25 Maj 2025

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 Shtator 2016

 - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e përkrahur nga GIZ organizon konferencën e nivelit të lartë “Rëndësia e Financimit të Arsimit në Kosovë”, e cila synon të vë në pah rëndësinë e financimit efektiv të arsimit, si domosdoshmëri për të përmirësuar cilësinë e arsimit si parakusht i zhvillimit ekonomik. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në konferencën e nivelit të lartë “Rëndësia e Financimit të Arsimit në Kosovë”, organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) dhe e përkrahur nga GIZ. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në të cilën do të shqyrtohet vendimi i Qeverisë lidhur me lëshimi e licencës për Projektin e Kompanisë Envidity Energy Kosova LLC, si dhe shqyrtimi i vendimit të Qeverisë lidhur lëshimin e licencës për Projektin e Kompanisë Sharr Cem dhe Titan America. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00 )

- Instituti Riinvest organizon tryezën me temë “Vlerësimi i korrupsionit në Kosovë”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Policia e Kosovës dhe misioni i OSBE-së në Kosovë organizojnë konferencën informative ku do ta zyrtarizojnë publikimin e dokumentit strategjik “Vlerësimi i Kërcenimit nga Krimet e Rënda dhe Krimi i Organizuar”. (Salla e re e Administratës së Policisë së Kosovës, ora 10:00)

- Shtyhet për të premten - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pret në takim njoftues shefen e re të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, znj. Nataliya Apostolova. (Kabineti i kryeparlamentarit Veseli, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit në të cilën do të shqyrtohet propozimi për anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga shoqëria civile; shqyrtimi i propozimeve për emërimin e anëtarit në Komision për kërkesa pronësore, shqyrtimi i shkresës së dërguar nga Avokatura Shtetërore, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Dogana e Kosovës mban konferencë për shtyp në të cilen merr pjesë edhe Ministri i Financave, Avdullah Hoti e e cila përveç karakterit informues ka edhe atë të bashkëbisedimit me gazetarët e interesuar. (Drejtoria e Doganës, ora 11:00)

- Kryeministri Isa Mustafa pret në takim njoftues shefen e Zyrës së BE-së/përfaqësuese e posaçme e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova. (Objekti i Qeverisë, ora 11:15 - vetëm pamje)

- Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri mban dëgjim publik lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit te Ligjit për Miniera dhe minerale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 12:00)

 

- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj arrin në Komunës e Prishtinës për vizitë dyditore. (Zyra e krytarit Shpend Ahmeit, takimi, ora 15:05 - konferenca për shtyp, ora 15:30)

Ngjarjet e datës 11 Shtator 2016

- Në nderim të viktimave të sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001 në SHBA bëhet ulja e flamurit amerikanë në gjysëmshtizë nga Garda e nderit të Policisë së Kosovës si dhe parakalimi i zjarrëfiksave të Prishtinës me sinjalizime të ndezura. (Sheshi Bill Clinton, ora 11:00) 

- Nën patronatin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, z Kadri Veseli, organizohet akademi përkujtimore në nderim të viktimave të sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, Kulturës e Sportit, ora 12:00)


- Nis  Festivali i Parë dedikuar Trashëgimisë Kulturore të Kosovës.(Kalaja e Harilaqit në Komunën e Fushë Kosovës, ora 12:00)


- Hapet ekspozita me fotografi nga ngjarja e 11 shtatorit 2001 në SHBA dhe aktivitete të shoqatës për këtë datë. (Pallati i Rinisë Kultures dhe Sportit, ora 12:30)

- Ecoweek Prishtina organizon diten e dytë të konferencës ndërkombëtare për profesionistët e rinjë lidhur me kriteret për ndertime efiçiente. (Fakulteti i Arkitektures, rr. "Karl Gega", Prishtinë, ora 14:00)

 


Ngjarjet e datës 10 Shtator 2016

- Qendra hulumtuese për zhvillimin e Kosovës organizon tryezë shkencore me titull "Strategjitë kreative për zhvillimin ekonomik të Kosovës", përkatësisht për problemet dhe zgjidhjet e mundshme të tyre. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:00)

- Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj, mban konferencën për medie me temë "A do të mund të ndalë prokuroria këtë Kryetar?!”, po ashtu do të publikohen dëshmi-dokumenta që do të faktojnë këtë skandal. (Zyrat e PDK-së dega në Ferizaj, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! organizon tubim me struktura e lëvizjes nga e gjithë Kosova. (Salla e kuqe në Pallatin e Rinisë, ora 14:00)

- Ecoweek Prishtina organizon konferencën ndërkombëtare për profesionistët e rinjë. (Fakulteti i Arkitektures, rr. "Karl Gega", Prishtinë, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 9 Shtator 2016

- Kryeparlamentari Kadri Veseli i shoqëruar nga përfaqësues të AKP-së, viziton një ndërmarrje të liruar nga uzurpatorët. (NSh "Elan", Vushtrri, ora 10:00 - Transporti për gazetarë i siguruar nga oborri i Kuvendit, ora 8:30)

- Mbahet konferenca shkencore ndërkombëtare ““Marrëdhëniet e popullit shqiptar me Austro-Hungarinë nga shek. XIX e deri në ditët tona”. (Kampusi Universiteti për Biznes dhe Teknologji në Prishtinë, ora 09:00

