Diamond, ora 17:30)

Ngjarjet e datës 16 Maj 2016

- Delegacioni i Ministrisë së Financave i Shqipërisë, i prirë nga Ministri Arben Ahmetaj takohet me Ministrin e Financave Avdullah Hoti. (Mabineti i ministrit Hoti në ndërtesen e Qeverisë, 9:00 - vetëm pamje)

- Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim i Kuvendit të Kosovës do të ketë takim përgatitor për mbledhjen e parë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim, BE-Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-1, ora 9:30)

- Ministri i Financave Avdullah Hoti dhe Ministri Financave te Shqipërisë, Arben Ahmetaj mbajnë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:40 - shtyhet në ora 12:20)

- Kryeministri Isa Mustafa pret në takim delegacionin e Parlamentit Evropian i cili qëndron në Kosovë për MSA-në. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:45 - vetëm Pamje)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizon konferencë informuese me palët e interesuara ku do të prezantohen aktivitetet e deritanishme që ndërlidhen me Raportin e Bankës Botërore “Të Bërit Biznes,” të ndërmarra nga institucionet kosovare. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Me rastin e “Ditës Ndërkombëtare të Familjeve” organizohet kampanja e atësisë “Super Babai Promovon Barazinë Gjinore dhe Atësinë Pozitive”. (Shkolla Amerikane në Kosovë, ora 10:00)

- Ministrin e Financave të Kosovës dhe Ministria e Financave te Shqipërisë mbajnë tryezen “Dialogu ndërshtetëror: Të bërit biznes - sfidat e qasjes në tregjet respektive”. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim një delegacion të Parlamentit Evropian të kryesuar nga z. Tonino Picula. (Kabineti i Presidentit, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa mbahet Akademi Përkujtimore për Heroin Abaz Thaçi. (Teatri Kombëtar, ora 12:00)

- Komuna e Prishtinës, përkatësisht Asambleja Komunale e Fëmijëve të Prishtinës në kuadër të  Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, së bashku  me Organizatën “Save the Children International”, organizon  shënimin e 15 Majit - Ditës Ndërkombëtare të Familjes. (Biblioteka “Hivzi Sylejmani” në Taukbahce, ora 14:00)

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pret në takim Komisionin e Parlamentit Evropian për MSA-në. (Kabineti i Kryetarit, ora 15:10)

- Mabahet mbledhja e parë e Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim, BE-Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 16:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në sesionin e punës të Komisionit Parlamentar  BE-Kosovë për Stabilizim Asociim. (Kuvendi i Kosovës, ora 16:00)

Ngjarjet e datës 15 Maj 2016

 - Lëvizja Vetëvendosje mban tubim mobilizues për zgjedhjet e brendshme. (Hotel Grand, ora 11:00)

 - Lëvizja Vetëvendosje mban konference e rëndësishme ku do të flas Visar Ymeri. (Zyrët e Vetëvendosjes në Viti, ora 13:00)

- Për nder të Ditës Botërore të Familjes, Partia e Drejtësisë-Dega në Gjakovë, organizon tribunën me temë: “Familja-Vlerë e Padiskutueshme”. (Qendra Tregtare “Nertil” në Gjakovë ora 14:00)

- Komuna e Prishtinës do të vendos pllakat përkujtimore  tek bazat ku është themeluar LKÇK​. (Rr. Avni Rrustemi, përmbi Kishen katolike, ora 12:00)

 

- Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, mban konferencë urgjente për shtyp lidhur me  vendimin e Gjykatës së Apelit në  rastin “Kleçka”. (Selia qendrore e NISMA për Kosovën, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 14 Maj 2016

- Me rastin e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në UEFA, Universiteti i Prishtinës - Hasan Prishtina organizon turnir në futboll. (Palestra 1 Tetori, ora 10:00)

- Kyetari i LDK-së, njëherësh kryeministër i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, merr pjesë në përvjetorin e degëve të LDK-së në Istog. (Restorantin Trofta në Istog, ora 12:00) 

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosvës dhe Nisma për Kosovën organizojnë protestë gjithëpopullore. (Sheshi Skënderbeu, ora 14:00)

- Kryetari Kadri Veseli, merr pjesë në inaugurimin e shtatores së dëshmorit Qamil Ilazi - Komandant Bardhi, në Kaçanik. (Parku i Qytetit në Kaçanik, ora 15:00)

