01 Mars 2024

USAID mbështet praktikat e riciklimit

Prishtinë, 5 qershor - Sot, Aktiviteti i USAID-it Riciklimi ka rëndësi dorëzoi mjete dhe veshje pune mbledhësve joformalë të mbeturinave nga komunitetet Romë, Ashkali dhe Egjiptian në Graçanicë.

Mjetet dhe veshjet e punës do të ndihmojnë në përmirësimin e kushteve të punës dhe në rritjen e sigurisë dhe mirëqenies së komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptian, të cilët vazhdimisht ballafaqohen me sfida në grumbullimin, klasifikimin, përpunimin dhe shitjen e materialeve të riciklueshme.

Në bashkëpunim me komunën e Graçanicës, Aktiviteti po punon me qytetarët për t'i edukuar ata për ndarjen e mbeturinave.

Deri më sot, 150 familje në një lagje pilot të Llapnasellës kanë marrë kosha për riciklim dhe kanë filluar me ndarjen e xhamit, metalit, letrës dhe plastikës që përndryshe do të përfundonin në deponi.

Aktualisht, mbledhësit joformalë të mbeturinave nga komunitetet Romë, Ashkali dhe Egjiptian grumbullojnë këto materiale të riciklueshme dhe një sasi e konsiderueshme e tyre do të hyjnë në ekonominë qarkore përmes sektorit privat.

Ndarja dhe menaxhimi i mbeturinave mundëson ripërdorimin e materialeve dhe është komponent kritik për ricikim të suksesshëm, që çon në mundësi më të mira socio-ekonomike për komunitetin.

Ushtruesja e detyrës së Drejtores së Misionit të USAID-it, Kerry Monaghan Hogler, Këshilltari i Kryetarit të Komunës së Graçanicës për çështje të komuniteteve - Gazmend Salijević, Drejtori i Departamentit të Administratës në Komunës së Graçanicës - Igor Aritonovic dhe Roberta Osmani - Drejtoreshë e Programit për Aktivitetin ishin në terren gjatë shpërndarjes.

Aktiviteti i USAID-it Riciklimi ka rëndësi në Graçanicë, partneritet midis USAID-it dhe Demokraci Plus punon për të rritur kohezionin socio-ekonomik në mesin e shumicës së pjesëtarëve të komuniteteve Romë, Egjiptian dhe Ashkali, sektorit privat, të rinjve dhe komunës së Graçanicës, duke krijuar modele të qëndrueshme të riciklimit, në bashkëpunim me të gjitha grupet e shënjestruara.

Demokraci Plus zbaton Aktivitetin në partneritet me organizatat Komunikimi për Zhvillim Social – CSD dhe Roma Versitas Kosova.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)