30 Prill 2025

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 Prill 2016

- Zyra e Kryeministrit organizon konferencën ceremoniale për kremtimin e Ditës Ndërkombëtare Rome. (Ndërtesa e Qeverisë, salla nr. P38, ora 9:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizon takimin informativ lidhur me Instrumentet  matëse me temë “Importimi, Shpërndarja  dhe vendosja  në treg  e mjeteve matëse ligjore”. (Hotel Sirius, ora 9:45)

- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me m​inistrin e Mirëqenies nga Republika e Letonisë, Jānis Reirs. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-37, ora 10:00)

- Zëvendësministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Sladnjan Nikolçeviç, do të vizitojë Komunën e Rahovecit dhe fshatin Hoçë e Madhe. (Objekti i Komunës, ora 10:00)

-  Shoqata Humanitare Bamirëse në Kosovë, Nëna Terezë, mban konferencën përmbyllëse të projektit “Fuqizimi socio ekonomik i grupeve të cenueshme sociale në Kosovë,” projekt ky i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. (Hotel Afa, ora 10:30)

- Mbahet seanca solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Kryeministri Isa Mustafa pret në takim kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:30 - vetëm pamje)

- Ministria e Shëndetësisë dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë bashkë me Klinikën e Endokrinologjisë të QKUK-ës dhe Shoqatën e diabetikëve të Prishtinës shënojnë Ditën Botërore të Shëndetit, me një konferencë të përbashkët për media e cila i dedikohet Ditës Botërore të Shëndetit është Diabeti, ndërsa, motoja: “Bëhu aktiv-Lufto diabetin”. (Objekti i MSh-së, ora 13:00)

- Kryetari Veseli pret në takim kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. (Kabineti i Kryetarit, ora 13:15)

- Kryeministri Isa Mustafa pret në takim ministrin e Mirëqenies së Republikës së Letonisë, Jānis Reirs. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00 - vetëm pamje)

- Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari - Lila mban ligjeratë më studentë të Universitetit Amerikan në Kosovë ku do të ndajë me studentë përvojën e sajë si kryetare e Komunës së Gjakovës dhe në qeverisjen qendrore. (Universiteti Amerikan në Kosovë, ora 16:00)

-  Kryetari Veseli pret në takim të dërguarin e posaçëm të Ministrisë së Jashtme gjermane për Evropën Juglindore, Ernst Reichel. (Kabineti i Kryetarit, ora 16:00) 

- Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, do të pritet në takim nga Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. (Objekti i komunës, ora 16:00)

- Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, do të pritet në takim nga Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.(Ora 16:00)

Ngjarjet e datës 6 Prill 2016

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P – 31, ora 9:00)

- Universiteti për Biznes dhe Teknologji në bashkëpunim me Shoqatën Austriake - Kosovare, Institutin liberal për hulumtim të politikave dhe me përkrahës të tjerë, organizon konferencën njëditore më temë: “Perspektiva kosovare e tregut të lirë – 2016”. (Kampusi Inovativ i UBT-së, në Lipjan, ora 9:00)

- Ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi do të marrë pjesë në takimin e përbashkët të përfaqësuesve të Prokurorisë, Gjykatave, Policisë dhe Doganave të dy anëve të kufirit, me temë “Bashkëpunimi ndërkufitar dhe lufta kundër krimit të organizuar”. (Kompleksi Iliria në Vermicë të Prizrenit, ora 10:00)

- Mbahet takimi i përbashkët i përfaqësuesve të Prokurorit të Shtetit, gjykatave, Policisë së Kosovës dhe Doganave të Kosovës, me përfaqësues të Prokurorisë, Gjykatës, dhe Policisë nga Republika e Shqipërisë më ç'rast do të diskutohet për bashkëpunimin ndërkufitar dhe lufta kundër krimit të organizuar”. (Restorant “Iliria” në Vërmicë, Prizren, ora 10:00)

- Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike ku anëtaret e komisioni do të takohen me me Auditorin e Përgjithshëm Besnik Osmani si dhe do të behët shqyrtimi dhe miratimi i Raportit përfundimtar për Projektligjin për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00)

- Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Komunën e Prishtinës dhe partnerët tjerë, organizon tryezën e rrumbullakët “Ndërtimi i Urave”, e hartuar për të adresuar dhe diskutuar çështjet që kanë të bëjnë me parandalimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm si në nivel lokal dhe atë qendror. (Ndërtesa e re e komunës së Prishtinës, ora 10:00)

- Mbledhja e Komisionit për Buxhet Dhe Financa në të cilën do të shqyrtohet Raporti tremujor financiar 2016 të Radiotelevizionit të Kosovës dhe Programit të Shpenzimeve të RTK-së, për periudhën Prill-Qershor 2016. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Ministria e Financave organizon tryezën e diskutimit lidhur me ecurinë e procesit të deritashëm për faljen e borxheve, me të gjitha institucionet e përfshira në zbatim të Ligjit për faljen e borxheve publike. (Ndërtesa e  Qeverisë, salla - P38, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ministri i Punës dhe Mirëqenies  Sociale, Arban Abrashi si dhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj do të promovojnë Vërtetimin për njohjen e përvojës  së punës  së arsimtarëve gjatë periudhës 1990-1999. (Ndërtesa e MASHT-it, ora 11:00)

- Mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të shqyrtohet propozim vendimit nga Qeveria rreth Bordit të mjedisit me të ftuar anëtarët e propozuar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Bëhet promovimi i librit “Virgjërat e përbetuara-Jeta ndërmjet detyrimit dhe vetëflijimit”, të autorit Anton Berishaj. (Amfiteatri 101 në Fakultetin Filozofik, ora 11:00)

- Në prag të Festivalit Eurosong që do të mbahet në Stokholm të Suedisë, përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision Znj. Eneda  Tarifa mban konferencën për media. (Swis Diamond Hotel, ora 12:00)

- Federata e PingPongut të Kosovës do të festoj Ditëns Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe Paqe. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)

- Federata Sindikale e Pavarur Elektrokosova, proteston para objektit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, dhe mban konferencë për media, lidhur me një mashtrim që do ta bëjnë publik gjatë konferencës. (Objekti i Ministrisë së Punës, ora 12:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga dhe Kryeministri, Isa Mustafa marrin pjesë në konferencën me temën “Zhvillimi Ekonomik Lokal”. (Hoteli Swiss Diamond, ora 13:00)

- Drejtori i Zyrës për Çështje të Komuniteteve pranë Zyrës së Kryeministrit, Ivan Tomiq raporton para Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim lidhur me implementimin e strategjive të Qeverisë që kanë të bëjnë me komunitetet. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Mbahet takimi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 13:45)

- Mbahet ceremonia e inagurimit të Shkollës Katolike në Prizren të restauruar së fundmi. (Shkolla Katolike në Prizren - isha Shkolla e Mesme e Mjekësisë, ora 14:30) 

- Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur pas takimit mban konferencë per media. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 14:30)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga viziton Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës dhe mban një fjalim para studentëve. (Amfiteatri i Fakultetit Juridik, ora 16:00)

Ngjarjet e datës 5 Prill 2016

- Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Komuna e Mitrovicës organizojnë ushtrimin fushor “Veprimi i Shpejtë 7” ku pjesëmarrës do të jenë edhe institucionet e  tjera si Policia e Kosovës, NJPZSH, Kryqi i Kuq, Shërbimi Mjekësor dhe Kombinati Trepça. (Salla e medieve të Kuvendit të Komunës - Hapësirat e  Kombinatit Trepça në Fabrikën e Akumulatorëve, ora 9:00)

- Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00)

- Kryeministri Isa Mustafa viziton Komunën e Klinës me ç'rast do të takohet me Kryetarin e Komunës së Klinës, Sokol Bashota. (Ndërtesa e komunës, zyra e krytarit Bashota, ora 10:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian organizon lansimin e ngjarjes për projektin e binjakëzimit ‘Përkrahja e mëtutjeshme e reformës së arsimit në drejtësi’. Objektet e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ora 10:00)

- Mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të behët përzgjedhja e ekspertit për projektligjin ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të ushtrisë çlirimtare të Kosovës, viktimave civile dhe familjeve të tyre. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00) 

- Kryeministri Isa Mustafa zhvillon një Vizitë në Fabrikën për prodhimin e ëmbëlsirave “AMO”. (Objekti i fabrikës në komunën e Klinës, ora 10:45)

- Kryeministri Isa Mustafa bën vizitë në eventin përmbyllës të projektit “ More Quality Domestic Cheese for the Domestic Market” të implementuar nga korporata “Rugove” dhe të financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. (Hapësirat e fabrikës “Djath Rugove” në Drelaj të Rugovës, ora 12:30)

- Për nderë të kujtimit për dëshmorët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe martirëve të lirisë, në 17-vjetorin e rënies , në fshatin Vraniq të Suharekës, mbahet tubim përkujtimor. (Pranë lapidarit të dëshmorëve të kombit, në qendër të fshatit Vraniq, ora 14:00)

- Shefi i Zyrës së BE-së Samuel Žbogar takon kryetarin e Pejës Agim Muhaxheri. (Ndërtesa e Komunës së Pejës, ora 14:30)

