Ngjarjet e datës 22 shkurt 2017
- Departameti amerikan për tregti në kuadër të programit të saj CLDP mban trajnimin e radhës për Doganën e Kosovës. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:00)- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport lidhur me gjendjen në Arsimin e Lartë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)
- DokuFest organizon konferencë për shtyp lidhur më shpërblimin e filmit të shkurtër HOME me çmimin prestigjioz BAFTA në kategorinë e filmave të shkurtër. (Kinema ABC, rr."Rexhep Luci", ora 10:00)
- Zyrtar të Kolegjit të Mbrojtjes së NATO-s do të vizitojnë Akademinë e Kosovës për Siguri Publike më ç'rast do të mbajnë një seri ligjëratash për çështje të sigurisë me titull NATO dhe e ardhmja e sigurisë Euro-Atlantike. (Akademia e Kosovës për Siguri Publike, ora 10:00)
- Mbahet konferencë për media me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes në mes Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë dhe Fondit të Inovacionit të Ndërmarrjeve. (Ndërtesa e MTI-së, ora 10:30)
- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit mban dëgjim publik në lidhje me zbatimin e marrëveshjes për Drejtësinë me të ftuar Ministren e Drejtësisë znj. Dhurata Hoxha dhe Ministren për dialog znj. Edita Tahiri. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)
- Lëvizja FOL organizon diskutimin në Forumin FOL Hapur, ku i ftuar është Memli Krasniqi, Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Qeverinë e Kosovës. (Zyret e Lëvizjes FOL, ora 11:00)
- Ministria e Mjedisit në bashkëpunim më Policinë e Kosovës organizon konferencën me media me rastin e Promovimit të Udhëzimit Administrativ për Gjobat Mandatore. (Villa Gërmia, ora 11:00)
- Mbahet mbledhja e komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të behët harmonizimi i plotësim-ndryshimeve në Ligjin për RTK-n. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)
- Agjencia Kosovare e Privatizimit do të mbaj ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr.29. (Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, ora 12:30)
- Zyra për Qeverisje të Mirë organizon konferencë për lansimin zyrtar të Platformës Online për konsultime publike. (Ndërtesën e Qeverisë, salla P38, ora 13:00)
- Komitetit Olimpik i Kosovës organizon ceremonin solemne me rastin e ndarjes së çmimeve për Laureatet e Vitit 2016. (Hotel Emerald, ora 19:30)