Ngjarjet e datës 31 Maj 2016
- Kompani nga vendi dhe tre shtetet gjermanofolëse, Gjermania, Zvicra dhe Austria do të mbajnë Panairin e Punës, për të cilin tashmë janë paralajmëruar se do të ketë mbi 900 vende të lira. (Hotel Emerald, ora 9:00)- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit me rekomandime për Projektligjin për Kinematografinë dhe shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 9:30)
- Instituti Riinvest organizon Forumin për Tregjet Lokale ku do të prezantohen të gjeturat e raportit Menaxhimi i tregjeve në 16 komunat. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)
- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe drejtori i përgjithshëm i Kompanisë kosovare për distribuim dhe furnizim me energji elektrike (KEDS), George Karagutoff, do të nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi, e cila ka për qëllim ofrimin e praktikës profesionale në ndërmarrje për nxënësit e shkollave të mesme profesionale. (Kabineti i Ministrit, ora 10:00)
- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe shqyrtimi i Raportit me Rekomandime për Projektligjin për Investimet strategjike në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)
- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Prishtinës lidhur me propozimvendimin për dhënien e pëlqimit për ndërrimin e destinimit të parcelës në kuadër të Planit rregullues Lakërishta për ndërtimin e objektit të Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë. (Salla e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, ora 10:00)
- Universiteti Kadri Zeka në Gjilan, në bashkëpunim me GIZ-CDBE organizojnë tryezën debatuese me temë Klasa e I-V, një apo më shumë mësues. (Objekti i Universitetit Kadri Zeka në Gjilan, ora 10:00)
- Ministri i Financave Avdullah Hoti, përfaqësues të Doganave të Kosovë, përfaqësues të Administratës Tatimore të Kosovës, përfaqësues të bizneseve, si dhe palë të tjera të interesit marrin pjesë në tryezën për Projektligjin për Agjencinë e Tatimit dhe të Doganës së Kosovës. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)
- Organizuar nga Ministria e Shëndetësisë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe Qendrën Kosovare për Avokim dhe Zhvillim shënohet Dita Botërore pa Duhan. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:30)
- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit në të cilën do të behët shqyrtimi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)
- Për herë të parë në Republiken e Kosovës mbahet konventa e Evropianëve të rinj me ç'rast do të miratohen 3 rezoluta lidhur me kërkesat dhe nevojat e të rinjve drejtuar Presidentit, Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Re e Qeverisë, ora 11:00)
- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pret në takim një delegacion parlamentar nga Suedia, të kryesuar nga Bjorn von Sydow, deputet i Parlamentit suedez dhe kryetar i delegacionit të Suedisë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. (Kabineti i Kryetarit, ora 11:00)
- Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të behët shqyrtimi i i Projektligjit për regjistrimin dhe ofrimin e shërbimeve dhe masave për punësimin e të papunëve, punëkërkuesve dhe punëdhënëseve, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)
- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, Ministria e Drejtësisë dhe Fakulteti Juridik do të shpërblejnë tri punimet më të mira me temë Ndërmjetësimi si mënyrë alternative e zgjedhjes së rasteve. (Lokalet e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, ora 11:00)
- Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza mban një ligjërat në Kolegjin ISPE. (Objekti i Kolegjit ISPE, ora 12:00)
- Organizuar nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në kuadër të Manifestimit Tradicional Ditët e Shqipes" mbahet Akademi Përkujtimore për Heroin Xhemajl Fetahaj. (Teatri Kombëtar, ora 12:00)
- Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës ku do të behët raportimi nga ana e përfaqësuesve të Ministrisë së Punëve të Brendshme rreth zbatimit të Strategjisë kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 13:00)
- Nënshkruhet marrëveshja e bashkimit të partisë politike, Bashkimi Demokratik, me kryetar, Zafir Berisha, në NISMA për Kosovën. (Selia qendrore e NISMA për Kosovën, ora 15:00)
- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të bëjë hapjen e konferencës ndërkombëtare ndërfetare Roli i gruas në promovimin e dialogut ndërfetar dhe luftimin e ekstremizmit, e cila po organizohet në kuadër të nismës Interfaith Kosovo. (Hotel Swiss Diamond, ora 17:00)
- Mbahet ceremonia e aderimit të anëtarëve të rinjë në Partinë Demokratike të Kosovës, dega në Prizren në të cilen kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, do të bëj ndarjen e librezave për anëtarët e rinjë në degën e PDK-së, në Prizren. (Hotel Theranda, ora 18:00)
- Në kuadër të Festivalit Tradicional të Komedisë, Teatri i të rinjve në Prishtinë shfaq komedinë "Muaji i Mjaltit". (Qendra e Kulturës Rexhep Mitrovica, ora 19:30)
- Vazhdon dezinsektimi hapësinor në Komunën e Prishtinës. (Taslixhe, Velani , Mat , Sofali, Taukbahqe dhe Gërmi, ora 19:30)