- Shoqata Down Syndrome Kosova, në kuadër te fushatës se shënimit te Ditës Botërore te Personave me sindromën Down, me moton Një Shije Më Ndryshe bën promovimin e kafiterisë X 21, kafiteri e cila ka te inkuadruar personat me sindromën Down. (Adresa Rr.Kosta Novakoviç 9/10, afër Hotel Prishtina, ora 9:00)
- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim përmes projektit të financuar nga zyra e Bashkësisë Evropiane në Kosovë Ndërtimi i Besueshmërisë nëpërmjet Mbrojtjes Kulturore në Kosovë organizon konferencën rajonale Angazhimi i Komuniteteve dhe Ndërtimi i Paqes në Mbrojtjen e Trashegimisë Kulturore. (Biblioteka Kombëtare, ora 9:00)
- Mbahet dita e dytë e "Javës se Gruas 2017" më ç'rast pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të diskutojnë për rëndësinë e qasjes së të gjithë fëmijëve në arsimin parashkollor si masë për përcaktimin e suksesit të nxënësve në hapat e tyre të ardhshëm arsimor, si dhe për promovimin dhe cilësinë e shkollimit profesional si përgjigje ndaj nevojave për punësimin e të rinjve në aktivitete të ndryshme profesionale. (Hotel Emerald, ora 9:30)
- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të marrë pjesë në konferencën Lansimi i programit të Fondacionit Westminster për Demokraci në Kosovë. (Hoteli Swiss Diamond, ora 9:30)
- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi pret në takim arqipeshkëvin Monsinjor Vinzenzo Paglia, Kryetar i Akademisë Papnore për Jetën, Kancelar i Madh i Institutit Papnor Gjon Pali II për studimet mbi martesën e familjen, ipeshkëv i dioqezës së Terni-Narni-Amelias në Itali dhe bashkëthemelues i Komunitetit të njohur të SantEgidio-s. (Kabinetii Presidentit, ora 10:00 - vetëm pamje)
- Mbahet mbledhja e komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të diskutohet zbatimi i Ligjit për shëndetësi në sistemin parësor shëndetësor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)
- Deponit e dhe mbledhësit e hekurishteve, bizneset e pjesëve të veturave në Kosovë, organizojnë protestë para Doganës së Kosovës, ku do të kundërshtojnë vendimet e Doganës së Kosovës, rreth tyre. (Para zyre të Doganës së Kosovës, në Kalabri, ora 10:00)
- Sindikata e Shërbimit Civil organizon konferencë për media. (Lokalet e SSHCK, ish objekti "Gërmia" përball kryqit të kuq, baraka Nr.1., ora 11:00)
- Mbahet mbledhja e Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të behët shqyrtimi i rekomandimeve për mbledhjen plenare rreth çështjes së Hades.(Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)
- Posta e Kosovës do të lëshoj në qarkullim postar dhe do të promovojë pullën postare kushtuar Heroit të Kombit Xheladin Gashi - Plaku. (Kinema ABC, ora 11:00)
- Banka Botërore në bashkëpunim me Doganën e Kosovës paraqesin të gjeturat e raportit të zhdoganimit të mallrave nga momenti i hyrjes e deri në përfundim të procedurave doganore si në eksport po ashtu edhe në import. (Hoteli Sirius, ora 11:00)
- Ujësjellesi rajonal Prishtina dhe CDI me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Ujit realizon aksionin për pastrimin e ambientit rreth liqenit të Batllavës. (Batllavë, ora 11:00)
- Drejtoria e Kulturës në bashkëpunim me Hortikulturën organizon performancë nga ansambli Bajram Curri si dhe mbjellja e luleve dhe fidanëve nga të rinjtë e Kryeqytetit. (Parku i qytetit, ora 11:00)
- Mbahet mbledhja e Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit në lidhje me zbatimin e kontrates koncesionare të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës "Adem Jashari". (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)
- Drejtoria e Kulturës në bashkëpunim me Hortikulturën organizon mbjelljen e luleve dhe fidanëve nga nxënësit e shkollës. (Shkolla fillore Naim Frashëri, ora 11:30)
- Lëvizja Vetëvendosje mbanë konferencë për media, me ç'rast do të flasë Sekretari Organizativ, Dardan Molliqaj. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 12:00)
- Me rasitn e ditës se Pranverës Drejtoria e Kulturës në bashkëpunim me Hortikulturën organizon performancë nga ansambli Prishtina Brass , mbjelljen e luleve dhe fidanëve nga të rinjtë e Kryeqytetit, pikturim nga të rinjtë e Qendrës Rinore, performancës e kitaristëve nga shkolla e muzikës Prenk Jakova dhe SH.K.A Bajram Curri. (Sheshi Nëna Terezë, ora 12:00)
- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli takohet me komunitetin Egjiptian të Kosovës. (Restorant Koha 3 në Pejë, ora 14:15)
- Dega III-të e LDK-së në Prishtinë do të shënojë 27-vjetorin e themelimit të saj, e në të cilën do të marrë pjesë edhe Kryetari i LDK-së, njëherësh dhe Kryeministër i Republikës së Kosovës, Akademik Isa Mustafa. (Pallati i Rinisë, Salla e Kuqe, ora 18:00)
- Me rastin e ditës botërore të Punës Sociale, Departamenti i Punës Sociale në Universitetin e Prishtinës organizon konferencë me temë Program për shënimin e Ditës Botërore të Punës Sociale 2017 në Kosovë.