- NTN Tregtia në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës bëjn prezentimin dhe shpalljen e fituesit për Master-Planin me të mirë për Kompleksin Kodrina, prezentimet e projekteve dhe përzgjedhja e fituesit do te jenë e në publik. (Modelariumi i Fakultetit të Arkitekturës, ora 9:00)
- Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë organizon tryezën e rrumbullakët me temë Përfshirja e kapitullit mbi drejtësinë tranzicionale në planin mësimor të edukimit qytetar në shkolla të mesme. (Hotel Victory, ora 9:30)
- Instituti Riinvest dhe partnerët e projektit organizojnë Forumin për Menaxhimin e Mbeturinave ku do të prezantohen të gjeturat e raportit Menaxhimi i mbeturinave në 16 komunat. (Hotel Emerald, ora 10:00)
- Lëvizja FOL mban konferencë për media me ç'rast do të bëhet publikimi i hulumtimit "Korrupsioni në Institucionet e Kujdesit Shëndetësor Publik në Kosovë" si dhe prezantimi i Platformës së Statistikave Anti-Korrupsion. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 10:00)
- Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jean-Claude Schlumberge. do ta vizitoj Komunën e Gjakovës ku do të takohet me kryetaren e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila më të cilin do të mban edhe konferencë për media. (Ndërtesa e Komunës së Gjakovës, ora 10:00)
- Kompania e Ujësjellësit Rajonal Prishtina organizon konferencë për media në të cilën do të prezantohet progresi teknik i fabrikës së përpunimit të ujit në Shkabaj. (Fshati Shkabaj, rruga Kastriot-Muzakaj, ora 11:00)
- Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani do të vizitojë Komunën e Malishevës me çrast me autoritetet e pushtetit lokal do të diskutojë për Kujdesin Parësor Shëndetësorë dhe përgatitjet për ballafaqim me rastet eventuale të Etheve Hemorragjike. (Ndërtesa e Komunës së Malishevës, ora 11:00)
- Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës, Open Data Kosovo dhe Girls Coding Kosova, do të bëjnë lansimin e aplikacionit për telefoni të mençur Ec Shlirë, i cili do të bëjë të mundur raportimin e ngacmimit seksual. (Hotel Sirus, ora 11:00)
- Kuvendi i Komunës së Mitrovicës mban mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës. (Salla e Kuvendit të Komunës të Mitrovicës, ora 11:00)
- Kryetari i Komisionit për Tregti të Jashtme dhe doganë i Asamblesë Parlamentare të Bosnje e Hercegovinës, Semsudin Mehmedoviq, do të takohet me nënkryetarin e Kuvendit, Xhavit Haliti. (Zyra e nënkryetarit Haliti, ora 12:00)
- Rinia Demokratike e PDK-së do të organizoj një ekspozitë të hapur me fotografi ku do të përfshihen fotografi para, përgjatë dhe pas luftës, e deri tek shpallja e pavarësisë të Republikës së Kosovës. (Sheshi Zahir Pajaziti në Prishtinë, ora 12:00)
- Përfaqësues të komunitetit të Rugovës flasin për kufirin. (Tribuna në ''Sheshin e Kundërshtimit, ora 12:00)
- Kryetari i Komisionit për Tregti të Jashtme dhe doganë i Asamblesë Parlamentare të Bosnje e Hercegovinës, Semsudin Mehmedoviq, do të takohet me nënkryetarin e Kuvendit, Fikrim Damka, Lirije Kajtazi dhe Duda Balje. (Kuvendi i Kosovës, salla S-II, ora 12:20)
- Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani do të vizitojë Komunën e Rahovecit me çrast me autoritetet e pushtetit lokal do të diskutojë për Kujdesin Parësor Shëndetësorë dhe përgatitjet për ballafaqim me rastet eventuale të Etheve Hemorragjike. (Ndërtesa e Komunës së Rahovecit, ora 13:00)
- Kryetari i Komisionit për Tregti të Jashtme dhe doganë i Asamblesë Parlamentare të Bosnje e Hercegovinës, Semsudin Mehmedoviq, do të ketë takim me Komisionin për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, Aneks, ora 13:00)
- Kryetari i Komisionit për Tregti të Jashtme dhe doganë i Asamblesë Parlamentare të Bosnje e Hercegovinës, Semsudin Mehmedoviq do të takohet me Muhamet Mustafa, kryetar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri i Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-14, ora 15:45)
Liderët e tri partive opozitare, Visar Ymeri, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, do ta mbajnë sot një konferencë për medie. (Sheshi para Teatrit Kombëtar, ora 16:00)
- Në Galerinë e Ministrisë së Kulturës hapet ekspozita personale e autorit Butrint Morina. (Galeria e Ministrisë së Kulturës të Qafa, ora 19:00)