Ngjarjet e datës 4 Tetor 2016
V- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit në të cilen do të behët shqyrtimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Procedurën Përmbarimore, shqyrtimi i Raportit me amendamente në Projektligjin për Kamatëvonesat në Transaksionet Tregtare, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00)
- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në bashkëpunim me komunën e Kaçanikut dhe Hanit të Elezit organizon Konferencë Informuese për Zhvillimin e Sektorit Privat në Kaçanik, ku do të paraqiten dhe diskutohen sfidat e sektorit privat si dhe shërbimet dhe programet zhvillimore që ofrohen nga Qeveria në nivel kombëtar dhe lokal. (Restorant Beni, në magjistralen Kaçanik - Prishtinë, kilometri i 4-të, ora 10:00)
- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në të cilen do të behët shqyrtimi i listës së kandidatëve për bordin e Autoritetit të Hekurudhave të Kosovës, të propozuar nga Qeveria. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)
- Me rastin e Javës së Ushqyerit me Qumësht të Gjirit në Kosovë Ministri i Shendetësisë, Imet Rrahmani do të vizitoj materniteti në Klinikën Gjinekologjike dhe Obstetrike në Prishtinë. (Klinikën Gjinekologjike në QKUK, ora 10:00)
- Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme në të cilen do të behët mbikëqyrja e zbatimi të Ligjit për Protokollin e Shtetit të Republikës së Kosovës dhe Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Protokollin e Shtetit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 10:00)
- Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit mban konferencën për shtyp në të cilen do të bëjë një prezantim për punën e AKK-s. (Ndërtesa e Agjencisë kundër Korrupsion, ora 11:00)
- Lëvizja Vetëvendosje! zhvillon një aksion simbolik. (Takimi me gazetarë bëhet tek New Born , ora 11:00)
- Mbahet mbledhja e Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim ku do të diskutohet vendimi për zëvendësimin e deputetes së LDK-së, znj. Teuta Shatqija, procesi i liberalizimit të vizave për shtetasit e Kosovës dhe përgaditje për takimin e II-të të përbashkët të Komisionit për Stabilizim Asociim BE-Kosovë, në Bruksel, 23-24 nëntor 2016. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)
- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, do të nënshkruaj marrëveshje mirëkuptimi me një kompani investuese amerikane. (Kabineti i kryeparlamentarit, ora 11:00)
- Aleanca Kosova e Re fillon debatet me qytetarë nëpër komunat e Kosovës, të cilat kanë për synim gjenerimin e një platforme programore për zhvillimin ekonomik të vendit. (Salla e Kulturës në Kamenicë, ora 12:00)
- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në të cilen do të behët shqyrtimi i Projektligjit për kamatëvonesat në transaksionet tregtare, me amendamentet e Komisionit funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastukturë, Tregti dhe Industri. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 13:00)
- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, pret në takim njoftues ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, Didier Chabert. (Kabineti i kryeparlamentarit, ora 14:30)
- Deputeti i Levizjes Vetevendosje, Rexhep Selimi mban konference per medi per pensionet e veteranve. (Zyret e Vetevendosjes, ora 14:00)