14 Maj 2025

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 Tetor 2017

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe të gjitha organizatat që merren me çështjen e të zhdukurve. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00) - Kuvendi i Kosovës mbane seancën e jashtëzakonshme në të cilën do të debatohet lidhur me "Parimet programore të Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017-2021". (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Me rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2017 – 2018, Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Marjan Dema, se bashku me bashkëpunëtorët e tij do të vizitojë Fakulteti i Shkencave Matematike- Natyrore. (Fakulteti i Shkencave Matematike- Natyrore, ora 10:00)

- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan do të bëjë pritjen e studentëve të rinj për fillimin e vitit akademik 2017/2018. (Fakultetet e Universitetit te Gjilanit, ora 10:00)

- Me rastin e shënimit të 20 vjetorit të Lëvizjes Studentore mbahet konferenca Shkencore “Lëvizja Studentore në Kosovë dhe Protesta e 1 Tetorit 1997”. (Fakulteti Filozofik, ora 10:00)

- Në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Moshuar do të bëhet prezentimi i fletëpalosjes “Jeto shëndetshëm", si dhe do të bëhet promovimi i vaksinimit sezonal kundër gripit, duke vaksinuar të moshuarit pjesëmarrës. (Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ora 11:00)

- Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Marjan Dema, se bashku me bashkëpunëtorët e tij do të vizitojë Fakultetin e Edukimit. (Fakulteti i Edukimit, ora 11:00) 

- Posta e Kosovës bën shpërndarjen e ndihmës së parë sociale. (Zyra postare në objektin kryesor të Postës në lagjen “Dardania” në Prishtinë, ora 11:00)

- Rektori i Universitetit të Gjilanit, Bajram Kosumi Prorektorët, Dekanët, Sekretari i Përgjithshëm dhe personeli akademik e administrative i këtij Institucioni, presin në një organizim solemn studentët e rinj dhe të tjerët, për të ju uruar fillimin e vitit të ri akademik 2017/2018. (Salla A34 e univesitetit  ora 11:00)

- Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Marjan Dema, se bashku me bashkëpunëtorët e tij do të vizitojë Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit. (Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim tatimpaguesit më të mëdhenj, firma e kompani prodhuese në vend. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

 

 

Ngjarjet e fushates zgjedhore 

 

 

- Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu viziton Handikosin. (Zyrat e Handikosit, ora 10:00)

- Kandidati i Partisë Demokratike të Kosvës për kryetar të Prishtinës, Lirak Çelaj mban konference për shtyp ku edhe prezanton programin për kryeqytetin. (Selia e degës së PDK-së, ora 11:00)
 
- Kandidati i Partisë Demokratike të Kosvës për kryetar të Prishtinës, Lirak Çelaj zhvillon aktivitetin ecje në Lagjen e Spitalit. (Te Viva Fresh Store, fillimi i rrugës B, ora 12:00)

- Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu mban tubimin elektoral në Kodrën e Trimave ku do të bëjë shetitje në të gjitha pjesët e lagjes. (Takimi te nëndega e AAK-së, Rr. Vëllezërit Fazliu, ora 13:00)
 
- Kandidati i Partisë Demokratike të Kosvës për kryetar të Prishtinës, Lirak Çelaj mban takim me punëtorët Shëndetësorë. (Hotel Sirius, ora 14:00)

- Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi viziton Odën e Avokatëve të Kosovës. (Objekti i Odes, Rr. “Bedri Pejani”, ora 16:00)

- Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu do të bashkëbisedoj me qytetarët, të cilët e shfrytëzojnë këtë linjën me autobus lokal për në Hajvali. (Te stacioni mbrapa Komunës së vjetër te plepat, ora 16:50)

- Lidhja Demokratike e Kosoves mban tubim elektoral në Malishevë. (Shtëpia e Kukturës "Tahir Sinani" në Malishevë, ora 17:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban tubim zgjedhor në Vushtrria me pjesmarres Kryetarin Visar Ymeri, deputetin Albin Kurti, deputeten Aida Dërguti dhe kandidatin për kryetar të Vushtrrisë, Bezim Muzaqi. (Shtëpia e Kulturës "Hasan Prishtina", ora 17:00)

- NISMA për Kosovën mban tubimin elektoral në Deçan. (Shkolla “Isa Boletini” në  Deçan, ora 17:00)

- NISMA për Kosovën mban tubimin elektoral në Suharekë. (Shtëpia e kulturës “Ukë Bytyqi” në  Suharekë, ora 18:00)

- Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi viziton bizneset e lagjes “Velania”. (Në afërsi të Shkollës Fillore “Iliria”, ora 18:30)
 
- Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu do  mban takim me me qytetarë te Hajvalisë. (Piceria Prishtina, ish-Llondoni, ora 19:00)

- Lidhja Demokratike e Kosoves mban tubim elektoral në fshatin Peqan të Suharekës. (Shkolla Fillore "Dëshmorët e Tivarit" në fshatin Peqan të Suharekës, ora 19:00)

- NISMA për Kosovën mban tubimin elektoral në Dragash. (Restaurant “Palma”, në Dragash, ora 19:00)

- Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi viziton mban takim me Shoqatën e Taksive. (Restorant “Orion”, Rr. “Rexhep Luci”, ora 20:00)  

Ngjarjet e datës 1 Tetor 2017

- Deputeti Albin Kurti me një delegacion nga Lëvizja Vetëvendosje! bëjnë homazhe te varri i ish-rektorit Ejup Statovci. (Varrezat e qytetit, ora 9:00)

- Në kuadër të Javës se të Ushqyerit me Qumësht të Gjirit në Kosovë, Ministri i Shëndetësisë, Drejtorët e Departamenteve në MSh, Kryetari i Komunës së Ferizajit, Drejtori i ShSKUK, etj., zhvillojnë një vizitë në maternitetin e Spitalit në Ferizaj. (Ferizaj, ora 11:00)

-  Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj me bashkëpunëtorë do të vizitojë punimet të cilat janë duke zhvilluar në Dërvar ku do të njoftohet  me rrjedhën e punimeve të këtij projekti. (Në mes të segmentit Bukosh-Prilluzhë, ora 12:00)

- Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina" organizon akademi solemne në nder të shënimit të 20 vjetorit të Lëvizjes Studentore. (Salla e Bibliotekës Qendrore Universitare, ora 17:00)

- Universiteti i Prishtinës organizon shfaqjen e filmit dokumentar kushtuar protestës së 1 Tetorit 1997 dhe Lëvizjes Studentore. (Kinemaja ABC, ora 20:00)



Ngjarjet e fushatës zgjedhore

 

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës hap fushatën elektorale në Prizren ku edhe bëhët shpalosja e programit të AAK-së për Prizrenin, merr pjesë edhe Kryeministri dhe Kryetar i AAK-së Ramush Haradinaj. (Kalaja e Prizrenit, ora 12:00)

- Kandidati nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu do të takohet me qytetarët, në lagjen Kalabria, të Prishtinës. (Kolektori i Ujit në lagjen Kalabria, ora 12:30)

- Kandidati i Aleances Kosova e Re për kryetar të komunës së Prishtinës Selim Pacolli organizon grill me forumin rinor te AKR-së, (Grill House, rr.magjistrale Prishtinë - Ferizaj, ora 12:30)

- Kandidati për kryetar të komunës së Lipjanit  nga Partia Demokratike e Kosovës, Ismet Hajrullahu do të do të shpalos platformën e tij për zgjedhjet e 22 tetorit. (Sheshi i Janjeves, ora 13:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban takimin elektoral në Kamenicë ku do të marrin pjesë kandidati për kryetar të Kamenicës, Shaip Surdulli dhe Kryetari i LDK-së, Akademik Isa Mustafa. (Hotel Jehona në Kamenicë, ora 13:00)

- Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, do të marrë pjesë në tubimin elektoral në fshatin Janjevë, Komuna e Lipjanit. (Qendra e fshatit, ora 13:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban tubimin zgjedhore në Han te Elezit, marrin pjesë edhe deputeti Albin Kurti, deputeti Glauk Konjufca, deputetja Donika Kadaj dhe bartësi i listës për Kuvendin Komunal në këtë komunë, Akif Shkreta. (Shtëpia e Kulturës "Imri Curri", ora 14:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubimin elektroal me sportistë të Pejës, merr pjesë edhe Kryeministri dhe Kryetar i AAK-së Ramush Haradinaj. (Salla "Panorama", Hotel "Dukagjini", Pejë, ora 14:00)

- Kandidati i Aleances Kosova e Re për kryetar të komunës së Prishtinës Selim Pacolli zhvillon takim me disa student. (Salla e MABETEX Holding, ora 14:00 - pa pranin e mediave)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubimin elektroal me biznese të Pejës. (Salla e Bardhë, Hotel "Dukagjini", Pejë, ora 15:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubimin elektroal me shoqëri kulturore-artistike. (Restaurant "Taverna", Pejë, ora 16:00)

- NISMA për Kosovën mban tubimin elektoral në Malishevë. (Shtëpia e kukturës “Tahir Sinani”, ora 16:00)

 - Lëvizja Vetëvendosje! mban tubimin zgjedhore në Kacanik ku do të marrin pjesë edhe deputeti Albin Kurti, deputeti Glauk Konjufca, deputetja Donika Kadaj dhe kandidati për kryetar të Kaçanikut, Basri Kodra. (Shtëpia e Kulturës "Xheladin Kurtaj", ora 17:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban takimin elektoral në Deçan ku kandidati për kryetar të kësaj komune, Mal Lokaj, do ta shpalosë programin e tij qeverisës. (Shtëpia e Kulturës në Deçan, ora 17:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubimin elektroal me mësimëdhënës të Pejës. (Hotel "Dukagjini", Pejë, 17:00)

- Kandidati i Aleances Kosova e Re për kryetar të komunës së Prishtinës Selim Pacolli viziton familjen e Rrahman Sekiraqa. (Kolovicë, ora 18:00)

 - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubimin elektroal me punëtorët shëndetësor. (Restaurant "Koha e Re", Pejë, ora 18:00)

- NISMA për Kosovën mban tubimin elektoral në Rahovec. (Shtëpia e kulturës “Mensur Zyberaj”, ora 18:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban takimin elektoral në fshatin Meqë të Gjakovës ku marrin pjesë kandidati për kryetar të Gjakovës, Bekim Ermeni dhe kryetari i LDK-së Isa Mustafa. (Restaurant "Nik-M", ora 19:00)

