14 Maj 2025

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 dhjetor 2016

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencë për media lidhur me me hapjen e Vendvotimeve të zgjedhjeve te Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Drenasit. (Selia e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ora 7:30)

- Mbahet Kuvendi i shtatë Zgjedhor i FG të LDK-së, e në të cilën do të marrë pjesë Kryetari i LDK-së, njëherësh dhe Kryeministër i Republikës së Kosovës, akademik Isa Mustafa. (Hotel Emerald, ora 10:00)

 

- Demokracia në Veprim mban konferencën për media për daljen e votuesve dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Drenasit. ( Zyrat e Institutit Demokratik të Kosovës, Rr.”Bajram Kelmendi”, ora ora 13:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencë për media lidhur me numrin e votuesve deri në orën 15:00. (Selia e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ora 15:30)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencë për media lidhur me mbylljen e Vendvotimeve dhe numrin e votuesve.  (Selia e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ora 19:30)

 

Ngjarjet e datës 3 dhjetor 2016

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës organizon Konferencën e gjashtë vjetore gjyqësore në Kosovë e cila mbështetet nga Organizata  për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Misioni në Kosovë. )Hotel Emerald, ora 9:30)

- Mbahet konferenca ndërkombëtare “Modeli i Kombeve të Bashkuara Kosova 2016”. (Ministria e Administratës Publike, në Amfiteatr, ora 10:00)

- Rrjeti i OJQ-ve “Koalicioni për Integritet Zgjedhor - KIZ”, mban konferencë për medie, ku do të ofrojë të dhëna rreth përgatitjeve të këtij rrjeti për monitorimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Drenasit. (Zyret e Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile, rr. \"Fazli Grajqevci\", ora 11:00)

 

- Aleanca Kosova e Re, mban Kuvendin Zgjedhor të degës në Mitrovicë. (Hotel Palace në Mitrovicë, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 2 dhjetor 2016

- Grupi i Veçantë për Reformën e Administratës Publike mban takimin e radhës. (Ministria e Administratës Publike, ora 8:30)

- Instituti Demokratik i Kosovës në bashkëpunim me Komisionin për Punë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, organizon vizitojnë Mitrovicën ku do të monitorojnë rivitalizimin e Urës së Mitrovicës, të shoqëruar nga kryetari i kësaj komune Agim Bahtiri. (tek Ura e Mitrovicës, ora 9:30)

- Mbahet Mbledhja e VIII e Kuvendit Komunal të Prishtinës. (Salla e madhe e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, ora 10​:00)

- Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje! zhvillojnë aktivitet para Pallatit të Drejtësisë. (Tek Pallati i Drejtësisë në Hajvali, ora 10:00)

- HANDIKOS shënon ditën Ndërkombëtare  të Personave me Aftësi të Kufizuar, përmes konferencës “Qasja dhe fuqizimi i personave me aftësi të kufizuar”. (Qendra e Resurseve për Personat me Aftësi të Kufizuar - HandiKOS në Veternik, ora 10:00)

- KDI dhe Komisioni për Punë të Jashtme do të mbajnë tryezën e diskutimit “Dialogu Kosovë – Serbi: impakti në jetën e qytetarëve”, që ka për qëllim të promovojë bashkëbisedimin në mes deputetëve dhe përfaqësueseve të shoqërisë civile si dhe qytetarëve lidhur me procesin e dialogut Kosovë – Serbi. (Restorant “Vapiano” në Mitrovicë, ora 10:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli, i shoqëruar nga ministri Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, do të vizitojë Kompleksin "Ferronikeli". (Fabrika e Ferronikelit, Drenas, ora 11:30 - Transporti për gazetar i siguruar para objektit të Kuvendit, ora 10:30)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit mbajnë konferencë të përbashkët për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Drenas. (Selia e KQZ-së, ora 11:00)

- Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon tryezën me temë “Bordi i Pavarur për Rishqyrtime: Domosdoshmëria dhe Kundërshtimet”. (Salla e konferencave “Orion”, ora 11:00)

- Projekti i Historisë së Përbashkët të Evropës Juglindore bejnë prezantimin e teksteve të të reja pune nga Projekti i Historisë së Përbashkët. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Me rastin e 72-vjetorit të lindjes të Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh dhe Kryeministër i Republikës së Kosovës, akademik Isa Mustafa dhe Kryesia Qendrore e LDK-së, do të bëjnë homazhe pranë varrit të tij. (Velani, ora 12:30)

- KFOR-i do të organizojë ceremoninë e hapjes së urës së re të ndërtuar mbi lumin Bistricë, gjegjësisht në mes të komunës së Zveçanit dhe komunës së Leposaviqit, e cila ka për qëllim të mbështesë popullatën vendore dhe të përmirësojë mjedisin e qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes. (Ura e re në lumin Bistricë mes Zveçanit dhe Leposaviqit, ora 13:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 13:00)

- NISMA për Kosovën do të mbaj tubimin e mbylljes së fushatës për zgjedhjet për kryetar të komunës së Drenasit. (Palestra e Sporteve në Poklek të Ri në Drenas, ora 14:00)

 

- Kryetari i Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt mban konferencë shtypi. (Selia Qendrore e AAK-së, ora 14:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe drejtori i USAID-it në Kosovë, James Hope, nënshkruajnë marrëveshjen për ngritjen e kapaciteteve për hulumtime parlamentare. (Kabineti i kryeparlamentarit, ora 14:20)

- Partia Demokratike e Kosovës bën përmbylljen e fushatës elektorale për zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunën e Drenasit. ( Palestra Sportive, Paklek i ri- Drenas, ora 18:00)

 

- Përmbyllët fushata elektorale e kandidatit të Aleancës Kosova e Re për kryetar të DrenasitElmi Thaçi në fshatin Koreticë e Epërme të Drenasit. (Restoranti Fabend, ora 20:00) 

Ngjarjet e datës 1 dhjetor 2016

- Ministria e Administratës Publike bën prezantimin e “Rishikimit të Agjencive të Pavarura dhe të Institucioneve Rregullatore në Kosovë”. (Hotel Swiss Diamond, ora 8:50)

- Shoqata e Gastroenterologëve të Kosovës organizon Simpoziumin e VII me radhë të Shoqatës me pjesëmarrje ndërkombëtare. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Drejtori i misionit të USAID-it James Hope do të vizitojë veriun e Kosovës më ç'rast do të takohet me përfaqësueset e Rrjetit Multietnik të Grave Ndërmarrëse në fermën Laki në Sërbovc, Komuna e Zveçanit. (Sërbovc, ora 9:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Prokurorët e emëruar në Prokuroritë Themelore, të cilët do të japin betimin para Presidentit Thaçi. (Kabineti i Presidentit, ora 9:30 - vetëm pamje)

- Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami do të marrë pjesë në Konferencën “Zhvillimi i sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë - qasjet sistematike dhe institucionale”, e organizuar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Vazhdimi i Seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Mbahet Mbledhja e VII e Kuvendit Komunal të Prishtinës. (Objekti i Komunës së Prishtinës, ora 10:00)

- Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë, Njësia Menaxhuese e Projektit të Fondit Global shënojnë Ditën Botërore të HIV/AIDS në të gjitha qendrat Rajonale më ç'rast do të mbahet konferenca për media  ku do të bëhet prezantimi i situatës epidemiologjike të HIV/AIDS në Kosovë. (Ndërtesa e Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ora 10:00)

- Drejtori i misionit të USAID-it James Hope do të vizitojë shkollën fillore Vuk Karaxhiq në Zveçan. (Objekti i shkollës Vuk Karaxhiq në Zveçan, ora 11:00)

- Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi viziton Universitetin e Prishtinës "Hasan Prishtina". (Rektorati i UP-së, ora 11:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara do të inaugurojnë hapësirat e rinovuara në Kamenicë. (Parkun e qytetit në Kamenicë, ora 11:15)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media me ç'rast do të flas Sekretari Organizativ, Dardan Molliqaj. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 13:00)

- Dega e NISMA për Kosovën në Drenas, do të mbaj tubim elektoral në kuadër të fushatës zgjedhore për kryetar të komunës së Drenasit. (Shkolla “Xheladin Gashi -Plaku”, në Komoran, ora 17:00)

- Galeria Kombëtare e Kosovës organizon hapjen e ekspozitës restrospektive të Nebih Muriqit. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 30 Nëntor 2016

- Mbahet tryeza rajonale për rolin e parlamenteve të Ballkanit Perëndimor në mbikëqyrjen e masave të zbatuara për parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm, organizuar nga Qendra e Gjenevës për Kontroll Demokratik të Forcave të Armatosura. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 124 -të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, kati i III, salla e takimeve, ora 10:00)

- Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë, së bashku me Helvetas Swiss Intercooperation dhe MDA organizojnë ceremoninë përmbyllëse të projektit EYE. (Hotel Emerald, ora 10:30)

