30 Prill 2025

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 maj 2017

- Kandidati për kryeministër i koalicionit LDK, AKR dhe Alternativa, Avdullah Hoti zhvillon një vizitë në Minierën e Stan Tërgut në Mitrovicë. (Stan Tërg, ora 9:30)

- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës organizon tryezë diskutimi për "Zgjedhjet dhe përgjegjësia e medieve në këtë proces". (Salla e konferencave Orion, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 134 -të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 10:00)

- Akademia e  Kosovës për Siguri Publike organizon konferencën e parë shkencore me temë  “Sfidat e sigurisë në Kosovë”. (Objekti i Akademisë për Siguri Publike në Vushtrri, ora 10:00)

- I nominuari për kryeministër të Kosovës i koalicionit PDK - AAK dhe Nisma, Ramush Haradinaj, do të vizitojë Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. (Fakultetin e Mjekësisë, ora 10:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media ku Albin Kurti dhe Ismet Hamiti do të flasin për skandalin "Z-Mobile". (Zyrët e Lëvizjes Vetëvendosje, ora 11:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizon ceremoninë e nënshkrimit të Deklaratës për ”Rritjen e transparencës financiare gjatë fushatës zgjedhore”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje zhvillojnë vizitë në fabrikën e lëngjeve "MS Quality" në Lipjan. (Lipjan, ora 12:00)

- Kandidati për kryeministër i koalicionit LDK, AKR dhe Alternativa, Avdullah Hoti zhvillon një debat me të rinjtë e Mitrovicës. (Qendra e Kulturës "Rexhep Mitrovica", ora 12:00)

- I nominuari për kryeministër të Kosovës i koalicionit PDK - AAK dhe Nisma, Ramush Haradinaj pret në takim përfaqësuesit e sindikatave të punëtorëve dhe të bizneseve të Kosovës. (Selia qendrore e AAK-së, ora 12:30)

- Aleanca Kosova e Re viziton fabrikën e blloqeve “Vëllezërit Geci” në Skenderaj. (Skenderaj, ora 13:00)

- Komuna e Prishtinës mban konferencë për media lidhur me projektin publiko-privat te parkingut përballë katedrales në Prishtinë dhe bllokimi i këtij projekti nga ana e Qeverisë. (Objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës, salla nr 37 , ora 13:00)

 

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia qendrore e KQZ-së, ora 13:30)

- Kandidati për kryeministër i koalicionit LDK, AKR dhe Alternativa, Avdullah Hoti zhvillon mban takim mobilizues me strukturat e Degës së LDK-së në Vushtrri. (Restorant "Elita", përballë zyrave të LDK-së, ora 14:00)

- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut organizon debatin publik në të cilin  do të diskutohet për sistemin e drejtësisë në Kosovë, sfidat e këtij sistemi dhe rendësinë që të jemi faktor i ndryshimit në rritjen e llogaridhënies, transparencës dhe integritetit në sistemin e drejtësisë. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 14:00)

 

- Mbahet cereninia e  përurimi i Palestrës së Sportit në Kamenicë. (Kamenicë, ora 14:30)

 

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në ceremoninë e përurimit të Palestrës së Sportit në Kamenicë. (Palestra e Sportit, Kamenicë, ora 14:30)

- Kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje zhvillojnë vizitë në kompaninë "Vëllezërit e Bashkuar" në Zhur të Prizrenit. (Fshati Zhur, ora 15:30)

- Kandidati për kryeministër i koalicionit LDK, AKR dhe Alternativa, Avdullah Hoti zhvillon një bashkëbisedim me Bashkimin e Pavarur të Sindikatave te Kosovës. (Selia e BSPK-se, ora 15:30)

- Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan organizon takim me Forumin e Gruas të LDK'së. (Teatri i qytetit, ora 16:00)
 
- Aleanca Kosova e Re mban takim me qytetarë dhe struktura të partisë në Shtime. (Shtëpia e Kulturës në Shtime, ora 17:00)

- Kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje zhvillojnë vizitë në kompaninë  "Sopaj"  në Prizren. (Në hyrje të Prizrenit, ora 17:00)

- Kandidati për kryeministër i koalicionit LDK, AKR dhe Alternativa, Avdullah Hoti zhvillon një bashkëbisedim me të rinjtë e Prishtinës. (Sheshi 21, ora 17:00)

 

 - Hapet ekspozita dhe ankandit humanitare "Fëmijët për Fëmijët". (Bibloteka Kombëtare, ora 17:30)

- Aleanca Kosova e Re mban takim me qytetarë dhe struktura të partisë në Lipjan. (Restoran Rozafa në Lipjan, ora 18:00)

- Kandidati për kryeministër i koalicionit LDK, AKR dhe Alternativa, Avdullah Hoti viziton klubin futbollistik të femrave "Hajvalia". (Stadiumi i futbollit në Kishnicë, ora 18:30)