Ngjarjet e datës 30 Shtator 2017

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon konferencën për media ku do të prezantohet Raporti i Politikave i titulluar “Performanca e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës”. (Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Rexhep Luci, 16/1 , përballë Kino ABC, mbi Maxi, ora 10:30)

- Ministria e Shëndetësisë me përkrahjen e UNICEF-it do të organizojnë Javën e të ushqyerit me qumësht të gjirit ku do te hap edhe ekspozit.  (Salla e Kuqe të Pallarit të Rinisë, ora 11:00)

- Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” organizon konferencën e dytë për media lidhur me monitorimin e fushatës parazgjedhore për Zgjedhjet Lokale 2017. (Zyrat e Institutit Demokratik të Kosovës, Rr. “Bajram Kelmendi” Nr.45, ora 13:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj  do të takohet   me Kryetarin e Komunes së Gjilanit  Lutfi Haziri si dhe me Nënkryetarin e kësaj komune Rexhep Kadriu. (Objekti i Komunës së Gjilanit, ora 15:30)

- Hapja e ekspozitës “ARTS& CRAFTS” nga artistët pjesëmarrës ne ditët evropiane. (Muzeu i Kosovës, ora 19:00)

- Fillon edicioni i dhjetë i Festivalit të Filmit të Kosovës “Hyjnesha në fron”, një ndër ngjarjet më‘ të‘ shë‘nuara nga fusha e kulturë‘s në‘ vendin tonë‘. (Salla e Stacionit të‘ trenave Fushë‘ Kosovë‘, ora 19:30)

 
Ngjarjet e fushatës elektorale

 - Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Dr. Hatim Baxhaku takohet me përfaqësues të bizneseve të rajonit të Prizrenit, ku do të shpaloset Platforma për Zhvillim Ekonomik Lokal. (Hotel Theranda në Prizren, ora 11:00)

- Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Lutfi Haziri, mban konferencë për media. (selinë e LDK-së, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti do të prezantojë pjesë nga programi për mandatin e radhës. (Parku i ri afër sallës “1 Tetori”, ora 14:00)

- Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, shpalos programin qeverisës për banorët e lagjës Ulpiana. (Të Fontana në lagjen Ulpiana, përkatësisht ", ora 14:00)

- Kryetari i i Lidhjes Demokratike të Kosovës , Akademik Isa Mustafa, takohet me struktura të Degës së së LDK-së në Deçan. (Zyrat e LDK-së në Deçan, ora 14:00)

- NISMA për Kosovën mban tubimin zgjedhor në Gjilan. (Teatri i qytetit në Gjilan, ora 15:00)

- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa merr pjesë në tubimin e organizuar në fshatin Dranoc të Deçanit. (Shkolla Fillore "Sylë Alaj", ora 15:00)

- Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës shpalos programin për Prishtinën, merr pjese edhe Kryeministri dhe Kryetar i AAK-se Ramush Haradinaj. (Sheshi 21, ora 15:00)

- NISMA për Kosovën mban tubimin zgjedhor në  Shtime. (Restaurant “Besimi Commerce” në Davidovc të Shtimes, ora 17:00)

- Lëvizje Vetëvendosje! mban tubim elektoral në Pejë ku do të flasin deputeti Albin Kurti, deputeti Dukagjin Gorani, deputetja Fatmire Mulhaxha dhe kandidati për kryetar të komunës së Pejës, Bashkim Nurboja. (Teatri i Qytetit "Istref Begolli", ora 17:00)

- Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Junikut, Tahir Isufaj, shpalosë programin qeverisës dhe prezanton kandidatët për Kuvendin Komunal. (Restoran "Gjeravica" në Junik, ora 17:00)

- Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës mban tubim zgjedhor, merr pjese edhe Kryeministri dhe Kryetar i AAK-se Ramush Haradinaj. (Shtëpi e Kulturës në Viti, ora 17:30)

- NISMA për Kosovën mban tubimin zgjedhor në Prishtinë. (Sallën e Kuqe e Pallatit te Rinisë, ora 18:30)

- NISMA për Kosovën mban tubimin zgjedhor në Hani Elezit. (Kafiteri “Keti”, ora 18:30)

- Lëvizje Vetëvendosje! mban tubim elektoral në Fushë Kosovë ku do të flasin deputeti Albin Kurti, deputetja Shqipe Pantina, deputeti Liburn Aliu dhe kandidati për kryetar të komunës së Fushë Kosovës, Avni Zogiani. (Salla e Stacionit të Trenit, ora 19:00)

- NISMA për Kosovën mban tubimin zgjedhor në Shtërpcë. (Qyteti i Shtërpcës, ora 19:00)

- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa merr pjesë në një tubim elektoral i cili mbahet në fshatin Ratkoc të Komunës së Rahovecit. (Shtëpia e Kulturës, ora 19:00)

- Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës mban takim me struktura dhe simptatizant në Ferizaj merr pjese edhe Kryeministri dhe Kryetar i AAK-se Ramush Haradinaj. (Restaurant "Lira", gjendet në rrugën e Varoshit në Ferizaj, ora 19:00)

- NISMA për Kosovën mban tubimin zgjedhor në  Kaçanik. (Shtëpia e kulturës, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 29 Shtator 2017

- Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me organizatën gjermane GIZ do të organizoj forumin e biznesit me temën "Mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar, sfidë për bizneset". (Salla e konferencave Orion, ora 10:00)

- Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës organizon ceremoninë e betimit të kadetëve te gjenerates 2021 të Qendrës për Studime Universitare të FSK-së. (Ambientet e Komandës së Forcave Tokësore, në kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë, ora 10:00)

- Forum 2015 organizon tryezën diskutuese me temw "Përfundimi i dialogut, Çfarë mund të presë Kosova nga ky proces" ku do të trajtohet rrugëtimi i dialogut Kosovë-Serbi dhe të ardhmen e tij në realitetin e ri politik në këto dy vende. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës do të bëj përurimin e kiosqeve të librave në sheshin e kryeqytetit. (Sheshi Nënë Terezë, ora 11:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj me bashkëpunëtorë do të vizitojë punimet të cilat janë duke vazhduar për zgjerimin e rrugës Prishtinë- Mitrovicë. (Në dalje të qytetit të Vushtrrisë, ora 12:00)

- Ministri i Financave Bedri Hamza do të mbajë takim me përfaqësuesit e komunitetit të biznesit , ku do të bëhet nënshkrimi i  Memorandumit për themelimin e Këshillit Konsultativ, si dhe do të bëhen publike masat e reja të politikes fiskale që do të merren nga  Ministri  i Financave për ti ndihmuar prodhuesit tanë në Kosovë. (Ndërtesën kryesore të Qeverisë - salla P-38, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)



Ngjarjet e fushatës elektorale

 

- Kandidati i AAK-se për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu, do të jetë në vizitë në Tophane. (Tophane, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban tubim elektoral në Shtime, ku do të shpaloset programi qeverisës i kandidatit për kryetar të Shtimes, Selim Shabani dhe do të prezantohen kandidatët për Asamble Komunale. (Shtëpia e Kulturës në Shtime, ora 15:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban tubim elektoral në Suharekë, ku do të flasin deputetët Albin Kurti, Glauk Konjufca e Donika Kadaj, si dhe kandidati për kryetar komune, Salih Zyba.  (Restaurant "Rozafa" në Suharekë, ora 17:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban takim me fermër të komunës së Rahovecit, merr pjese edhe Kryeministri  Haradinaj. (Hotel "Park", Rahovec, ora 17:30)

- Partia Demokratike e Kosovës, mban tubimin elektoral me banorët e fshatit Samadrexhë të Vushtrrisë. (Salla e Sportit në Samadrexhë, ora 18:00)

- Dega e NISMA për Kosovën në Fushë Kosovë do të bëj hapjen e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale. (Shtëpia e kulturës në Fushë Kosovë, ora 18:30)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubim zgjedhor ne Ratkoc te Rahovecit , merr pjese edhe Kryeministri  Haradinaj. (Ratkoc, ora 18:45)

- Kryetari i Lidhjes Demokratike te Kosovës, Isa Mustafa takohet me struktura të LDK-së në Viti. e LDK-së në Viti, ora 19:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban tubim elektoral në Kamenicë ku do të flasin deputeti Albin Kurti, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, deputetja Fitore Pacolli dhe kandidati për kryetar të Dardanës, Qëndron Kastrati. (Shkolla e Mesme "Sejdi Kryeziu", ora 19:30)

- Dega e NISMA për Kosovën në Podujevë do të bëj hapjen e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale. (Salla e teatrit të qytetit “Avdush Hasani” në Podujevë, ora 20:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubim zgjedhor me biznismen te Rahovecit , merr pjese edhe Kryeministri  Haradinaj. (Restaurant "Element" Rahovec, ora 20:00)

- Partia Demokratike e Kosovës, mban tubimin elektoral me të rinj Vushtrrias. (Objekti i Shkollës së mesme të Ultë, që gjendet afër Stacionit të Autobusëve në Vushtrri, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 28 Shtator 2017

- Me rastin  e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtës për të Ditur, Avokati i Popullit organizon Forumin e Diskutimit “ E drejta për të ditur - legjislacioni dhe praktika në Kosovë”. (Institucioni i Avokatit të Popullit, ish objekti i Bankës së Lubjanës, ora 10:00)

- Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli” dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit “AMRKS”, organizojnë Konferencën kombëtare "Shkaktarët e aksidenteve në rrugë nga këndvështrimi i nxënësve". (Ndërtesa e Kolegjit “Tempulli”, ora 10:00)

- Ushtruesi i Detyrës së Zëvendës Drejtorit të Misionit Mark Isom dhe Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) Nehat Idrizi do të flasin në ngjarjen e organizuar mbi përmirësimin e komunikimit nga KGJK-ja dhe gjykatat. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, do të merr pjesë në hapjen e festivalit të çajit dhe kafes. (Sheshin “Zahir Pajaziti”, ora 10:00)

- Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, takon Shefen e Misionit të Ambasadës së Dukatit të Madh të Luksemburgut në Kosovë,  Znj.Anne Dostert. (, Objekti i MPJ-së, Rr. Luan Haradinaj, kati i III-të, ora 10:00)