- Mbahet ceremonia e finalizimit të projektit “Ndihmë për Tregtinë”, financuar nga Ministria e Tregtisë së Republikës Çeke, që ka të bëjë me “Studim fizibiliteti për ndërveprimin e sistemeve elektronike të Qeverisë së Republikës së Kosovës, që lidhen me mjedisin e biznesit”. (Ndërtesa e re e Qeverisë, salla e kuqe, kati përdhes, ora 13:30)

- Drejtori i misionit të USAID-it James Hope do të flasë në evenimentin  e organizuar në kuadër të fushatës së informimit publik për Nismën e Integritettit Publik. (Hoteli Nartel, ora 14:00) 

- Zyra e Bashkimit Evropian organizon konferencen "Sports4All" e cila ka të bejë me promovimin e sportit gjithëpërfshirës në Kosovë. (Hotel AFA, ora 14:00)

- Mbahet ceremonia e ndarjes se çmimeve për titullin “Sporti për të gjithë”. (Hotel AFA, ora 15:00)

- NISMA për Kosovën, dega në Drenas, do të mbaj dy tubim elektorale në kuader të fushatës zgjedhore për kryetar të komunës së Drenasit. (Shkolla “Abedin Bujupi”, në fshatin Arllat, ora 17:00)

- NISMA për Kosovën, dega në Drenas, do të mbaj dy tubim elektorale në Drenas. (Shkolla “Rasim Kiqina”, ora 19:00)

 

Ngjarjet e datës 29 Nëntor 2016

- Koalicioni të drejta të barabarta për të gjithë do të prezantojë dokumentin e politikave për hartimin e “Strategjisë së të drejtave të njeriut për Kosovën 2016-2022 - Një rrugë përpara”. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës në ngjarjet sportive, diskutimi lidhur me Trashëgiminë Kulturore të Kosovës dhe diskutimi lidhur me sigurinë në shkolla. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 10:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të lansojë raportin “Vlerësimi i nevojave për shkathtësi: Identifikimi i nevojave të punëdhënësve në gjashtë sektorë ekonomik në Kosovë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit në të cilën do të diskutohet lidhur me buxhetin e Institucioneve/Agjencioneve që bien në fushëveprim të Komisionit për Legjislacion, si dhe njoftimi me shkresën e Institutit Gjyqësor të Kosovës për skadimin e mandatit të anëtarëve të Këshillit Drejtues. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 10:00)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizon tryezën e diskutimit me titull “Zhvillimi, Mandati dhe Mbikqyrja e Kompanive Private të Sigurisë”. (Hotel SIrius, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në të cilën do të behët shqyrtimi i projektbuxhetit për vitin 2017 për institucionet e sigurisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 11:00)  

- Me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë, komunat Prishtinë, Graçanicë, Shtime, Lipjan, Fushë Kosovë, dhe Obiliq do të paraqesin planin e tyre të veprimit për të avancuar dialogun dhe bashkëpunimin ndërmjet komuniteteve. (Hotel Emerald, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit me Rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit te Ligjit për Miniera dhe Minerale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)
 
- Ministrja e Drejtësisë, znj. Dhurata Hoxha raporton para Komisionit për Integrime Evropiane. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 11:00)   

- Mbahet ceremonia solemne e hapjes së Fushatës Elektorale të Aleancës Kosova e Re në Drenas. (Salla e Kulturës në Drenas, ora 12:00)

- Besa Luzha, Florina Duli dhe Rudinë Jakupi në emër të të gjithë qytetarëve do të dorëzojnë peticionin #DrejtësiPërAstritin tek Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Qeverisë së Kosovës si dhe Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione. (Sheshi Skenderbeu, ora 14:00)

- Familja Dvorani nga Fshati Terrstenik, Komuna e Drenasit organizon varrimin e dy djemve Muhamet A. Dvoranit - 8 vjeç dhe Mendim A. Dvorani - 5 vjeç të cilët kanë humbur jetën në një aksident në Novi Sad derisa ishin duke ardhur në vizitë në Kosovë, nga Austria. (Varrezat e fshatit Terrstenik, ora 14:00)

 

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së. (Kabineti i Presidentit, ora 15:30)

 

- Lidhja Demokratike e Kosovës në Drenas mban fushatën elektorale në Vasilevë. (Shkolla fillore në Vasilevë, ora 16:00)

-  NISMA për Kosovën, dega në Drenas do të mbaj tubim elektoral në kuader të fushates zgjedhore për kryetar të komunes së Drenasit. (Shkolla “Shote Galica”, në fshatin Abri të Drenasit, ora 17:00)


Ngjarjet e datës 28 Nëntor 2016

- Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së do të bëjë homazhe te shtatorja e Skënderbeut në Prishtinë. (Shtatorja e Skënderbeut, ora 8:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bën nderime dhe vendos lule te shtatorja e Zahir Pajazitit në Prishtinë. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 9:00)
 
- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi bën nderime dhe vendos lule te varri i Presidentit Rugova në Prishtinë. (Varrezat e dëshmorëve në Velani, ora 9:30) 

- Lëvizja Vetëvendosje! do të bëj homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz. (Prekaz, ora 9:40) 

- Aktivistët e shoqërisë civile do të vazhdojnë me mbledhjen e nënshkrimeve të  peticionit për rastin e Astrit Deharit në Gjakovë. (Parku i Qytetit, Sheshi Nënë Terezë dhe Qarshi të  Vogël në Gjakovë, ora 10:00)

- Nën patronatin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në Kullën e Isa Boletinit në Boletin, Mitrovicë, mbahet manifestim për nder të Festës së 28 Nëntorit. (Kulla e Isa Boletinit, ora 10:00)
 
- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi bën nderime dhe vendos lule te varri i Fehmi Lladrovcit në Gllanasellë. (Fshati Gllanasellë në Drenas, ora 10:00)

- Aktivistët e shoqërisë civile do të vazhdojnë me mbledhjen e nënshkrimeve të  peticionit për rastin e Astrit Deharit në Podujevë. (Sheshi i qytetit në Podujevë, ora 10:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! do të bëj homazhe te varrezat e dëshmorëve të Komunës së Prishtinës. (Velani, ora 10:00)

- Aktivistët e shoqërisë civile do të vazhdojnë me mbledhjen e nënshkrimeve të  peticionit për rastin e Astrit Deharit në Ferizaj. (Qendër tek Posta dhe tek në nenkalimi, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi nderime dhe vendos lule në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz. (Fshati Prekaz, ora 11:00)

- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, vendos lule në varrin e Isa Boletinit. (Kulla e Isa Boletinit, ora 12:00 - Transporti i siguruar për gazetarë, nisja para objektit të Kuvendit, ora 10:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban aktivitet te sheshi 'Zahir Pajaziti' në Prishtinë. (Sheshi 'Zahir Pajaziti', ora 12:00)

- Lidhja Demokratikë të Kosovës në Drenas bën hapjen e fushatës në të cilën do të marrë pjesë Kryetari i Lidhjes Demokratikë të Kosovës, njëherësh dhe Kryeministër i Republikës së Kosovës, akademik Isa Mustafa. (Salla e Kulturës në Drenas, ora 12:00)
 
- NISMA për Kosovën do të mbaj tubimin e hapjes së fushatës për zgjedhjet për kryetar të komunës së Drenasit. (Hotel Nobel në Drenas, ora 14:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, bën nderime dhe vendos lule në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”. (Prekaz, ora 14:00)

 

- Partia Demokratike e Kosovës, fillon hapjen e fushatës zgjedhore për kryetarin e Drenasit. (Korroticë e epërme, hotel "Princess Ana benz", ora 15:00)

- Finalizohet puna një mujore e artistit shqiptar, Saimir Strati “Paqja mund të vijë edhe nga një buzëqeshje”, që është tentativë e arritjes së rekordit ginis me mozaikun me sipërfaqen më të madhe në botë, e tëra e punuar me kapëse teli. (Muzeun e Kosovës, ora 16:00)

 

- Mbahet takimi i poeteshave shqiptare. (Qendra e Kulturës 'Hasan Prishtina' në Vushtrri, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 27 Nëntor 2016

- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, për nder të 28 Nëntorit, bën homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit, të varrezat e dëshmorëve dhe te varri i ish presidentit Rugova në Prishtinë . (Sheshi 'Zahir Pajaziti, ora 9:00, Velani, ora 9:20)

- Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes së Republikës së Shqipërisë organizojn hapjen e panairit "Blej Shqip". (Sheshi "Zahir Pajaziti" ora 10:00)

- Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami takohet me ministren e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes së Shqipërisë, Milva Ekonomi. (Ndërtesa e MTI-së, ora ora 10:00)

 - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj bën homazhe tek varri i Komandatit Legjendar 'Adem Jashari' në Prekaz. (Kompleksi i Jasharajve në Prekaz, ora 10:30)

- Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren organizon Akademi solemne për nder të intelektualit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare prof. Ukshin Hoti. (Amfiteatri i UPZ-së, ora 11:00)

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, merr pjesë në zbulimin e bustit të Ukshin Hotit. (Universiteti i Prizrenit "Ukshin Hoti", ora 11:30)

 - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj bën homazeh në Gllogjan. (Fshati Gllogjan, ora 12:30)

- NISMA për Kosovën, dega në Pejë, sot do të mbajë tubim me struktura dhe anëtaresinë e Nismes në Pejë. (Restaurant "Koha 3" në Pejë, ora 15:00) 

Ngjarjet e datës 26 Nëntor 2016

- KFOR-i në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, EULEX-in dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës do të organizojë një ushtrim të përbashkët në Film City, kampin e Vrellës dhe at të Pomozatinit. (Kampi i Vrellës, ora 9:45)

- Aktivistët e shoqërisë civile do te vazhdojne me  mbledhjen e nënshkrimeve për rastin e Astrit Deharit në Gjakovë. (Parku i Qytetit, Sheshi Nene Tereza dhe Qarshia e Vogel në Gjakovë, ora 11:00)

- Për nder të intelektualit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare prof. Ukshin Hoti, Universiteti  i Prizrenit organizon orë letrare “Për ty Ukshin\". (Amfiteatri i Universitetit të Prizrenti, ora 11:00)

- Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj mban konferencë për medie me temë "Kur mburrja dhe keqpërdorimi me paranë publike s’kanë fund!”. (Zyrat e PDK-së dega në Ferizaj, ora 11:00)

- Aktivistët e shoqërisë civile do te vazhdojne me  mbledhjen e nënshkrimeve për rastin e Astrit Deharit në Podujevë. (Sheshi i qytetit, ora 11:00)

- Ministrja e Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, zonjës Mimi Kodheli viziton Ministrin për Forcën e Sigurisë së Kosovës më çrast do të takohet me ministrin Haki Demolli. (Ndërtesa e MFSK-së, ora 13:00)

- Studentët e Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren organizojn marrsh për nder të intelektualit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare prof. Ukshin Hoti. (Prizren, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 25 Nëntor 2016

- Ministria e Punëve te Brendshme do të organizojë ushtrimin funksional për testimin e koordinimit të vendimmarrjes nga niveli lokal deri te grupi ndërinstitucional për menaxhimin e incidenteve (GNMI). Skenari demonstrues do të trajtoj temën “Tërmeti dhe dëmtimi i digës së liqenit të Batllavës”. (Ndërtesa e MPB-së, salla P-02, ora 9:00)

- Anulohet - Për nder te "Ditës së Forcës", presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pret në takim ministrin e FSK, Haki Demolli dhe komandantin e FSK, gjenerallejtënant Rrahman Rama. (Kabineti i presidentit, ora 9:15)

- Vihet gur themeli i ndërtesës së sallës së edukatës fizike projekt i përbashkët i MAP-it  dhe MASHT-it. (Oborri i shkollës fillore “Xheladin Gashi-Plaku” në Komoran, ora 10:00)

- Shoqëria civile organizon nënshkrimin e peticionit me të cilin kërkon hetim të pavarur dhe transparent për rastin e Astrit Deharit. (Para hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të marrë pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve për ndërtimin e Sallës së edukatës fizike në shkollën “Xheladin Gashi – Plaku” në Komoran të Drenasit. (Komoran, ora 10:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë - KOMF, bën prezantimin e “Raportit të monitorimit gjashtë mujor mbi ekzekutimin e masave dhe dënimeve për të miturit në Qendrën Korrektuese në Lipjan. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Community Building Mitrovica në bashkëpunim me D&G Solutions mbajnë konferencën si pjesë e projektit “Përkrahja e ambientit të biznesit për grate fillestare në biznes në Veri dhe Jug të Mitrovicës”. (Hapësirat e AZHR-s, Parku i biznesit në Mitrovicë, ora 10:00)

- Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon tryezën me titull: “Eksportet e Kosovës: Mundësitë dhe Pengesat”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit do të organizoj saj një aksion humanitar për dhurimin e gjakut nga zyrtarët e AKP-së, në bashkëpunim dhe për nevoja të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës (QKTGjK). (Zyret qendrore të AKP-së, ora 10:00)

- Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli viziton kazermën "Adem Jashari" në Prishtinë, ku edhe do të jap një deklaratë për media. (Kazerma "Adem Jashari", ora 10:20)

- Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit organizon tryezën e rrumbullakët me temë ‘Ngritja e Vetëdijes Publike rreth Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe Liberalizimit të Vizave’. (Hotel Palace në Mitrovicë, ora 10:30)

- Projekti “Përfshirja socio-ekonomike e komuniteteve pakicë për të mbështetur pajtimin afatgjatë”, në kuader të Ambasadës Britanike në Prishtinë implementuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migracion organizon sesion informues në Mitrovicë. (Salla e Kuvendit Komunal në Mitrovicë, ora 11:00)

- ​Organizuar nga Grupi i Grave Asambleiste, Zyra për Barazi Gjinore dhe përkrahur nga kabineti i Kryetarit të Komunës, Shpend Ahmeti,  fillon aktiviteti "16 Ditët e Aktivizimit kundër dhunës ndaj gruas" me c'rast mbahet debat me temë "Dhuna, pasojat e saj dhe njohuritë ligjore". (Ndërtesa e vjetër e Komunës së Prishtinës, salla nr. 37 ora 11:00)

- Kryetarja e Aleanca e Gruas se Kosovës, Magbule Shkodra së bashku me bashkëpunëtore  shënon  ditën kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave me një aktivitet simbolik të shpërndarjes së fletushkave me mesazhe kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave. (Sheshi  “Zahir Pajaziti”, ora 11:00)

- Në kuadër të 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore, Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) organizon marshin me moton “Nuk ka arsyetim!”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)

- Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Obiliq organizon aksionin e dhurimit vullnetar te gjakut. (Zyrat e LDK-së në qender të Obiliqit, ora 12:00)

- Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” organizon ceremoninë festive të Ditës së Bibliotekës ku edhe do të hapet ekspozita  “Esad Mekuli - 1916 2016”. (Hollin e Bibliotekës, ora 12:00)

- Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama pret në vizitë Ambasadorin e SHBA-ve, Greg Delawie për nderë të "Ditës së Forcës". (Kazerma e FSK-së në Gjilan, ora 12:15)

- Hapet ekspozitë nga Shoqata e Artistëve Aplikativ dhe Figurativ e Rajonit të Pejës, ”Deçani 2016’’. (Salla e Asamblesë Komunale në Deçan, ora 13:00)

 

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 13:30 - ndryshon 13:00)

- Mbahet promovimi i librit të Dr. Sc. Safet Hoxha, me titull ''Bazat e Prokurimit Publik''. (Amfiteatri i madh në Universitetin ''Ukshin Hoti'', në Prizren,  ora 15:00)

 

- Kryeparlamentari Kadri Veseli viziton Kompaninë “Infrakos” dhe do të udhëtoj me tren nga Fushë Kosova për në Drenas. (Stacioni i trenave në Fushë Kosovë, ora 16:20)

- Mbahet ceremonia e hapjes së fushatës të 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore ku do të prezentohet fushata, e koordinuar nga UN Women, në bashkëpunim me Grupin për Siguri dhe Barazi Gjinore. (Dit’ e Nat’, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 24 Nëntor 2016

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizon tryezën ku do të diskutohen mundësitë e shfrytëzimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit për rritje të Eksportit, ne kuadër te sektorit për produktet e ndërtimit. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Kryeministri Isa Mustafa pret në takim profesorin e Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë, Shukri Fetahu, për inovacionin e tij shkencor në prodhimin e kultivarit vendor të grurit “Dardania 1”. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:30)

- Oda Amerikane organizon tryezën me temën 'Adresimi i Ekonomisë Joformale'. (Salla e konferencave 'Scampa', Oda Amerikane, ora 10:00)

- Nën patronazhin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli mbahet tryeza më temë “Raporti mbi Koston e  Shërbimeve Cilësore të Edukimit në Fëmijërinë e Hershme në Kosovë”. (Kuvendi i Kosovës, salla 409, ora 10:00)

- Organizata jo qeveritare “Demokracia”, mban Konferencën për ekstremizmin fetarë dhe parandalimin e pjesëmarrjes së qytetarëve të Kosovës në luftërat e huaja. (Restaurant “Illyricum Park” në Letnicë të komunës së Vitisë, ora 10:00)

