Ngjarjet e datës 7 Mars 2016
- Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë, Josip Buljeviç viziton Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Kazerma "Adem Jashari" në Prishtinë, ora 9:00)- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizon punëtorinë ku do të prezantojmë Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, mundësitë e mbështetjes institucionale për Bizneset dhe kërkesat e tregut të BE-së për eksport. (Hotelin "Nartel", ora 9:30)
- Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kroacisë, zotëri Josip Buljeviç dhe Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli mbajnë konferecë për media. (Kazerma "Adem Jashari" në Prishtinë, ora 10:10)
- Avokati i Popullit i Republikës së Shqipërisë, viziton Avokatin e Popullit. (Zyret Qendrore të IAP-së, ora 10:30)
- Hilmi Jashari, Avokat i Popullit në Republikën e Kosovës dhe Igli Totozani, Avokat i Popullit në Republikën e Shqipërisë, do të nënshkruajnë Marrëveshjen e Bashkëpunimit.(Zyret Qendrore të IAP-së, ora 11:00)
- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrët qendrore të Vetëvendosjes, ora 11:00)
- Universitetit Haxhi Zeka në Pejë, në bashkëpunim me Partnerët e Projektit SD@UHZ, bënë lancimin e Strategjisë për Sigurimin e Cilësisë së Universitetit Haxhi Zeka 2016-20. (Ndërtesa e Rektoratit të Universitetit Haxhi Zeka në Pejë, ora 11:00)
- Me rastin e 7 Marsit - Ditës së Mësuesit, zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, znj. Anila Statovci, do të vizitojë shkollën Fillore Meto Bajraktari në Prishtinë. (Shkolla Fillore Meto Bajraktari, ora 11:00)
- Me rastin e 7 Marsit - Ditës së Mësuesit, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, do të vizitojë Shkollën Fillore Ismail Qemali në Mitrovicë. (Mitrovicë, ora 11:15)
- Me rastin e shënimit të 26- vjetorit të Forumi të Gruas së LDK-së , homazhe te varri i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova, pas homazheve vizitë në familjen e Presidentit Rugova. (Velani, ora 12:00)
- Igli Totozani, Avokat i Popullit në Republikën e Shqipërisë, takohet me Kadri Veselin, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës.(Kuvendi i Kosovës, ora 13:00)
- Forumi i Gruas i Lidhjes Demokratike të Kosovës i bën vizitë Memorialit Heroina ku edhe do të vë buqetë lulesh. (Memoriali Heroina, ora 13:00)
- Igli Totozani, Avokat i Popullit në Republikën e Shqipërisë, takohet me Lirije Kajtazi, kryetare e Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore , Persona të pagjetur dhe Peticione.(Kuvendi i Kosovës, ora 13:00)
- Nënshkruhet Marrëveshje e Mirëkuptimit në mes të KEK dhe KEDS/KESCO, lidhur me implementimin e ligjit për faljen e borxheve. (Drejtoria e KEK ut, TC Kosova B , hyrja 03, Obiliq, ora 13:00 - ndryshon ora 14:00)
- Forumi i Gruas i Lidhjes Demokratike të Kosovës mban manifestimin qendrore të shënimit të 26- vjetorit të themelimit. (Restorani Apollonia, ora 17:30)
- Hapet dyqani Yves Rocher, krijues i kozmetikës bimore e vetmja markë kozmetike me mbi 700 produkte. (Qendra tregtare Grand Store, ora 18:00)