- Oda Ekonomike e Kosovës do të bëjë prezantimin e rezultateve të hulumtimit të realizuar nga "Forumi për Marrëdhënie Etnike“ dhe "Heinrich Boël Stiftung“ mbi tejkalimin e barrierave për biznesin dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. (Qendra konferencave Orion, ora 11:00)

- Muzeu i Kosovës vazhdon ditën e dytë të prezantimit te punës dhe përformancës nga artistët e ndryshëm të inspiruar nga tradita. (Muzeu i Kosoves, ora 11:00)

- Drejtori i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtave në Institutin e Studimit të të Drejtave të Njeriut të Universitetit Columbia, David L. Philips mban ligjeratwn dhe diskutimin në temën "Shqyrtimi i Implementimit të Dialogut Kosovë-Serbi". (RIT Kosovë, Universiteti Amerikan i Kosovës, ora  11:30)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës me rend dite shqyrtimin dhe miratimi i akreditimit të vëzhguesve, shqyrtimi dhe miratimi i mostrave të fletëvotimeve të vlefshme dhe të pavlefshme për zgjedhjet lokale. (Selia e KQZ-së, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim bizneset nga diaspora, përfaqësuesit e Odës Ekonomike Gjermane. Në takim do të jetë i pranishëm edhe ambasadori gjerman, Christian Heldt. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00 - vetëm pamje)

- Zyra për Çështje të Komuniteteve pranë zyrës së Kryeministrit do të organizojë konferencë ceremoniale për festimin e Ditës së Komunitetit Boshnjak. (Ndërtesa e Qeverisë, salla nr. P38, ora 15:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në konferencën ceremoniale për festimin e Ditës së Komunitetit Boshnjak. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:30)

- Qendra Ndërkombëtare për Media në Bashkëpunim me Qendrën për Inovacion të Kosovës bejn lansimin e Çmimit Evropian për të Rinj, garë pan-evropiane për të motivuar të rinjtë, ndërmarrësit social dhe bizneset e reja që të zhvillojnë projekte digjitale me ndikim në shoqëri. (Hotel Sirius, ora 18:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 21:00)

 



Ngjarjet e fushatës elektorale



- Zëdhënësi i Shtabit Qendror të LDK-së për zgjedhjet lokale, Lumir Abdixhiku, mban konferencën për medie, ku do të njoftojë për rrjedhën e deritashme të fushatës parazgjedhore. (Salla e konferencave të Shtabit të LDK-së në Qytezën Pejton, ora 11:30)

- Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu do të vizitoj 'Shoqatën e të Verbërve'. (Shoqatën e të Verbërve në nivel komunal, ora 11:30)
 
- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti bashkë me kryetarin e Lëvizjes, Visa Ymeri, si dhe deputetin Albin Kurti, do të vizitojnë komunitetin boshnjak në organizimin që kanë ata për Ditën e Boshnjakëve. (Hotel Grand, ora 12:00)

- Kandidatët për Kuvend Komunal, të komunës së Prishtinës nga Partia e Drejtësisë do të vizitojnë Tregun me shumicë. (Tregu me shumicë, ora 12:30)
 
- Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu do të vizitoj lagjen Mati. (Aty do të zhvilloj vizitë "derë më derë", ora 15:00)

- Levizja Vetëvendosje mban tubim elektoral në Mitrovicë. (Pallati i Kulturës "Rexhep Mitrovica", ora 17:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban tubimin e degëve të Prishtinës, ku kandidati për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi bënë prezantimin e programit qeverisës dhe bëhet prezantimi i kandidatëve për Asamble Komunale. (Salla e kuqe e Pallatit te Rinisë, ora 17:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në tubimin zgjedhor të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Podujevë. (Salla e filmit në Podujevë, ora 17:00)
 
- Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu mbahet tubimi me qytetarë. (Prishtinë, ora 18:00)

- Dega e NISMA për Kosovën në Vushtrri do të bëj hapjen e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale. (Shtëpia e kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri, ora 18:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor në Prizren. (Qendra Sportive “Sezai Surroi” në Prizren, ora 19:30)

 - Dega e NISMA për Kosovën në Kamenicë do të bëj hapjen e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale. (Shtëpia e kulturës “Isa Kastrati” në Kamenicë, ora 20:00)

 

Ngjarjet e datës 27 Shtator 2017

- Kryetari i Komunës Shpend Ahmeti bashkë me Nënkryetarin Muhedin Nushi do ta prezantojnë platformën e re dixhitale në kuadër të transparencës komunale. (Objekti i vjetër i Komunës, salla nr.37, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike mbajnë tryezën e diskutimit me temë "Marrëveshja e Stabilizim Asociimit dhe reformat shtet-ndërtuese në Kosovë”. (Swiss Diamond, ora 10:30)

- Me rastin e përfundimit projektit Women in Online Work organizon ceremoninë diplomimit dhe e ndarjes së certifikatave për vajzat nga komuna e Prishtinës dhe Gjilanit, të cilat me sukses i kanë përfunduar trajnimet ne tre module: Soft-Skills and Online Platforms, Graphic Design dhe Front-End Web Development. (Sheshi 21, ora 11:00)

- Në kuadër Ditëve te Trashëgimisë Evropiane, Muzeu i Kosovës prezanton punën dhe përformancën nga artistët e ndryshëm të inspiruar nga tradita. (Muzeu i Kosoves, ora 11:00)

- Oda Ekonomike e Kosovës mbështetur nga Qeveria e Republikës së Kosovës do të organizojë Panairin Ndërkombëtar të Produkteve Bujqësore dhe Agroindustriale ‘’Prishtina 2017’’. (Salla e Panaireve, fshati Shkabaj, ora 11:00)

- Me rastin e Ditës Botërore të Turizmit Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë bashkorganizojnë konferencën “Diplomacia dhe Turizmi” e cila ka për qëllim prezantimin e mundësive për promovimin e turizmit në Kosovë përmes diplomacisë si dhe hapjen e diskutimit për kapacitetet e Kosovës në fushën e Turizmit. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj me bashkëpunëtorë do të vizitojë punimet të cilat janë duke vazhduar për zgjerimin e rrugës Prishtinë- Pejë, në fshatin Zahaç. (Në hyrje të qytetit të Pejës, ora 14:00)

- Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, viziton Innovation Center Kosovo – ICK. (Objekti i ICK-së, Rr.Rexhep Mala, Nr. 28A, ora 14:00)
 
- Programi i Kombeve të Bashkuara, përmes projektit Anti-Korrupsion e në bashkëpunim me IPKO Foundation, do të zhvillojë fazën finale të ngjarjes “Game Over, Corruption”. (XPortalEsports, Rr. Iliaz Agushi Nr.4, ora 18:00)



Ngjarjet e fushatës zgjedhore


- Kandidati i LDK-se për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi viziton Tregun e Madh, në Zonën Industriale, ku do të takojë pronarë të bizneseve. (Tregun në Zonën Industriale, ora 10:00)

- Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli, mban konferencë, rreth trafikut urban. (Stacioni i autobusëve lokal te monumenti “New Born”, ora 11:00)

- Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli, viziton shoqatën “Handikos”. (Lokalet e “Handikos”, Fshati Amerikan, ora 15:00)

- Kandidatin e PDK-së për kryetar të Fushë-Kosovës, Adem Zogiani, do të takohet me qytetarë në rrugën “Dardania”. (Fushë-Kosovë, ora 15:30)

- Lidhja Demokratike e Kosovës hap fushaten elektorale në Skënderaj. (Shtëpia e Kulturës “Hasan Prishtina”, ora 16:00)

- Kandidati i PDK-së për kryetar të Fushë-Kosovës, Adem Zogiani, do ta vizitojnë kompaninë ndërtimore “Map”. (Fushë-Kosovë, ora  16:30)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban tubim elektoral në Besianë ku folës në këtë tubim do të jenë Kryetari Visar Ymeri, deputeti Albin Kurti, deputetja Albulena Haxhiu dhe kandidati për kryetar të komunës së Besianës, Ajet Potera. (Pallati i Kulturës, ora 17:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës hap fushaten elektorale në Drenas. (Palestra e Sporteve në Drenas, ora 17:00 - anulohet)

- Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prishtinë, promovon Kandidatin për Kryetar të Prishtinës, Lirak Çelaj dhe kandidatët e Listës së PDK-së për komunën e Prishtinës. (Salla e Kuqe e Pallatit te Rinisë, ora 18:00)

- AKR hap fushatën në komunën e Ferizajt, ku do të bëhet prezantimi i kandidatit për kryetar të Komunës, Amir Rexhepi. Marrin pjesë dhe zyrtarë të lartë të AKR-së. (Teatri “Adriana Abdullahu”, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 26 Shtator 2017

- Shoqata e pemëve “Pema” nga Kovraga me përkrahjen e programit AGRO të USAID-it organizon tryezën e rrumbullakët me temë “Prodhimtaria e mollës në Kosovë - gjendja aktuale, perspektiva dhe sfidat”. (Fshati Kovragë i Istogut, vendi ku është organizuar zakonisht “Dita e Mollës”, ora 10:30)

- Ministria e Drejtësisë organizon konferencë për media, në të cilën do të marrin pjesë, Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi. (Ndërtesa e Ministrisë e Drejtësisë, ora 11:30)

- Ambasadori I ShBA-ve Greg Delawie do të flas në ceremonin e lansimit të Trekandit, kompania e parë e financuar dhe mbështetur  nga Gjirafa Lab. (Sheshi 21, ora 17:15)

- Muzeu i Kosovës, në kuadër të Ditëve të Trashëgimisë Evropiane me moton Ditët e Hapura hap ekspozitën me fotografi nga autori nga Turqia, Erhan Bayladi. (Muzeu i Kosovës, ora 19:00)

- Shfaqjet performanca teatrale “Copë Copë”. (Teatri i Qytetit “Adriana Abdullahu” në komunën e Ferizajit, ora 20:00)

 

Ngjarjet e fushatës zgjedhore


- Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, takohet me përfaqësueset e shoqatave te grave, i pranishëm do të jetë kryetari i LDK-së, Akademik Isa Mustafa. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli, mban konferencën për medie për të diskutuar problemet dhe brengat e qytetarëve të Prishtinës. (Sheshi Skënderbeu, pranë ndërtesës së Qeverisë, ora 11:00)