Ngjarjet e datës 4 Prill 2016

- Komuna e Gjakovës organizon dëgjim publik për ndarjen e granteve për bizneset e vogla e të mesme të nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik e Komunës së Gjakovës. (Kuvendi Komunal, ora 11:00)

- Kryeministri Isa Mustafa viziton Telekomin e Kosovës. (Ndërtesa e Telekomit të Kosovës, ora 11:00)

- Një grup i invaliëdeve civili të luftës, të cilët janë lënduar gjatë luftës dhe pas luftës nga minat dhe mjetet tjera eksplozive të mbetura si pasojë e luftës, për "Diten Ndërkombëtare të Vetëdijesimit të Minave" do të organizojnë një takim para Qeverisë. (Para ndërteses së Qeverisë, ora 12:00)

 - Kryeministri Isa Mustafa viziton Ferronikelin. (Ferronikel, ora 14:30)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencën për media me temë "MSA rrezikon importuesit dhe prodhimet e Serbisë, përparësit dhe rreziqet e kësaj Marrëveshje, çka fiton dhe humb ekonomia e Kosovës?". (Swiss Diamond Hotel, ora 14:30)

- Komisioni për Punë të Jashtme takohet me delegacionin e Grupit të miqësisë, të Parlamentit Gjerman, për marrëdhëniet me shtetet e Evropës Juglindore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 16:00)

- Hapet ekspozita e 'Activist Lab'. (Kolegji Internacional i Biznesit ne Mitrovicë, ora 16:00)

- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj viziton Gjakovën, me ç'rast takon strukturat udhëheqëse të degëve nga rajoni i Gjakovës. (Hotel Pashtriku, ora 18:30)  

Ngjarjet e datës 3 Prill 2016

- Mbahen homazhe tek varri i dëshmorit të pranverës shqiptare ’81, Sherif Frangu.(Sllatinë  e Poshtme e Vitisë, ora 10:00)

- Mbahet Akademi përkujtimore për dëshmorin e pranverës shqiptare ’81, Sherif Frangu.(Komuna e Vitisë, Shtëpia e Kulturës, ora 15:00)

 

Ngjarjet e datës 2 Prill 2016

- Komuna e Prishtinës së bashku me Shoqatën e të Burgosurve Politikë dhe me Shoqatën e Familjarëve të Heronjve dhe Dëshmorëve, shënon përvjetorin e demonstratave të vitit 1981 dhe përvjetorin e rënies së dëshmorëve të 2 prillit, 1981 me ç\'rast do të vëhen kurora lulesh në tri lokacione ku kanë rënë dëshmorët. (Sheshi \"Skënderbeu\", ora 12:00)

- NISMA për Kosovën mban Kuvendin Zgjedhor të NISMA e Rinisë për Kosovën. (Hotel Grand, ora 13:00)

- Dega e LDK-së në Prizren, do të shënojë 26-vjetorin e themelimi të saj, e në të cilën do të marrë pjesë edhe Kryetari  i LDK-së, njëherësh dhe Kryeministër i Republikës së Kosovës, akademik Isa Mustafa. (Restoran “Kabash” në Prizren, ora 13:00)

- Komuna e Prishtinës së bashku me Shoqatën e të Burgosurve Politikë dhe me Shoqatën e Familjarëve të Heronjve dhe Dëshmorëve, do të mbajn akademi përkujtimore për përvjetorin e demonstratave të vitit 1981 dhe përvjetorin e rënies së dëshmorëve të 2 prillit, 1981 . (Salla e Kuqe të Pallatit të Rinisë, ora 14:00)

-  Akademia jCoders organizon Hackathonin më të madh në Kosovë për fëmijë, ngjarje kjo e cila ka për qëllim të shtyjë fëmijët të moshës 8-15 vjeçare që brenda një dite të programojnë dhe zhvillojnë video lojëra si Legend of Zelda, Piano Tiles, etj. (ICK, ora 16:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pret në takim drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës dhe disa përfaqësues të bizneseve. (Kabineti i Presidentes, C-101, ora 18:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit) 

Ngjarjet e datës 1 Prill 2016

- Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani me bashkëpunëtor do të vizitojë prodhuesin vendor farmaceutik "Trepharm". (Fshati Sllatinë e Madhe, ora 10:00 - Për mediat do të sigurohet transporti nga Ministria e Shëndetësisë, ora 9:30)

- Dogana organizon zyrtarisht fillimin e implementimit të marrëveshjes së MSA-së, një moment shumë I rëndësishëm për Republikën e Kosovës ku do të do të bëhet zhdoganimi i parë nga ana e Kryeministrit në prani të përfaqësuesit special të BE me tatim doganor të reduktuar konform Marrëveshjes së stabilizim asocimit, ky moment shënon fillimin e implementimit të MSA nga ana e shtetit të Kosovës. (Drejtoria e Doganës, në Lagjjen Emshir, ora 10:30)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të zhvilloi një takim me rektorin e ri  të Universitetit  të Prishtinës, Marjan Dema. (Ndërtesa e rektoratit, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! organizon aksion simbolik. (Takimi me media bëhet para Teatrit Kombëtar, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës / Transparency International Kosova organizojnë konferencën për shtyp mbi publikimin e Raportit të Monitorimit të Prokurimit të Ministrisë së Shëndetësisë “Virusi Transparentitis”. (Instituti Demokratik i Kosovës, Rr. Bajram Kelmendi Nr. 45, ora 11:00)

- Kryeministri Isa Mustafa viziton prodhuesin farmaceutik Trepharm. (Objekti i Trepharm, në Sllatinë të Fushë Kosovës, ora 13:00)

- Kryeministri Isa Mustafa vizitë në Parkun e Biznesit në Drenas. (Parku i Biznesit në Drenas, ora 13:30)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe ministri i  Administratës  Publike, Mahir Yagcilar, do të vizitojnë shkollën “Emin Duraku” në  Shtimje për t`parë nga afër se si po zhvillohet pilot projekti E- Shkolla. (Objekti i shkollës në shtimje, ora 14:00)

- Në përkrahje të shoqatës Down Syndrome Kosova, përkatësisht të qendrës në Gjakovë dhe Prizren, me vetiniciativë nga artistët, mbahet Koncerti Recital nga Natyrë Elezi dhe Lekë Salihu (piano). (Salla e Shkollës së Muzikës "Lorenc Antoni" në Prizren, ora 19:00)



 

Ngjarjet e datës 31 Mars 2016

- Punëtorët teknik si dhe ata të sigurimit që punojnë në Qendrën Regjional të Spitalit në Gjilan do të hynë në Grevë. (Qendra regjionale e Spitalit, ora 8:00)

- Forumi i gjyqtareve dhe prokuroreve të Kosovës do të bëj promovimin e Doracakut për gjyqtarë dhe prokurorë, për trajtimin e rasteve të dhunës në familje. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Mbledhja e Nën-komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit në të cilen do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Kuvendin e Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Kryeministri Isa Mustafa viziton Komunën e Pejës, ku do të takohet me kryetarin e komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.(Kabineti i kryetarit në Pejë, ora 10:30)

- Bëhet prezantimi i studimit "Praktikat në mbrojtjen e fëmijëve dhe nevojat e fuqisë punëtore në Evropën Juglindore ” i cili organizohet në kuadër të projektit “ Qendra Burimore Rajonale për Mbrojtjen e Fëmijëve në Evropën Juglindore". (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave dhe OJQ Syri i Vizionit mbajnë tryezën e rrumbullakët "Reagimi ndaj Pastrimit të Parave në Kosovë: Në Mes të Politikave dhe Praktikës", në të cilën do të prezentohen dhe diskutohen të gjeturat kryesore dhe rekomandimet e raportit me të njejtin titull. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Mbahet Mbledhja e rregullt të Kuvendit të Komunës Mitrovicës. (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 11:00)

- Kryeministri Isa Mustafa viziton Komunën e Pejës, ku do të vizitojë edhe ELKOS GROUP.(Kompania ELKOS, ora 11:15)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga viziton panairin e grave, në hapësirat e Ambasadës së Republikës së Turqisë në Prishtinë. (Hapësirat e Ambasadës së Republikës së Turqisë në Prishtinë, ora 11:30)

- Shoqata për Personat e Prekur nga Fibroza Cistike hap fushatën vetëdijesuese për Fibrozën Cistik. (Sheshi Nëna Terezë afër Teatrit Kombëtar në Prishtinë, ora 11:30)

­ - Kryeministri Isa Mustafa viziton Komunën e Pejës, ku do të vizitojë edhe DEVOLLI GROUP.(Devolli Group, ora 11:35)

- Kryeministri Isa Mustafa viziton Komunën e Pejës, ku do të vizitojë kompaninë TOP REKLAMA.(Zyret e kompanisë, ora 12:00)

 - Me rastin e inaugurimit të Teatrit të Kolegjit AAB “Faruk Begolli”, mabeht konferencë për media. (Salla e konferencave të Teatrit “Faruk Begolli”, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! organizon aksion simbolik tek KEDS-i. (Pranë ndërtesës kryesore të KEDS-it, ora 12:00)

- Shënohet 17 vjetori i masakrimit te 106 martirve në Pastasel të komunës së Rahovecit. (Kompleksi i martirëve në fshatin Pastasel, ora 12:00)

- Kryeministri Isa Mustafa viziton Komunën e Pejës, ku do të vizitojë LINE GROUP.(Zyret e LINE group, ora 12:20)

