14 Maj 2025

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 Gusht 2017

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës në të cilen do të behët shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve për zgjedhjet lokale të 22 tetor 2017. (Selia e KQZ-së, ora 9:00)

- Këshilli Organizativ për shënimin e 30 Gushtit - Ditës Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur ben vendosjen e luleve te ‘Përmendorja dedikuar personave të zhdukur’. (Përballë Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë “Sfidat në Sistemin e Drejtësisë: Pavarësia, Paanshmëria dhe Efikasiteti i Sistemit Gjyqësor në Kosovë”. (Hotelin Swiss Diamond, ora 10:30)

- Këshilli Organizativ për shënimin e 30 Gushtit - Ditës Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur zhvillon ecje te përbashkët nga ‘Përmendorja dedikuar personave të zhdukur’ deri në sheshin ‘Gjergj Kastrioti Skënderbeu’, ku do të përcjellën edhe mesazhet dhe kërkesat nga familjarët e pranishëm.  (Përmendorja dedikuar personave të zhdukur, ora 10:30)

- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Safet Kamberi, në bashkëpunim me UNDP-në, do të shpërndajë mirënjohje për kompanitë e sektorit privat, të cilat kanë përfituar nga skema ‘Subvencionimi i pagave’. (Zyra Rajonale të Punësimit, ora 11:00)

- Kryeministri Isa Mustafa vendos kurora me lule pranë Përmendores dedikuar personave të zhdukur, në shënimin e 30 Gushtit – Ditës Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur. (Përballë Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 11:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim senatorin amerikan Ronald Harold Johnson. (Kabineti i Presidentit, ora 13:00)

- Kryeministri Isa Mustafa pret në takim senatorin amerikan, Ronald Johnson, anëtar i Komitetit të Senatit për Politikë të Jashtme. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:10 - vetëm pamje)

- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj bën homazhe te përmendorja e Ramë Bllaca në shënimin e 80 vjetorit të vrasjes. (Oborri i xhamisë në Bllacë të Suharekes, ora 16:30)

 

Ngjarjet e datës 29 Gusht 2017

- Qeveria e Kosovës do të hape Librin e Zisë për ish-Kryeministrin, Bajram Rexhepi. (Ndërtesa e Qeverisë, salla, P32, ora 9:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të fillojë shkatërrimin e materialit zgjedhor të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që u mbajtën më 11 qershor 2017. (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Istogut Haki Rugova do të bëjë nënshkrimin e marrëveshjes soft loan me përfaqësuesit austriak për rregullimin e sistemit të ujit në pjesën lindore të komunës së Istogut. (Zyra e kryetarit Rugova, kati i III nr.300, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon konferencë për media në të cilën do të prezantojë gjetjet e analizës në sistemin e drejtësisë. (Zyrat e IKD-së, tek Sllovenija Sporti, rruga Rrustem Statovci, hyrja 1, kati 1, nr.1,  ora 11:00)

- OJQ Qendra për Zhvillimin e Komuniteteve - Portali KoSSev organizon konferencë lidhur me marrëdhëniet aktuale serbo-shqiptare. ( Etno-restorant “Ulpiana”, Graçanicë, ora 11:00) 

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës bënë prezantimin e  6 kandidatëve për zgjedhjet komunale, me këtë rast do të jetë prezent edhe Kryetari Haradinaj. (Selia qendrore e AAK-së, ora 12:00)

- Shoqata Humanitare Bëmirëse e Kosovës “Nëna Tereze” në partneritet me Shoqatën Humanitare Bëmirëse “Nëna Tereze” Zvicërr do të bëjnë inaugurimin e shtëpisë së ndërtuara për familjen Topojani nga Hani i Elezit. (Han i Elezit, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 28 Gusht 2017

- Forumi i Gruas i LDK-së mbështetur nga Fondacioni KAS organizon tryezën me gratë në biznes me temën “Roli i Koperativave në zhvillimin e bizneseve”. (Restaurant Orion, ora 10:00)

 

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosoves bënë prezantimin e  6 kandidatëve për zgjedhjet komunale në të cilën do të jetë prezent edhe Kryetari Haradinaj. (Selia qendrore e AAK-së, ora 12:00)

