14 Maj 2025

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 mars 2017

- Me rastin e përfundimit të suksesshëm të rishikimit të dytë dhe të tretë të programit, Përfaqësuesi Rezident i Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovë, Ruud Vermeulen mban konferencë për shtyp. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Financave Avdullah Hoti mban konferencën për media në lidhje me aprovimin nga Bordi i Fondit Monetar Ndërkombëtar të rishikimit të dytë dhe të tretë të programit SBA me Kosovën. (Ndërtesa e  Qeverisë, kati 11, ora 10:30 - ndryshon Hotel Sirus, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në të cilën do të bëhët diskutohet raporti i Post Privatizimit të KEDS-it si dhe shqyrtimi i Raportit për Rekomandime i Projektligjit për plotësimin e Ligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)

- Mbledhja e komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor  në të cilën do të bëhët shqyrtimi përfundimtar i raportit me rekomandime i projektligjit për mbrojtjen nga zhurma, shqyrtimi i projektligjit për mbrojtje nga rrezatimi dhe siguri bërthamore dhe shqyrtimi i projektligjit për kompleksin memorial "Adem Jashari" në Prekaz. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon debatin publik për llogaridhënie ndërmjet të zgjedhurve dhe studentëve të rajonit të Prishtinës. (Salla e Kuqe e Fakultetit Filologjik të UP-së, ora 13:00) 

- Zyra për Qeverisje të Mirë e Zyrës së Kryeministrit publikisht paraqet raportin e parë mbi financimin publik të organizatave të shoqërisë civile në Republikën e Kosovës për vitet 2015-2016. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla 38, ora 13:30)

 

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 13 mars 2017

 - Mbahet ceremonia e ndarjes së certifikatave për 97 kandidatët të cilët e kanë kaluar provimin e Jurisprudencës. (Amfiteatri në ndërtesën e Qeverisë së re, ora 10:00)

- Lëvizja FOL organizon ligjëratën me temën “Lufta ndaj Korrupsionit”, me Afërdita Bytyçin, kryetare e Gjykatës Themelore të Prishtinës. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizon tryezën e diskutimit me temë “Si të procedojmë me formimin e ushtrisë?”. (Salla e Konferencave Orion, ora 12:00)

- Këshilli Rinor Kosovar – KYC organizon takim diskutues, me ç’rast edhe do të publikohen raportet “Këshilli Drejtues i Shkollës” dhe “Procesi i testimit në bazë të ligjit të ri mbi Provimin Shtetëror të Maturës”. (Qendra Kulturore e BE-së, ora 12:00)
 
- Drejtori i Klinikës Emergjente, dr. Basri Lenjani, do të mbajë konferencë për media në të cilen do të jepen detaje në lidhje me rastin e plagosjes dhe trajtimet mjekësore që ka marrë i plagosuri. (Para hyrjes së Klinikës Emergjente në QKUK, ora 12:00)

- Banorët e Hades dhe Forumi për Iniciativa Qytetare organizojnë protestën si reagim i banorëve të Hades, familjet e të cilëve për vite me radhe, që nga 2004-ta kur ka filluar zhvendosja e dhunshme, ballafaqohen me shkeljen e të drejtave të tyre, kushtet më të rënda mjedisore ekonomike, që po rrezikojnë edhe jetët e familjeve të tyre. (Para Ministrisë për Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, ora 13:00)

- Nënkryetari i degës  Partisë Demokratike të Kosovës  në Ferizaj, respektivisht asmbleist komunal dhe këshilltari i zëvendëskryeminsterit Hajredin Kuqit, z. Lulzim Aliu, mbanë konferencë jashtzakonshme për arsyen e dorëheqjes nga asmbleisti komunal!. (Zyrat e reja të PDK-së dega në Ferizaj!, ora 14:00)


Ngjarjet e datës 12 mars 2017

- Policia e Kosovës organizon një konferencë të jashtëzakonshme të  nga, e cila ka të bëjë arrestimin e disa personave te dyshuar dhe sekuestrimin e nje sasie te konsiderueshme te narkotikeve. (Salla e stacionit policor “Qendra”, ora 15:30) 

Ngjarjet e datës 11 mars 2017

- Dega e  Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj mbanë konferencën për medie me temë "Kontrabandimi i tokave në Komunën e Ferizajt nuk kan të ndalur!". (Zyrat e reja të PDK-së dega në Ferizaj, ora 11:00)

- Artisti me renome botërore Sislej Xhafa, përfaqësuesi i Pavijonit të Kosovës në Bienalen e 57-të të Venedikut, së bashku me komisionerin Valon Ibraj dhe kuratoren Arta Agani do të mbajnë një konferencë per media. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 12:00)

Ngjarjet e datës 10 mars 2017

- Shoqata Kosovare e Terapisë Familjare e mbështetur nga Ministria e Diasporës organizon tryezën  e rrumbullakët “Familja dhe emigrimi”. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:30)

- Vazhdimi i Seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë: “Sfidat në Sistemin e Drejtësisë: Pakënaqësia qytetare kundrejt punës së gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ku qëndron problemi?” (Hotel Swiss Diamond, ora 10:30)

- Koalicionit për KOMRA mban konferencë për shtyp e me tema "llokimi i ballafaqimit me të kaluarën si dhe i procesit të KOMRA-së". (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në të cilin do të behët shqyrtimi i Projektligjit  për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)

- Mbahet ceremoni solemne me rastin e 4 vjetorit te themelimit te Universitetit "Kadri Zeka" ne Gjilan. (Mjediset e Universitetit te Gjilanit, ora 12:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të katërvjetorit të themelimit të Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”. (Mjediset e Universitetit, ora 12:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)
 
- Ambasadori Greg Delawie do të flasë me rastin e pritjes së organizuar për të nderuar grate në biznes. (Hoteli Sirius, ora 14:00)

 

- Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës mbajnë konferencë të jashtëzakonshme e cila ka të bëjë Veprën Penale ,,Falsifikim i parasë”. ( Salla e stacionit policor “Qendra”, ora 15:30)

- Shfaqet premiera e filmit HOME i cili u shpall fitues nga BAFTA në kategorinë filmi i metrazhit të shkurtër. (Kinema Jusuf Gërvalla në Pejë, ora 20:00) 

Ngjarjet e datës 9 mars 2017

- Drejtoresha e Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor Genoveva Ruiz Calavera me kryetarin e Lëvizjes Vetevendosje, Visar Ymeri.  (Zyra e BE-së, ora 08:45 - vetëm pamje)

- Mbahet takimi i 130 -të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 10:00)

- Drejtori i misionit të USAID-it James Hope do të flasë në ceremoninë e prezantimit të tre vjetëve të partneritetit në mes të aktivitetit tonë Avancojmë Kosovën së Bashku – Primar dhe 16 komunave. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Vazhdimi i Seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Shoqata e Nefrologëve të Kosovës shënon Ditën Botërore të Veshkës ku do të  hapet pika informuese me ç’rast qytetarëve do t’u shpërndahen fletë-palosje me përmbajtje sensibilizimi për zbulimin e hershëm të sëmundjeve të veshkave. (Sheshi “Nena Tereza”, ora 10:00)

- Kryetar i Lipjanit, Imri Ahmetaj dhe Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor e Komisioni Evropian, Genoveva Ruiz Calavera marrin pjesë në hapjen e ekspozitës me foto në biblotekën e qytetit të Lipjanit. (Bibloteka e qytetit të Lipjanit, ora 10:00)

- Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi viziton komunën e Junikut. (Objekti i komunës së Junikut, ora 11:00)
 
- Kompania e Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina” bën përurimin e punimeve për rehabilitimin e Fabrikës për përpunimin e ujit të pijshëm në Badoc. (Badoc, ora 11:45)

- Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi viziton Kompleksin e Bizneseve në Junik. (Tek Pemishtja në Junik , ora 12:30)

- Shoqata e Nefrologëve të Kosovës shënon Ditën Botërore të Veshkës  me ç’rast mbann ligjërat me temën kryesore “Obesiteti dhe Veshka”. (Salla e Telemjekësisë në QKUK, ora 13:00)

- Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi viziton Kullën e Ramë Zymerit në Junik. (Lagjja Qok, ora 13:30)

 

Ngjarjet e datës 8 mars 2017

- Me rastin e 8 Marsit Ditës Ndërkombëtare të Grave, kolektivi qytetar "Marshojme S'festojmë" organizon aksion informimi për të drejta ekonomike dhe shoqërore. (Prishtinë, ora 8:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli viziton kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Kazerma “Adem Jashari", ora 8:15)

- Mbahet mbledhja e komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, etj. (Ndërtesa  e Kuvendit, salla N204, ora 9:30)

 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare në të clën do të procedohet Projektligji  për Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Ndërtesa, salla  C-301, ora 10:00)

- Arpolis bën promovmimin dhe publikimin e raportit “Adresimi i Ngacmimeve Seksuale brenda Universiteteve Publike” i cili adreson situatën aktuale lidhur me ngacmimin seksual brenda universiteteve publike. (Biblioteka Kombëtare, ora 10:00)

- Me rastin e diskutimit lidhur me ngacmimin seksual nëpër Universitete publike në Kosovë, si abuzim i të drejtave të njeriut, zëvendës-shefja i Misionit të SHBA-ve në Kosovë, Colleen Hyland do tu drejtohet të pranishmëve me një fjalë rasti. (Biblioteka Kombëtare, ora 10:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, merr pjesë në Lansimin e Raportit për zbatimin e programit 2008-2013 të organizuar nga Agjencioni për Barazi Gjinore. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Lëvizja FOL organizon diskutimin e radhës në Forumin FOL Hapur, ku i ftuar është Arban Abrashi, Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale. (Zyret e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Mbahet debati publik për Raportin Vjetor të RTK-së për vitin 2016. (Mjediset e Teatrit AAB, ora 11:00)

- Me rastin e 10 vjetorit të punës, Klinika Amerikane përuron objektin e ri, ku do të ofrohen shërbime me standarde ndërkombëtare. (Magjistralen Prishtinë - Shkup, ora 11:30)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit të Komisionit Evropian, Genoveva Ruiz Calavera. (Kabineti i Kryeparlamentarit, ora 11:30)

- Kolektivi qytetar "Marshojme S'festojmë" organizon marsh  që synon të jetë zёri për të shtypurat në shoqëri. (Sheshi "Zahir Pajaziti", ora 12:00)

- Kosovo United States Alumni do të mbajë një ceremoni lansimi te projektit “Eliminimi i barrierave për mundësi të barabarta”. (Salla e konferencave të Odës Ekonomike të Kosovës, ora 14:00)

- Ish-Presidentja Jahjaga, Ambasadori Delawie do të mbajë fjalim në hapjen e ngjarjes së Shoqatës Kosovë-SHBA të Alumnive në kuadër të projektit “Eliminimi i Barrierave për Mundësitë e Barabarta”. (Salla e Konferencave e KUSA-s në OEK, ora 14:00)

- Grupi parlamentar dhe Komiteti për Mbrojtje Sociale i Lëvizjes Vetëvendosje! organizojnë tryezën, "Pabarazia dhe papunësia e grave dhe vajzave në Kosovë”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-409, ora 14:00)

- Gratë dhe vajzat e fshatit Hade në bashkëpunim me Forumin për Iniciativa Qytetare organizojn protestë si rrjedhojë e dështimit të Institucioneve të Kosovës dhe Bankës Botërore për vite me radhë, për të realizuar një zhvendosje me dinjitet dhe me të gjitha standartet e hartuara prej vetë Bankës Botërore dhe të miratuara prej Qeverisë së Kosovës. (Para përfaqësisë së Bankës Botërore, rruga Prishtinë-Fushë Kosovë, ora 14:00)

- PEN organizon punëtori për integrimin e perspektivës gjinore në nivel të organizatave dhe programeve. (Zyret e PEN në lagjen aktash, prapa ish-Intereminex, ora 14:30)

- Drejtori i Qendrës për Analiza të Politikës, Janusz Bugajski  do të prezantojë para studentëve dhe stafit të UBT-së temën “Çfarë të presin nga presidenca e Trump-it”. (UBT, ora 17:30)

 

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të mbajë konferencë për gazetarë. (Kabineti i Presidentit, ora 18:00)

- Me rastin e 8 Marsit Ditën Ndërkombëtare të Grave, Artpolis organizon shfaqjen Copë Copë. (Teatri Oda, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 7 mars 2017

- Me iniciativën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë dhe nën koordinimin e Odës Ekonomike të Kosovës organizohet "Forumi Ekonomik Kosovë - Greqi". (Hotel Swiss Diamond, ora 9:00)

- Agjencia për Regjistrim Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Oda e Noterëve e Republikës së Kosovës, do të nënshkruajnë marrëveshje për shkëmbim të të dhënave në mes të këtyre dy institucioneve. (Objekti i Ministrisë së Punëve të Brendshme, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti dhe Drejtoresha e Arsimit, Arbërie Nagavci​, do të vizitojnë Shkollën Fillore "Naim Frashëri". (Shkolla Naim Frasheri, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit me temë “Shqyrtimi i praktikave dhe vlerësimi i nevojës për Ligjin për partitë politike”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- I ngarkuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Programi Migrimi për Zhvillim i GIZ-it prezanton një studim për “Rrjetet e migrimit ndërmjet Gjermanisë dhe vendeve të origjinës Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kryesia e Forumit të Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës me rastin e përvjetorit të 27 të themelimit, do të bëjë homazhe te varri i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova. (Velani, ora 10:45)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. (Kabineti i Kryeparlamentarit, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim në të cilën do të behët shqyrtimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204", ora 11:00)

- Ministri Arsimit  Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami me rastin e 7 marsit - Ditës së Mësuesit do të vizitojë shkollen fillore, te mesme dhe te ulët “Model” në Prishtinë. (Objekti i shkollës "Model", ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të Komisionit Funsional në Projektligjin për plotësimin e ligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 11:00)

- Ministria e Shëndetësisë organizon prezantimin e softuerit CANREG për raportimin e sëmundjeve malinje në Kosovë. (Ndërtesa e Institutit të Shëndetësisë Publike, ora 11:00)

- Ministrja për Dialog Edita Tahiri raporton para komisionitpër Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri lidhur me ecurinë e anëtarësimit të KOSST-it ne ENTSO-E. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)

- Grupi i Grave Asambleiste do të shpërndajë mirënjohje për mësuesit e pensionuar, veteranë të arsimit. (Ndërtesa e vjetër e Komunës së Prishtinës, salla nr, 37 të, ora 11:00)

- Kryesia e Forumit të Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës do të vendosë lule te monumenti i gruas. (Monumenti i Gruas, ora 11:45)

- Mbahet mbledhja e komisionit për  Integrime Evropiane në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për kontrollin e brendshëm të financave publike, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së; (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 13:30)

- Drejtoresha e Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Genoveva Ruiz Calavera takohet me kryeministrin Isa Mustafa. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00 - vetëm pamje)

- Drejtoresha e Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Genoveva Ruiz Calavera i dorëzon marrëveshjen financiare të IPA 2016 Ministres se Integrimit Evropian Mimoza Ahmetaj. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P32, ora 14:35)

