14 Maj 2025

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 Prill 2016

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Mbahet konferenca inauguruese e projektit të binjakëzimit: “Fuqizimi i institucioneve të Kosovës në menaxhimin efektiv të migrimit”. (Salla e konferencave në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës, ndërtesa e administratës, ora 9:00)

- Vazhdimi i Seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Qendra Rajonale e Mjedisit REC - Zyra në Kosovë, edhe sivjet vazhdojnë me projektin THEMIS në nivel kombëtar. (Hotel Dukagjini Pejë, ora 10:00)

- Ministria për Integrim Evropian në bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal organizon konferencën informuese me komunat e rajonit të Prishtinës, "Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit Kosovë – BE dhe zbatimi i saj". (Ndërtesa e re e Komunës së Prishtinës, ora 10:00)

- Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi do të marrë pjesë në inaugurimin e objektit të pemëve të imëta në Shillovë të Komunës së Gjilanit. (Fshati Shillovë, ora 11:00)

- Ministria e Financave, Ministria e Tregtisë dhe Dogana e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me Odën Ekonomike do të vizitojnë Parkun e Biznesit në Drenas. (Parku i biznesit Drenas, ora 11:00)

- Vas Group në bashkëpunim me partnerët e biznesit, do të prezantojë në Prishtine VAS Travel Fair II - 2016. (Sheshin Zahir Pajaziti, ora 12:00)

- Mbahet konferenca “Identitetet sociale të të rinjve në Kosovë: bashkëveprimi i përkatësisë etnike, religjioze dhe nacionale”. (RIT Kosovë/A.U.K, ora 13:30)

- Nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mbahet Akademi Përkujtimore për Heroin Ilaz Kodra. (Teatri Kombëtar, ora 14:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media në lidhje me arrestimet e fundit për korrupsion. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 14:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi merr pjesë në Akademinë përkujtimore me rastin e 17-vjetorit të rënies së Komandantit Ilaz Kodra. (Teatri Kombëtar, ora 14:00)

- Partia Demokratike e Kosovës, do të mbajë takime me degët: Gjakovë, Deçan, Junik ku i pranishëm do të jetë edhe pretendenti për kryetar të PDK-së, Kadri Veseli. (Hotel “President” në Gjakovë, ora 16:00)

- Evolution Dance me rastin e Ditës Botërore të Vallëzimit organizon program kulturor - vallëzim. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 17:45)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do ta përcjell finalen e Kupës së Kosovës në Hendboll dhe merr pjesë në ceremoninë e ndarjes së medaljeve dhe kupës së Kosovës në Hendboll. (Pallati i Rinisë, ora 17:50)

- Partia Demokratike e Kosovës, do të mbajë takime me degët Pejë, Klinë dhe Istog ku i pranishëm do të jetë edhe pretendenti për kryetar të PDK-së, Kadri Veseli. (Hotel “Dukagjin”, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 28 Prill 2016

- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Komuna e Prishtinës, KUR-Prishtina, dhe KEDS-i, do të nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi për formimin e zyrës shërbyese për aplikimin dhe marrjen e pëlqimeve për leje ndërtimore. (Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, kati 17, ora 9:00)

- Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, gjegjësisht Trupa Ekzekutive e Inspektoratit të Punës,  për hir të Ditës Ndërkombëtare të të Vdekurve në Vendet e Tyre të Punës, organizon Konferencën për Siguri dhe Shëndetin në Punë. (Hotelit Sirius, ora 9:30)

- Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Vajzave në fushën e Teknologjisë Informative e Komunikuese, Ministria e Zhvillimit Ekonomik në partneritet me AUK, USAID, Ipko Foundation, si dhe partnerë tjerë organizojnë konferencën "TIK si mjet për Barazi". (Ndërtesën e AUK - Kampusi Gërmia, ora 9:30)

- Mbahet seanca e Kuvendit e Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit te Kosovës, ora 10:00)

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, publikon Raportin e Monitorimit të Komunave për vitin 2015. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 10:30)

- Zyra për Planifikim Strategjik e Zyrës së Kryeministrit, do të prezantoj Strategjinë Kombëtare për Zhvillim. (Restaurant Orchide në Ferizaj, ora 10:30)

- Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese “Internews Kosova” dhe përfaqësues të Zyrës së BE-së do të prezantojnë një Raport Monitorues për Gjykata i cili mbulon vitin 2015. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të presë në takim kryetarin e Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahinin. (Kabineti i Presidentit, ora 11:00)

- Educational Centre Kosova dhe shtëpia botuese prestigjioze e teksteve akademike të mjekësisë dhe shëndetësisë Elsevier prezantojnë përmbajtjen e teksteve akademike medicinale të të gjitha fushave studimore, profesionale dhe akademike nga botuesi Elsevier. (Qendra Kombëtare e Telemjekësisë së Kosovës në QKUK, ora 12:00)

- Bëhet pranim - dorëzimi i donacionit për Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës nga Organizata jo-qeveritare amerikane “Globus Relief”. (Salla e konferencave të QKUK-së, Klinika e Kirurgjisë, ora 13:00)

- Organizuar nga studentët e Komunikimit Masiv të Kolegjit AAB mbahet debati me titull "Tolerancë përmes komunikimit". (Objekti i Kolegjit AAB, ora 13:00)

- Qendra informative dhe kulturore e BE-së organizon ligjëratat EU Master Class, me prezentimin e studimit dhe raportit “Historia  e Kosovës në tekstet shkollore të Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Malit të zi dhe Maqedonisë” nga Shkëlzen Gashi. (Qendra informative dhe kulturore e BE-së, ora 14:00)  

- Hapet ekspozita personale e artistes Afërdita Gërbeshit "Monument". (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00)

- Dega e II e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë do të shënojë 26-vjetorin e themelimit të saj, e në të cilën do të marrë pjesë edhe Kryetari i LDK-së, njëherësh dhe Kryeministër i Republikës së Kosovës, Akademik Isa Mustafa. (Hotel Sirius, ora 19:00)

- Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, organizon takimin e kandidatit për kryetar të PDK-së Kadri Veseli i cili do ta shpalos programin e tij për udhëheqjen e PDK-së. (Swiss Diamond Hotel, ora 19:30)

Ngjarjet e datës 27 Prill 2016

- Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria e Policisë në Bashkësi dhe Preventivë mban ligjërata me temën "Trajtimi  i rasteve të ngacmimeve seksuale’’. (Shkolla fillore “Shaban Shala” në Podujevë, ora 9:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi do të organizojë një tryezë për të diskutuar performancën dhe rezultatet e institucioneve të drejtësisë, me fokus në luftimin e korrupsionit. (Salla e Konferencave “Orion”, ora 9:30)

- Komuna e Vushtrrisë, në partneritet me Komunën Vaxjo nga Suedia si dhe projektin "Qendra për Grumbullim, Sortim e Paketim të Materialeve të Riciklueshme në Vushtrri " implementuar në partneritet me Prishtina REA dhe përkrahur nga BE, si dhe nga AZHRV mbajnë konferencën rajonale “Ndërmarrësia Sociale dhe Punësimi”. (Kalaja e Qytetit në Vushtrri, ora 9:30)

- Mbahet Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 10:00)

- OSBE në bashkëpunim me Radio Televizionin e Kosovës do të organizojnë konferencë rajonale me temë financimin e transmetuesit publik. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e nënshkrimit të Memorandumeve të Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Kolegjit AAB, Kolegjit Universum, Kolegjit Dardania si dhe Kolegjit Pjetër Budi, për angazhimin e studentëve të këtyre kolegjeve për kryerjen e punës praktike në Ministrinë e Financave dhe agjencitë që janë në varësi të MF-së. (Ndërtesa e  Qeverisë së Kosovës,  kati 11 -  salla e Konferencave, ora 10:00)

- Mbahet Mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Mbahet Mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, në të cilën do të bëhet Shqyrtimi i Projektligjit për sponsorizime dhe donacione në fushën e kulturës rinisë dhe sportit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara do të fillojnë projektin Krijimi i besimit përmes Mbrojtjes Kulturore në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, do të ketë takim me Janez KOPAC, Drejtor i Sekretariati të Komunitetit të Energjisë me seli në Vjenë, Austri. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:30)

- Kryetari Veseli pret në takim skuadrën e basketbollit "Sigal Prishtina", e cila ditë më parë ka fituar titullin e kampionit në Ligën Ballkanike në basketboll. (Kabineti i Kryetarit, ora 11:00)

- Mbahet Mbledhja e Komisionit për Buxhet Dhe Financa, në të cilën do të shqyrtohen disa projketligje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani do të marrë pjesë në hapjen e Qendrës Informuese për Shëndetin e Gruas, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë. (Mitrovicë, ora 11:00)

- Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjensionit Kosovar për Intelegjencë, në të cilën do të ketë Adresim të sfidave që dalin nga raporti i Progresit për Kosovën për vitin 2015 dhe nga Plani Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në tubimin qendror për shënimin e 27 prillit, Ditës së të Pagjeturve të Kosovës. (Fshati Meje, komuna e Gjakovës, ora 11:00)

- Punëtorët e Ndërmarrjes Publike Posta e Kosovës do të fillojnë protestat kundër Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies  Sociale. (Para selisë së MPMS-së, ora 11:30)

- Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani do të realizojë një vizitë në Spitalin e Përgjithëshëm të Mitrovicës. (Mitrovicë, ora 12:30)

 

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, bën nderime dhe vendos lule pranë Përmendores dedikuar personave të pagjetur. ( Oborri i Kuvendit të Kosovës, ora 12:30)

- Zyra e BE-së dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizojnë një vizitë monitoruese dhe promocionale në terren tek përfituesit e Programit të Granteve për NMVM në Parkun e Biznesit në Drenas. (Parku i Bizneit në Korrotice e Eperme, ora 13:00)

- Mbahet ceremonia e lëshimit të funksionalizimit te E- kioskave në Komunën e Mitrovicës. (Para objektit të Komunës së Mitrovicës, ora 13:00)

- Instituti Demokratik I Kosovës mban konferencën për media e cila organizohet së bashku me specialistët e diskriminuar të mjeksisë, ku do të prezantohen shkeljet ligjore dhe diskriminimi në punë. (Zyret e KDI-së, ora 14:00)

- Prezantohet kampi për grupmosha të reja të shkollës së futbollit të FC Barcelonës, i quajtur zyrtarisht FCBEscola Summer Camp Kosovo 2016. (Hotel Sirius, ora 14:00) 

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. Në konferencë do të flasë kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri. (Zyret e Vetëvendosje, ora 14:00)

- Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë takime me degën e Gjilanit, Kamenicës, Vitise, Novo Bërdës e Kllokotit ku i pranishëm do të jetë edhe pretendenti kryesor për kryetar të PDK-së, Kadri Veseli. (Hotel Kristal në Gjilan, ora 16:00)

- Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë takime me degën e Ferizajt, Kaçanikut, Han i Elezit dhe Shterpcë ku i pranishëm do të jetë edhe pretendenti kryesor për kryetar të PDK-së, Kadri Veseli. (Teatrin e qytetit “Ardiana Abdullahu” në Ferizaj, ora 18:00)

- Mbahet ceremonia solemne e hapjes  së ateliesë dhe prezantimit të koleksionit pranverë- verë 2016, të disenjatorës Vjollca Llapashtica. (Ateliea e Vjollca Lapashticës, afër Komunës së re të Prishtinës, rr. Ahmet Krasniqi, Lagjja Arbëria, ora 19:00)


