Ngjarjet e datës 19 janar 2017
- Mbahet takimi për informimin dhe promovimin e mundësive të perfitimit që do të ketë Kosova nga nënshkrimi i marrëveshjes për qasjen në programet e Bashkimit Evropian. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:00)
- Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi viziton komunën e Pejës. (Objekti i komunës së Pejës, ora 9:00)
- Mbahet seanca e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)
- Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi viziton Shkollën e Mesme Teknike Profesionale Shaban Spahia . (Ish-shkolla e Mjekësisë në Pejë, ora 10:00)
- Promovohet libri Elektroteknika i autorit Lutfi Bina. (Objekti i UBT-së, në lagjen Kalabria, ora 10:30)
- Ministri i Financave Avdullah Hoti do të mbajë konferencë për media për të sqaruara shqetësimet e ngritura për ligjin për pagat në sektorin publik, i cili është aprovuar në Qeveri në fund të dhjetorit 2016. (Ndërtesa e Qeverisë, kati 11, ora 10:30)
- Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi takohet me bizneset dhe fermerët e Komunës së Pejës. (Hotel Dukagjini, ora 11:00)
- Zyra e Rinisë Evropiane në Kosovë ndan medaljen e parë të meritave për promovimin e qytetarisë aktive dhe humanizmit Labinot Tahirit. (Salla Alternative në Kuvendin e Kosovës, ora 12:00)
- Aleanca e Gruas së Kosovës e prirë nga kryetarja Magbule Shkodra së bashku me nëna, motra, bija nga mbarë Kosova nderojnë dëshmorët e rënë për lirinë që e gëzojmë ne sot. (Gllogjan, ora 13:00)
- Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së në Prishtinë organizon debatin lidhur me gjendjen e tanishme të ndotjes së ajrit në Kosovë, politikat dhe ligjet e BE-së për cilësinë e ajrit, reagimin institucional ndaj shifrave alarmante rreth ndotjes së ajrit. (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së, 13:30)
- Mbahet ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes për Hua për financimin e Projektit të Trajtimit të ujërave të zeza për komunën e Prishtinës, Obiliqit dhe Fushë Kosovës ndërmjet Ministrisë së Financave të Kosovës dhe NATIXIS, e cila vepron në emër dhe për llogari të Qeverisë së Francës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P32, ora 14:00)
- Shfaqet repriza e fundit të shfaqjes Forum Teatër Çështje Zakoni e cila do të përcillet me diskutim pas performancës. (Teatri Dodona, ora 19:30)