21 Nëntor 2024

Të martën fillon “Java kundër Korrupsion 2023”

Të martën, me 5 dhjetor 2023, fillon “Java Kundër Korrupsion 2023”. Koalicioni i Organizatave të Shoqërisë Civile “Bashkë kundër Korrupsionit”, edhe këtë vit do ta organizojë “Javën Kundër Korrupsion 5-9 dhjetor 2023”. Gjatë kësaj Jave do të realizohen aktivitete të ndryshme që për synim kanë sensibilizimin kundër korrupsionit.

Pjesë e këtij koalicioni të organizatave joqeveritare në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 2023” janë 3 organizata: Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Lëvizja Fol dhe Iniciativa për Progres (INPO).

Për shënimin e kësaj Jave, Koalicioni i OJQ-ve ka planifikuar që të ketë të ftuar të gjithë akterët vendor dhe ndërkombëtar në Kosovë, me qëllim të sensibilizimit në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies sa i përket luftës kundër korrupsionit. Në kuadër të aktiviteteve gjatë kësaj jave do të trajtohet korrupsioni, integriteti, llogaridhënia, transparenca etj.

Në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 5-9 dhjetor 2023”, Koalicioni i OJQ-ve ka planifikuar organizimin e shumë aktiviteteve, ku ndër të tjera është planifikuar të prezantohen edhe raporte konkrete lidhur me trajtimin e korrupsionit, ku pasqyrohen problemet dhe sfidat e institucioneve përgjegjëse në parandalimin dhe luftimin e kësaj dukurie.

Tutje, Koalicioni i OJQ-ve ka planifikuar që të mbahen tryeza të diskutimit me akterët relevant lidhur me luftën kundër korrupsionit, dhe po ashtu është planifikuar që të mbahen konferenca të ndryshme ku pritet prezantimi i shumë raporteve analitike.

“Ndjekja dhe gjykimi i korrupsionit”, “Parashkrimi i kriminalitetit”, “Korrupsioni në Prokurimin Publik”, “Ndikimi i korrupsionit në integrimin e Kosovës në BE”, “Tejkalimi i kompetencave nga Zyra Kombëtare e Auditimit”, “Amnistimi i mos deklarimit të pasurisë”, “Kushtetutshmëria e Qeverisjes”, “Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë përmes deklarimeve publike”, “Transparenca e Qeverisë” dhe “Transparenca e Ndërmarrjeve Publike”, janë disa nga raportet që do të publikohen gjatë “Javës kundër Korrupsion 2023”.

Gjithashtu, Koalicioni i OJQ-ve gjatë kësaj Jave ka planifikuar që të realizojë edhe aktivitete tjera si: Simulimi i seancës së Kuvendit për miratimin e një rezolute anti-korrupsion dhe performanca artistike për shënimin e Ditës Ndërkombëtare kundër Korrupsionit.

Dinamika e shënimit të “Javës Kundër Korrupsion 2023”, përfshine konferenca, tryeza dhe aktivitete të ndryshme në fusha të ndryshme që kanë të bëjnë me parandalimin dhe luftimin e korrupsionit.  Motoja e “Javës Kundër Korrupsion 2023”, e Koalicionit të OJQ-ve është “Bashkë Kundër Korrupsionit”.

Java Kundër Korrupsion organizohet falë mbështetjes së Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Zbatimit të Ligjit (INL).
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)