- Kyetari i LDK-së, njëherësh kryeministër i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, merr pjesë në përvjetorin e degëve në Deçan. (Restoranti Swiss në Deçan, ora 16:00)


Ngjarjet e datës 13 Maj 2016

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Myftiun e Kosovës, z. Naim Tërnava. (Kabineti i Presidentit, ora 9:00 - vetëm pamje)  

- Departamenti për Siguri Publike i Ministrisë së Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me anëtarët e Komitetit Lokal për Siguri Publike nga komuna e Skenderajt, do të mbajnë takimin e gjashtëmbëdhjetë të Këshillit Ekzekutiv të Komiteteve Lokale për Siguri Publike. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticiione. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Mbahet Kuvendi i VII-të i Odës së Infermiereve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë shëndetësor të Kosovës. (Hotel Sirus, ora 10:00)

- Kryetari Kadri Veseli bën homazhe pranë varrit të atdhetarëve Tahir e Nebih Meha, me rastin e 35-vjetorit të rënies heroike të tyre. (Prekaz, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi vendos kurore lulesh në varrin e Tahir Mehës në Prekaz. (Prekaz, ora 10:10) 

- Me rastin e  Ditës Ndërkombëtare të Familjes, Fakulteti i Psikologjisë i Kolegjit AAB  në bashkëpunim me Shoqatën Kosovare të Terapisë Familjare dhe Qendrën për Shërbime Humane dhe Zhvillim organizon hapjen solemne te konferencës “Familjet, jetë e shëndetshme dhe e ardhme e qëndrueshme”. (Objekti i Kolegjit AAB, ora 10:00)

 

- Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani me bashkëpunëtorë viziton sot Kirurgjinë e Fëmijëve në QKUK, për të parë për së afërmi intervenimet e kryera te fëmijët nga ekipi i kirurgut australian Paddy Dewan. (Kirurgjia e Fëmijëve të QKUK-së, ora 10:30)

- Posta e Kosovës Sh.A. do të bëj promovimin e shërbimit “Gjurmimi i Dërgesave Postare". (Ndërtesa kryesore e Postës në lagjen “Dardania”, ora 10:45)

- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, merr pjesë në lansimin e shërbimit të ri të Postës së Kosovës  “Gjurmimi i Dërgesave Postare” që në gjuhen angleze njihet si Track&Trace. (Objekti i Postës, ora 11:00)

- Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese Internews Kosova dhe përfaqësues të Zyrës së BE-së do të prezantojnë një raport të ri për monitorimin e gjykatave, i cili mbulon vitin 2015. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Ministria e Arsimit në bashkëpunim me Kolegjin "Tempulli" oganizon aktivitetin tradicional me nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të ulëta nga komunat e ndryshme ku nxënësit do të tregojnë njohuritë dhe shkathtësitë e tyre në ngasjen e biçikletave. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)

- Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani me bashkëpunëtorë do të vizitoj Spitalin e Vushtrrisë, për të parë punën që bëhet aty dhe investimet e kryera së fundi me kontributin e donatorëve. (Spitali i Vushtrrisë, ora 12:00)

- Si pjesë e festimeve me rastin e  Ditës së Evropës 2016, BE-ja në Kosovë do të prezantojë për herë të parë çmimin Evropiani i Vitit, për të falënderuar një individ/institucion për promovimin e idesë evropiane në Kosovë. (Qendra Kulturore dhe Informative e BE-së, 12:00)

- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileciviziton kompaninë Fingermarket.Inc,  ku do të pritet me drejtuesit e saj, me ç’rast do të informohet për së afërmi me aktivitetin e saj. (Selia e Fingermarket Corporation-Kosovo Branch, rruga e UCK-së, Hyrja 261, Kati I-rë, ora 13:30)

- Nën patronatin e kryetarit Kadri Veseli, mbahet Akademi Përkujtimore, në nderim të figurës së Tahir Mehës. (Teatri Kombëtar, ora 13:30)

- Drejtori i USAID-it James Hope do të jetë prezent gjatë nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të USAID-it, Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Gjykatës Themelore të Prishtinës, Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Gjykatës Themelore të Gjakovës, dhe Gjykatës Themelore të Ferizajit. (Hoteli Sirius, ora 14:00)