Ngjarjet e datës 28 maj 2017

- Kandidati për kryeministër të koalicionit LDK, AKR dhe Alternativa, Dr. Avdullah Hoti organizon konferencë për barazinë gjinore do te shpalosë programin për fuqizimin e grave në Kosovë. (Shtabi i ri i LDK-së, Rr “Mujë Ulqinaku” në lagjen Pejton të Prishtinës, ora 10:00)

- Kandidati për kryeministër të koalicionit LDK, AKR dhe Alternativa, Dr. Avdullah Hoti takohet me të rinjtë e Pejës. (Parku “Ibrahim Rugova” në Pejë, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për sistemin e drejtësisë në të cilën do të flet Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu. (Zyrët e Lëvizjes Vetëvendosje, ora 13:00)

- Aleanca Kosova e Re mban takim me qytetarë dhe struktura të partisë në Viti. (Restoran “Lindi” në Viti, ora 13:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban tubim me të rinj me votuesitit e herës së parë. (Sheshi 21, ora 14:00)

- Kandidati për kryeministër të koalicionit LDK, AKR dhe Alternativa, Dr. Avdullah Hoti mban takim me fermerë te Pejes. (Rugovë në Pejë, ora 14:00)

- Aleanca Kosova e Re mban takim me qytetarë dhe struktura të partisë në Gjilan. (Hotel Kristal në Gjilan, ora 16:00)

 - Kandidati për kryeministër të koalicionit LDK, AKR dhe Alternativa, Dr. Avdullah Hoti mban takim me banorë te fshatit Gjonaj te Prizren. (Salla e Kulturës, ora 18:00)
 

Ngjarjet e datës 27 maj 2017

- Lëvizja Vetëvendosje organizon lëvizje te shkurtër me autobusët e rinj të Prishtinës bashkë me pensionerat  dhe pastaj një takim me ta në Gërmi – Albin Kurti, Shpend Ahmeti. (Nisa nga Stacioni mes Postes dhe AAK, kahja ka qendra, ora 6:15)

- Albin Kurti, Albana Gashi, Xhevdet Qeriqi, Salih Salihu nga Lëvizja Vetëvendosje zhvillon vizitë te tregu i shumicës në Fushë Kosovë. (Tregu i shumicës në Fushë Kosovë, ora 9:30) 

- Kandidati për kryeministër të koalicionit LDK, AKR dhe Alternativa, Avdullah Hoti mban  takim me struktura të LDK-së dhe biznese në Ferizaj. (Restorant “Fitorja” në Ferizaj, ora 10:00)

- Për nderë të 5 vjetorit të Odës së Noterëve të Republikës së Kosovës organizohet konferenca me temë “5 Vite të Sistemit Noterial në Kosovë, sfidat, arritjet dhe objektivat e ONK-së”, e organizuar. (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyret e Lëvizjes Vetëvendosje, ora 11:00)

- I nominuari për kryeministë të Kosovës, Ramush Haradinaj, pret në takim Naltësinë e Tij Mbretërore Leka II, Princ i Shqiptarëve, të shoqëruar me bashkëpunëtorët e tij. (Selia qendrore të AAK-së, ora 11:00)

- Kandidati për kryeministër të koalicionit LDK, AKR dhe Alternativa, Avdullah Hoti mban  me të rinjtë e Vitisë. (Restorant "Lindi", në Viti, ora 11:00)

- Presidentit të Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli viziton fabrikën e blloqeve “Vëllezërit Geci”  në Skenderaj. (Skenderaj, ora 11:30)

- Lëvizja Vetëvendosje  zhvillon një vizitë në fabrikën “Bylmeti” në Fushë Kosovë. (Objekti i fabrikës, në Fushë Kosovë, ora 11:30)

- Presidentit të Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli viziton fabrikën “Hirano Mushrooms” në Mitrovicë. (Fshati Gushavc, ora 13:00)

- Albin Kurti, Shpend Ahmeti, Fatmire Kollçaku, Nazlie Bala nga Lëvizja Vetëvendosje mbajn tubimi me gra në Prishtinë. (Sheshi 21, ora 13:00)

- Kandidati për kryeministër të koalicionit LDK, AKR dhe Alternativa, Avdullah Hoti mban takim me të rinj te Prizrenit. (Restorant "Elegant" ish-Kabashi, në Prizren, ora 13:00)

- Presidenti i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli mban takim me qytetarë dhe struktura të partisë në Mitrovicë. (Qendrën e Kulturës në Mitrovicë, ora 14:00)
 
- Presidentit të Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli viziton fabrikën për prodhimin e mobileve “Loni Dekor” në Mitrovicë. (Mitrovicë, ora 15:00)

 - Presidenti i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli mban takim me strukturat e partisë dhe qytetarë në Vushtrri. (Restoranin “Real” në Vushtrri, ora 16:00)

- Kandidati për kryeministër të koalicionit LDK, AKR dhe Alternativa, Avdullah Hoti mban takim me struktura të rinisë në Gjakovë. (Pallati i Kulturës “Asim Vokshi”, ora 16:30)
 
- Presidenti i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli mban takim me qytetarë  në Rugovë e Hasit në Gjakovë. (Rugovë e Hasit, ora 19:00)

