- Mbahet ceremonia e pritjes se kryeministrit te Holandës, Mark Rutte si dhe kryeministrit te Luksemburgut, Xavier Bettel. (Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, ora 7:55)
- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim kryeministrin e Holandës, Mark Rutte si dhe kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel. (Kabineti i Presidentes, ora 8:10 - mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)
- Kryeministri i Republikës së Kosovë, Albin Kurti, pret në takim kryeministrat e Beneluxit, Mark Rutte, kryeministër i Holandës dhe Xavier Bettel, kryeministër i Luksemburgut. (Para ndërtesës së Qeverisë, ora 9:15)
- Mbahet ceremonia e hapjes së Degës së Gjykatës Themelore të Prishtinës, në Fushë-Kosovë. (Objekti i Gjykatës Themelore, dega Fushë-Kosovë, Rr. “Bedri Pejani”, ora 10:00)
- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton raportin vjetor të punës së Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)
- Komisioni i Pavarur për Media raporton para Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)
- Kryeministri i Republikës së Kosovë, Albin Kurti dhe kryeministrat e Beneluxit, Mark Rutte, kryeministër i Holandës dhe Xavier Bettel, kryeministër i Luksemburgut mbajnë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:05)
- Auditores se Përgjithshme, Vlora Spanca, me rastin e përfundimit të sezonit auditues 2022/23 dhe procesit të publikimit të rezultateve të auditimit për vitin 2022/23. (Ambientet e Zyrës Kombëtare të Auditimit në lagjjën Arbëria, Rr.Ahmet Krasniqi, ora 11:00)
- Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, mban konferencë për medie. (Ndërtesa e MASHTI, ora 11:00)
- Mbahet ceremonia e hapjes se Plus Market 2 në Fushë Kosovë. (Rruga e pejes, Bresje, Fushë Kosovë, ora 11:00)
- Rektori i Universitetit të Prishtinës Qerim Qerimi raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e auditimit për pasqyrat vjetore financiare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:30)
- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton procedimin e raportit plotësues për shqyrtimin e dytë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për energjinë dhe Projektligjin për Fondin sovran të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)
- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për verëra dhe projektligjin për kadastër të pronës së paluajtshme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)
- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajčák. (Kabineti i Presidentes, ora 15:00 - mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.