14 Maj 2025

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 janar 2017

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare në të cilën do të diskutohet shqyrtimi i kërkesës për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme për mbajtjen në arrest te kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në Francë. (Ndërtesa e Kosovës, salla  C-301, ora 12:00) 

Ngjarjet e datës 6 janar 2017

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00) 

 

- Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj do të mbajë një Konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, salla  e konferencave, ora 12:00) 

- Veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të tubohen te Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë për të filluar marshin protestues paqësor deri te Ambasada e Francës, ku do të protestohet për lirimin e komandantit Ramush Haradinaj. (Te New Born, ora 13:00)

- Klubi i Basketbollit Sigal Prishtina do të mbajë konferencën e parë për shtyp për vitin 2017 në të cilën do të prezantohen lojtarët e ri, do të diskutohet për të rejat në klub si dhe infrastrukturën. (Salla e konferencave të KB Sigal Prishtina, ora 13:00)

- Galeria Kombëtare e Kosovës organizon hapjen e ekspozitës përsonale "Në zgjerim të intimës" të artistirt Alish Shima. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 19:00)
 

Ngjarjet e datës 5 janar 2017

- Ministria e Shëndetësisë do t’i dhurojë Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës 7 automjete, të cilat do të shërbejnë në përmbushjen e nevojave të Institutit në teren. (Hapësirat e IKSHPK-së, ora 11:00) 

- Në nderim të pesë vjetorit të vdekjes së Gjeneralit, Shaban Shala bëhën homazhe pranë varrit të tij. (Varrezat e Dëshmorëve në Velani, ora 12:00)

- Avokati i rastit të Astrit Deharit, Tomë Gashi, mbanë konferecë për media. (Zyrët e avokatit, Sheshi Nënë Tereza, mbi Kino ABC, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 4 janar 2017

- Departamenti për Bashkëpunim Civilo Ushtarak i MFSK-së në bashkëpunim me KFOR-in Amerikan, do ta dorëzojnë një donacion për qytetarët e komunitetit jo shumicë, në Kishën Ortodokse në Graqanicë. (Kisha Ortodokse në Graqanicë, ora 12:00)

- Dega e LDK-së në Deçan dhe anëtarët e Kryesisë së LDK-së, do të  bëjnë homazhe pranë varrezave të Tahir, Enis dhe Hasan Zemaj. (Fshati Strellc e Epërm në Deçan, ora 12:00)

Ngjarjet e datës 31 dhjetor 2016

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në orën 11:00, do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së nyjeve lidhëse të fshatrave Konjuh dhe Babush në Rrugën 6 “Arbën Xhaferi”. (Fshati Babush, ora 11:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në ceremoninë inauguruese të hapjes së nyjës lidhëse Konjuh dhe Babush të Autostradës Prishtinë-Han i Elezit, Rruga 6 “Arbër Xhaferi” në fshatin Babush. (Fshati Babush, ora 11:00)

- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi mban konferencën e fundvitit me gazetarë dhe mediet e vendit. (Salla e medieve të Kryeministrisë, ora 13:30)

 

Ngjarjet e datës 30 dhjetor 2016

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Mbahet tryeza në të cilin do të prezantohen të gjeturat e studimit “Roli i Decentralizimit në përmirësimin e sigurisë si dhe në ndërtimin e paqes në Kosovë” të realizuar nga autorët Samet Dalipi dhe Krenar Shala në bashkëpunim me organizatën partnere “Aleanca  për Paqendërtim në Kosovë”. (Orion Center, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani organizon konferencën e fundvitit. (Ndërtesa e në MSh-së, ora 10:00)

- Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj mban konferencën për media ku do të prezantojë aktivitetet e realizuara nga KPK-ja gjatë vitit 2016. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 10:00)

- Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami mban konferencë për shtyp të ku do të shpalosen të arriturat e MTI-së gjatë vitit 2016. (Mjediset e MTI-së, ora 10:30)

- Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj konferencë për medie  me temë "Humbjet e kryeqytetit nga keqqeverisja e Shpend Ahmetit në vitin 2016". (Zyrat qendrore të LDK-së, ora 11:00)

- Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Zyhdi Haziri do të mbajë një konferencë për media ku do të publikohet, Raporti për vitin 2016 i Gjykatës Themelore të Gjilanit dhe raporti i lëndëve të korrupsionit. (Objekti i Gjykatës Themelore të Gjilanit, salla 305, ora 11:00)

- Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje!, Dardan Molliqaj, mban konferencë për media në lidhje me aktakuzën e ngritur ndaj aktivistëve të Vetëvendosjess dhe do prezentojë fakte të reja. (Zyrët e lëvizjes, ora 12:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në përurimin e Qendrës Rinore, në Magure të Lipjanit. (Magure, Lipjan, ora 12:00)

- Vazhdon seanca gjyqësore me shpalljen e aktgjykimit, ndaj te pandehurit F.R i akuzuar për shkak të veprës penale Rekrutimi për terrorizëm nga neni 139 lidhur me nenin 31 KPRK-së. (Gjykata Themelore në Ferizaj, salla nr.II, ora 14:00)

- Kryetari i Komunës dhe Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Mitrovicës mbajn tubim publik për vitin 2016. (Salla e Kuvendit te Komunes se Mitrovices, ora 14:00)

- Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së organizon shënimin e Ditës së Veteranit të Luftës së UÇK-së. (Hotel Emerald, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 29 dhjetor 2016

- Ministri i Ministrisë së Diasporës, Valon Murati, mban konferencën e fundvitit me përfaqësues të medieve në të cilen do t’i shpalosë objektivat e arritura të Ministrisë, si dhe realizimin e projekteve të rëndësishme për diasporën. (Ministria e Diasporës, ora 9:30)

- Në vazhden e aktiviteteve të fund vitit, Shoqata humanitare "Ndihmo edhe Ti" do të bejë ndarjen e dhuratave dhe gjesendeve te tjera si pelena, pako me qumësht dhe lodra për fëmijët e shtrire në spitalin e Pediatrisë. (Spitali i Pediatrisë, ora 10:00)

- Vazhdimi i Seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli mban konferencën e fund vitit për media i cili do të bëjë një ekspoze të punës, të arriturave, dhe sfidave të Ministrisë së FSK-së dhe FSK-së gjatë vitit 2016. (Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës në Kazermën "Adem Jashari", ora 10:00)

- OVL-UÇK- Dega në Mitrovicë bën homazhet pranë varrit të heroit të kombit, Mehë Uka. (Fshati Bajgorë, ora 10:00)

- Instituti Cilësor për Hulumtime, Analiza dhe Trajnime organizon konferencën përmbyllëse të projektit “Platforma e masave preventive për reduktim të veprimeve delikuente në shkolla”. (Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Kati IV, salla e konferencave, ora 10:00)

- Dogana e Kosovës mban një konference për shtyp ku do të prezantohet raporti vjetor për vitin 2016, gjithashtu në këtë konferencë merr pjesë edhe ministri Hoti. (Drejtoria e Doganës, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti organizon konferencë përmbyllëse në të cilen do të prezantohet raporti i punës për vitin 2016. (Ndërtesa e re e Komunës së Prishtinës, Lagjia Arbëria, ora 11:00) 

- Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku do të mbajë konferencën vjetore për medie. (Hapësirat e Ministrisë së Infrastrukturës,ora 11:00)

- Mbahet ceremonia tradicionale për pasurimin e fondit librar të 36 Bibliotekave brenda dhe jashtë kufijve të Kosovës, ku do të bëhet shpërndarja e librit. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 11:00)

 

- Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare dhe Kompania “Kalaja Epox” bëjnë inaugurimin e selisë së re të kompanisë dhe fabrikës për përpunimin e rrëshirave epokside “Kalaja Epox”. ( Shtime, rruga Industria, në ora 11:00)

- Shoqata humanitare "Ndihmo edhe Ti" do të ndaj dhurata për fëmijë të familjeve të përfshira në listen e asistences sociale në lagjen "Kodra e Trimave". (Lagja Kodra e Trimave, ora 11:00)

- Kryetari i Gjykatës Themelore të Ferizajt, Bashkim Hyseni mbane konferencë vjetore për media në të cilen do të publikoj raportin e punës për vitin 2016. (Objekti i Gjykatës Themelore të Ferizajt, ora 12:00)

- UBT shënon 15 - vjetorin e themelimit, si institucion i arsimit të lartë në Kosovë. (Objekti i UBT-së në Prishtinë, ora 12:00)

- Me rastin e 20 vjetorit të rënies heroike të heroit Mehë Uka, OVL-UÇK- Dega në Mitrovicë organizon akademi përkujtimore. (Qendra e Kulturës "Rexhep Mitrovica" në Mitrovicë, ora 12:00)

- Lëvizja Studentore për Barazi - "Studim Kritikë Veprim" organizon aktivitetin për dështimet e fundvitit. (Para Ministrisë së Arsimit, Shkenës dhe Teknologjisë, ora 13:00)

- Vazhdon seanca gjyqësore me fjalën përfundimtare, ndaj te pandehurit F.R i akuzuar për shkak të veprës penale Rekrutimi për terrorizëm nga neni 139 lidhur me nenin 31 KPRK-së. (Gjykata Themelore në Ferizaj salla nr.II., ora 13:00) 

- Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, së bashku me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, do bëjnë vënien e gurthemelit të objektit të ri të shkollës “Ismet Rraci” në Klinë. (Klinë, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 28 dhjetor 2016