- Kryeministri Isa Mustafa viziton Komunën e Pejës, ku do të viziton Çarshin dhe ArtaTex, ora 12:40)

- Mbahet takimi i 114-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti iProkurorisë së Shtetit, kati i III, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme në të cilen do të behët shqyrtimi i raportit me rekomandimet për Projektligjin për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 13:00)

- Kryeministri Isa Mustafa viziton Komunën e Junikut me ç'rast do të takohet me kryetarin e Komunës së Junikut, Agron Kuçi. (Zyrja e kryerarit, ora 14:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticiione në të cilen do të behët i Projektligjit për të drejtat dhe statusin e personave paraplegjik dhe tetraplegjik. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 14:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media, në lidhje me vendimin e Komisionit Ndërkombëtar për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Në konferencë do të flasë drejtuesi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosje!-s, Glauk Konjufca. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 14:00)

- Kryeministri Isa Mustafa viziton Komunën e Junikut me ç'rast do të ketë edhe një vizitë tek një fermer i suksesshëm (Lokacioni: 2km nga ndërtesa e Komunës, ora 14:40)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban takim me strukturat e degëve të Prishtinës, Podujevës, Fushë Kosovës, Drenasit dhe Obiliqit. (Hotel Sirius, ora 18:00)

- Inaugurohet AAB Teatri “Faruk Begolli” me premierën e shfaqjes “Profesor, jam talent...” në regji të Luan Dakës.(AAB Teatri “Faruk Begolli", ora 19:45)
 

Ngjarjet e datës 30 Mars 2016

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P – 31, ora 9:00)

- NLB Prishtina  dhe IFC-ja organizon ceremoninë e lansimit të produkteve të reja kreditore për efiçencë të energjisë. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Mbahet konferenca përmbyllëse e Projektit për kontrollin e brendshëm të financave publike, të financuar nga BE dhe menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë. (Hotel “Sirius”, ora 10:00) 

- Mbahet Mbledhja e Dytë e Kuvendit të Komunës së Prishtinës. (Salla e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, ora 10:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore organizon tryezën e diskutimit me titull “Funksionalizimi i punës së agjencive të pavarura, sfidat dhe rruga përpara” më ç'rast do të prezantohet edhe punimi “Funksionalizimi i punës së agjencive të pavarura: mundësitë për fuzionim, rritje të mbikëqyrjes dhe balancim të pavarësisë dhe llogaridhënies”, përgatitur nga INDEP. (Salla e konferencave “ORION”, ora 10:00)

- Komuna e Vitisë dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), do të nënshkruajnë marrëveshjen për hartimin e Planit për Integritet. (Kabineti i kryetarit në Kuvendin Komunal në Viti, ora 10:30)

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF organizon konferencën për media lidhur me dhunën, keqtrajtimin dhe fyerjen e nxënësve në shkolla si dhe ngacmimeve seksuale ndaj nxënësve. (Qendra e konferencave Orion, ora 10:30)

- Mbahet seanca e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Kolegji ISPE organizon ceremoninë e ndarjes së çmimit Doctor Honoris Causa për Dr. Alfred Moisiu për kontributin e tij të çmuar në avancimin e pozitës e të gjithë shqiptarëve në arenën ndërkombëtare; tranzicionin e Republikës së Shqipërisë drejt një shoqërie moderne, demokratike dhe të orientuar drejt integrimeve Euro-Atlantike, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme për paqe dhe stabilitet të shtetit të pavarur të Kosovës. (Objekti i ISPE-së, ora 12:00)

- Nën drejtimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga, mbahet takimi përmbyllës  i Këshillit Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë luftës. (Hotelin Emerald, ora 12:30)

- Mbahet konferencë e jashtëzakonshme e cila organizohet sot ngadisa anëtarë të  bordit të drejtorëve ( Nënkryetar dhe drejtor bordi) tëAleancës Kosovare të Biznesit lidhur me vendimin që mos te jenë mëpjesë e AKB-së dhe arsyet që kanë ardhur deri te ky vendim. (Hotel Swiss Diamond, ora 13:00)


- Drejtori i misionit të USAID-it Xhejms Houp, do të përurojë njësinë e re prodhuese në Elnor. (Fabrika Elnor, magjistralja Prishtinë - Shkup, ora 14:00)

 

- Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, mban një konferencë për media, së bashku me ekspertët ndërkombëtarë, anëtarë të komisionit ad-hoc për vlerësimin e procesit të demarkacionit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi.(Kabineti i Presidentes, ora 17:30)

 

Ngjarjet e datës 29 Mars 2016

- Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë organizon tryezën e rrumbullakët në të cilen bën prezantimin e raportit vjetor mbi monitorimin e gjykimeve mbi krimet e luftës dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në Kosovë gjatë vitit 2015. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Mbahet konferenca informuese "Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit Kosovë - BE dhe zbatimi i saj. (Ndërtesa e re e Qeverisë, amfiteatri i madh, ora 9:30)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar do të lansojnë Analizën e Pulsit Publik me temë “Perceptimet e Shoqërisë Civile në Kosovë” në një tryezë të rrumbullakët. (Salla e konferencave e UNDP-së në Arbëri, Prishtinë, ora 10:00)

- Drejtoria e Policisë në Bashkësi dhe Preventivë përmes Sektorit për Parandalim të Krimit dhe Delikuencës së të Miturve, me përkrahje nga UNDP-ia do të organizojë një kamp shumë etnik me nxënësit e shkollave të mesme nga Komuna e Prishtinës, Gjilanit, Ferizajt, Shtërpcës, Graçanicës dhe Mamushës. (Hotel Sharri në Prevallë, ora 11:00)

- Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, mban Dëgjim publik për Projektligjet e pakos së enërgjisë, për Gazin Natyror,për Rregullatorin e Enërgjisë; Projektligji për Enërgjinë Elektrike. (Kuvendi i Kosovës, salla-SI, ora 11:00)

- Mbahet Mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport. (Kuvendi i Kosovës, salla N 302, ora 11:00)

- Mbahet Mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit, në të cilën do të diskutohet lidhur me mandatin e drejtorit të Agjencisë Kundër Korrupsionit. (Kuvendi i Kosovës, salla S-II, ora 11:00)

- Kryeministri Isa Mustafa viziton Ministrinë e Punëve të Brendshme. (Ministria e Punëve të Brendshme, ora 11:00)

- Mbahet Mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor. (Kuvendi i Kosovës,salla S-II, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet Dhe Financa.(Kuvendi i Kosovës,salla C 203, ora 13:00)

 

- Sindikata e Judikaturës e Gjykatës Themelore dhe punëtorët e kësaj gjykate kanë vendosur unanimisht për ndërprerjen e punës për dy orë në Pallatin e Drejtësisë, për shkak të kushteve të këqija te punës, përkatësisht  mungesë e oksigjenit, ku si  pasojë disa punëtorë kanë pasur probleme shëndetësore. (Pallatin e Drejtësisë, ora 13:00)

-  Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga dhe ambasadori i SHBA në Kosovë, Greg Delawie, nënshkruajnë marrëveshjen e ekstradimit midis Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. (Kabineti i Presidentes, C-101, ora 13:30)

-  Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon konferencën ‘Gratë me Ndikim’. ( Hotel Sirius, ora 15:00)

- ICK organizon minikonferencë "Mundësitë për startups në Kosovë". (Zyret e ICK-së, ora 17:00) 

 

Ngjarjet e datës 28 Mars 2016

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli merr pjesë në manifestimin përkujtomor me rastin e 17-vjetorit të masakrës së Izbicës. (Fshati Izbicë në Skenderaj, ora 12:00)

- Pjesëtarët e këshillit të lagjeve “Sofali” dhe “Taukbahqe” kanë vendosur që të organizojnë aksion për dhurimin e gjakut. (Parku “Taukbahqe” afër lokalit “Parku i Princave”. ora 12:30)

- Filharmonia e Kosovës dhe Festivali Ndërkombëtar i Muzikës DAM ogranizojnë konferencë për media lidhur me koncertin e radhës së Orkestrës Simfonike të Filharmonisë së Kosovës i cili organizohet në bashkëpunim me Festivalin DAM në kuadër të serisë së koncerteve \"Përplasje\". (Pallati i Rinisë dhe Sportit - Salla e Kuqe, ora 14:00)
 
 

Ngjarjet e datës 26 Mars 2016

- Instituti GAP organizon konferencën për media me temë "Gjendja e prodhuesve të materialit ndërtimorë nga argjila". (Swiss Diamond Hotel, ora  10:00)

- Mbahet manifestimi qendror në shenjë të 17 vjetorit të masakrës së popullatës civile në Krushën e Madhe. (Fshati Krushë e Madhe, ora 10:30)

- Mbahet mbledhje e jashtezakonshme e Keshillit te Pergjithshem dhe e kryetareve te Degeve te AAK-se. (Mediat mund te marrin pamje si dhe pas mbarimit te saj, do te kete prononcim per media, ora 11:00)

- Mbahet Kuvendi i bashkimit Demokristian - Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës dhe Partisë Demokristiane për Integrim. (Grand Hotel, ora 12:00)