Ngjarjet e datës 26 Gusht 2017

- Kompania italiane Blukids do të hapë pikën e saj më të re në Pejë. (Rruga Mbretëresha Teutë, përballë Hotelit Dukagjini, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon konferencë për media ku do të prezantojë Analizën e Politikave të titulluar “Sa llogaridhënëse janë institucionet e pavaruara në Kosovë”. (Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Rexhep Luci, 16/1 , ora 10:30)

- Instituti i Historisë “Ali Hadri” në bashkëorganizim me Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve - Shkup dhe Ipeshkvinë e Republikës së Kosovës hapin ekspozitën me fotografi e dokumente të titulluar  “Shenjtorja shqiptare nga Shkupi – korrespondenca”, që i kushtohet 107 vjetorit të lindjes, 20 vjetorit të vdekjes dhe 1 vjetorit të shenjtërimit të Shën Nënë Terezës. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 25 Gusht 2017

- Lidhja Demokratike e Kosovës do të bëjë prezantimin e kandidatit të LDK-së për Kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi ku i pranishëm do të jetë edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, njëherësh Kryetar i LDK-së, Akademik Isa Mustafa. (Sheshin “Adem Jashari", hapësira mes Kuvendit të Kosovës dhe Objektit të Komunës së Prishtinës, ora 11:00) 


- Bëhet promovimi i librit “Organizatat ekstremiste serbe në Kosovë” i autores Fetnete Ramosaj. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 12:00) 


- Lidhja Demokratike e Kosovës do të bëjë prezantimin e kandidatit të LDK-së për Kryetar të Prizrenit, Dr. Hatim Baxhaku. (Oborri i Kompleksit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ora 14:30) 

 

- Kryetari i  Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan dhe kandidati për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, mban konferencë për media. (Selia e Degës sv LDK-së në Gjilan, ora 15:00) 

Ngjarjet e datës 24 Gusht 2017

- Agjencia për Menaxhim të Emergjencave e Ministrisë së Punëve të Brendshme me përkrahjen dhe asistencë nga KFOR-i do të zhvillojnë ushtrimin fushor “MASCAL”, me skenar rrëzimin e një aeroplani komercial, ku si pasoj ka lëndime në masë. (Aeroporti i Gjakovës, ora 9:00)

- Kryesia e OVL UÇK-së mbanë mbledhjen e radhës, e cila do të jetë e hapur edhe për media. (Selia e OVL UÇK-së, ora 13:00)

-  Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës ku do te behët zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

 

Ngjarjet e datës 23 Gusht 2017

- Qendra Burimore për Persona të Zhdukur organizon një konferencë për çështjen e Personave të pagjetur, me titull “Sfidat në identifikim”. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Shoqata e Gazetarëve Sportivë mban konferencë për media për ndeshjen Kroaci-Kosovë. (Shtëpia e Sporteve, ora 11:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës bënë prezantimin e kandidatit për Ferizaj me këtë rast do të jetë prezent edhe Kryetari Haradinaj. (Selia qendrore e AAK-së, ora 12:00)

- Albanologu japonez, Kazuhiko Yamamoto mban ligjëratë rreth kërkimeve të tij në sfera të ndryshme albanologjike “Kanuni, etika, antropologjia, metafizika dhe problemet etike të njerëzimit”. (Instituti Albanologjik i Prishtinës, ora 12:00) 

- Mbahet ceremonia përmbyllëse e Shkollës Verore Ndërkombëtare për Demokraci dhe Zhvillim, të organizuar nga Kolegji AAB. (Objekti V i Kolegjit AAB, ora 13:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media me katët aktivistët e liruar. (Selia e Vetëvendosjes, ora 14:00)

- Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, mban konferencë për medie. (Selia qendrore e NISMA për Kosovën, ora 15:30)

- Qendra Kinematografike e Kosovës organizon një takim në përkujtim të Ikonës së kinematografisë, legjendës Faruk Begolli. (Klubi M, rr. Nazim Gafurri, nr. 27, ora 20:00) 

