Ngjarjet e datës 4 Nëntor 2016
- Shoqata Kosovare e Endoskopisë Gastronitestinale mbanë konferencën e Katërt në të cilen do të trajtohen tema nga lëmi i endoskopisë gastrointesinale si; stentat në sistemin gastrointestinal, trajtimi endoskopik i obezitetit, përdorimi i ultrazërit endoskopik, etj. (Hotel Sirius, ora 9:00)
- Ministri i Diasporës, Valon Murati dhe Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi raportojnë në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportet e Auditimit për ministrit e tyre. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 9:30)
- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do ti takojë përfaqësuesit e subjekteve politike për të diskutuar për reformën zgjedhore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 10:00 - vetëm pamje)
- Rektori i Universitetit të Proshtinës, Prof. Dr. Marjan Dema ndan mirënjohje për profesorin e Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë të Universitetit të Prishtinës Prof. Dr. Shukri Fetahu. (Ndërtesa e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, ora 10:20)
- Shoqata e ndërmarrjeve që merren me qarkullim të naftës, derivate të naftës, gazrave dhe lubrifikanteve mban kuvendit të Shoqatës. (Lokalet e Odës Ekonomike të Kosovës, ora 11:00)
- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 11:00)
- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pret në takim 30 të rinj të Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, nga Kosova dhe Serbia. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00 - vetëm pamje)
- Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë, do të përurojë përfundimin e punimeve të asfaltimit të rrugës Topanicë - Dajkoc, te memoriali i Metush Krasniqit në komunën e Kamenicës. (Fshati Dajkoc, ora 12:00)
- Unioni i Studenteve Pro Europian në bashkëpunime me Qendren për Hulumtim dhe Zhvillim organizon seminare shkencore në të cilën ligjerues është prof dr Jahja Koka. (Prishtinë, ora 12:15)
- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pret në takim komandantin e FSK-së, Rrahman Rama, së bashku me pjesëtarët e FSK-së që garuan në Cambrian Patrol të Britanisë së Madhe. (Kabineti i Presidentit, ora 14:00 - vetëm pamje)