- Drejtoresha e Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor Genoveva Ruiz Calavera takohet me përfaqësuesit e shoqërisë civile. (Zyra e BE-së në Prishtinë, ora 16:30 - vetëm pamje)

- Komuna e Prishtinës organizon manifestimin festiv me program nga nxënësit e shkollave të Prishtinës dhe do të nderohen mësuesit e dalluar. (Ndërtesa e re e Komunës së Prishtinës, ora 17:00)

- Drejtoresha e Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor Genoveva Ruiz Calavera takohet me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci. (Zyra e BE-së në Prishtinë, ora 18:00 - vetëm pamje)
 

Ngjarjet e datës 6 mars 2017

- Mbahet mbledhja e komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës si dhe shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale me amendamente të Komisionit funksional për Legjislacion. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 9:30)

- Strong Cities Network, ICITAP-i dhe OSBE-ja te mbështetur nga Departamenti i Shtetit të ShBA-ve organizojn konferencën dy ditore “Qytetet e Forta në Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm në Kosovë”. (Hotel “Dukagjini” në Pejë, ora 10:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli, bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”. (Prekaz, ora 10:00) 

- Për nder të 7 Marsit - Ditës së Mësuesit, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, organizon ceremoninë e ndarjes së çmimit tradicional “Shaban Jashari”, ndërsa me këtë rast do të ndahen edhe mirënjohje për mësimdhënës të dalluar nga secila komunë. (Ndërtesa e MAShT, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Buxhet Dhe Financa në të cilën do të behët shqyrtimi i amendamentit plotësues të Komisionit funksional për Mbikëqyrjen e Financave Publike për Projektligjin për Kontrollin e Brendshëm të Financave dhe shqyrtimi i Projektligjit për plotësimin e Ligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 13:30)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, Ministria e Drejtësisë, Ambasada e Norvegjisë, dhe Kolegji “ILRIA” do të shpërblejnë tri punimet më të mira me temë “Ndërmjetësimi si mënyrë alternative e zgjedhjes së mosmarrëveshjeve mes palëve”. (Lokalet e Fakultetit Juridik të Kolgji “ILIRIA”, ora 14:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në të cilën do të behët informimi i përfaqësuesit të Agjencisë për Barazi Gjinore si dhe  shqyrtimi i Peticioneve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 14:00)

 

- Mbahet Konferenca Evropiane e Terapisë së Gjuhës dhe të Folurit e organizuar për herë të parë në Kosovë nga Kolegji Heimerer. (Kampusin e Kolegjit Heimerer, rruga për Veternik, ora 15:00) 

- Demokracia Plus do të lansojë platformën online ndreqe.com e cila mundëson komunikimin e komunave me qytetarë për rregullimin e shërbimeve publike komunale. (Hotel Sirius, ora 16:00)
 
- Kryeparlamentari Kadri Veseli, merr pjesë dhe mbanë fjalë rasti në Akademinë përkujtimore kushtuar komandantit legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 5 mars 2017

- Për nder të ditës ndërkombëtare të Logopedisë, studentët e Kolegjit Heimerer organizojnë aktivitet humanitar. (Sheshin Nëna Terezë, ora 10:00)

- Me rastin e 19 vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari, Qeveria e Republikës së Kosovës, organizon Manifestimin gjithë popullorë, në kujtim dhe nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroizmit të Komandantit Legjendar dhe familjes Jashari. (Kazerma e FSK-së “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 11:00) 

- Presidenti Hashim Thaçi,  Kyeparlamentari Kadri Veseli dhe Kryeministri Isa Mustafa marrin pjesë në ceremoninë ushtarake të FSK-së, për nder të Epopesë së UÇK-së. (Kazerma e FSK-së “Adem Jashari”, Prishtinë, ora 11:00)

 


Ngjarjet e datës 4 mars 2017

- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi takohet me Përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini. (Kabineti i Presidentit Thaçi, ora 9:00 - vetëm pamje)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, pret në takim Përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini. (Kabineti i kryeparlamentarit Veseli, ora 9:35)

- Kryeministri, Isa Mustafa takohet me Përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini. (Kabineti i kryeministrit Mustafa, ora 10:00 - vetëm pamje)

- Kryeministri, Isa Mustafa dhe Përfaqësuesja e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini mbajnë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 10:35)

- Liderët e partive politike takohen me Përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini. (Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia festive e ndarjes së mirënjohjeve pensionistëve të arsimit nga e tërë Kosova në respekt të 7 Marsit ditës së madhe të mësuesit dhe shkollës shqipe. (Salla e kuqe  të Pallatit të Rinisë, Kulturës dhe Sporteve, ora 12:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e mbështetur edhe nga shumë parti tjera organizon protestë gjithpopullore në mbështetje të Ramush Haradinajt. (Sheshin Skenderbeu në Pristhinë, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 3 mars 2017

- Parlamenti Evropian në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës dhe Këshillin për Bashkëpunim Rajonal organizojn konferencër ndër-parlamentare me temë "Politika e rrjeteve trans-evropiane dhe agjenda lidhëse". (Hotel Swiss Diamond, ora 9:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës organizon hapjen e Projektit të Binjakëzimit IPA 2014 me temë “Fuqizimi i efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës së sistemit Gjyqësor dhe Prokurorial në Kosovë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Në kuadër të organizimeve të shumta për Ditën Evropiane të Logopedisë, logopedët e Kolegjit Heimerer ofrojnë vlerësime individuale falas për fëmijët që kanë vështërsi të gjuhës, të folurit, komunikimit, zërit dhe gëlltitjes. (Hapësirat e Kolegjit Heimerer, ora 10:00)

- Dogana e Kosovës organizon një ceremoni të ndarje së mirënjohjes për studentët e UP të cilët gjatë punës praktike në Doganë kanë arritur suksesshëm të ndërtojnë një sistem kompjuterik shumë të nevojshëm për Doganën e Kosovës. (Drejtoria e Doganës, ora 10:30)

- Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë nis projektin për forcimin e efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës së sistemit gjyqësor dhe prokurorial në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Lëvizja FOL organizon diskutimin në Forumin FOL Hapur, ku i ftuar është Skender Hyseni, Ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës. (Zyret e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën për media, në të cilën do të prezantohen të gjeturat nga mekanizimi për matjen e transparencës “Transparometri Komunal”, për 11 komuna të Kosovës. (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)

- Ministria e Financave dhe Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik organizojnë tryezën “Prezantimi i Strategjisë së Prokurimit Elektronik “. (Ndërtesa e  Qeverisë, salla - P38, ora 11:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në tryezën “Prezantimi i Strategjisë së Prokurimit Elektronik “. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)
 
- OJQ EC Ma Ndryshe e realizon performancën publike “Trotuari si hapësirë publike”. (Rruga “Remzi Ademaj”, përballë Urës së Naletit në Prizren, ora 11:00)

- Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi raporton para komisionit për Mbikëqyrjen e Agjensionit Kosovar për Intelegjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 13:00)

 
- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës.  (Ndërtesa e Qeverisë, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 2 mars 2017

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit bën shqyrtimin e raportit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës si dhe shqyrtimin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale; (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 9:30) 

- Komisioni për Punë të Jashtme i Kuvendit të Republikës, të enjten, më 2 mars 2017, pret në takim një delegacion nga Republika Arabe e Egjiptit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-2, ora 10:00) 

- Mbahet seanca e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)
 
- Ish- ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Sh.T. Robert Bosch, ligjëratë speciale për studentët e AAB-së. (Objekti i Kolegjit AAB, ora 11:00)