 - Kryeparlamentari Kadri Veseli i shoqëruar nga përfaqësues të AKP-së, viziton një lokal të liruar nga uzurpatorët. (Lokali 193, Rruga "UÇK", Prishtinë, ora 9:00)

- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, hap punimet e konferencës finale të projektit të BE-së “Mbështetje për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në përforcimin e mekanizmave për implementimin e decentralizimit të shërbimeve sociale”. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:30)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në bashkëpunim me komunën e Podujevës organizon "Konference Informuese për Zhvillimin e Sektorit Privat" në Podujeve ku do te paraqiten dhe diskutohen sfidat e sektorit privat si dhe shërbimet dhe programet zhvillimore që ofrohen nga Qeveria në nivel kombëtar dhe lokal. (Restaurant "Ora" Magjistralja Podujeve - Merdare, kilometri i 5-të, ora 9:30)

- Ministri për Integrim Evropian, Bekim Çollaku mban konferencë për media. (Ndërtesa Qendrore e Qeverisë, salla e mediave P32, ora 11:00)

- Policia e Kosovës do të mbajë një konferencë për media, ku do të ipen detaje lidhur me operacionin e zhvilluar dje në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, ATK-në dhe Inspektoratin e MTI-së, në shtatë rajone të vendit, në perpjekje për luftimin e krimit të organizuar dhe kontrabandës me mallra me që rast u konfiskuan dëshmi të rëndësishme dhe u arrestuan disa persona të dyshuar. (Stacioni policor “ Qendra në Prishtinë, ora 11:30) 

- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci mban konferencë për media, ku do të prezantojë Strategjinë e Energjisë 2016-2025. (Salla e takimeve të MZHE-së, ora 13:00)

- Grupi i qytetarëve #Protestoj do ta zhvillojë një aksion simbolik, para qeverisë. (Para ndërtesës së qeverisë, ora 14:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mbanë konferencë për media me temën "Sëmundja Gungore e Lëkurës", sëmundje e gjedheve e cila ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë , në të cilen flet deputeti Driton Çaushi. (Zyret e Vetëvendosjes, ora 14:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizon ceremoninë e prezantimit  YE! Boost Startup Pitch Event. (Qendra e Inovacionit në Kosovë, ora 14:30)

- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, mban takim me qytetarë të Prizrenit. (Shtëpia e Kulturës në Prizren, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 8 Shtator 2016

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të lansojë Raportin e Zhvillimit Njerëzor në Kosovë 2016 i titulluar Tregu i punës në funksion të grave dhe të rinjve dhe Raportin ndër-rajonal të Zhvillimit Njerëzor me titull Mbrojtja e Qëndrueshme e Ballkanit Perëndimor nga Rreziku: Fuqizimi i njerëzve në parandalimin e fatkeqësive. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Administrata Tatimore e Kosovës mban konferencë për media lidhur me raportimin e faljes së borxheve, aktivitetet shtesë në teren, të hyrat Janar-Gusht 2016”, si dhe të arriturat tjera gjatë kësaj periudhe. (Zyra qendrore e ATK-së, ora 11:00)

 

- Dega e PDK-së në Prishtinë do të mbaj një konferencë për media rreth zhvillimeve në Komunen e Prishtinës. (Selia Qendrore e PDK-së, sheshi Nënë Tereza, ora 14:00)

- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci i shoqëruar nga Zëvendës Ndihmësja e Sekretarit të Shtetit për Energji dhe Resurse Natyrore, Mary Warlick, do të vizitojnë Korporatën Energjetike të Kosovës. (Mjediset e TC Kosova B në Obiliq, ora 15:15)

 

- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj mban takim me qytetarë në Krush te Madhe. (Shtëpia e Kulturës në Krush e Madhe - Rahovec, ora 19:00) 

Ngjarjet e datës 7 Shtator 2016

- Kolegji “Tempulli” organizon tryezen e rrumbullakët “Shërbimet universale dhe liberalizimi i tyre në një treg konkurrues postar”. (Ambientet e Kolegjit “Tempulli”, ora 9:00)

- Vazhdon seanca e hetuesisë së veçantë në rastin e ish-deputetit Azem Syla dhe të tjerëve. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë organizon ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve për komunat partnere të projektit Demos. (Hotel Emerald, ora 11:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve për Komuna, e organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe projekti DEMOS. (Hotel Emerald, ora 11:00)

-  Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prishtinë, do të bëjë donacion libra dhe gazeta të arkivuara bibliotekës së re "Hivzi Sylejmani". (Objekti i biblotekës në lagjen Dardania, ora 12:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadi Veseli do të vizitojë Qendrën Inovative të Kosovës. (Zyrat e ICK, përball Mensës së studentëve, ora 13:30)

- Komuna e Prishtinës nënshkruan kontratën me kompaninë fituese për furnizimin me autobusë për Trafikun Urban. (Ndërtesa e vjetër e komunës së Prishtinës, salla nr 37, ora 14:00)

- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj do ta vizitojë Pejën, ku do të flas me qytetarët për aktualitetin politik. (Kinoteatri “Jusuf Gervalla”, ora 17:00)

- Galeria Kombëtare e Kosovës organizon ekspozitë retrospektive multidisiplinare të artistit Shyqri Nimani e cila titullohet ‘Një Jetë në Dizajn’. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 19:00)
 

Ngjarjet e datës 6 Shtator 2016

- Anulohet - Drejtoria e Inspekcionit të Komunës së Prishtinës zhvillon aksion për lirimin e një hapësire publike të uzurpuar. (Objekti i vjetër i Komunës, ora 9:00)

