- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizon tryezën ku do të diskutohen mundësitë e shfrytëzimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit për rritje të Eksportit, në kuadër të sektorit sektorit të teknologjisë informative dhe komunikimit. (Hotel Sirius, ora 9:45)
- Mbahet ceremonia e diplomimit të kadetëve të FSK-së, gjenerata 2016. (Kazerma "Skënderbeu" në Ferizaj, ora 10:00)
- Këshilli Rinor i Ambasades Amerikane në Kosovë do të realizoj projektin "Healthy Living Campaign", ka për qëllim edukimin e fëmijëve të kopshteve rreth higjienes orale, specifikisht pastrimit të drejtë të dhëmbëve dhe të ushqyerit të shëndetshem në Kopshtin e Endrrave, Fushë Kosovë. (Apollonia 2- E6 afër Bau Market, kthesa e rrugës për Uglarë, ora 10:00)
- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, do të marrë pjesë në ceremoninë e certifikimit të Koordinatorëve të Cilësisë dhe Drejtorëve të shkollave për zhvillimin e cilësisë. (Hotel Sirius, ora 10:00)
- Policia e Kosovës mban konferencë për media pasi qe turni i parë i zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës, do të udhëtojnë për në Republikën e Shqipërisë fillon sot kur edhe do të filloj implementimi i memorandumit. (Pika e Kalimit Kufitar Vërmice, ora 10:00)
- Mbahet ceremonia e hapjes se shkollës së Lartë Profesionale - Cacttus Education, ku do të marrin pjesë ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arben Abrashi. (Sheshi 21, ora 10:00)
- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit të Auditimit të përformances Menaxhimi i procesit të pajisjes së nxënësve me tekste shkollore, i ftuar ministri Arsim Bajrami. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)
- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, merr pjesë në promovimin e Programit të Vetëpunësimit në Mitrovicë. (Agjensia për Zhvillim Rajonal Veri, Parku i Biznesit në Mitrovicë, ora 11:30)
- Mbahet takimi i radhës i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur. (Ndërtesa e Qeverisë salla P-38, ora 14:00)
- Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenk Gjetaj do të mbaj konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:45)
- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pret në takim senatoren amerikane, Joni Ernst. (Kabineti i Kryetarit, ora 15:40)
- Me rastin e shënimit të ditës së pavarësisë së SHBA-ve, Ambasadori Greg Delawie organizon gosti. (Shtëpia e Ambasadorit Amerikan - vetëm fotografët apo kameramanët munden të mbulojnë pjesën formale të ceremonisë, ora 18:30 - Pajisjet do të kontrollohen dhe do të lihen në shtëpinë e Ambasadorit, nën vëzhgimin e sigurimit, ora 16:00)
- Kryeministri Isa Mustafa pret në takim senatoren amerikane Joni Ernst. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:35 - vetëm pamje)