- Ministria e Diasporës në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” organizon simpoziumin mbarëshqiptar në shkencat kompjuterike, që do të mbahet në Prishtinë. (Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike i UP-së, amfiteatri 408, ora 8:30)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të behët shqyrtimi i kërkesës së banorëve për çështjen e Hades. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e shpërndarjes së certifikatave për kandidatët e suksesshëm të Programit kombëtar të trajnimit për Auditorë të Brendshëm të Sektorit Publik. (Ndërtesa e Ministrisë së Infrastrukturë, ora 10:00)

- Shoqata humanitare "Ndihmo edhe Ti" do te bejë ndarjen e dhuratave për fëmijët e SOS Fshatrave të Kosovës, si dhe 150 fëmijëve të familjeve me gjendje të veshtirë sociale dhe qe janë në prag të shturjes si familje, te cilet jane pjese e programeve keshilluese dhe  edukative te SOS. (SOS Fshati, ora 10:00 - shtyhet per or 13:00)

 

- Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa do të prezantojë konceptin e ri të marketingut që vala do të ndërmarrë tani dhe në të ardhmen. (Qendra e Biznesit të Telekomit të Kosovës, në Sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, ora 11:00)

- Grupi i Pavarur Studentor, mban konferencë për media lidhur me koalicionin e ri të organizatave studentore, dhe njëkohësisht do të paraqesim disa gjëra të pa ligjshme që po bën Dekani But Dedaj. (Bibloteka Kombëtare, ora 11:00)

- Kryetari Shpend Ahmeti dhe drejtori i administratës Muhedin Nushi, do të përurojnë ashensorin dhe platformës lëvizëse në ndërtesën e Komunës së Prishtinës. (Ndërtesa e Komunës së Prishtinës, ora 11:00)

- Kryetari i Këshillit të Pavarur Mbikëqyres për Shërbimin Civil të Kosovës, Shkëmb Manaj, do të mbaj një konferencë shtypi për të pasqyruar rezultatet e punës për vitin 2016. (Kuvendi i Republikës së Kosovës, salla N 204, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 11:00)

- Kryeministri Isa Mustafa mban konferencë për media ku do të shpalosë rezultatet e punës njëvjeçare të Qeverisë. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 12:00)

- Kyeparlamentari Kadri Veseli viziton objektin kolektiv të ndërtuar për familjet në nevojë. (Stantërg, ora 14:30 - Transporti i siguruar, nisja para Kuvendit, ora 13:30) 

- Me rastin e 28 dhjetorit - Ditës Ndërkombëtare të Kinematografisë, Fakulteti i Komunikimit Masiv dhe AAB Teatri “Faruk Begolli” organizojnë ceremoninë e inaugurimit të Kino-Klubit AAB. (Teatri “Faruk Begolli” në AAB, ora 14:00)

- Ministria e Drejtësisë mban takimin përmbyllës të aktiviteteve të MD-së, me ç ‘rast Ministrja Dhurata Hoxha do të bëjë edhe prezantimin e Raportit të Punës për vitin 2016. (Ish ndërtesa e Rilindjes në amfiteatrin në katin e parë, ora 14:00)

- Forumi për Iniciativa Qytetare shfaq premierën e filmit “BrendaPërBrenda” që synon shembjen e stereotipeve me të cilat ballafaqohen të rinjtë dhe vetëdijësimin e shoqërisë mbi problemet që u shfaqen atyre gjatë adoleshencës. (Kinema ABC, ora 17:45)

 

- Drejtoria për Kulturë, Sektori i Rinisë dhe Sportit i  Komunës së Prishtinës organizon manifestimin për shpalljen e  “Sportistit të vitit 2016”. (Objekti i ri i Komunës së Prishtinës, në katin e IV, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 27 dhjetor 2016

- Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave organizon tryezë të rrumbullakët "Monitorimi i Sektorit të Sigurisë së Kosovës: 15 korrik – 15 nëntor 2016", në të cilën do të prezantohen dhe diskutohen  të gjeturat e monitorimit të përmbledhura në edicionin e pestë të Observerit të Sektorit të Sigurisë së Kosovës. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Mbahet konferenca për media e organizuar nga iniciativa MOS e DHEZ, e fundit per këtë vit lidhur me mos zbatueshmërinë e “Ligjit për Kontrollin e Duhanit”. (Qendra Informative dhe Kulturore të BE-së, ora 10:00)

- Komisioni Parlamentar për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e rrumbullakët me temë “Zbatimi i Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës”. (Qendra e konferencave Orion, ora 10:00)

- Mbahet takimi i radhës i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur ku do të prezantohen aktivitetet e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, të realizuara gjatë vitit 2016. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 10:00)

- Mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në të cilën do të mbahet diskutim rreth programit të Kosovës për reforma. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të mbajë konferencën e fundvitit për media, ku do të paraqesë të arriturat dhe sfidat me të cilat është përcjellë arsimi gjatë vitit 2016. (Ndërtesa e MAShT, ora 11:00)

- Mbahet akademi përkujtimore për veprimtarin e çështjes kombëtare Bedri Asllani. (Teatri Adriana në Ferizaj, ora 11:00)

- Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani, Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Kosovë, Kivilicim Kiliç, do të prezantojnë Projektin e renovimit dhe furnizimit me pajisje në kuadër të instalimit të Njësisë së Kujdesit Intensiv në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës. (Ish-hapësirat e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut në QKUK, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport n7 të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit vjetor të punës së Komisionit për vitin 2016 dhe orientimet kryesore për vitin 2017. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Oda Ekonomike e Kosovës ndan mirënjohjen e vitit për kompaninë Mabetex Group. (Lokalet e  Mabetex Group, ora 11:00) 

-  Kolegji Heimerer organizon aktivitetin për fëmijët e shtrirë në repartin e Pediatrisë në QKUK nga studentët dhe stafi i Kolegjit Heimerer. (QKUK, ora 12:45)

- Ministria e Punëve të  Brendshme do të organizojë konferencën e fundvitit me gazetarë, për të diskutuar rreth të arriturave dhe sfidave gjatë vitit 2016. (Objekti kryesor i MPB-së,  ora 14:00)

- NISMA për Kosovën dega në Malishevë, me rastin e festave të fundvitit fton të gjithë qytetarët e komunës së Malishevës që të marrin pjesë në tubimin i cili do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës "Tahir Sinani", në Malishevë. (Shtëpia e Kulturës "Tahir Sinani" në Malishevë, ora 15:00)

 

- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, merr pjesë në takimin përmbyllës të vitit të Degës së AAK-së në Prizren. (Restorant Alegria, ora 16:30)

- Dega e I-rë  e LDK-së  në Kodrën e Trimave, me rastin e festave të fundvitit, mban një Tubim me strukturat e saj. (Hotel Apollonia në  Kodrën e Trimave, ora 17:00)

- Galeria e Ministrisë së Kulturës së Kosovës sjellë ekspozitën e fundit për ketë vit të autorit nga Maqedonia, Agron Abduli. (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 26 dhjetor 2016

- Ministri i Financave Avdullah Hoti mban konferencën për media ku do të bëjë prezantimin e Raportit vjetor të Ministrisë së Financave dhe të arriturat gjatë vitit 2016. (Ndërtesa e  Qeverisë, ora 10:00)

Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencën përmbyllëse  për media për vititn 2016. (Zyret e AKB-së, Lidhja e Prizrenit p.n - Lagja Tophane, ora 12:15)

Ngjarjet e datës 25 dhjetor 2016

- Mbahet Kuvendi zgjedhor i Forumit të Rinisë së LDK-së, e në të cilin do të marrë pjesë edhe Kryetari i LDK-së, njëherësh dhe Kryeministër i Republikës së Kosovës, akademik Isa Mustafa. (Hotel Emerald, ora 10:00)

Ngjarjet e datës 24 dhjetor 2016

- Kryeministri Isa Mustafa dhe ministri i Financave, Avdullah Hoti mbajnë konferencë për gazetarë ku do të flitet për miratimin e Buxhetit për vitin 2017. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:30)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën për media, në të cilën do të shpalosen rezultatet e një sondazhi të realizuar me të rinj të moshës 17-21 vjeç, që ndër të tjera tregon edhe për preferencat e të rinjve për subjektet politike në Kosovë dhe liderët që ata parapëlqejnë. (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)

- Në serinë e parë të forumit AABtalks, do të behët prezantimi i Behgjet Pacollit në temën “Si të bëhesh i suksesshëm”. (Teatri i AAB “Faruk Begolli”, ora 11:00)

- Akademia jCoders, në bashkëpunim me Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës, kësaj radhe fund vitin e presin me shumë inovacion të gërshetuar në një ngjarje të vetme - Hackathonin -Ditën e Kodimit më të madh të organizuar deri më tani në Kosovë. (Fakulteti e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës, ora 16:30)

Ngjarjet e datës 23 dhjetor 2016

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në bashkëpunim me komunën e Prizrenit organizon “Konferencë Informuese për Zhvillimin e Sektorit Privat” në Prizren ku do të paraqiten dhe diskutohen sfidat e sektorit privat si dhe shërbimet dhe programet zhvillimore që ofrohen nga Qeveria në nivel qendror dhe lokal. (Hotel OK në Prizren, ora 9:30)

- Ministri i Financave Avdullah Hoti do të merr pjesë në “Konferencën Informuese për Zhvillimin e Sektorit Privat” në të cilën do të prezantoj Pakon fiskale dy për vitin 2017. (Hotel OK në Prizren, ora 9:30)