 

Ngjarjet e datës 26 Prill 2016

- Balkan Green Foundation, në bashkëpunim me Zyrën e BE-së në Kosovë dhe Rockefeller Brothers Fund organizon konferencën rajonale, "Politikat e Qëndrueshme të Ballkanit Perëndimor drejt integrimit në Bashkim Evropian". (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Enërgjinë Elektrike dhe shqyrtimi i Projektligjit për Gazin Natyror. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 9:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të presë në takim Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamzën. (Kabineti i Presidentit, ora 9:30)

- Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim në të cilën do të behët shqyrtimi i draft agjendës së takimit të parë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE-Kosovë të datës 16 dhe 17 maj 2016 dhe ndarja e përgjegjësive. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00)

- Agjencia e Pronësisë Industriale, Zyra për të Drejtat e Autorit, Dogana e Kosovës, Inspektorati i Tregut dhe Policia e Kosovës organizojnë konferenca shtetërore “Të Drejtat Pronësore Intelektuale” për nder të Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për sponsorizime dhe donacione në fushën e kulturës rinisë dhe sportit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi pret në takim edhe drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Pretenin. (Kabineti i Presidentit, ora 10:30)

- Zyra për Planifikim Strategjik e Zyrës së Kryeministrit organizon takim publike përmes të cilit do të prezantoj Strategjinë Kombëtare për Zhvillim në Mitrovicë. (Qendra Kulturore, Mitrovicë, ora 10:30)

- Mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit ku do të behët shqyrtimi i raportit vjetor i punës së Agjencisë Kundër Korrupsionit, për vitin 2015 si dhe rishqyrtimi i raportit me amendamente i Komisionit funksional në Projektligjin për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Ambasadori i ShBA-ve, Greg Delawie, i shoqëruar nga Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, Kryeministri, Isa Mustafa, Ambasadorja e Gjermanisë, Angelika Veits dhe Guvernatori i Bankës Qëndrore të Kosovës Bedri Hamza, do të flasë me rastin e nisjes së Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive. (Hoteli Swiss Diamond, ora 11:00)

- Kryetari Veseli merr pjesë dhe mbanë fjalë rasti në ceremoninë e themelimit të Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive. (Hoteli Swis Diamond, ora 11:00)

- OSBE do të jetë nikoqir i një ceremonie në të cilën përfaqësues të Këshillit Gjyqësor, Këshillit Prokurorial, Policisë dhe Odës së Avokatëve do të nënshkruajnë marrëveshje me të cilën themelohet një mekanizëm koordinues për ndihmën juridike falas në rastet penale. (Selia e OSBE-së, Bregu i Diellit, ora 11:00)

- Departamenti i Bujqësisë i Partisë Demokratike të Kosovës dega në Ferizaj mban konferencë për medie për "Namin" që la Xhemajl Reçica". (Zyrat e PDK-së dega në Ferizaj, ora 11:00)

 - Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane ku do të behët shqyrtimi i Projektligjit  për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Javës për Personat e Pagjetur, në vigjilje të shënimit të 27 Prillit – Dita e të Pagjeturve të Kosovës, organizohet tryeza lidhur me sfidat në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur, gjatë luftës në Kosovë dhe gjendja e familjeve të personave të zhdukur. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 11:30)

- Kryetari Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu do të takohet me përfaqësuesit e Heritage Foundation për te diskutuar rreth gjetjeve te Index of Economic Freedom, dhe për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen. (Objekti i OEK-ut, ora 13:30)

- Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë takime me degën e Skënderaj, ku i pranishëm do të jetë edhe pretendenti kryesor për kryetar të PDK-së, Kadri Veseli. (Qendrën e Kompetencës në Skënderaj, ora 16:00) 

- Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë takime me degët Mitrovicë, Vushtrri, Çabër, Zveçan dhe Leposaviç ku i pranishëm do të jetë edhe pretendenti kryesor për kryetar të PDK-së, Kadri Veseli. (Hotel Palace në Mitrovicë, ora 18:00)

- Lansohet edicioni më i ri dhe i fundit i revistës Kosovo 2.0 me temë “Vitet ’90”. (Zyret e Kosovo 2.0, te hyrja kryesore e Parkut të Qytetit të Prishtinës, Rr. Rrustem Statovci, Nr. 50, ora 18:30)

- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut organizon aksionin simbolik me rastin e Ditës Kombëtare për Personat e Pagjetur. (Sheshi "Zahir Pajaziti", ora 19:30)

Ngjarjet e datës 25 Prill 2016

- Komisioni për Integrime Evropiane pret një delegacion 20 - anëtarësh të  Komisionit për Çështje Evropiane nga landi  Nordrhein Westfalen i Gjermanisë, i kryesuar nga Kern  Nicolaus. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-1, ora 9:45 - vetëm pamje)

- Presidenti, Hashim Thaçi, do të presë në takim delegacionin e Federatës së Xhudos së Kosovës, të përbërë nga Agron Kuka, kryetar i FXHK-së, Driton Kuka, përzgjedhës i përfaqësueses së Kosovës në xhudo, Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova, xhudiste të përfaqësueses së Kosovës. (Kabineti i Presidentit, ora 10:00)

- Mbledhja e Komisionit për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticiione në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit Vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për 2015 ku i ftuar është Avokati i Popullit, Hilmi Jashari. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Instituti GAP dhe EC Ma Ndryshe organizojnë konferencën ku do të diskutohet lidhur me nivelin e zbatimit të ligjeve nga komunat më ç'rast do të prezantohet hulumtimi i Institutit GAP, i realizuar në 31 komuna, për nivelin e zbatueshmërisë së ligjeve. (Restorant “Marash” - Prizren, ora 10:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të bëjë përurimin e renovimit të ShFMU “Xheladin Gashi- Plaku” në Komoran. (Komoran, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të presë në takim, Safet Gërxhaliu, Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës. (Kabineti i Presidentit, ora 10:30)

- Qendra Klinike Universitare të Kosovës mban konferencë për medie në të cilen do të prezantohet rasti  i riplantimit së gishtit tek një pacient i lindur më 1970, i cili kishte këputur gishtin gjatë punës me sharrë elektrike. (Amfiteatri i Klinikës së Kirurgjisë në QKUK, ora 11:00)

-  Ministria e Shëndetësisë, UNICEF, OBSH dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, shënojnë Javen e Imunizimit. (Qendra Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, ora 11:00)

- Fakulteti Filozofik dhe Shoqata e Filozofëve të Kosovës organizojnë promovimin e librit “Metafizika e Emancipimit - ideja e emancipimit të njeriut në historinë e mendimit perëndimor” të Blerim Latifit. (Fakulteti Filozofik, ora 11:30)

- Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, me kryetarët e grupeve parlamentare. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 13:00)

- Mbahet ceremonia e ndarjes së shpërblimeve shtetërore për xhudistet Majlinda Kelmendi, fituese e Medaljes së Artë në Kampionatin Evropian të xhudos që u mbajt në Rusi, dhe Nora Gjakovën, fituese e Medaljes së Bronztë në këtë kampionat, si dhe për trajnerin e xhudisteve, Driton Kuka. (Kabineti i Ministrit Kujtim Shala, ora 14:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media në të cilen do të flasin Dardan Molliqaj dhe Ilir Deda. (Zyrët qendrore të Vetëvendosje, ora 14:00)

- Kryetari Partisë Demokratike te Kosovës, Kadri Veseli do të mbajë takime me degët: Prizren, Suharekë, Rahovec, Zhur, Has, Mamushë. (Restaurant “Nafron Excluzive” Prizren, ora 17:00)

- Kryetari Partisë Demokratike te Kosovës, Kadri Veseli do të mbajë takime me degën e Malishevës. (Shtëpia e Kulturës së qytetit të Malishevës, ora 19:00)

 

Ngjarjet e datës 23 Prill 2016

- Kryetari Veseli pret në takim Shoqatën e të Verbërve të Kosovës, me rastin e daljes së numrit të parë të revistës për të verbrit. (Kabineti i Kryetarit, ora 10:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Odes Ekonomike të Kosovës (OEK) dhe Odes Ekonomike Amerikane në Kosovë për projektin e trajnimit në punë me qëllim të krijimit të mundësive të reja të punësimit për punëkërkuesit dhe të papunët e rinj, ku pritet të angazhohen 600 punëkërkues në të gjitha komunat e Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Organizata joqeveritare ETEA me mbështetjen Ambasadës Amerikane, Drejtorisë së Kulturës dhe asaj të Arsimit nga Komuna e Prishtinës - me qëllim falënderimi ndaj mirësisë qe sjellin librat - organizon Festivalin e Librit ’16. (Sheshi “Nëna Terezë”, pranë Ministrisë së Kulturës, ora 11:00)

- ARTPOLIS organizon panairin lokal të librit më ç'rast përgjatë Panairit të librit biblioteka e qytetit “Hivzi Sylejmani”, do të bëjë regjistrimin pa pagesë për të gjithë qytetarët. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 11:00)

- Shënohet Dita Vendore e Perkujtimit te Viktimave te Komunikacionit Rrugor. (Përbri Hotel Grand, përballë Pallatit të Rinisë dhe përballë Hotel Sirius, ora 12:00)

- NISMA për Kosovën organizon Kuvendin e I-rë Zgjedhor të NISMA e Gruas për Kosovën. (Hotel Grand, ora 13:00)

- Organizohet mbyllja solemne e Panairit të XVII i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2016” në të cilin produktet e veta i kanë ekspozuar mbi 100 kompani nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia. (Objekti i Panairit, ora 15:00) 

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon pritjen e xhudistëve dhe përfaqësuesve të Federatës së Xhudos në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pas kthimit të tyre nga Kampionati Evropian që u mbajt në Rusi si dhe mbahet konferenca për media. (Terminali VIP në Aeroport, ora 20:00)

- Mbahet Nata e Poezisë për të festuar poezinë dhe diversitetin me interpretime unike nga artistët dhe aktivistët: Aulone Kadriu, Bajram Kafu Kinolli, Dardana Mehmeti, Melihate Qena, Safete Rugova, Shpetim Selmani, Shukrije Gashi, Visar Arifaj me një muzikë të veçantë nga Oda Haliti. (Modelarium, Fakulteti i Arkitekturës, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 22 Prill 2016

- Parlamenti Studentor do të mbaj një aktivitet në Kampusin e Universitetit të Prishtinës për nder të Ditës Botërore të Planetit Tokë. (Kampusin e Universitetit të Prishtinës, ora 9:00)

- OJQ Green Art Center-Prishtina organizon vendosjen e pankartave nëpër drunj dekorativë në Prishtinë. (Prej katedrales deri tek sheshi “Ibrahim Rugova, ora 9:00)

- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëorganizim me MBPZHR, MFSK, Komunën e Prishtinës, OJQ “GAC”,  organizon manifestimin qendror në shënimin e 22 Prillit - Ditës Ndërkombëtare të Tokës. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 10:00)

- Konsorciumi Kosovar i Organizatave të Shoqërisë Civile për Zhvillim të dhe Instituti pë Politika Zhvillimore organizojn tryezën e diskutimit “Kosova, ndryshimet klimatike dhe objektivat e konferencës së Parisit”. (Salla e konferencave ‘Orion’, ora 10:00)