Ngjarjet e datës 22 Gusht 2017

- Arritja e Arkivolit të ish kryeministrit te Kosovës, Bajram Rexhepi. (Aeroporti Ndërkombëtar "Adem Jashari", ora 8:30)

- Komisioni i Veçantë për organizimin e ceremonisë mortore organizon homazhe për ish-Kryeministrin e Kosovës, Bajram Rexhepi. (Holli i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 10:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës bën prezantimin e kandidatit për Gjilanin me këtë rast do të jetë prezent edhe Kryetari Haradinaj. (Selia qendrore e AAK-së, ora 11:00)

- Konferenca ndërkombëtare treditore “E ardhmja e kufijve”, organizuar nga Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor - Autostrada Biennale, përmbyllet sot në Prizren ku do të diskutohet për Kufijtë e padefinuar të artit bashkëkohor. (Hamamin Gazi Mehmet Pasha, ora 11:00)

- Nën Patronatin e Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa mbahet mbledhje Komemorative për ish-Kryeministrin Rexhepi. (Teatrin Kombëtar, ora 12:00)

  - Arritja e Arkivolit të ish kryeministrit te Kosovës, Bajram Rexhepi qëndron në shtëpi të të ndjerit. (Suhodoll, ora 13:30)

- Kuvendi Komunal të Mitrovicës organizon homazhe për ish kryeministrin Rexhepi. (Kuvendi Komunal i Mitrovicës, ora 15:00)

- Nisja e Arkivolit nga Kuvendi Komunal i Mitrovicës për te varrezat në Shipol. (Shipol, ora16:00)

- Nën Patronatin e Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa mbahet Ceremonia e varrimit te ish kryeminsitrit Rexhepi. (Shipol, ora 16:30)

Ngjarjet e datës 21 Gusht 2017

- HardhFest, festivalit i vetëm i Vjeljes së Rrushit, Verës dhe Rakisë në Kosovë, organizon konferencë për media për të njoftuar lidhur me festivalin. (Bonzai, prapa Pallatit të Rinisë, ish - Duplex, ora 12:00)

- Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor - Autostrada Biennale hap ekspozitën për publikun në tëgjitha hapësirat e në Prizren, përfshirë hapësirat në qendër të qytetit, shtëpitë e vjetra, stacionin e autobusëve dhe hapësirave përreth, përgjatë lumit Lumbardhi në zonën e Marashit, në kodra dhe kala, do të gjenden vepra lidhur me gërmadhat, mjediset njerëzore-natyrore dhe hapësirën kohore përtej kufijve njerëzorë. (Prizren, ora ora 12:00)

Ngjarjet e datës 19 Gusht 2017

- Bëhet venia e gurthemelit për kompleksin prej disa objektesh, i cili në vete do të ketë Qendrën për Fëmijët e Braktisur, Çerdhen, Ambulanten, Menzen, Hapësiren Rekreative dhe Sportive, pastaj Shtëpinë e Pleqve dhe objekte të tjera përcjellese. (Lagja Zabeli i "Sahit Ages" në Gjilan,  ora 10:30)

- Akeanca per Ardhmerine e Kosoves mban konference shtyp ku kryetari Haradinaj do te beje prezanttimin e 6 kandidateve per kryetar komuash. (Selia qendrore - AAK-se, ora 13.00)

- Për nder të ditëlindjes e 71 të Presidentit Bill Clinton, Shoqata “Miqtë e Amerikës” në bashkëpunim me Federatën e Fudbollit të Kosovës, organizon turnir në futboll të vogël. (Salla 1 Tetori Qendra e Studentëve në Prishtinë, ora 16:00)

- Autostrada Bienalja organizon pritjen e hapjes së edicionit të parë të ekspozitës ndërkombëtare bashkëkohore të kuruar nga Manray Hsu. (Kalaja e Prizrenit, ora 18:00)

- Organizata Let’s do it Kosova organizon aksion për pastrimin e liqenit akumulues në Mitrovicë. (Liqeni akumulues, ora 18:00)


 

Ngjarjet e datës 18 Gusht 2017

- Rinia Demokratike e Kosovës në Mitrovicë organizon aktivitetin simbolik dhe prononcimin për media me rastin e "diplomimit" të Kryetarit në ikje të Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri.  (Oborri i Komunës së Mitrovicës, ora 11:00 - anulohet)

