27 Prill 2024

Albert Kamy hero i së vërtetës

Shkruar nga Besim Xani

Filozofi Gjerman Karl Jaspers nuk është kunder racionalitetit, në asnjë rrethanë ai nuk na thotë të shpërfillim arsyen, por ndryshe nga filozofët e mëdhenjë të së kaluarës ai këmbëngulë se racionaliteti është nënfilozofik dhe se filozofia fillon vetëm aty ku arsyeja nuk na ndihmon dot me apo sipas fjalëve të tij aty ku arsyeja “është e mbytur në fund të detit”.

Filozofët ekzistencialist janë madhështor ngase ata erdhën në përfundum se arsyeja nuk e kupton qenien njerëzore kjo na tregon se sa i komplikuar është njeriu qenie kjo që nuk të jep siguri për asgjë flitet shumë për pikëllima, trauma, shqetësime të ndryshme, ankthe, mos të flasim për psikoza sepse ato janë të natyrës psikiatrike që duhët kurim medikamental, por për këto të tjerat aludohet se me mendime pozitive dhe meditime mund të këndellet njeriu para goditjeve që merr nga jeta por unë mendoj se gjërat janë shumë më të komplikuara sa kaq.

Unë për vetën time kur dëgjoj se me mendim pozitiv apo meditim mund të ndryshosh gjendjën tënde shpirtërore kjo nuk më duket bindëse ngase nën mendimin pozitiv fshihet frika për ta pranuar të vërtetën tragjike pra në një far mënyre ta gënjejmë veten, të kujtojme ekzistencialistin Albert Kamy ai është heroi i së vërtetës ngase ka pasur guxim ti thotë të vërtetat që sipas tij të verbojnë si drita e diellit ai thotë “e vërteta të vërbon” ta kujtojmë Edipin Mbret të botës antike ai pasi e zbuloi se ka bërë incest me nënën e tij ai verboi vetvetën kjo është e vërteta që frikësohën njerëzit pra sa më i vërtetë që të jesh aq më i vetmuar do të jesh, e vërteta është aq madhore saqe e përsos natyrën njerëzore. Le të kujtojmë mendimin e Kamys se qfarë flet ai për fuqinë e arsyes në raport me jetën, me pikëllimin ai do të shtoj “janë të kota përpjekjet e arsyes për tia ndalur britmën zemrës” si ka mundesi që  me mendime pozitive tia ndalësh këto britma zemrës këtu qëndroj madhështia e Kamys ngase ka pasur guxim ta thotë të vërtetën e cila të verbon po kjo do të jetë detyra e intelektualit.

Pse pyet Seneka filozof Romak ne nuk jemi të sinqertë me njëri-tjetrin siç jemi me mjekun ati nuk i fshehim asgjë ai na këshillon se vetëm një jetë e virtytshme e vërtetë dhe identike kudo dhe qdo kohë me vetvetën njeriu mund ta arrijë paqën shpirtërore, Frojdi i madh na mëson se “e vërteta të bën ty të lirë” nuk e di ku e lexova se lumturia gjender diku brenda nesh unë si adhures i filozofisë ekzistencialiste nuk u pajtova ngase kjo ska fare të bëjë me lumturinë, si mund të jetë një njeri i lumtur me ndonjë fëmijë të sëmurë, si mund të jetë një njeri i lumtur kur anëtarët e tjerë janë të uritur, këto teori moderne më bëjnë për të qeshur, sot njerëzimi ka arritur shumë por kurrë më jo human dhe i ftohur ska qenë ky është kërcënimi që po kanoset jo mungesa e kapitalit.

Familja tani është buzë shkatërrimit në vend të fëmijëve njerëzit flenë me kafshë qfarë absurdi ky është qytetërimi, unë nuk e besoj që ky realitet ka të bëjë me qytetërimin por me degjenerimin si ka mundësi që  qenia njerëzore të dukët e neveritshme kurse kafsha të adhurohet këtë sdo të mund ta kuptoj kurrë jam për ti respektuar kafshët por jo për tu kujdesur me shumë se me qenie njerëzore, ne pra duhet ta kem guximin që ta flasim të vërtetën të besojmë që plagët shpirtërore që do ti shpalojmë do të mirëkuptohen nga njerëzimi “ky është besimi im” thotë Orhan Pamuk po të mos e kisha pasur këtë besim unë nuk do të shkruaja kurrë letërsi pra të jemi të vërtetë me çdo njeri e jo të gënjejmë vetën duke fshehur trishtimet e zemrës duke u munduar pa i treguar ti shërojmë me mendime pozitive dhe me meditime.

Kuptohet të fshehtat e zemrë duhët biseduar me miq të ngushtë, familjar, dhe profesionist se fushës së shëndetit mendor por me asnjë mënyrë të fshehim asgjë ngase çdo plagë e shpirtit e fshehur nuk do të ketë shërim kurrë pa u treguar!

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)