- Mbahet takimi i parë i projektit të financuar nga BE-ja “Mbrojtja dhe riintegrimi i dhunës me bazë gjinore në veri të Kosovës”. Shuma totale e projektit është 148,200 euro dhe kohëzgjatja është 24 muaj. (Qendra e Biznesit në Mitrovicën veriore, ora 12:15)

- Hidhet shorti i turneun ndërkombëtar të pingpongut 'Adem Jashari' që është parapar që është paraparë se do të mbahet me 4 dhe 5 Mars. (Kolegji Universum, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 1 mars 2017

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme do të lansoj fushatën vedijësuese për parandalimin e migrimit të parregullt. (Ndërtesën e MPB-së, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do ta mbajë takimin e dytë konsultativ për Komisionin për të Vërtetën dhe Pajtimin. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00 - i hapur për media vetëm 15 minutat e parë)

- Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe Helvetas Swiss Intercooperation, Projekti për Decentralizim dhe Përkrahje Komunave - DEMOS, financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë organizojnë Forumin për Siguri në Trafik: çka duhet të bëjnë komunat në Kosovë? (Amfiteatri i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike në Prishtinë, ora 10:30)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni është i ftuar në mbledhjen e komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me shqyrtimin e raportit të Auditimit për Pasqyrat Financiar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, për vitin e përfunduar me 31 dhjetor 2015. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të vizitojë Komunën e Prizrenit, ku fillimisht do të ketë takim me kryetarin e kësaj Komune, Ramadan Muja. (Komuna e Prizrenit, ora 11:00)

- Komisioni për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për mbrojtjen e fëmijës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Ish ministri i Jashtëm i Egjiptit, Mohamed El Orabi dhe Ahmed El-Moslemany, ish këshilltar i ish presidentit të Egjiptit, Adly Mansour mbajnë ligjëratë të përbashkët me temën “Diplomacia publike: Marrëdhëniet Kosovë-Egjipt”. (Biblioteka Kombëtare, ora 11:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë dhe Komuna e Istogut organizojn konferencën informuese dhe dialoguese me bizneset e Komunës së Istogut. (Restorant “Trofta” në Istog, ora 11:30)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në Konferencën Informuese për Zhvillimin e Sektorit Privat “Ditët e Biznesit tё Vogël 2017” që zhvillohet në Istog. (Restaurant “Trofta”, Istog, ora 11:30)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të vizitojë shkollën e Mesme Ekonomike në Prizren. (Prizrenit, ora 11:30)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në Konferencën Informuese për Zhvillimin e Sektorit Privat “Ditët e Biznesit tё Vogël 2017” që zhvillohet në Istog. (Restaurant “Trofta”, Istog, ora 11:30)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të behët shqyrtimi në parim i Projektligjit për Aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave nga pjesët veriore të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Kryeministri Isa Mustafa zhvillon një vizitë tek prodhuesit e peshkut “Trofta” në Istog.(Restaurant “Trofta”, Istog, ora 13:00)

- Dega e  Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj mbanë konferencën për medie, me temë "Muharrem Sfarqa nuk e di çka është zhvillimi ekonomik". (Zyrat e PDK-së dega në Ferizaj, ora 13:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media mban dëgjim publik lidhur me ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për RTK-në.(Ndërtesa e Kuvendit, salla N-506, ora 13:00)

- Kryeministri Isa Mustafa zhvillon një vizitë në biznesin prodhues “Agroproduct shpk”, prodhues dhe eksportues i bimëve mjekuese dhe çajrave të malit, me rreth 30 punëtorë dhe mbi 100 koperantë-mbledhës të bimëve mjekuese dhe çajit. (Në fshatin Sine, Komuna e Istogut, ora 13:30)

- Ministria e Integrimit Evropian organizon takimin vjetor ndërmjet Suedisë dhe Kosovës - lidhur me asistencen suedeze për Kosovën - marrëveshja për bashkëpunim në reforma gjatë periudhës 2014-2020. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-37, ora 15:00)
 

Ngjarjet e datës 28 shkurt 2017

- Mbahet mbledhja e komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit lidhur me përgjigjen e kërkesës e Gjykatës Kushtetuese lidhur me Rastin KO-12/17 te datës 14 shkurt 2017. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00)

- Shoqata e Peshkatarëve "Trofta e Lepencit" dhe Organizata për Mbrojtjen e Mjedisit "Gjethi" në Kaçanik organizojnë protestë për të kundërshtuar ndërtimin e hidrocentraleve në Lumin Lepenc. (Para Objektit Komunal, ora 10:00)

- Këshilli i Investitorëve Evropian në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës dhe Zyrën e Bashkimit Evropian organizon “Dialogun për Investime”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në “Raundin e dytë të Platformës së Dialogut për Investime”, i cili organizohet nga Këshilli i Investitorëve Evropian  në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës dhe Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit mban dëgjim publik  për Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr.04/L-149 për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizon “Panairin e Vullnetarëve” që do të mbahet për herë të parë në Kosovë, në kuadër të projektit “Vullnetarizmi për Zhvillim: Promovimi i vullnetarizmit dhe qytetarisë aktive në Kosovë”. (Teatri ODA, ora 11:00)

- Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Hilmi Mehmeti raporton para komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje organizon debatin mbi Universitetin dhe Arsimin e lartë në Kosovë ku prezantimin fillestar do ta bëjnë Glauk Konjufca dhe prof. Mytaher Haskuka. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-409, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Buxhet Dhe Financa në të cilën do të behët shqyrtimi i Projekligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Bashkëpunim Financiar në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Austrisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Kryeministri Isa Mustafa pret në takim minatorët, me rastin e përmbylljes së Javës së Minatorëve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 12:00)

- Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Xhavit Haliti pret në takim personalitete të larta nga Egjipti. (Kabineti i kryetarit të Kuvendit, ora 12:30)

- Minsitri i financave, Abdullah Hoti bën prezentimin e Pakos së dytë Fiskale para komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 12:30)

- Bëhet promovimi i librit "Flakë e Pashuar" i autorit Hajrush Kurtaj, kryetar i OVL UÇK dega në Kaçanik. (Lokalet e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, selia qendrore në Prishtinë, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 27 shkurt 2017

- Shoqatat sindikale e Postes se Kosovës organizon protestën e punëtorëve më ç'rast do të deponojnë edhe peticionin e nënshkruar nga të gjithë punëtorët e Postës, me të cilin kërkokohet shkarkimi i anëtarëve aktuale të Komisionit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës. (Para kuvendit të Kosovës, ora 9:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave e Ministrisë së Punëve të Brendshme do të promovojë Strategjinë dhe Planin e Veprimit 2016 – 2020, për Zvogëlim të Rrezikut nga Fatkeqësitë. (Hotel Emerald, ora 10:00) 

 

- Administrata Tatimore e Kosovës do të përsërisë seminarin me tatimpaguesit e regjionit të Prishtinës, me qëllim që të informohen për deklarimin vjetor dhe pasqyrat financiare, mënyrën e aplikimit të ngarkesës së kundërt të TVSH-së për furnizimin e shërbimeve në lëmin e ndërtimit, brenda vendit si dhe për mënyrën e raportimit të Librit të Blerjes dhe Librit të Shitjes, përmes Sistemit Elektronik – EDI. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë "Një vit pas hyrjes në fuqi të MSA-së -A jemi me afër integrimit në BE?". (Hoteli Swiss Diamond, ora 10:30)

- Me rastin e përfundimit të fazës së dytë të pilot projektit Women in Online Work mbahet ceremonia e ndarjes së certifikatave për vajzat nga komuna e Prishtinës, Fushë Kosovës dhe Obiliqit, të cilat me sukses i kanë përfunduar trajnimet ne tri module si Kodim, Dizajn Grafik dhe Marketing në rrjete sociale. (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

 