 

- Kryetarët e dy partivë të boshtit opozitar, AAK-NISMA, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, sot do të mbajnë konferencë shtypi. (Përpara Teatrit Kombëtar, ora 14.00)

- Iniciativa “Ta Pastrojmë Kosovën” në bashkëpunim me operatoret “Vala”, dhe “Z Mobile” do të bëjnë lansimin e numrit “55244”, në të cilin mund të dërgoni mesazhe dhe ta ndihmoni fushatën "Dhuro 1 euro, kontribuo edhe ti në pastrimin e Kosovës". (Salla e konferencave “Orion”, ora 14:00)

- Dega e I-rë e LDK-së, Kodra e Trimave në Prishtinë, do të shënojë 26-vjetorin e themelimi të saj, e në të cilën do të marrë pjesë edhe Kryetari  i LDK-së, njëherësh dhe Kryeministër i Republikës së Kosovës, akademik Isa Mustafa. (Hotel “Apollonia” në Kondrën e Trimave, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 12 Maj 2016

- Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Odën e Infermierisë, mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë për nder të Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, organizon eveniment me moton “Infermierët - Forcë për ndryshim – Përmirësimi i aftësive ripërtëritëse në sistemin shëndetësorë”. (Qendra e Zhvillimit të Mjekësisë Familjare, ora 10:00)

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me Misionin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë organizojnë konferencën ”Orientimet Strategjikje të qeverisjen Lokale 2016 – 2026”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në debatin e organizuar nga Lëvizja FOL, si pjesë e forumit FOL Hapur. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 10:00)

- Komuna e Prishtinës, Zyra për Barazi Gjinore në bashkëpunim me Grupin e Grave, organizon për herën e tretë me rradhë  “Ditën  ndërkombëtare të infermierisë” me ç'rast do të ketë aksion për dhurimin e gjakut. (Oborri i Komunës së Prishtinës, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, studentët dhe stafi i Fakultetit të Infermierisë të Kolegjit AAB do ta shënojnë këtë ditë në mënyre simbolike, duke ofruar kujdes dhe shërbime medicinale falas për qytetaret e interesuar në Prishtinë. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 10:00)

 

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në Konferencën: Orientimet Strategjike të qeverisjes Lokale 2016-2026. (Hotel Emerald, ora 10:00) 

- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci pret homologun e tij nga Maqedonia,  Ministrin e Ekonomisë, Driton Kuqi me bashkëpunëtorë me ç'rat mbajnë edhe një konferencë për media. (Ndërtesa e MZHE-së, ora 10:00)

- Ambasadori i ShBA-ve, Greg Delawie do të vizitojë Zveçanin ku do të takohet me Kryetarin e Komunës Vuçina Jankoviqin dhe do të zbulojë pllakën e çerdhes së fëmijëve “Lane”. (Zveçan, ora 10:10) 

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli takohet me ambasadorin e Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell. (Kabineti i Kryetarit, ora 11:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Friedrich Ebert Stiftung në bashkëpunim me Rrjetin Rinor dhe Debate Center organizon ceremoninë e certifikimit të 250 përfituesve të trajnimit pesë ditor ”Debatet” sipas formatit British Parlamentary. (Sheshin 21, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e komitetit për politika dhe financa e Komunës së Mitrovicës. (Ndërtesa e Komunës së Mitrovicës, ora 11:00)

- Ambasadori i ShBA-ve, Greg Delawie do të vizitojë bejë shpërndarjen e kontejnerëve për mbeturina në fshatin Korile në Zveçan. (Fshati Korile11:20)

- Mbahet ceremonia e hapjes se linjë së re për përpunimin e perimeve në Mamushë. (Kooperativa bujqësore "Nektar" në Mamushë, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për medie më ç'rast do të flas kryetari i Vetëvendosje!-s, Visar Ymeri. (Zyrët qendrore të Lëvizjes, ora 13:00)

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli takohet me një grup afaristësh izraelitë. (Kabineti i Kryetarit, ora 13:00)

 

- Kryetari Veseli takohet me Kenneth Deane, udhëheqës i Operacioneve Civile në EEAS. (Kabineti i Kryetarit, ora 13:30) 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)