Ngjarjet e datës 27 prill 2017
- People in Need dhe organizatat partnere HandiKos dhe Shoqata e të Verbërve të Kosovës, shënojnë përmbylljen me sukses të projektit financuar nga BE-ja, Fokusimi në aftësitë - Rritja e punësimit të grupeve në nevojë. (Hotel Sirius, ora 9:30)
- Ambasadori i SHBA-ve, Greek Delawie dhe Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi marrin pjesë në promovimin e Shpiragut në Kosovë. (Sheshi Nëna Terezë, ora 10:30)
- Komisioni për Buxhet Dhe Financa mban takim me Doganat e Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës, në kuadër të procesit të monitorimit të realizimin e planit të të hyrave për tremujorin e parë të vitit 2017. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)
- Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi viziton komunën e Istogut. (Objekti i Komunës së Istogut, ora 11:00)
- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala në një ceremoni solemne do të bëjë ndarjen e Çmimeve në fushën e Trashëgimisë Kulturore. (Parku Arkeologjik Ulpiana, ora 11:00)
- Mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në të cilen do të behët shqyrtimi i Raportit me Rekomandime për Projektligjin për Shoqëritë tregtare, shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil - AAC për vitin 2016. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)
- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. (Selia qendrore e AAK-së, ora 11:00)
- Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Javës për Persona të Pagjetur dhe 27 Prillit - Ditës së të Pagjeturve të Kosovës, në Kompleksin Memorial në Mejë të Gjakovës, organizohet Tubimi Përkujtimor. (Mejë e Gjakovës, ora 11:00)
- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në shënimin e 27 Prillit - Ditës së të pagjeturve të Kosovës. (Kompleksi memorial në Mejë të Gjakovës, ora 11:00)
- Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi takohet me përfaqësuesit e bizneseve të komunës se Istogut. (Restorant Trofta, ora 11:30)
- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, bashkë me Drejtorin e Bujqësisë, Ferat Makolli, do të pranojnë disa makineri bujqësore si donacion nga Turqia. (Fshati Grashticë, ora 11:30)
- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të vejë gurthemelin e shkollës së mesme të ulët Qamil Iljazi në fshatin Kaçanik i Vjetër. (Fshati Kaçanik i Vjetër, ora 13:00)
- Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë ne ceremoninë e përurimit të shkollës "Qamil Ilazi". (Kaçanik i vjetër, ora 13:00)
- Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së në Prishtinë organizon panel diskutimi me temën Çfarë pas PISA? Cilat janë reformat e nevojshme në arsimin kosovar për të përmbushur kërkesat nga PISA?. (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së ora 13:30)
- Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi viziton kompaninë Devolli Qumështi Vita. (Zona Industriale në Istog, ora 14:00)
- Kryeparlamentari Kadri Veseli takon gratë sipërmarrëse. (Kaçanik, ora 14:00)
- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut - Kosovë organizon aksionin simbolik me rastin e Ditës Kombëtare për Personat e Pagjetur. (Sheshi Ibrahim Rugova në Prishtinë, ora 17:00)
- Organizohet pritje me rastin e kthimit be Kosove te Ramush Haradinajt. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 19:00)