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në ceremoninë e ndarjes së certifikatave për projektin “Vajzat në TIK”. (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Instituti për Hulumtime dhe Analiza Sociologjike - Sociometri organizon konferencën me temë “Kosova 9 vjet pas pavarësisë, shtet funksional apo projekt i dështuar”, ku do të marrin pjesë ekspertë të fushave të ndryshme, juristë, politologë, sociologë, njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare, ekonomistë etj. (Instituti Albanologjik, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 26 shkurt 2017

- Projekti anti-korrupsion i UNDP-së do të prezantoj ushqime të përgatitura nga receta që përdorën shënime dhe statistika mbi korrupsionin në vend. (Ambientet e lokalit “Papirun” në Prishtinë, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 25 shkurt 2017

- OJQ-ja "Sundimi i Demokracisë në Kosovë" organizon tryezë me temë "Ndikimi i ujit të pijës në Migrimin e banorëve të Orllanit dhe fshatrat për rreth kufirit". (Restaurant "Liqeni" në Orllan, ora 11:00)

- Shfaqet Premiera e filmit te metrazhit të shkurtë “Tenderi” me regjisore dhe skenariste Arlinda Morina ku paraqitet jeta e një taksisti mes droges, prostitucionit dhe vrasjes. (Kinema ABC, ora 12:00)

 

- Prindërit e Astrit Deharit, dhe avokati i tyre, Tomë Gashi, mbajnë një konferencë për medie. Do të prezantohet Instituti i Bashkimit Evropian, i cili do të angazhohet për hetime dhe ekspertiza të pavarura për vdekjen e Deharit. (Zyrat e avokatit Tomë Gashi, afër Kinemasë ABC, ora 12:00)

- Dega e LDK-së në Kaçanik do të shënojë 27-vjetorin e themelimit të saj, e në të cilën do të marrë pjesë edhe Kryetari i LDK-së, njëherësh dhe Kryeministër i Republikës së Kosovës, Akademik Isa Mustafa. (Restoranin “Art” në Kaçanik, ora 13:00)

- Me rastin e tre vjetorit të themelimit, NISMA për Kosovën do të mbajë konventën solemne për të shënuar përvjetorin e saj. (Hotel Emerald, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 24 shkurt 2017

- Grupi i ekspertëve të pavarur do të prezantojnë fakte të reja shkencore mbi demarkimin e vijës kufitare Kosovë - Mali i Zi. (Hotel Sirius, ora 10:00)

 

- Komisioni i ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës mban konferencë për medie. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Agjensionit Kosovar për Intelegjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

 

- Organizata “Demokracia Studentore” dorëzon peticionit për lirimin e ish-komandantit të UÇK-së, Ramush Haradinaj, në Ambasadën e Francës. (Ambasada e Francës në Prishtinë, ora 11:00)

- Ish-Presidenti kroat, Stipe Mesic do të viztojë Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës më ç'rast do të takohet me zyrtarët e kësaj partie. (Selia Qendrore e AAK-së, ora 11:45)

- Mbahet ceremonia e promovimit te veprës “Një lum që nuk ndalet”, i autorit Basri Demiri. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, ora 12:00)

- Asociacioni i Kriminologëve dhe Kriminalistëve të Kosovës, organizon tryezë shkencore me titull “Krimet kundër njerëzimit të sansksionuara me të drejtën ndërkombëtare penale (gjenocidi, krimet kundër njerëzimit, krimet e luftës) në Republikën e Kosovës 1998-1999”. (Salla e konferencave Orion, përballë Kino ABC, ora 13:00)

 

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci me bashkëpunëtorë merr pjesë në përurimin e zbatimit të masave të efiçiencës në Shkollën Fillore "Jahë Salihu", në fshatin Molliq të Gjakovës. (Fshati Molliq, ora 15:00)

- Aleanca Kosova e Re mban kongresin e katërt zgjedhor të partisë. (Pallati i Sporteve në Prishtinë, ora 16:30)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe Vullnetarët e Kombeve të Bashkuara në partneritet me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe Ekipin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë do të hapin ekspozitën me foto të përzgjedhura nga fushata #ecokosovo. (Biblioteka Kombëtare, ora 17:30)

 

- Qendra Kulturore ‘Yunus Emre’ dhe Fondacioni për ndihmë humanitare ‘IHH’, përkrahur nga Qendra Mediko-Psikoterapike ‘Labyrinth’ dhe Policia e Kosovës organizojn tryezen e diskutimit me qytetar ‘Droga, fundi i lirisë’, organizuar në kuadër të programit për luftimin e drogës, ora 14:30 

Ngjarjet e datës 23 shkurt 2017

- Mbahet takimi i përbashkët i Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim me Këshillin për Stabilizim-Asociim si dhe raportimi i Ministrave lidhur me zbatimin e Agjendës se Reformave Evropiane. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 10:00 - vetëm pamje në fillim të takimit)

- Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani me bashkëpunëtorë dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë së Turqisë, do të vizitojnë pacientët e operuar në QKUK, në kuadër të Javës së Shëndetësisë Kosovare - Turke. (Klinika e Kirurgjisë të QKUK-së, ora 10:00)

 

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike do të takohet me një delegacion nga Zyra Kombëtare e Auditimit nga shteti i Suedisë, si dhe delegacionin nga Zyra Kombëtare e  Auditimit nga Kosova. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-2, ora 11:00)

- Nën patronatin e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të mbahet Akademi Përkujtimore për 72 vjetorin e rënies së Shaban Polluzhës dhe Mehmet Gradicës. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 11:00)

- Universiteti për Biznes dhe Teknologji organizon konferencë më temë “NATO dhe ardhmja e sigurisë euroatlantike”. (Ambientet e UBT-së, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën shqyrtohet amendamentet e propozuara nga Komisionet e Përhershme për Projektligjin për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 11:30)

- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut Kosovë organizon diskutim publik me temën “Gjinia dhe Seksualiteti në tekstet shkollore”. (Qendra Kulturore dhe Informative e BE-së, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit ku do të behët shqyrtimi i raportit me amendamente i Komisionit funksional në Projektligjin për legalizimin e armëve dhe dorëzimin e armëve të vogla dhe të lehta, municionit dhe mjeteve eksplozive. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 13:00) 

 

- Dega e  Partisë Demokratike të Kosovës  në Ferizaj mban konferencë për medie me temë "A mbet gjë pa u shkatërruar në Ferizaj?" (Zyrat e PDK-së dega në Ferizaj, ora 13:00)

- Ministria e Integrimit Evropian dhe Programi për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë organizojnë konferencën për lansimin e fushatës për informim rreth Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe zbatimit të sajë. (Qendra Kulturore e BE-së, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 22 shkurt 2017

- Departameti amerikan për tregti në kuadër të programit të saj CLDP mban trajnimin e radhës për Doganën e Kosovës. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport lidhur me gjendjen në Arsimin e Lartë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- DokuFest organizon konferencë për shtyp lidhur më shpërblimin e filmit të shkurtër HOME me çmimin prestigjioz BAFTA në kategorinë e filmave të shkurtër. (Kinema ABC, rr."Rexhep Luci", ora 10:00)

- Zyrtar të Kolegjit të Mbrojtjes së NATO-s do të vizitojnë Akademinë e Kosovës për Siguri Publike më ç'rast do të mbajnë një seri ligjëratash për çështje të sigurisë me titull “NATO dhe e ardhmja e sigurisë Euro-Atlantike”. (Akademia e Kosovës për Siguri Publike, ora 10:00)