- Iniciativa “Let Do It Kosova” në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës zhvillojnë një aksion pastrimi në fshatin Bardhosh të Komunës së Prishtinës ku do të bëhët pastrimi i deponisë me ekskavator. (Fshatin Bardhosh , ora 10:00)

- Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku takohet me Harlem Désir, Ministër Francez i Shtetit për Çështje të Evropës  dhe Michael Roth, Ministër Gjerman i Shtetit për Evropë. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P31, ora 10:00 - vetëm për pamje)

- Mbahet takimi i 115-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, kati i III, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Zëvendëskryeministrin e Republikës së Turqisë, Numan Kurtulmuş. (Kabineti i Presidentit, ora 10:00 - vetëm pamje)

- Zyra për Çështje të Komuniteteve organuzon konferencën ceremoniale për festimin e Ditës së Komunitetit Turk. (Ndërtesa e Qeverisë, salla nr. P38, ora 10:15)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në konferencën ceremoniale për festimin e Ditës së Komunitetit Turk. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla -P38, ora 10:15)

- Iniciativa EKOSOVA në bashkëpunim me Institutin Kombëtar Demokratik-NDI, mbështetur nga USAID dhe Forumi për Iniciativë Qytetare- FIQ organizojnë tryezë pune me temë “Taksa ekologjike për mjedisin”,me  qëllim ngritjen e cilësisë së mbrojtjes së ambientit. (Kuvendi i Kosovës, salla S - 1, ora 10:30)

- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pret në takim zëvendëskryeministrin e Turqisë, Numan Kurtulmuş. (Kabineti i Kryetarit, ora 10:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të presë në takim Avokatin e Popullit, Hilmi Jashari. (Kabineti i Presidentit, ora 10:30 - vetëm pamje)

- Hapet ekspozita “Duaje Tokën,sot e përgjithmonë” nga anëtarët e Klubit të Gjelbër të shkollave nëntë vjecare “Zenel Hajdini”,”Shkolla e Gjelbërt”,”Nazim Gafurri”. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, ora 10:50)

- ARTPOLIS organizon shënimin e Ditës Botërore të Librit në Prishtinë. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 11:00)

- ForumZFD, Fondacioni për shoqëri të hapur dhe magazina javore Vreme organizojnë tryezën publike "Pikë takimi: Çfarë është Ballkani, çfarë flitet për të si dhe çfarë mund të jetë Ballkani?" (Hotel Sirius ora 11:00)

- Behët promovimi i librit "Dokumente te Shoqerise Biblike Britanike dhe per te Huajt 1816-1912" te Memli Sh. Krasniqit & Armend Mehmetit. (Instituti Albanologjik, ora 11:00)

-  Iniciativa “Let Do It Kosova” në bashkëpunim me me Organizatën SWG zhvillojnë një aksion  pastrimi në Komunën e Dragashit. (Dragash, ora 11:00)

- Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, Harlem Désir, Ministër Francez i Shtetit për Çështje të Evropës dhe Michael Roth, Ministër Gjerman i Shtetit për Evropë mbajnë konferencë për media. (Ndërtesa Qendrore e Qeverisë, salla P32, ora 11:00)

- Në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës behët mbjellja e fidanëve për pyllëzimin e hapësirës N.M.”Meqegllavë  - Dubok. (Mbi fshatin Kolevicë dhe nen Antene te Gërmisë, ora 11:30)

- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan për nderë të ditës së tokës do të zhvilloj disa aktivitete, si mbjellja e bimëve dekorative, luleve dhe do të organizoj aktivitete tjera me qëllim sensibilizimi dhe edukimi për ruajtjen dhe zhvillimin e mjedisit jetësor. (Gjilan, ora 11:30)

- Projekti Atom mban konferencë për media me rastin e pranimit në Europian Talent Support Network që është pjesë e Këshillit të Evropes për Aftësi të larta. (Objekti i Gjimnazit Matematik në Emshir, kati i 3, ora 13:00)

- Departamenti për Bujqësi ,Pylltari dhe Zhvillim Rural i AAK-së do të mbajë konferencë për media. (Selia e AAK-së, ora 13:00)

- Aktorë, këngëtarë, sportistë dhe shefi i BE - së në Kosovë, Samuel Zhbogar zhvilllojnë një aksion pastrimi në rrugën B. (Rruga B në Prishtinë, ora 13:00)

 - Kryeministri Isa Mustafa viziton Komunën e Hanit të Elezit. (Objekti i Komunës së Hanit të Elezit, ora 13:00)

- Në ceremoninë përmbyllëse të punëtorisë katër-ditore të OBSh-së mbi përdorimin e Librit të Xhepit “Kujdesi spitalor për fëmijë” publikohet Libri i Xhepit “Kujdesi spitalor për fëmijë”. (Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ora 13:30)

- OJQ Green Art Center-Prishtina organizon mbjelljen e drunjëve dekorativë në SHFMU ”Pavarësia” në Prishtinë. (Objekti i shkollës "Pavarëia. ora 13:30)

- Kryeministri Isa Mustafa viziton Fabrikën Sharr Cem. (Fabrika Sharr Cem, ora 13:40)

- Në shënimin e Ditës Botërore të Librit   organizohet një puntori arti për fëmijët e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptas. (Qendra "Fidan Lahu" në Fushë Kosovë, ora 14:00)

- OJQ Green Art Center-Prishtina organizon mbjelljen e drunjëve dekorativë në në SHFMU ”Gjergj Fishta në Prishtinë. (Objekti i shkollës Gjergj Fishta, ora 14:15)

- Në bashkëpunim me  iniciativën “Ta Pastrojmë Kosovën” dhe OJQ lokale mbahet aktivitet pastrimi ne Liqenin e Vërmicës. (Fshati Dobrushë, ora 14:30)

- Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK, Kadri Veseli mbanë konferencë për media. (Selia e Partisë Demokratike të Kosovës, ora 15:00

- Kryeministri Isa Mustafa pret në takim zëvendëskryeministrin e Republikës së Turqisë, Numan Kurtulmuş. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:00 - vetëm pamje)

- Bëhet prezantimi i programit “Viti 2016, Viti i Kosovës” i shpallur nga Republika e Turqisë. (Hotel Swiss Diamond, ora 17:00)
 

Ngjarjet e datës 21 Prill 2016

- Mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve për Dramë Origjinale Shqipe “Katarina Josipi”. (Kabineti i Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ora 9:00)

- Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, do të mbajë konferencë për media, ku do ta prezantoj raportin e punës së Prokurorit të Shtetit, për vitin 2015. (Ndërtesa e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, ora 10:00)

- Panairi i Turizmit, Hotelierisë dhe Gastronomisë “Travel Fair 2016” do të hap edicionin e 13-të me rradhë të Panairit Ndërkombëtar të Turizmit. (Pallati i Rinisë, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri ku do të shqyrtohen raporti i Projektligjit për Enërgjinë, raporti i Projektligjit për Rregullatorin e Enërgjisë si dhe raporti i Projektligjit për Falimentimin;. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike organizojnë tryezën e diskutimit me temë “Si ta shndrrojmë MSA-në në një proces për reforma thelbësore në Republiken e Kosovës?”. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:30)

- Me rastin e lansimit zyrtar të projekteve të reja në kuadër të Lehtësimit për Shoqërinë Civile dhe Instrumentit Evropian për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, EUOK organizon një Panair të Projektit në Bulevardin “Nëna Terezë”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 10:30)

- Kryetari Veseli merr pjesë, në cilësi të panelistit, në Konferencën për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. (Swiss Diamond, ora 10:30)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në tryezën e Rrumbullakët me temën "Si ta shndërrojmë MSA-në në një proces për reforma thelbësore në Republikën e Kosovës?", të organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:30)

- Instituti Demokratik I Kosovës organizon konferencën për media, me qëllim të shpalosjes të së gjeturave të monitorimit për furnizim të centralizuar me derivate. (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)

- Deputetja e Lëvizjes Vetëvendoje! Besa Baftiu mban një aktivitetet lidhur me Odat e Mjekëve dhe Sigurimet Shëndetësore. (Takimi me gazetarë bëhet tek ish Rilindja, përballë Hotel Prishtinës, ora 11:30)

- Përfaqësuesit e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe përfaqësuesit e Shoqatave Familjare të të Zhdukurve të Kosovës vendos buqeta lule pranë ‘Përmendores dedikuar personave të zhdukur’ si dhe mbajnë konferencë për media mbi gjendjen e procesit të ndriçimit të fatit të personave të zhdukur.  (Përballë ndërtesës së Kuvendit, ora 11:55)

- Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon Konferencën me titull ‘Diçka për Inovacionin?’. (Pallati i Rinisë, salla e kuqe, ora 12:00)

- Nëndegët e LDK-së në Rugovë të Pejës mbajnë konferencë për media në lidhje me çështjen e demarkacionit me Malin e Zi. (Zyrët e LDK-së në Pejë, ora 12:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në përurimin e fabrikës për përpunimin e qelqit në Mitrovicë. (Parku Industrial Trepça, ish-objekti i Fabrikës së Akumulatorëve në Mitrovicë, ora 12:00)

- Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së në Prishtinë organizon EU Talks-in e radhës me panelin diskutues që shqyrton çështjen e “Çfarë modeli arsimor i duhet Kosovës”. (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së, ora 13:30)

- Mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 15:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të presë në takim Ministrin gjerman të Shtetit për Evropë, Michael Roth, si dhe Sekretarin francez të Shtetit për Çështjet Evropiane, Harlem Désir. (Kabineti i Presidentit,  ora 16:15 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

 

- Kryeministri Isa Mustafa pret në takim Ministrin Gjerman të Shtetit për Evropë, Michael Roth, si dhe Sekretarin Francez të Shtetit për Çështje Evropiane, Harlem Désir. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 17:20 - vetëm pamje)

-  Volkswagen dhe Baki Automobile shënojnë jubileun e 17 të veprimtarisë në Republikën e Kosovës. (Objekti i Baki Automobile, Magjistralja Prishtinë – Ferizaj kilometrai i 5-të, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 20 Prill 2016

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të presë në takim Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. (Kabineti i Presidentit, ora 9:00 - mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit) 

- Dogana e Kosovës, Projekti i Binjakëzimit dhe zyra e BE-së në Kosovë orgaizojnë konferencën përmbyllëse të Projektit të Binjakëzimit "Mbështetje për Doganën e Kosovës". (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Grupi i Grave Deputete te përkrahur nga OSBE organizojn tryezen me temë "Ndarja e buxhetit për strehimore, për ndihmë në rehabilitim dhe fond për kompensim të viktimave të dhunës në baza gjinore, me fokus në dhunën në familje". (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Institucioni i Avokatit të Popullit me mbështetjen financiare të Këshillit të Evropës, organizon tryezën e rrumbullakët me temë “Diskriminimi në punë dhe lidhur me punën”. (Villa Gërmia, ora 9:30)

- Mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media ku do te behet rishqyrtimi i Projektligjit për Procedurën e përgjithshme administrative. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00)

- Oda Ekonomike Gjermano Kosovare organizon konferencë me temë “Sfidat dhe e ardhmja e sektorit të energjisë në Kosovë”. (Ambientet e restaurant “Orion”, ora 10:00)

- Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Ruairí O'Connell viziton Prizrenin ku edhe merr pjesë në "Indeksi i Reformës së Transparencës Komunale". (Restaurant Villa 100, Prizren, ora 11:00) 

