Ngjarjet e datës 15 dhjetor 2016
- Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës së bashku me kompaninë ajrore Wizzair mban konferencën me media dhe gazetar. (Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës "Adem Jashari", ora 9:30)- Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë organizon një tryezë të rrumbullakët lidhur me sigurimet shëndetësore, në të cilën do të diskutohet për sfidat e implementimit të sigurimeve shëndetësore, përcjelljen e mesazhit tek opinioni kosovar se sigurimet shëndetësore po fillojnë nga janari i vitit 2017. (Hotel 'Sirius', ora 10:00)
- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, mbledh Këshillin Konsultativ për Komunitete, i cili do të mbajë mbledhjen e përgjithshme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-301, ora 10:00)
- Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm mban konferencë për media lidhur me gjetjet e raportit hetues të panelit të inspektimit të Bankës Botërore për zhvendosjen e dhunshme të banorëve të fshatit Hade. (Zyrën e KOSID, ora 10:30)
- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në të cilën do të behët shqyrtimi i Draft-raportit për mbikqyrjen e zbatimit të Ligjit për Shërbimin Civil në Republikën e Kosovës dhe shqyrtimi i Projektigjit për Tregtinë me Produkte të Naftës dhe Karburante të Ripërtërishme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)
- Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë organizon ngjarjen përmbyllëse te projektit të financuar nga BE-ja Mbështetja e lëvizjës së lirë të mallrave në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 11:00)
- Menaxhmenti i Postës së Kosovës mban konferencën e jashtëzakonshme për media. (Ndërtesa e ish-PTK-së në Lagjjen Dardania, ora 11:00)
- Lëvizja FOL organizon diskutimin në Forumin FOL Hapur, ku i ftuar është Fatmir Limaj, Kryetar i NISMA për Kosovën. (Zyret e Lëvizjes FOL, ora 11:00)
- Forumi Rinor i Aleancës Kosova e Re dega në Hajvali organizon shperndarjen e dhuratave për fëmijët që janë në Qendrën Klinike Universitare. (Klinika e Pediatrisë në QKUK, ora 11:00)
- Mbahet mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilen do të behët shqyrtimi i sëmundjes së fidaneve të mjedrave dhe shqyrtimi i kërkesës së ARRU për buxhetin e vitit 2017. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)
- Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë do të përurojë përfundimin e punimeve për asfaltimin e rrugës Kaçanik Stagovë. (Komuna e Kaçanikut. ora 11:00)
- Mbahet konferenca për shtyp, përkitazi me shfaqjen më të re të Teatrit të Qytetit të Prishtinës - Dodona - Aromë femre, me tekst të Ibadete Abazit dhe regji të Elhame Kutllovcit. (Salla B e teatrit Dodona, ora 12:00)
- Bëhet lansimi i fushatës Promovimi i Qumështit të Freskët Vendor. (Objekti i Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë, Zona industriale Fushë Kosovë, ora 13:00)
- Kryeministri Isa Mustafa dhe drejtori i misionit të USAID-it James Hope do të flasin me rastin e nisjes së fushatës promovuese të qumështit të freskët të Kosovës. (Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës në Fushë Kosovë, ora 13:00)
- Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës do të mbajë takim me kryetarët e Kuvendeve të Sindikatave të Arsimit Fillor e të Mesëm të Komunave të Kosovës lidhur me qëndrimet pas rezultateve të testit PISA. (Selia e SBASHK-ut në Qendrën e studentëve, ora 14:00)
- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë të jashtëzakonshme për media lidhur me murin në Mitrovicë. (Seli të PDK-së në Mitrovicë, ora 14:00)
- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 14:00)
- Galeria Qahili hap ekspozitën, ndejën si dhe festën e artistave, Hijet e Bardha, edicioni i tretë. (Galeria Qahili në Veternik, ora 19:00)
- Dega e NISMA për Kosovën në Drenas, do të mbaj tubim elektoral në kuadër të fushatës zgjedhore për kryetar të komunes së Drenasit. (Shkolla Xheladin Gashi -Plaku, në Komoran, ora 19:00)
- Kompania Tikvesh nga Kavadarci, Republika e Maqedonisë, e njohur për prodhimin e verëra dhe pijeve alkoolike organizon manifestimin me rastin e 130 vjetorit të punës ku edhe do të behët prezantimi dhe degustimi i verëra të kësaj kompanie. (Hotel Emerald, ora 20:00)