- Mbahet konferencë për media me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes në mes Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë dhe Fondit të Inovacionit të Ndërmarrjeve. (Ndërtesa e MTI-së, ora 10:30)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit mban dëgjim publik në lidhje me zbatimin e marrëveshjes për Drejtësinë me të ftuar Ministren e Drejtësisë znj. Dhurata Hoxha dhe Ministren për dialog znj. Edita Tahiri. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00) 

- Lëvizja FOL organizon diskutimin në Forumin FOL Hapur, ku i ftuar është Memli Krasniqi, Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Qeverinë e Kosovës. (Zyret e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Ministria e Mjedisit në bashkëpunim më Policinë e Kosovës organizon konferencën me media me rastin e Promovimit të Udhëzimit Administrativ për Gjobat Mandatore. (Villa Gërmia, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të behët harmonizimi i plotësim-ndryshimeve në Ligjin për RTK-n. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit do të mbaj ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr.29. (Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, ora 12:30)

- Zyra për Qeverisje të Mirë organizon konferencë për lansimin zyrtar të Platformës Online për konsultime publike. (Ndërtesën e Qeverisë, salla P38, ora 13:00)

- Komitetit Olimpik i Kosovës organizon ceremonin solemne me rastin e ndarjes së çmimeve për Laureatet e Vitit 2016. (Hotel Emerald, ora 19:30)



Ngjarjet e datës 21 shkurt 2017

- Në ditën e dytë të punimeve të samitit te komisioneve për punë të jashtme të parlamenteve të vendeve të Evropës do të diskutohet lufta kundër terrorizmit dhe radikalizmit në rajon. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:30)

- Komisioni i ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës prezanton Draft-raportin dhe të gjithë dokumentacionin e rezultateve profesionale, shkencore dhe menaxheriale, si dhe gjetjeve që lidhen me madhësinë territoriale të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 10:00)

- Komisioni për Integrime Evropiane do të takohet me eurodeputeten Tanja Fajon. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-2, ora 10:00)

- Bëhet dorëzimi i Platformës për Monitorim dhe Verifikim nga GIZ te Qeveria e Kosovës në kuadër të projektit - Fondi Rajonal i Hapur për Evropën juglindore - Efiçienca e Energjisë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

-  Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha raporton para komisionit për Integrime Evropiane. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 11:00)

- Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Europian në Kosovë do ta organizojë një tryezë të rrumbullakët e cila mbledh gazetarët dhe përfaqësuesit e mediave kryesore nga tërë Kosova. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Mbledhja e komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në të cilën do të diskutohet mbikëqryja e zbatimit të Rekomandimeve të Kuvendit lidhur me kontestet biznesore dhe adresimi i tyre ne gjykata. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)

- Te rinjtë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dë të mbajnë një aktivitet simbolik. (Përballë Hotelit Swis Diamond, ora 13:00)

- Gjykatën Themelore të Gjilanit do të vizitojë ministrja e Drejtësisë Znj. Dhurata Hoxha. (Gjykata Themelore e Gjilanit, ora 13:30)

- Aleanca Kosova e Re mban konferencë për media, ku do të prezantohen rezultatet preliminare të dala nga procesi zgjedhor për Presidentin e AKR-së. (Zyrat qendrore të Aleancës Kosova e Re, ora 13:30)

- Gjeneral Curtis M. Scaparrotti, Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropë dhe  Gjeneral Major Giovanni Fungo, Komandant i Forcës së Kosovës mbajn konferencën e përbashkët. (Shtabi qendror të KFOR-it “Film City”, ora 15:15 - mediat të jenë tek hyrja kryesore  e kampit “Film City" te Melodia PX jo më vonë se ora 14:00)

Ngjarjet e datës 20 shkurt 2017

- Nën organizimin e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, më 20-21 shkurt 2017 në Prishtinë, mbahet Samiti i komisioneve për punë të jashtme të parlamenteve të shteteve të Evropës. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:00)

- Bazuar në marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës me Qeverinë e Republikës së Turqisë, fillon java e shëndetësisë së Turqisë në Republikën e Kosovës. (Amfiteatri i Klinikës së Kirurgjisë në QKUK, ora 9:00)
 
- Ministria e Financave dhe  projekti Decentralizim dhe Përkrahje Komunave, DEMOS organizojn punëtorinë, “Konsultimi për Projektligjin e Tatimit në Pronën e Paluajtshme”. (Hotel Emerald, ora 9:30)
 
- Nën kryesimin e Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës Isa Mustafa, do të mbahet takimi konstituiv i Grupit Koordinues Ndërministror për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P37, ora 10:00)

 - Mbledhja e komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport në të cilin do të diskutohet lidhur me gjendjen në Arsimin e Lartë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00) 

- Agjencia kundër korrupsionit organizon takimin me të gjitha institucionet qendrore, lokale dhe organizatat joqeveritare, për të shënuar hapjen e fillimit të procesit  për hartimin e strategjisë kundër korrupsionit 2017-2022. (Ambientet e AKK-së, rruga Nazim Gafurri nr 31, ora 10:00)

- Me rastin e 28  Vjetorit të Grevës së  Minatorëve të Trepçës Ndërmarrja Trepça organizon manifestimin qëndror “Java e Minatorëve”. (Stantërg në Mitrovicë, ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në Samitin e Kryetarëve të Komisioneve për Punë të Jashtme të vendeve të Evropës dhe të Ballkanit.(Hotel Swiss Diamond, ora 11:35)

- Mbahet ceremonia e hapjes dhe inagurumit te fabrikës se lengjeve MSQuality. (Magjistrlaja Prishtinë - Ferizaj, Lipjan - Banullë, ora 12:00) 

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në hapjen e fabrikës “MsQuality” në fshatin Banullë të Lipjanit. (Magjistralja Prishtë-Ferizaj, ora 12:00)

 

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në Samitin e Kryetarëve të Komisioneve për Punë të Jashtme të shteteve të Evropës. (Hotel Swiss Diamond, ora 15:00) 

Ngjarjet e datës 19 shkurt 2017

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, pret në takim një delegacion të kongresistëve amerikanë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 8:30)  

- Pas takimit me Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin, Delegacioni i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve do mbajnë konferencë për mediume. (Ndërtesa e Kuvendit pranë Kabinetit të Kryetarit të Kuvendit, ora 9:20) 

Ngjarjet e datës 18 shkurt 2017

- Prof. Muhamet Mustafa mban një bashkëbisedimin e me qytetarët e Mitrovicës lidhur me "Kapërcimin e vetmisë", libri biografi i botuar nga UET. (Qenda e kultures në Mitrovicë, ora 12:00)

 

- Aleanca Kosova e Re mban Kongresin Qendror të Forumit Rinor. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë në Prishtinë, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 17 shkurt 2017

- Për 9-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë do të mbahen homazhe te varri i presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova dhe te varri i komandantit Legjendar Adem Jashari në Prekaz. (Prekaz dhe Velani, ora 9:00)

- Kryeministri Isa Mustafa bënë homazhe tek varri i Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari në Prekaz. (Kompleksi memorial në Prekaz, ora 9:20) 

- Kuvendet Komunale do të mbajnë mbledhje solemne me mysafirë të ftuar, ora 10:00

- Muzeu i Kosovës organizon aktivitet më nxënës dhe fëmijë për Trashëgiminë Kulturore, Shkollat e Mozaikut dhe Muzeu kreativ. (Muzeu i Kosovës, ora 10:30)

- Posta e Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Gjakovës lëshon në qarkullim pullat postare për dëshmorin Nesimi Dervishdana. (Pallati i Kulturës në Gjakovë, ora 11:00) 

- Për Ditën e Pavarësisë së Kosovës Komuna e Prishtinës fillon aktivitet artistike si shfaqje e koncerte. (Teatri Dodona, ora 11:00 si dhe Bibloteka Hivzi Sylejamni, ora 11:00)