- Kryeministri Isa Mustafa vizitë në "Panairi 2016" në objektin e panaireve. (Qendra e Panaireve, Bërnicë, ora 11:00)

- Mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të behët raportimi i ekspertit për përgatitjen e dokumenteve për nismën ligjore, projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të ushtrisë çlirimtare të Kosovës, viktimave civile dhe familjeve të tyre. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Nën patronatin e Departamentit të Ekonomisë të AAK-së, mbahet konferenca me temë “Alternativat e Zhvillimit Ekonomik të Kosovës". (Hotel Emerald, ora 11:00)

- Organizata Jo-qeveritare Emancipimi Civil Ma Ndryshe organizon konferencen "Indeksi i Reformës së Transparencës Komunale". (Restaurant Villa 100, Prizren, ora 11:00)

- Mbahet takimi i përbashkët  në mes agjencive mbikëqyrëse të policisë së Kosovës dhe Shqipërisë si dhe përfaqësuesve të policive kufitare të dy vendeve Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë. (Objekti i Drejtorisë së Policisë në Kukës, ora 11:00)

- Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit vjetor të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2015. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)

- Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Ruairí O'Connell viziton Organizaten Jo qeveritare Pema në Prizren e cila implementon një projekt të ambasadës. (Prizren, ora 13:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli do të marrë pjesë në ceremoninë e vënies së gurthemelit të Objektit social në Stantërg të Mitrovicës. (Stantërg, Mitrovicë, ora 13:00)

- Ministria e Shëndetësisëm Caritas Kosova dhe Komuna e Rahovecit do të nënshkruajnë  marrëveshje bashkëpunimi për ngritjen e cilësisë së shërbimit shëndetësor shtëpiak dhe ambulator për qytetarët e komunës së Rahovecit. (Ministria e Shëndetësisë, salla 128, ora 13:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, do të nënshkruajë Memorandum Bashkëpunimi me kryetarin e Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqën për bashkëfinancimin e projektit “Funksionalizimi i Bifurkacionit në Lumin Nerodime”. (Komuna e Ferizajt, ora 14:00)

 

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyret qendrore te Vetëvendosjes, ora 14:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian organizon ngjarjen përmbyllëse te projektit “Bashkëpunimi Ndër-kufitar” në Viti. (Shtëpia e Kulturës në Viti, ora 14:30)



Ngjarjet e datës 19 Prill 2016

- Mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri ku do të shqyrtohet Projektligjit për Patentë Shofer, shqyrtimi i raportit të Projektligjit  për Investimet Strategjike, shqyrtimi i Raportit te Projektligjit për Enërgjinë dhe shqyrtimi i Raportit te Projektligjit për Rregullatorin e Enërgjisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)

- Partners-Kosova Center for Conflict Management, në kuadër të projektit: “Angazhimi publik i të rinjve, përmes Paqes dhe Pajtimit, kundër Joteolerancës dhe Radikalizmit’’ të përkrahur nga  Ambasada Amerikane në Kosovë, organizon debatin me temën "Masat parandaluese për luftimin e fenomenit të ekstremizmit dhe radikalizmit fetar që shpie në terrorizëm‘’. (Salla e Kuvendit Komunal të Kaçanikut, ora 10:00)

- Programi i USAID-it Zhvillimi Bujqësor dhe Mundësitë Rurale organizon konferencën e parë e boronicës në Kosovë. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport në të cilin do të bëhët shqyrtimi i Projektligjit për Kinematografinë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00)

- Kryeministri Isa Mustafa viziton Komunën e Shtimes. (Objekti i Komunës së Shtimes, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Shërbimin e Jashtëm të Kosovës, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani dhe kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, do të nënshkruajnë nesër Memorandum Bashkëpunimi për bashkëfinancimin e projektit “Zgjerimi dhe pastrimi i shtratit të lumenit Llap, me vlerë prej 90 mijë euro. ( Komuna e Podujevës, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Kryeministri Isa Mustafa zhvillon një vizitë në kompaninë Agrocoop. (Objekti i kompanisë Agrocoop në Shtime, ora 11:05)

- Kryeministri Isa Mustafa zhvillon një vizitë në në Zonën e Biznesit – Parku teknologjik. (Shtime, ora 11:20)

- BIRN Kosova dhe Internews Kosova do ta organizojnë të martën një konferencë në të cilën do ta publikojnë raportin më të ri për ecurinë e zbatimit të marrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. (Hotel Sirius në Prishtinë, ora 12:00)

- Nën patronatin e kryeministrit, Isa Mustafa mbahet Akademi Përkujtimore - Dita e veteranëve të Brigadës 138 “Agim Ramadani”- Dita e rënies së Heroit Sali Çekaj, në kuadër të Manifestimit Tradicional “Ditët e Shqipes”. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, ora 12:00)

- Ambasadori  i  Sllovenisë  në Kosovë, Miljan Majhen mban ligjëratë speciale për studentët e AAB-së me temë "Politika e jashtme e Sllovenisë” . (Objekti i AAB-së, ora 12:30)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrët qendrore të Vetëvendosjes, ora 13:00)

- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në kuadër të kampanjës “AAK në komunën tuaj” viziton Bashkësinë Islame në Gjakovë. (Gjakovë, ora 15:00)

- Mbahet mbrëmje e muzikës klasike – korale e cila i dedikohet kompozitorit pejan Halit Kasapolli. (Kisha “Shën Katarina” në Pejë, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 18 Prill 2016

- Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti i shoqëruar nga nënkryetari dhe drejtorët e drejtorive komunale bëjn homazhe te Varrezat e Dëshmorëve. (Velani, ora 10:00)

- Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Lokaliteteve, me temë “Trashëgimia e Sportit”, Muzeu i Kosovës, do të organizojë aktivitetin edukativ mbi kujtesën e lojërave të vjetra popullore, të cilat ne sot po i quajmë "Lojërat e Gjyshërve tanë". (Lapidariumi i Muzeut të Kosovës, ora 10:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, do të merr pjesë në mbledhjen konstituive të Asamblesë së Përgjithshme për themelimin e Unionit Nacional të Studentëve. (Salla e Qendrës së Studentëve, ora 10:00)

- Shoqata e të drejtave të pacientëve në Kosovë në bashkëpunim me Minsitrinë e Shëndetësisë organizon tryezën e diskutimit “Sigurimet Shëndetësore një reform që po zgjatë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti i shoqëruar nga nënkryetari dhe drejtorët e drejtorive komunale bëjn nderime të shtatorja e Zahir Pajaziti si dhe marrin pjesë në dhurimin e gjakut. (Sheshi "Zahir Pajaziti", ora 10:30)

- Mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport në të cilën do të diskutohet lidhur me gjendjen në Trashëgiminë Kulturore të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 11:00)

- Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti i shoqëruar nga nënkryetari dhe drejtorët e drejtorive komunale bëjn homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Makovc. (Makovc, ora 11:15)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të presë në takim Ministren e Mbrojtjes së Republikës së Italisë, Roberta Pinotti. ( Kabineti i Presidentit, ora 11:15 - mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Kryeministri Isa Mustafa pret në takim Ministren e Mbrojtjes të Italisë, Roberta Pinotti. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:50 - vetëm pamje)

- Ish-luftëtarët e UÇK-së protestojnë para Qeverisë në shenë pakënaqësie për mospërmbushjen e kërkesave të tyre. (Para ndërteses së Qeverisë, ora 12:00)

- Me rastin e 18 prillit, Ditës së Dëshmorëve të komunës së Prishtinës mbahet tubimi qëndror përkujtimor në fshatin Marec. (Marec, ora 13:00)

- Lëvizja Vetëvendoje! mban konferencë për media. (Zyrët qendrore të Vetëvendojes, ora 13:00)

- Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti bën homazhe në varrezat e Dëshmorëve dhe Martirëve në fshatin Mramor. (Mramor, ora 14:30)

- Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Lokaliteteve mbahet diskutim për lojërat popullore dhe trashëgimin kulturore. (Lapidariumi i Muzeut të Kosovës, ora 14:30)

 

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA për Kosovën nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimipër inicimin e krijimit të boshtit opozitar në Kosovë. (Selia e NISMA-s, ora 16:00)

- Me rastin e 18 prillit, Ditës së Dëshmorëve të komunës së Prishtinës mbahet akademi përkujtimore. (Salla e kuqe, ora 18:00)
 

Ngjarjet e datës 17 Prill 2016

- Mbahet Mbledhja e XXIV e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje ku do të flasë kryetari i Lëvizjes Visar Ymeri. (American School of Kosova në Pallatin  e Rinisë në Prishtinë, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia solemne me rastin e hyrjes në fuqi të Marrëveshjes  ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë per kushtet e udhëtimit me letërnjoftime për shtetasit e të dy vendeve. (Hapësira ndërmjet Pikës së Kalimit Kufitar të Hanit të Elezit dhe Bllacës)

Ngjarjet e datës 16 Prill 2016

- Shkolla "Loyola-Gymnasium", në Prizren organizon njëmbëdhjetë vjetorin e vënies së gurthemelit. (Objekti i shkollës në rrugën e transitit Petrovë, në Prizren, ora 9:30)

- Kryeministri Isa Mustafa viziton fshatin Reçanin më ç'rast do të takohet më banorët e fshatit. (Salla “Fuad” në Reçan, ora 11:00)

- Shoqata “Miqtë e Amerikës” organizon konferencë me gazetarë ku do të bëhet hapja e konkursit publikë për esen me titull “Edhe unë e festojë 4 korrikun”, ku të drejtë konkurrimi kanë të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të Kosovës. (Rruga “Agim Ramadani” Hy/54, Kati I, Nr.1, perballë Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, mbrapa qebaptores “Jeta” dhe “California”, ora 11:00)

- Departamenti i Administrates i Partisë Demokratike të Kosovës dega në Ferizaj mbanë konferencë për medie, për "Falimentimin e  Ferizajt". (Zyrat e PDK-së dega në Ferizaj, ora 11:00)  

- Kryeministri Isa Mustafa takohet me përfaqësues të fermerëve të mjedrës, biznesmenë, përfaqësues të fshatit dhe përfaqësues të OJQ-ve. (Fshati Reçan, ora 11:40)

- Kryeministri Isa Mustafa bën një vizitë në fshatin Ljubinjë ku do të takohet me banorët e fshatit. (Lubinjë, ora 13:00)

- Dorëzim pranimi solemn i çelsave të shkollës fillore Loyolan si dhuratë nga Bashkësia Evropiane. (Pranë Katedralës në Prizren, ora 13:00)  

- Fondit për të Drejtën Humanitare shfaq premierën e filmit dokumentar “Thellësia dy” ku pas projeksionit të filmit do organizohet debat me regjisorin e filmit dhe të ftuar të tjerë. (Teatri “Oda“, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 15 Prill 2016

- Programi për Arsim Themelor i USAID-it dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, organizojnë konferencën e katërt të përbashkët dy-ditore të vlerësimit me temë “Reformat në vlerësimin e nxënësve sipas kurikulës së re”. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës / Transparency International-Kosova organizon konferencën për shtyp mbi publikimin e punimit rreth “mekanizmave institucional për luftimin e korrupsionit.” (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:30)

- Ambasadori i Shqiprisë, Qemajl Minxhozi, merr pjesë në veprimtarinë përkujtimore kushtuar Eksodit 1999, organizuar nga  Komuna e Mitrovicës. (Mitrovicë, ora 11:00)​