- OJQ Lens, dhe KCIC, orgainzojnë konferencën "Të drejtat e njeriut në epokën digjitale, legjislacioni në fuqi dhe aplikimi". (Hapësirat e Orion Conference Centre, ora 9:30)

- Projekti Ndërtimi i Besueshmërisë nëpërmjet Mbrojtjes Kulturore në Kosovë i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë do të lansojë punëtorinë e tretë të inovacionit. (Restaurant “Orchide” në  Ferizaj, ora 9:30)

- Mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri ku do të shqyrtohet vendimi i Qeverisë me të cilin konstatohet interesi publik nga lëshimi i licencës për Projektin e Kompanisë Envidity Energy Kosova LLC si dhe vendimi me të cilin konstatohet interesi publik nga lëshimi i licencës për Projektin e Kompanisë Sharr Cem dhe Titan America. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizo Panel Diskutimitme temë “Shqyrtimi i Rolit të Gjykatës Kushtetuese si Akter i Ndryshimit Shoqëror në Kosovë”. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:30)

- Me rastin e përvjetorit të 17-të  të themelimit të Policisë së Kosovës do të mbahet një ceremoni zyrtare për ta shënuar këtë ditë. (Salla e Kuqe e Pallatit te rinisë, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të marrë pjesë në përurimin e objektit të ri të shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Emin Duraku” në Kaçanik. (Kaçanik, ora 11:00)

- Mbahet takimi i Këshillit Ndërministror për luftimin dhe parandalimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit Komunal të Malishevës, ora 11:00)

- Ministri i Financave Avdullah Hoti do të vizitojë stafin e Administratës Tatimore të Kosovës në Komunën e Gjakovës. (Zyra Regjionale e ATK-së në Gjakovë, ora 12:00)

- Anulohet - Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku së bashku me kryetarin e Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, do të inaugurojë fillimin e punimeve të asfaltimit të rrugës Ivajë - Strazhë. (Guri i zi – Kyçja me R116 në Kaçanik, ora 12:00)

- Ministri i Financave Avdullah Hoti do të vizitojë Komunën e Gjakovës më ç'rast do të takohet me Kryetaren e Komunës, Mimoza Kusari Lila. (Zyrët e kyrtarës Kusari Lila, ora 13:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mbanë konferencë për media. (Zyrët qendrore të Vetëvendosjes, ora 13:00)

- Akademia e Grave të Reja për Paqe organizon tryezën në të cilën do të bejë prezantimin e “Akademisë së Grave të reja për paqe - Karta Kombëtare e Kosovës”. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Ministri i Financave Avdullah Hoti do të vizitojë Ndërmarrjen Publike “Aeroporti i Gjakovës”. (Gjakovë, ora 14:00)

- Ministri i Financave Avdullah Hoti do të vizitojë Ndërmarrjen Private “Dekorimi”. (Gjakovë, ora 15:00)

- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj fillon serinë e takimeve me qytetarë, për të bashkëbiseduar për zhvillimet e fundit në vend. (Kaçanik, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 5 Shtator 2016

- Më rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2016/2017,  ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, do të vizitojë nxënësit në shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Meto Bajraktari” në Prishtinë. (Shkolla “Meto Bajraktari”, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e fillimit të programit kombëtar të trajnimit për certifikim të Auditorëve të brendshëm të sektorit publik. (Ndërtesa e Ministrisë së Infrastrukturës, kati dytë, salla nr. 201, ora 10:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, do të marrë pjesë në përurimin e  objektin e ri të shkollës së mesme në Ferizaj. (Shkolla e mesme në Ferizaj, ora 11:00)

- Kryetari Shpend Ahmeti dhe drejtoresha e arsimit Arberie Nagavci do te vizitojne shkollen fillore "Emin Duraku". (Ojekti i shkollës "Emin Duraku", ora 11:00) 

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media në të cilën do të flasë Sekretari organizativ, Dardan Molliqaj. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 13:00)

 

- Misioni i OSBE-së në Kosovë, në bashkëpunim me Klubin e Tenisit Prishtina dhe Klubin e Tenisit Gračanica, do të organizojnë një turne multietnik gjashtë-ditor të tenisit. (Klubin e Tenisit Prishtina, ora 14:30)

Ngjarjet e datës 4 Shtator 2016

- Aleanca Kosova e Re mban Kuvendin Zgjedhor të Forumit të Gruas, të degës në Gjakovë. (Hotel \"President\" në Gjakovë, ora 16:00)

Ngjarjet e datës 3 Shtator 2016

- Kolegji ISPE organizon ceremoninë e diplomimit për gjeneratat bachelor dhe master. (Pallati i Rinisë, salla e Kuqe, ora 11:00)

- Mbahet protesta kundër nominimit të Vuk Jeremiç për Sekretar të Përgjithshëm të OKB-së. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 12:00)

- Fitues i çmimit “Vetura më e bukur e vitit 2016” dhe shumë çmimeve që nga lansimi disa muaj më parë për tregun Evropian, Renault Talisman, mban premierën ku edhe do të prezantohet për herë të parë. (Tek Çarshia në Lagjen Marigona në Prishtinë, ora 12:00) 

- Komuna e Prishtinës bën testimin e radhës te sistemit të alarmimit në qytet. (Prishtinë, ora 12:00)

