Ngjarjet e datës 24 korrik 2017
- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, mban takim konsultativ me përfaqësuesit e partive parlamentare për caktimin e datës për mbajtjen e mbledhjes së parë të Legjislaturës së gjashtë të Kuvendit, pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 11 qershor. (Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, salla C-301, ora 10:00)
- Ministri i Financave Avdullah Hoti dhe Ministra e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami do të presin në vizitë zyrtare zëvendësministren e Financave të Republikës së Shqipërisë Irena Beqirja. (Ministrinë e Financave në ndërtesën e Qeverisë, kati 11, ora 10:00)
- Ministria e Diasporës organizon hapjen e kampit veror me të rinjtë nga diaspora, Kosova dhe Shqipëria, si dhe agjendën për aktivitetet që do të zhvillohen në kuadër të këtij kampi. (Qendra rekreative Gërmia, ora 12:00)
- Komuna e Prishitnës do të hap Kuzhina Qendrore për përgatitjen e ushqimit të institucioneve parashkollore. (Brenda kompleksit të çerdhes \"Gëzimi Ynë\" në Ulpianë, ora 13:00)
- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut - Kosovë organizojn debatin e radhës: Perspektiva e deputetëve/eve të rinjë/reja mbi bashkëpunimin rajonal. (EU Information and Cultural Centerora 13:00)
- Në kuadër të programit të ligjëratës dhe debatit Galeria Kombëtare e Kosovës bën prezentimin publik të kuratorit të mirënjohur Alfredo Cramerotti. (Salla për konferenca e GKK, ora 13:00)