- Pomovimi i librit shkencor “Tranzicioni ekonomik - Një rrugëtim pa mbarim” i autorëve prof. dr. Luljeta Minxhozi, prof. dr. Arben Malaj dhe prof. dr. Selami Xhepa. (Qendra Mediale, ora 11:00)

- Mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit në të cilën do të bëhët shqyrtimi i raportit me amendamente i Komisionit funksional në Projektligjin për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës  si dhe shqyrtimi i Projektligjit për Kuvendin e Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 11:00)

- Bëhet promovimi i 3 librave të botuara nga Kolegji Evropian “Juridica”, Dr.Sc. Shpresa Kursani – “Politikëbërja në Bashkimin  Evropian“, PhD.Cand Përparim Gruda – “Ndarja e pushteteve” – Analizë Kushtetuese dhe PhD.Cand. Salihe Salihu – “Migracioni dhe Shteti Komb në Epokën Globale“. (Klinika Ligjore e Kolegjit Juridica, prapa Hotelit Sirius, ora 12:00)

- Komuna e Prishtinës do të prezantoj lansimi i dy aplikacioneve në Komunën e Prishtinës, E-Rekrutimi dhe E-Shpenzimet, projekt ky i përbashkët i UNDP dhe i Komunës së Prishtinës. (Objekti i vjetër të Komunës e Prishtinës, salla nr. 37, ora 14:00)

- Ministria e Drejtësisë shpërndan certifikatat pёr 57 kandidatët tё cilёt e kanё dhёnё provimin e Jurisprudencës. (Amfiteatër nё ndërtesën e Ministrisë se Drejtësisë, ora 14:00)

- Zyra për Qeverisje të Mirë në bashkëpunim me Shoqatën Autizimi të Kosovës organizon konferencën e cila do të mbahet me qëllim të promovimit dhe mbështetjes së personave me autizëm në vendin tonë. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 13:00)

 

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të marrë pjesë në inaugurimin e objektit të ri të Qendrës për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas. ( Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas, ora 15:30)

- Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës organizon një koncert me rastin e binjakëzimit të shkollës së muzikës Prenk Jakova në Prishtinë dhe asaj Dëshmorët e Lirisë Tiranë. (Salla e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, ora 18:00)

-  Premiera e radhes qe Kinemaja ABC do te shfaq ne ekranin e saj është Premiera Botërore e Filmit të bazuar në Librin e Xhungles “The Jungle Book” 3D. (Kinema ABC, ora 20:00)


Ngjarjet e datës 14 Prill 2016

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon Konferencën Ndërkombëtare dy ditore “Kultura dhe Arsimi". (Hotel Sirius Prishtinë, ora 09:30)

- Kryeministri Isa Mustafa viziton Fabrikën e Radiatorëve “Enrad” në Gjilan. (Objekti i fabrikës, ora 10:00)

- Instituti Riinvest dhe partnerët e projektit mban Forumin për Mjedisin ku do të prezantohen të gjeturat e raportit “Mbrojtja e Mjedisit në 16 komunat”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Ministrja e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami do të vizitojë komunën e Istogut më ç'rast do të takohet me kryetarin e komunës, Haki Rugova. (Zyrat e kryetarit të komunës, ora 10:30)

- Kryeministri Isa Mustafa viziton shtëpinë e Rinisë në Gjilan. (Objekti i shtëpisë në Gjilan, ora 10:30)

- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës organizon konferencë per medie lidhur me nismën e Inspektoratit të Punës për t`i inspektuar kompanitë mediale lidhur me respektimin e ligjit të punës. (Hotel Grand, ora 11:00)

- FOL në bashkëpunim me Innovation Centre Kosovo dhe Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit, mbajnë konferencë për media me ç'rast do të bëhet lansimi i koncept dizajnit të portalit shtetëror E-KOSOVA, që bëhet i mundur falë mbështetjes së Ambasadës Britaneze në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Zyra e BE-së, në bashkëpunim me komunën e Gjilanit do të inaugurojnë Parkun Dardania.(Lagja Dardania në Gjilan, ora 11:00)

- Kryeministri Isa Mustafa bën inaugurimin e Parkut “Dardania” në Gjilan. (Qyteti i Gjilanit, ora 11:00)

- Ministrja e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami do të marrë pjesë në hapjen e Bau Market në Istog. (Istog, ora 11:00)

- Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati mban konferencë për media për zgjedhjet e përgjithshme dhe për iniciativën e Lëvizjes për Bashkim për krijimin e tryezës së Liderëve. (Zyret e Lëvizjes për Bashkim, ora 11:30)


- Presidenti e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të presë në takim kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani.Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.( Kabineti i Presidentit, C-101, ora 11:45)

- Kryeministri Isa Mustafa bën një vizitë në Palestrën sportive në Kamenicë. (Objekti i palestrës, ora 12:30)

- Lëvizja Vetëvendosje! mbanë konferencë për media. (Zyrët qendrore të Vetëvendosjes, ora 13:00)

- IPKO prezanton rezultatet financiare për  2015, numrin prej 1 milion përdoruesve dhe planet për 2016. (Hotel Swis Diamond, ora 13:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, do të vizitojë Komunën e Istogut, me ç’rast me kryetarin Haki Rugova, do të nënshkruajë Memorandum Bashkëpunimi, për financimin e projektit Rregullimi i Parkut Memorial “Ibrahim Rugova”. (Objekti i Komunës, ora 13:00)

- Diskutohet për rrugën e Kosovën drejt anëtarësimit në UNESCO si dhe do të prezentohet analiza e shkurtër e EC Ma Ndryshe mbi shkaqet e dështimit në përpjekjen e parë dhe sugjerimet drejt anëtarësimit. (Swiss Diamond Hotel, ora 13:00)

- Kryeministri Isa Mustafa bën një në Komunën e Kamenicës. (Objekti i komunës, ora 13:00)


- Koordinatori Nacional Kundër Dhunës në Familje organizon dëgjimin publik të Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit kundër Dhunës në Familje 2016-2020.(Ndërtesa e Qeverisë, salla  P38, ora 14:00)


- Bëhet inaugurimi i Institucionit Parashkollor “Xhevë Lladrovci” në Komunën e Klinës. (Komuna e Klinës, ora 14:00)

- Mbahet panairi i Universiteteve Amerikane "EducationUSA University Fair - Kosovo. (Hotel Sirius, ora 14:30)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti thërret mbledhjen urgjente  të Kuvendit të Komunës. (Salla e Komunës, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 13 Prill 2016

- Zyra për Qeverisje të Mirë bashkë me Zyrën e  BE-së në Kosovë, organizojnë konferencë për media më ç'rast bëjn lansimin e projektit të ri të financuar nga BE-ja, "Mbështetje për implementimin e Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile". (Ndërtesën e Qeverisë, salla P37, ora 9:00)

- Task Forca Kosovare për Kontroll të Kancerit-TKKK organizon Tryezën e Rrumbullakët mbi Kancerin Testikular me titull “Diagnostikimi dhe menaxhimi protokolar i kancerit testikular”. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave mban tryezë të rrumbullakët "Monitorimi i Sektorit të Sigurisë së Kosovës: Nëntor 2015 – Mars 2016" në të cilën do të prezantohen dhe diskutohen të gjeturat e monitorimit të përmbledhura në edicionin e tretë të Observerit të Sektorit të Sigurisë së Kosovës. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Partners Kosova - Qendra për Menaxhimin e Konflikteve nga Prishtina të përkrahur nga  Ambasada Amerikane në Kosovë, organizon debatin me temën "Masat parandaluese për luftimin e fenomenit të ekstremizmit dhe radikalizmit fetar që shpie në  terrorizëm‘’. (Salla e Kuvendit Komunal të Vitisë, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport i Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mbajë dëgjim publik për Projektligjin për Sponzorim dhe Donacione në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-409, ora 10:00)

- Organizata Çohu! organizon tryezë diskutimi me rastin e prezantimit të hulumtimit mbi procesin e konfiskimit të pasurisë në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Euro-Atlanic Association of Kosovo, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Friedrich Ebert Stiftung organizojnë konferencën “Nato and South East Europe: Challenges and Perspectives”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin për Sponsorizime dhe Donacione në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-409, ora 10:00)

- Konsorciumi Kosovar i Organizatave të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm organizon panelin diskutues me temë ‘Ndikimi i Veturave në Shëndet dhe Siguri Rrugore’. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore në kuadër të projektit ‘Efiçienca e energjisë për zhvillim’ të mbështetur nga Zyra e BE-së në Kosovë, organizon ceremoninë e ndarjes së çertifikatave për 48 biznese të vogla dhe të mesme nga Komuna e Prishtinës, Fushë Kosovës, Lipjanit, Podujevës dhe Obiliqit. (Qendrën Informative dhe Kulturore të BE-së, ora 10:30)

- Nën patronatin e Rektorit, Prof. Dr. Marjan Dema, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, organizon një Akademi Përkujtimore kushtuar Prof. Dr. Zef Mirdita i cili u nda nga jeta para disa ditësh. (Ndërtesa e Rektoratit, salla e senatit të UP, ora 11:00)

- Promovimi i librit "Paqja afatgjate në Ballkanin Perëndimor përmes integrimit në BE. Procesi i integrimit në BE si mundësi për tejkalimin e konfliktit serbo-kosovar ” të Prof. Dr. Arben Hajrullahu. (Departmentin e Shkencës Politike, Universiteti i Prishtinës, ora 11:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, merr pje​së në ceremoninë e “Certifikimit të Administratorëve për Administrimin e Ndërtesave në Bashkëpronësi”. (Lokalet e Kampusit te UBT-së në Lipjan, ora 11:00)

- Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi raporton në mbledhjen e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor lidhur me planin dhe prioritetet e ministrisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Nënshkruhet protokolli për inspektim të përbashkët në mes të Inspektoratit Policior të Kosovës dhe Shërbimit për Çështje të Brendshme dhe Ankesa. (objektin e IPK-së në Hajvali, ora 11:30)

- Me ndihmën e Misionit të OSBE-së në Kosovë, komunat Prishtinë, Graçanicë, Shtime, Lipjan, Fushë Kosovë dhe Obiliq do të nënshkruajnë një deklaratë që ka për qëllim avancimin e dialogut dhe bashkëpunimit mes komuniteteve. (Hotel Swiss Diamond, ora 12:00)

- Agjencia e Pronesise Industriale – MTI, Zyra për të Drejtat e Autorit – MKRS, Dogana e Kosovës, Inspektorati i Tregut dhe Policia e Kosovës, organizojnë debatin me panelistët për “Të Drejtat Pronësore Intelektuale dhe Obligimet nga MSA”. (Qendra Informative e BE-së, ora 14:00)

- Kryeministri Isa Mustafa viziton Komunën e Mamushës. (Objekti i Komunës së Mamushës, ora 15:00)

- Organizata Cyano's Day organizon eventin e tretë me temën “Morali” ku të ftuar në panel janë Albin Kurti dhe Naim Telaku. (American School of Kosova. ora 17:30)

 

Ngjarjet e datës 12 Prill 2016

- Përfaqësuesit e autoriteteve gjyqësore të Kosovës dhe të Zyrës së BE-së/PSBE-së do të përfundojnë projektin "Mbështetje për Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe për Këshillin Prokurorial të Kosovës". (Sirius Hotel, ora 9:00)