- Për nder të Pavarësisë së Kosovës, shoqata "Miqtë e Amerikës", në bashkëpunim me institucionin e lartë arsimor kolegjin UBT dhe zjarrfiksat e Prishtinës, do të zhvillojmë aktivitet. (Para shtatores së Presidentit Bill Clinton, ora 12:00)

- Posta e Kosovës lëshon në qarkullim pullat postare për dëshmorin Malush Ahmeti. (Qendrën e Kulturës në Skenderaj, ora 12:00)

- Galeria Kombëtare e Kosovës organizn hapjen e ekspozites "S'ka si shpija" kuruar nga Lulzim Zeqiri. (Galeria Kombëtare, ora 19:00)

-  Hapjet ekspozita “Ekzodi 99” bashkëpunim mes Muzet të Kosovës dhe Shoqata për kthimin e shqipëtarve nga trojet e veta, me autor Asllan Krasniqi. (Muzeu i Kosovës, ora 19:00)

- Ansambli Shota organizon koncert për Ditën e Pavarësisë së Kosovës . (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 20:00)

- Kuvendi Komunal i Prishtinës mban seancë solemne, për nder të Ditës së Shpalljes së Pavarësisë!

Ngjarjet e datës 16 shkurt 2017

- Ministri i Punëve të Brendshme raporton para komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Punëve të Brendshme, për vitin 2015. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00)

- Drejtoria e Arsimit në Komunën e  Prishtinës në bashkëpunim me Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” do hapë ekspozitën me punime të nxënësve të gjitha shkollave të Komunës së Prishtinës. (Objekti i Galerisë së Fakultetit të Arteve, ora 10:00)

- Kompania Rajonale e Ujësjellesit “Prishtina” do të bëj inaugorimin e Klorinatorëve të rinjë në Rezervuarin e Mirëditës në lagjen Velania në Prishtinë. (Përballë shkollës fillore Iliria në Velani, ora 10:00)

 

- Instituti i Mjekësisë Ligjore do të filloj kontrollimi i hapësirës në pjesën veriore të urës së Ibrit, vend ky i njohur si hapësira e xhamisë së urës së Ibrit e cila është rrënuar gjatë viteve të luftës në Kosovë. (Mitrovicë, ora 10:30)

- Ministrja për Dialog, Edita Tahiri dhe Shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova,  do të bëjnë vënien e gurthemelit të ndërtimit të pikëkalimit të përhershëm kufitar në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë në Merdarë. (Pika e kalimit në Merdarë, ora 11:00)

-  Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeministri Isa Mustafa do të marrin pjesë në ceremoninë e vënies së gurthemelit të ndërtimit të pikës së kalimit kufitar në mes të Kosovës dhe Serbisë. (Merdare, ora 11:00)

- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës organizon ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve të AGK-së. (Qendra Kulturore dhe Informative e BE-se, ora 11:00)

- Mbahet ceremomia e pranim dorëzimit të Librave - donacion nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, ora 11:00)

- Behën homazhe dhe vendosen kurora më lule nga përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së në Dukagjin, përfaqësues Institucional , familjarë të dëshmorëve, invalid dhe veteran të luftës së UÇK-së dhe qytetarë. (Kompleksi Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, ora 11:00)

- Me rastin e 9 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, do të mbajë ligjëratë para studentëve të Universitetit të Gjilanit ”Kadri Zeka” me temën “Pavarësia e Republikës së Kosovës si faktor stabiliteti në rajon”. (Ambientet e Universitetit të Gjilanit, ora 12:00)

- Me rastin e shënimit të 9 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Komuna e Obiliqit mbanë akademi solemne. (Shkolla e mesme e ulet "Dr. Ibrahim Rugova", ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në të cilen do të behët shqyrtimi në parim i Projektligjit për Aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave nga pjesët veriore të Kosovës.  (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Kryetari i LDK-së, njëherësh dhe kryeministër i Republikës së Kosovës, Akademik Isa Mustafa me anëtarët e Kryesisë së LDK-së, do të bëjnë homazhe pranë varrit të Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. (Velani, ora 13:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:30)

- Mbahet seanca solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës për shënimin e 9-Vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 15:00)

- Për nderë të Pavarësisë së Republikës së Kosovës organizohet Turneu Tradicional për në Futsall. (Pallati i Rinisë në Prishtinë, ora 17:00)

- OJQ Germin organizon aktivitetin Diaspora Hangout me temën "Cili është roli i diasporës shqiptare në proceset politikëbërëse në Kosovë?" ku do të diskutohet mbi rolin e mërgatës dhe potencalin e saj për t’u përfshirë në proceset politikëbërëse në Kosovë. (Prishtinë, ora 18:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa organizojnë pritjen shtetërore. (Swiss Diamond Prishtina, ora 18:00)

- Baleti Kombëtar i Kosovës, organizon shfaqje në Teatrin Kombëtar. (Teatri Kombëtar, ora 20:00)

- Për nderë të Pavarësisë së Republikës së Kosovës organizohet koncert nga Festivalet. (Filharmonia e Kosovës, ora 19:30)

- Teatri i qytetit të Prishtinës “Dodona” shfaq dramën "Lusi në qiell" me regji te Shkurte Aliut dhe autori Tony Layton. (Teatri Dodona, ora 19:30)

- Baleti Kombëtar i Kosovës organizon shfaqje, pjesë e manifestimeve për shënimin e 9-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë. (Teatri Kombëtar, ora 20:00)



Ngjarjet e datës 15 shkurt 2017

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Ministria e Shëndetësisë dhe projekti “Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor” organizojnë konferencën 'Drejt një Kujdesi Shëndetësor të Integruar në Kosovë'. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- ORCA bën prezantimin e raportit “Integriteti Akademik i Drejtuesve të Universitetit të Prishtinës”, ku do të publikohen dhe diskutohen rezultatet dhe rekomandimet e një hulumtimi disamujor për situatën akademike të pozitave vendimmarrëse në UP. (Qendra për Kulturë dhe Informim të BE-së, ora 10:00)

- Administrata Tatimore e Kosovës do të mbaj seminar me tatimpaguesit e regjionit të Prishtinës, me qëllim që të informohen për deklarimin vjetor dhe pasqyrat financiare, mënyrën e aplikimit të ngarkesës së kundërt të TVSH-së për furnizimin e shërbimeve në lëmin e ndërtimit, brenda vendit si dhe për mënyrën e raportimit të Librit të Blerjes dhe Librit të Shitjes, përmes Sistemit Elektronik – EDI. (Hotel Grand, ora 10:00)

- Drejtoria e Kadastrit në Komunë të Prishtinës, zyrtarët përgjegjës të sektorit të gjeodezisë do të pranojnë palë/qytetarë për konsultime çdo të merkure. (Zyrat pritëse në katin e parë të drejtorisë, ora 10:00)

- Inspektorati Policor i Kosovës do të bëjë prezantimin e raportit vjetor ku do të shpalosen statistikat dhe të dhëna tjera për punën e Departamentit të Hetimeve, Inspektimeve, Shqyrtimit dhe Menaxhimit të Ankesave etj. (Salla e trajnimeve në ndërtesën e IPK-së, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia përmbyllëse e projektit “Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi”, i financuar nga BE-ja. (Shtëpia e Inovacionit në Istog, ora 10:30)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajrami do të merr pjesë në ceremoninë e shënimit të 47 vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës, ku do të mbajë falën hyrëse. (Salla e Kuqe e Fakultetit të Filologjisë, ora 11:00)

 