- Kandidatit për kryetar të Prishtinës nga Partia Demokratike e Kosovës, Lirak Çelajt promovon Platformën zgjedhore. (Hotel "Sirius, ora 13:00)

- Dega e NISMA për Kosovën në Klinë do të bëj hapjen e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale. (Shtëpia e kulturës “Jehona e Dukagjinit” në Klinë, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, mban sot konferencë për media lidhur me projektet që do të realizohen gjatë mandatit të dytë. (Zyra e Lëvizjes Vetëvendosje! në lagjen Arbëria, ora 14:00)
 
- Dega e NISMA për Kosovën në Istog do të bëj hapjen e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale. (Restaurant Freskia në Istog, ora 15:00)

- Kandidatit për kryetar të Prishtinës nga Partia Demokratike e Kosovës, Lirak Çelaj bashkëbisedon dhe takohet me qytetarët "dorë më dorë". (Xhamia e Llapit, ora 15:00)

- Partia Demokratike e Kosovës dhe kandidati për kryetar të Podujevës, Hajredin Hyseni, do të takohen me qytetarë në qendër të Podujevës. (Podujevë, ora 15:00)

- Partia Demokratike e Kosovës dhe kandidati për kryetar për Podujevës, Hajredin Hyseni, do ta vizitojnë Fabrikën e Tekstilit “SSprint” në fshatin Letanc. (Letanc, ora 16:30)

- Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë tubimin zgjedhor në qytetin e Vitisë, marrin pjesë kryetari Visar Ymeri, deputeti Albin Kurti, deputetja Shqipe Pantina dhe kandidati për kryetar të Vitisë, Salih Salihu. (Restaurant Lindi në Viti, ora 17:00)

- Dega e NISMA për Kosovën në Pejë do të bëj hapjen e fushatës zgjedhore. (Restaurant Universi në Pejë, ora 17:30)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubim zgjedhor në Pejë, merr pjesë edhe Kryeministri dhe Kryetar i AAK-së Ramush Haradinaj. (Hotel Dukagjini, ora 18:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban takim me fermerë të Pejës, merr pjesë Kryeministri dhe Kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj. (Restoran Koha 3, ora 19:00)

- Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës të Prizrenit Dr. Hatim Baxhaku shpalos programin qeverisës dhe prezanton kandidatët për Asamble Komunale. (Kompleksi Lidhja e Prizrenit, ora 19:30)

- Partia Demokratike e Kosovës mban tubimin elektoral në Mitrovicë. (Hotel Palace, ora 19:00)  

Ngjarjet e datës 25 Shtator 2017

- Bashkatdhetarja nga Zvicra, Jetmira Rexhepi, dorëzon mjetetet e mbledhura për fëmijët në nevojë, dedikuar qendres “Pema”, në kuadër të aksionin “Me vetëm 10 franga mund ta shpëtojmë botën”. (Komuna e Gjilanit, Zyra e Kryetarit Haziri, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 138 -të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 10:00)

- Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj sot do të vizitojë Policinë e Kosovës. (Drejtoria e Përgjithshme të Policisë, ora 10:00)

- Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, pret në takim ambasadorin e Britanisë në Kosovë, Ruairí O’Connell. (Ndërtesa e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Kati III, ora 11:30)

- Zyra për Qeverisje të Mirë në bashkëpunim me Shoqatën Kosovare të Personave të Shurdhër do të organizoj konferencë e cila mbahet me rastin e shënimit të Ditës dhe Javës Ndërkombëtare për Personat e  Shurdhër  në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 13:30)
 
- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, do të mbajë konferencë për media. (Zyra e Lëvizjes Vetëvendosje! në lagjen Arbëria, ora 14:00)



 Ngjarjet e fushatës zgjedhore

 


- Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, bashkë me kandidaten për Kryetare të Pejës, Sabiha Shala, do të kenë një mëngjes pune me ndërmarrës, mjekë dhe profesionistë të tjerë të Pejës. (Lokali DonCafe, përballë hotelit “Dukagjini”, ora 10:00)

- Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, viziton lagjen “Kurrizi”. (Para Shkollës Fillore “Xhemajl Mustafa”, ora 12:15)

- Kandidati i Lidhjes Demokratike te Kosovës për kryetar komune në Kaçanik, Shkëlqim Jakupi shpalos programin qeverisës dhe prezanton kandidatët për Asamble Komunale. (Shtëpia e Kulturës “Xheladin Kurtaj”, në Kaçanik, ora 17:00)

- NISMA për Kosovën do të bëj hapjen e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale në Lipjan. (Shtëpia e kulturës “Tahir Sinani” në Lipjan, ora 17:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban tubimin zgjedhor të radhës, në qytetin e Gjakovës kutë pranishëm do të jenë Kryetari Visar Ymeri, deputetët Albin Kurti e Arbërie Nagavci, si dhe kandidati për kryetar të kësaj komune, Driton Çaushi. (Pallati i Kulturës "Asim Vokshi", ora 17:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubim zgjedhor në Gjakovë. (Hotel Pashtrik, ora 17:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban tubimin zgjedhor në Komogllavë të Ferizajit. (Shkolla Fillore “Besim Rexhepi”, në ora 18:30)

 - NISMA për Kosovën në Lipjan do të bëj hapjen e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale në Drenas. (Hotel Nobel” në Drenas, ora 19:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubim me qytetare të rajonit të Dushkajes. (Restoran Pishat-Rakovinë, ora 19:00)

- Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, bashkë me kandidaten për Kryetare të Pejës, Sabiha Shala, do të vizitojnë biznese të vogla dhe do të takohen me qytetarë  të Pejës. (Pejë, ora 11:00)
 

Ngjarjet e datës 24 Shtator 2017

- Vazhdon dita e dytë e konferenca ndërkombëtare “Kultura dhe Paqja në Ballkan - Roli i Parlamentarëve”. (Hoteli Nartel, ora 9:00)  

- Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, shpalos Programin për sportin në komunën e Prishtinës për katër vitet e ardhshme. (Fusha e sportit “Princ”, prapa Komandës së KFOR-it në Lagjen “Arbëria”, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! do të mbaj tubim zgjedhor në Lipjan. (Shtëpinë e Kulturës, ora 12:00)

- NISMA për Kosovën mban konventë elektorale, për zgjedhjet lokale të 22 tetorit në të cilën do të bëhet edhe prezantimi i të gjithë kandidatëve për kryetar të komunave nga NISMA për Kosovën. (Hotel Emerald, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti do ta bëjë prezantimin e programit qeverisës për mandatin e radhës katërvjeçar: “Prishtina, qytet në çdo lagje”. (Sheshin 21, ora 14:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! do të mbaj tubim zgjedhor në Shtime. (Qyteti i Shtimes, ora 15:00)

- Partia Demokratike e Unitetit mban konferencë lidhur me gjendejn aktuale në vend, zgjedhjet lokale si dhe prezantimin e Kryetarit të Forumit Rinor të PDU-së. (Hotel Grand, ora 16:00) 

- Lëvizja Vetëvendosje! do të mbaj tubim zgjedhor në Ferizaj. (Shtëpia e Kulturës, ora 17:00)

- Kandidati për kryetar te komunes se Vushtrrise Xhafer Tahiri shpalos programin qeverisës dhe bënë prezantimin e kandidatëve për Asamble Komunale. (Sheshi “Adem Jashari”, në Vushtrri, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 23 Shtator 2017

- Universiteti “Kadri Zeka” bashkorganizator i manifestimit tradicional kulturor, letrar e shkencor “Takimet e Dom Mikelit”. (Stubëll të Epërme të Vitisë, ora 9:00)

- Fakulteti i Komunikim Masiv i Kolegji AAB në bashkëpunim me Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit - FHF - Universiteti i Tiranës, Università per Stranieri di Perugia, Itali, Departamentin e Letërsisë dhe Gazetarisë - Universiteti i Elbasanit, Departamentin e Komunikimit - Universiteti Bedër-Tiranë, School of Journalism and Public Relations, Shkup dhe Institute of Communication Studies - Shkup, organizojnë Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Historia e medias dhe transformimet mediatike”. (Teatrin AAB “Faruk Begolli” të Kolegjit AAB, ora 10:30)

- Nën përkujdesje të kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri organizohet Akademi Përkujtimore kushtuar luftëtarëve të lirisë, Sebahate Tolaj e Isuf Haklaj. (Amfiteatri i qytetit ‘Istref Begolli’ në Pejë, ora 11:00)

- Komuna e Pjese do të bëj zbulimi i lapidarit të luftëtarëve të lirisë, Sebahate Tolaj e Isuf Haklaj. (Para objektit të policisë së Kosovës në Pejë, ora 12:00)

- Në kuadër të Simpoziumit Ndërkombëtar te Shkencave Shëndetësore mbahet Workshopi me ekspert vendor dhe të huaj i organizuar nga nga Kolegji Heimerer dhe Instituti i Evropës Juglindore për Politika Shëndetësore dhe Sociale. (Swiss Diamond Hotel, ora 13:00)
 
- Pas identifikimit të trupit të pa jetë të Dëshmorit të Kombit Kapllan Ahmeti, SHFD e UÇK - së në Bashkëpunim me Kuvendin Komunal të Skenderajit, organizojn ceremonin e rivarrimit të dëshmorit të kombit Kapllan Ahmeti. (Varrezat e dëshmorëve në fshatin Radishevë, Skenderaj, ora 15:00)

- Federata e Paqes Universale organizon konferencën ndërkombëtare me temë “Kultura dhe Paqja në Ballkan- Roli i Parlamentarëve“. (Kuvendi i Kosovës, salla 506, ora 15:00)




Ngjarjet e fushatës zgjedhore

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban Konferencë për Medie. (Zyrat e LDK-së te Shadërvani në Prizren, ora 11:00)

- Kandidati i LDK-së për kryetar komune në Mitrovicë, Safet Kamberi do ta shpalosë programin qeverisës për qytetarët dhe prezantimin e kandidatëve për Asamble Komunale. (Sheshi afër zyrave të LDK-së në Mitrovicë, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, mban konferencë për media ku do të flet për një nga projektet e radhës për Prishtinën. (Zyrët e Lëvizjes Vetëvendosje! në lagjen Arbëria, ora 14:00)