- Kandidati për kryeministër të koalicionit LDK, AKR dhe Alternativa, Avdullah Hoti mban takim me banorët e Rogovës në Gjakovë. (Gjimnazi “Asllan Berisha”, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 26 maj 2017

 - Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Organizuar nga OJQ FLOSSK mbahet tryeza eme temën“Roli i internetit në arsimin në Kosovë”. (Prishtina Hackerspace, ish-Urban FM, rr. Ganimete Tërbeshi, nr. 2 në përpjetën e rrugës së Dubrovnikut, ora 9:30)

- Mbahet ushtrimi fushorë i institucioneve dhe agjencive të Kosovës për menaxhimin e krizave, në rastet e incidenti me tren. (Kzerma e FSK-së në Bardh të Vogël, ora 9:45)

-  Ministri i Financave Avdullah Hoti dhe ambasadori i Zvicrës, Jean Hubert Lebet nënshkruajnë marrëveshjen për eliminimin e tatimit të dyfishtë lidhur me tatimet mbi të ardhurat, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Këshillit Federal i Zvicrës. (Ndërtesa e  Qeverisë, salla P32, ora 10:00)

- Handikos do të dhurojë 40 karroca të dimensioneve të ndryshme për bartjen e pacientëve në nevojë për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. (Amfiteatri i Klinikës së Kirurgjisë, në drejtorinë e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, ora 10:00)

- Fakulteti i Edukimit i Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” organizon konferencën me temë “Familja dhe edukimi". (Restorant “Vigu” në Mitrovicë, ora 10:00)

- Kandidati për Kryeministër Albin Kurti, së bashku me Kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, vizitojnë shkollën fillore "Qamil Batalli". (Ish shkolla Model, ora 10:00)

- Kandidati për kryeministër i koalicionit LDK - AKR - Alternativa, Avdullah Hoti takon strukturat e LDK në Obiliq. (Zyrat e Degës së LDK-së, ora 10:00 )

- Institucioni Parashkollor “Botanika” organizon program edukativo-argëtues për fëmijë dhe prindër, në kuadër të projektit “Botanistët e vegjël”, përkrahur nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë. (Kopshti I.P. “Botanika” Mati II, ora 10:30)

- Kandidati për kryeministër i koalicionit LDK - AKR - Alternativa, Avdullah Hoti viziton fshatin Dardhishtë në Obiliq dhe flet për sektorin e energjisë dhe mjedisit. (Fshtati Dardhishtë, ora 10:30 - ndryshon - ora 11:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tërheqjen e shortit për renditjen e Subjekteve Politike në Fletëvotim për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që do të mbahen më 11 qershor 2017. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrët qendrore të Vetëvendosjes, ora 11:00)

- Mbahet takimi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur. (Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, ora 11:00)

- Kandidati për kryeministër i koalicionit LDK - AKR - Alternativa, Avdullah Hoti viziton Fabriken e Barnave Trefarm. (Objekti i fabrikës në Fushë Kosovë, ora 11:30)

- Kandidati për Kryeministër Albin Kurti, Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, së bashku me Kryetarin Visar Ymeri do të takojnë një grup minatorësh në Mitrovicë. (Mitrovicë, ora 12:00)

- Kandidati për kryeministër i koalicionit LDK - AKR - Alternativa, Avdullah Hoti viziton një punëtori të drurit, në afërsi të kryqëzimit të rrugëve Hani i Dilit në Prishtinë. (Hani i Dilit, ora 13:00 - ndryshon, ora 14:00)

- Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli i shoqëruar nga kandidatët e partisë për deputetë në Kuvendin e Kosovës, do ta vizitojnë Fabrikën e tubave në qytetin e Ferizajt. (Ferizaj, ora 14:00)

- Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli i shoqëruar nga kandidatët e partisë për deputetë në Kuvendin e Kosovës, do ta vizitojnë në Kompaninë “Dardania Model” në qytetin e Ferizajt. (Ferizaj, ora 15:00)

- Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli i shoqëruar nga kandidatët e partisë për deputetë në Kuvendin e Kosovës takohen me simpatizantë të AKR-së në qytetin e Ferizajt. (Restaurant “Ujëvara” në Ferizaj, ora 16:00)

- Kandidati për kryeministër i koalicionit LDK - AKR - Alternativa, Avdullah Hoti viziton strukturat e LDK-së në Degën e I-rë, në Kodrën e Trimave. (Zyrat e LDK-së në Kodër të Trimave, ora 17:00)

- Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli i shoqëruar nga kandidatët e partisë për deputetë në Kuvendin e Kosovës takohen me të rinj e Prishtinës. (Hotel Swiss Diamond, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 25 maj 2017