- Mbahet konferenca e dytë kombëtare për siguri në rrugë "Identifikimi i faktorëve kryesor që ndikojnë në sigurinë e lëvizjes së nxënësve në rrugë". (Oobjekti i Kolegjit Tempulli, ora 10:00)

- Zyra e Rinisë Evropiane në Kosovë dhe Ministria e Administratës Publike organizon cermoninë e kampanjes nacionale ”Rinia në administratë fuqi për të ardhmen”. (Holli i ndërtesesë së re të Qeverisë, ora 10:00)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit mban konferencën për media, ku Bordi i Drejtorëve dhe Menaxhmenti i Agjencisë do të bëjnë prezantimin e punës dhe aktiviteteve përmbledhëse të Agjencisë Kosovare të Privatizimit gjatë vitit 2016. (Selia qendrore e AKP-së, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës mban tryezën e diskutimit “Dialogu në udhëkryq: çka pas murit?”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore organizon tryezën "Konsumimi i produkteve vendore në Kosovë". (Salla e konferencave Orion, ora 10:00)

- Drejtoria Rajonale e Policisë së Koosvës në Pejë mban konferencë për media në të cilen do të prezantohen të arriturat e policisë në ketë regjion gjatë vitit 2016, si dhe do të ndahen letër falënderime për zyrtarët policor për shërbim të dalluar dhe profesional. (Salla e Administratës së PK-së në Pejë, ora 10:00)

- Kryetari i LDK-së, njëherësh dhe Kryeministër i Republikës së Kosovës, Akademik Isa Mustafa me anëtarët e Kryesisë së LDK-së, do të bëjnë homazhe te varri i Presidentit historik Ibrahim Rugova. (Velani, ora 10:15)

- Administrata Tatimore e Kosovës organizon konferencën lidhur me të arriturat e ATK-së gjatë vitit 2016. (Zyrët qendrore te ATK-së, ora 11:00)

- Mbahet seanca e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën Presidenti, Hashim Thaçi do t'i adresohet deputetëve. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Drejtuesit e KEK-ut dhe Kryetari i Komunës së Obiliqit bëjnë përurimin e punimeve të ndriçimit të rrugës Obiliq - Mazgit në gjatësi prej rreth 5km. (Hyrja në Mazgit nga Obiliqi, ora 11:00)

- Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës mban konferencën e fundvitit për media. (Foajeu i Teatrit Kombëtar, ora 11:00)

 

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 11:00)

- Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës do të mbajë një konferencë me gazetarë lidhur me arritjet dhe sfidat që e presin SBASHK-un në vitin e ardhshëm. (Selia e SBASHK-ut në Qendrën e studentëve, ora 12:00)

- Lidhja Demoratike e Kosovës do të shënojë 27-vjetorin e themelimit të saj. (Hotel Emerald, ora 12:00)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Pejë mban një aktivitet lidhur me dështimet dhe keqperdorimet e Gazmend Muhaxherit. (Para Administratës Komunale në Pejë, ora 13:00)

- Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës organizon një koktej me rastin e përurimit të objektit, sallave dhe zyreve të organizatës. (Objekti i OVL të UÇK-së, ora 13:00)

- Mbahet promovimi i dy librave të rinj të Enver Hasanit. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 16:30)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në bashkëpunim me IPKO Foundation, organizojnë ngjarjen kryesore ku do të shpallen fituesit e “Game Over, Corruption”. (Teatri ODA, ora 18:00)
 

Ngjarjet e datës 22 dhjetor 2016

- Ministri i Financave Avdullah Hoti dhe Drejtoresha e BERZH-ës për Kosovë Elena Petrovska nënshkruajnë marrëveshjen ndërkombëtare të garancisë shtetërore për linjën e dytë kreditore ndaj Fondit për Sigurimin e Depozitave, ndërmjet Ministrisë së Financave, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Fondit për Sigurimin e Depozitave. (Ndërtesën e  Qeverisë, salla P-32, ora 9:00)

- Mbahet seanca e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- ATRC organizon tryezen e ekspertëve në kuadër të Kampanjës “Drejtësia dhe Qytetarët”, e cila mbështetet nga National Endowment  for Democracy. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Me rastin e përmbylljes së vitit kalendarik 2016, Institucioni i Avokatit të Popullit organizon konferencë për media në të cilën do të behët prezantimi i të dhënave preliminare për 2016. (Hotel Sirius, ora 11:00)

-  Federata e Sindikatave të Shërbyesve Civilë të Republikës së Kosovës do të mbajë konferencë për media. (Hotel Sirius, ora 12:00)

- Ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal, znj. Mirjana Jevtic do të takohet me Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë  H.E. László Márkusz. (Kabineti i Ministres Jevtic, ora 13:00)

- Community Building Mitrovica organizon takimin përmbyllës për këtë vit kalendarik. (Restorant - Va Piano në Mitrovicë, ora 13:00)

- Spitali Neuromedica nga Maqedonia bën lansimin e seminarit “Seminar Neuromedica 2016”. (Hotel Sirius, ora 15:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Ministrin për Punë të Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar të Italisë, Angelino Alfano. (Kabineti i Presidentit Thaçi, ora 16:20)

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, organizon konferencën vjetore për vitin 2016,  ku do të prezantohen të arriturat nga fusha e vetëqeverisjes lokale 2016, si dhe planet për vitin 2017. (Hotel Emerlad, ora 17:30)


Ngjarjet e datës 21 dhjetor 2016

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00­­­)

- Mbahet takimi i 126 -të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e nëntë e Kuvendit të Komunës së Prishtinës. (Salla e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë, do të vizitojë komunën e Ferizajit me ç'rast do të përurohen tri projekte infrastrukturore. (Ferizaj, ora 11:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në Konferencën e katërt të ambasadorëve, e cila po i zhvillon punimet në Prishtinë. (Hoteli Swiss Diamond, ora 11:00)

- Qendra Kinematografike e Kosovës mban konferenca e fundvitit për media ku do të prezentantohen aktivitetet dhe sukseset që e kanë përcjell industrinë e filmit kosovar në vitin 2016. (Hotel Sirius, ora 12:00)

- Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj dhe Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, do të bëjnë  inaugurimin e projektit: Ndërtimi i ujësjellësit ne fshatrat Cerrcë, Lubozhdë dhe Prigodë. (Komuna e Istogut, ora 13:00)

- Bëhet nënshkrimi i marrëveshjes për bashkëpunim institucional në mes të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina.” (Zyrs e Rektorit të Universitetit të Prishtinës, ora 13:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 13:30)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizon ngjarjen Startup Weekend Prishtina e cila është organizuar nga Kosovo Innovation Center. (Ndërtesa e Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë, ora 15:00)

- Përfaqësues të Policisë së Kosovës dhe Doganës së Kosovës mban konferencë të jashtëzakonshme lidhur me konfiskimin e një sasie të konsiderueshme të narkotikëve dhe arrestimin e personave të dyshuar. (Salla e Administratës se PK-se, ora 15:00)

- Komuna e Mitrovicësdo organizon ceremoninë e inagurimit te Sheshit ne qender te Mitrovicë. (Mitrovicë, ora 17:00)

- Mbahet asamblea e shtatë zgjedhore të Komitetit Olimpik i Kosovës për Ciklin Olimpik 2017 – 2020. (Hotel Swiss Diamond, ora 17:00)

- Grupi i vetëorganizuar i të rinjëve nga Prizreni organizon ndezjen e qirinjëve në shenjë respekti dhe përkujtimi për viktimat e sulmit të 19 dhjetorit në Berlin. (Sheshi Shatërvan, Prizren, ora 18:00)

 

Ngjarjet e datës 20 dhjetor 2016

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në bashkëpunim me komunën e Gjilanit organizon “Konferencë Informuese për Zhvillimin e Sektorit Privat” në Gjilan ku do të paraqiten dhe diskutohen sfidat e sektorit privat si dhe shërbimet dhe programet zhvillimore që ofrohen nga Qeveria në nivel qendror dhe lokal. (Restaurant “Vali Ranch”, fshati Përlepnicë, Gjilan, ora 9:30)

- Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të mbahet debat parlamentar lidhur me rastin Astrit Dehari, sipas kërkesës së 40 deputetëve nënshkrues. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Komuna e Prishtinës, përkatësisht Komisioni i përzgjedhur, fillon me procedurën e vlerësimit të gjendjes së banimit të familjeve, sipas dokumenteve ekzistuese  në lëndët e tyre. (Ndërtesa e vjetër e Komunës së Prishtinës, ora 10:00)

- Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bënë prezantimin e të dhënave të “Hulumtimit gjithëpërfshirës të duhanpirjes tek të rinjtë, GYTS 2016”. (Ndërtesa e  IKSHPK-së, ora 10:00)

- Organizata joqeveritare Syri i Vizionit nga Peja në partneritet me organizatën Save the Children, do të realizojë konferencën nacionale "Përfshirja e fëmijëve në vendimmarrje". (Hotel “Afa” në Prishtinë, ora 11:00)