- Aleanca per Ardhmërinë e Kosovës mban manifestimin qendror të hapjes së fushatës për zgjedhjet lokale të 22 Tetorit 2017.  (Salla “1 Tetori” në Prishtinë, ora 14:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli do të jetë prezentë në Ferizaj ku do të merr pjesë në tubimin fushatës për zgjedhjet lokale 2017. (Selia e degës së PDK-së në Ferizaj, ora 15:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban takim zgjedhorë në fshatin Rakaj të Ferizajt. (Fshati Rakaj, ora 16:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës shpalosë Platformën për Zhvillim Ekonomik Lokal. (Hotel International në Prishtinë, ora 17:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban tubimin zgjedhor të radhës, në qytetin e Gjilanit. (Teatri i Qytetit, ora 17:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban takim zgjedhorë në fshatin Komogllavë të Ferizajt. (Fshati Komogllavë, ora 17:00)

- Gruaja Demokratike në Gjakovë organizon manifestimin solemnë me rastin e prezantimit të kandidateve femra të cilat garojnë në listen për Asamble Komunale në Gjakove nga Partia Demokratike e Kosovës. (Hotel Pashtriku në Gjakovë, ora 17:00) 

- Partia Demokratike e Kosovës mban takim zgjedhorë me qytetarë të Ferizajt. (Restaurant “Fitorja”, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 22 Shtator 2017

- Në kuadër të Simpoziumit Ndërkombëtar te Shkencave Shëndetësore mbahet Workshopi me ekspert vendor dhe të huaj me teme "Arsimi Profesional - Karriera - Migrimi". (Swiss Diamond Hotel, ora 9:00)

- Me rastin e Ditës pa Makina, Ministria e Mjedisit në organizim të përbashkët me Komunën e Prishtinës, Prizrenit, Gjakovës dhe Pejës, OJQ-të mjedisore “Lets do it Kosova”, “REC”, “Earth in Brackets”, “The WAY”, Shoqata e Çiklistëve të Kosovës dhe institucionet tjera, do të shënojnë këtë ditë me një rendësi të veçantë për mbrojtjen e mjedisit. (Para Objektit të Qeverisë gjegjësisht ndërtesës “Ish Rilindja”, ora 10:00)

- Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, ÇOHU në partneritet me Organizatën Komunikimi për Zhvillim Shoqëror me përkrahje të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë,  , organizon konferencë në të cilën do të publikohet platforma online “Open Justice”. (Gjykatorja e Fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës, ora 10:00)

- Kolegji Heimerer dhe Instituti i Evropës Juglindore për Politika Shëndetësore dhe Sociale organizojn workshopin dytë me temë "Promovimi i Pavarësisë tek Pacientët". (Kolegji Heimerer, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës me rend dite shqyrtimin dhe Rekomandimin për anulim të decertifikimit të kandidatëve të Subjekteve Politike sipas vendimit të Gjykatës Supreme.  (Selia e KQZ-se,ora 11:00)

- Kolegji Heimerer dhe Instituti i Evropës Juglindore për Politika Shëndetësore dhe Sociale organizojnë workshopin e tretë me temë Këshillimi i pacientëve dhe ndikimi i tyre në ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore. (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpaned Ahmeti do ta mbjellë fidanin e parë, ​për të shënuar fillimin e sezonit vjeshtor. (Afër ish-ndërtesës së OSBE-së, ora 11:30)

- Mbahet takimi i rregullt të Këshillit Ministror për Integrim Evropian me fokus zbatimin e Agjendës së Reformave Evropiane. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin e rregullt të Këshillit Ministror për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj pret në takim drejtuesit e organizatës Klubi i Prodhuesve të Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, sallë P-37, ora 13:30)

- Ministrija e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj  mban ligjeratën mbi rëndesinë e mbrojtjes së mjedisit. (Shkolla fillore “Hasan Prishtina”, ora 14:00)

- Mbahet Simpoziumi i VIII-të Ndërkombëtar i Shkencave Shëndetësore me temën “Për shëndetin e kohës së re”. (Swiss Diamond Hotel, ora 14:00)

- Hapet ekspozita e artistit nga Shkodra, Artan Draçini, e titulluar “E shkuara: E ardhmja e së tashmes.” (Galerinë e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00)




Ngjarjet e fushatës zgjedhore

 


- Kryetari Veseli, bashkë me kandidatin për Kryetar të Prishtinës, Lirak Çelaj, viziton bizneset në rrugën, ‘Agim Ramadani’. (Mbrapa Teatrit Kombëtar, ora 10:30)

- Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, mban takim me gazetarë ku do të shpalosë pikat kryesore dhe agjendën e fushatës për zgjedhjet e 22 tetorit. (Hotel Sirius, ora 12:00)

- Partia Demokratike dega në Pejë bën prezantimin e projektit të planit zhvillimor urbanisitk të kandidatës për kryetare të komunes Sabiha Shala. (Sheshi Haxhi Zeka afër Shtëpisë së Mallrave, ora 13:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan hap zyrtarisht fushatën elektorale në Konventën e madhe programore. (Salla e teatrit të qytetit, ora 15:00)

- Kryetari Veseli merr pjesë në tubimin hapës elektoral në Prizren, bashkë me kandidatin për Kryetar të Komunës, Shaqir Totaj. (Sheshin e Lidhjes në Prizren, ora 17:00)

- Forumi i Gruas i Lidhjes Demokratike të Kosovës organizon tubim ku do të bëhet shpalosja e politikave për gruan. (Hotel Emerald, ora 17:00)

- Dega e NISMA për Kosovën në Prizren do të bëj hapjen e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale. (Shtëpia e kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, ora 18:00)
 
-  Lëvizja Vetëvendosje bën prezantimin e kandidatëve për Kuvendin Komunal të Prishtinës. (Amfiteatri i American School of Kosova ASK, ora 18:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës në Podujevë hap zyrtarisht fushatën zgjedhore. (Shkolla “Dr. Ibrahim Rugova”, ora 18:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosoves hap fushatën në Suharekë ku do të marrë pjesë edhe Kryeministri dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. (Suharekë, ora 18:00)

- Dega e NISMA për Kosovën në do të bëj hapjen e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale. (Hotel Pashtriku në Gjakovë, ora 19:00)
 

Ngjarjet e datës 21 Shtator 2017

- Kryeministri Ramush Haradinaj viziton Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. (Klinika e Kirurgjisë në QKUK, ora 8:30)

- Programi "Kërko Drejtësi” i financuar nga Departamenti i SHBA-së në bashkëpunim me Odën e Avokatëve të Kosovës mbajn takimin e fundit të programit D4J. (Hotel Emerald, ora 9:15)

- Drejtori i Misionit të USAID-it Xhejms Houp do të merr pjesë në hapjen e punëtorive të programit të USAID-it për Përkrahje Adoleshentëve pas mësimit të rregullt. (Auditoriumi i Fakultetit të Edukimit, Universiteti i Prishtinës, ora 9:30)

- Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli” dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit “AMRKS” organizon tryezë diskutimi për shënimin e Ditës Evropiane pa viktima në rrugë. (Ndërtesa e Kolegjit “Tempulli” në Prishtinë,  ora 10:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore me mbështetje nga Friedrich Ebert Stiftung organizojnë tryezën “Prishtina në katër vitet e ardhshme”. (Salla e konferencave Orion, ora 10:00)

- Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, së bashku me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, viziton zonën ekonomike në Shirokë të Suharekës. (Zona Ekonomike në Shirokë të Suharekës, ora 12:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi do të vizitojë Komunën e Vushtrisë dhe do të takohet me kryetarin e Komunës Bajram Mulaku. (Ambientet e komunës, ora 13:00)

- Qendra e Vetëvendosje!-s në Prishtinë mban konferencë për media, ku do të flasin Kryetari i Lëvizjes, Visar Ymeri, Nënkryetari Dardan Sejdiu, si dhe Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ku do të shpalosen zotimet kryesore për mandatin e ardhshëm qeverisës. (Zyrët e Vetëvendosjes në lagjen Arbëria, ora 13:00)

- Në kuadër të konferencës ndërkombëtare “Kultura dhe Paqja në Ballkan - Roli i Parlamentarëve” zhvillohet aktiviteti “Udha e Paqes”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 14:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi do të vizitojë Kalanë e Harilaqit, në Fushë Kosovë. (Kalaja e Harilaqit, ora 15:00)

- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë organizon "Aktiviteti Rrugor - Rinia për Drejtësi". (Sheshin "Nëna Terezë", ora 16:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës ju njofton do ta hapë fushatën zgjedhore për Zgjedhjet Lokale 2017, ku do të prezantojë kandidatët për kryetar komunash. (Salla “1 Tetori” në Prishtinë, ora 17:00)

- Me rastin e hapjes zyrtare të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 22 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje! mban tubimin e parë zgjedhor në qytetin e Prizrenit. (Pllati i Sporteve "Sezai Surroi", ora 17:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës bën hapjen e fushtës për zgjedhjet lokale 2017, në hapje merr pjesë edhe Kryeminstri dhe njëkohësisht Kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj. (Sheshi 21,  ora 17:00)

- Bëhet hapja e Qendrës së Dokumentimit për krimet e luftës. (Biblioteka “Hivzi Sylejmani”, ora 19:00)

- Fondacioni Aksioni për Nëna dhe Fëmijë dhe Crimson Capital organizon ngjarjen tradicionale e përvitshme në skenën e filantropisë në Kosovë “Të vallëzojmë për nënat dhe fëmijët – Let’s Dance”. (Duplex, ora 20:00)

  

Ngjarjet e datës 20 Shtator 2017

- Takim i përbashkët i kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj me ambasadorët e BE-së, të akredituar në Kosovë. (Ndërtesa e Qeverisë- Salla P 38, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 11:00) 

- Instituti Albanologjik i Prishtinës organizon tryezen shkencore "Roli i oxhakërisë në historinë shqiptare". (Instituti Albanologjik, ora 11:00)

- Përfaqësuesit e Zyrës së BE-së së bashku me përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës dhe të Komunës së Novobërdës do të inaugurojnë sallën e re të shkollës dhe sportit në Pasjak të Novo Bërdës. (Shkolla e sporteve në Pasjak, ora 12:00)

