- Mbahen konsultimet e Nivelit të Lartë rreth procesit të Integrimit Evropian dhe Barazisë Gjinore, të organizuara nga Ministria e Integrimit Evropian, Agjencia për Barazi Gjinore dhe Qendra Kosovare për Studime Gjinore. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 9:20)
- Administrata Tatimore e Kosovës mban konferencën e organizuar në bashkëpunim me GIZ-in në të cilën do të prezantohen të gjeturat e anketës Perceptimet e tatimpaguesve lidhur me Administratën Tatimore të Kosovës. (Hotel Sirius, ora 9:30)
- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në konsultimet e Nivelit të Lartë rreth procesit të Integrimit Evropian dhe Barazisë Gjinore. (Ndërtesa e Qeverisë, P-38, ora 9:30)
- Instituti Riinvest në kuadër të projektit Partneriteti për Qeverisje të Hapur në Kosovë mban Forumin Kombëtar për Shkëmbimin e Eksperiencave mbi Qeverisjen e Hapur. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)
- Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës organizon konferencën Lansimi i Planit të Integritetit të MFSK-së. (Objekti i MFSK-së në Kazermën "Adem Jashari", ora 10:00)
- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Rektorin e Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Mynyr Koni. (Kabineti i Presidentit, ora 10:00 - vetëm pamje)
- Mbahet ceremonia e fillimit të bartjes së disa kompetencave nga Ministria e Shëndetësisë te Odat e profesionistëve shëndetësor, si përgjegjësitë për edukimin e vazhdueshëm profesional dhe rilicencimin. (Ndërtesa e MSh-së, salla 128, ora 10:30)
- Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale shënon 5 vjetorin e themelimit te saj njëkohësisht të pesë mbikëqyrësit e emëruar nga Kuvendi i Kosovës do bëjnë përmbylljen e mandatit të parë pesëvjeçar. (Hotel Amazona në Milloshevë, ora 11:00)
- Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema pret ne takim Mynyr Koni, Rektor i Universitetit të Tiranës së bashku me delegacionin nga Universiteti i Tiranës më ç'rast do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi mes Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit te Tiranës. (Ndërtesa e Rektoratit të UP-së, ora 11:00)
- Komisioni Shtetëror i Maturës do të mbajë konferencë për media ku do të publikojë rezultatet e Provimit të Maturës dhe do të japë informata të përgjithshme rreth procesit të organizimit dhe administrimit të testit. (Ambientet e MAShT, ora 11:00)
- Koalicioni i Strehimoreve të Kosovës mban konferencë për media ku do të paraqesë të gjeturat e hulumtimit për analizimin e përgjithshëm të implementimit të kornizës ligjore lidhur me dhunën në familje dhe trafikimit të qenieve njerëzore. (Qendra e konferencave Orion, ora 11:00)
- Zyra e BE-së do të organizojnë ngjarjen lansuese të projektit "Rritja e konkurrencës dhe promovimi i eksportit". (Qendra Informative e BE-së, ora 11:00)
- Bëhet promovimi i librit Hyrje në Politikat e Sigurisë, i autorëve Bahri Beqiri e Nur Çeku. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)
- Drejtori i misionit të USAID-it James Hope, i shoqëruar nga Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami, do të flasë me rastin e hapjes së Konferencës mbi Çertifikimet e Kualitetit për NVM-të. (Hoteli Emerald, ora 13:30)
- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, do të mbaj konferencë për media, ku do të flas për raportin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit, lidhur me rezultatet e punës së Republikës së Kosovës kundër trafikimit të qenieve njerëzore.(Objekti kryesor i MPB-së, ora 15:45)
- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi pret në takim MG Timothy Orr, Komandant i Gardës Kombëtare të IOWA-s. (Kabineti i Presidentit, ora 16:00 - vetëm pamje)
- Muzeu i Kosovës, në bashkëpunim me Departamentin e Etnologjisë dhe Antropologjisë Kulturore, të Universitetit të Prishtinës mban serinë e debateve të antropologjisë muzeore me temën: Përgaditja e ekspozitës. (Lapidariumin e Muzeut të Kosovës, ora 18:00)
- Zëvendësshefja e Misionit të ShBA-ve Jennifer Bachus, e shoqëruar nga Ministri i Arsimit Arsim Bajrami dhe Rektori i Universitetit të Prishtinës Marian Dema, do të flasë me rastin e nisjes së Programit të Lidershipit Transformues - komponenta Korpusi i Qytetarëve. (Restauranti Rron, ora 18:00)
- Në kuadër të fushatës së EUICC-së, BE ka të bëjë me Mjedisin e qëndrueshëm, EUICC organizon një ekspozitë me fotografi të titulluar Fotografët e Rinj të Mjedisit, është përzgjedhur nga fotografi i mirënjohur, Atdhe Mulla. (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së, ora 19:30)
- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi shtron iftar për përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës. (Hoteli Swiss Diamond, ora 20:00)