- Organizata kosovare për talent dhe arsim – TOKA organizon kampin ‘Dizajni dhe Natyra’ me 40 të rinjë nga e gjithë Kosova, të cilët për një javë do të qëndrojnë në Qendrën Rekreative të Gërmisë, ku përmes aktivitetevetë ndryshme socializuese dhe edukative ata do të zhvillojnë projekte të punës vullnetare të cilat do t’i implementojnë në komunat e tyre. (Qendra Rekreative të Gërmisë, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 17 Gusht 2017

- Ambasadori amerikan Delawie merr pjesë në ceremoninë e betimit të grupit të katërt i përbërë nga 35 vullnetarë të Korpusit të Paqes në Kosovë, të cilët do të shërbejnë në Kosovë për dy vite në kuadër të programit arsimor në gjuhën angleze pranë Korpusit të Paqes në Kosovë, si mësues të gjuhës angleze. (Restorani Briliant ne Hajvali, ora  10:00)


- Kryeministri Isa Mustafa pret në takim Presidentin e UEFA-së, z. Aleksandar Ceferin. (Ndërtesa e Qeverisë, ora: 12:45 VETËM PAMJE)

- Ministria e Diasporës organizon konferencen me teme “Nxitja dhe Promovimi i Investimeve të Diasporës në Kosovë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, mban konferencë për medie. (Selia qendrore e NISMA për Kosovën, ora 14:00)

- Komuna e Lipjanit bën perurimin e fushave të hapura sportive në qytet. (Lipjan, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 16 Gusht 2017

- Ushtruesi i detyrës se drejtorit të misionit të USAID-it Majk de la Rosa, i shoqëruar nga kreu i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik Safet Hoxha, do të flasë me rastin e fillimit të trajnimit në e-prokurim dhe etikë afariste. (Lokalet e Institutit të Kosovës për Administratë Publike, ora 9:45)

- Mbahet takimi konsultativ i partive politike. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 10:00)

- Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu me bashkëpunëtorë viziton Korporaten Energjetike të Kosovës ku do të pritet nga menaxhmenti i lartë i  kësaj Korporate dhe do të bisedohet për "Njoftimin mbi aktualitetin energjetik në Kosovë dhe sfidat e prodhimit në Korporatën Energjike të Kosovës". (Termocentrali Kosova B, ora 11:00)

- Koalicioni LDK - AKR - Alternativa organizon tryezë diskutimi për dalje nga bllokada në Kuvendin e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-409, ora  11:00)

- U.D. Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Emanuel Demaj, do të takohet në një takim dy-palësh me Zëvendës Ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Arta Toqi dhe Zëvendës Ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P37, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e venies se gurthemelit te punimeve për ndërtimin e gjashtë shtëpive për rastet sociale. (Jahoc, Gjakovë, ora 11:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë shtypi. (Selia qendrore e AAK-së, ora 12:00)

Ngjarjet e datës 15 Gusht 2017

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon aksionin e fundit për publikimin e emrave të profesorëve që janë avancuar në konkursin e fundit. (Para Bibliotekës Kombëtare, ora 10:00) 

- Lansohet platforma për rezervime online, me theks të veçantë për akomodime në Kosovë. (Salla e Konferencave “Orion”, ora 11:00)

- Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit mes Komunës së Gjilanit dhe organizates GIZ, që ka qëllim punën dhe bashkëpunimin për hartat zonale. (Zyra e kryetarit te Komunes se Gjilanit, Lutfi Haziri, ora 13:00)

- Me rastin e pranimit të çmimit SILVER: Kampanja - Marrëdheniet me Media nga International Business "Stevie" Awards" organizon darken e organizuar për gazetarë. (Restaurant Rron, ora 20:00​)

Ngjarjet e datës 14 Gusht 2017

- Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia solemne e hapjes së punimeve të Seminarit XXXVI Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. (Salla e madhe e Fakultetit të Filologjisë orën 11:00)

- Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së do të vazhdojë me shfaqjen e filmit të shpërblyer me Bafta Home nga regjisori Daniel Mulloy, për të vazhduar më një diskutim me ekipin e filmit nga Kosova dhe Britania e Madhe lidhur me diplomacin kulturore dhe roli i kinematografisë në thyerjen e kufijve. (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së, ora 18:00)


Ngjarjet e datës 12 Gusht 2017

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për të Rinj, në objektin e Qeverisë së Kosovës,  mbahet konferenca “Ndërtimi i Paqes për të Rinj”. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 10:30)

- Organizata Jo Qeveritare  "DONA"  organizon aktivitete sportive  jo  garuese  do  të zhvillohën  në stadiumin "Fatime  Xhaka" në  Mitrovicë. (Rr. "Vllezrit  Dragaj" në  Mitrovicë, ora 10:30)

 

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës bën zyrtarizimin e kandidatit te saj për kryetar të Prishtinës. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Organizata Jo Qeveritare  "Sportski klub Hogosha Dojo"   do të zhvilloj puntorinë për vetëmbrojtjën dhe mbrojtjën nga dhuna në Graqanicë. (Graqanicë, ora 13:30)

- Departamenti i Rinisë do të bëjë vizitë të rinjëve të vetëpunsuar përmes programit për ndërmarrësi në Prishtinë dhe Mitrovicë nga projekti i partneritetit MKRS-MPMS. (Mitrovic, ora 14:00)

- Organizata Jo Qeveritare “Merita” do të zhvilloj në Gjilanë aktivitete vetëdijesuese për shëndetin e të rinjëve, ora 15:00

- Hapet panairi veror i ndërmarrësisë të titulluar “Kosova Perëndimore: Vend për të jetuar, punuar, pushuar dhe investuar”. (Qendra e qytetit të Pejës, ora 16:00)

Ngjarjet e datës 11 Gusht 2017

- Bëhët inaugurimi i donacionit që Meridian Express ka bërë për qerdhen publike Yllka, në të cilën do të ketë edhe program të fëmijëve dhe ndarjen e mirënjohjeve. (Ambientet e qerdhes, në rrugën Afrim Loxha, përballë shtëpisë së pleqve në Prishtinë, ora 10:00)

- Kryetari i Komunes së Gjilanit, Lutfi Haziri, organizon pritje për bizneset Kosovë - Angli.  (Zyra e kryetarit të Komunës, ora 10:00)

- Organizata Iniciativa për Progres publikon raportin “Indeksi i kënaqshmërisë së qytetarëve me shërbimet komunale në Prishtinë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Përurohen pajisjet e dhëna donacion nga Agjencia Turke - TIKA për organizatën “Human Care”. (Objekti i Human Care, rruga “Vëllezërit Fazliu”, ora 10:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:30)

- Anibar International Animation Festival organizon konferecën vjetore për media në të cilen do të bëhet shpalosja e programit të edicionit të tetë të festivalit. (Kino ABC, ora 11:00)

- Mbahet promovimi i librit "Si të jesh Nuse Kosovare" të shkrimtares britaneze Naomi Hamill. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 15:00)

 

- Mbahet konferenca për shtyp e Lidhjes Rajonale të Futbollit në Gjilan në lidhje me organizimin e ndeshjes së Superkupës së Kosovës, ndërmjet Trepçës ’89 – Besa. (Zyret e Lidhjes Rajonale të Futbollit, ora 17:00)

- Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së organizon shfaqjen e dokumentarit Zoti i Shpisë nga regjisorja Danielle Bremer, një bashkëpunim filmik Kosovë-Holandë. (Objekti i Qendrës informative te BE-së, ora 18:00)
 


 

Ngjarjet e datës 10 Gusht 2017

- Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- OVL-UÇK dega në Kaçanik dhe autoritetet e komunës bëjnë vizitë monumentit të Komandantit Agim Bajrami dhe bashkëluftëtarëve Xheladin Kurtaj dhe Besnik Begunca në fshatin Gabrricë. (Fshati Gabrricë, ora 10:00)

