- Mbahet mbledhja e komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport në të cilën do të behët shqyrtimi në parim i Projektligjit për Ratifikimin e marrëveshjes për themelimin e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor në mes të Kosovës, Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Serbisë, si dhe shqyrtimi i Projektligjit për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)
- Kryeministri Isa Mustafa pret në takim ish-përfaqësuesen e lartë për politikë të jashtme dhe siguri të Bashkimit Evropian, baroneshën Catherine Ashton. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)
- Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë organizon ceremoninë e ndarjes solemne së bursave për nxënësit e arsimit të mesëm të lartë të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian, si dhe bursave për studentët e të gjitha komuniteteve. (Hotel Sirius, ora 10:00)
- Mbahet mbledhja e komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në të cilën do të diskutohet rreth situatës së sigurisë në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)
- Mbledhja e komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit në të cilën do të behët shqyrtimi dhe miratimi në parim i Projekligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 04/L-149 për Ekzekutimin e saksioneve penale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)
- Ministri i Financave Avdullah Hoti do të pres në takim Ambasadorin e Suedisë në Kosovë Henrik Nilsson, të shoqëruar nga përfaqësuesja e SIDA-ës suedeze në Kosovë Mia Nidesjö, si dhe përfaqësuesi i Agjencisë Kadastrale të Suedisë Göran Paulsson të cilët pas takimit do të mbajnë konferencë për media lidhur me projektin në tatimin në Pronë E-FATURA. (Ndërtesa e Qeverisë, kati 11, ora 11:30)
- Organizuar nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mbahet Akademi Përkujtimore, me rastin e 15-vjetorit të vrasjes së deputetit, Smajl Hajdaraj. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, ora 12:00)
- Për ndër të 17 vjetorit të themelimit të Administratës Tatimore të Kosovës, do të mbahet shënimin simbolik i këtij përvjetori, në të cilin pjesëmarrës do të jenë përfaqësues nga Qeveria e Republikës se Kosovës, Ministri i Financave, Avdullah Hoti, palët e interesit dhe donatorët. (Qendra e Shërbimit të Tatimpaguesve-ATK, ora 13:00)
- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në ceremoninë e shënimit të 17 vjetorit të themelimit të Administratës Tatimore të Kosovës. (Qendra e Shërbimit të Tatimpaguesve, ish-ndërtesa e Gërmisë, ora 13:00)
- Oden Ekonomnike të Kosovës e viziton Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Qemal Minxhozi dhe Kryetari i Dhomes se Tregtise dhe Industrisë Tiranë. Nikolin Jaka. (OEK, ora 15:00)
- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim baroneshën Catherine Ashton me ç'rast do ta dekorojë baroneshën Ashton edhe me Medaljen Presidenciale të Meritave. (Presidenca, ora 16:00)