- Zyra amerikane për Kordinim të Mbrojtjes në Kosovë i dhuron QKUK-së, gjegjësisht kujdesit intenziv pranë Klinikës Gjinekologjiko-Obstetrike, 38 shtretër  me dyshekë, tavolina dhe dollapa, me vlerë prej $ 60,000 USD.  (Klinika Gjinekologjko -Obstetrike në QKUK, ora 13:00)

- Drejtori i misionit të USAID-it Xhejms Houp dhe Kryetari i Komunës Lutfi Haziri do të inaugurojnë çerdhen e fëmijve në lagjen Dardania. (Çerdhja e fëmijëve në lagjen Dardania, Gjilan, ora 14:00)

- Koalicioni i Organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” organizon konferencën e parë për media të DnV-së lidhur me Zgjedhjet Lokale 2017. (Zyrat e Institutit Demokratik të Kosovës, ora 14:00)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj së bashku me ministrat Valdrin Lluka dhe Albena Reshitaj vizitojnë “Trepçën”. (Zyrat e menaxhmentit - Parku Industrial Mitrovicë, ora 14:00)

 

- Ministri Pal Lekaj së bashku me bashkëpunëtorët e tij do të bëjë inspektimin e punimeve të cilat janë duke zhvilluar ne Kievë. (Vendtakimi i kësaj vizite do të jetë në te bypassit  ku përfundon katërtrakëshi i rrugës së Kievës, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 19 Shtator 2017

- Kryeministri Ramush Haradinaj në konferencë për medie së bashku me Petrit Selimin koordinator i Zyrës së Sfidave të Mijëvjeçarit. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:30)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi do të vizitojë studentët të cilët do t'i nënshtrohen provimit pranues në Fakultetin Ekonomik. (Fakulteti Ekonomik, ora 9:00)

- Zyra e Rregullatorit për Energji do të mbajë seancë për diskutim publik lidhur me shqyrtimin e dytë periodik rregullativ për përcaktimin e të hyrave të lejuara maksimale, për Operatorin e Sistemit të Transmetimit, Operatorin e Tregut dhe Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema do të pret në takim ministrin e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqajn. (Ambientet e Rektoratit të UP-së, ora 10:00)

- Instituti GAP organizon tryezën e rrumbullakët ku do të prezantojë analizën “Përfaqësimi i grave në bordet e ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:30)

- Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së dhe  Goran Rakic, Kryetar i Mitrovicës veriore vizitojnë projektin e Mitrovicës së Gjelbër. (Stacioni i autobusëve Mitrovica veriore, ora 12:00)

- Mbahet ceremonia e përurimit të objektit te ri të Bibliotekesë "Fan S. Noli" në Gjilan. (Gjilan, ora 12:00)

- Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së dhe  Goran Rakic, Kryetar i Mitrovicës veriore vizitojnë qendrën shëndetësore të rinovuar në Mitrovicën e Veriut. (Qendra shëndetësore në Mitrovicën e Veriut, ora 12:25)

- Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë organizon ceremonin e hapjes së Stacionit të Autobusëve në Mitrovicën e Veriut. (Stacioni i autobusëve Mitrovica veriore, ora 12:50)
 
-  Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi do të pres në takim përfaqësuesin e Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim ORCA, Rron Gjinovci, pas takimit do të ketë edhe konferencë për media. (kabinetin e Ministrit, ora 13:00)

- Ministri i Financave Bedri Hamza do të mbajë takim me Odat Ekonomike të Kosovës në të cilin do të diskutohet për mundësitë e përmirësimit të ambientit të të bërit biznes në Kosovë. (Ndërtesa e Qeverisë, sallën P-38, ora 13:30)

 

- Ministri Pal Lekaj së bashku me bashkëpunëtorët e tij do të bëjë inspektimin e punimeve të cilat janë duke vazhduar për zgjerimin e hyrjes në Veternik - Prishtinë. (Vendtakimi i kësaj vizite do të jet në hyrje të Veterrnikut në udhëkryqin e Gjilanit, ora 14:00)

- Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, pret në takim Arian Zekën, Drejtor Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Uranik Begun, Drejtor i ICK-së. (Objekti i MPJ-së, ora 15:30)

- Fillon edicioni i dytë i Festivalit të Gjelbër i cili i kushtohet biznesit të gjelbër në Kosovë që mbulon energjinë e ripërtëritshme, riciklimin dhe efiçiencën e energjisë. (Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ora 10:00)

- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Akademik Isa Mustafa takohet me struktura të LDK-së në Prizren me ç’rast do të mbahet Konventa e Punës ku do të marrë pjesë kandidati për kryetar Dr. Hatim Baxhaku dhe kandidatët për Asamble Komunale. (Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 18 Shtator 2017

- Ministria e Drejtësisë organizon Punëtorinë dyditore të organizuar nga TAIEX dhe Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar (AAPSK)/ MD, me temën: Menaxhimi Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara. (Hotel Afa, ora 9:00)

- Projekti ALLED “Harmonizimi i Arsimit me Kërkesat e Tregut të Punës”, do të organizojë ceremonitë zyrtare të hapjes së kabineteve në shkollën e arsimit dhe aftësimit profesional “Pjetër Bogdani” në Ferizaj. (Shkolla “Pjetër Bogdani” në Ferizaj, ora 10:00)

- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Akademik Isa Mustafa takohet me kandidatët për kryetar dhe kandidatët për Asamble të të gjitha komunave të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 12:00)

- Klubi i Basketbollit Sigal Prishtina organizon konferencë për media, një ditë para debutimit në Ligen e Kampioneve kundër ekipit bjellorus "Tsmoki-Minsk". (Zyret e klubit, ora 13:00)

- Projekti ALLED “Harmonizimi i Arsimit me Kërkesat e Tregut të Punës”, do të organizojë ceremonitë zyrtare të hapjes së kabineteve në shkollën e arsimit dhe aftësimit profesional “Jonuz Zejnullahu” në Viti. (Shkolla “Jonuz Zejnullahu” në Viti, ora 14:00)

- Ministria e Arsimit dhe Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur, për herë të parë në sistemin formal të arsimit në Kosovë do të prezantojë nivelin e 5-të të kualifikimit “Asistent për fëmijë/nxënës me nevoja të veçanta arsimore” që është zhvilluar nga PEARSON – Institucion prestigjioz Britanik, ndërsa është financuar nga projekti Lux-Development. (Qendra Burimore në Prishtinë, ora 15:00)

- Ministria e Arsimit dhe Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur, për herë të parë në sistemin formal të arsimit në Kosovë do të prezantojë nivelin e 5-të të kualifikimit “Asistent për fëmijë/nxënës me nevoja të veçanta arsimore” që është zhvilluar nga PEARSON – Institucion prestigjioz Britanik, ndërsa është financuar nga projekti Lux-Development. (Qendra Burimore në Ferizaj, ora 15:00)

 

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:00) 

Ngjarjet e datës 17 Shtator 2017

- Qendra Kosovare për Avokim dhe Zhvillim dhe Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste “Prishtina” në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik organizojnë Ecjen me moton "Lëvizim për Shëndet. (Ecja fillon prej Qendrës Rekreative në parkun “Gërmia”, ora 7:30)

Ngjarjet e datës 16 Shtator 2017

- Sindikata e Pavarur e Sektorit Pravt mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve në sektorin privat dhe punëtorëve teknik të shkollave në Prishtinë të cilët janë në grevë. (Selia e BSPK-së, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mbanë tryezë me temën "Rëndësia e pushtetit lokal". (Hotel Sirius, ora 11:30)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës, merend dite Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për decertifikimin e kandidatëve të cilët kanë bërë kërkesë për tërheqje nga listat e certifikuara të Subjekteve Politike, etj. (Selia e KQZ-se, ora 12:00)

- Klubi  letrar "Podguri" në Istog në bashkëpunim me Komunën e Istogut organizon orën letrare “Ibrahim Rugova” e cila ka karakter ndërkombëtar. (Objekti i komunës së Istogut, ora 14:00)

 

- Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Uran Ismaili, do të vizitojë sot Spitalin e Përgjithshëm "dr. Sami Haxhibeqiri" në Mitrovicë. (Mitrovicë, ora 16:00)

- Ambasada Gjermane organizon Guerilla Art Festival. (Ambientet e Fakultetit të Arkitekturë, ora 17:00)
 

Ngjarjet e datës 15 Shtator 2017

- Kuvendi i Republikës së Kosovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, duke i hapur dyert për vizitorë. (Ndërtesa, ora 9:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veselin. (Kabinet i Presidentit, ora 9:30)

- Me rastin e hapjes se Panairit të Organizatave të Shoqërisë civile. (Oborri i Kuvendit, ora 9:45)

- Kuvendi i Kosovës organizon forumin mbi temën Globale “Demokracia dhe Parandalimi i Konfliktit". (Ambientet e Kuvendit të Kosovës, salla 506, ora 10:00)

- Lëvizja FOL organizon konferencë për media me ç‘rast do të prezantoj statistikat kundërkorrupsion të Prokurorive Themelore dhe Prokurorisë Speciale për periudhën Janar-Qershor 2017. (Zyret e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Komuna e Vitisë dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të lansojnë Paktin Territorial të Punësimit. (Qendra Kulturore në Viti, ora 11:30)

- Ministria e Drejtësisë bën inaugurimin e Qendrës Edukuese-Korrektuese për të mitur në Lipjan. (Përballë Qendrës Korrektuese për të mitur dhe femra në Lipjan, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Selia e Vetevendosjes në lagjen Arbëria, ora 13:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinajn. (Kabinet i Presidentit, ora 13:30)

- Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë mbledhje me Kryetarë të Degëve dhe kandidatët për Kryetarë të Komunave. (Restorant Orion në Prishtinë, ora 15:00)  

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:00)

- Koalicioni i Organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim”, bën lansimin e fushatës vetëdijësuese për informim dhe edukim të votuesve për Zgjedhjet Lokale 2017. (Oborri i ndërtesës së “Lidhjes së Prizrenit” në Prizren, ora 17:00)

- Këshilli Amerikan për Edukim Ndërkombëtar organizon mbrëmjen për ngritje të fondeve të bursës Fondit Kosovaro Amerikan për Edukim  të quajtur ‘The Night of the Rising Stars’. (Ambientet idilike të muzeut etnologjik në Prishtinë, ora 19:00)