- Keshilltarët komunal të Lëvizjes Vetëvendosje! në Drenas do të dorëzojnë kallëzim penal kundër Partisë Demokratike të Kosoves - dega në Drenas dhe kundër zyrtarëve komunal, për uzurpim të pronës së paluajtshme komunale, respektivisht mosveprim për mbrojtjen e pronës publike. ora 12:00)

- Pas konfirmimit të kushtetueshmërisë së Ligjit për Investimet Strategjike nga ana e Gjykatës Kushtetuese, Oda Ekonomike Amerikane organizon një tryezë diskutimi me temën “ Ligji për Investimet Strategjike - Diskutim pas aprovimit”. (Salla e konferencave Orion, ora 13:00)

- Mbahet takimi me përfaqësuesit e federatave të sportit të Kosovës ku do të diskutohet në lidhje efektet e ligjit për subvencione dhe donacionet që trajtohen për efekt të Tatimit  në të Ardhurat e Korporatave dhe të Tatimit  në Ardhurave Personale. (Ndërtesa e Qeverisë,  salla P38, ora 14:00)
 
 

Ngjarjet e datës 14 shkurt 2017

- OSBE do të jetë nikoqir i një konferencë me temë sigurinë e gazetarëve, me pjesëmarrës nga Evropa juglindore. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, mban fjalim në Konferencën Regjionale për sigurinë e punës së gazetarëve, e cila organizohet nga OSBE-ja. (Hoteli Swiss Diamond, ora 9:30)

- Vazhdimi i Seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Drejtori i misionit të USAID-it James Hope, i shoqëruar nga Zv. Ministrja e Zhvillimit Ekonomik Besa Zogaj-Gashi dhe Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, do të marrë pjesë në nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit. (Zyra e Kryetarit të Komunës së Gjilanit, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit ku do të behët shqyrtimi i Raportit të grupit punues për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve për Këshillin Gjyqësor të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00)

- Fabrika RELUX-i nis kontingjentin e parë me produkte të bojërave dhe fasadave për tregun gjerman dhe atë austriak. (Magjistralja Prishtinë - Shkup, kilometri i 6-të, ora 11:00)

- Mbahet fushata vetëdijësuese mbarëkombëtare Një Miliard në Këmbë e cila organizohet edhe këtë vit për të katërtën herë në Kosovë në Prishtinë dhe Mitrovicë. Me 14 shkurt. (Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ndërsa në Mitrovicë sheshi “Mehë Uka”, ora 11:00)

- Forumi i Rinisë i LDK-së organizon aktivitet me moton “Mos na leni mshelë” me qëllim sensibilizimin e institucioneve vendore, veçanërisht Kuvendit të Kosovës dhe institucioneve ndërkombëtare për nevojën e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, në Prishtinë, ora 12:00)

- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci mban konferencë për media në të cilën do të prezantojë ‘Sfidat dhe të arriturat e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik si dhe prioritetet për 2017’. (Hotel Emerald, ora 13:00)

- Në biblotekën e qytetit në Lipjan do të bëhet inaugurimi i renovimeve të objekteve kulturore dhe fetare të cilat u bënë në kuadër të projektit të financuar nga BE-ja “Ndërtimi i besimit përmes mbrojtjes kulturore”. (Bibloteka e qytetit në Lipjan, ora 13:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim udhëheqësit e Organizatës gjermane për zhvillim dhe bashkëpunim ndërkombëtar - GIZ. (Kabineti i Kryeparlamentarit, ora 13:00) 

- Mbahet mbledhja e komisionit për Buxhet dhe Financa në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjitpër Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike dhe amendamenteve të Komisionit funksional për Mbikëqyrjen e Financave Publike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 14:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Borge Brende. (Kabineti i Presidentit, ora 14:00)

- Kryeministri Isa Mustafa pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Børge Brende. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:15 - vetëm pamje) 

- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, do të takojë sot ministrin e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Børge Brende. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P37 ora 16:00 - vetëm pamje) 

- Aleanca Kosova e Re mban Kuvendin Zgjedhor të Degës në Ferizaj. (Teatri "Adriana Abdullahu" në Ferizaj, ora 16:00) 

- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, dhe ministri i Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Børge Brende do të mbajnë konferencë të përbashkët. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P 32, ora 16:30) 

Ngjarjet e datës 13 shkurt 2017

- Mbahet mbledhja e komisionit për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për mbrojtjen e fëmijës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 10:00)

- Kryeministri Isa Mustafa dhe Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani marrin pjesë në lansimin e Strategjisë Sektoriale të Shëndetësisë 2017-2021. (Zyrat e Bankës Botërore, Rruga Prishtinë - Fushë Kosovë, ora 10:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Komisionit për Stabilizim Asociim takohet me Grupin Britanik të Unionit Ndër-Parlamentar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do ta mbajë takimin e parë konsultativ për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe për Pajtim, me zyrtarët e lartë shtetërorë, ambasadorët e korit diplomatik dhe pjesëtarët e shoqërisë civile. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P38, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës Evropiane të Epilepsisë mbahet tryeza e rrumbullakët në të cilën do të diskutohet ngritja e vetëdijes për nevojën e përmirësimit të tretmanit dhe kujdesin  njerëzë të cilët kanë këtë semundje. (Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Fuqizim dhe Pjesëmarrje të Rinisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë në bashkëpunim me Rrjetin për ndërtuesit e paqes fetare dhe tradicionale, bën lansimin e raportit  “Matja e gjendjes aktuale të përfshirjes së komunitetit dhe institucioneve në përballjen me ekstremizmin e  dhunshëm në Kosovë”. (Qendra e Konferencave “Orion”, ora 10:30)

- Instituti për Politika Zhvillimore në bashkëpunim me East West Parliamentary Practice Project organizojnë tryezën e rrumbullakët “Roli i rinisë në formësimin e politikave të punësimit”. (Hotel Sirius, ora 10:45)

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pret në takim Matthew Palmer - drejtor i Zyrës për Evropën Juglindore në Departamentin Amerikan. (Kabineti i kryeparlamentarit, ora 10:45)

- Mbledhja e komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të behët shqyrtimi i planit të punës së komisionit për vitin 2017 në fushën e mjedisit, i ftuar ministri i MMPH. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Hapet çerdhja e re për fëmijë, për lagjen e Sofalisë dhe lagjet përrreth në të cilën do të marrë pjesë edhe Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti. (Prapa shkollës "Gjin Gazulli", ora 11:00)

- Grupi Britanik i Unionit Ndër-Parlamentar do të takohet me Grupin e Miqësisë me Britaninë e Madhe të Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C 301, ora 11:00)

- Ministri i Financave Avdullah Hoti i shoqëruar nga Kryetari i KRPP-së Safet Hoxha do të vizitoj Komunën  e Pejës, ku së bashku me Kryetarin e Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri,  do të bëjnë promovimin e Sistemit të E- Prokurimit për nivelin komunal, i cili sistem ka filluar së zbatuari nga Janari 2017. (Ndërtess e Komunës së Pejës, ora 11:30)

- Mbahet mbledhja e komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim ku do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Shërbime me amendamente të Komisionit funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregëti dhe Industri, shqyrtimi i Projektligjit për Kontrollin e Brendshëm të Financave Piblike me amendamente të Komisionit funksional për Mbikëqyrjen e Financave Publike, etj.. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00) 

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe ministri i Diasporës, Valon Murati, do të vizitojnë shtëpinë-shkollë në Kodrën e Trimave të Mehmet Aliu – Hertica. (Kodra e Trimave, ora 13:00)

- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës,Shpend Maxhuni raporton para komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës lidhur me rreth situatën e sigurisë në Kosovë.(Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 13:00)  

 

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, pret në takim Matt Palmer, drejtor për Evropën Juglindore në Departamentin e Shtetit Amerikan. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:30 - vetëm pamje) 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)