06 Nëntor 2024

Rusia ndërpret marrëveshjen për drithërat nga Ukraina

Moskë, 17 korrik - Rusia e bllokoi marrëveshjen për të eksportimin e drithërave nga Ukraina përmes Detit të Zi.

Pasi të plotësohen të gjitha kërkesat e Rusisë për eksportin e drithërave ruse, atëhere Moska do t'i rikthehet përmbushjes së marrëveshjes, tha zëdhënësi i Kremlinit Dimitri Peskov, për agjencinë shtetërore të lajmeve ruse TASS.

Pas disa zgjatjesh marrëveshja me Rusinë dhe Ukrainën ishte zyrtarisht e vlefshme deri më datën 17. korrik 2023.

Bllokimi i marrëveshjes e bën të pamundur vazhdimin e eksporteve me rrugë detare të miliona tonëve drithëra nga Ukraina, kryesisht misër dhe grurë, megjithëse eksportet janë tejet të rëndësishme për vendet më të varfra.

Ukraina është ndër prodhuesit më të mëdhenj të grurit në botë. Në fillim të pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022, shumë vende u kërcënuan nga uria. Sipas të dhënave të Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara, drithërat ukrainase ushqejnë 400 milionë vetë në botë. Ndërprerja e eksporteve dëmton më shumë Afrikën dhe Lindjen e Mesme.

Marrëveshja, e cila i mundëson Ukrainën të eksportojë grurë përmes Detit të Zi të kontrolluar nga flota ruse, u arrit një vit më parë me ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara dhe Turqisë dhe që atëherë është zgjatur disa herë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)