- Dogana së bashku me UNDP do të prezantojnë  të gjeturat e hulumtimit cili synon të identifikoj përhapjen e korrupsionit. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë në bashkëpunim dhe financiarisht të mbështetur nga UNICEF, organizojnë ceremoninë e ndarjes së çmimeve vjetore për gazetari në fushën e mbrojtjes së fëmijëve në Kosovë për vitin 2016. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Galeria Kombëtare e Kosovës bën promocionin e katalogut  të ekspozitës Çmimi AR -  eicioni i parë, dhe përmbyllja e ekspozitës e kuruar nga Mehmet Behluli dhe Lulzim Zeqri u hap më 10 nëntor. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 12:00)

 

- Ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal, znj. Mirjana Jevtic do të takohet me Ambasadorin Britanik në Kosovë, z. Ruairi O’Connelli. (Kabineti i Ministres Jevtic, ndërtesa Rilindja, ora 12:00)

- Iniciativa Qytetare për Veprim organizon aksion simbolik kundër ndërtimit të murit ndarës në Mitrovicë dhe kundër ekipit negociator të Kosovës të përbërë nga Isa Mustafa, Edita Tahiri dhe Agim Bahtiri.  (Para qeverisë së Kosovës, ora 13:00)

- Koalicioni K10 organizon tryezën e rrumbullakët mbi Pakon Bazike të Sigurimeve Shëndetësore e cila synon diskutimin e përmbajtjes së pakos bazike të sigurimeve shëndetësore të obligueshme, implementimi i së cilës është planifikuar të fillojë në Janar të 2017.  (Swiss Diamond Hotel, ora 13:00)

- Mbahet ceremonia e dhurimit të çarçafëve dhe çantave morgu për Klinikën univerzitare të Kosovës, vlera e së cilës kap shumën 130,000 dollarë amerikan. (Klinika Kirurgjike, ora 14:00)

- Instituti per Avancim Ligjor dhe Demokratik organizon tryezën e rrumbullaket me temë "Problemet ne sistemin e drejtesise nga kendveshtrimi i praktikanteve" ku do te marrin pjese praktikantet e Gjykatave, Prokurorive, Avokateve, Notereve, Permbaruesve Privat, Ministrive, etj. (Salla e konferencave Orion, ora 15:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 15:00)


Ngjarjet e datës 19 dhjetor 2016

- Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale mban dëgjim publik për Projektligjin për Inspektoratin shëndetësor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)

- Policia e Kosovës organizon konferencë për media do të në të cilen do të prezantohen të arriturat e Policisë gjatë vitit 2016, si dhe do të ndahen Medalje dhe Letër falënderime për zyrtarët policor për shërbim të dalluar dhe profesional. (Salla e Administratës së PK-së, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në të cilen do të behët shqyrtimi në parim i projektligjit për legalizimin e armëve dhe dorëzimin e armëve të vogla dhe të lehta, municionit dhe mjeteve eksplozive. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, salla S-I, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport në të cilen do të mbahet diskutim lidhur me [rojektbuxhetin e MKRS dhe Ministrinë e Diasporës për vitin 2017. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e shtatë e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 11:00)

- Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 11:00 - shtyhet për ora 12:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme në të cilen do të behët shqyrtimi i projektbuxhetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme për vitin 2017. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  S-II, ora 10:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në takimin e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë bën prezantimin e organizuar nga Koalicioni për KOMRA mbi humbjet njerëzore dhe kampet e mbajtjes se periudhës se luftërave ne ish-Jugosllavi si dhe në prezantimin e hartës interaktive të narrativit “Shuarja e Historisë dhe Kujtesës”. (Hotel “Sirius”, ora 11:00)
 
- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe znj. Teuta Danuza - person koordinues për Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve do të mbajnë konferencë për media lidhur me referencimin, apo lidhjen zyrtare të Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve me Kornizën Evropiane të Kualifikimeve. (Ndërtesa e MAShT, ora 11:00)

- Komuna e Suharekës do të nis një aksion i madh humanitar me moton "Shijo dhe Ndihmo!". (Sheshin "Fadil Vata" në Suharekë, ora 12:00)

- Caritas Kosova organizon konferencën përmbyllëse për të prezantuar të arriturat e projektit ‘Ri-integrimi i të burgosurve pas lirimit’ ku po ashtu, gjatë kësaj konference do të shfaqet filmi dokumentar me titull ‘Përtej Portave’. (Kinema ABC,ora 13:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në vënien e gurthemelit të Qendrës së Kulturës në Obiliq. (Obiliq, ora 13:30)

 

- Inspektorati Policor i Kosovës do të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme për media. (Ndërtesa e IPK-së në Hajvali, ora 16:00)

- Organizohet hapja e 'Javës së Dizajnerëve' në dyqanin e bamirësisë Teshavesha. (Dyqani 'Teshavesha', ora 17:30)
 
- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në Konferencën e Ambasadorëve. (Hotel Swiss Diamond, ora 19:00)

- Kompania Mabetex Group, organizon ceremoni, me rastin e 25 vjetorit. (Hotel Emerald, ora 19:30)

Ngjarjet e datës 18 dhjetor 2016

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencë për media lidhur me hapjen e Vendvotimeve. (Selia e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Prishtinë, ora 7:30)

- Kryetarja e KQZ-së, znj. Valdete Daka do të vizitojë Qendrën e Votimi në Poklek. (Shkollën e Mesme Teknike, në Poklek, ora 9:30)

- Demokracia në Veprim organizon konferencën për media lidhur me mbarëvajtjen e procesit të votimit në Drenas dhe daljen në zgjedhje. (Restorant Hajdini afër City Grill në Drenas, ora 11:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencë për media lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe pjesëmarrjen në votime deri në orën 11:00. (Selia e KQZ-së, ora 11:30)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyra e Lëvizjes Vetëvendosje, ora 13:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencë për media lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe pjesëmarrjen në votime deri në orën 15:00. (Selia e KQZ-së, ora 15:30)

- Dega e Nismes për Kosovën në Drenas therret konferencë për medie. (Shtabi zgjedhor i degës së Nismes në Drenas, ora 17:00)

- Demokracia në Veprim organizon konferencën për media lidhur me mbarëvajtjen e procesit të votimit në Drenas dhe daljen në zgjedhje. (Restorant Hajdini afër City Grill në Drenas, ora 18:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencë për media lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor; mbylljen e Vendvotimeve dhe numrin e pjesëmarrjes në votime. (Selia e KQZ-së, ora 19:30)

Ngjarjet e datës 17 dhjetor 2016

- Ministri i Financave Avdullah Hoti do të zhvilloj konsultimin e parë publik me Odën e Ekonomike Kosovare lidhur me Pakon e dytë fiskale. (Ndërtesq e Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Mbahet kongresi i VII-të zgjedhorë dhe 25 vjetori i Partisë Liberale të Kosovës. (Restoran OITA 2, rruga e transitit në Gjakovë, ora 11:00)

 

- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës përmes projektit Platforma Rajonale e Ballkanit Perëndimor për avokim të lirisë së medias dhe sigurisë së gazetarëve do të lansojë raportin hulumtues të gjendjes së mediave në vend. (Lokalet e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Nën patronatin e Kryetarit të Komunës se Malishevës mbahet ceremonia e zbulimit të bustit të Dëshmorit të Kombit - Habib Zogaj me nofkën “Arbëri”. (Palestra sportive “Habib Zogaj”, në Malishevë, ora 12:00)

- Mbyllen Lojrat e IV sportive, përkatësisht turnirin sportiv në futboll të cilat organizohen në shenjë respekti dhe përkujtimi për Heroin Enver Zymeri dhe Zyrtarët Policor të rënë në detyrë. (Akademia për Siguri Publike në Vushtri, ora 12:00)

- Banja e Pejës Onix Spa do të mbajë konferencën e parë në rajon mbi Balneo - Fototerapinë. (Banja e Pejës, ora 13:00)

- Ambasadori i SHBA-ve, Greg Delawie, do të mbajë fjalimin hyrës në ceremoninë e shpërblimeve të “Festivalit të Filmit të Rinisë 2016” që organizohet nga Këshilli Rinor i Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë në partneritet me Qendrën Inovative të Kosovës. Ambasadori Delawie poashtu do t’ju dorëzojë shpërblimet filmbërësve fitues. (Modelariumi i Fakultetit të Arkitekturës, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 16 dhjetor 2016

- Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, do të takohet me  Kryesuesin e  Kuvendit të Komunës së Prishtinës, Halim Halimi për të diskutuar lidhur me Ligjin për Kryeqytetin e Republikës së Kosovës-Prishtinën. (Zyra e Kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Prishtinës, ora 9:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në Konferencën lidhur me fuqizimin e masave për zbatimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:30)

- Këshilli Drejtues i Sindikatës të Policisë së Kosovës në shenjë respekti dhe përkujtimi për Heroin Enver Zymeri dhe Zyrtarët Policor të rënë në detyrë organizon Lojrat e IV sportive, përkatësisht turnirin sportiv në futboll. (Akademia për Siguri Publike në Vushtri, ora 9:30)

- Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit organizon konferencën ndërkombëtare - Rruga Evropiane e Kosovës Përtej Iluzioneve dhe Simbolikës: Në Kërkim të ‘Rrugës së Tretë’. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:30)

- Instituti Demokratik i Kosovës në bashkëpunim me Kuvendin e Republikës së Kosovës organizon tryezën e diskutimit me temë “Impakti i Marrëveshjeve të dialogut Kosovë-Serbi në rajonin e Gjilanit”, që ka për qëllim të promovoj bashkëbisedimin në mes deputetëve të rajonit të Gjilanit, përfaqësueseve të Komunës së Gjilanit, shoqërisë civile si dhe qytetarëve lidhur me procesin e dialogut Kosovë – Serbi. (Hotel Kristal në Gjilan, ora 10:00)

- Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese - Preportr e cila funksionon në kuadër të Organizatës për Demokraci dhe Antikorrupsion Çohu!  organizon konferencën ku do të prezantohet hulumtimi mbi ndikimin e granteve dhe subvencioneve në fushën e bujqësisë. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Mbahet konferenca për media e cila shënon hapjen zyrtare të thirrjes për aplikime për Konferencën Ndërkombëtare Studentore të Universitetit të Prishtinës - UPISC’17. (Rektorati i Universitetit të Prishtinës, ora 11:00)

- Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës organizon konferencë për media për të bërë përmbylljen e projektit të financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë si dhe për të bërë lansimin e broshurës “Grante të Vogla, Ndryshime të Mëdha”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian dhe Komuna e Prishtinës organizojnë panairin dimëror për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe bizneset e sapoformuara për promovimin e produkteve të tyre dhe poashtu për lehtësimin e shkëmbimeve biznesore. (Sheshi Skënderbeu, ora 12:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në hapjen e Qendrës Tregtare ETC në Ferizaj. (Qendra ETC-Ferizaj, ora 12:00)

- Iniciativa Qytetare për Veprim organizon aksion simbolik lidhur me ndërtimin e murit të ndarjes së Mitrovicës.( Para zyrës së BE-së në Prishtinë, ora 13:00)

- Publikohet raporti i ekspertëve të pavarur në rastin e vdekjës së aktivistit Astrit Dehari në Qendrën e paraburgimit në Prizren. (Zyra e avokatit Tomë Gashi, Sheshi Nënë Tereza mbi Kino ABC, ora 14:30)

 

- Liga Kosovare Kundër Tumoreve në bashkëpunim me Zyrën për Qeverisje të Mirë - Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe Shoqata Trentino me Balkanin, bëjnë lansimin e projektit “Parandalimi i Kancerit dhe Stili i Shëndetshëm i Jetës në Kosovë”. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla nr. 38, ora 14:30)

- NISMA për Kosovën do të mbaj tubimin e mbylljes së fushatës për zgjedhjet për kryetar të komunës së Drenasit. (Hotel Nobel në Drenas, ora 18:00)

 

- Një grup artistesh dhe aktivistesh me përkrahjen e Qendres Artpolis, Rrjetit të Grave të Kosovës dhe familjes Ahmeti organizojnë mbremje artistike dhe perkujtimore per znj Sevdije Ahmeti, e cila u nda nga jeta në moshën 72 vjeqare. (Teatri ODA, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 15 dhjetor 2016

- Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës së bashku me kompaninë ajrore Wizzair mban konferencën me media dhe gazetar. (Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës "Adem Jashari", ora 9:30)

- Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë organizon një tryezë të rrumbullakët lidhur me sigurimet shëndetësore, në të cilën do të diskutohet për sfidat e  implementimit të sigurimeve shëndetësore, përcjelljen e mesazhit tek opinioni kosovar se sigurimet shëndetësore po fillojnë nga janari i vitit 2017.  (Hotel 'Sirius', ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, mbledh Këshillin Konsultativ për Komunitete,  i cili do të mbajë mbledhjen e përgjithshme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-301, ora 10:00)

- Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm mban konferencë për media lidhur me gjetjet e raportit hetues të panelit të inspektimit të Bankës Botërore për zhvendosjen e dhunshme të banorëve të fshatit Hade. (Zyrën e KOSID, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në të cilën do të behët shqyrtimi i Draft-raportit për mbikqyrjen e zbatimit të Ligjit për Shërbimin Civil në Republikën e Kosovës dhe shqyrtimi i Projektigjit për Tregtinë me Produkte të Naftës dhe Karburante të Ripërtërishme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë organizon ngjarjen përmbyllëse te projektit të financuar nga BE-ja “Mbështetja e lëvizjës së lirë të mallrave në Kosovë”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Menaxhmenti i Postës së Kosovës mban konferencën e jashtëzakonshme për media. (Ndërtesa e ish-PTK-së në Lagjjen Dardania, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon diskutimin në Forumin FOL Hapur, ku i ftuar është Fatmir Limaj, Kryetar i NISMA për Kosovën. (Zyret e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Forumi Rinor i Aleancës Kosova e Re dega në Hajvali organizon shperndarjen e dhuratave për fëmijët që janë në Qendrën Klinike Universitare. (Klinika e Pediatrisë në QKUK, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilen do të behët shqyrtimi i sëmundjes së fidaneve të mjedrave dhe shqyrtimi i kërkesës së ARRU për buxhetin e vitit 2017. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë do të përurojë përfundimin e punimeve për asfaltimin e rrugës Kaçanik– Stagovë. (Komuna e Kaçanikut. ora 11:00)

- Mbahet konferenca për shtyp, përkitazi me shfaqjen më të re të Teatrit të Qytetit të Prishtinës - “Dodona” - “Aromë femre”, me tekst të Ibadete Abazit dhe regji të Elhame Kutllovcit. (Salla B e teatrit “Dodona”, ora 12:00)

- Bëhet lansimi i  fushatës ‘Promovimi i Qumështit të Freskët Vendor’. (Objekti i Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë, Zona industriale Fushë Kosovë, ora 13:00)

- Kryeministri Isa Mustafa dhe drejtori i misionit të USAID-it James Hope do të flasin me rastin e nisjes së fushatës promovuese të qumështit të freskët të Kosovës. (Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës në Fushë Kosovë, ora 13:00)

- Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës do të mbajë takim me kryetarët e Kuvendeve të Sindikatave të Arsimit Fillor e të Mesëm të Komunave të Kosovës lidhur me qëndrimet pas rezultateve të testit PISA. (Selia e SBASHK-ut në Qendrën e studentëve, ora 14:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë të jashtëzakonshme për media lidhur me murin në Mitrovicë. (Seli të PDK-së në Mitrovicë, ora 14:00)
 
- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 14:00)

- Galeria Qahili hap ekspozitën, ndejën si dhe festën e artistave, Hijet e Bardha, edicioni i tretë. (Galeria Qahili në Veternik, ora 19:00)

- Dega e NISMA për Kosovën në Drenas, do të mbaj tubim elektoral në kuadër të fushatës zgjedhore për kryetar të komunes së Drenasit. (Shkolla “Xheladin Gashi -Plaku”, në Komoran, ora 19:00)

- Kompania Tikvesh nga Kavadarci, Republika e Maqedonisë, e njohur për prodhimin e verëra dhe pijeve alkoolike organizon manifestimin me rastin e 130 vjetorit të punës ku edhe do të behët prezantimi dhe degustimi i verëra të kësaj kompanie. (Hotel Emerald, ora 20:00)

 

Ngjarjet e datës 14 dhjetor 2016

- Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami do të presë në takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, Péter Szijjártó, me të cilin do të nënshkruajë edhe një Program për bashkëpunim shkencor dhe arsimor, sipas të cilit shteti hungarez ofron 50 bursa për studime bachelor, master dhe të doktoratës për studentët kosovarë.  (Kabineti i Ministrit, ora 8:15)

- Ministri i Financave Avdullah Hoti do të pret nesër për vizitë zyrtare Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Republikës së Hungarisë Péter Szijjártó. (Ndërtesa e Qeverisë, kati 11, ora 8:55)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë të Hungarisë, Péter Szijjártó. (Kabineti i kryetarit, ora 9:30)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:30)

- Misioni i OSBE-së në Kosovë organizon një konferencë për të promovuar dialogun, mirëkuptimin dhe tolerancën ndërmjet komuniteteve përmes arsimimit. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:30)

- Koalicioni i OJQ-ve mbi të  drejtat e njeriut ERAC prezanton dokumentin e politikave mbi mbrojtjen sociale dhe qasjen në  shëndetësi për komunitetin transgjinor në Kosovë. (Fakulteti i Filologjisë i Universitetit te Prishtinës, ora 9:30)

- Anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane mbajn takimi informues me znj. Nataliya Apostolova, Udhëheqëse e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Përfaqësuese Speciale e Zyrës së BE-së në Kosovë, për Raportin për Kosovën 2016. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00)

- Agjencia e Statistikave të Kosovës e përkrahur nga projekti i Statistikave të Suedisë organizon konferencën me temë "Gratë dhe Burrat në Kosovë". (Agjencia e Statistikave të Kosovës, salla nr.36, ora 10:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në takimin e Këshillit për Zbatimin e Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile 2013 – 2017. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë “Garë për punësim në sektorin publik? Çfarë qëndron pas saj?”. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës në të cilën do të diskutohet situata politike dhe e sigurisë pas ndërtimit të murit matanë urës së Ibrit. (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 11:00)

- Kryeministri Isa Mustafa pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjarto. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00 - vetëm pamje)

- Mbahet promovimi i librit "Kapërcimi i vetmisë", i Prof. Muhamet Mustafa. (Biblioteka Kombëtare "Pjetër Bogdani", ora 12:00)

- "Plus Center“ organizon hapjen solemne të Qendrës Tregtare më të madhe në Kosovë me prodhime vendore - pa serbe. (Rr. Besim Rexhepi në Ferizaj, ora 12:00)

- Publikohet udhëzuesi i Kosovës për familjet e të zhdukurve, Institucionet, proceset dhe të drejtat e familjeve. (Hotel Sirius, ora 14:00)

