- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon tryezë për të diskutuar performancën dhe rezultatet e institucioneve të drejtësisë në luftimin e korrupsionit. (Hotel Garden, ora 9:45)
- Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, takohet me bizneset e Kosovës në Ferizaj. (Terminali Fitorja, ora 10:00)
- Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim organizojnë konferencë me temën Standardet e sigurisë dhe cilësisë ushqimore dhe bujqësisë organike. (Hotel Emerald, ora 10:00)
- Mbahet ceremonia përmbyllëse e projektit: Teknologjia e informacionit dhe komunikimit dhe mësimi elektronik në arsim. (Qendra Burimore Përparimi, ora 10:00)
- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të marrë pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e përfundimit të projektit të BE-së Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit dhe Mësimi Elektronik në Arsim. (Ambientet e Qendrës Burimore Përparimi, ora 10:00)
- Në kuadër të Manifestimit përkujtimor kushtuar 18 vjetorit të Masakrës së Izbicës, do të bëhet edhe zbulimi i pllakadës përkujtimore të dy viktimave të kësaj masakre, të miturave Ardita dhe Edona Behrami, të vrarë në fshatin Kopiliq i ulët- Skenderaj, duke u shperngulur për në Shqipëri me shumë civilë tjerë të fshatrave përreth. (Tek rruga kryesore në fshatin Kopiliq i ulët, rruga që lidh Skenderajin me Klinën, ora 10:30)
- Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në manifestiminin përkujtimor me rastin e 18-vjetorit të masakrës së Izbicës. (Fshati Izbicë, ora 10:45)
- Mbahet mbledhja e komisionit për Buxhet Dhe Financa në të cilën do të behët shqyrtimi i Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për vitet 2018-2020 si dhe shqyrtimi i raportit të shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për vitin 2016. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)
- Korporata Energjetike e Kosoves në bashkëpunim me Drejtorin e Ambientit, Komuna e Obiliqit inspekton punimet në aksionin e gjerë për pastrimin e të gjitha deponive ilegale në komunën e Obiliqit me rrethinë. (Para Komunës së Obiliqit, ora 11:00)
- Mbahet mbledhja e komisionit për Integrime Evropiane në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Procedurën Përmbarimore, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, shqyrtimi i Projektligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)
- Mbahet mbledhja e komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në të cilën do të behët shqyrtimi në parim i Projektligjit për Shoqëritë tregtare dhe shqyrtimi i Nismes Legjislative ''Ligji për miniera dhe minerale". (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)
- Zëvendës-ndihmës Sekretari i shtetit, përgjegjës për çështjet europiane dhe euroaziatike Hoyt Brian Yee takohet me Ministrin e FSK Haki Demolli dhe Generalin Rrahman Rama. (Selia e FSK-së, ora 11:30 - vetëm pamje në fillim të takimit)
- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj do ta takojë ministrin e Jashtëm dhe të çështjeve evropiane, të Luksemburgut Jean AsselJborn. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P 37, ora 11:45)
- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj dhe ministri i Jashtëm dhe të çështjeve evropiane, të Luksemburgut Jean AsselJborn mbajnë konferencë të përbashkët për medie. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P32, ora 12:20)
- Shënohet dita e dëbimit dhe vrasjes së banorëve të Sofalisë, Taukbashqes dhe lagjeve përrreth, në vitin 1999 ku për ta shënuar këtë ditë banorët do të mblidhen të dhurojnë gjak. (Taukbashqe tek "Restorani i Princave", ora 12:30)
- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni sot do të presë në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Luksemburgut Shkëlqesinë e Tij, Jean Asselborn. (Objekti i MPB-së, ora 12:50 - vetëm pamje)
- Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin amerikan për çështjet evropiane dhe euro-aziatike, Hoyt Yee. (Kabineti i kryetarit, ora 13:00)
- Bëhet promovimi i enciklopedisë me 2500 Dëshmorë të Kombit "Bardhësitë e Atdheut", i publicistit Afrim Mustafa. (Selia qendrore e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ora 14:00)
- Zëvendës-ndihmës Sekretari i shtetit, përgjegjës për çështjet europiane dhe euroaziatike Hoyt Brian Yee takohet me zëvendës-Kryeministrin Branimir Stojanovic dhe udhëheqësin e grupit parlamentarë Srpska Lista Slavko Simic. (Ministria e Punëve të Jashtme, zyra 306, 14:00 - vetëm pamje në fillim të takimit)
- Këshilli Rinor Kosovar organizon ngjarjen Bëhu aktiv, merr iniciativë. (Orion Center, ora 14:00)
- Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim Drejtorët Ekzekutivë të Bankës Botërore. (Kabineti i kryetarit, ora 14:30)
- Ministrja për Dialog e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri pret në takim Zëvendës ndihmës Sekretarin e SHBA Hoyt Yee. (Ndërtesa e Ministrisë së Punëve të Jashtme, ora 15:00 - vetëm pamje)
- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci i shoqëruar nga Ministri i Financave Avdullah Hoti dhe Maximo Torero - Drejtor Ekzekutiv në Bankën Botërore në cilësinë e zëdhënësit të delegacionit të BB-së, do ti drejtohen mediave me deklarata lidhur me reformat ekonomike të Qeverisë me theks të veçantë në sektorin e energjisë. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P32, ora 15:30)
- Në kuadër të programit të ligjeratës dhe debatit, Galeria Kombëtare e Kosovës prezanton bisedë me kuratorin James Walmsley. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 17:30)
- FLOSSK, Open Labs Albania dhe Grupi i Përdoruesve të Wikimedias në Gjuhën Shqipe organizojnë ceremoninë e ndarjes së çmimeve për fotografitë më të mira nga gara Wiki Loves Monuments Kosovë dhe Shqipëri dhe prezantimin e punës dhe projekteve të tjera rreth trashëgimisë kulturore. Prishtina . (Hackerspace, Rr. Ganimete Terbeshi, p.n. Aktash, ora 19:00)