Ngjarjet e datës 2 Shtator 2016

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim shefen e re të Bashkimit Evropian në Kosovë, znj. Nataliya Apostolova. (Kabineti i Presidentit, ora 9:00 - vetëm pamje për media)

- Mbahet takimi informues me Menaxherët e Prokurimit dhe përfaqësuesit e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, me qëllim të informimit dhe të lehtësimit të hapave që duhet të ndiqen në procedurat e prokurimit elektronik. (Amfiteatër i Ndërtesës së re të Qeverisë, ora 10:00)
 
- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim shefen e re te EULEX-it, znj. Alexandra Papadopoulou. (Kabineti i Presidentit, ora 10:00 - vetëm pamje për media)

- Ministri i Financave Avdullah Hoti do të mbajë sot Konferencë për Media në lidhje me Ligjin për Faljen e Borxheve Publike. (Ndërtesa e Qeverisë, salla e P32, ora 11:00)

- Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi do të marr pjesë në hapjen e Festivalit të Vjeljes së Rrushit "HardhFest" në Rahovec. (Rahovec, ​ora 14:00)

Ngjarjet e datës 1 Shtator 2016

- Mbahet ceremonia e ndërrimit të komandës në mes të Gjeneral Majorit në largim   Guglielmo Luigi Miglietta dhe Gjeneral Majorit në ardhje Giovanni Fungo. (Shtabi i Përgjithshëm i KFOR-it, në Kampin “Film City”,  ora 10:15)

- Lëvizja Vetëvendosje organizon protestë për të kundërshtuar Demarkacionin me Malin e Zi. (Sheshi Skenderbeu, ora 11:00)

- Mbahet seanca plenare për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi për shënjimin e vijës kufitare. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:30)

Ngjarjet e datës 31 Gusht 2016

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë do të shënojë mbylljen e projektit të binjakëzimit të BE-së që ka mbështetur institucionet e Kosovës për 3 vite, kryesisht policinë dhe prokurorët, në përpjekjet e tyre për të luftuar krimin e organizuar në Kosovë. (Drejtoria e Pergjithshme e Policisë, Objekti i ri i Administratës, ora 10:30)

- Ministri i Financave Avdullah Hoti, kryeprokurori i Republikës së Kosovës Aleksandër Lumezi, guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës Bedri Hamza, Këshilltari për Çështje të Sigurisë në Zyrën e Kryeministrit Edon Myftari, Drejtori i Njësisë për Inteligjencë Financiare  Dardan Nuhiu marrin pjesë në prezantimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 11:00)

- Sindikata e Administartes, e Policisë dhe Sindikata e Sherbyesve Civil se bashku me Këshilli për Mbrojtjen e te Drejtave dhe Lirive te Njeriut mbajnë konferencë lidhur me kërkesën drejtuar Qeverisë për zgjidhjen e favorshme te gjendjes së puntorëve te debuar me dhunë nga puna për shkaqe politike të viteve 90-ta. (Lokalet e ish nderteses se gërmisë - zyret e ATK-së, ora 11:00)

- Mbledhja e Komisionit për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticiione në të cilën do të shqyrtohet ankesa e Ish- punëtoreve të Ndërmarrjes Shoqërore "Sharr-Sallonit" nga Hani i Elezit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)

- Familjarët e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje të arrestuar dje mbajnë konferencë për media. (Para Stacionit Qendra të Policisë së Kosovës, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvedosje! mban konferencë për media në të clen flet deputeti Albin Kurti. (Zyret e reja të Lëvizjes, ora 13:00)

- Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami viziton Suharekën më qëllim nënshkrimin e Marrëveshjes për Bashkëfinancimin e projektit të “Zonës Agro-Industriale” në fshatin Samadraxhë të Komunës së Suharekës ndërmjet Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe Komunës së Suharekës. (Zyra e Kryetarit të Komunës, Sali Asllanaj, ora 13:30)

 

- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, dhe Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, do të mbajnë konferencë shtypi lidhur me Demarkacionin. (Selia e NISMA-s, ora 14:00)

- Mbahet ceremonia e nënshkrimit të kontratave të studentëve të Grupit të Dytë nga Universiteti i Prishtinës “ Hasan Prishtina”, të cilët janë përzgjedhur për angazhim në punë praktike në Ministrinë e Financave, në bazë të Memorandumit të Bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Financave dhe UP “Hasan Prishtina”. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 15:00)

 

- Policia e Kosovës do të mbaj një Konferencë për media, ku prezentë do të jenë perfaqësues të policisë , respektivishtë drejtori i drejtorisë  kundër terrorizmit  në Policinë e Kosovës. (Stacioni policor “ Qendra në Prishtinë, ora 15:00)    

Ngjarjet e datës 30 Gusht 2016

- Këshilli Organizativ për shënimin e Ditës Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur bën vendosjen e luleve te ‘Përmendorja dedikuar personave të zhdukur’. (Përmendja përballë Kuvendit të Kosovës, ora 9:30)

- Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë, do ta bëjë inaugurimin e fillimit të ndërtimit të segmentit rrugor Gadime e Epërme-Smallushë-Sllovi. (Fshati Smallushë, ora 11:00)

