- Këshilli Drejtues i shkollës së mjekësisë "Dr. Xheladin Deda" - Mitrovicë , me iniciativën e Këshillit të prindërve se bashku me nxënës protestojn për moskrijimin e kushteve për fillimin e vitit shkollor. (Para objektit te ri shkollor në Mitrovicë që gjendet në lagjen Bair, pranë Spitalit Regjional, ora 7:30)
- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, në bashkëpunim me komunën e Ferizajt organizon "Konference Informuese për Zhvillimin e Sektorit Privat" në Ferizaj ku do të paraqiten dhe diskutohen sfidat e sektorit privat si dhe shërbimet dhe programet zhvillimore që ofrohen nga Qeveria në nivel kombëtar dhe lokal. (Restaurant "Orchide", rruga Ahmet Kaçiku, Ferizaj, ora 9:30)
- Mbahet mbledhja e komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport në të cilen do të behët shqyrtimi i raportit për Projektligjin për Profesionet e Rregulluara, shqyrtimi i Raportit për Projektligjin për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta, ejt,. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00)
- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, do të vizitojë Istogun, me çrast do ti inspektojë punimet që po bëhen në Palestrën e Sporteve. (Istog, ora 10:00)
- Kompania Pozhegu Brothers do të organizojë konferencën për shtyp në Prishtinë, në kuadër të programit Pozhegu Brothers për komunitetin. (Salla e konferencave Orion, ora 10:00)
- Komisioni parlamentar për Integrime Evropiane dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban Diskutimin Publik me temë Progresi në Zbatimin e MSA-së: Sfidat në Agjendën Evropiane dhe Reformat në Sundimin e Ligjit. (Hotelin Swiss Diamond, ora 10:30)
- Mbahet mbledhja e komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në të cilen do të behët shqyrtimi i Planit të punës së Komisionit për sesionin vjeshtor.(Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)
- Kryeparlamentari Kadri Veseli, viziton fermerë në fshatin Krushë e Vogël në Komunën e Prizrenit, për të parë nga afër vjeljen e specave në ara. (Krushë e Vogël, ora 12:30 - transpori i organizuar nisja nga kuvendi, ora 11:00)
- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, do ti inspektojë punimet në Fushat e Tenistit në Pejë. (Pejë, ora 11:30)
- Ministri i Financave Avdullah Hoti do të vizitojë Komunën e Vitisë me ç'rast do të pritet në takim nga kryetari i Komunës Sokol Haliti. (Zyra e Krytarit Haliti, ora 13:00 - nisja e organizuar nga ndërtesa e Qeverisë, ora 11:30)
- Zëvendës Shefi i Misionit EULEX, Bernd Thran, Ushtruesi i detyrës së Shefit të Policisë Ekzekutive Jean Michel Cede, Prokurori i EULEX-it Damare Theriot dhe Komandanti Rajonal i PK-së në veri, Nenad Djuric do të flasin para mediave me rastin e përvjetorit të vrasjes së Audrius enavičius, Zyrtar Doganor i EULEX-it. (Qendra Informative dhe Kulturore të BE-së në Mitrovicën Veriore, ora 12:00)
- Kolegji Riinvest organizon hapjen solemne të programit Specialist për Zhvillim Lokal. (Objekti i Kolegjit, ora 12:00)
- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, do ti inspektojë punimet te Qendra Rinore në Pejë. (Pejë, ora 12:30)
- Kryeparlamentari Kadri Veseli, vizitë serave me tranguj në fshatin Piranë të Komunës së Prizrenit. (Piranë, ora 12:45)
- Lëvizja Vetëndosjes! mban konferencë për media në të cilën flet nënkryetarja Fatmire Kollçaku. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 13:00)
- Kryeparlamentari Kadri Veseli, vizitë në ABI - Qendra e Grumbullimit dhe drekë e përbashkët në restaurant ABI. (ABI-Grumbullimi, ora 13:00)
- Ministri i Financave Avdullah Hoti se bashku me kryetarin e Komunës se Vitisë, Sokol Haliti do ta vizitojnë kompaninë Euro Fisi në Viti. (Viti, ora 13:40)
- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, do të vizitojë Palestren e Sporteve në Deçan. (Deçan, ora 14:00)
- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, do të vizitojë fshatin Dubovik te Shtëpia e Jusuf Grëvallës. (te Shtëpia e Jusuf Grëvallës, ora 14:30)
- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, pret në takim Shefen e re të Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova. (Selia e AAK-së në Prishtinë, në ora 15.00, mediat mund të marrin foto dhe pamje nga takimi)
- Në përmbyllje të javës së ECOWEEK bën prezentimin e hapur të pesë projekteve që janë zhvilluar gjatë kësaj jave. (Qendra Rekreative në Gërmi, te Koshat, ora 20:00)