- Green Art Center - Prishtina organizon aktivitetin vetëdijesues për sa i përket rëndësisë së ruajtjes së mjedisit,njëherazi synohet të promovohet mekanizmi “Ecofriend” tek qytetarët e komunës së Mitrovicës. (Komuna e Mitrovicës, ora 10:00)

- Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi viziton komunën e Prizrenit. (Objekti i komunës së Prizrenit, ora 11:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në përurimin e rrugës në Prelez të Jerlive, në Ferizaj. (Prelez i Jerlive, Ferizaj, ora 11:00)

 

- Bëhet hapja solemne e restaurantit të ri në Fushë Kosovë, brendi i parë botërorë i restauranteve në Kosovë KFC ku do të jenë të pranishëm kryetari i komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha dhe Ambasadori Amerikan, Greg Delawie. (Të Petrol Company në dalje të Fushë Kosovës, 1.3 KM nga rrethi i Fushë Kosovë, rrugës për në aeroport, ora 11:00)

- Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi, gjatë vizitës në komunën e Prizrenit viziton fabrikën e prodhimeve bujqësore-ABI. (Objekti i fabrikës, ora 11:30)

- Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi viziton fabrikën e prodhimeve ushqimore-LIRI. (Objekti i fabrikës, ora 12:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në përurimin e Fabrikës së Mishit "Weng Fat Poultry". (Fshati Polac, Skenderaj, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi viziton fabrikën e ndërtimtarisë- Vëllezërit e Bashkuar. (Objekti i fabrikës, ora 12:30)

 

- Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli do ta vizitojë fshatin Krajkovë të Komunës së Drenasit, ku do të vihen gurthemelet e ndërtimit të dy Fabrikave. (Fshati Krajkovë, ora 13:00)

- Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi viziton fabrikën ushqimore-Euro Food në Prizren. (Objekti i fabrikës, ora 13:10)

- Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi viziton Shoqata e Zejtarëve të Prizrenit. (Objekti i shoqatës, ora 13:40)

- Profesori zviceran Daniel Bernard dhe presidenti Shoqatës së Miqësisë Franko-Shqiptare, Tahir Shabani mban ligjëratë speciale për studentët e AAB-së. (Kolegji AAB, ora 14:00)

- Bëhet inaugurimi i Konsullatës së nderit të Ghanës në Kosovë. (Rr. UCK, kompleksi Qafa, ora 16:00)

- Ambasada e Francës në bashkëpunim me Ambasadën e Zvicrës, Ambasadën e Luksemburgut dhe Zyrën diplomatike të Belgjikës organizojnë edicionin e 16-të të Festivalit të Filmit Frankofon në Kosovë. (Kinema ABC, ora 18:30)

Ngjarjet e datës 23 Nëntor 2016

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilin do të shqyrtohet i raporti i Auditimit i Zyrës së Kryeministrit si dhe shqyrtimi i Raportit të Auditimit për Ministrinë e Punëve të Jashtme, i ftuar ministri Enver Hoxhaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00)

- Misioni i OSBE-së në Kosovë organizon nesër një punëtori për të vlerësuar shkallën e zbatimit të legjislacionit për media. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

-  Ministri i Mjedisit, Ferat Shala raporton para Komisionit për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me kërkesën e banorëve të fshatit Vranishtë, Komuna e Dragashit, për ndërtimin e hidrocentralit në lumin e këtij fshati si dhe me çështjet që kanë të bëjnë me eksproprijimin e pronave të atyre banorëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë organizon përmbyllëjen e projektit të EIDHR “Partneriteti mbi të drejtat e shkelura ekonomike te grave. (Hotel Sirius, ora 10:45)

- Vazhdim i mbledhjes së komisionit për Buxhet Dhe Financa në të cilen do të behët shqyrtimi në parim i Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës, shqyrtimi i Projektligjit për Sponsorizime dhe donacione në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, ejt. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë organizon ngjarjen filluese te projektit “Mbështetja për profesionet e lira juridike dhe Oda e Avokatëve”. (Ministria e Drejtësisë, salla për konferenca e amfiteatrit, ora 11:00)

- Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës takohet me përfaqësuesit e Akademisë ushtarake daneze “East Bridge Academy”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00) 

- Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë organizon tryezen e rrumbullakët me temë “Bojkoti i komunitetit serb: dialog apo tensione?”. (Hotel Sirius, ora 11:30)

- Promovohet libri  teoriko-publicistik i profesorit të marrëdhënieve ndërkombëtare, Sadri Ramabaja “Federata shqiptare - kohezioni i shtetit-komb në BE”. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 12:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku do të përurojë përfundimin e punimeve për fazën e parë të projektit të asfaltimit të rrugës Deçan - Kozhnjerë. (Tek ura në fshatin Lloqan, ora 13:00)

 

- Ministria e Shëndetësisë, përkatësisht Agjensioni i Financimit të Shëndetësisë dhe Postë Telekomi i Kosovës nënshkruajnë sot Marrëveshje bashkëpunimi me qëllim të mundësimit qytetarëvë kryerjen e shërbimeve postare që lidhen me pagesat për skemën publike të sigurimeve shëndetësore. (Ministria e Shëndetësisë, ora 13:30)

- Ministria e Administratës Publike në bashkëpunim me Zyren e BE-së organizojn ceremoninë e gur-themelit të ndërtesës së Institutit të Kosovës për Administratë Publike. (Hajvali, ora 14:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në ceremoninë e vënies së gurthemelit të objektit të Institutit të Kosovës për Administratë Publike. (Hajvali, ora 14:00)

 

- Me rastin e 16-vjetorit të vrasjes së veprimtarit, Xhemail Mustafa, anëtarët e Kryesisë së LDK-së dhe Dega e LDK-së në Podujevë, do të bëjnë homazhe tek varri i tij. (Fshati Gllamnik i Podujevës, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 22 Nëntor 2016

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në takimin e parë të grupit punues për plotësim-ndryshimin e Kodit Penal dhe të Procedurës Penale, të organizuar nga Ministria e Drejtësisë. (Hoteli Swiss Diamond, ora 9:30)

- Në kuadër të projektit ‘’Mjedisi mbështetës për gratë fillestare në biznes në Veri dhe Jug të Mitrovicës” mbahet panairi ‘’Gratë në biznes - Mitrovica, 2016". (Sheshi "Isa Boletini" në jug të Mitrovicës, ora 10:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë organizojnë konferencën e lansimit të Indeksit të Mbrojtjes së Fëmijës. (Hotel Sirius, ora 10:00)

 

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në konferencën për lansimin kombëtar të Indeksit të Mbrojtjes së Fëmijës. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Drejtori i misionit të USAID-it James Hope, i shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri, do të bëjë përurimin e stacionit të pompave të ujit në fshatin Bellopojë. (Bellopojë, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti dhe Drejtori i Administratës, Muhedin Nushi do të mbajnë konferencë për media, ku do të prezantohet platforma digjitale për pjesëmarrje publike. (Objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës, salla 37, ora 11:00)

- Lëvizja FOL mban konferencë për media, ku do të publikoj një rast studimi rreth prokurimit publik në të cilin janë gjetur shkelje të shumta ligjore në procesin nëpër të cilin kanë kaluar procedurat për tri lloje të ndryshme të furnizimeve dhe shërbimeve nga AQP-ja për institucionet qendrore. (Zyret e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi merr pjesë në ceremoninë e çertifikimit të auditorëve për skemën publike, të organizuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit. (Hoteli Emerald, ora 11:00)

- Aleanca Kosovar e Bizneseve organizon tryezën me temë "Konsumi i Prodhimeve vendore më shumë se veprim ekonomik". (Universiteti Publik i Prizrenit, ora 11:30)

- Drejtori i misionit të USAID-it James Hope, i shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri, do të bëjë përurimin ndriçimit publik në fshatin Gorazhdec. (Gorazhdec, ora 12:00)

- Coca-Cola HBC Kosova do të bëjë hapjen e “Zonës së parë Aktive Coca-Cola”, një fitnes në ambient të hapur. (Parku Taukbahqe në Prishtinë, ora 12:00)

- Zhvillohet ndeshja e vlefshme për Kualifikimet Evropiane 2017 ndërmjet Kosovës dhe Uelsit. (Salla e pingpongut në Pallatin e Rinis në Prishtinë, ora 18:00)

 

- Hapja e festivalit "Ditët e Muzikës Kosovare", edicion ky i cili i kushtohet Nënë Terezës. (Kisha e Shën Ndout në Ulpianë, ora 20:00) 

Ngjarjet e datës 21 Nëntor 2016

- Ministria e Punëve të Brendshme dhe Këshilli Shtetëror për Siguri Kibernetike, organizojnë konferencë rajonale dy ditore për siguri kibernetike. (Hotel Emerald, ora 9:15)

- Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami do të marrë pjesë në ngjarjen ku do të prezantohet projekti “Mbështetje të edukimit në gjuhën serbe në Kosovë: Procesi i verifikimit të diplomave të Univeritetit të Mitrovicës Veriore, hulumtimi i situatës aktuale, zhvillimi i udhërrëfyesit të MAShT dhe trajnimi direkt i UMV dhe stafit mësimor të tij”. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës në ngjarjet sportive. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht ‘Task Forca për Reformat e Të Bërit Biznes’ organizon takimin koordinues me grupet punuese për reformat që ndërlidhen me Raportin e Bankës Botërore për të Bërit Biznes. (Ndërtesën e Qeverisë, salla P-38,ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit ku do të diskutohet në lidhje me ftesën e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prizrenit Sylë Hoxhën për Ministren e Drejtësisë Dhurata Hoxha për raportim në Komision, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Save the Children në Kosovë, në partneritet me Institucionin e Avokatit të Popullit lansojnë raportin “Zëri Ynë” i cili paraqet atë se çfarë mendojnë dhe ndjejnë të rinjtë e moshës 12-16 vjeç, lidhur me dhunën, ngacmimib, njohuritë për të drejtat, shpenzimet në shkollë, e ardhmja e çështje të tjera, të cilat, i përfshin Konventa për të Drejtat e Fëmijës. (Zyrët Qendrore të Avokatit të Popullit, ora 10:00)

- Platforma CiviKos organizon konferencën vjetore të saj ku do të diskutohet rreth bashkëpunimit të shoqërisë civile dhe Qeverisë. (Sheshi 21, ora 10:00)

 

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në konferencën vjetore të Platformës CiviKos me titull: Bashkëpunimi në mes të Shoqërisë Civile dhe Qeverisë. (Sheshi 21, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të behët shqyrtimi i sëmundjes së fidaneve të mjedrave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami do të marrë pjesë në promovimin e Udhëzuesit për mbrojtjen e fëmijëve në internet “Udhëtimi në internet”, i cili është një material edukativo-arsimor dhe me këtë ngjarje shënohet përvjetori i Konventës për të drejtat e fëmijës. (Ambientet e MAShT, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet Dhe Financa në të cilën do të behët shqyrtimi në parim i Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017, etj.. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

 

- Komuna e Prishtinës hap tregun e fundvitit, pjesëmarrës do të jetë edhe Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 11:00)

 

- Lëvizja Vetevendosje! mban konferencë për media në të cilën flasin deputetët Aida Dërguti dhe Driton Çaushi. (Zyret e Lëvizjes, ora 15:00)

- Mbahet kuvendi i V i  shoqates profesionale per deme te luftes “Ngritja e Zërit”,  me seli në Skenderaj. (Shtëpia e Kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderaj, ora 14:00)

- Me rastin e mbrojtjes se temes se diplomes, studenti Abaz Berisha lanson aplikacionin "Vala ime" permes te ofrohen digjitalizimet e kodeve te shkurtera. (Kolegji Riinvest, ora 17:30)

Ngjarjet e datës 20 Nëntor 2016

- Mbahet konferenca ndërkombëtare kushtuar Ditës Botërore për Përkujtimin e Viktimave të Trafikut Rrugor, me përfaqësues të larte te institucioneve dhe organizatave vendore, regjionale dhe evropiane. (Prishtinë, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë së bashku me kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, do të përurojë përfundimin e punimeve të rrugës në fshatin Stubëll e Epërme në komunën e Vitisë. (Fshati Stubëll e Epërme, ora 12:30)

- Pjesëmarrësit e konferencës ndërkombëtare kushtuar Ditës Botërore për Përkujtimin e Viktimave të Trafikut Rrugor së bashku me qytetarë do të marshojnë në Sheshin kryesor të qytetit të Prishtinës. (Sheshi kryesor i qytetit të Prishtinës, ora 17:00)

 

Ngjarjet e datës 19 Nëntor 2016

- Shoqata Demokratike Shqiptare "Çamëria" Hagë - Holandë, dega Prishtinë mban konferencë për media për shtetësinë e Çamërisë dhe ecurinë e rrjedhës se metjme. (Hotel Grand, ora 11:00)

- Organizohet Marsh Protestues për të kërkuar drejtësi për vdekjen e aktivistit Astrit Dehari. (Sheshi te Xhamia “Isa Beg” në  qytetin e Mitrovicës, ora 12:00)

- Partinë Demokratike të Kosovës, dega në Drenas organizon aderimin solemn në parti. (Restaurant “M 2000”, ora 12:00)

- Kryetari I PDK-së, Kadri Veseli do ta vizitojë Parkun e Biznesit. (Fshati Korreticë e Epërme në Drenasi, ora 13:00)

- Aleanca Kosova e Re mban Kuvendin Zgjedhor të degës së partisë në Skenderaj. (Shtëpia e Kulturës në Skenderaj, ora 13:00)

 

- Ndezja e qirinjve në nderim të viktimave që kanë humbur jetën në aksidente trafiku, si dhe njëkohësisht behët prezantimi i spoteve për vetëdijesim të pjesëmarrësve në trafik. (Përballë Teatrit Kombëtar, ora 17:00)

- Kryetari I PDK-së, Kadri Veseli do t’i takojë edhe veteranët e luftës së UÇK-së, në Drenas. (Hoteli “Nobel”, ora 17:00)
 

Ngjarjet e datës 18 Nëntor 2016

- Ministria e Shëndetësisë organizon takimin tradicional të shënimit të Javës Botërore të Vetëdijësimit për Antibiotikët. (Amfiteatri i Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike,  ora 9:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, mbledh Këshillin Kombëtar Kundër Korrupsionit. (Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, salla P 38, ora 10:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të marrë pjesë në Konferencën “Prezantimi i dokumenteve kurrikulare dhe udhërrëfyesi për zbatim”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Drenasit. (Zyra e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ora 10:00)

- Ministri i Financave Avdullah Hoti, udhëheqësi i Misionit të FMN-së Jacques Miniane dhe guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza mbajnë konferencën për media me rastin e përfundimit të vizitës së misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë. (Ndërtesën e  Qeverisë, salla P-32, ora 10:30)

- Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi viziton komunën e Suharekës. (Objekti i komunës së Suharekës, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media ku do të flasin deputetja Albulena Haxhiu dhe avokati Tomë Gashi. (Zyret e Lëvizjes Vetëvendosje! ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të marrë pjesë në vënien e gurëthemelit të shkollës në fshatin Magurë të Lipjanit. (Fshati Magurë, ora 11:30)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në përurimin e shkollës "Hajredin Bajrami" në Magure të Lipjanit. (Shkolla “Hajredin Bajrami”, fshati Magure, Lipjan, ora 12:00)

- Presidenti Thaçi pret në takim ish shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë në periudhën 1999-2001, Daan Everts. (Kabineti i Presidentit, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi, bashkë me kryetarin e komunës së Suharekës, Sali Asllanaj, vizitojnë fabrikën e gomave “Damper” në Suharekë. (Fabrika e gomave “Damper” në Suharekë, ora 11:30)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të marrë pjesë në vënien e gurëthemelit të shkollës në fshatin Pjetershticë të komunës së Shtimes. (Fshati Pjetershticë, ora 12:30)

- Mbahet marshi protestues i nxënësve të shkollave të mesme të Prishtinë. (Sheshi"Zahir Pajaziti", ora 14:00)

- Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi viziton Zonën Industriale në komunën e Suharekës.  (Kompania Solid, ora 12:00 - Kompania e mjeteve mjekësore “Medito Plast”, 13:00 - Kompania e mobileve “Graniti”, ora 13:30 -  Kompania e fasadave “Graniti”, ora 14:00 - Kompania “Red Eagle”, ora 14:30)

 

 

Ngjarjet e datës 17 Nëntor 2016

- Me rastin e shënimit te ditës së Konventës Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e fëmijës behët shpërndarja e broshurave dhe ligjërata për konventën në shkollat fillore të mesme të ulëta në zonat rurale Kçiq, Shalë, Kushtovë. (Shkollat fillore të fshatrave Kçiq, Shalë, Kushtovë, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-301, ora 9:30)

- Vazhdimi i Seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Agjencioni pr Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës në bashkëpunim dhe mbështetje nga Organizata Lidhim vlerat e natyrës me njerëzit  organizon seminarin me temë “Kontributi i përdorimit të qëndrueshëm të biomasës për energji të ripërtrishtme në lehtësimin e ndryshimeve klimatike“. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Shoqata e Filozofëve të Kosovës organizon konferencen nderkombtare "Sfidat e modernitetit". (Fakultetin Filozofik, Kati I, Salla 101, ora 10:00)

- Kryeministri Isa Mustafa pret në takim ministrin Federal të Gjermanisë për Ushqim dhe Agrikulturë, Christian Schmidt. (Ndërtesa e Qeverisë, ota 10:00 - vetëm pamje)