- Evolution Dance organizon workshop Vallëzimi për bamirësi ku do të mësohet vallëzimi sensual Kizomba, vallëzim ky i cili vjen nga Angola e Afrikës. (Studio të Evolution Dance, ora 16:00)
 
- Mbahet akademi përkujtimore në shenjë të 17 vjetorit të masakrës së popullatës civile në Krushën e Madhe ku edhe do të promovohet filmi dokumentar "Dëshmitë e Heshtura" të producentit Nusret Pllana. (Salla e Kuqe e Pallatitë të Rinisë në Prishtinë, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 25 Mars 2016

- Kryeministri Isa Mustafa viziton shtëpinë e Familjes Kelmendi, në përvjetorin e vrasjes së veprimtarit Bajram Kelmendi dhe dy bijve të tij, Kastriotit dhe Kushtrimit. (Shtëpia e Familjes Kelmendi, Rruga “Bajram Kelmendi” në Prishtinë, ora 9:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, do të realizojë një vizitë në Komunën e Pejës, me ç’rast me kryetarin Gazmend Muhaxheri, do të nënshkruajë dy Memorandume Bashkëpunimi, për bashkëfinancim të projektit për rregullimin e shtratit Bistrica dhe rregullimin e kanalizimit në fshatin Raushiq. (Komuna e Pejës, ora 9:00)

- Unioni i Bizneseve Shqiptare në Gjermani dhe Oda Ekonomike Gjermano - Kosovare, organizojnë ceremoninë e ndarjes së 100 bursave për studentet e Universitetit Publik të Kosovës. (Salla e Kuqe në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, ora 10:00)

- Zëvendës Drejtori I Misionit të USAIDit Mike de la Rosa do të vizitojë komunën e Graqanicës më ç'rast do të takohet me Kryetarin Vladeta Kostiq. (Ndërtesa e komunës së Graqanicës, ora 10:30)

- Kryeministri Isa Mustafa viziton Komunën e Vushtrrisë më ç'rast do të takohet me Kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku. (Ndërtesa e komunës, zyrët e Kryetarit Mulaku, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 53-të e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës. (Akademia e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, ora 11:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, do të bëjë inaugurimin e projektit të kamerave monitoruese në Njësinë e Patentë-Shoferëve në Prishtinë. (Njësia për Patentë-Shofererëve në Prishtinë, stacioni i Autobusëve, ora 11.00)

- Mbahet Mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme, në të cilën do të ketë edhe dëgjim të kandidatëve të propozuar për pozitën e Ambasadorit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Kryeministri Isa Mustafa zhvillon një vizitë në fabrikën “Ciao Berto”. (Objekti i fabrikës, ora 11:40)

- Mbahet Mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Kryeministri Isa Mustafa zhvillon një vizitë në kompaninë “Pestova”. (Objekti i kompanisë "Pestova", ora 12:00)

- Drejtori i Misionit të USAID-it Mike de la Rosa do të inauguroj projektin në shkollën fillore të Radevës. (Komuna e Graqanicës, ora 12:00)

- Kryeministri Isa Mustafa viziton Komunën e Obiliqit ku do të takohet me Kryetarin e Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi. (Objekti i komunës, zyrët e krytarit Gashi, ora 12:30)

- Kryeministri Isa Mustafa viziton Korporatën Energjetike të Kosovës. (Obiliq, ora 13:05)

 - Kryeministri Isa Mustafa viziton në Fabrikën e Tjegullave “Apollonia”. (Obiliq, ora 13:30)

 

- Liderët e subjekteve opozitare mbajnë konferencë për media. (Para Teatrit Kombëtar, ora 14:00)

- Kryeministri Isa Mustafa viziton Banjën e Malishevës ku ka pasur më shumë dëme gjatë vërshimeve. (Fshati Banjë, ora 15:00)
 
- Kryeministri Isa Mustafa bën një vizitë Digës afër Liqenit të Mirushës. (Mirushë, ora 15:30)

- Kryeministri Isa Mustafa do të takohet me Kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj. (Objekti i komunës, zyra e krytarit Begaj, ora 16:00)

- Qendra për Zhvillimin e Artit bën prezantimin e industrisë kreative të Kosovës në Maqedoni, ngjarje kjo kulturore tre ditore me ekspozitë arti, dizajni, bizhuteri, modë, gastronomi dhe muzikë. (Public Room, Rr. 50 Divizija 22 në Shkup, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 24 Mars 2016

- Ministria e Shëndetësisë dhe Zyra e UNICEF-it në bashkëpunim me partnerët e tjerë, organizojnë konferencën një ditore “Përmirësimi i Mirëqenies së Nënës dhe Fëmijëve në Kosovë përmes Shërbimeve të Vizitave Shtëpiake”. (Salla e Kuvendit Komunal në Gjilan, ora 9:30 -  Transporti i siguruar dhe  nisja nga Ministria, ora 8:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit në të cilen do të behët shqyrtimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 9:30)

- Mbahet seanca e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Zyra Nacionale e Erasmus+ në bashkëpunim me Zyrën e Komisionit Europian në Kosovë, Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, si dhe Ekspertët për Reforma në Arsimin e Lartë do të organizojnë një seminar me temën: “Studentët si akterët kryesorë në reformat dhe zhvillimin e arsimit të lartë”. (Ministria e Arsimit, ora 10:00)

- Mbahet takimi i Komisioni Koordinues për faljen e Borxheve Publike me Zyrtarë të lartë të Komunës së Pejës, ku do të diskutojnë  për implementimin e Ligjit për Faljen e Borxheve Publike. (Ndërtesa e Kuvendit Komunal të Pejës, ora 10:30)

-  Në kuadër të "Java e Frankofonisë 2016" mbahet konferenca “Diplomacia Mjedisore”. (Swiss Diamond, ora 11:30)

- Në Kuadër të Ditës Botërore te Tuberkulozit do të barten pano të vendosura në trup “njerëzit reklamë” me porosi edukativo shëndetësore të luftës kundër tuberkulozit, si dhe shpërndarja e materialeve edukative - shëndetësore. (Para Pallatit të Rinisë dhe para Teatrit Kombëtar, ora 12:00)

- Valdrin Sahiti organizon prezantimin e koleksionit "Mokita" Houte Couture Pranverë/Verë 2016. (Hotel Emerald, ora 19:30)

- Shfaqet premiera botërore e filmit “Batman V Superman: Dawn of Justice”. (Kinema ABC, ora 19:30)

Ngjarjet e datës 23 Mars 2016

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P – 31, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilin behët shqyrtimi dhe miratimi i propozim amendamenteve për Projektligjin për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë organizon konferencen e hapjes se projektit të binjakëzimi ‘’Mbështetje për Laboratorin e Ushqimit dhe Veterinarisë se Kosovës’’. (Objekti i AUV-it  në zonën industriale në Fushë Kosove, ora 10:00)

- Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Instituti Pedagogjik i Kosovës, të përkrahur nga UNICEF dhe në koordinim me Projektin e Binjakëzimit organizojnë konferencën “Arsim cilësorë për të gjithë”. (Restorant Amazona në magjistralen Prishtinë – Vushtrri, ora 10:00)

- Ministria e Financave organizon tryezën me temë “Rëndësia dhe besueshmëria e Raportit financiar”. (Ndërtesa e  Qeverisë, salla - P38, ora 10:30)

- Me rastin e Ditës Botërore të Meteorologjisë, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës organizon shënimin e kësaj ngjarje. (Ambientet e Institutit Hidrometeorologjik, ora 11:00)

- Posta e Kosovës dhe Posta e Maqedonisë do të promovojnë emisionin e përbashkët të pullave postare kushtuar Turizmit Malor. (Amfiteatrin e Postës, ndërtesa kryesore e ish-PTK, ora 11:00)

- Ministria e Shëndetësisë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, OJQ KeA, Fondi Global, CDF dhe  Shoqata e Pulmologëve të Kosovës shënojnë Ditën Botërore të Tuberkulozit. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet Dhe Financa në të cilin behët shqyrtimi i  i Buxhetit të Komunës së Gllogovcit, Mitrovicës Veriore, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit për vitin 2016. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Komisioni Parlamentar për Medie diskuton për plotësim- ndryshimin e ligjit për RTK-në. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Behët promovimin e librit "Gjuha, zëri dhe figura ne radiotelevizion" e autorit Shaban Arifaj. (Institutin Albanologjik, ora 12:00)

- Dega e LB-së në Podujevë sot kalon në AAK, i pranishëm do të jetë edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. (Selia e AAK-së në Podujevë, ora 12:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Koordinatori Nacional për Tuberkuloz, përfaqësuesit e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Fondit Global, OJQ-KEA dhe Organiza Botërore të Shëndetësisë mbajn konferencë për shtyp lidhur me Ditën Botërore të Tuberkulozit. (Hotel Sirius, ora 12:00)

- Lëvizja studentore për barazi - "Studim Kritikë Veprim" organizon një tubim me studentë në fakultetin filozofik, përballë të cilëve do të flas aktivisti i shoqërisë civile Dukagjin Gorani. (Fakulteti Filozofik, salla 101, ora 14:00)

- Kryeministri Isa Mustafa viziton Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë. (Ndërtesa e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ora 14:00)  

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban një tubim me qytetarë të komunës së Istogut. (Shtëpia e Kulturës në Istog, ora 17:00)

