30 Tetor 2024

Policia arreston terroristet e në anën tjetër, ata me para të krimit po e blejnë lirinë

Prishtinë, 20 tetor - Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook pas lirimit, siç ka thënë ai, të terroristit Dejan Pantiqi, duke thënë se Policia arreston terroristet e në anën tjetër, ata me para të krimit po e blejnë lirinë me dorëzani.

“Sot pamë që terroristi Dejan Pantiq, i cili ka cenuar rendin kushtetues të Republikës së Kosovës e ka sulmuar Policinë dhe objektet e KKZ-së vitin e kaluar, iu paska lehtësuar masa nga Gjykata. Nga arresti shtëpiak, në lirim me dorëzani. As masa e parë dhe aq më pak kjo e dyta nuk kanë të bëjnë me drejtësinë”, ka shkruar ministri Sveçla.

“Mos të harrojmë që një pjesë e konsiderueshme të kriminelëve që vepronin në veriun e vendit tonë e që sulmuan insitucionet e Republikës së Kosovës, Policinë e Kosovës, pjesëtarët e misioneve të huaja dhe gazetarët, janë lënë të lirë në këtë formë. Mund të supozojmë pastaj se me çfarë aktivitetesh janë marrë sërish këta persona”, thotë ai.

Po ashtu, siç thotë Sveçla, veprat për të cilat akuzohen Pantiq dhe të tjerët nuk janë çfarëdo veprash.

“Ata akuzohen për veprat ndër më të rëndat që parasheh Kodi ynë Penal. Kësisoj, këto lloj masash nuk i shërbejnë aspak përpjekjeve tona për rend dhe ligj në veriun tonë dhe as drejtësisë. Përkundrazi, ato lehtësisht mund të jenë stimulim për vazhdim të avazit të vjetër. Askush nuk mund të jetë kaq neglizhent dhe moskokëqarës ndaj punës së paepur, të përditshme, të palodhshme e me shumë sakrifica të organeve tona të sigurisë si Policia e Kosovës dhe Agjencia e Inteligjencës”, ka thënë Sveçla.

Puna e madhe që po bëhet në luftimin e krimit në Mitrovicë, dhe jo vetëm, sipas tij,  nuk mundet me kaq lehtësi të sabotohet.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)