- Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës hap punimet e konferencës 'FSK dhe Partnerët', në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Ndërtesa e MFSK-së në kazermen 'Adem Jashari, ora 9:00)
- Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami do të merr pjesë në konferencën për prezantimin e dokumenteve strategjike për vlerësim të performancës së mësimdhënësve; Korniza Strategjike për Zhvillim Profesional të Mësimdhënësve, Udhëzimin Administrativ për licencim të mësimdhënësve si dhe dokumente të tjera të hartuara nga MAShT. (Hotel Sirius, ora 9:30)
- Mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilin do të prenzatohet raporti vjetor i Agjencisë për menaxhimin e komplekseve memoriale të Kosovës për vitin 2016. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)
- Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, do të mbajë konferencë për media, ku do ta prezantoj raportin e punës së Prokurorit të Shtetit, për vitin 2016. (Ndërtesa e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, ora 10:00)
- Kolegji AAB dhe Universiteti Near East nga Qipro, organizojnë Konferencën e 7-të botërore për Inovacion dhe Shkencë Kompjuterike dheKonferencën e 7-të botërore për Hulumtim, Teknologji dhe Edukim. (Tetari AAB Faruk Begolli, ora 10:00)
- Mbahet ceremona e hapjes solemne e Panairit Ndërkombëtar të Edukimit dhe Panairit Ndërkombëtar të Turizmit dhe Sportit. (Pallati i Rinisë, ora 10:00)
- Mbahet konferenca ndërkombëtare Bota pas BREXIT dhe Trump, e cila do të mbledhë personalitete të njohura vendore e ndërkombëtare, duke përfshirë politikanë, ekspertë dhe studiues të njohur të kësaj çështje. (Objekti i UBT-së, ora 10:00)
- Përfqësues të intelektualëve do të prezantojnë të dhëna rreth pëticionit dhe kërkesave të nënshkruar nga 600 intelektualë të Kosovës, të cilët kërkojnë lirimin e menjëhershëm të Ramush Haradinajt. (Biblioteka Kombëtare, ora 11:00)
- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë KOMF mban konferencën për media rreth lansimit të studimit krahasues ndërmjet rezultateve të Indeksit të Mbrojtjes së Fëmijëve dhe Raportit të Progresit të BE-së për Kosovën. (Qendra Informative dhe Kulturore të Bashkimit Evropian në Kosovë, ora 11:00)
- Lëvizja FOL organizon konferencë për media, me çrast do të publikohet raporti Përtej numrave - performanca e Prokurorisë në luftën kundër korrupsionit për vitin 2016. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 11:00)
- Lëvizja Vetëvendosje organizon tryezën "Situata në sektorin energjetik - prodhim, cmimi dhe investimet afatgjata" me panelistë kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, prof. Naim Hoxha dhe Nagip Krasniqi. (Kuvendi i Kosovës, salla 409, ora 11:00)
- Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami do të vizitoi nxënësit e shkollës 'Gjin Gazulli' të Prishtinës, gjatë mbajtjes së testit pilotues për vlerësimin ndërkombëtar PISA. (Universiteti Amerikan, ora 11:00)
- Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës do të bëhet hapja e zyrës së njësisë së Bioetikës Mjekësore të Kosovës. (Klinika Infektive, ora 13:00)
- Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale takohet me përfaqësues të sindikatës Unia nga Zvicrra. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)
- Mbahet ceremonia e promovimit të Librit Prokurimi Publik në Kosovë - Një Dekadë e Gjysmë, të autorit Dr. Sc. Ilaz Duli. (Kolegjin Riinvest, Rruga Lidhja e Prizrenit Nr. 42, Prishtinë, ora 13:15)
- Aleanca Kosovare e Bizneseve organizon hapjen solemne të zyrës regjionale në Gjakovë. (Rr.Hysni Dobruna rreth Parkut të Lirisë tek tyrbja e Shpëtimit, ora 13:00)
- Prof. Amnon Carmi, udhëheqës i UNESCO Chair in Bioethics do të mbaj ligjëratë nderi me profesorët e Fakultetit të Mjekësisë dhe më mjekët e QKUK-së, me temën Bioetika në Institucionet Shëndetësore në Shekullin 21. (Qendra e Telemjekësisë së Kosovës, ora 13:30)
- Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme, Elmi Reçica dhe anëtaret Puhie Demaku dhe Teuta Rugova, presin në takim shefin e Misionit për Evropë në Asamblenë Paramentare të Frankofonisë, senatorin Jean Paul Wahl. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)
-Kinema shfaq premieren e filmit "The Boss Baby 3D I Animuar, komedi autentike dhe origjinale, tërheqës për të gjitha moshat e gjera i cili vetem ne javen e pare te shfaqjes neper kinema, ka fituar mbi 60 milionë dollar. (Kino ABC, ora 15:00)
- Mbahet mbledhja e 3-të e përbashkët e Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë. (Salla e mbledhjeve plenare të Kuvendit të Kosovës, ora 16:00)
- Kinema ABC shfaq premieren e filmit Shpejtësi dhe Çmenduri 7, që arriti brenda javësh të realizojë një miliard dollarë gjithandej botës, vie një tjetër kapitull i serialit më të popullarizuar Fati i çmendurisë. (Kino ABC, ora 17:00)
- Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Arsimit, Shkencës e Teknologjisë dhe Fakultetin e Artit Figurativ të UP-së, hapë Ekspozitën e Porositur Privatësia e Shkelur. (Galeria e Fakultetit të Artit Figurativ në Prishtinë, ora 18:00)
- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, pret në takim udhëheqësin e delegacionit të Parlamentit Evropian, Tonino Picula, si dhe anëtarët e tjerë të këtij delegacioni. (Kabineti i kryeparlamentarit, ora 18:45)
- Galeria e Ministrisë së Kulturës organizon hapjen e ekspozitës Passages e artistit Jean Pierre Romy, e cila përmban tridhjetë punime, prej të cilave 16 janë skulptura dhe të tjerat pikturë. (Galeria e Ministrisë së Kulturës "Qafa", ora 19:00)