- Në shenjë kujtimi dhe nderi për Kapiten Sahit Goxhuli, Forca e Sigurisë së Kosovës organizon një ceremoni përkujtimore, ku përveç tjerash do të zbulohet edhe lapidari kushtuar i tij. (Varrezat e fshatit Makermal, ora 10:00)

- OVL-UÇK dega në Kaçanik bën homazhe në Kompleksin Memorial të varrezave të Dëshmorëve, homazhe pran shtatoreve të komandantëve Agim Bajrami dhe Qamil Ilazi dhe Busteve të veprimtarëve të çështjes kombëtare Idriz Seferi, Sali Bajra dhe Ismajl Raka. (Fshati Gabrricë, ora 10:45)

- Mbahet Akademi përkujtimore në 19 vjetorin rrënjës heroike të Komandantit Agim Bajrami me bashkëluftëtarët Xheladin Kurtaj dhe Besnik Begunca dhe  ditës së Dëshmorëve të Brigadë 162 “Agim Bajrami” në Kaçanik. (Pallati i Kuturës “Xheladin Kurtaj” në Kaçanik, ora 11:30)

- Konsorciumi Kosovar i Organizatave të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm organizon debatin në kuadër të Dokufest për trendet globale të sistemeve të energjisë që mund të aplikohen në Kosovë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor. (Hamami i Prizrenit, ora 17:00)

 

- Hapet parku sportiv afër palestrës “1 Tetori”, investim i ri ky i Komunës së Prishtinës në bashkëpunim me DEMOS-in, në shërbim të komunitetit. (Afër palestrës “1 Tetori”, ora 21:00)

Ngjarjet e datës 9 Gusht 2017

- Kryesija e Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës mban konferencë për media e cila organizohet me rastin e përfundimit të korrjeshirjeve 2017 në Kosovë. (Para hyrjes se Ministrisë së Bujqsisë në Sheshin “Nënë Tereza”, ora 10:00)

 

- Mbahet një takim konstultativ i përfaqësuesve të subjekteve politike, përkitazi me vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit. (Kuvendi i Kosovs, ora 10:00)

- Zëvendës ambasadori i Republikës së Kosovës në Berlin, Astrit Zemaj do të promovojë librin "Evropa në udhëkryq - Lindja dhe ngritja e Rajhut të tretë në Gjermani 1918-1939. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës "Pjetër Bogdani", ora 11:30)

Ngjarjet e datës 8 Gusht 2017

- Oda Ekonomike e Kosovës mban konferencë për media me temë “Aktualiteti politiko-ekonomik në Kosovë dhe mundësia e transformimit pozitiv te shoqërisë”.  (Lokalet e OEK-ut, ora 11:00)

 

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media! (Zyrat e Vetëvendosjes, ora 14:00)

 

- Misioni i OSBE-së dhe DokuFest organizojnë panel diskutimi mbi rolin e rinisë në vendimmarrje. (Hamami në Prizren, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 7 Gusht 2017

- Mbahet ceremonia e inaugurimit te parkut të të martuarve, ku edhe do të mbillen drunjt e parë nga çiftet që kanë aplikuar deri tash. (Afër rrethit kryesor te qytetit, ora 10:00)

- KFOR-i Italian dhe FPPK mbajnë konferencë për media lidhur me organizomin e një turneu pingpongu për Paqe dhe Sport ku do mbahet një garë miqësore në mes të 10 pjesëtarëve të KFOR-it dhe 6 pjesëtarëve të FPPK-së. (Baza e KFOR-it Italian, ora 15:00)

- Gjatë vizitës së tij në Prizren për të qenë pjesë e Mbrëmjes Amerikane në DokuFest, ambasadori amerikan Delawie do të bejë vizitë shtandeve turistike DokuFest, Prizren, ora 16:45)
 
- Ambasadori amerikan Delawie do të marrë pjesë në DokuFest kokteji - Mbrëmja Amerikane. (Tiffany Restaurant - Prizren, ora 19:00)

- Komiteti Olimpik i Kosovës do të organizojë ceremoninë e njëvjetorit të medaljes së artë olimpike të Majlinda Kelmendit, të fituar në “RIO 2016”. (Amfiteatri pranë Hotelit Grand, ora 19:30)