- Instituti GAP do të prezantojë analizën mbi efektet e Ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar një vit pas zbatimit. (Zyrët e Institutit GAP, ora 10:30)

- Ministri i Ushqimit dhe Bujqësisë të Gjermanisë, Christian Schmidt do ta vizitojë Kosovën më ç'rast do të pritet nga Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P 37, ora 11:00)

- Handikos mban konferencë të jashtëzakonshme për media për të shprehur pakënaqësin e personave me aftësi të kufizuara për mos ndarjen e mjeteve te nevojshme financiare për zbatimin e Ligjit për Statusin dhe të Drejtat e Personave Paraplegjik dhe Tetraplegjik. (Qendra e Resurseve për Personat me Aftësi të Kufizuara, Veternik  afër fshatit ndërkombëtar, ora 11:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian, Ministria e Punës dhe Mirëqenjes Social dhe Komuna e Vushtrrisë organizojë ceremoninë inauguruese të Qendrës për Grumbullim, Sortim e Paketim të Materialeve të Riciklueshme në Vushtrri, si Ndërmarrje Sociale. (Fshati Bukosh në Vushtrri, ora 11:00)

- Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi dhe Ministri i Ushqimit dhe Bujqësisë të Gjermanisë, Christian Schmidt mbajnë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P 31, ora 11:50)

- Me rastin e shënimit te ditës së Konventës Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e fëmijës mbahet kuizi me temë "20 Nëntori dita e konventës". (Salla e konferencave, komuna e Klinës, ora 13:00)

- Hapja e ekspozitës me punimet e nxënësve të shkollave të mesme të ulëta të komunës së Gjakovës, me temën “Të drejtat e mia”. (Asambleja komunale e fëmijëve Gjakovë, ora 13:30)

- Ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, Greg Delawie, do të bëjë një deklaratë të shkurtër për të nxjerrë në pah Javën Ndërkombëtare të Arsimit, organizim ky vjetor i Departamentit të Shtetit të SHBA-ve. (Hotel Sirius, ora 14:30)

Ngjarjet e datës 16 Nëntor 2016

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Mbahet takimi i radhës i Komisionit Ndër-Ministrorë për Administrimin e Tokës. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Mbahet konferenca e parë për investime në Komunën e Prishtinës në të cilën do të prezantohen 5 projekte kapitale, që synohet të realizohen me partneritet publiko-privat. (Ndërtesa e re e komunës së Prishtinës, në lagjen Arbëria, ora 10:00)

- Përmbyllet kampanja e zhvilluar prej Green Art Center - Prishtina dhe koorporates Rugove me sloganin “Të ndërtojmë hapësira të gjelbëra, duke ricikluar shishe të plastikës”, kampanjë kjo që është inicuar në prill të këtij viti dhe ku janë përfshirë në procesin e ndarjes se mbeturinave te riciklueshme shtatë kolegje arsimore private. (Shkolla "Nazim Gafurri" në Prishtinë, ora 10:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë fillon projektin e Binjakëzimit "Forcimi i formulimit të politikave dhe hartimit të legjislacionit". (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në të cilën do të behët shqyrtimi i Propozim-vendimit të Avokatit të Popullit për vazhdimin e mandatit tre vjeqar për zëvendesit e Avokatit të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendi, salla S-I, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën për media ku do të publikojë rezultatet e Barometrit Global të Korrupsionit. (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim të Kuvendit të Kosovës në të cilën do të raportojë Drejtori e RTK-së Mentor Shala dhe Kryetari e Bordit të RTK-së Ismet Bexheti, lidhur me procesin e përfaqësimin e komunitetit joshumicë në sektorin e shërbimeve mediale në pajtim me Ligjin për RTK-në. (Ndërtesa e Kuvendi, salla S-2, ora 11:00)

- Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi viziton Qumështoren “Bylmeti”. (Objekti i Qumështores “Bylmeti” në Fushë Kosovë, ora 11:00)

- Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi viziton fermën “Eurolona”. ( Ferma “Eurolona” në Fushë Kosovë, ora 12:00)

- Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli mban konferencë për media. (Zyrat qendrore të Aleancës Kosova e Re, ora 12:45)

- Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale takohet me ministrin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi për të diskutuar për procesin e arritjes së marrëveshjes për pensionet me Zvicrën dhe zbatimi i Ligjit për Skemat pensionale të financuara nga shteti. (Ndërtesa e Kuvendi, salla S-I, ora 13:00)

- Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi viziton industrinë e tekstilit “VAVA” në Podujevë. (Industria e Tekstilit “VAVA” në Podujevë, ora 16:00)

- Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi viziton pikën kufitare në Merdare. (Pika kufitare në Merdare, ora 17:00) 

-  Mbahet forumi i 4-të i Hisedarëve si dhe ditëlindja e 80-të e Sharrcem ku do të jenë prezent përfaqësues më të lartë të vendit, ministra, përfaqësues të komunës së Hanit të Elezit, ambasadorë, përfaqësues të organizatave qeveritare dhe jo-qeveritare, miq dhe bashkëpunëtorë. (Hotel Emerald, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 15 Nëntor 2016

- OSBE në bashkëpunim me Zyrën për qeverisje të mirë, të drejta të njeriut, mundësi të barabarta dhe mos-diskriminim, do të jetë nikoqire e një punëtorie për të paraqitur projektin final të strategjisë për përfshirjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian për vitin 2017-2021. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit në të cilën do të behët shqyrtimi i shkresës së Këshillit Prokurorial të Kosovës që ka të bëjë me ndryshimin e Ligjit për Prokurorin e Shtetit si dhe intervistimi i kandidatëve për anëtar të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 10:00)

- Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asociim do të takohet për të sheshuar përgatitjet për takimin e dytë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë, i cili do të mbahet më 23-24 nëntor, në Strasbourg. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-2, ora 10:00 - vetëm pamje)

- Instituti RIDEA prezanton sondazhin mbi perceptimin e opinionit publik në Kosovë, rreth procesit të integrimit Evropian, liberalizimit të vizave dhe çështje tjera të ndërlidhura të aktualitetit politik në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike organizojnë tryezën e diskutimit me temë "Sfidat e Reformave të Sundimit të Ligjit në kuadër të MSA-së dhe Agjendës së Reformave Evropiane". (Hotel Swiss Diamond, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në të cilën do të diskutohet për problemet aktuale të furnizimit me energji elektrike si dhe shqyrtimi i nismes legjislative "Plotësimi i Ligjit për Dhomën e Posaçme te Gjykatës Supreme te Kosovës për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit". (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 12:00)

- Departmaneti i Gazetarisë promovon librin e profesorit Bajram Kosumi me titull “Zhanret e gazetarisë”.  (Biblioteka Kombëtare Universitare , ora 12:00)

- anluohet - Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli mban konferencë për media. (Zyrat qendrore të Aleancës Kosova e Re, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes financiare për IPA 2015 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian si dhe shqyrtimi i Projektligjit për Akreditim, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 13:00)

- Gjenjeneral Volker Halbauer, Gjeneral Klaus Reinhard, Gjeneral Karl Heinz-Lather dhe Prof. Bengt Beutler mbajnë ligjeratë me temën "Sfidat Globale të Sigurisë". (Kolegji ISPE  ora 13:30)

 

- Jepet shfaqja “Familja Tot”, me regji të Andia Xhungës, shfaqje kjo mysafire e Teatrit Kombëtar të Tiranës. (Teatrin Kombëtar të Kosovës, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 14 Nëntor 2016

- Fondacioni Evropian për Trajnim organizon kenferencen me teme “Qeverisja dhe monitorimi i shkollave profesionale dhe zhvillimit të aftësive në Kosovë”. (Ndërtesa e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës në ngjarjet sportive.(Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00) 

- Me rastin e hapjes së Javës Globale të Ndërmarrësisë në Kosovë  (GEW) 2016, Ambasadori i Sh.B.A.-ve në Kosovë Greg Delawie do të ju drejtohet të pranishmëve. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Ministria e Shëndetësisë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Shoqata e Endokrinologëve dhe Diabetologëve të Kosovës dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë do të organizojnë konferenca për media për shënimin e Ditës Botërore të Diabetit e cila shenohet në të gjitha qendrat Rajonale të Kosovës. (Ndërtesa e Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ora 10:00)

- Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi pret në takim kryetaren dhe nënkryetarin e Bashkisë së Sarandës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:45)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 11:00)

- Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike organizon ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së tretë të KEDS Akademisë. (Hotel Emerald, ora 11:00)

- Ushtruesi i Detyres se Ministrit të Mjedisit, dhe Planifikim Hapësinor, Ferat Shala raporton para Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2016. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)

- Aleanca Kosovar e Bizneseve organizon hapjen solemne  të “Javëve të Biznesit Kosovar 2016” në Prishtinë. (Hotelin Grand, ora 11:45)