- Ministria e Punëve të Brendshme, me mbështetjen e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë organizon seminarin dy ditor për ngritjen e bashkëpunimit ndër-institucional për siguri kibernetike. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të marrë pjesë në “Panairin e Prezantimit të Kompetencave Profesionale të Nxënësve”. (Qendra e Kompetencës në Skenderaj, ora 10:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, respektivisht Agjencia e Metrologjisë së Kosovës organizojn shënimin e Ditës Botërore të Metrologjisë. (Hotel Nartel, ora 10:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve - KOMF organizon konferencën për media për prezantimin e dokumentit të cilin do t’ju parashtrojë kandidatëve për kryeministër të Republikës së Kosovës me qëllimin të zotimit të tyre për përfshirjen e fëmijëve në qendër të axhendës qeverisëse në rast të zgjedhjes. (Qendra Informative dhe Kulturore të Bashkimit Europian, ora 10:00)

- Ministria e Drejtësisë fton përfaqësuesit e mediave në Kosovë të marrin pjesë në “Prezantimin e fillimit të punës së hartimit të Kodit Civil”, prezantim të cilin do ta bëj Ministrja e Drejtësisë, znj. Dhurata Hoxha. (Ndërtesa e Ministrisë se Drejtësisë, ora 10:00)

- Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me GIZ-in gjerman dhe OJQ 'Ekovizioni', lansojnë projektin 'Dardania Riciklon'. (Shkolla Fillore 'Dardania', ora 10:00)

- Agjencia e Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguri Bërthamore do të nënshkruaj Memorandumin e Bashkëpunimit në mes të Departamentit të Energjisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Agjencisë së Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguri Bërthamore. (Zyrat e Agjencisë, ish-zyrat e Organit Shqyrtues të Prokurimit, ora 10:30)

-  Bëhet prezantimi i prioriteteve të Lëvizjes Vetëvendosje ! për Republikën, me panelistë Albin Kurti, Visar Ymeri, Albulena Haxhiu dhe Shpend Ahmeti.  (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kandidati për kryeministër të koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Prof. dr. Avdullah Hoti viziton Shoqatën ’’Esnaf’’ në Prizren. (Zyrët e Shoqtës në Prizren, ora 11:00)

 

- Kandidatët për deputetë nga radhët e AKR-së do ta vizitojnë Gjakovën ku do t'i bëjnë disa vizita si dhe do të mbajnë takime me qytetarë. (Dega e partisë në Gjakovë, ora 11:00)
 
- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” organizon ceremoninë solemne te promovimit të 10 doktorantëve nga Fakulteti Filozofik, Fakulteti i Shkencave Matematiko – Natyrore dhe nga Fakulteti i Mjekësisë. (Salla e Senatit në Rektoratin e UP-së, ora 13:00)

- Përurohet libri “Gjenerali dhe ushtari pa pushkë”, të autorit Mehdi Mulaj roman ky qe i kushtohet Gjeneralit Agim Binak Qelaj dhe është i bazuar në ngjarje të vërtetë që lidhet me luftën e fundit në Kosovë, gjatë vitit 1998. (Instituti Albanologjik, ora 13:00) 

- Kandidati për kryeministër të koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Prof. dr. Avdullah Hoti viziton Stadiumin në Mitrovicë dhe Urën e Ibrit. (Mitrovicë, ora 14:00)

- Organizat e Veteranëve të luftës së UÇK dega në Kaçanik organizojnë shënimin e 18 vjetorit te rënies së dëshmorëve,  Shaqir Kuka, Sakip Hysa, Qemajl Guri Sadik Guri, Avdullah Baftiu, Nazmi Osmani dhe Kemajl Kolshi. (SHFMU “Jusuf Gërvalla” në fshatin Biqec, ora 15:00)

- Me rastin e diplomimit të gjeneratës 2014/15 të shkollës së mesme të larta të Komunës së Prishtinës, "Hoxhë Kadri Prishtina" Drejtoria Komunale e Arsimit ashtu organizon një ceremoni festive me të gjithë maturantët. (Amfiteatri i Gërmisë, ora 15:00)

- Mbahet mbledhja urgjente e Kuvendit Komunal të Prishtinës më rend dite - Propozimvendimi për rishikimin e buxhetit për vitin 2017. (Ndërtesa e Kuvendit komunal, ora 15:00)

- Prezantohen kandidatët për deputet për Kuvendin e Kosovës nga LDK, AKR dhe Alternativa me kandidatin për kryeministër Dr. Avdullah Hoti. (Restaurant “Orion“, ora 17:00)

- Alternativa - Dega në Prizren do të zhvillojë takim me Shoqatën e Zejtarëve dhe Afaristëve të Prizrenit. (Zyrët e shoqatës se Zejtarëve në Prizren, ora 18:00)

- Hapet ekspozita “Bukuri e fshehur në lëvizje” e skulptorit Albulen Neziri, ekpozita përmban rreth 30 punime skulpturë, të formateve dhe formave të ndryshme të ndara në nëntë cikle. (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00)

 - Alternativa - Dega në Prizren do të zhvillojë takim me Shoqatën e Biznesmenëve dhe Zejtarëve "ESNAF". (Zyrët e Shoqatës se Biznesmenëve ESNAF në Prizren, ora 19:00)

 