- Bëhet hapja e ekspozitës personale “Reciklime Formale” e artistit Gëzim Muriqi. (Galeria e Ministrisë së Kulturës “Qafa”, ora 19:00)

- Në kuadër të javës së Frankofonisë, Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës organizon shfaqjen e filmit “Shok”, me përkthim dhe titrim në gjuhën frënge. (Ambientet e Aleancës Franceze,  ora 19:00)

Ngjarjet e datës 22 Mars 2016

- Përfaqësues të bizneseve të konferencës Ndërkombëtare rreth Ndërmarrësisë së Grave bëjnë vizitë kulturore në Graçanicë. (Manastiri në Graçanicë, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport në të cilin do të shqyrtohet raporti me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Arsimin Parauniversitar dhe shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Instituti GAP organizon konferencën për media me temë "Gjendja e prodhuesve dhe përpunuesve të qumështit". (Salla e konferencave Orion, ora 10:00)

- Ministri i Financave Avdullah Hoti organizon konferencë për media në lidhje me zhvillimin e tregut të letrave me vlerë në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, kati 11, ora 10:00)

- Punëtoret teknik dhe punëtorët e sigurimit të Spitalit të Gjilanit do të mbajnë proteste një orësh lidhur me  kërkesat e tyre për rritjen e pagave dhe implementimi i Ligjit te Punës dhe Marrëveshjes Kolektive. (Para drejtorisë së Spitalit Regjional të Gjilanit, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit me temë “Përmirësimi i sistemit të prokurimit publik” në të cilën do të publikojë raportin mbi monitorimin e Ministrisë së Infrastrukturës në fushën e prokurimit publik. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami raporton në mbledhjen e Komisionit për Integrime Evropiane. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 11:00)

- Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës "Adem Jashari" organizon ceremoninë diplomimit të gjeneratës së parë të Limak ASI - Instituti i Sherbimeve te Aeroportit ku në ceremoni do të marrin pjesë edhe përfaqesues nga qeveria e Kosoves si dhe ambasadorë të ambasadave të huaja në Kosovë. (Swiss Hotel, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në të cilin do të shqyrtohet raporti i Performances së Ndëmarrjeve Publik. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)

- Në kuadër të konferencës Ndërkombëtare rreth Ndërmarrësisë së Grave mbahen takimet biznesore B2B me komunitetin e bizneseve në Graçanicë. (Qendra e Biznesit në Graçanicë, ora 11:30)

- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës organizon një protestë paqësore. (Para Objektit të Qeverisë në sheshin Skënderbe, ora 11:30)

- Me rastin e 22 Marsit - Ditës Botërore të Ujit, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor organizon shënimin e këtij manifestimi ku përveç ministrit Ferid Agani, në këtë shënim do të merrë pjesë edhe Kryeministri Isa Mustafa, si dhe ambasadorja e Gjermanisë dhe ajo e Zvicrës. (Salla e madhe e Ndërtesës së re e Qeverisë, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në të cilën do të bëhët raportimi i drejtorit të zyrë për Komunitete lidhur me implementimin e strategjive të qeverisë që kan të bëjnë me komunitetet. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

 

- Kryeministri Isa Mustafa viziton Fabrikën e ujit në Shkabaj. (Fabrika e ujit në Shkabaj, ora 14:00)

 - Galeria Kombëtare e Kosovës organizon hapjen e ekspozitës personale të Karmon Fan Ferrit - Belegu. (Galeria Kombëtare të Kosovës, orën 19:00)

Ngjarjet e datës 21 Mars 2016

- Ambasadori i Sh.B.A.-ve në Kosovë Greg DelaWie do të flasë në ceremoninë e hapjes së Seminarit “Mbështetja Mjekësore për Ndihmë  Humanitare dhe Reagim ndaj Fatkeqësive”, të organizuar nga Zyra për Bashkëpunim në Mbrojtje (ZBM) e Ambasadës së SHBA-ve. (Hoteli Garden, Prishtinë, ora 10:00)

- Presidentja Atifete Jahjaga dhe Maitha Al Shamsi, ministre e shtetit e Emirateve të Bashkuara Arabe, do ta vënë gurthemelin e Spitalit Pediatrik-Kirurgjik, në hapësirat e QKUK-së. (QKUK, në afërsi të Transfuzionit të Gjakut, ora 10:00)

- Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit,  për nder të Ditës Ndërkombëtare  të Poezisë, e shpallur nga  UNESKO në vitin 1999,  organizon program kulturoro - artistik me nxënësit e  nivelit të arsimit parauniversitar. (Shkolla fillore dhe e Mesme “Model”, ora 10:00)

- Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, prezanton Projektligjin për Inspektoriatin e Arsimit në Republikën e Kosovës. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani dhe kryetari i Komunës së Lypjanit, Imri Ahmeti, do të nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi, për bashkëfinancim të projektit “Hapja dhe pastrimi i shtratit te lumit Sitnica”. (Komuna e Lypjanit​, ora 11:00)

- KIPRED prezanton Raportin “Pandëshkueshmëria në Kosovë: Lufta Kundër Korrupsionit të Profilit të Lartë”. (Zyrat e KIPRED-it, rr.Abdyl Frashëri, përballë Viva Fresh, ora 11:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit, mban Dëgjim publik për Projektligjin për Kundërvajtje. (Kuvendi i Kosovës, salla S-II, ora 11:00)

- Nën moton “Më përkrah Sot, që nesër të jem i pavarur” shoqata Down Syndrome Kosova shënon Ditën Botërore të Personave të Prekur me Sindromën Down. (Teatri Kombëtarë, ora 11:30)

- Përurohet shkolla në Roganë të Kamenicës, e cila është investim i BE-së dhe inventarin e ka siguruar MAShT në të cilen do të mësojnë 11 paralele të gjimnazit “Ismail Qemali” dhe 15 paralele të shkollës “Andrea Durrsaku” të kësaj komune. (Roganë të Kamenicës, ora 13:00)

- Mbahet Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjensionit Kosovar për Intelegjencë.( salla N 302, ora 13:00)

- Kryeministri I Republikës, Isa Mustafa do të përurojë fillimin e punës së sistemit të ri në Doganën e Kosovës i cili mundëson procedurat të shkurtuara të eksportit. (Drejtoria e Doganës, në lagjen Emshir, ora 14:00)

- Fillon ekskursioni i nxënësve të mësimit plotësues të gjuhës shqipe nga Austria ku do ta vizitojnë shkollën fillore “Ismail Qemali”, në Prishtinë. Shkolla fillore “Ismail Qemali”, ora 14:00)

- Prishtina REA organizon konferencën ndërkombëtare me tematik rreth Ndërmarrësisë së Grave “Promovimi i Partneritetit Biznesor në mes të Ndërmarrëseve Gra dhe Ndërkombëtarizimi i tyre”. (Sheshi 21, ora 17:30)

- Dega e Tretë e LDK-së -Dega e Presidentit Rugova  me rastin e 26 vjetorit të themelimit organizon manifestim. (Hotel Sirius, ora 18:00)

- Orkestra Kamertale e Filharmonisë së Kosovës organizon koncert i cili  do të shënojë hapjen zyrtare të Javës Frankofone në Kosovë. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, ora 20:00)

- Në repertoarin e Kinemasë ABC fillon të shfaqet Premiera e Filmit Kosovar “Zonjusha” me regji të Genc Berisha. (Kinema ABC, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 20 Mars 2016

- Federata e pingpongut të Kosovës organizon Kampionatin Individual të Kosovës për Senior. (Suharekë, ora 10:00)

- Organizata për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi "KISCOMS“, në bashkëpunim me Komitetin ndërministror të programit “Shkollat Promovuese të Shëndetit” shënon Ditën ndërkombëtare të shëndetit oral. (Sheshi “Zahir Pajaziti”,ora 11:00)

- Filharmonia e Kosovës mban konferencë për media në të cilen do ë konferencë do të informoj për koncertin e Orkestrës Kamertale të Filharmonisë së Kosovës i cili do të mbahet te henen dhe njëherësh do të shënojë hapjen zyrtare të Javës Frankofone në Kosovë. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, ora 12:00)

- Mbahet koncerti recital i Petrit Çekut i cili është pjesë e iniciaivës së vullnetit të mirë, e cila ka për synim përkrahjen e Down Dyndrome Kosova, qendra në Prizren. (Shtepia e Kulturës në Prizren, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 19 Mars 2016

- Fondacioni Atmosfera-Gjimnazi Hasan Nahi, me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Drejtorive Arsimore Komunale, organizon për të tretin vit radhazi Garën e Inteligjencës EUREKA me pjesëmarrjen e mbi 2500 nxënësve më të mirë nga e gjithë Kosova. (Gjimnazi Hasan Nahi, ora 10:00)

- Mbahet kuvendi i katërt zgjedhor të Organizatës së Veteranëve të Luftës-Dega në Shtime. (Shtëpia e Kulturës në Shtime, ora 10:00)

- Federata e pingpongut të Kosovës organizon Kampionatin Individual te Kosovës për Senior/ë. (Suharekë, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e mbylljes së Olimpiadës Matematike të Kosovës. (Lokalet e FShMN-së, ora 11:00)

- Opozita e bashkuar mban tubim mobilizues për protesten e 26 Marsit. (Salla 1 Tetori në Prishtinë, ora 14:00)

