Ngjarjet e datës 5 Shkurt 2016
- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P 31, ora 9:00)
- Oda Ekonomike Gjermano Kosovare në bashkëpunim me Institutin për Politika Zhvillimore, organizojnë konferencën me temën Marrëveshja e Stabilizim Asociimit - Efektet dhe sa jemi të përgatitur. (Ambientet e restaurant Orion, ora 10:00)
- Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur dhe Fondacioni për Shoqëri të Hapur në Bosnje dhe Hercegovinë organizojn ditën e dytë të diskutimit lidhur me liberalizimin e vizave midis Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)
- Administrata Tatimore e Kosovës do të mabj seminarin me tatimpagues në njësinë regjionale të ATK-së në Gjakovë. (Salla e Kuvendit Komunal në Gjakovë, ora 10:30)
- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticiione në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për të drejtat dhe statusin e personave paraplegjik dhe tetraplegjik si dhe shqyrtimi i Peticioneve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)
- Për nder të 71-vjetorit të RTP-së mbahet konferencën për media e titulluar RTP-ja e pamposhtur. (Kinema ABC, ora 11:00)
- Mbahet konferencë për media lidhur me skandalin e fundit në Komunën e Klinës. (Zyrët qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje! në Prishtinë, ora 12:00)
- Teatri i Qytetit të Prishtinës - Dodona mban konferencën për shtyp, përkitazi me shfaqjen për fëmijë Fustani, pika-pika, bazuar në tregimin e Rifat Kukajt, Sikur në përrallë, me dramatizim dhe regji të Melihate Qenës. (Skena e teatrit Dodona, ora 12:00)
- Promovohet libri më i ri i Gani Mehmetaj Ëndrra e madhe, fletë të shkëputura ditari me portretin e Rugovës në dritëhijen e ngjarjeve dramatike 1981-2006. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 12:00)
- Lëvizja Vetëvendosje! mban një aktivitet simbolik. (Takimi me gazetarë bëhet ne sheshin "Zahir Pajaziti", ora 14:00)
- Drejtori i misionit të USAID-it James Hope, i shoqëruar nga Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajrami, do të flasë dhe shpallë finalistët e gjeneratës së 3-të të bursistëve për studime të nivelit Master përmes programit të USAID-it Lidershipi Transformues. (Restorani Sixties pranë Kinemasë ABC, ora 15:00)
- Subjektet opozitare mbajnë tubim mobilizues me gra. (Restorant "Ladi" në Malishevë që ndodhet në rrugën "Rilindja Kombëtare", ora 16:00)