- Përurohet romani "Dosja B", që këto ditë doli nga shtypi e autorit Jusuf Buxhovi. (Ambientet e librarisë "Dukagjini" në Prishtinë, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 13 dhjetor 2016

- Prishtina REA organizojn konferencën ndërkombëtare “Zhvillimi i Principeve të Qëndrueshme të Menaxhimit të Mbeturinave të ngurta dhe Benefitet Sociale në Kosovë". (Hotel Amazona në Milloshevë, ora 9:30)

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe programi i USAID-it Avancojmë Kosovën së Bashku, organizojnë Konferencën “Analizë mbi investimet kapitale në komunat e Republikës së Kosovës” me ç ‘rast do të prezantohet  dokumenti  lidhur me Analizën  mbi investimet kapitale në komunat e Republikës së Kosovës për periudhën 2011-2015. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Mbahet seanca ndaj të akuzuarit Atdhe Beqiri kryetar i Federates se Peshkimit. (Gjykata Themelore në Gjilan, ora 10:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të vizitojë Shkollën e Mesme të Lartë “Hoxhë Kadri Prishtina” në Prishtinë. (Shkolla e Mesme e Lartë “Hoxhë Kadri Prishtina”, ora 10:30)

- Kryeministri Isa Mustafa viziton Komunën e Gjilanit, ku do të takohet me kryetarin e kësaj komune, Lutfi Haziri. (Objekti i Komunës së Gjilanit, ora 10:40)

- Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës do të prezantoj tri dokumente punuse lidhur me barazinë gjinore dhe anëtarësimin e Kosovës në BE. (Hotel Prishtina, ora 10:45)

- Kryeministri Isa Mustafa viziton Universitetin “Kadri Zeka”, me ç ‘rast do të mbajë një ligjëratë para studentëve të këtij universiteti. (Objekti i Universiteti të Gjilanit, ora 11:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani. (Kabineti i kryetarit, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në të cilen do të shqyrtohet në parim Projektligji për Automjete. (Ndërtesa e Kuvendit salla S-I, ora 11:00)

 

- Kryeministri Mustafa merr pjesë në vënien e gurthemelit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare. (Afër Universitetit "Kadri Zeka" ne Gjilan, 11:00)

- Batalioni i dytë i brigades 121 “ Kumanova” do të organizoj cermonin e zbulimi të pllakës përkujtimore në shtëpinë e heroit Jetë Hasani, komandatit të njësive të para të UÇK-së në Komunen e Shtimes, ku ishte bazë e celulave të para të ushtrisë së lavidshme të UÇK-së në Shtime. (Fshati Godancë në Komunën e Shtimes, ora 11:30) 

- Kryeministri Isa Mustafa viziton Forcën e Sigurisë së Kosovës në Gjilan. (Batalioni i Parë i FSK-së në Gjilan, ora 12:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami do të marrë pjesë në takimin me drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit. (Ndërtesa e Ministrisë së Arsimit, ora 13:00)

- Nën kujdesin e “City Group” dhe Ambasadës Hungareze të organizohet për herë të parë në Kosovë Forumi Ndërkombëtar I Biznesit Hungarezo-Kosovar ku do të diskutohet për infrastrukturë, Shëndetësi dhe Bujqesi. (Swiss Diamond Hotel, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 12 dhjetor 2016

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme në të cilën do të diskutohet situata aktuale në Mitrovicë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00)

- Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi viziton Komunën e Rahovecit. (Objekti i Komunës së Rahovecit, ora 11:00)

- Shërbimi Gjeologjik i Kosovës nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi me Shërbimin Gjeologjik të Shqipërisë. (Ndërtesa e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Salla e takimeve kati IV, ora 11:00) 

- Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi takohet me bizneset e Komunës së Rahovecit dhe vizitë në Bodrumin e Verarisë ‘Stonecastle’. (Bërnjak-Rahovec, ora 11:40)

- Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë do të inaugurojë fillimin e punimeve për asfaltimin e rrugës që lidh fshatrat Strellc i Ulët - Isniq në komunën e Deҫanit. (Rruga që lidh fshatrat Strellc i Ulët- Isniq, ora 12:00)

 

- Ministria e Integrimit Evropian në bashkëpunim me VoRAE organizojnë takimin informativ në kuadër të Fushatës Vetëdijesuese për parandalimin e Migrimit të Parregullt dhe Liberalizimt të Vizave, në 5 komuna të ndryshme të Kosoves me target në komunitetin Romë Ashkali dhe Egjiptian. (Qendrën e Komuniteteve Jeta e Re në Prizren, ora 13:00)

- Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi i bën vizitë Kompanisë ‘Osa Termosistem’. (Bërnjak-Rahovec, ora 13:30)

Ngjarjet e datës 10 dhjetor 2016

- Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës organizon Kuvendin Vjetor të 14-të të Anëtareve të RrGGK. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut - Kosovë e përkrahur nga Civil Rights Defenders organizon aksionin simbolik për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. (Sheshi Skenderbeu, ora 12:00)

-  Mbahet ceremonia e përurimit te rrugës së asfaltuar në Zhabar të Mitrovicës, më gjatësi prej mbi 1.800 metra. (Mitrovicë, ora 13:00) 
 

Ngjarjet e datës 9 dhjetor 2016

- Organizata PEN dhe Lëvizja Shkenca për Ndryshim, do të organizojnë kampanjën kundër ndotjes së ajrit në sheshin e Prishtinës. (Sheshin Nëna Terezë, ora 7:00)

- Kryeministri Isa Mustafa pret në takim drejtoreshën e BE-së për Evropën Perëndimore dhe Ballkanin Perëndimor, Angelina Eichhorst. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:30 - vetë pamje)

- Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Punës së Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit e Kuvendit të Kosovës, me mbështetjen e UNDP, do të nënshkruajnë themelimin e Deges se Organizatës “Deputetët Global Kundër Korrupsionit”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla 409, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën për media për Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit ku do të prezantohen rezultatet e shërbimit për këshilla ligjore pa pagesë për raportuesit dhe viktimat e korrupsionit. (Para Teatrit Kombëtar, ora 10:00)

- Një delegacion i Mbretërisë Jordaneze i udhëhequr nga Ministri i Punëve të Brendshme, Salameh Hamada, do ta vizitojë Komunën e Prishtinës me ç'rast do të pritet nga Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti. (Objekti i Komunës, ora 10:00)

- Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi pret në takim përfaqësuesit e Misionit të USAID-it, kryesuar nga drejtori James Hope. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00) 

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në zbulimin e pllakës së objektit të Maternitetit në Kodrën e Trimave. (Kodra e Trimave afër shkollës “Zenel Hajdini”, ora  10:00)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizon konferencën me titull “Përfshirja e komunitetit në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm”, që mbahet në kuadër të projektit “Të bashkuar kundër terrorizimit”. (Asamblea Komunale e Komunës së Gjakovës, ora 11:00)

- Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë organizon prezantimin e projekteve të vogla shkencore të mbështetura nga MAShT. (Ambientet e MAShT-it, ora 11:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në manifestimin solemn, në 20-vjetorin e Maternitetit. (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Forumi Rinor i Aleancës Kosova e Re dega në Hajvali organizon shperndarja e dhuratave për fundvit për fëmijët me aftësi të kufizuara. (Lagjja Dardania SU 1/5, për ballë kopshtit të fëmijëve "Lulevera", ora 11:30)

- Partnerët e programit "Kërko Drejtësi", Nisma e të rinjve per te drejtat e njeriut - Kosovë, Community Building Mitrovica dhe organizata Aktiv, do të realizojnë një aksion rrugor me rastin e shënimit të dites ndërkombetare kundër korrupsionit. (Perballë Teatrit Kombëtarë, ora 11:30)

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë znj. Nataliya Apostolova do të mbajë një ligjëratë për studentët e Universiteti Hasan Prishtina mbi temën e anti-korrupsionit. (Universiteti Hasan Pristina, Amfiteatri i Fakultetit Filologjik, ora 12:00)

- E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, Colleen Hyland, do të mbajë fjalim të shkurtër në konferencën përmbyllëse të “Javës Kundër Korrupsionit” ku pjesëmarrësit do të diskutojnë me 30 nxënës nga tetë shkolla të katër komunave. (Qendra e Konferencave Orion, ora 12:00)

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Qendra për Studime të Avancuara FIT do të organizojë një konferencë që të shënoj rëndësinë e kësaj dite. (Salla e Konferencave Orion, ora 12:00)

- Oda e Avokatëve të Kosovës në bashkëpunim me Programin Kërko Drejtësi i cili përkrahet nga Departamenti i Shtetit Amerikan organizon tryezën qendrore Bench Bar për vitin 2016. (Hotel Sirius, ora 12:45)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media, me ç'rast flet shefi i Grupit Parlamentar Glauk Konjufca. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 13:00)

-  Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, do të mbajë fjalimin hyrës në tryezën e rrumbullakët ku profesionistët dhe akterët e shoqërisë civile do të debatojnë dhe diskutojnë lidhur me integritetin e sektorit të drejtësisë. (Sirius Hotel, ora 13:00)

- Në kuadër të javës kundër korrupsionit në Kosovë  Zyra e BE-së në Kosovë dhe Këshilli Evropian, Agjencia Kundër Korrupsionit së bashku me Institutin Demokratik të Kosovës organizojnë shfaqjen e dokumentarit kundër korrupsionit. (Qendra e Informimit të BE-së, ora 14:00)