- Me rastin e shënimit të Orës se Tokës mbahet organizimi qendror ku do të vendoset stenda me qëllim të firmosjes publike për pjesëmarrje në Orën e Tokës në Kosovë, një ceremoni simbolike dhe e bukur, që në vitet e mëparshme ka pasur shumë sukses. (Sheshi "Nëna Terezë", ora 15:00)

- GRANDdecor, e organizon hapjen e edicionit te tretë te panairit të dasmave dhe eventeve Grand Wedding Kosova i cili i i dedikohet dasmave. (Hotel Emerald)

Ngjarjet e datës 18 Mars 2016

- Ministri i Financave, Avdullah Hoti dhe Ministrja  e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, do të vizitojnë Odën Ekonomike të Kosovës, ku do të takohen me kryetarin Safet Gërxhaliun me ç'rast pas takimit mbajnë konferencë për media. (Zyret e OEK-ut, ora 10:30)

- Mbahet Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, me kryetarët e grupeve parlamentare. (Kuvendi i Kosovës, salla C 301, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe përfaqësuesi i kompanisë ELKOS Group, Ramiz Kelmendi, do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për ofrimin e praktikës profesionale në ndërmarrje për nxënësit e shkollave profesionale në gjithë vendin. (Zyrat e drejtorisë së kompanisë ELKOS Group në Pejë, ora 11:00)

- Grupi i Grave Deputete, bashkë me ambasadorin norvegjez në Kosovë, Jan Brathu, do të zhvillojnë një vizitë në Qendrën për promovimin e të drejtave të grave në Drenas. (Qendra për promovimin e të drejtave të grave në Drenas, ora 11:00)

- Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, do të vizitojë Leshakun në Komunën e Leposaviqit, për të inauguruar një infermieri të rinovuar dhe një kopsht të ri të fëmijëve, në vlerë afro 1 milion euro, dhe për të bërë pranim-dorëzimin tek Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Dragan Jablanoviq. (Leshak, ora 11:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, do të vizitojë Komunën e Gracanicës, ku do të nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me kryetarin Vladeta Kostic, për realizimin e projektit “Rregullimi i Kanalizimit”. (Komuna e Gracanicës, ora  ora 11:00)

- Grupi i Grave Deputete, do të vizitojë edhe Shkollën profesionale në Skenderaj, investim ky i shtetit norvegjez. (Shkolla profesionale në Skenderaj, ora 12:00)

- Opozita e Bashkuar organizon protestë në Vushtri, kundër krijimit të komunës se Prilluzhës e cila është paralajmëruar të themelohet si komunë me shumicë serbe. (Sheshi "Hasan Prishtina", Vushtri, ora 13:00)

- Bëhët shfaqja e interne e filmit "Zonjusha" të regjisorit Genc Berisha ku pas shfaqjes se filmit ekipa artistike do të jetë e gatshme për pyetje dhe përgjegje. (Kinema ABC, ora 13:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P - 31, ora 13:30)
 
- Mbahet mbledhje komemorative për te ndjerin Ramadan Shaban Polluzha që është djali i heroit kombetar Shaban Polluzha. (Shkolla Shaban Polluzha në Polluzhë, ora 14:00)

- Mbahet ceremonia e varrimit të djalit te heroit kombetar Shaban Polluzha. (Varrezat e fshatit Polluzhe, ora 15:00)

- Fillon Java e Frankofonisë në Kosovë, edicioni 2016. (Soma, ora 21:00)

Ngjarjet e datës 17 Mars 2016

- Shoqata e Bankave të Kosovës në kuader të Javes Ndërkombëtare të Parasë mban ligjeratë për nxënësit e ciklit të ulët në shkollen fillore "International School of Prishtina". (Objektii shkolles ne Marigona Residence në Prishtinë, ora 9:45)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, do të vizitojë Komunën e Deçanit, me ç’rast edhe do të nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi, me kryetarin Rasim Selmanaj.  (Komuna e Deçanit, ora 10:00)

- Kompania LTS bën hapjen e linjës prodhuese të profileve metalike për mure gjipsi e cila është mundësuar nga grantet e IOM, EU dhe MTI.  (Rruga "Richard Holbroke" në Veternik, ora 11:00)

- Iniciativa “Kosovo Sports Relief” organizon ceremoninë e dorëzimit të pajisjeve sportive për Federatën e Sporteve për të Verbrit në Kosovë. (Salla e sporteve në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa e Komunës së Mitrovicës. (Salla e Mediave të Komunës, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën bëhët plotësim - ndryshimi i Ligjit për RTK, etj,. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli takon dy anëtarë të Komisionit ad hoc të ekspertëve ndërkombëtarë për vlerësimin e demarkacionit, Fletcher M. Burton dhe Herbert Wilmes. (Kabineti i Kryetarit, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrët qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje, ora 13:00)

 

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mbanë Konferencë shtypi me temë "Punësimet e Paligjshme dhe strehimet nga fondi i Siolidaritetit". (Selia Qendrore në Prishtinë, ora 13:00)

- Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së organizon panelin diskutues në kuadër të Diskutimeve në BE “Cili është impakti i Marrrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim (MSA) në ekonominë vendore”. (Objekti i Qendres Informative dhe Kulturore te BE-së, ora 13:30)

- Platforma Albinfo.ch organizon rryezë me partitë politike shqiptare në Maqedoni, "Cila është oferta programore për zgjedhjet e reja?" (Bushi Resort spa në Shkup, ora 15:00)

- Shfaqet premiera botërore e filmit të animuar “Kung Fu Panda 3” në 3D. (Kinema ABC, ora 16:00)

Ngjarjet e datës 16 Mars 2016

- Mbahet Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, në të cilën do të bëhët shqyrtimi i Vendimit me propozim të Atifete Jahjaga, Presidente e Republikës së Kosovës, për kandidatin për kryesues të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm.(Kuvendi i Kosovës, salla N 302, ora 09:00)

- Kryeministri Isa Mustafa viziton Fabrikën e pijeve Frutex në Suharekë, e cila prodhon pijen energjike “Golden Eagle Energy Drink” ku edhe do të bëhet nisja për eksport ndërkombëtar te produkteve të kësaj kompanie. (Fabrika e “Golden Eagle Energy Drink”, Frutex - Suharekë, ora 9:00)

- Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami do të hap punëtorin për shpalosjen e programit për konkurrueshmëri “Competitiveness Outlook” i hartuar nga Organizata Evropiane për Bashkëpunim. (Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, salla P38, ora 9:30)

- Mbahet seminari i fillimit të Projektit të Binjakëzimit “Përkrahja e mëtejme e arsimit të sigurisë publike”, i financuar nga Bashkimi Evropian. (Akademia e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, ora 9:30)

- Mbahet gjykimi i aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosjes ku në të njëjtën kohë do të ketë aksion simbolik jashtë ndërtesës si dhe deklarim për media. (Pallati I Drejtësisë, ora 10:00)

- Instituti GAP organizon tryezë me temë diskutimi me temë "A premton Ligji për Buxhetin e Kosovës 2016 një raport më të mirë të progresit për Kosovën?". (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Komisioni për Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione i Kuvendit të Kosovës, do të organizojë dëgjim publik lidhur me Projektligjin për statusin dhe të drejtat e personave  paraplegjik dhe tetraplegjik. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencën “Rritja e Efektivitetit të Luftës ndaj Pasurisë së Paligjshme në Kosovë”. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:30)

- Drejtori i Misionit të USAID-it Xhejms Houp do të vizitojë komunën e Obiliqit ku do të takohet me Kryetarin Xhafer Gashi. (Ndërtesa e komunës së Obiliqit, ora 11:00)

- Mbahet Mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim, në të cilën do të ketë diskutim lidhur me mbështetjen e Projektit të KDI-së, në fushën e hulumtimit legjislativ; (Kuvendi i Kosovës, salla N 303, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu do të nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet MAShT- it dhe OEK- ut. (Kabineti i Ministrit, ora 11:00)

- Drejtori i Misionit të USAID-it Xhejms Houp do të Inauguroj projektin në shkollën fillore të Caravodicës. (Obiliq, ora 12:00)

- Zyra për Qeverisje të Mirë mban konferencën e përbashkët për sigurimin dhe përfshirjen e trajnimit për ngritje të vetëdijesimit mbi barazinë dhe të drejtat e komunitetit në institucionet publike të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa kryesore të qeverisë, salla P 38, ora 13:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e rrumbullakët ku do të prezantohet Raporti i Monitorimi të Kuvendit për vitin 2015. (Hotel Sirius, ora 13:30)

- Zyra e BE-së dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizojnë një vizitë monitoruese dhe promocionale tek përfituesit e Programit të Granteve për NMVM, kompania Gratis Commerde në Parkun e Biznesit në Mitrovicë dhe Lami Project pranë stadiumit të sportit në Mitrovicë. (Mitrovicë, ora 13:30)  

 

- Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon Tryezën mbi Integrimin e ATK-së dhe Doganës në një Agjenci për Mbledhjen e të Hyrave, me fokus të veçantë në ndikimin që ky proces do të ketë në sektorin privat dhe ambientin e të bërit biznes në vend. (Salla e Konferencave Orion, ora 13:30)

