Ngjarjet e datës 11 Maj 2016
- Në kuadër të Programi të javës Evropiane te ndërgjegjësimit të popullatës për Pamjaftueshmërinë e Zemrës organizohet një prezantime për mjekë. (Klinika e Kardiologjisë në QKUK, ora 7:45)
- Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, me kryetarët e grupeve parlamentare. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 8:00)
- Dekanati i Fakultetit të Mjekësisë organizon ceremoni komemorative në nder të Prof. Dr. Abdylatif Ali Fushës. (Dekanati i Fakultetit të Mjekësisë, ora 9:00)
- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport në të cilën do të diskutohet lidhur me Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe i ftuar do të jetë Blerim Rexha, kryetar i Këshillit Shtetëror të Cilësisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00)
- Shoqata e Kardiologëve të Kosovës dhe Klinika e Kardiologjisë, bëjn informimin e popullatës për pamjaftueshmërinë e zemrës. (Sheshin Zahir Pajaziti, ora 10:00)
- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behët shqyrtimi i Raporteve kthyese të organizatave buxhetore, për zbatimin e rekomandimeve të Komisionit për Mbikqyrje të Financave Publike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)
- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do ti takojë anëtarët e Këshillit Konsultativ për Komunitete. (Ndërtesa e Kuvendit, salla 301, ora 10:00)
- Ministria e Integrimit Evropian në bashkëpunim me Ambasadën e Holandës organizojnë konferencën për prioritetet e Presidencës së Mbretërisë së Holandës në Këshillin e BE-së, me fokus të veçantë në Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën. (Ndërtesa e qeverisë, salla P-38, ora 10:00)
- Qendra Evropiane për Çështje të Minoriteteve në Kosovë në emër të Koalicionit "Të drejtat e barabarta për të gjithë" organizonkonferencë që ka për qëllim prezantimin e krijimit të një Koalicion të ri, një projekt katër vjeçar i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë: "Koalicioni të drejtat e barabarta për të gjithë". (Hotel Sirius, ora 10:40)
- Kryetari Veseli merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të bustit të Frang Bardhit, afër Gjimnazit Frang Bardhi në Mitrovicë, dhe më pas në manifestimin i cili organizohet me këtë rast, në Qendrën e Kulturës Rexhep Mitrovica. (Gjimnazi Frang Bardhi në Mitrovicë, ora 11:00)
- Një koalicion prej 7 OJQ-sh dhe 19 Organizatave të Shoqërisë Civile, të financuara nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, lansuan një projekt të ri për promovimin e barazisë dhe jo diskriminimit. (Hotel Sirius, ora 11:00)
- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet Dhe Financa në të cilën do të behët hqyrtimi i Raportit Vjetor të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, shqyrtimi i Raportit Vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik, etj.. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)
- KUSA se bashku me Alumni Focus Group 2 do te mbajne nje tryeze te rrumbullaket me temen e diskutimit "Luftimi i Ekstremizmit te Dhunshem". (Objekti i Odes Ekonomike të Kosovës, ora 11:00)
- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim lidhur me identifikimin e temave me interes të komuniteteve lidhur me vizitën studimore në Parlamentin e Republikës së Kroacisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)
- Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të behët monitorimi i Ligjit të Shëndetësisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)
- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci me bashkëpunëtorë do të vizitojë Kompaninë Gjirafa. (Dragodan, rruga Ahmet Krasniqi, afër Meridianit. ora 11:30)
- Gjimnazi "Frang Bardhi" në Mitrovicë organizon për nderë të 70 vjetorit të themelimit Akademi Solemne. (Shtepia e Kulturës "Rexhep Mitrovica" në Mitrovicë, ora 11:30)
- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do ta vizitojë komunitetin kroat në fshatin Janjevë. (Vizita nis nga Kisha e Janjevës, ora 12:00)
- Teatri i Qytetit të Prishtinës Dodona organizon konferencën për shtyp, përkitazi me premierën më të re shfaqjen Ikja nga Gjermania. (Skena e Teatrit Dodona, ora 12:00)
- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj takon Majlinda Kelmendin dhe Nora Gjakovën, si dhe trajnerin e tyre Driton Kukajn. (Zyrët qëndrore të AAK-së, ora 12:00)
- Universiteti Amerikan - RIT Kosova organizon ceremoninë e 12-të të Diplomimit të Studentëve. (Kampusi i RIT Kosovës, ora 14:00)
- Kryetari Veseli takohet me një delegacion të Komitetit për Çështje Evropiane të Parlamentit të Danimarkës. (Kabineti i Kryetarit, ora 15:00)
- Departamenti për Krime të Rënda, vazhdon seancen gjyqësore me shpalljen e aktgjykimit lidhur me rastin e H.B, i akuzuar për veprën penale vrasje e rëndë nga neni 179 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3 të KPRK-së, si dhe veprës penale përdorimi i armës apo i mjetit të rrezikshëm nga neni 375 paragrafi 2 të KPRK-së. (Gjykatën Themelore në Ferizaj, ora 15:00)
- Organizata Studentore, studentë të pavarur dhe OJQ rinore mbajn konferencën për medie lidhur me kërkesen studentore në protestën e 14 Majit e organizuar nga opozita. (Para Fakultetit të Filologjisë, ora 16:00)