12 Nëntor 2024

KEDS vendos pajisje automatike që identifikon prishjet

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë sh.a. (KEDS) pronë e kompanive turke Çalik Holding dhe Lima ka njoftuar se po e përshpejton digjitalizimin e rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike në dobi të konsumatorëve.

Tashmë ka filluar vendosjen e Rikyçësit Automatik që bën identifikimin e shpejtë të prishjeve, minimizon kohëzgjatjen e ndërprerjeve, rikthen shpejt furnizimin me energji elektrike, ndihmon ekipet e mirëmbajtjes në identifikimin e defekteve të mundshme përpara se ato të përshkallëzohen dhe kontribuon në sigurinë e përgjithshme të punëtorëve.

Mbi të gjitha, Rikycësi Automatik luan rol vendimtar në ruajtjen e stabilitetit dhe besueshmërisë së rrjetit shpërndarës elektrik, si dhe efikasitetit, duke automatizuar procesin e zbulimit, izolimit dhe restaurimit të defekteve të mundshme.

Kjo pajisje është vendosur për herë të parë si pilot-projekt në fshatin Hajnoc të Kamenicës. Aty, siç ishte paraparë, u vërtetua se përfitohet si në identifikimin e shpejtë të një defekti të mundshëm në rrjet, ashtu dhe në kohë e në shpenzime, meqë e rikthen furnizimin automatikisht brenda një kohe shumë të shkurtër.

Kjo është një nismë e re strategjike që përkon me zgjidhje inovative të kompanisë për t’u shërbyer më mirë konsumatorëve tanë.

Përveçqë është arritur një nivel i lartë i kontrollit dhe lidhjes brenda rrjetit të shpërndarjes, kjo pajisje premton të revolucionarizojë besueshmërinë, sigurinë dhe efikasitetin. Si i tillë, Rikyçësi Automatik është i integruar në Qendrën e Kontrollit të KEDS-it, prej ku mbarëvajtja e tij kontrollohet me saktësi.

KEDS mbetet i përkushtuar që të vë në funksion teknologjitë më të avancuara inovative, bashkë me to edhe ofrimin e shërbimeve më të sofistikuara për konsumatorë, përmes zgjidhjeve të sigurta, të besueshme dhe të qëndrueshme.

Digjitalizimi i operimeve ka filluar qysh kur KEDS nisi punën, pra 10 vjet më parë, kur u bë digjitalizimi i leximit. Që nga ajo kohë kompania nuk është ndalur, duke shkuar drejt avancimit dhe kalimit të plotë të operimeve në këtë sistem.

KEDS mbetet kompani e përkushtuar me mision të qartë që të implementojë gjithmonë teknologjitë më të avancuara në kohën më të shkurtër të mundshme me qëllim që konsumatorët, përkatësisht qytetarët e Kosovës, të përfitojnë nga trendet më të reja globale.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)