- Mërgim Cahani, CEO i Gjirafa Inc, Blerand Stavileci, Ministër i Zhvillimit Ekonomik dhe Debatik Hoxha, Kreu i Departamentit të Biznesit në Gjirafa Inc mbajnë një konferencë të përbashkët për media ku do të flasin për digjitalizimin e Kosovës. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Këshillit Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, mbajn tubimin Qendror për shënimin e Ditës Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur. (Merdar, Komuna e Podujevës, ora 11:00)

- Komuna e Ferizajt bën asfaltimin e rrugës “Edmond Hoxha”, pjesë e rrugës “Kadri Zeka” në Ferizaj. (Ferizaj, ora 11:45)

- Promovimi i librit dhe ekspozitës së çmimit Muslim Mulliqi. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 12:00)

- Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami viziton Komunën e Shtimes më qëllim  nënshkrimin e Marrëveshjeve për Bashkëfinancimin e projekteve Për Zhvillimin dhe Krijimin e Zonave Ekonomike. (Zyra e Kryetarit të Shtimes, ora 12:30)

- Lëvizja Vetëvedosje! mban konferencë  të jashtëzakonshme për media. (Zyret e Lëvizjes Vetëvedosje, ora 12:00)

- Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami viziton Komunën e Lipjanit më qëllim  nënshkrimin e Marrëveshjeve për Bashkëfinancimin e projekteve Për Zhvillimin dhe Krijimin e Zonave Ekonomike. (Zyra e Kryetarit të Lipjanit, ora 14:00 )

- Kompania Coca-Cola HBC Kosova në bashkëpunim me Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë, organizon aktivitetin vetëdijësues për mbrojtjen e mjedisit dhe kujdesit fizik “Pedalo dhe krijo eko energji”. (Sheshi "New Born" në Prishtinë, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 29 Gusht 2016

- Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë, do të bëjë inaugurimin e fillimit të punimeve për asfaltimin e rrugës Hani i Elezit - Gorancë - Glloboçicë në komunën e Hanit të Elezit. (Hani i Elezit, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës mban konferencën për media në të cilën do të prezantohet “Transparometri Komunal” për komunen e Prizrenit, Suharekës, Rahovecit, Malishevës, Dragashit dhe Mamushës që përfshin periudhën janar-qershor 2016. (Zyret e KDI-së, ora 11:00)

- Me rastin e akreditimit të Programit Kombëtar për Trajnim dhe Certifikim të Auditorëve të Brendshëm në Sektorin Publik, nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, Ministria e Financave organizon Konferencë për Media. (Salla e konferencave të Ministrisë së Financave, ora 11:00)

- Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit Kosovë organizon takimin përmbyllës me 54 punëkërkuesit kosovarë, të cilët pas përgatitjes se tyre 10 muajshe, në fillim të shtatorit do të fillojnë shkollimin dhe aftësimin trevjeçar profesional në profesionin “Përkujdesës/e ndaj të moshuarve” në Gjermani. Shkollimi. (Objekti i APPK-së, ora 11:00)

- #Protestoj do ta realizojë një aksion simbolik. (Sheshi Skenderbeu para ndërtesës së qeverisë, ora 11:30)

- Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione i Kuvendit të Kosovës, si dhe Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Këshilli Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve organizojnë tryezen me temë "Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur-rasti i Kosovës”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-409, ora 11:55) 

- Shtëpia botuese “Magjia e librit”, bën promovimin e librit për grupmoshat 4-5 vjet me titull “Eksploruesit e vegjël”, me autorë Merita Shala dhe Majlinda Gjelaj. (Instituti Albanologjik i Prishtinës, ora 12:00)

- Me rastin e ndërrimit të ardhshëm të Komandës së KFOR-it, Gjeneral Major Guglielmo Luigi Miglietta, mban konferencën për shtyp lidhur me aktivitetet e “KFOR XX” të ndërmarra gjatë mandatit të tij. (Kampi qendror i KFOR-it në "Film City", ora 12:00 - të gjitha mediet duhet të mbërrijnë tek porta kryesore në kampin "Film City" jo më vonë se në ora 10:00)

- Hardh Fest në bashkëpunim me partnerin kryesor të festivalit bodrumin e verës Stone Castle, kanë ftuar mysafire speciale gjatë ditëve të festivalit stër-mbesën e heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit – Skënderbeu, Sofie Kastrioti e cila përfaqëson brezin e 14 të familjes me ç'rast bëhet pritja zyrtare. (Aeroporti Ndërkombëtar "Adem Jashari", ora 14:00)

- Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri organizon konferencën e investitorëve për projektin Borea. (Hotel Dukagjini në Pejë, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 27 Gusht 2016

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të vizitojë nxënësit që i nënshtrohen Provimit te Maturës Shtetërore në shkollën “Gjin Gazulli” në Prishtinë. (Objekti i shkollës “Gjin Gazulli”, ora 10:30)

- Komiteti Olimpik i Kosovës mbanë një konferencë për shtyp ku do të flitet për prezantimin e Kosovës në Lojerat Olimpike "Rio 2016", si dhe angazhimet për ciklin e ri olimpik. Konferenca mbahet në Hotel Sirius në Prishtinë. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Mbahet një protestë gjithë popullore kundër Demarkacionit me Malin e Zi. (Sheshi i qytetit të Pejës, ora 12:00)

- Klubi Basketbollit Sigal Prishtina do të bëjnë prezentimin e një basketbollisti vendor. (Salla e konferencave të klubit, ora 13:00)