Ngjarjet e datës 4 Gusht 2017

- Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 136 -të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, kati i III, salla e takimeve e Këshillit Prokurorial, në objektin e ri, ora 10:00)

- Rrjeti i Grave të Kosovës fton aktivistë, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe qytetarë, në protestën paqësore për të kërkuar dënim maksimal për Nebih Berishën, vrasësin e viktimës së dhunës në familje Zejnepe Berisha. (Para Pallatit të Drejtësisë, ora 10:00)

 

- Gjykata e Apelit në Prishtinë do të mbajë një seancë kundër Nebih Berishës, vrasësit te viktimës së dhunës në familje Zejnepe Berisha. (Gjykata e Apelit në Prishtinë, ora 10:00) 

- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan organizon ligjëratën e radhës në kuadër të programit “Guest Speaker” me të ftuar Leyvraz ERIC, Kryetar i Dhomës së Lartë të Parlamentit të Gjenevës – Zvicër, i cili do të mbajë ligjëratë me temën “Diplomacia Parlamentare në Republikën dhe Kantonin e Gjenevës”.. (Objekti i Universiteti te Gjilanit, ora 14:00)


Ngjarjet e datës 3 Gusht 2017

- Më kërkesë të shefit të Grupit Parlamentar, Avdullah Hoti takohet Grupi Parlamentar i LDK-së. (Zyra e Grupit Parlamentar të LDK-së, nr. C-303, ora 9:00)

- Mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00) 

- Përurohet trotuari i ndërtuar në rrugën e UÇK-së në qytetin e Rahovecit. (Rruga “UÇK-së”, Rahovec, ora 10:00)

 

- Mbahet seanca e Kuvendit Komunal te Gjilanit, ku do te zgjidhet kryesuesi i ri. (Salla e Kuvendit Komunal te Gjilanit, ora 10:00)

- Zyra amerikane për Kordinim të Mbrojtjes në Kosovë dhuron instrumente kirurgjikale Qendrës Emergjente të QKUK-së me vlerë prej $ 51,000 USD. (Qendra Emergjente e QKUK-së, ora 14:00)

- TheEmojiMovie 3D nga Sony Pictures Animation vjen premierë në Kinemanë ABC. (Kinema ABC, ora 15:15)

- Teatri Mërgimtari i Kroacisë shfaq komedinë "Burri i gruas sime". (Teatri ODA, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 2 Gusht 2017

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim do të zhvilloj një aksion për publikimin e emrave të profesorëve të asocuar që janë avancuar me meritë në konkursin e fundit. (Para Bibliotekës Kombëtare, ora 10:00)

- Ministri i Financave Avdullah Hoti dhe drejtori i Bankës Botërore për Kosovë Marko Mantovanelli do të nënshkruajnë dy marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Botërore. (Ndërtesa e  Qeverisë,  kati 11, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, do të presë në takim ministren e re të Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, znj. Mirela Karabina, me të cilën do të bisedojnë për bashkëpunimin në arsim të të dyja vendeve. (Kabineti i Ministrit, ora 11:00)

- Oda e Afarizmit Të Kosovës organizon konferencën me temë: "Kosova drejt kolapsit Energjetik". (Oda e Afarizmit të Kosovës, ora 11:00)

- Me rastin e Ditës së Diasporës bëhet ndarja e çmimeve “Mërgimtari i viti” dhe Gazetari i vitit për diasporën”. (Modelariumi i Fakultetit të Arkitekturës, prapa Ministrisë së Arsimit, ora 20:00)
 

Ngjarjet e datës 1 Gusht 2017

- Instituti GAP organizon tryezën e rrumbullakët ku do të prezantojë analizën “Ndarja e subvencioneve nga komunat dhe ministritë - baza ligjore, transparenca dhe llogaridhënia”. (Hotel Sirius, ora 10:00)


- Lëvizja Vetëvendose! mban konferencë për media, me ç'rast flet deputetja Donika Kadaj. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 11:00)


- Instituti Demokratik i Kosovës mban konferencën për media ku do të prezantohen të gjeturat nga analiza e raporteve të Auditimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit mbi shkeljet në prokurimin publik. (Zyrat e KDI-së, rr. ”Bajram Kelmendi” Nr.45, ora 11:00)