 

Ngjarjet e datës 14 Shtator 2017

- Instituti i Kosovës për Drejtësi në bashkëpunim me programin “Kërko Drejtësi”, i cili realizohet nga National Center for State Courts, i financuar nga Departamenti i Shtetit të ShBA-së, Njësiti për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, organizon konferencën “Përfaqësimi ligjor falas në çështjet penale dhe zbatimi i praktikës gjyqësore të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut”. (Salla e konferencave Orion, ora 9:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në lansimin e Komentarit të Ligjit për Barazi Gjinore. (Hotel Swiss Diamnond, ora 10:00)

- Lansohet platforma elektronike e Agjensionit të Aviacionit Civil në Kosovë. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes se panairit te sportit në Gjilan. (Sheshi "Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha" në Gjilan, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, pret në takim drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në EEAS, Angelina Eichhorst. (Kabineti i kryeparlamentarit, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, pret në takim drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në EEAS, Angelina Eichhorst. (Kabineti i kryeparlamentarit, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim drejtoreshën për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në BE, Angelina Eichhorst. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:45)

- Komuna e Dragashit dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të lansojnë Paktin Territorial të Punësimit. (Restorant MEKA në Dragash, ora 11:00)

- Kryetari Shpend Ahmeti bashkë me Drejtorin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Arben Vitia, do të mbajnë konferencë për media. (Objekti i Komunës, salla nr. 37, ora 11:30)

- Bëhet promovimi i monografisë “Masakra e Reçakut - Krim Kundër Njerëzimit” nga nje grup autorësh, e cila botohet në gjuhën shqipe dhe atë angleze nga Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës.  (Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 12:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj viziton punimet të cilat janë duke vazhduar për ndërtimin e Autostradës “Arbër Xhaferi”. (Fshati Babush në Ferizaj, ora 14:00 - Transporti për gazetarë është i siguruar para Ministrisë së Infrastrukturës, ora 13:00)

- Drejtoresha e Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS) për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë znj. Angelina Eichhorst  takohet me liderin e Vetevendosjes, Visar Ymeri. (Zyra e BE-së, 13:45 - mundësi për pamje)

- Drejtoresha e Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë znj. Angelina Eichhorst  takohet me përfaqësuesin e LDK-së, Avdullah Hoti. (Zyra e BE-së, 14:30 - mundësi për pamje)

- Drejtoresha e Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë znj. Angelina Eichhorst mban konferencë për media. (Zyra e BE-së, 15:10 - mundësi për pamje)

- Ministria e Integrimit Evropian dhe Ambasada Gjermane nënshkruajn marrëveshjen "Mbështetje për Procesin e Integrimit Evropian në Kosovë - Faza III (2017 – 2020)". (Hotel Sirius, ora 16:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën “E ardhmja e dialogut Kosovë-Serbi”, në një diskutim me Presidentin e Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, dhe përfaqësuesit e partive politike, shoqërisë civile dhe medias. (Hotel Swiss Diamond, ora 17:20)

- Qendra Kinematografike e Kosoves organizon shfaqjen e filmit 'T'padashtun' nga Edon Rizvanolli ku do të mbahet edhe një koktej rasti para fillimit të shfaqjes. (Cineplexx, ora 19:15 - shfaqja nga ora 20:00)

- Mbahet koncert bamirësie për Manolja Kabashin, vajzën 22 vjeçare nga Prizreni e cila aktualisht është duke u trajtuar për leukemi në një spital në Stamboll të Turqisë. (Kinema Lumbardhi në Prizren, ora 20:00)
 
 

Ngjarjet e datës 13 Shtator 2017

- Kryeministri Ramush Haradinaj viziton Ministrinë e Infrastrukturës. (Ndërtesa e Ministrisë së Infrastrukturës, ora 09:00)

- Demokracia Plus mban konferencë. (Restaurant “Rings”, Sheshi “Nënë Tereza”, ora 11:00)

- Ministri i Financave Bedri Hamza pret në takim ambasadorin e SHBA-ve, Greg Delawie. (Ministria e Financave, ora 11:50)

- Dega e Alternativës në Prizren prezanton kandidatin për kryetar të komunës së Prizrenit. (Zyret e Alternativës në Prizren, ora 12:00)   

- Federata e Kick-boxit të Kosovës mban konferencë.  (Shtëpia e Sportit, ora 13:00)

- Fondacioni Lumbardhi organizon shfaqjen “Carla del Ponte trinkt in Pristina einen Vanilla Chai Latte”. (Salla e Lumbardhit në Prizren, ora 20:00)
 

Ngjarjet e datës 12 Shtator 2017

- Shoqatat sindikale të punëtorëve teknik të shkollave “Dardania”, “Asim Vokshi”, “ Ismail Qemaili”, “Gjergj Fishta”, “Pjeter Pogdani”, do të futen në grevë meqë pagat e tyre nuk janë paguar. (Objektet e shkollave te lartpërmendura, ora 8:00)

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me Ministrinë e Financave organizon konferencën “Analiza mbi investimet kapitale në Komunat e Republikës së Kosovës për periudhën 2011-2016”. (Hotel Internacional Prishtina, ora 9:45)

- Kryeministri Ramush Haradinaj viziton Korportaten Energjetike të Kosovës. (Termocentrali Kosova A, ora 10:00)

- Lëvizja FOL organizon diskutimin e hapur me temën “Paga minimale dhe efektet e saj në punësim”. (Zyret e Lëvizjes FOL, rruga “Andrea Gropa” nr.35, ora 10:00)

 - U.d. I Drejtorit të misionit të USAID-it MajK de la Rosa merr pjesë në ceremonin e nënshkrimit një MM e cila shënon fillimin programit të USAID-it për Përkrahje Adoleshentëve pas mësimit të rregullt. (Zyra e Kryetarit të Komunës Shpend Ahmeti, ora ora 10:30)

- Mbahet ceremonia e dorëzim-pranimit të detyrës së Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë me c'rast ministri aktual, Arsim Bajrami dhe ministri i ri, Shyqiri Bytyqi do të mbajnë konferencë për media. (Kabineti i Ministrit, ora 11:00)

- Shefi i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga BE në Kosovë, Alojz Peterle, do të prezantojë në një konferencë për shtyp Raportin Përfundimtar për zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit 2017 dhe do të hapë Misionin e ri për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga BE për zgjedhjet komunale dhe për kryetarë të komunave që mbahen më 22 tetor 2017. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj viziton Komunën e Obiliqit. (Ndërtesa e Komunës se Obiliqit, ora 11:00)

- Komuna e Shtërpcës dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të lansojnë Paktin Territorial të Punësimit. (Restorant LIPA në Shtërpcë, ora 11:00)

 

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhje me rend dite shqyrtimin dhe miratimin e rekomandimit për decertifikim të kandidatëve me Aktgjykim të formës së prerë nga Gjykatat e Republikës së Kosovës. (Selia e KQZ-se, ora 14:00) 

Ngjarjet e datës 11 Shtator 2017

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tërheqjen e shortit për renditjen e Subjekteve Politike në fletëvotim për Zgjedhjet Lokale të cilat do të mbahen më 22 tetor. (Swiss Diamond, ora 10:00)

- Kuvendi i Kosovës në bashkorganizim të Shoqatës “Miqtë e Amerikes”, Policisë së Kosovës, Agjencioni për Menagjimin e Krizave, Zjarrfikësat e Prishtinës, Qendra e Mjekësisë Urgjente dhe nxënësit e shkollës së Mesme “Hivzi Sulejmani”, Fushë Kosovë organizojnë aktivitete në nderim të viktimave të 11 shtatorit 2001 në SHBA. (Të shtatorja në Sheshin Bill Clinton, ora 10:50)

- Bëhet pranim-dorëzimi i detyrës së kryeministrit të Kosovës. Kryeministri i deritanishëm, Isa Mustafa, ia dorëzon detyrën kryeministri të sapozgjedhur, Ramush Haradinaj. (Zyra e Kryeministrit, ora 11:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)
 
- Hapet ekspozita me fotografi në qe i dedikohen ngjarjes së 11 shtatorit 2001, dhe fotografi nga aktivitetet e Shoqatës “Miqtë e Amerikes” që i dedikohën kësaj date. (Sheshi Nënë Tereza, 12:00)

- Bëhet pranim-dorëzimi i detyrës së Ministrit të Punëve të Jashtme nga Ushtruesi i Detyrës së Ministrit në largim, Emanuel Demaj, tek Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme në ardhje Behgjet Pacolli. (Ndërtesa e Ministrisë së Punëve të Jashtme, ora 12:00)

- Ministria e Drejtësisë, organizon pranim dorëzimin e detyrës së Ministrit të Drejtësisë ku ministrja e deritanishme, znj Dhurata Hoxha, i dorëzon detyrën, ministrit të porsazgjedhur, Abelard Tahirit. (Ndërtesa e ministrisë, ora 13:00)

- OSBE organizon një kamp pesë-ditor ndërfetar me rreth dyzet të rinj të komuniteteve të ndryshme fetare. (Hotel Amazona, ora 14:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës me dite shqyrtimin dhe miratimin e rekomandimit për decertifikimin e kandidatëve me Aktgjykim të formës së prerë nga Gjykatat e Republikës së Kosovës. (Selia e KQZ-së, ora 14:00)

- Ministri i Financave Agim Krasniqi do të bëjë dorëzimin e detyrës së ministri i emëruar Bedri Hamza. (Ndërtesa e  Qeverisë, ora 14:00)

- Mbahet ceremonia e dorëzim-pranimit të detyrës së Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në kabinetin e ministres ku Ministrja Vlora Dumoshi do t’i dorëzojë zyrtarisht detyrën Ministrit të ri, Kujtim Gashi. (Ndërtesa e Ministrisë, ora 14:30)

- Bëhet ceremonia e pranim-dorëzimit të postit të ministrit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale. (Ambientet e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, ora 15:00)

 

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 10 Shtator 2017

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit lidhur me shqyrtimin e kërkesës së Grupit të deputetëve të Kuvendit për Seancë të jashtëzakonshme. (Ndertesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 10:00)

- Guvernatori i Bankes Qendrore e Republikës së Kosovës, Bedri Hamza , nesër  e dielë 10 Shtator,  organizon  konferencë  me media. (Holli i BQK-së, ora 11:00)