- Me moton “Drejtësi për Astritin”, një grup i qytetarëve të mbështetur nga pjesëtarë të shumtë të shoqërisë civile organizojnë protestë në Prishtinë. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)

- Presidenti, Hashim Thaçi pret në takim ish komandantin e KFOR-it, Dr. Klaus Reinhardt. (Kabineti i Presidentit, ora 14:30)

 

- Mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve të garës për bursa, në projektin "Frozen Music", ide e Sharrcem-it, e mbështetur nga Rrjeti CSR Kosova, Al Trade, UBT, ProCredit Bank, Universiteti i Prishtinës - FNA dhe Këshilli i Investitorëve evropianë. (Kampusi Inovativ i UBT-së në Lipjan, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 13 Nëntor 2016

- Mbahet kuvendi zgjedhor i Forumit të Gruas i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Degën  e Trete, Degën  e Presidentit Rugova. (Salla e konferencave Orion, ora 11:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi do të organizojë një konferencë për gjetjet e monitorimit të veprimtarisë së Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Zyrat e IKD-së në afërsi të objektit të Sllovenija Sportit, ora 11:30) 

- Mbahet kuvendi zgjedhor i Forumit të Gruas i Lidhjes Demokratike të Kosovës në  Degën  e Parë. (Hotel  Apollonia, ora 12:00)

- Mbahet kuvendi zgjedhor i Forumit të Gruas i Lidhjes Demokratike të Kosovës në  Degën   e Katërt. (Salla e Konferencave Orion, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 12 Nëntor 2016

- Aleanca Kosova e Re mban Kuvendin Zgjedhor të degës në Gjilan. (Salla e Teatrit të Gjilanit, ora 12:00)

- Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj mbanë konferencën për medie për aderimin e Gjenaral Imri Ilazit me bashkëpuntorë në Degën e PDK-së në Ferizaj. (Restaurant Orchide - Rruga \"Ahmet Kaqiku\" në Ferizaj, ora 13:00) 

- NISMA për Kosovën, dega në Drenas mban tubim me strukturat, anëtarët dhe simpatizantët e saj në Drenas ku do të bëhet prezantimi i kandidatit për kryetar të komunës së Drenasit, Isa Xhemajlaj. (Shtëpia e Kulturës në Drenas, ora 14:00) 

 

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen për certifikimin e Subjekteve Politike dhe Kandidatëve për pjesëmarrje në Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Drenasit  (Zyrët e KQZ-së, ora 14:00)

- Mbahet protesta \"kërkojmë drejtësi për Astrit Deharin\" pasi qe një javë nga vdekja e tij ende askush nuk ka dhënë përgjegjësi! (Para ndërtesës së Burgut të Prizrenit, ora 15:00)

 

Ngjarjet e datës 11 Nëntor 2016

- Misioni i OSBE-së në do të organizoj një konferencë për shtyp për të lansuar fushatës informuese për pakon e ligjeve për të drejtat e njeriut. (Hoteli Swiss Diamond, ora 10:00)

- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, ku do të bëhet publikimi i fushatës informuese për pakot e ligjeve për të drejtat e njeriut. (Swiss Diamond, ora 10:00)

- Ministria e Shëndetësisë dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë organizojnë prezantimin e hulumtimit, “Qeverisja e Mirë - Transparenca dhe Llogaridhënia në Sistemin Farmaceutik në Kosovë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

 - Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, u.d i Ministrit të Mjedisit, Ferat Shala janë të ftuar në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike për të raportuar për raportin e Auditimit për pasyrat vjetore financiare të ministrive që udhëheqin. (Ndërtesa e Kuvendit, salla, ora 10:00)

 - Agjencia Kosovare e Privatizimit organizon ceremoninë e lirimit nga monitorimi i mëtutjeshëm i Ndërmarrjes së Re “Spitali Special për Rehabilitim të Përgjithshëm Onix” nga Agjencia Kosovare e Privatizimit. (Selia e ndërmarrjes së Re “Spitali Special për Rehabilitim të Përgjithshëm Onix”, në Istog, ora 11:00)

- Aksioni për Nëna dhe Fëmijë me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara bejnë lansimin zyrtar të koalicionit K10 për shëndetin dhe të drejtat seksuale dhe riprodhuese. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Presidenti Thaçi do t’i takojë përfaqësuesit e subjekteve politike për të diskutuar për reformën zgjedhore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Ambasada Gjermane dhe Franceze në Prishtinë organizojnë manifestimin e përbashkët përkujtimor të nënshkrimit të armëpushimit në Compiègne, më 11 nëntor 1918, i cili i dha fund luftimeve të Luftës së Parë Botërore. (Varrezat ortodokse në afërsi të shtabin qendror të KFOR-it, kampin “Film City”, ora 11:45)

- Instituti Demokratik i Kosovës mban konferencën për media ku do të paraqiten këndvështrimet e KDI-së mbi Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën. (Zyrat e KDI-së, ora 13:00)

 - Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri i Kuvendit të Kosovës mban mbledhje e përbashkët me Komisionin Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për veprimtari prodhuese, tregti dhe mjedis, lidhur me ecurinë dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona në fushën e ekonomisë, me theks të veçantë për zbatimin e Marrëveshjeve dhe avansimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 13:00)

- Presidenti Thaçi pret në takim Komisionerin e Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Politikën Evropiane të Fqinjësisë, Johannes Hahn. (Zyra e Presidentit në Kuvendin e Kosovës, ora 13:15 - vetëm pamje)

- Komisioneri për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn takohet me kryeparlamentarin Kadri Veseli. (Kuvendi i Kosovës, ora 13:50 - vetëm pamje)

- Presidenti Thaçi pret në takim një delegacion të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë të kryesuar nga Ruud Vermeulen. (Kabineti i Presidentit, ora 14:30)

- Kryeministri Isa Mustafa pret në takim komisionerin Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn. (Kabineti i kryeministrit, ora 14:30 - vetëm pamje)

- Kryeministri Isa Mustafa dhe Komisioneri për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn bejnë lansimin e Agjendës për Reforma Evropiane. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:45)

- Kryeministri Isa Mustafa dhe Komisioneri për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn  mbajnë konferencë për shtyp. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P32, ora 16:15)

 

- Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha mban konferencë për shtyp. (Ambientet e Ministrisë së Drejtësisë, Ish ndërtesa e Rilindjes, kati IX, salla 914, ora 16:30)

- Komisioneri për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn takohet me zëvendësministrin Branimir Stojanoviq. (Zyra e BE-së, ora 18:15)

- Hapja e ngjarjes “Hapësira Haptike” që i dedikohet krijuesve të rinj për t'i zhvilluar idetë e tyre kreative për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore. (Ndërtesa e Muzeut Etnologjik, ora 19:00)

- Mbahet tryeza e rrumbullakët e Komisionerit Hahn me eurodeputeten Lunacek dhe liderët e partive politike në Kosovë. (Hoteli Swiss Diamond, ora 19:00)


Ngjarjet e datës 10 Nëntor 2016

- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, do ta presë Sekretarin e Shtetit për Punë të Jashtme të Britanisë së Madhe, Boris Johnson, i cili do të qëndrojë në Kosovë për vizitë njëditëshe. (Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ora 9:50) 

- Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës organizon konferencë për media për të shpallur zyrtarisht përfituesit e granteve të Fondit të Grave të Kosovës me shumën prej pothuajse 64 mijë Euro. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kryetari Veseli pret në takim Boris Johnson, Deputet i Parlamentit, Ministër i Punëve të Jashtme dhe të Komonuellthit të Mbretërisë së Bashkuar.  (Holli i Kuvendit, ora 10:15)

- Ministri britanik Boris Johnson, i adresohet seancës solemne të Kuvendit të Kosovës. ( Salla e mbledhjeve plenare, ora  10:40)
 
- Drejtori i misionit të USAID-it Xhejms Houp do të flasë para përfaqësuesve të 32 ndërmarrjeve të vogla kosovare që po marrin pjesë në tubimin afarist “Bizneset Bizneseve” (B2B). (Hoteli Sirius, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të behët Shqyrtimi i projektligjit për Zhurmën. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)

- Ministri britanik Boris Johnson merr pjesë në lansimin e projektit "Përkrahje për zhvillimin e partive politike të Kosovës". (Ndërtesa e Kuvendit, Salla N-409, ora 11:30)

- Aleanca Kosovar e Bizneseve dhe Komuna e Mitrovicës organizojnë konferencë me temë "Ligji i Trepçës, mundësi e re apo sfidë për zhvillimin ekonomik të Kosovës". (Objekti i Kuvendit Komunal në Mitrovicë, ora 11:45)

 