- Ekipa e filmit 'Shok', skenaristi dhe regjisori Jamie Donoughue dhe producentët Eshref Durmishi dhe Harvey Ascott, pas 6 jave qëndrim në Amerikë për promovimin e filmit 'Shok' si dhe shtetit të Kosovës, kthehen në Kosovë. (Aeroporti i Prishtinës, ora 13:50)

Ngjarjet e datës 15 Mars 2016

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës.  (Ndërtesa e Qeverisë, salla P – 31, ora 9:30)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizon  Tryezë “Të drejtat e konsumatorit në praktikë”. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Mbahet Mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, në të cilin do të raportojnë  ministri lidhur me pajisjen e nxënësve me tekste shkollore falas, shpërndarjen, përdorimin dhe ruajtjen e tyre;.(Kuvendi i Kosovës, salla N 302, ora 10:00)
 
- Mbahet një ligjëratë për funksionin e parasë, si dhe një kuiz ku do të testohen njohuritë financiare ekonomike të nxënësve.(Shkolla e Mesme Ekonomike “Hasan Prishtina” - Mitrovicë, ora 10:00)

- Mbahet Seanca Plenare, në të cilën do të bëhet shqyrtimi i rekomandimit të Organit Përzgjedhës të Pavarur për emërimin e anëtarëve të Organin Shqyrtues të Prokurimit. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Lëvizja FOL organizon konferencë me ç'rast do të publikoj hulumtimin “Opinioni Publik mbi perceptimin, njohuritë dhe përvojat e të rinjve në fushën e korrupsionit në sistemin e edukimit”.( “Hotel Sirius”, ora 10:00)

- Mbahet Mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, në të cilin do të bëhët shqyrtimi i Raportit vjetor te Agjencisë Kosovare te Privatizimit - AKP për vitin 2014;.(Kuvendi i Kosovës, salla S-I, ora 11:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Financave dhe Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës do të lansojnë një iniciativë të re që institucionalizon Buxhetimin e Përgjegjshëm Gjinor brenda MTI-së dhe MMPHS-së. (Sheshi 21, ora 11:00)

- Mbahet Mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, në të cilën do të raportojë Ministri i Shëndetësisë Imet Rrrahmani, lidhur me Marrëveshjen e kredisë Kosovë - Unicredit Bank Austria AG për financimin e Projektit të modernizimit të shërbimeve të kardiologjisë invazive në QKUK..(Kuvendi i Kosovës, salla N 303, ora 11:00)

- Shoqata e Onkologëve të Kosovës, do të mbajë konferencën pranverore onkologjike. (Hotel “Swiss Diamond, ora 11:00)

 

- Shoqata “Miqtë e Amerikës” në bashkëorganizim me Komunën e Dragashit, konkretisht nën patronatin e kryetarit Salim Jenuzi, organizojnë evenimentin e radhës “Faleminderit Finland”. (Salla e Kuvendit Komunal Dragash, ora 11:10)

Ngjarjet e datës 14 Mars 2016

- Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës do ta vizitojë ministri i Brendshëm i Landit të Mecklenburg - Vorpommern të Republikës Federale të Gjermanisë, Lorenz  Caffier, ku do të pritet nga ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni. (Objekti kryesor i MPB-së, ora 9:15)

- Shoqata e Bankave të Kosovës fillon shënimin e Javës Ndërkombëtare të Parasë. (Shkolla fillore "Model" në Prishtinë, ora 9:45)

-  Ndërmarrja transportuese "Fushë Kosova sh.p.k" qe merret me trasnportin publik, linjen Fushë Kosovë proteston për të kërkuar nga Komuna e Fushë Kosovës dhe Policia e Kosovës që të ndalen taksistet ilegal, të cilët po e dëmtojnë kompaninë, me c'rast do te mbajn edhe një konferencë për media. (Para komunës së Fushë Kosovës , ora 10:30(

- Ministri i mjedisit, Ferdia Agani do të raportojë në mbledhjen e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor lidhur me planin dhe prioritetet e ministrisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj sot do të vizitojë Qendren Klinike Universitare te Kosovës. (QKUK, ora 11:00)

- Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon "Forumin mbi Ekonominë Qarkore" i cili do të adresojë këtë qasje të zhvillimit ekonomik. (Hotel Nartel, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, do të presë në takim një delegacion të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të prirë nga Kryetari i saj, Ramush Haradinaj. (Kabineti i krytarit Ahmeti, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 13 Mars 2016

- Mbahet turneu Memorial \'Adem Jashari\' për senior. (Marigona Rezidenc, ora 10:00)

-  Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media  lidhur me aferën korruptive në sektorin e shëndetësisë në të cilen do të flasin Dardan Sejdiu dhe Mirsad Shkreta. (Zyrët qendrore të Vetëvendosjes, ora 11:30)

Ngjarjet e datës 12 Mars 2016

- Ceremoninë e hapjes së Olimpiadës Matematike të Kosovës. (Kolegji "Mehmet Akif", në Banullë, komuna e Lipjanit, ora 10:00)

- Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës organizon Kuvendin Vjetor. (Hotel Sirius, ora 11:00) 

- Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës organizon ceremonin e ndarjeve të mirënjohjeve dhe titullit Bjeshkatari/ja e Vitit 2015. ((Hotel Sirius, ora 13:00)

- NISMA për Kosovën orgnaizon konferencë për medie me temë "skandali i Kuvendit të Kosovës në lidhje me shkeljet ligjore në plotësim-ndryshimin e Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë". (Selia qendrore e NISMA për Kosovën, ora 14:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media në lidhje me skandalin me njehsorëve elektronik. (Selia e Vetëvendosjes, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 11 Mars 2016

- Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani me bashkëpunëtorë do të qytetin e Bajram Currit në Shqipëri, ku me autoritetet komunale dhe ato shëndetësore të këtij qyteti verior të Shqipërisë, do të bisedojnë për bashkëpunimin në shëndetësi, përkatësisht ofrimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Bajram Currit në Spitalin e Gjakovës dhe atë të Prizrenit në zbatim të Marrëveshjes së bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri në shëndetësi, ora 11:00. (Ministria do të sigurojë transport për media dhe nisja nga Ministria, ora 9:00) 

- Kolegjit Biznesit organizon veprimtari përkujtimore për rëndësinë e Demonstratave të studentëve të vitit 1981 me temë \"Roli dhe rëndësia e demonstratave të vitit 1981\". (Lokalet e Kolegjit Biznesi në Prishtinë, ora 10:00)

- Mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit në të cilën do të behët shqyrtimi i propozimeve për anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës, shqyrtimi i raportit me amendamente i Komisionit funksional në Projektligjin për Patentë Shofer, ejt. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 11:00)

- Më rastin e 35 vjetorit të demonstratave studentore,   Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, do të presë në takim një grup të ish të burgosurve politikë. (Kabineti i Kryetarit, ora 11:30)

- Bëhet inaugurimi i objektit të ri të drejtorisë së Kadastrës, ku do të marrë pjesë edhe kryetarja e Komunës së Gjakovës. (Te parku i madh i qytetit, Gjakovë, ora 13:30)

- Mbahet takimi Këshillit të Përgjithshëm të Shoqatës së Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit. (Salla e Institutit Albanologjik në Prishtinë, ora 14:00) 

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizon konferencën me temë: “Konferenca për Treguesit Gjeografikë”. (Hotel “Theranda” në  Prizren, ora 14:00)

 

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në takimin e institucioneve përgjegjëse për zbatimin e rekomandimeve për liberalizimin e vizave. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00) 

Ngjarjet e datës 10 Mars 2016

- Me rastin e Ditës Botërore të Veshkës hapet një ekspozitë me punimet e nxënësve  të shkollës fillore “Naim Frashëri” në Prishtinë duke prezantuar njohuritë e tyre për veshkat si dhe do të zhvillohet një kuiz duke testuar njohuritë e nxënësve mbi veshkat. (Shkolla fillore “Naim Frashëri”, ora 8:30)

- Bëhet përurimi i objektit të ri të Qendrës Rinore në Gjilan, në të cilin do të marrin pjesë ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri. (Objekti i Qendrës Rinore ndodhet përballë Stacionit të Autobusëve në Gjilan, ora 9:00)

- Universiteti për Biznes dhe Teknologji, Shoqata Austriake-Kosovare dhe Instituti i Kosovës për Media organizojnë konferencën me temë “Dita Austriake-Kosovare e lirisë së mediave”. (Ambientet e UBT-së ora 9:00)

- Kryeministri Isa Mustafa pret në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:30 - vetëm pamje)

- Punëtorët e Fabrikës “Llamkos” në Vushtrrido të protestojnë ku do të kërkojnë pagesën e pagave të tyre, të cilat kanë mbetur pa u paguar ende. (Para Agjencionit Kosovar të Privatizimit, ora 10:00)

- Mbahet seanca e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës Botërore të Veshkës do të vendoset tenda ku qytetarëve do t’u bëhet matja e tensionit arterial, glikemia, do të shpërndahet broshura me disa udhëzime se si t’i mbrojmë veshkat si dhe do të zhvillohet kuizi me qytetarët e rastit. (Sheshi “Nëna Terezë”, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e ndërrimit të Komandës të Grupit Luftarak Shumëkombësh-Lindje ndërmjet kolonelit Vernon H. Simpson dhe kolonelit Ros Gammon. (Kampi “Bondsteel”, ora 11:00 - hyrja për media, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, pret në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha. (Kabineti i Kryetarit, ora 11:20)