- Kryeministri Isa Mustafa bën vizitë në Universitetin "Hasan Prishtina". (Rektorati i UP-së, ora 9:30)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport i Kuvendit në bashkëpunim me Institutin Demokratik të Kosovës dhe Odën Ekonomike Amerikane mbajn dëgjim publik lidhur me Projektligjin pёr Ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet vazhdimi i mbledhjes së dytë të Kuvendit të Komunës së Prishtinës. (Objekti i Kuvendit komunal, ora 10:00)

- Mbahet Mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, në të cilën do bëhet Shqyrtimi i Projektligjit për Patentë Shofer. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)

- Mbahet Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të takohet me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Isa Mustafa. (Kabineti i presidentit, ora 10:10 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konfeerencë me temë  “Si raportohet për Kosovën nga media në Beograd?”. (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së,  ora 10:30)

- Mbahet takimi bilateral ndërmjet Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës dhe István Jakab, nënkryetar i Kuvendit Kombëtar të Hungarisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 10:30)

- Kryeministri Isa Mustafa viziton Agjencinë e Kosovës për Pajisje dhe Produkte Medicinale. (Objekti i Agjencisë, ora 11:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore në bashkëpunim me Friedrich Ebert Stiftung organizojnë konferencën për media me rastin e prezantimit të analizës së politikave "Taksat e dedikuara në Kosovë - çka po marrim në këmbim të pagesës?". (Zyret e Fondacionit Friedrich Ebert, rruga “Pashko Vasa”, nr.23 në Qytezën Pejton, ora 11:00)

- Ceremonia e hapjes së projektit të binjakëzimit „Përkrahja e mëtejme për Kuvendin e Kosovës“. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 409, ora 11:00)

- Mbahet Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 12:00)

- Ambasadori i Sllovenisë në Kosovë, Miljan Majhen mban ligjëratë me temë "Politika e jashtme e Sllovenisë”. (Objekti i AAB-së, ora 12:30)

- Mbahet Mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 13:00)

- Me rastin e shënimit të 8-të vjetorit të miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Ministria e Drejtësisë organizon ceremoninë për nder të ditës së Kushtetutës. (Hotel Emerald, ora: 14:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në Ceremoninë e 8-vjetorit të miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. (Hotel Emerald, ora 14:00)

- Yunus Emre Enstitüsü Qendra Kulturore Turke në Prishtinë organizon edicionin e pestë te Turkish Jazz Week. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 11 Prill 2016

- Instituti \"Yunus Emre\" mban konferencë për media në lidhje me Javën e Xhazit Turk në Kosovë ngjarje kjo e cila këtë vit shënon edicionin e pestë. (Instituti \"Yunus Emre\" në lagjen Pejton në Prishtinë, ora 12:00)

- Nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa mbahet Akademi Përkujtimore - Dita e dëshmorëve të Brigadës 138 “Agim Ramadani”- Dita e rënies së Heroit Agim Ramadani. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, ora 12:00)

- Klubi i Basketbollit Sigal Prishtina  organizon konferencë për shtyp lidhur me ndeshjen finale të Ligës Ballkanike, që zhvillohet të martën ndaj KK Mornar. (Zyret e klubit, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 9 Prill 2016

- Kryeministri Isa Mustafa, bën homazhe te varrezat e dëshmorëve në kuadër të Manifestimit Tradicional “Ditët e Shqipes”, për nder të betejës së Koshares. (Varrezat e dëshmorëve në Koshare, ora 10:00) 

- Me rastin e 8 vjetorit të miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, mbahet seminari me temën “Kushtetuta e Republikës së Kosovës 8 vite pas: vlerat, sfidat dhe perspektiva”  që organizohet nga Fakulteti Juridik në koordinim me Katedrën Kushtetuese-Administrative të këtij Fakulteti. (Amfiteatri A1 në ndërtesën e Fakultetit Juridik, ora 10:00)

- Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë do të promovojë fillimin e përgatitjes së Raportit Kombëtar PISA 2015, me të cilin edhe nisë procesi i reflektimit dhe diskutimit. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta dhe kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka do të takohen me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu. (Hotel Dukagjini, ora 11:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në Tubimin Përkujtimor për nder të betejës së Koshares. (Koshare, ora 12:00)

- Zëvëndesministrja e Arsimit, znj. Anila Statovci Demaj,  sekretarja e parë e Ambasadës Gjermane në Prishtinë, znj. Henriette Kötter dhe ekspertja ndërkombëtare për PISA, znj. Simone Bloem, do të mbajnë konferencë për media. (Hotel Swiss Diamond, ora 12:00)

- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi do të bëjë përurimin e linjës për ambalazhimin e sheqerit, ku do të punësohen së paku 5 persona me aftësi të kufizuar. (Lokalet e punëtorisë “Humaniteti” në Ferizaj, rruga “Epopeja e Jezercit”, tek zyrat e LDK-së në Ferizaj, ora 14:00)

- NISMA për Kosovën, dega në Lipjan, do të organizoj shënimin e dyvjetorit të themelimit të saj. (Restaurant “Marigona” në Lipjan, ora 15:00)

- NISMA për Kosovë, dega në Prizren, do të organizoj shënimin e dyvjetorit të themelimit të saj. (Hotel Theranda në Prizren, ora 17:00)

- HandiKOS, B-Models dhe IB Event organizojn sfilatën e shtatë "Prishtina Fashion Nights Pranverë/ Verë 2016- Istambul Dantel" ku për herë të parë do të sfilojnë 15 anëtarë të organizatës HandiKOS, prej tyre 9 të rritur dhe 6 fëmijë më aftësi të kufizuara. (Hotel Golden ne Emshir, ora 19:00)

- Promovohet videoklipi nga Oborri & Taste2 me emrin “Karrigat”, këngë kjo e cila është shkruar dhe komponuar nga grupi legjendar “Gjurmët”. (Kafe librari Dit’ e Nat’, ora 21:00)

Ngjarjet e datës 8 Prill 2016

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli pret në takim drejtorin e Divizionit për Ballkanin në Ministrinë e Jashtme të Italisë, Andrea Orizio. (Kabineti i Kryetarit, ora 9:00)

- Banka Botërore do të prezantojë Raportin e Rregullt Ekonomik për Europën Juglindore. Raporti fokusohet në performancën dhe perspektivën ekonomike në vendet e Europës Juglindore si dhe faktorët që ndikojnë në parashikimet për rritjen ekonomike. (Zyrat e Bankës Botërore, rruga Prishtinë - Fushë Kosovë, ora 9:30)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala bën ndarjen e çmimeve vjetore për Teatër. (Kabineti i ministrit Shala, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës së Presidentit. (Sheshi Skenderbe, ora 11:00)
 
- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli pret në takim kryetarin e Kuvendit të Madh Kombëtar të Republikës së Turqisë, İsmail Kahraman. (Kabineti i Kryetarit, ora 13:30)

- Kryeministri Isa Mustafa pret në takim Hoyt Yee Zëvendës Ndihmës Sekretar përgjegjës për çështjet evropiane i SHBA-ve. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:40 - vetëm pamje)

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli pret në takim drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor dhe Zgjerim pranë Ministrisë së Jashtme britanike, Fiona Mcilwham. (Kabineti i Kryetarit, ora 14:00)

- Zëvendës ndihmës sekretarin amerikan, Hoyt Yee takohet me zëvendës-Kryeministrin Branimir Stojanovic. (Zyra e zëvendës-Kryeministrit në ndërtesen e Qeverisë, ora 14:30 - vetëm pamje)

- Kryetari i Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, Xhezair Zaganjori, i shoqëruar edhe nga Tom Ndreca - gjyqtar i Gjykatës së Lartë dhe Arben Dakos – shoqërues i Gardës do të bejë vizitë zyrtare në Gjykatën Themelore në Gjilan ku do të takohet me kryetarin e Gjykatës Themelore në Gjilan, Zyhdi Haziri. (Gjykatës Themelore në Gjilan, ora 14:30)
 
- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli pret në takim zëvendës ndihmës sekretarin amerikan, Hoyt Yee. (Kabineti i Kryetarit, ora 15:15 - vetëm pamje)

- Zëvendës ndihmës sekretarin amerikan, Hoyt Yee takohet me Presidentin Hashim Thaçi. (Zyra e Presidentit, ora 16:00 - vetëm pamje)

- Hapet ekspozita e cila titullohet “3P3D” me posterat e artistit Péter Pócs të artistit hungarez me banim në Shqipëri. (Galerinë Kombëtare të Kosovës, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 7 Prill 2016

- Zyra e Kryeministrit organizon konferencën ceremoniale për kremtimin e Ditës Ndërkombëtare Rome. (Ndërtesa e Qeverisë, salla nr. P38, ora 9:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizon takimin informativ lidhur me Instrumentet  matëse me temë “Importimi, Shpërndarja  dhe vendosja  në treg  e mjeteve matëse ligjore”. (Hotel Sirius, ora 9:45)

- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me m​inistrin e Mirëqenies nga Republika e Letonisë, Jānis Reirs. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-37, ora 10:00)

- Zëvendësministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Sladnjan Nikolçeviç, do të vizitojë Komunën e Rahovecit dhe fshatin Hoçë e Madhe. (Objekti i Komunës, ora 10:00)

-  Shoqata Humanitare Bamirëse në Kosovë, Nëna Terezë, mban konferencën përmbyllëse të projektit “Fuqizimi socio ekonomik i grupeve të cenueshme sociale në Kosovë,” projekt ky i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. (Hotel Afa, ora 10:30)

- Mbahet seanca solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Kryeministri Isa Mustafa pret në takim kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:30 - vetëm pamje)

- Ministria e Shëndetësisë dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë bashkë me Klinikën e Endokrinologjisë të QKUK-ës dhe Shoqatën e diabetikëve të Prishtinës shënojnë Ditën Botërore të Shëndetit, me një konferencë të përbashkët për media e cila i dedikohet Ditës Botërore të Shëndetit është Diabeti, ndërsa, motoja: “Bëhu aktiv-Lufto diabetin”. (Objekti i MSh-së, ora 13:00)

- Kryetari Veseli pret në takim kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. (Kabineti i Kryetarit, ora 13:15)

- Kryeministri Isa Mustafa pret në takim ministrin e Mirëqenies së Republikës së Letonisë, Jānis Reirs. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00 - vetëm pamje)

- Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari - Lila mban ligjeratë më studentë të Universitetit Amerikan në Kosovë ku do të ndajë me studentë përvojën e sajë si kryetare e Komunës së Gjakovës dhe në qeverisjen qendrore. (Universiteti Amerikan në Kosovë, ora 16:00)

-  Kryetari Veseli pret në takim të dërguarin e posaçëm të Ministrisë së Jashtme gjermane për Evropën Juglindore, Ernst Reichel. (Kabineti i Kryetarit, ora 16:00) 

- Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, do të pritet në takim nga Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. (Objekti i komunës, ora 16:00)

- Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, do të pritet në takim nga Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.(Ora 16:00)

Ngjarjet e datës 6 Prill 2016

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P – 31, ora 9:00)

- Universiteti për Biznes dhe Teknologji në bashkëpunim me Shoqatën Austriake - Kosovare, Institutin liberal për hulumtim të politikave dhe me përkrahës të tjerë, organizon konferencën njëditore më temë: “Perspektiva kosovare e tregut të lirë – 2016”. (Kampusi Inovativ i UBT-së, në Lipjan, ora 9:00)

- Ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi do të marrë pjesë në takimin e përbashkët të përfaqësuesve të Prokurorisë, Gjykatave, Policisë dhe Doganave të dy anëve të kufirit, me temë “Bashkëpunimi ndërkufitar dhe lufta kundër krimit të organizuar”. (Kompleksi Iliria në Vermicë të Prizrenit, ora 10:00)

- Mbahet takimi i përbashkët i përfaqësuesve të Prokurorit të Shtetit, gjykatave, Policisë së Kosovës dhe Doganave të Kosovës, me përfaqësues të Prokurorisë, Gjykatës, dhe Policisë nga Republika e Shqipërisë më ç'rast do të diskutohet për bashkëpunimin ndërkufitar dhe lufta kundër krimit të organizuar”. (Restorant “Iliria” në Vërmicë, Prizren, ora 10:00)

- Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike ku anëtaret e komisioni do të takohen me me Auditorin e Përgjithshëm Besnik Osmani si dhe do të behët shqyrtimi dhe miratimi i Raportit përfundimtar për Projektligjin për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00)

- Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Komunën e Prishtinës dhe partnerët tjerë, organizon tryezën e rrumbullakët “Ndërtimi i Urave”, e hartuar për të adresuar dhe diskutuar çështjet që kanë të bëjnë me parandalimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm si në nivel lokal dhe atë qendror. (Ndërtesa e re e komunës së Prishtinës, ora 10:00)

- Mbledhja e Komisionit për Buxhet Dhe Financa në të cilën do të shqyrtohet Raporti tremujor financiar 2016 të Radiotelevizionit të Kosovës dhe Programit të Shpenzimeve të RTK-së, për periudhën Prill-Qershor 2016. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Ministria e Financave organizon tryezën e diskutimit lidhur me ecurinë e procesit të deritashëm për faljen e borxheve, me të gjitha institucionet e përfshira në zbatim të Ligjit për faljen e borxheve publike. (Ndërtesa e  Qeverisë, salla - P38, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ministri i Punës dhe Mirëqenies  Sociale, Arban Abrashi si dhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj do të promovojnë Vërtetimin për njohjen e përvojës  së punës  së arsimtarëve gjatë periudhës 1990-1999. (Ndërtesa e MASHT-it, ora 11:00)

- Mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të shqyrtohet propozim vendimit nga Qeveria rreth Bordit të mjedisit me të ftuar anëtarët e propozuar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Bëhet promovimi i librit “Virgjërat e përbetuara-Jeta ndërmjet detyrimit dhe vetëflijimit”, të autorit Anton Berishaj. (Amfiteatri 101 në Fakultetin Filozofik, ora 11:00)

- Në prag të Festivalit Eurosong që do të mbahet në Stokholm të Suedisë, përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision Znj. Eneda  Tarifa mban konferencën për media. (Swis Diamond Hotel, ora 12:00)

- Federata e PingPongut të Kosovës do të festoj Ditëns Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe Paqe. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)

- Federata Sindikale e Pavarur Elektrokosova, proteston para objektit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, dhe mban konferencë për media, lidhur me një mashtrim që do ta bëjnë publik gjatë konferencës. (Objekti i Ministrisë së Punës, ora 12:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga dhe Kryeministri, Isa Mustafa marrin pjesë në konferencën me temën “Zhvillimi Ekonomik Lokal”. (Hoteli Swiss Diamond, ora 13:00)

- Drejtori i Zyrës për Çështje të Komuniteteve pranë Zyrës së Kryeministrit, Ivan Tomiq raporton para Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim lidhur me implementimin e strategjive të Qeverisë që kanë të bëjnë me komunitetet. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Mbahet takimi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 13:45)

- Mbahet ceremonia e inagurimit të Shkollës Katolike në Prizren të restauruar së fundmi. (Shkolla Katolike në Prizren - isha Shkolla e Mesme e Mjekësisë, ora 14:30) 

- Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur pas takimit mban konferencë per media. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 14:30)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga viziton Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës dhe mban një fjalim para studentëve. (Amfiteatri i Fakultetit Juridik, ora 16:00)

Ngjarjet e datës 5 Prill 2016

- Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Komuna e Mitrovicës organizojnë ushtrimin fushor “Veprimi i Shpejtë 7” ku pjesëmarrës do të jenë edhe institucionet e  tjera si Policia e Kosovës, NJPZSH, Kryqi i Kuq, Shërbimi Mjekësor dhe Kombinati Trepça. (Salla e medieve të Kuvendit të Komunës - Hapësirat e  Kombinatit Trepça në Fabrikën e Akumulatorëve, ora 9:00)

- Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00)

- Kryeministri Isa Mustafa viziton Komunën e Klinës me ç'rast do të takohet me Kryetarin e Komunës së Klinës, Sokol Bashota. (Ndërtesa e komunës, zyra e krytarit Bashota, ora 10:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian organizon lansimin e ngjarjes për projektin e binjakëzimit ‘Përkrahja e mëtutjeshme e reformës së arsimit në drejtësi’. Objektet e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ora 10:00)

- Mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të behët përzgjedhja e ekspertit për projektligjin ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të ushtrisë çlirimtare të Kosovës, viktimave civile dhe familjeve të tyre. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00) 

- Kryeministri Isa Mustafa zhvillon një Vizitë në Fabrikën për prodhimin e ëmbëlsirave “AMO”. (Objekti i fabrikës në komunën e Klinës, ora 10:45)

- Kryeministri Isa Mustafa bën vizitë në eventin përmbyllës të projektit “ More Quality Domestic Cheese for the Domestic Market” të implementuar nga korporata “Rugove” dhe të financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. (Hapësirat e fabrikës “Djath Rugove” në Drelaj të Rugovës, ora 12:30)

- Për nderë të kujtimit për dëshmorët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe martirëve të lirisë, në 17-vjetorin e rënies , në fshatin Vraniq të Suharekës, mbahet tubim përkujtimor. (Pranë lapidarit të dëshmorëve të kombit, në qendër të fshatit Vraniq, ora 14:00)

- Shefi i Zyrës së BE-së Samuel Žbogar takon kryetarin e Pejës Agim Muhaxheri. (Ndërtesa e Komunës së Pejës, ora 14:30)

Ngjarjet e datës 4 Prill 2016

- Komuna e Gjakovës organizon dëgjim publik për ndarjen e granteve për bizneset e vogla e të mesme të nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik e Komunës së Gjakovës. (Kuvendi Komunal, ora 11:00)

- Kryeministri Isa Mustafa viziton Telekomin e Kosovës. (Ndërtesa e Telekomit të Kosovës, ora 11:00)

- Një grup i invaliëdeve civili të luftës, të cilët janë lënduar gjatë luftës dhe pas luftës nga minat dhe mjetet tjera eksplozive të mbetura si pasojë e luftës, për "Diten Ndërkombëtare të Vetëdijesimit të Minave" do të organizojnë një takim para Qeverisë. (Para ndërteses së Qeverisë, ora 12:00)

 - Kryeministri Isa Mustafa viziton Ferronikelin. (Ferronikel, ora 14:30)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencën për media me temë "MSA rrezikon importuesit dhe prodhimet e Serbisë, përparësit dhe rreziqet e kësaj Marrëveshje, çka fiton dhe humb ekonomia e Kosovës?". (Swiss Diamond Hotel, ora 14:30)

- Komisioni për Punë të Jashtme takohet me delegacionin e Grupit të miqësisë, të Parlamentit Gjerman, për marrëdhëniet me shtetet e Evropës Juglindore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 16:00)

- Hapet ekspozita e 'Activist Lab'. (Kolegji Internacional i Biznesit ne Mitrovicë, ora 16:00)

- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj viziton Gjakovën, me ç'rast takon strukturat udhëheqëse të degëve nga rajoni i Gjakovës. (Hotel Pashtriku, ora 18:30)  

Ngjarjet e datës 3 Prill 2016

- Mbahen homazhe tek varri i dëshmorit të pranverës shqiptare ’81, Sherif Frangu.(Sllatinë  e Poshtme e Vitisë, ora 10:00)

- Mbahet Akademi përkujtimore për dëshmorin e pranverës shqiptare ’81, Sherif Frangu.(Komuna e Vitisë, Shtëpia e Kulturës, ora 15:00)

 

Ngjarjet e datës 2 Prill 2016

- Komuna e Prishtinës së bashku me Shoqatën e të Burgosurve Politikë dhe me Shoqatën e Familjarëve të Heronjve dhe Dëshmorëve, shënon përvjetorin e demonstratave të vitit 1981 dhe përvjetorin e rënies së dëshmorëve të 2 prillit, 1981 me ç\'rast do të vëhen kurora lulesh në tri lokacione ku kanë rënë dëshmorët. (Sheshi \"Skënderbeu\", ora 12:00)

- NISMA për Kosovën mban Kuvendin Zgjedhor të NISMA e Rinisë për Kosovën. (Hotel Grand, ora 13:00)

- Dega e LDK-së në Prizren, do të shënojë 26-vjetorin e themelimi të saj, e në të cilën do të marrë pjesë edhe Kryetari  i LDK-së, njëherësh dhe Kryeministër i Republikës së Kosovës, akademik Isa Mustafa. (Restoran “Kabash” në Prizren, ora 13:00)

- Komuna e Prishtinës së bashku me Shoqatën e të Burgosurve Politikë dhe me Shoqatën e Familjarëve të Heronjve dhe Dëshmorëve, do të mbajn akademi përkujtimore për përvjetorin e demonstratave të vitit 1981 dhe përvjetorin e rënies së dëshmorëve të 2 prillit, 1981 . (Salla e Kuqe të Pallatit të Rinisë, ora 14:00)

-  Akademia jCoders organizon Hackathonin më të madh në Kosovë për fëmijë, ngjarje kjo e cila ka për qëllim të shtyjë fëmijët të moshës 8-15 vjeçare që brenda një dite të programojnë dhe zhvillojnë video lojëra si Legend of Zelda, Piano Tiles, etj. (ICK, ora 16:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pret në takim drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës dhe disa përfaqësues të bizneseve. (Kabineti i Presidentes, C-101, ora 18:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit) 

Ngjarjet e datës 1 Prill 2016

- Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani me bashkëpunëtor do të vizitojë prodhuesin vendor farmaceutik "Trepharm". (Fshati Sllatinë e Madhe, ora 10:00 - Për mediat do të sigurohet transporti nga Ministria e Shëndetësisë, ora 9:30)

- Dogana organizon zyrtarisht fillimin e implementimit të marrëveshjes së MSA-së, një moment shumë I rëndësishëm për Republikën e Kosovës ku do të do të bëhet zhdoganimi i parë nga ana e Kryeministrit në prani të përfaqësuesit special të BE me tatim doganor të reduktuar konform Marrëveshjes së stabilizim asocimit, ky moment shënon fillimin e implementimit të MSA nga ana e shtetit të Kosovës. (Drejtoria e Doganës, në Lagjjen Emshir, ora 10:30)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të zhvilloi një takim me rektorin e ri  të Universitetit  të Prishtinës, Marjan Dema. (Ndërtesa e rektoratit, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! organizon aksion simbolik. (Takimi me media bëhet para Teatrit Kombëtar, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës / Transparency International Kosova organizojnë konferencën për shtyp mbi publikimin e Raportit të Monitorimit të Prokurimit të Ministrisë së Shëndetësisë “Virusi Transparentitis”. (Instituti Demokratik i Kosovës, Rr. Bajram Kelmendi Nr. 45, ora 11:00)