- Nën organizimin e ministrive të Arsimit të Kosovës dhe Shqipërisë do të mbahet Seminari i mbarëkombëtar për mësimin plotësues në gjuhën shqipe në diasporë, i trembëdhjeti me radhë, i cili këtë vit do të mbahet në qytetin e Gjakovës. (Hotel Pashtrik në Gjakovë, ora 15:00)


- Nën patronazhin e Ministrisë së Diasporës, mbahet manifestimi  Dita e Diasporës. (Kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 31 korrik 2017

- Agjencia Kosovare e Privatizimit do të mbaj ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr.34. (Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, ora 12:30) 

Ngjarjet e datës 28 korrik 2017

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim do të bëjmë një aksion për publikimin e emrave të profesorëve asistent që janë avancuar me meritë në konkursin e fundit. (Para Bibliotekës Kombëtare, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorë, do të shpallë fillimin e punimeve të projektit të ndërtimit të shëtitores moderne mbi shtratin e lumit “Mirusha”. (tek e ashtuquajtura “Ura e Maskatarit”, ora 11:00)

- Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës do të organizojë pritjen për nxënësit pjesëmarrës në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës, që këtë vit u organizua në Brazil. (Gjimnazi i Matematikës, ora 11:00) 

Ngjarjet e datës 27 korrik 2017

- Kryeministri Isa Mustafa pret pjesëmarrësit nga Kosova në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës (ONM), e mbajtur në Brazil. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00 - vetëm pamje)

- Nën organizimin e OKB-së dhe zyrës së kryetarit, në Gjilan mbahet forumi i diskutimit ndërkomunal i rajonit Jug-Lindor me temen “Rajoni ynë: Tre sfida kryesore dhe tre zgjidhje kryesore”. (Restorant Planet, ora 10:00)

- Vazhdon regjistrimi i deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të Legjislaturës VI. (Ndërtesa e  Kuvendit, ora 10:00)

Ngjarjet e datës 26 korrik 2017

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, mbledh Këshillin Konsultativ për Komunitete,  i cili do të mbajë mbledhjen e përgjithshme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-301, ora 10:00)

-  Nis regjistrimi i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të Legjislaturës VI. (Holli i Kuvendit, ora 10:00)

- Zëvendës drejtori i misionit të USAID-it Mike de la Rosa, i shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Malishevës Ragip Begaj, do t’u bashkangjitet fermerëve me rastin e ditës së hapur fushore për bimë mjekësore dhe aromatike. (Qendra e grumbullimit Agroshqiponja, Malishevë, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajrami do të pret në takim  nxënësit pjesëmarrës në  "Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës" e cila u mbajt në Brazil. (Ndërtesa e MAShT-kati i parë, ora 11:00)

 

- Mbahet ceremonia e venies se gurthemelit te Palestres Sportive në fshatin Zheger të Komunës së Gjilanit. (Në qender të fshatit Zheger, ora 11:30)

Ngjarjet e datës 25 korrik 2017

- Ekipi i OKB-së në Kosovë organizon “Forumin e Diskutimit mbi Zhvillimin e Qëndrueshëm” ku folës  do të jenë kryeministri Isa Mustafa; James Hope, drejtor i USAID-it; Luigi Brusa nga Zyra e BE-së etj. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal të Prishtinës. (Objekti i Kuvendit Komunal, ora 10:00)

- Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë e viziton një delegacion i Shërbimit Veterinar të Qipros Veriore, i kryesuar nga drejtori i këtij autoriteti Dr. Huseyin Ataben. (Objekti i AUV-it, ora 10:30)

- Komisioni Komunal i Gjilanit mban konferencë për media ku edhe do të publikojë punimet fituese të shtatores së heroit Idriz Seferi dhe pesë busteve për heronjtë tjerë. (Zyra e kryetarit, objekti i ish gjykatës, ora 11:00)  

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrët e Lëvizjes Vetëvendosje, ora 11:00)

- Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, me përfaqësuesit e partive parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-301, ora 14:00)

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)