- Mbahet finalja e Garë së  Paragllajdizmit ”Kosova Open”. (Bjeshkët e Istogut në Shymek, rrugës për  në Lugë të Butë, ora 12:00)

- Mbahet ceremonia e ndajres se shpërblimeve për tre garuesit më të mirë te Garës së  Paragllajdizmit ”Kosova Open”. (Restoranti “Trofta”, ora 17:00)

- Vazhdon nata e dytë e festivalit ndërkombëtar tradicional i valleve folklorike për fëmijë “Ylberi i Prishtinës”. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 18:00)

- Ne permbylljen e HartheFestit mbahet ekspozita Kolonia e Artistëve “Art Studio”,  si dhe dorëzimi i mirënjohjeve – shpërblimeve për vreshtarin më të mirë dhe verëtarin më të mirë. (Oborri i Muzeut të Qytetit te Rahovecit, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 9 Shtator 2017

- Mbahet Kuvendi i Rregullt i Federates se pingpongut të Kosovës. (Salla e mbledhjeve në Shtëpinë e Sporteve në Prishtinë,  ora 11:00)

- Vazhdon dita e tretë e Festivalit te vjeljes së rrushit Hardhfest me perfomimin e DJ dhe  brendeve të ndryshme. (Kolonia e Artistëve Art Studio në Rahovec, ora 11:00)

- Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të bëhët zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 16:00)

- Para hapjes solemne të Festivalitndërkombëtar tradicional tevalleve folklorike për fëmijë “Ylberi i Prishtinës”, do të organizohet edhe defileu me të gjitha ansamblet pjesëmarrëse në festival. (Sheshi “Zahir Pajaziti”,  ora 16:30)

- Mbahet ceremonia e hapjes së Festivalit ndërkombëtar tradicional tevalleve folklorike për fëmijë “Ylberi i Prishtinës”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 18:00)

- Mbahet mbrëmja e bamirësisë për Manolja Kabashin, vajzën 22 vjeçare nga Prizreni e cila aktualisht është duke u trajtuar për leukeminë një spital në Stamboll të Turqisë. ( Kinema Lumbardhi në Prizren, ora 19:00)

- Kuratori i paviljonit të Shqipërisë në Biennalen e Venedikut, Simon Battisti do mbaj ligjeratë në kuadër të Festivalit të Arkitektures. (Hapësirat e Jakova Innovation Center, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 8 Shtator 2017

- Instituti GAP organizon konferencë për media ku do të prezantojë raportin hulumtues “Sa kanë kompetenca vetanake komunat?”. (Hotel “ Swiss Diamond”, ora 10:30)

- Mandatari për Kryeministër, Ramush Haradinaj, në një ceremoni me të rinjtë evropianë të Kosovës do të nënshkruajë një deklaratë zotuese se do të angazhohet për fuqizimin e të rinjve. (Zyra e Rinisë Evropiane të Kosovës në ndërtesën e ish-Radio Prishtinës, ora 11:00)

- Dita e dytë e Festivalit te vjeljes së rrushit Hardhfest vazhdon me perfomimin e DJ dhe  brendeve të ndryshme. (Kolonia e Artistëve Art Studio në Rahovec, ora 11:00)

- Fillon manifestimi letrar tradicional “Ora e Tahir Deskut”. (Salla e Kuvendit të Komunës së Klinës, ora 13:00)

- Shoqata “Kosova për Sanxhakun” në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës organizon konferencë shkencore për nderë të 137-vjetorit të lindje dhe 73 vjetorin e vdekjes së Ferhat Dragës. (Shtëpia e kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë, ora 14:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me te vetmin rend dite shqyrtimi i kërkesës së Grupit të deputetëve të Kuvendit për Seancë të jashtëzakonshme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 15:00)

- Presidenti i Klubit te Basketbollit SIGAL Prishtina, Blerand Stavileci dhe pronari i "Sigal", Avni Ponari do të mbajnë konferencën e parë për shtyp për sezonin 2017/2018. (Salla e konferencave të KB SIGAL Prishtina, ora 17:00)

- Në kuadër të Festivali i Arkitektures shfaqet filmi dokumentar "Barbicania" nga duo i regjisoreve Ila Beka dhe Louise Lemoine. (Hapësirat e Parkut Kulturor Ali Podrimja në Gjakovë, ora 20:00) 
 

Ngjarjet e datës 7 Shtator 2017

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave dhe Artpolis organizon tryezën e diskutimit me temë “Një sistem i shfrytëzuar pak: Gjendja aktuale e kornizës së të drejtave të njeriut në Kosovë”. (Qendra e Konferencave “Orion”, ora 10:00)

- punëtorët teknik të shkollave Dardania, Pjetër Bogdani , Gjergj Sfishta, dhe Asim Vokshi në shenj pakënaqësie për vonës të pagave protestojnë ne vendet e tyre të punës. (Objektet e shkollave, ora 10:00)

- Shoqata Down Syndrome Kosova organizon ngjarjen e hapjes të qendrës në Mitrovicë. (Rruga e UÇK-ës  Rr. Nr. 8, Mitrovicë, ora 10:15)

- Universiteti "Ukshin Hoti" nga Prizreni në bashkëpunim me Universitetin “Hasan Prishtina” dhe Universitetin “Namik Kemal” Tekirdağ-Turqi organizon ceremonine e hapjes së punimeve të konferencës shkencore “8th Balkan Animal Science Conference Balnimalcon 2017”. (Universiteti i Prizrenit, ora 10:30)

- Mbahet vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Në kuadër të aktiviteteve që organizohen për Muajin e Rinisë, Ministrja Vlora Dumoshi, do të vizitojë Komunën e Kllokotit, për të përcjellë aktivitete rinore që do të realizohen në këtë komunë si dhe do të takohet në me kryetarin e Komunës së Kllokotit, Sreçko Spasiq. (Komuna e Kllokotit, ora 11:00)

- Me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Komunës së Rahovecit bëhet hapja e Festivalit të Vjeljes së Rrushit "HardhFest". (Rahovec, ora 15:00)

- Luke Pearson dhe Sandra Youkhana nga Bartlett School of Architecture, UCL do mbajnë një punëtori intenzive "Back Up Gjakova". (Hapësirat e Jakova Innovation Center, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 6 Shtator 2017

- Instituti Riinvest organizon tryezën “Gratë në tregun e punës". (Amfiteatri i Bibliotekës Qendrore të Universitetit të Prishtinës, ora 10:00)

- Përfaqësuesit e Education Unlimited në bashkëpunim më Europazentrum Baden-Württemberg do të jenë të pranishëm në Kolegjin ISPE të cilet do të prezantojn para studentëve të Kolegjit ISPE mundesit për ndjekjen e ligjeratave dhe vizitave që do të mbahen në Stuttgart dhe Strasbourg gjate periudhës 2017-2020. (Kolegji ISPE, ora 11:00)

-  Agjencia Kosovare e Privatizimit do të mbaj ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr.35. (Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, ora 12:30)

- Në kuadër të Muajit të Rinisë Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, në kabinetin e saj do të takojë të gjithë përfaqësuesit e strukturave rinore në Kosovë, për të diskutuar me të rinjtë për fushën e rinisë, duke dëgjuar propozimet dhe shqetësimet që kanë ata. (MKRS, ora 13:00)

- Kryetarja e Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, Valdete Daka nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova për vëzhgimin e Zgjedhjeve Lokale që do të mbahen më 22 tetor 2017. (Selia e KQZ-së, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 5 Shtator 2017

- Komuna e Prishtinës do të bëj prezantimin e sistemit të ri dixhital që do t’iu shërbejë qytetarëve të Prishtinës, duke ua lehtësuar kështu aplikimin në fushën e caktuar.  (Objekti i vjetër i Komunës, salla 37, ora 10:00)

- Gjenerata e pestë e Akademisë së Gruas për Lidersip do të prezantoj qëndrimet e tyre rreth katër çështjeve me rëndësi të identifukuara, tema me rëndësi, për votuesit në nivelin lokal, të cilat janë huartuar nga vetë pjesëmarrëset e gjeneratës së pestë të kësaj Akademie. (Hotel Sirus, ora 10:00)

- Fol Tash organizon tryezën debatuese për prezantimin dhe diskutimin e të gjeturave të hulumtimit “Shkaqet e shfaqjes së elementëve ekstrem në Kosovë - objektivat dhe hapat drejt deradikalizimit”. (Hotel Sirus, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e shugurimit te Katedrales “Shën Nëna Tereze” në Prishtinë. (Katedralja “Shën Nëna Tereze”, ora 11:00)

- Shefja e Zyrës se Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, do të vizitojë katër projekte të financuara nga BE në komunën e Zveçanit. (Fshati Zhitkovac, ora 11:30)

- Shefja e Zyrës në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe kryetari i komunës së Zveçanit, Vucina Jankovic do të vizitojnë ujëmbledhësin në Zveçan dhe do te japin deklaratë për media. (Pranë ujëmbledhësit në Zveçan, ora 12:40)

- Galeria Kombëtare e Kosovës organizon hapjen e ekspozitës personale “Oshamë “ të Zake Prelvukaj. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 4 Shtator 2017

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, do të përurojë objektin e ri të shkollës “Sadri Dula” në Duhël të Suharekës. (ora 10:00, Duhël)

- Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2017/2018, ministri i Arsimit, Arsim Bajrami,  do të vizitojë shkollën “Abdyl Frashëri” në Prizren. (ora 11:30 Lagjja Ortakoll, Prizren)

- Kardinali shqiptar Ernest Simoni, i dërguar i posaçëm i Papa Françeskut për shugurimin e Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë, mbërrin në Kosovë. (ora 10, Arritja në Katedralen e Prizrenit “Zoja Ndihmëtare”)

- Kardinali shqiptar Ernest Simoni, mban konferencë për medie. (ora 12.00, në Rezidencën e Ipeshkvisë së Kosovës)

- Kardinali shqiptar Ernest Simoni drekon me të varfrit te Mensa e të varfërve. (ora 12:30, Kisha e Shën Ndout në Ulpianë)
 

Ngjarjet e datës 2 Shtator 2017

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, do të marrë pjesë në Konferencën shkencore të Institutit të studiuesve shqiptarë “Alb-Shkenca”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)