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media me ç'rast do të flasë Sekretari i Përgjithshëm, Dardan Molliqaj. (Selia e Vetëvendosjes, ora 13:00)

- Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës mban takimin e jashtëzakonshëm të Këshillit Drejtues. (Salla e takimeve në Qendrën e studentëve, te selia e SBASHK-ut, ora 14:00)

 

- Kryetari Veseli pret në takim nënkryetaren e Parlamentit Evropian dhe raportuese për Kosovën, Ulrike Lunaçek. (Kabineti i kryeparlamentarit, ora 14:00)

- Me rastin e publikimit të Raportit për Kosovën 2016  nga Komisioni Evropian, Nënkryetarja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunacek viziton Kosovën më ç'rast do të mbajë konferencën e saj për shtyp. (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së, ora 16:15)

- Galeria Kombëtare e Kosovës organizon ekspozitën e parë "Artistët e Rinjë". (Objekti i Galerisë Kombëtare të Kosovës, ora 19:00)


Ngjarjet e datës 9 Nëntor 2016

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë organizon hapjen e Konferencës "Menaxhimi financiar i institucioneve publike të arsimit të lartë në Kosovë”. (Salla e Senatit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet Dhe Financa në të cilen do të behët shqyrtimi në parim i Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017, shqyrtimi i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për faljen e borxheve publike, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës organizojnë konferencë të jashtëzakonshme për media. (Foajea e Teatrit Kombëtar e Kosovës, ora 11:00) 

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, pret në takim shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova. (Kabineti i kryeparlamentarit, ora 11:45) 

 

- Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa do të promovojë produktin më të ri që i dedikohet ekskluzivisht  agroindustrisë dhe bujqësisë. (Fshatin Miradi e Epërme, saktësisht në objektin e Fermës dhe Qumështores “Eurolona”, ora 12:00)

- Kryeministri Isa Mustafa pret në takim shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, njëherësh përfaqësuese speciale e BE-së, Nataliya Apostolova, e cila i dorëzon Raportin e Progresit. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:15 - vetëm pamje)

- Komisioni Evropian do t’a publikojë raportin e tij mbi Kosovën më çrast mbahet konferencë për shtyp nga Komisioneri për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit Johannes Hahn. (Transmetim i drejtpërdrejt i konferencës për shtyp i komesionerit nga Brukseli mbahet në Qendren Informative dhe Kulturore e Bashkimit Evropian, ora 13:00)

 

- Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova mban konferencë për media lidhur me raportin e komisionit Evropian për Kosovën. (Qendra Informative dhe Kulturore e Bashkimit Evropian, ora 13:15)

 

-  Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, merr pjesë në ceremoninë e organizuar nga Universiteti i Sheffield - dega e Selanikut. (Hotel Sirius, ora 19:00)
 

Ngjarjet e datës 8 Nëntor 2016

- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor shënon “Ditën Botërore të Planifikimit Urban”. (Objekti i Ri i qeverisë, ora 9:00)

- Policia e Kosovës dhe Policia e Shtetit Shqiptar lansojnë raportin e përbashkët "Vlerësimi i Kërcënimeve nga Krimet e Rënda dhe Krimi i Organizuar”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë do të organizojë ceremoni solemne me rastin e ndarjes së bursave për studentët përfitues në Programin e bursave shtetërore 2016/2017. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 123 -të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, kati i III, në objektin e ri. Ish-objekti i Inspektoratit Komunal, rruga Enver Zymberi, ora 10:00)

- Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës bën lansimin e raporteve mbi buxhetimin e përgjegjshëm gjinor në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë. (Hotel “Afa”, ora 10:30)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizon konferencën me titull “Përfshirja e komunitetit në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm”. (Hotel Dukagjini në Pejë, ora 10:30)

- Drejtori i misionit të USAID-it Xhejms Houpe, i shoqëruar nga Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami, Ministri i Financave Avdullah Hoti dhe Drejtoresha e Rrjetit të Grave të Kosovës Igballe Rugova, do të flasë me rastin e nisjes së Raportit të Buxhetimit të Përgjegjshëm Gjinor. (Hoteli AFA, ora 11:00)

- Mbahet mbledhje komemorative për aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosjes, Astrit Dehari. (Fakulteti Filologjik, ora 11:00)

- Lëvizja FOL mbanë konferencë ku do të publikohet raporti “Skenimi i korrupsionit 2016”. (Zyret e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në të cilën do të behët përgaditja për mbledhjen e përbashkët me Komisionin homolog nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)

- Pas humbjes trajike të aktivistit Astrit Dehari organizatat studentore të UP-së organizojnë marsh protestues për drejtësi. (Biblioteka Kombëtare, ora  12:00)

- Aleanca Koosvare e Bizneseve organizon konferencën për media lidhur me shpalosjen e Projektit tradicional Javët e Biznesit Kosovar. (Zyret e AKB-së , ora 12:15)

- Bëhet hapja zyrtare dhe promovimi i fillimit të punës së shoqatës  “Fermerët Kosovar të Qumështit”. (Restoran Miracle Beni Dona, mbrapa Etc në Fush Kosovë, ora 13:00)

 

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në hapjen zyrtare dhe promovimin e Shoqatës “Fermerët Kosovarë të Qumështit”. (Restoran Miracle, mbrapa ETC-së- Fushë Kosovë, ora 13:00)

 

- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, pret kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, Menduh Thaçin. (Selia qendrore e AAK-së, ora 13:00)

- Varrimi i  aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari. (Varrezat në Zllatar, ora 14:00) 

 

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 14:00)

- Ambasada e ShBA-ve në Kosovë do të organizoj pritje, "Mbrëmja e Zgjedhjeve në SHBA". (Hapsirat e Klan Kosova, ora 21:00)

Ngjarjet e datës 7 Nëntor 2016

- Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike kanë kënaqësinë t’ju ftojnë në konferencën “Ecje nëpër akull: Kushtëzime, sfida dhe reforma drejt BE-së”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të marrë pjesë në Konferencën “Referencimi i Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve kundrejt Kornizës Evropiane të Kualifikimeve”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës në ngjarjet sportive. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e përurimit të Qendrës së Vazhdimësisë së Punës në Prizren të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës projekt ky i bashkëfinancuar nga Banka Botërore dhe i përkrahur nga Ministria e Financave. (Sheshi Lidhja Shqiptare në Prizren, ora 10:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në Konferencën e organizuar nga KFOS-“ Ecje në për akull: Kushtëzime, sfida dhe reforma drejt BE-së”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Akademinë e Drejtësisë, shqyrtimi i Projektligjit për performancën energjetike në ndërtesa, etj.. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)

- Mbahet konferenca për promovimin e Veprimit "Përmirësimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut të të burgosurve në Kosovë", pjesë e lehtësimit horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, që bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës, dhe zbatohet nga Këshilli i Evropës, do të organizohet në (Hotel "Garden", ora 11:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova së bashku me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa dhe kryetarin e komunës Gazmend Muhaxheri arrijnë në sheshin "Haxhi Zeka" në qytetin e Pejës, ku ata do të ecin nëpër çarshinë e rinovuar për të inspektuar punimet.. (Pejë, ora 12:55)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në inaugurimin e Qarshisë së Vjetër në Pejë. (Qarshia e Vjetër në Pejë, ora 13:00)

- Ministria e Financave e Qeverise së Republikës së Kosovës, Banka Qendrore e Kosovës dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar organizojnë seminarin mbi Raportin vjeshtor të FMN-së 2016 për çështjet rajonale ekonomike për Evropën Qendrore, Lindore dhe Juglindore. (Ndërtesa e e Qeverisë  salla P38, ora 14:00)

 

- Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës mban homazhe në nderim të studentit, Astrit Dehari. (Para Bibliotekës Kombëtare ”Pjeter Bogdani“, ora 17:00)
 

Ngjarjet e datës 6 Nëntor 2016

- Levizja Mjedisore "Let's Do It Kosova" do te realizojë aksionin e radhes në kuader të fushatës "Ta Pastrojmë Kosovën". Lagjen e Romeve në Prilluzhë, ora 10:00)

- Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile organizon konferencë për shtyp me rastin e lansimit të Indeksit Kosovar për Shoqëri Civile 2016. (Objekti i KCSF, ora 13:00)

 

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë të jashtëzakonshme ku do të flasin Kryetari, Visar Ymeri dhe Sekretari, Dardan Molliqaj. (Selia e Vetëvendosjes, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 5 Nëntor 2016

- Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosjes do ta mbajë mbledhjen e XXVI-të tij. (American School of Kosova pranë pallatit të rinisë, ora 10:00) 

 

- Kryeministri Isa Mustafa pret në takim përfaqësuesit e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe Federatave Ndërkombëtare të cilët po qëndrojnë në Kosovë me rastin e shënimit të dy vjetorit të pranimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 19:00)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)