- Lëvizja Vetëvedosje! mban konferencë për media në të cilë do të flasë kryetari i Vetëvedosje!-s, Visar Ymeri , si dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 14:00 - ndryshim, ora 10:00)

Ngjarjet e datës 26 Gusht 2016

- Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli” në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës, Kompanitë e Hekurudhave Infrakos dhe Trainkos organizon punimet e Tryezës të rrumbullakët “Gjendja ekzistuese e Hekurudhave të Kosovës dhe integrimi i tyre në rrjetin hekurudhor Evropian”. (Ambientet e Kolegjit Tempulli, ora 9:00)

- Lëvizja Vetëvendosje do të organizojë sot një aksion simbolik në Mitrovicë. (Takimi me gazetarë bëhet te stacioni i autobusëve në Mitrovicë, ora 12:00)

- Klubi Basketbollit Sigal Prishtina organizon tryezë  me qëllim të sensibilizimit të çështjes së infrastrukturës sportive për zhvillimin e sportit në Prishtinë. (Palestra e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, ora 13:00)

 

-  Lëvizja VETËVENDOSJE! mban konferencë për media. Në konferencë do të flasin nënkryetari i VETËVENDOSJE!-s, Dardan Sejdiu dhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti. (Zyret  e VV-së, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 25 Gusht 2016

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, vendos kurorë me lule në varrezat e martirëve në Rrancë të komunës së Shtimes. (Fshati Rrancë, komuna e Shtimes, ora 10:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:30)

- Ambasadori i SHBA-ve, Greg Delawie viziton Doganën e Kosovës më ç\'rast do të takohet edhe me Drejtorin e Përgjithshëm, Lulzim Rafuna. (Drejtoria e Doganës, ora 10:45)
 
- Ambasadori i SHBA-ve, Greg Delawie dhe Drejtori i Përgjithshëm, Lulzim Rafuna mbajn konferencë për media. (Drejtoria e Doganës, ora 11:30) 

- Dega e PDK-se në Prishtinë do të mbaj një konferencë për media rreth zhvillimeve të fundit në Komunen e Prishtinës. (Selia Qendrore te PDK-se, sheshi Nene Tereza, ora 16:00) 

Ngjarjet e datës 24 Gusht 2016

- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni në kuadër të takimeve që po mbanë në të gjitha rajonet e Kosovës do të mbajë takimin përmbyllës me anëtarët e Forumeve lokale të Sigurisë të regjionit të Prishtinës. (Salla e kuqe e Pallatit të Rinisë në Prishtinë, ora 10:00)

- Komuna e Shtërpcës dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të nënshkruajnë një marrëveshje për bashkë-financim për të ndihmuar një numër më të madh të banorëve lokal t’i përmirësojnë fermat e tyre të mjedrave dhe t’i zgjerojnë aktivitetet ekonomike në këtë fushë. (Kuvendi komunal, ora 10:00)

- Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës, Administratën Tatimore të Kosovës dhe Dogana e Kosovës, organizon ceremoninë tradicionale të shpërblimit të tatimpaguesve të vitit për vitin 2015. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 11:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian  organizon ngjarjen përmbyllëse e projektit “Punësimi përmes Programit të BE-së Kosova e Bukur. (Modelariumi i Fakultetit të Arkitekturës, prapa Akademisë së Shkencave dhe Arteve, ora 11:00) 

- Organizatorët e protestës për skandalet e përgjimeve organizojnë konferencë për media për tu mobilizuar dhe të ngrejmë zërin kundër sistemit politik të instaluar nga klani PRONTO. (Sheshi "Zahir Pajiziti", ora 11:30)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të mbajë takim me drejtorët komunal të arsimit, ku do të diskutohet lidhur me përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2016/ 2017. (Ndërtesa e MAShT, Kati IV, ora 13:00) 

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrët qendrore te Lëvizjes Vetëvendosje, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 23 Gusht 2016

- Ministria e Financave organizon forum me autoritetet komunale të regjionit të Pejës dhe Prizrenit mbi zhvillimin e procesit buxhetor komunal 2017-2019. (Hoteli “Çarshia e Jupave” në Gjakovë, ora 9:00)

- Bëhet hapja solemne e objektit të ri të Bibliotekës \"Hivzi Sylejmani\", në lagjen “Dardania” në të cilën do të marrin pjesë Drejtorët e Drejtorive të Komunës së Prishtinës, si dhe Kryetari Shpend Ahmeti. (Pranë shkollës fillore “Xhemajl Mustafa”, ora 15:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni, në kuadër të takimeve që do të mbajë në të gjitha rajonet e Kosovës do të takohet me anëtarët e Forumeve lokale të Sigurisë të regjionit të Gjakovës. (Salla e Kuvendit Komunal në Gjakovë, ora 10:00)
 

 

Ngjarjet e datës 22 Gusht 2016

- Ministria e Financave organizon Forum me autoritetet komunale të regjionit të Prishtinës dhe Mitrovicës mbi zhvillimin e procesit buxhetor komunal 2017-2019. (Restauruan “Amazona” , Rruga Prishtinë - Mitrovicë, ora 9:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, në kuadër të takimeve që do të mbajë në të gjitha rajonet e Kosovës do të takohet me anëtarët e Forumeve lokale të Sigurisë të regjionit të Gjilanit. (Salla e Kuvendit Komunal në Gjilan, ora 10:00)

- “Let’s Do It Kosova” organizon aksionin e radhës në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”, në fshatin Banje, ku do të eliminohen disa deponi ilegale të mbeturinave. (Fshatin Banje i komuës së Istogut,)