- Vazhdon shqyrtimi gjyqësor me shpalljen e aktgjykimit në çështjen penale ndaj të pandehurit M.U, i akuzuar për veprën penale falsifikimi i dokumenteve zyrtare nga neni 348 paragrafi 1 të KPRK-së. (Gjykata Themelore ne Ferizaj, salla nr. II,  ora 11:45)

- Kampioni Evropian në Kickboks Ridvan Vllasaliu mbanë konferencë për media ku do të jap informata rreth mecit që zhvillohet të shtunën në Basel të Zvicrës, ndërmjet Ridvan Vllasaliut dhe kick bokserit me famë botërore, italianit Armen Petrosyan per titutllin e kampionit botror. (Palestra e klubit Rigoro Gym në Prishtinë, rruga Nazmi Gafurri afër udhëkryqit Tokëbashqe - Velani, ora 12:00)

- Mbahet një seminar shkencor ku do të prezantohen disa ligjerata mjaft interesante nga ligjerues nga Turqia dhe Kosova për Ditën Botërore të Veshkës. (Salla e Telemjekësisë, ora 13:00)

- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, do ta presë për vizitë Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha. (Selia qendrore e AAK-së, ora 15:45)

- Lëvizja Vetëvendosje! pret në takim Kryetarin e PD-së, Lulzim Basha. (Zyrat e Vetëvendosje!-s, ora 16:45)

- Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, do të pres në takim Kryetarin e Partisë Demokratike të Republikës së Shqipërisë, Lulzim Basha. (Selia qendrore e NISMA për Kosovën, ora 17:30)

Ngjarjet e datës 9 Mars 2016

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P - 31, ora 9:00)

- Mbahet konferenca “Dita Austriake-Kosovare e Integrimeve evropiane”. (Objekti i Universitet për Biznes dhe Teknologji në, Lagjjen Kalabria, ora 9:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës mban tryezën e diskutimit me temën “Indeksi i Transparencës në Prokurimin Publik për Kabinetin Qeveritar të Kosovës” ku do të shpalosen të dhënat që KDI ka mbledhur nga Institucionet Qeveritare në lidhje me prokurim publik. (Salla e konferencave “Orion”, ora 10:00)

- Mbahet tryeza e radhës e Forum 2015, organizuar nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur dhe European Policy Center në të cilën do të diskutohet për qëndrimin e vendeve anëtare të BE-së ndaj zgjerimit drejt Ballkanit. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Kosovo SME Promotion Programme organizon konferencen me temë “Forumi për sektorin privat". (Hotel Emerald, ora 10:30)

- Në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë do të mbahet ceremonia e pranim-dorëzimit për programit dhe pajisjeve për Divizionin për ekzaminim të Audiove dhe Zërit. (Zyret e Agjencisë, afër fabrikës së ish-amortizatorëve, ora 11:00)

- Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Lidhja e Pensionistëve dhe Rotary Club, bëjnë përurimin e punimeve renovuese të hapësirave ku është e vendosur Lidhjes e Pensionistëve të Kosovës. (Zyret e Lidhjes, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, në të ciliin do të diskutohet raporti i monitorimit buxhetor të skemave të ndihmës sociale. (Kuvendi i Kosovës, salla N 302, ora 11:00)

- Këshilli Konsultativ për Komunitete organizon diskutim me temën “Mundësitë aktuale të arsimit për pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë në Kosovë”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla P38, ora 11:00)

- Mbahet Mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor, në të cilin do të bëhet Shqyrtimi i aplikacioneve të kandidatëve për Drejtor dhe Zv. Drejtor në Autoritetin e ujërave. (Kuvendi i Kosovës, Salla S-I, ora 11:00)

- Mbahet Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në të cilin do të Raportojë Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Rrahman Rama për raportin vjetor të punës për vitin 2015. (Kuvendi i Kosovës, salla C 203, ora  11:00)

- Mbahet Mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim. (Kuvendi i Kosovës,  salla N 303, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! do të mbajë konferencë për media. (Selia qendrore e Lëvizjes Vetëvendosje!, ora 14:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban mbledhjen e Këshillit Drejtues, në hotel “Emerald”, Prishtinë. (Hotel Emerald, ora 17:00)

- Organizata Cyano's Day organizon eventin e dytë me temën “Edukimi” në të cilin do të paraqitet fillimisht një video e punuar nga studentët mbi këtë temë, pas kësaj do të hapet diskutimi mes panelistëve. (American School of Kosova, orës 17:30)

Ngjarjet e datës 8 Mars 2016

- Më rastin e 8 marsit Ditës Ndërkombëtare të Gruas mbahet performancë  kundër dhunës në baza gjinore me moto "Mjaft më me arsyetime". (Para Qeverisë, ora 8:00)

- Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë, Josip Buljeviç do të bëj një vizitë në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, po ashtu ai do të pritet në familjen Jashari. (Prekaz, ora 9:30)

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, vendos lule pranë monumentit “Heroinat” në Prishtinë. (Prishtinë, ora 9:45)

- Mbahet ceremonia e pranim- dorëzimit të detyrës më ç'rast kryesuesi i zgjedhur Nehat Idrizi, do ta pranoj  pozitën e re  nga kryesuesi në largim, Enver Peci. (Ambientet e Këshillit Gjyqësor të Kosovë, ora 10:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore - INDEP organizon konferencën me temë ‘Efiçienca e energjisë për zhvillim". (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Me rastin e 8 Marsit - Ditës së Gruas, shfaqet filmi dokumentar “Mendoj për Ty” ku Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, do të mbajë një fjalë rasti. (Ndërtesa e Kuvendit, salla alternative, ora 10:00)

- Lansohet shërbimi i Punësimi i cili ka për qëllim ofrim të këshillimit të drejtëpërdrejtë tek të paktën 60 persona me aftësi të kufizuara me qëllim të punësimit; si dhe përzgjedhjen dhe subvencionimin me grante për 15 persona me aftësi të kufizuara, për zgjerimin e bizneseve të tyre apo themelimin e një biznesi të ri, në shërbim të vetës së tyre dhe familjës së tyre.  (Zyrat e HandiKos në Veternik, afër fshatit ndërkombëtar, ora 10:00)

- Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës me disa organizata tjera organizon Klubin e Leximit dhe Diskutimit të Librave Feminist. (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-se, ora 10:30)

- Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë së do të inaugurojë fushën e futbollit në komunën e Ferizajt. (Komuna e Ferizajt, rruga "Sazani", ora 10:30)

- Në kuadër të organizatës “Thirrjet e Nënave" bëhet inaugurimi i punëtorisë së ëmbëlsirave ”Duart e Arta”.  (Rruga “Skënderbeu”, përballë Stacionit Policor të Gjakovës, ora 11:00)

- Mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në të cilen do të behët shqyrtimi i informatës së Agjencisë së Statistikave të Kososvës, lidhur me publikimin e statistikave për rritjen ekonomike, investimet, punësimin dhe prodhimim industrial. (Ndërtesa e Kuvendit, sallën S-I, ora 11:00)

- Në një ceremoni  solemne, rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, do ta nderojë më çmimin “Excellence Leadership Award”, humanisten e madhe austriake, dr. Marianne Graf. (Ambientet e UBT-së, në Prishtinë, ora 11:00)

- Kryeministri Isa Mustafa me rastin e shënimit të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, vendos buqetë lulesh në Memorialin Heroinat në Prishtinë. (Memoriali Heroinat, përballë Pallatit të Rinisë, ora 11:00)

- Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas - 8 Mars organizohet marsh protestues me moto "MARShojmë S`Festojmë". (Sheshi "Zahir Pajaziti", ora 12:00)

- Mbahet ceremonia për trevjetorin e themelimit të Universitetit “Kadri Zeka”. (Universiteti “Kadri Zeka",  ora 12:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë organizon ceremoninë inauguruese te shkollës së mesme të re në Pasjan. (Fshati Pasjan, ora 12:30)

- Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Turqisë Cenap AŞCI viziton Doganën e Kosovës më ç'rast do të takohet me drejtorin, Lulezim Rafuna ku pas takimit mbajnë konferencë për media. (Drejtoria e Doganës, ora 13:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! organizon tubim lidhur me moszbatimin e qëllimshëm nga Qeveria e Kosovës të ligjit për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës. (Hotel Grand, ora 14:00)

- Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës me disa organizata tjera organizon intervenim në hapësirën publike me moto "Gjinorëzimi i qytetit". (Prishtinë,  ora 14:00)

- Forumi i Gruas i LDK -se organizon akademi solemne  për përvjetorin e 26-të FGLDK-së. (Hotel Sirius, ora 14:00)

- Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës, Programi Universitar për Studime dhe Hulumtime Gjinore, Artpolis, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, Qendra për Barazi dhe Liri - CEL, Qendra Kosovare për Studime Gjinore dhe Feminizmi Shqiptar organizojnë aktivitet si Teori, Art, Aktivizëm – Artivizëm, Shfaqje Filmi dhe Disktutim. (Fakultetin Filozofik, salla 101, ora 16:00)

- Komuna e Prishtinës do të jepet shfaqja “Më fol për dashurinë”. (Teatri Dodona, ora 19:30)
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)