- Kandidatët për deputetë nga radhët e AKR-së do ta vizitojnë Kamenicën ku do t'i bëjnë disa vizita si dhe do të mbajnë takime me qytetarë. (Restorani ODA në Hodonoc të Kamenicës, ora 19:00)

- Me rastin e diplomimit të gjeneratës 2014/15 të shkollës së mesme të larta të Komunës së Prishtinës, "Xhevdet Doda" dhe "Gjimnazi Matematikor" Drejtoria Komunale e Arsimit ashtu organizon një ceremoni festive me të gjithë maturantët. (Amfiteatri i Gërmisë, ora 20:00)



Ngjarjet e datës 24 maj 2017

- Në kuadër të përgatitjeve të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, organizohet Programi Orientues për Policinë e Kosovës. (Swiss Diamond, ora 9:00)

- Instituti GAP dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizojnë konferencën ndërkombëtare me temë "Sfida e Integrimit Evropian të Kosovës: Bashkëpunimi Rajonal dhe Marrëdhëniet Fqinjësore." (Hotel Swiss Diamond, ora 9:00)

- Let’s Do It Kosova organizon aksionin e madh “Ta Pastrojmë Kosovën” ku pritet të marrin pjesë mbi 50 mijë vullnetarë, të cilët do të angazhohen për pastrimin e rreth 200 deponive ilegale të mbeturinave. (Qendra e secilit qytet të Kosovës, ora 10:00)

- Kandidati për kryeministër, nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti do të marrë pjesë në panari e ndërtimtarisë dhe energjisë ku do të mbajë edhe një fjalim. (Pallatin e Rinisë, ora 10:00)

- Let’s Do It Kosova organizon hapjen zyrtare te aksionit “Ta Pastrojmë Kosovën”. (Deponia ilegale e mbeturinave në Prishtinë e cila ndodhet afër varrezave në lagjen “Arbëria”, ora 10:00)

-  Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi dhe Drejtorit Operativë i KEK-ut, Nijazi Thaqi bëjn përurimin e projektit të radhës “Parku i Qytetit  në Komunën e Obiliqit”  në vlerë prej afro 80.000 euro. (Para Komunës së Obiliqit, ora 10:45)

 

- Drejtori Menaxhues të Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa dhe pronari i Dardafon Z-Mobile, Blerim Devolli mbajnë konferencë për media  ku do të nënshkruhet marrëveshja e mirëkuptimit pas vendimit të Arbitrazhit. (Ndërtesa kryesore e Telekomit të Kosovës/Valës, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës në bashkëpunim me Lëvizjen FOL dhe Qendrën për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar me seli në Hagë, organizojnë lansimin e projektit “Promovimi i integritetit në sistemin e drejtësisë”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kandidati për kryeministër të koalicionit LDK - AKR - Alternativa, Avdullah Hoti mban takim me rreth 100 fermerë të Rahovecit. (Shtëpia e Verës në Rahovec, ora 11:00)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit do të mbaj ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr.32. (Salla e Kuqe e Pallatit te Rinisë dhe Sporteve, ora 12:30)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim - ORCA bën prezantimin e të gjeturave nga monitorimi i konsultimeve në Fakultetin Filozofik, Juridik dhe Ekonomik. ORCA ka monitoruar profesorët e këtyre tre fakulteteve për mbajtjen e konsultimeve. (Kfene N'Hije, h kafeneja Kadare, te kafet e Juridikut, ora 13:00)

- Kandidati për kryeministër të koalicionit LDK - AKR - Alternativa, Avdullah Hoti takohet me kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri më ç;rast do të bejnë vizitë në Industrinë e Duhanit në Gjilan. (Selia e LDK-së në Gjilan, ora 14:00)

 

- Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, do ta bëjë prezantimin e kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Kosovës, nga radhët e AKR-së. (Hotel Swiss Diamond, ora 16:00)

 

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media në të cilën do të flas Dardan Sejdiu. (Zyrët qendrore të Vetëvendosjes, ora 16:30)

- Kandidati për kryeministër të koalicionit LDK - AKR - Alternativa, Avdullah Hoti takohet me kryetarët e degëve të LDK-së. (Restorant Orion Prishtinë, ora 17:00)

- Krijuesi Agron Mulliqi do të hap ekspozitën personale. (Ambientin e Muzeut të Kosovës, ora 19:00)

- Komuna e Gjilanit do të themeloj këshillin e lagjes “Deremahalla”. (Shkolla “Thimi Mitko”, ora 19:00)

 

- Me rastin e diplomimit të gjeneratës 2014/15 të shkollave të mesme të larta të Komunës së Prishtinës, Drejtoria Komunale e Arsimit ashtu si edhe vitin e kaluar do të organizon  një ceremoni festive me të gjithë maturantët. (Amfiteatri i Gërmisë, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 23 maj 2017