- Zyrtari i Ambasadës së SHBA-ve, Dustin DeGrande, do të mbajë fjalimin hyrës në diskutimin me studentë të juridikut, shkencave politike, dhe gazetarisë, në temën: “Çka është korrupsioni? Roli i rinisë dhe shoqërisë civile në luftimin e korrupsionit”, e organizuar nga Lëvizja FOL. ( Këndi Amerikan, ora 14:00)

- Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik e Komunës së Mitrovicës do të organizoj një takim me përfituesit e tharëseve të bimëve mjekësore me ç'rast do të bëhet edhe nënshkrimi i kontratave të  përfituesve nga kryetari i Komunës Agim Bahtiri. (Salla e Kuvendit  të Komunës së Mitrovicës, ora 14:30)

- Agjencia kundër Korrupsionit, Zyra e BE-së në Kosovë, Këshilli i  Evropës dhe Instituti Demokratik i Kosovë organizojnë debatin me studentë, në lidhje me rininë dhe rolin e saj në luftimin e korrupsionit në kuadër të Ditës Ndërkombëtare kundër Korrupsionit. (Qendra e Informimit të BE-së, ora 14:30)

- Lëvizja FOL në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsion bën lansimin e platformës së edukimit anti-korrupsion. (Zyret e Lëvizjes FOL, ora 17:00)

 

- Nenshkruhet marrveshja e kualicionit  në mes AKR dega në Mitrovice dhe Vetëvendosjës dega po ashtu ne Mitrovicë, kjo marrveshje  pritet të jetë e qëndrushme deri në  qeverisjen komunale në zgjedhjet e ardhshme. (Ambientin e Komunës së Mitrovicës, ora 17:00)

- UNDP & Instituti Demokratik i Kosovës organizojnë hapjen e ekspozitës dhe shpërblejnë fotot më të mira nga fushata kundër korrupsionit. (Café Union, ora 18:00)

- BIRN organizojnë ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve dhe një koktej rasti që do të pasojë për t’i nderuar pjesëmarrësit e sivjetmë të Bursës Ballkanike për Ekselencë në Gazetari. (SOMA Book Station ora 19:00)

 

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti do të ndezë dritat e festave të fundvitit. (Sheshi "Zahir Pajaziti", ora 19:00)

- Ambasadori Delawie do të mbajë fjalimin hyrës për koncerin e grupit “Troja” me këngë me porosi kudër korrupsionit. (Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 8 dhjetor 2016

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi mban fjalë rasti në Konferencën me temën "Të drejtat e njeriut dhe integrimi i grupeve të margjinalizuara në Kosovë", e financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar dhe realizuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim. (Hoteli  Sirius, ora 9:30)

- Ambasada Gjermane, Giz në bashkëpunim me Institutin Demokratik të Kosovës dhe Institutin e Kosovës për Drejtësi organizojnë konferencën me temë "Luftimi i korrupsionit përmes dialogut publiko - privat. (Hotel Swis Diamont, ora 10:00)

- Anulohet - Sindikata e Pavarur e RTK-së do të organizojë protestë me qëllim të kundërshtimit të keqpërdorimit të parave të punëtorëve dhe familjarëve të tyre nga ana e Menaxhmentit të RTK-së. (Oborri i RTK-TV, ora 10:00)

- Koalicioni i OJQ-ve organizon tryezë diskutimi me temë “Shkalla e zbatimit të Strategjisë Kundër-Korrupsionit”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kryeministri Isa Mustafa, së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, do të mbajë konferencë për gazetarë në të cilën do të prezantohen të arriturat e Kosovës në raport me organizatat ndërkombëtare dhe fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:30)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Instituti Demokratik i Kosovës dhe Organizata Çohu, në emër të organizatave të koalicionit “Java kundër Korrupsionit”, në mbështetje të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë, organizojnë tryezën e diskutimit me temë “Progresi në Zbatimin e Strategjisë kundër Korrupsionit”. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Drejtori i Misionit të USAID-it në Kosovë, James Hope, do të marrë pjesë në diskutimin publik të organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike-GSJP, OJQ “Çohu”, dhe Instituti Demokratik i Kosovës-IDK, në temë “Niveli i përparimit në zbatimin e strategjisë antikorrupsion”. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Institucioni i Avokatit të Popullit bën lansimin e Raportit “Të drejtat në shëndetin seksual dhe riprodhues në Kosovë: Një realitet përtej ligjit". (Swiss Diamond, ora 10:30)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizonë konferencën me titull “Përfshirja e komunitetit në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm”. (Shkolla e mesme teknike “Jonuz Zejnullahu” në Viti, ora 11:00)

- Ministria e Diasporës organizon prezantimin e hulumtimit për modelet e qendrave të përbashkëta kulturore - Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë. (Sheshi 21, ora 11:00)

- Zyra BE-së në bashkëpunim me Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin dhe komunën e Pejës organizon një inaugurim të shtëpive të reja për romët dhe familjet egjiptiane që u kthyen nga Mali i Zi. (Ndërtesa e shkollës fillore në Fshati Brestovik të komuna së Pejës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie lidhur me tërhiqjen nga koalicioni me Agim Bahtirin, në Komunën e Mitrovicës. (Zyrat e LDK-së, kompleksi "Qafa", Prishtinë, ora 11:00)

- UNDP dhe Universiteti Amerikan i Kosovës organizojnë ligjëratë me Drejtorin e Organizatës “Deputetët Global Kundër Korrupsionit”. (Univerziteti Amerikan i Kosovës, ora 11:30)

- Ministri Enver Hoxhaj raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e auditimit për pasqyrave vjetore financiare të Ministrisë së Punëve të Jashtme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 12:00)

- Bëhët ceremonia e aderimit të 50 anëtarëve të ri nga Klina. (Selia Qendrore e AAK-së në Prishtnë, ora 12:00) 

- Organizata Demokraci Plus organizon debat publik në kuadër të javës kundër korrupsion për integritetin e Organit Shqyrtues të Prokurimit. (Kuvendi i Kosovës, Salla S-II, ora 13:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrët e Levizjës, ora 13:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në lansimin e projektit për persona të pagjetur.(Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:30)

- UNDP dhe Universiteti i Prishtinës organizojnë ligjëratë me Drejtorin e Organizatës “Deputetët Global Kundër Korrupsionit”. (Fakulteti i Drejtësisë i Univerzitetit të Prishtinës, ora 15:00)

 

- Mbahet konferenca e OSBE-së për dialog dhe pajtim me gratë e shquara nga Prishtina dhe Beogradi. (Hotel Swiss Diamond, ora 15:30)

 

- Presidenti i Aleancës Kosova e Re, z.Behgjet Pacolli, mban debatin e radhës me qytetarë për Zhvillim ekonomik dhe punësim. (Kinema "Doku Kino" në Prizren, ora 16:00)

 

- Partia Demokratike e Kosovës - Dega në Mitrovicë mban konferencë të jashtëzakonshme për media. (Selia e partisë në Mitrovicë, ora 16:00)

- UNDP, në bashkëpunim me qeveritë zvicerane, daneze dhe norvegjeze, do të organizojnë një diskutim të hapur të titulluar “Cili është perceptimi publik për korrupsionin dhe mënyrat e suksesshme për t’a luftuar atë”. (Klubi letrar Dit’ e Nat’, ora 17:30)
 

Ngjarjet e datës 7 dhjetor 2016

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Projekti i financuar nga BE-ja organizon konferencen përmbyllëse te projektit “Mbështetja e institucioneve të Kosovës në fushën e mbrojtjes së të dhënave”. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Korporata Financiare Ndërkombëtare anëtare e Grupit të Bankës Botërore dhe Agjensioni për Financim në Kosovë organizojn hapjen e ceremonisë “Avancimi i kreditimit të bujqësisë në Kosovë me praktikat më të mira globale Partneriteti AFK dhe IFC”. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës takohet me delegacionin nga Mbretëria e Jordanisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit do të mbaj ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr.27. (Salla e kuqe në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, ora 10:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të pagjetur dhe Peticione i Kuvendit të Kosovës me mbështetje të OSBE-së, organizon tryezën "Zbatimi i Rekomandimeve të dala nga Raporti vjetor i Avokatit të Popullit për vitin 2015”. (Restaurant “Rings", ora 10:00)

 

- Shefi i sektorit politiko-ekonomik në Ambasadën e SHBA-ve në Prishtinë, Stephen Banks, do të marrë pjesë në diskutimin publik të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës-IDK, OJQ “Çohu”, Grupi për Studime Juridike dhe Politike-GSJP, dhe OJQ “Demokracia+”, në temë “Transparenca e financimit të partive politike”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Koalicioni i organizatave joqeveritare në kuadër të “Javës kundër korrupsionit”, me mbështetje të Ambasadës Amerikane në Kosovë dhe Zyrës së BE-së, organizon tryezën me temë “Integriteti dhe financimi i  partive politike”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Forum 2015, projekt operacional i KFOS-it, dhe Instituti për Studime në Shoqëri e në Kulturë “Alter Habitus”, organizojnë tryezë për paraqitjen e historisë së Kosovës në tekstet mësimore të historisë në Kosovë, Shqipëri, Sërbi, Mal të Zi dhe Maqedoni. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme do të mbajë takim më kryetarët e komunave të Republikës së Kosovës. Ky takim mbahet me iniciativë të ministrit të Punëve të Brendshme, Skender Hyseni dhe mbështetet nga misioni i OSBE-së në Kosovë. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media, me ç'rast flasin deputetët, Ismajl Kurteshi dhe Mytaher Haskuka. (Zyret e Vetëvendosje, ora 13:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit do të mbajë dëgjim publik me me Ministren e Drejtësisë, Dhurata Hoxha dhe Drejtorin e Agjencisë kundër Korrupsionit, Shaip Havolli lidhur me arritjet, sfidat dhe avancimi në luftën kundër korrupsionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-2, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në të cilen do të shqyrtohet peticionit i 23.774 qytetarëve për rastin Dehari. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 14:00)