Ngjarjet e datës 21 Gusht 2016

- Dega e PDK-së në Prishtinë do të mbaj një konferencë për media rreth zhvillimeve në Komunen e Prishtinës. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

Ngjarjet e datës 20 Gusht 2016

- 35 vullnetarë amerikanë të Korpusit të Paqes të cilët do të shërbejnë në Kosovë do të betohen solemnisht para Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, dhe Drejtoreshës së Korpusit të Paqes, Dr. Darlene Grant. (Restorant Briliant në Hajvali, ora 10:00)

- Departamenti i Administratës i Partisë Demokratike të Kosovës dega në Ferizaj mban konferencën për medie me temë "Kryetar mos puno kundër bizneseve". (Zyrat e PDK-së dega në Ferizaj, ora 12:00)

- Prezantohet në Anibar krijmtaria e gjeniut të animcionit të Disney Studio, Ward Kimball. (Kinema Jusuf Gervalla në Pejë, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 19 Gusht 2016

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Drejtoria e Financave e Komunes se Ferizajt, mban konferencë me gazetarë për raportin gjashtëmujor financiar dhe për çështjen e faljes së borxheve ndaj institucioneve dhe kompanive publike. (Zyret e drejtoreshes Lirie Syla, ora 9:30)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon ceremoninë për ndarjen e shpërblimeve shtetërore për kampionen olimpike, xhudisten Majlinda Kelmendi dhe trajnerin Driton Kuka. (Kabineti i ministrit Kujtim Shala, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, merr pjesë në rivarrimin e familjarëve të heroit kombëtar Azem Bejta. (Fshati Galicë në komunën e Vushtrrisë, ora 10:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, në kuadër të takimeve që do të mbajë në të gjitha rajonet e Kosovës do të takohet me anëtarët e Forumeve lokale të Sigurisë të regjionit të Ferizajt. (Salla e Kuvendit Komunal në Ferizaj, ora 10:00)

- Friendship Kosova - USA në bashkëorganizim me Kolegjin Universum bëjnë shënimin e 70 vjetorit të lindjes - Përvjetorit Jubilar, të Ish Presidentit të SHBA – Madhërisë së Tij, Bill Kllinton, mikut dhe mbështetësit më të madhë të Lirisë dhe Pavarësisë së Republikës së Kosovës. (Ambientet e Kolegjit Universum në Prishtinë, përball PTK-së, ora 11:00)

- Shpallen fituesit e gares “Junior Oscar” e cila është mundësuar nga Anibar me përkrahjen e IPKO Foundation, dhe Programit për arsim themelor të USAID. (Teatri Istref Begolli në Pejë, ora 12:00)

- Komuna e Ferizajt viziton punimet për asfaltimin e rrugës në lagjen Topojan te Gremës. (Fshati Greme. ora 12:00) 

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për medie. (Zyrët e Lëvizjes, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 18 Gusht 2016

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, viziton fermerë në Komunën e Kaçanikut, për të parë nga afër gjendjen e fermerëve të prekur nga Sëmundja Gungore e Lëkurës, që prek gjedhet. (Transporti për gazetarë i siguruar para objektit të Kuvendit, ora 9:30)

- Mbahet ceremonia përmbyllëse e projektit “Përkrahje Partnerëve Social”, i cili është implementuar nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet-IKS. (Qendra Kulturore dhe Informative e BE-së, ora 10:00)

- Anulohet - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizon tryezën ku do të diskutohen mundësitë e shfrytëzimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit për rritje të eksportit, në kuadër të sektorit të produkteve të ndërtimit e në veçanti do të prezantohen mundësitë e mbështetjes për bizneset vendore dhe kërkesat e tregut të BE-së. (Hotel Emerald, ora 10:00) 

- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni do të takohet me anëtarët e Forumeve lokale të Sigurisë të regjionit të Prizrenit. (Salla e kuqe në objektin e Kulturës në Prizren, ora 10:00)

- Fondacioni Together Kosova  organizon konferencën për media me rastin e shënimit të 6 vjetorit të web faqes këshilluese për të rinjët e Kosovës. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvedosje, Visar Ymeri mban konferencë për media. (Zyret e Lëvizjes, ora 14:00)

- Ambasadori i ShBA-ve Greg Delawie i shoqëruar nga Drejtori i misionit të USAID-it James Hope dhe Ministri i Bujqësisë Memli Krasniqi, do të vizitojë fermerët pjesmarrës në Ditët e Promovimit të Mjedrës. (Sheshi Nëna Terezë, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 17 Gusht 2016

- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, në kuadër të takimeve që do të mbajë në të gjitha rajonet e Kosovës do të takohet me anëtarët e Forumeve lokale të Sigurisë të regjionit të Pejës. (Salla e Kuvendit Komunal në Pejë, ora 9:00)

- Dr. Jill Biden do të vizitojë Manastirin e Graçanicës ku do të takohet me peshkopin Teodosije dhe do të shikojë ambientet e manastirit. (Manastiri i Graçanicës, ora 10:35 - mediat e akredituara duhet të arrijnë në manastir, ora 9:30)