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë në partneritet dhe mbështetur nga projekti “Të ndalojmë dhunën ndaj fëmijëve” organizon tryezë publike për të sjellë qëndrimet e akterëve kyç të shoqërisë civile dhe akterëve relevant të institucioneve publike lidhur me rishikimin e legjislacionit që adreson dhunën ndaj fëmijëve. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Albin Kurtit mban ligjëratë për studentët e kolegjit ISPE dhe ata të Universitetit të Heidelbergut në kuadër të sesioneve të përbashkëta. (Lokalet e kolegjit ISPE, ora 10:00)

- Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina" do të bëj hapjen solemne e edicionit të 7-të të Panairit Virtual të  Karrierës të organizuar nga Qendra për Zhvillim të Karrierës e Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina". (Oborri i Rektoratit, ora 10:30)

- Me ftesë të përfaqësuesve të shoqërisë civile lokale, Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, Shefja e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou dhe Shefat e Misioneve të BE-së në Kosovë do të vizitojnë nesër qendrën historike të Prizrenit. (Sheshi i Shadërvanit, Prizren, ora 10:30)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në hapjen e fabrikës "Te Naseri". (Shirokë në Suharekë, ora 10:30)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyret e Lëvizjes Vetëvendosje, ora 13:00)

 

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Zyrët e KQZ-së, ora 16:00)

- Komuna e Gjilanit do të themeloj këshillin e lagjes .Qendra'. (Shkolla 'Musa Zajmi', ora 19:00)

Ngjarjet e datës 22 maj 2017

- Kolegji Heimerer  në bashkëpunim me organizatën Friedrich-Ebert-Stiftung organizon për herë të parë shkollën pranverore për zhvillim të qëndrueshëm njerëzor e cila këtë vit për temë ka Migrimin dhe Shëndetin Publik. (Kolegjin Heimerer, ora 9:00)

- Kandidati për kryeministër i koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Dr. Avdullah Hoti viziton Fabrikën ''Euro Metal'', në Babush - Ferizaj, ku do të bëhet prezantimi i pakos fiskale II. (Fabrika ''Euro Metal'', në Babush, ora 9:30)

- Me rastin e 22 Majit, Ditës Botërore të Biodivesitetit, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në organizim të përbashkët me institucionet tjera relevante, do të shënojë këtë ditë sipas kalendarit të festave mjedisore. (Ujëvara e Mirushës, komuna e Klinës, ora 10:00)

 

- Ministria e Drejtësisë organizon  lansimin e Programit për Kompensimin e Viktimave të Krimit”. (Hotel Emerald, ora 11:00)

- Alternativa - Dega në Prizren mbanë konferencë për shtyp me ç’rast do të prezantohet kandidati për deputet nga Prizreni. (Zyret e Alternativës, dega në Prizren, Rr. Mehmet Pasha nr. 40 pranë xhamisë së Bajraklisë, ora 11:00)

- Bëhët promovitmi i librit 'Edukata Qytetare' te autorëve Sabri Rexha dhe Nysret Pllana. (Bibloteka Kombëtare e Kosovës, ora 12:00)

 

- OVL-UÇK dega në Kaçanik, organizon shënimin e 18 vjetorin e rënies së dëshmorëve,  Danush Kurtaj, Avdylgafurr Luma, Mejdi Dalloshi dhe Tefik Raka. (Shtëpia e Kulturës “Xheladin Kurtaj” në Kaçanik, ora 16:30) 

Ngjarjet e datës 21 maj 2017

- Organizata e Vetereanëve të Luftës së UÇK-së dega në Kaçanik, organizon shënimin e 18 vjetorin e rënies së dëshmorëve,  Kemajl Thaqit dhe Ekrem Gudaqit. (Te lapidari në vendin e rënies në fshatin Runjevë, Kaçanik, ora 10:00)

- Organizata e Vetereanëve të Luftës së UÇK-së dega në Kaçanik, organizon shënimin e 18 vjetorin e rënies së dëshmorëve,  Kemajl Thaqit dhe Ekrem Gudaqit. (Fshati Stagovë, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje bën prezentimin e kandidatit për kryeministër Albin Kurti dhe kandidatëve për deputet. (Zyrët e Lëvizjes Vetëvendosje, ora 13:00) 

- Organizata e Vetereanëve të Luftës së UÇK-së dega në Kaçanik bën homazhe të varrezat e dëshmorëve Kemajl Thaqit dhe Ekrem Gudaqit. (Varrezat e Dëshmorëve, ora 13:30) 

Ngjarjet e datës 20 maj 2017

- Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, do të mbajë fjalim në ditën e dytë të konferencës rajonale të forumit të grave gjykatëse dhe prokurore. (Hoteli Emerald, ora 9:00)  

- Ambasada Gjermane do të organizojë turneun e saj të 10. të futbollit, me ç\'rast në stadionin „2 Korriku“ do të ndeshen ekipet e institucioneve të Republikës së Kosovës, organizatave ndërkombëtare, si dhe ambasadave. (Stadiumi \'2 Korriku\', ora 9:30)

- Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku, do të inauguronjë fillimin e punimeve të rrugës e cila lidhë fshatrat Mramor dhe Grashticë të komunës së Prishtinës. (Fshati Mramor, afër liqenit të Badovcit, ora 12:00)

