- Kryeministri Isa Mustafa viziton shtëpinë e Familjes Kelmendi, në përvjetorin e vrasjes së veprimtarit Bajram Kelmendi dhe dy bijve të tij, Kastriotit dhe Kushtrimit. (Shtëpia e Familjes Kelmendi, Rruga Bajram Kelmendi në Prishtinë, ora 9:00)
- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, do të realizojë një vizitë në Komunën e Pejës, me çrast me kryetarin Gazmend Muhaxheri, do të nënshkruajë dy Memorandume Bashkëpunimi, për bashkëfinancim të projektit për rregullimin e shtratit Bistrica dhe rregullimin e kanalizimit në fshatin Raushiq. (Komuna e Pejës, ora 9:00)
- Unioni i Bizneseve Shqiptare në Gjermani dhe Oda Ekonomike Gjermano - Kosovare, organizojnë ceremoninë e ndarjes së 100 bursave për studentet e Universitetit Publik të Kosovës. (Salla e Kuqe në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, ora 10:00)
- Zëvendës Drejtori I Misionit të USAIDit Mike de la Rosa do të vizitojë komunën e Graqanicës më ç'rast do të takohet me Kryetarin Vladeta Kostiq. (Ndërtesa e komunës së Graqanicës, ora 10:30)
- Kryeministri Isa Mustafa viziton Komunën e Vushtrrisë më ç'rast do të takohet me Kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku. (Ndërtesa e komunës, zyrët e Kryetarit Mulaku, ora 11:00)
- Mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 53-të e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës. (Akademia e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, ora 11:00)
- Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, do të bëjë inaugurimin e projektit të kamerave monitoruese në Njësinë e Patentë-Shoferëve në Prishtinë. (Njësia për Patentë-Shofererëve në Prishtinë, stacioni i Autobusëve, ora 11.00)
- Mbahet Mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme, në të cilën do të ketë edhe dëgjim të kandidatëve të propozuar për pozitën e Ambasadorit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)
- Kryeministri Isa Mustafa zhvillon një vizitë në fabrikën Ciao Berto. (Objekti i fabrikës, ora 11:40)
- Mbahet Mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)
- Kryeministri Isa Mustafa zhvillon një vizitë në kompaninë Pestova. (Objekti i kompanisë "Pestova", ora 12:00)
- Drejtori i Misionit të USAID-it Mike de la Rosa do të inauguroj projektin në shkollën fillore të Radevës. (Komuna e Graqanicës, ora 12:00)
- Kryeministri Isa Mustafa viziton Komunën e Obiliqit ku do të takohet me Kryetarin e Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi. (Objekti i komunës, zyrët e krytarit Gashi, ora 12:30)
- Kryeministri Isa Mustafa viziton Korporatën Energjetike të Kosovës. (Obiliq, ora 13:05)
- Kryeministri Isa Mustafa viziton në Fabrikën e Tjegullave Apollonia. (Obiliq, ora 13:30)
- Liderët e subjekteve opozitare mbajnë konferencë për media. (Para Teatrit Kombëtar, ora 14:00)
- Kryeministri Isa Mustafa viziton Banjën e Malishevës ku ka pasur më shumë dëme gjatë vërshimeve. (Fshati Banjë, ora 15:00)
- Kryeministri Isa Mustafa bën një vizitë Digës afër Liqenit të Mirushës. (Mirushë, ora 15:30)
- Kryeministri Isa Mustafa do të takohet me Kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj. (Objekti i komunës, zyra e krytarit Begaj, ora 16:00)
- Qendra për Zhvillimin e Artit bën prezantimin e industrisë kreative të Kosovës në Maqedoni, ngjarje kjo kulturore tre ditore me ekspozitë arti, dizajni, bizhuteri, modë, gastronomi dhe muzikë. (Public Room, Rr. 50 Divizija 22 në Shkup, ora 20:00)