- Nënpresidenti Joe Biden dhe Dr. Jill Biden do të shkojnë për vizitë afër kampit Bondsteel për të marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga Qeveria e Kosovës për përurimin të emërtimit të rrugës për nder të djalit të tyre të ndjerë Joseph R. “Beau” Biden, III. (Nisja e ogranizuar nga parkingu në rrugën Garibaldi pas Qendrës së Rinisë “Boro dhe Ramizi”, ora 9:30)

- Klubi i Basketbollit SIGAL Prishtina mban konferencën e radhës për shtyp ku do të prezantojnë lojtarin më të ri të huaj i cili iu ka bashkuar. (Zyrët  SIGAL Prishtina, ora 13:00)

- Mbahet ceremonia e organizuar nga Qeveria e Kosovës për përurimin të emërtimit të rrugës për nder të djalit të tyre të ndjerë Joseph R. “Beau” Biden, III. (Afër kampit Bondsteel, ora 14:00)

 

- Filmi Tout en haut du monde, do të shfaqet në Teatrin Istref Begolli për të prezentuar Long Way North. (Teatri Istref Begolli në Pejë, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 16 Gusht 2016

- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni do të takohet me anëtarët e Forumeve lokale të Sigurisë të regjionit të Mitrovicës. (Shtëpia e Kulturës në Mitrovicë, ora 10:00)

- Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon tryezë mbi “Sistemin Gjyqësor dhe Ligjin e ri për Falimentim”. (Hotel Nartel, ora 10:00)

- Posta e Kosovës bën promovimin e pullës postare “Shenjtërimi i Nënës Terezë”, do të marrë pjesë edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të bëhët shqyrtimi i Raportit vjetor i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, për vitin 2015. (Ndërtesa e Kuvendit salla S-II, ora 11:00) 

- Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë organizon përmbyllën e projektit të binjakëzimit 'Përmirësimi i përafrimit të ligjeve dhe koherenca e Kornizës Ligjore'. (Hotelin Sirius, ora 11:30)


- Lëvizja VETËVENDOSJE! mban konferencë për media.(Zyret e vv-Së, ora 14:00)


- Arritja e Nënpresidentit Joe Biden dhe Dr. Jill Biden të cilët do të vizitojnë Kosovën. (Aeroporti i Prishtinës në VIP sektorin e aeroportit “Adem Jashari”, ora 19:30)



Ngjarjet e datës 15 Gusht 2016

- Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave organizon një tryezë të rrumbullakët lidhur me monitorimin e sektorit të sigurisë së Kosovës, 15 mars – 15 korrik 2016, në të cilën do të prezantohen dhe diskutohen të gjeturat e monitorimit të përmbledhura në edicionin e katërt të Observerit të Sektorit të Sigurisë së Kosovës. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Instituti Riinvest organizon tryezen me temë “Përputhshmëria e Prioriteteve të Qeverisë Qendrore më ato të Qeverive Lokale të Rajonit Qender”, ku zyrtarë të lartë qeveritare dhe komunal, do të diskutojnë gjetjet e dala nga studimi i vlëresimit të përputhshmerisë mes prioriteteve qeveritare dhe komunale. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Fituesja e Medaljes së artë olimpike, Majlinda Kelmendi, do të vizitoi Familjen Haradinaj në Gllogjan, kjo menjëherë pas suksesit historik të saj, për sportin e Kosovës. (Kompleksi memorial në Gllogjan, ora 11:00)

- Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit në mes të Ambasadës së Britanisë së Madhe, Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, i cili  i dedikohet fuqizimit dhe pavarësimit të bordeve të Agjensive të Pavarura. (Kabineti i Kryetarit, ora 11:00)

- Në vazhdën e ngjarjeve të fundit të cilat kishin për target skandalet e përgjimeve, ku protagonistë janë disa politikanë të korruptuar, qytetarët e Kosovës janë mobilizuar që t’i shprehin pakënaqësitë e tyre përmes një aksioni simbolik. (Rruga "Rexhep Luci", pranë kino ABC-së, ora 11:30)

- Mbahet ceremonia solemne e hapjes së punimeve të Seminarit XXXV Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. (Salla e madhe të Fakultetit të Filologjisë, ora 12:00)

- Ekipi i festivalit kemi organizon hapjen zyrtare të Guerilla Art Festival, edicioni 2-të. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 12:00)
 
- Anibar International Animation Festival mban konferencë për media lidhur më shpalosjen e programit dhe detajeve të tjera të edicionit të shtatë të Festivalit te Animacionit Anibar. (Ambientet e kinemas Jusuf Gervalla ne Pejë, ora 13:00)

 

- Këshilli Rinor i Ambasadës Amerikane në partneritet me Innovation Centre Kosovo organizon hapjen e edicionit të dytë të Festivalit të Filmit amator për të rinj “Youth Film Fest 2016”. (Ambientet e ICK-së, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 14 Gusht 2016

- Fillon implementimi i marrëveshjes nga Dialogu Beograd-Prishtinë lidhur me urën në Mitrovicë. (Ura e Ibrit Mitrovicë, ora 10:00)   

- Dega e PDK-së në Prishtinë do te mbaj një konferencë për media lidhur me faktet e reja për këqpërdorimet dhe korrupsionin në Komunën e Prishtinës. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00 - shtyhet ora 13:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të bëj pritjen zyrtare të Majlinda Kelmendit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës "Adem Jashari". (Aeroport, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 13 Gusht 2016

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media në të cilën do të flasë Shpend Ahmeti dhe Sami Kurteshi. (Selia qendrore e Vetëvendosjes, ora 14:00)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)