- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P 31, ora 9:00)
- Me rastin e përmbylljes së vitit pas mbledhjes së Qeverisë ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, do të mbaj konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-32, pas mbledhjes së Qeverisë)
- Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave dhe Qendra Ndërkombëtare Olof Palme Suedi, organizojnë tryezën e rrumbullakët me temë "Politikëbërja e partive politike në nivelin lokal". (Salla e konferencave Orion, ora 9:30)
- Instituti Demokratik i Kosovës do të mbajë një tryezë diskutimi mbi punën e Agjencis Qendrore te Prokurimit gjatë periudhës së funksionimit të saj ku njëkohësisht do të publikojë të gjeturat nga monitorimi i kontratës për furnizim me karburante për 37 institucione publike Paraja publike apo konkurrenca?. (Hotelin Sirius, ora 10:00)
- Peer Edukatorëve Network - PEN oranizon konferencë Pro WO + njeriu. (Hotel Sirius, ora 10:00)
- Organizohet aksioni për dhurimin e gjakut "Babadimri dhuron Gjak". (Innovation Centre Kosovo, ora 10:00)
- Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Italisë, Paolo Gentiloni. (Ndërtesën e Qeverisë, ora 10:10 - vetëm pamje)
- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal me rastin e përfundimit të vitit 2015 mban takimin e përbashkët me kryetarët e komunave, përfaqësuesit diplomatik, komunitetin e donatorëve, shoqërinë civile dhe mediat ku do të promovohet fillimi i implementimit të Strategjisë për Vetëqeverisje Lokale 2016-2026. (Hotel Prishtina, ora 10:15)
- Me rastin e festave të fundvitit, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, do të vizitojë fëmijët në Qendrën e SOS Fshatit në Prishtinë, me ç rast do të ndajë dhurata për fëmijët në këtë qendër. (SOS Fshati, ora 10:40)
- Me rastin e 26-vjetorit të themelimit të Lidhjes Demoratike të Kosovës, Kryetari i LDK-së, njëherësh dhe Kryeministër i Republikës së Kosovës, Akademik Isa Mustafa me anëtarët e Kryesisë së LDK-së, do të bëjnë homazhe te varri i Presidentit historik Ibrahim Rugova. (Velani, ora 11:00)
- Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila do të bëjë shpërndarjen e dhuratave për familje në fshatin Netic. (Fshati Netic, ora 11:00)
- Me rastin e ceremonisë përmbyllëse të projektit "Start-up Biznesit për të gjithë" në Mitrovicën Veriore, partneri implementues 'Miqtë e Rinisë "OJQ-ja do të organizojë një konferencë për të shpërndarë të arriturat e projektit. (Qendra Kulturore dhe Informative e BE-se në veri të Mitrovicës, ora 11:00)
- Sindikata e Pavarur e Administrates se Kosovës organizon konfernencë për shtyp dhe bënë publike, të arriturat , sfdat dhe kërkesat e artikuluara substanciale te SPAKU-ut për sherbyesit civil te Kosovës , drejtuar Qeveris së Kosovës për implementim për vitin 2016. (Hotel Grand, ora 11:30)
- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, do të organizojë pritjen e fundvitit për të gjithë gazetarët, xhiruesit dhe fotoreporterët e akredituar në Kuvendin e Kosovës. (Hotel Sirius, ora 12:00)
- Tri subjektet opozitare mbajnë konferencë për media. (Selia qendrore e Lëvizjes Vetëvendosje!, ora 12:00)
- Lidhja Demoratike të Kosovës do të shënojë 26-vjetorin e themelimit të saj. (Hotel Emerald, ora 12:00)
- Ministria për Integrime Evropiane dhe Tere Des Homes do te bejë shpendarjen e 200 dhuratave dhe matrijalit shkollore për fëmijët Romë, Ashkali dhe Egjiptase në komunen e Fushë Kosovës. (Sala e Sporteve ne komunen e Fushe Kosoves, ora 12:00)
- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala do të inspektojë punimet në stadiumin Adem Jashari në Mitrovicë, ku janë duke u finalizuar shtigjet e atletikës në stadium dhe pritet të përfundojë edhe vijëzimi i tyre. (Stadiumi Adem Jashari në Mitrovicë, ora 14:00)
- Lëvizja Studentore për Barazi Studin Kritikë Veprim organizon tubim me Glauk Konjufcen lidhur me aktualitetin politik. (Fakulteti Filozofik, salla 101, ora 14:00)
- Bëhet prezantimi i vitit të dytë të qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje!, përkatësisht Kryetarit Shpend Ahmeti dhe ekipit të tij në Komunën e Prishtinës ku do të shfaqet një film i shkurtër rreth projekteve të vitit 2015 në Komunën e Prishtinës. (Ndërtesa e re e Komunës së Prishtinës, ora 14:00)
- Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila do të bëjë shpërndarjen e dhuratave për familjet strehuese në Qerim, Plançor, Lugbunar, Moglicë dhe Ujëz, ora 14:00
- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala do të inspektojë punimet në palestrën e sportit në Skenderaj. (Skenderaj, ora 15:30)
- ForumZFD-Kosovo Program, Programi për Studime dhe Hulumtime Gjinore në Universitetin e Prishtinës, dhe Alter Habitus Instituti për studime në shoqëri dhe kulturë, organizojnë ngjarjen përmbyllëse publike të projektit Hartëzimi i Kujtesës në Kosovë#2-2015. (Kafe librabri Dit e Nat, Rr. Fazli Grajcevci 5, ora 17.00)
- Mbahet ceremonia e inaugurimit te pikës së re të karburantit të kompanisë Al Petrol si dhe në përmbylljen e suksesshme të një viti afarist të kompanisë. (Objekti i ri gjendet në magjistralen Prishtinë Mitrovicë, kilometri i tretë, ora 17:30)
- Zyra për Kosovë e Qeverisë së Republikës së Serbisë organizon koktejin e shënimit të Vitit të Ri për drejtorët, kryeredaktorët dhe redaktorët e mediave (Etno Shtëpi, Graçanicë, ora 19:00)
- Galeria Kombëtare e Kosovës në Prishtinë dhe Galeria Kombëtare e Arteve në Tiranë kanë organizojn hapjen e ekspozitës Realizmi Socialist Shqiptar në GKK. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 19:00)