 

- Isa Xhemajlaj, kandidat i NISMA’s për kryetar të Drenasit dhe Elmi Thaqi, kandidat i AKR’së, për kryetar të Drenasitdo të bëjnë nënshkrimin e koalicionit për zgjedhjet për kryetar të komunës së Drensit. (Selia qendrore të NISMA për Kosovën, ora 14:00)

- Shoqata e Stomatologëve të Republikës së Kosovës organizon shënimin e Ditëve të Stomatologjisë Kosovare. (Hotel Emerald, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 6 dhjetor 2016

- Ministria e Financave në bashkëpunim me Bankën Botërore organizojn takimin për Konsultimet e Kornizës së Partneritetit të Vendit të Bankës Botërore për Kosovën. (Ndërtesa e  Qeverisë, salla P-38, ora 10:00)

- Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi viziton komunën e Gjakovës. (Objekti i komunës së Gjakovës, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon tryezë diskutimi për “Mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit dhe politikave në luftimin e korrupsionit” ku edhe do të prezantoj edhe raportin e monitorimit të rasteve të korrupsionit në sistemin prokurorial dhe gjyqësor, i cili i referohet periudhës tre mujore korrik, gusht, shtator 2016. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ushtruesja e detyrës së shefes së Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, Colleen Hyland, do të marrë pjesë në diskutimin publik të organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi në temën: “Mbikqyrja e implementimit të ligjeve dhe politikave në luftën kundër korrupsionit”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Misioni i OSBE-së në Kosovë në një konferencë që do të mbaj do ta përmbyll Programin e Praktikës për vitin 2016. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në të cilin do të behët shqyrtimi ne parim i Projektligjit për Shërbime. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)

- Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë organizon prezantimin e rezultateve të Vlerësimit Ndërkombëtar PISA - 2015. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi, gjatë vizitës në komunën e Gjakovës viziton shoqatën e zejtarëve. (Objekti i shoqatës në Gjakovë, ora 11:00)

- Ministri i  Shëndetësisë e Emirateve  të Bashkuara Arabe, Abdul Rahman Mohammed Al Owais do të marr pjesë nesër në inaugurimin e punimeve të rinovimit të Spitalit të Përgjithshëm “Sheikh Zayed”  në Vushtrri, investim ky i Emirateve të Bashkuara Arabe. (Vushtrri, ora 11:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në ceremoninë e hapjes zyrtare të spitalit të Vushtrrisë, Spitali Sheikh Zayed. (Vushtrri, ora 11:00)

- Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi do të vizitojë Fabrikën e tekstilit “Creative” si dhe Fabrikën e tekstilit “Jeans West”. (Objekti i Fabrikës “Creative”, ora 11:40 - Fabrikën e tekstilit “Jeans West” në Gjakovë, ora 12:40 ) 

- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut - Kosovë e përkrahur nga Civil Rights Defenders organizon tryezen e diskutimit me temë "Të drejtat e njeriut dhe aktivizimi i të rinjve, çka duhet berë në 2016". (Zyrët e Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut - Kosovë, ora 13:00)

- Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi do të vizitojë Fabrikën e  tekstilit “TB-TRIKO” dhe Qendren Tregtare “Nertili” në Gjakovë. (Objekti i farbikës “TB-TRIKO”, ora 13:15  dhe “Nertili” në Gjakovë, ora 13:40)

- Instituti për Zhvillimin e Territorit Ekonomik dhe RTV Mir bejnë prezantimin e dokumentit të politikave "A jetojnë më mirë?" e cila analizon efektet e ndihmës financiare të katër komunave me shumicë serbe në pjesën veriore të Kosovës, pas Marrëveshjes së Brukselit. (Lokalet e Komisionit të Pavarur për Media, në Qytezen Pejton, ora 14:00) 

- Instituti i Kosovës për Drejtësi së bashku me organizatat Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Instituti GAP dhe Instituti Demokratik i Kosovës, në mbështetje të Ambasadës Amerikane organizojnë një performancë para Pallatit të Drejtësisë për “Dështimet në luftimin e korrupsionit”. (Para Pallati i Drejtësisë, ora 14:00)

 

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 15:30) 

- Forumi për Iniciativa Qytetare në bashkëpunim me Rockefeller Brothers Fund organizojnë ceremoninë e dhënies së Çmimeve FIDES 2016. (Hotel Emerald, ora 18:00)

 

- Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Ambasadën e  Shteteve të Emirateve të Bashkuara në Podgoricë shënojn përvjetorin e 45-të të Ditës Kombëtare të Shteteve të Emirateve të Bashkuara. (Hotel Swiss Diamond, ora 18:00)

- Hapet ekspozita ‘Rrjedha’ e Laureta Vinca Mulliqi në të cilën do të prezantohen rreth 30 punime të cilat prezantojnë rrjedhën e jetës. (Galeria Qahili, Veternik, 100m afër Albi Mall, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 5 dhjetor 2016

- Ambasadorët e vendeve të QUINT-it, së bashku me përfaqësuesit e UNDP-së dhe Institutit Demokratik të Kosovës, do të mbajnë fjalime në hapjen e Javës së Anti-Korrupsionit në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 9:20)

- Organizatat e  koalicionit në kuadër  të  “Java  kundër  korrupsionit” #Bashkeendreqim! të përbërë nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, Çohu, Demokraci Plus, Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Instituti GAP dhe Instituti Demokratik i Kosovës mbajn konferencë për media ku ku lansohet Java  Kundër-korrupsionit. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut - Kosovë, e përkrahur nga Civil Rights Defenders ka bën publikimin e raportit vjetor “Të drejtat e njeriut në Kosovë - analizë”.  (Salla e konferencave ‘Orion’, ora 9:30)

- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, merr pjesë në hapjen e takimit Busines to Busines, që ka për qëllim inicimin e bashkëpunimit afarist në mes të ndërmarrjeve sociale të krijuara si rezultat i Grant - skemës “Rritja e punësimit të grupeve në nevojë” dhe bizneseve, anëtare të Odës Ekonomike të Kosovës. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport në të cilen do të behët shqyrtimi i raportit me rekomandime për Projektligjin për Sponsorizime dhe donacione në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00)

- Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi pret në takim ambasadorin e Republikës së Francës në Kosovë, Didier Chabert. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:15)

- Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) organizon dëgjim publik ku do të diskutohet për aktet e reja nënligjore. (Hotel Prishtina, ora 11:00)

- Instituti GAP dhe organizatat e  koalicionit “Java kundër korrupsionit” organizojnë tryezë diskutimi me temë “Luftimi i korrupsionit përmes transparencës buxhetore dhe rishikimit të raporteve të Auditorit të Përgjithshëm”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Qendra për promovimin e zhvillimit në mbështetje të fondacionit gjerman Friedrich Ebert Stiftung, zyra në Prishtinë, organizon një Panel - Diskutim lidhur me komunikimin BE - Kosovë. (Hotel Prishtina, ora 11:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim shënon ditën ndërkombëtare të vullnetarizmit në kuadër të projektit “Vullnetarizmi për Zhvillim: Promovimi i vullnetarizmit dhe qytetarisë aktive në Kosovë. (Shtëpinë e Rinisë në Gjilan, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremonin e nënshkrimit të Udhëzimit Administrativ për Punë Vullnetare për të Rinj (UAPVR). (Amfiteatri i madh i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ora 11:00)

- Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të misionit të USAID-it në Kosovë, Mike De La Rosa, do të marrë pjesë në diskutimin publik të organizuar nga Instituti GAP në temën: “Luftimi i korrupsionit përmes transparencës së shpenzimeve publike dhe shqyrtimi i raporteve të Auditorit Gjeneral”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- DokuFest fton gazetarët dhe mediumet në konferencën për shtyp ku do të prezantohet nominimi i filmit të shkurtër “HOME” për çmimin e Akademisë Evropiane të Filmit. (Restorani Rings, ora 11:00)

- Hapet solemnisht Muzeu i Korrupsionit i cili ka karakter satirik ku vizitorët mund të përjetojnë kohën “kur korrupsioni egzistonte në shoqërinë tonë”. (Sheshi “Adem Jashari”, ora 12:00)

- Mbahet takimi i Këshillit Nacional për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-37, ora 13:30)

- NISMA për Kosovën do të mbaj sot një konferencë për medie. (Selia qendrore e NISMA për Kosovën, ora 15:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 15:30)

- Organizatat e shoqërisë civile - organizatore të protestave #DrejtësiprAstritin, organizojnë konferencën me qëllim të shënimit të një mujorit të vdekjes së Astrit Deharit si dhe shpalosjes së fakteve për neglizhencës institucionale për zbardhjen e këtij rasti. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 18:00)

- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, Agjencia Kundër Korrupsionit dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të ndajnë shpërblimet kundër-korrupsionit për gazetari 2016. (Cafe UNION, ora 19:00)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)