- Kryeministri Isa Mustafa viziton prodhuesin farmaceutik Trepharm. (Objekti i Trepharm, në Sllatinë të Fushë Kosovës, ora 13:00)

- Kryeministri Isa Mustafa vizitë në Parkun e Biznesit në Drenas. (Parku i Biznesit në Drenas, ora 13:30)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe ministri i  Administratës  Publike, Mahir Yagcilar, do të vizitojnë shkollën “Emin Duraku” në  Shtimje për t`parë nga afër se si po zhvillohet pilot projekti E- Shkolla. (Objekti i shkollës në shtimje, ora 14:00)

- Në përkrahje të shoqatës Down Syndrome Kosova, përkatësisht të qendrës në Gjakovë dhe Prizren, me vetiniciativë nga artistët, mbahet Koncerti Recital nga Natyrë Elezi dhe Lekë Salihu (piano). (Salla e Shkollës së Muzikës "Lorenc Antoni" në Prizren, ora 19:00)



 

Ngjarjet e datës 31 Mars 2016

- Punëtorët teknik si dhe ata të sigurimit që punojnë në Qendrën Regjional të Spitalit në Gjilan do të hynë në Grevë. (Qendra regjionale e Spitalit, ora 8:00)

- Forumi i gjyqtareve dhe prokuroreve të Kosovës do të bëj promovimin e Doracakut për gjyqtarë dhe prokurorë, për trajtimin e rasteve të dhunës në familje. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Mbledhja e Nën-komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit në të cilen do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Kuvendin e Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Kryeministri Isa Mustafa viziton Komunën e Pejës, ku do të takohet me kryetarin e komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.(Kabineti i kryetarit në Pejë, ora 10:30)

- Bëhet prezantimi i studimit "Praktikat në mbrojtjen e fëmijëve dhe nevojat e fuqisë punëtore në Evropën Juglindore ” i cili organizohet në kuadër të projektit “ Qendra Burimore Rajonale për Mbrojtjen e Fëmijëve në Evropën Juglindore". (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave dhe OJQ Syri i Vizionit mbajnë tryezën e rrumbullakët "Reagimi ndaj Pastrimit të Parave në Kosovë: Në Mes të Politikave dhe Praktikës", në të cilën do të prezentohen dhe diskutohen të gjeturat kryesore dhe rekomandimet e raportit me të njejtin titull. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Mbahet Mbledhja e rregullt të Kuvendit të Komunës Mitrovicës. (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 11:00)

- Kryeministri Isa Mustafa viziton Komunën e Pejës, ku do të vizitojë edhe ELKOS GROUP.(Kompania ELKOS, ora 11:15)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga viziton panairin e grave, në hapësirat e Ambasadës së Republikës së Turqisë në Prishtinë. (Hapësirat e Ambasadës së Republikës së Turqisë në Prishtinë, ora 11:30)

- Shoqata për Personat e Prekur nga Fibroza Cistike hap fushatën vetëdijesuese për Fibrozën Cistik. (Sheshi Nëna Terezë afër Teatrit Kombëtar në Prishtinë, ora 11:30)

­ - Kryeministri Isa Mustafa viziton Komunën e Pejës, ku do të vizitojë edhe DEVOLLI GROUP.(Devolli Group, ora 11:35)

- Kryeministri Isa Mustafa viziton Komunën e Pejës, ku do të vizitojë kompaninë TOP REKLAMA.(Zyret e kompanisë, ora 12:00)

 - Me rastin e inaugurimit të Teatrit të Kolegjit AAB “Faruk Begolli”, mabeht konferencë për media. (Salla e konferencave të Teatrit “Faruk Begolli”, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! organizon aksion simbolik tek KEDS-i. (Pranë ndërtesës kryesore të KEDS-it, ora 12:00)

- Shënohet 17 vjetori i masakrimit te 106 martirve në Pastasel të komunës së Rahovecit. (Kompleksi i martirëve në fshatin Pastasel, ora 12:00)

- Kryeministri Isa Mustafa viziton Komunën e Pejës, ku do të vizitojë LINE GROUP.(Zyret e LINE group, ora 12:20)

- Kryeministri Isa Mustafa viziton Komunën e Pejës, ku do të viziton Çarshin dhe ArtaTex, ora 12:40)

- Mbahet takimi i 114-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti iProkurorisë së Shtetit, kati i III, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme në të cilen do të behët shqyrtimi i raportit me rekomandimet për Projektligjin për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 13:00)

- Kryeministri Isa Mustafa viziton Komunën e Junikut me ç'rast do të takohet me kryetarin e Komunës së Junikut, Agron Kuçi. (Zyrja e kryerarit, ora 14:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticiione në të cilen do të behët i Projektligjit për të drejtat dhe statusin e personave paraplegjik dhe tetraplegjik. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 14:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media, në lidhje me vendimin e Komisionit Ndërkombëtar për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Në konferencë do të flasë drejtuesi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosje!-s, Glauk Konjufca. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 14:00)

- Kryeministri Isa Mustafa viziton Komunën e Junikut me ç'rast do të ketë edhe një vizitë tek një fermer i suksesshëm (Lokacioni: 2km nga ndërtesa e Komunës, ora 14:40)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban takim me strukturat e degëve të Prishtinës, Podujevës, Fushë Kosovës, Drenasit dhe Obiliqit. (Hotel Sirius, ora 18:00)

- Inaugurohet AAB Teatri “Faruk Begolli” me premierën e shfaqjes “Profesor, jam talent...” në regji të Luan Dakës.(AAB Teatri “Faruk Begolli", ora 19:45)
 

Ngjarjet e datës 30 Mars 2016

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P – 31, ora 9:00)

- NLB Prishtina  dhe IFC-ja organizon ceremoninë e lansimit të produkteve të reja kreditore për efiçencë të energjisë. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Mbahet konferenca përmbyllëse e Projektit për kontrollin e brendshëm të financave publike, të financuar nga BE dhe menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë. (Hotel “Sirius”, ora 10:00) 

- Mbahet Mbledhja e Dytë e Kuvendit të Komunës së Prishtinës. (Salla e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, ora 10:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore organizon tryezën e diskutimit me titull “Funksionalizimi i punës së agjencive të pavarura, sfidat dhe rruga përpara” më ç'rast do të prezantohet edhe punimi “Funksionalizimi i punës së agjencive të pavarura: mundësitë për fuzionim, rritje të mbikëqyrjes dhe balancim të pavarësisë dhe llogaridhënies”, përgatitur nga INDEP. (Salla e konferencave “ORION”, ora 10:00)

- Komuna e Vitisë dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), do të nënshkruajnë marrëveshjen për hartimin e Planit për Integritet. (Kabineti i kryetarit në Kuvendin Komunal në Viti, ora 10:30)

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF organizon konferencën për media lidhur me dhunën, keqtrajtimin dhe fyerjen e nxënësve në shkolla si dhe ngacmimeve seksuale ndaj nxënësve. (Qendra e konferencave Orion, ora 10:30)

- Mbahet seanca e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Kolegji ISPE organizon ceremoninë e ndarjes së çmimit Doctor Honoris Causa për Dr. Alfred Moisiu për kontributin e tij të çmuar në avancimin e pozitës e të gjithë shqiptarëve në arenën ndërkombëtare; tranzicionin e Republikës së Shqipërisë drejt një shoqërie moderne, demokratike dhe të orientuar drejt integrimeve Euro-Atlantike, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme për paqe dhe stabilitet të shtetit të pavarur të Kosovës. (Objekti i ISPE-së, ora 12:00)

- Nën drejtimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga, mbahet takimi përmbyllës  i Këshillit Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë luftës. (Hotelin Emerald, ora 12:30)

- Mbahet konferencë e jashtëzakonshme e cila organizohet sot ngadisa anëtarë të  bordit të drejtorëve ( Nënkryetar dhe drejtor bordi) tëAleancës Kosovare të Biznesit lidhur me vendimin që mos te jenë mëpjesë e AKB-së dhe arsyet që kanë ardhur deri te ky vendim. (Hotel Swiss Diamond, ora 13:00)


- Drejtori i misionit të USAID-it Xhejms Houp, do të përurojë njësinë e re prodhuese në Elnor. (Fabrika Elnor, magjistralja Prishtinë - Shkup, ora 14:00)

 

- Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, mban një konferencë për media, së bashku me ekspertët ndërkombëtarë, anëtarë të komisionit ad-hoc për vlerësimin e procesit të demarkacionit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi.(Kabineti i Presidentes, ora 17:30)

 

Ngjarjet e datës 29 Mars 2016

- Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë organizon tryezën e rrumbullakët në të cilen bën prezantimin e raportit vjetor mbi monitorimin e gjykimeve mbi krimet e luftës dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në Kosovë gjatë vitit 2015. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Mbahet konferenca informuese "Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit Kosovë - BE dhe zbatimi i saj. (Ndërtesa e re e Qeverisë, amfiteatri i madh, ora 9:30)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar do të lansojnë Analizën e Pulsit Publik me temë “Perceptimet e Shoqërisë Civile në Kosovë” në një tryezë të rrumbullakët. (Salla e konferencave e UNDP-së në Arbëri, Prishtinë, ora 10:00)

- Drejtoria e Policisë në Bashkësi dhe Preventivë përmes Sektorit për Parandalim të Krimit dhe Delikuencës së të Miturve, me përkrahje nga UNDP-ia do të organizojë një kamp shumë etnik me nxënësit e shkollave të mesme nga Komuna e Prishtinës, Gjilanit, Ferizajt, Shtërpcës, Graçanicës dhe Mamushës. (Hotel Sharri në Prevallë, ora 11:00)

- Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, mban Dëgjim publik për Projektligjet e pakos së enërgjisë, për Gazin Natyror,për Rregullatorin e Enërgjisë; Projektligji për Enërgjinë Elektrike. (Kuvendi i Kosovës, salla-SI, ora 11:00)

- Mbahet Mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport. (Kuvendi i Kosovës, salla N 302, ora 11:00)

- Mbahet Mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit, në të cilën do të diskutohet lidhur me mandatin e drejtorit të Agjencisë Kundër Korrupsionit. (Kuvendi i Kosovës, salla S-II, ora 11:00)

- Kryeministri Isa Mustafa viziton Ministrinë e Punëve të Brendshme. (Ministria e Punëve të Brendshme, ora 11:00)

- Mbahet Mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor. (Kuvendi i Kosovës,salla S-II, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet Dhe Financa.(Kuvendi i Kosovës,salla C 203, ora 13:00)

 

- Sindikata e Judikaturës e Gjykatës Themelore dhe punëtorët e kësaj gjykate kanë vendosur unanimisht për ndërprerjen e punës për dy orë në Pallatin e Drejtësisë, për shkak të kushteve të këqija te punës, përkatësisht  mungesë e oksigjenit, ku si  pasojë disa punëtorë kanë pasur probleme shëndetësore. (Pallatin e Drejtësisë, ora 13:00)

-  Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga dhe ambasadori i SHBA në Kosovë, Greg Delawie, nënshkruajnë marrëveshjen e ekstradimit midis Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. (Kabineti i Presidentes, C-101, ora 13:30)

-  Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon konferencën ‘Gratë me Ndikim’. ( Hotel Sirius, ora 15:00)

- ICK organizon minikonferencë "Mundësitë për startups në Kosovë". (Zyret e ICK-së, ora 17:00) 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)