Ngjarjet e datës 12 Gusht 2016
- Me rastin e 12 Gushtit, Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, sektori i rinisë i Komunës së Prishtinës organizon këndin e pikturës, simulimi i ndihmës së parë, Aktivitete të Parkourit - Show Parkour dhe aktivitet motoristik. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 10:30)- Aleanca Kosova e Re organizon konferencë me panelistë, ku do të marrin pjesë ekspertë te politikave rinore dhe përfaqësueses të shoqërisë civile. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)
- Këshilli i Rinisë Evropiane të Kosovës organizon konferencën për nderë të Ditës Botërore të Rinisë në të cilë do të diskutohet për gjendjen aktuale të të rinjëve të Republikës së Kosovës. (Ministria e Arsmit, Shkences dhe Teknoligjisë, ora 11:00)
- Grupi i qytetarëve #protestoj, në vazhden e protestave pas skandalit të përgjimeve Pronto II, do të bejë një aksion simbolik të zyra e Prokurorit te Shtetit. (Takimi me media me grupin e e qytetareve te Sheshi "Zahir Pajaziti", për të vazhduar me pas në drejtim të zyres së Prokurorit të Shtetit, ora 11:45)
- Sektori i rinisë i Komunës së Prishtinës organizon bianale grafike - aktivitete artistike me ngjyrë për metal, aktivitete në not për fillestarë dhe gara noti për të rinj, siguria në komunitet, ligjëratë, futboll, lojra pa kufinj dhe turneu në basketboll. (Pishina e Gërmisë, ora 15:00)