- Alternativa do të bëjë prezantimin e kandidatëve për deputet të Kuvendit të Kosovës. (Zyrët qendrore të Alternativës, Kompleksi Qafa në Prishtinë, Rr. UÇK, kati 1, nr 67, ora 13:00)

- Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ligjëratë speciale për studentët e AAB-së më temën \"Diplomacia publike e Bashkimit Evropian”. (Objekti i Kolegjit AAB, ora 13:00)

- NISMA për Kosovën do të mbaj Konventë Parazgjedhore. (Palestra e Sporteve në Pallatin e Rinisë, ora 16:00)



 
 

Ngjarjet e datës 19 maj 2017

- Fillon punimet konferenca rajonale e grave gjyqtare dhe prokurore me temë: “Kontributi i grave për drejtësi dhe sfidat e përbashkëta”. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, hap Panairin e Punës 2017. (Salla e Sporteve 1 Tetori’, ora 9:00)

- Mbahet pjesa e dytë e mbledhjes së tretë e Kuvendit Komunal të Prishtinës. (Objekti i Komunës së Prishtinës, ora 10:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme mban konferencë për media në të cile do të lansojë raportin e vlerësimit të perceptimeve mbi radikalizimin në nivel të komunitetit në Kosovë, i cili u përgatit me mbështetjen teknike të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim. (Zyret e UNDP-së, ora 11:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian organizon punëtori me temë \"Dhënia fund e dhunës kundër grave në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqi: Zbatimi i normave, ndryshimi I mendjeve\". (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së, ora 11:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media me rastin e aderimit te Arber Vllahiut në ketë parti. (Selia Qendrore e AAK-së, ora 11:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Zyrën e BE-së në Kosovë, për vëzhgimin e zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës. (Zyrët e KQZ-së, ora 12:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë do të përurojë përfundimin e punimeve të ndërtimit të rrugës në Bishtazhin të komunës së Gjakovës. (Fshati Bishtazhin, ora 15:00)

 

- Lidhja Demokratike e Kosovës organizon mbledhje komemorative për nder të jetës dhe veprës së Agim Kikajt, i cili u nda nga jeta një natë më parë. (Tetari Kombëtar, ora 15:00)

- Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, do të vizitojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve me ç\'rast se bashku me kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka, do të flasin para gazetarëve. (Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ora 15:10)

 

- Mbahet ceremonia e varrimit të Agim Kikajt. (Fshati Lupç i Poshtëm në Podujevë, ora 17:00)

-  Ministria e Kulturës e Kosovës dhe Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë e Shqipërisë organizojnë punëtorinë dy ditore me të rinj. (Hotel - Sirius, ora 18:00)
 

Ngjarjet e datës 18 maj 2017

- Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Hipertensionit, në përfundim të Javës së Infermierisë, studentët e Fakultetit të Infermierisë, në bashkëpunim me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare "Fehmi Agani", do të ofrojnë shërbime për qytetarët, përmes disa aktiviteteve dhe këshillave mjekësore. (Parku Gërmia, ora 7:30)

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Muzeut, në Muzeun e Kosovës, gjatë tërë ditës do të zhvillohen aktivitete dhe prezantime me temën bosht: "Muzetë dhe historitë e kontestuara: Trego diçka tjetër në muze. (Muzeu i Kosovës, ora 9:30)

- Zëvendësministrat e Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha dhe Milan Radojeviq, do të marrin pjesë në Prezantimin e Marrëveshjes Globale për Migracionin dhe Refugjatët. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Zëvendës-shefja e misionit amerikan në Kosovë, Colleen Hyland e shoqëruar nga përfaqësuesit e OSBE-së do tu drejtohet të pranishmëve për të konfirmuar mbështetjen amerikane për komunitetet jo-shumicë në fushën e arsimit, luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe fuqizimin e gruas në veçanti në fushën e të drejtës në pronë. (Restoran “Meka” në Dragash, ora 10:00)

- Instituti GAP organizon tryezën e rrumbullakët ku do të prezantojë raportin hulumtues me temë “Përgatitja profesionale për tregun e punës: analizë e sektorit privat të shërbimeve”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ambasada Gjermane, së bashku me partnerë të ndryshëm në kuadër të organizimit „Gjuha gjermane në lëvizje“ do të vizitojë qytetin e Klinës me qëllim për të zgjuar interesimin për gjuhën dhe kulturën gjermane tek të rinjtë. (Para shkollës „Fehmi Agani“ në Klinë, ora 10:00)

 

- Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë konferencë për medie, ku do të prezantohen hapat e radhës drejt fitores në zgjedhjet nacionale të 11 Qershorit 2017. (Selia Qendrore e LDK-së, ora 10:00)

- Zyra e  Rinisë Evropiane në Kosovë dhe Ministria e Administratës Publike organizon për herë të dytë në Republikën e Kosovës Konventen “Evropianët e rinj” e cila do të miratoj rezuluten e të rinjve të Kosovës me kërkesat e tyre. (Salla e seancave të Qeverisë së Kosovës në ndërtesen e ish Rilindjes, ora 11:00)

- Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” bën lansimin e kampanjës vetëdijësuese #AsUne. (Zyrat e Institutit Demokratik të Kosovës, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, Zëvendës Shef për Bashkëpunim nga Zyra e BE-së, Libor Chlad, dhe Ambasadori i Austrisë, Gernot Pfandler inaugurojnë, kabinetin në Shkollen Ekonomike "Ali Hadri" në Pejë. (Shkolla e Arsimit Profesional “Ali Hadri” Pejë, ora 12:00)

- Shfaqet premiera e dokumentarit “Belleja - Vendi i Kreshtave të Bardha" - historiku i fshatit Belle të Deçanit, përgatitur nga autori Faton Mehmetaj. (Salla e Asamblesë Komunale në Deçan, ora 12:00)

- Për studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Energjisë dhe ata të Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë në  UBT, do të mbajë ligjëratë akademiku i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Ilirjan Malollari me temë “Metodat e trajtimit të mbetjeve nga industria ushqimore dhe shfrytëzimi i biomasës organike për prodhimin e energjisë''. (Objekti i UBT-së, ora 12:30)

 

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media në të cilën flet Visar Ymeri. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 13:00)

- Ambasada Gjermane, së bashku me partnerë të ndryshëm në kuadër të organizimit „Gjuha gjermane në lëvizje“ do të vizitojë qytetin e Istogut me qëllim për të zgjuar interesimin për gjuhën dhe kulturën gjermane tek të rinjtë.  (Para shkollës „Haxhi Zeka“në Istog, ora 14:00)

- Bëhët promovimi i librit librit: "Fiziologjia e sistemit kardiovaskular" të autorit Driton Vela, ligjërues në Fakultetin e Mjekësisë. (Bibloteka Kombëtare, ora 14:30)

 

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës lidhur me përgatitjet për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës. (Zyret e KQZ-së, ora 14:30)

- Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, Zëvendës Shef për Bashkëpunim nga Zyra e BE-së, Libor Chlad, dhe Ambasadori i Austrisë, Gernot Pfandler inaugurojnë, kabinetin në Shkollen e Arsimit Profesional “Tafil Kasumaj” në Deçan. (Objekti i shkollës, ora 14:30)

- Koalicion K10 organizon diskutimin e hapur mbi Edukimin Seksual Gjithëpërfshirës. (Kafe UNION, ora 17:00)

 

- Mbahet turneu i pare Pikados "Birra Peja Pikado 2017". (Bari sportiv American Sports Bar, ora 18:00)

- Komuna e Gjilanit do të themeloj këshillin në lagjen “Kodra e Dëshmorëve”. (Shkolla “Sadulla Brestovci”, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 17 maj 2017

- Hapet konferenca e trupave menaxhuese zgjedhore regjionale për teknologjinë në zgjedhje. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:30)

- Forumi i Gruas i Lidhjes Demokratike të Kosovës  organizon konferencën "Me gruan për zhvillim të qëndrueshëm". (Hotel Swis Diamond, ora 9:30)

- Ambasada Gjermane, së bashku me partnerë të ndryshëm në kuadër të organizimit „Gjuha gjermane në lëvizje“ do të vizitojë qytetin e Gjakovës me qëllim për të zgjuar interesimin për gjuhën dhe kulturën gjermane tek të rinjtë.  (Në qendër te Gjakovës, ora 10:00)

- Mbahet Forumi Ekonomik në mes të Kosovës dhe Londrës. (Salla e konferencave Orion, ora 10:30)

- Lëvizja FOL organizon tryezë diskutimi me temën “Performanca e Prokurorisë në Luftën Kundër Korrupsion”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

-  Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë do të organizojë  manifestimin kombëtar “Festa e Abetares 2017” ku do të marrin pjesë përfaqësues nga Shqipëria dhe nga Lugina e Preshevës. (Pallati i Rinisë në Sallën e Sporteve, ora 11:00)

 

- Në vazhdën e aktiviteteve të projektit për trajnimin e stafit medicinal dhe promovimin e kujdesit primar shendetësor në 6 pilot komunat e Kosovës mbahet ceremonia e shpërndarjes së certifikatave. (Qendra për Zhvillim të Mjekësisë Familjare, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e Inaugurimit të Linjës së Re dhe Hapsirave të Reja Prodhuese nga kompania VI-Print- e gjeni të bshk Ftesën dhe Agjendën!​ (VI-Print, Parku i Biznesit Mitrovicë, ora 11:00)

- Drejtori i misionit të USAID-it Xhejms Houp dhe Kryetari i Komunës Shpend Ahtmeti do të nënshkruajnë një MM për nismën e re të USAID-it e cila ka për qëllim të ngrisë shkallën e transparencës dhe llogaridhënjes në prokurimin publik në Kosovë. (Zyra e Kryetarit të Komunës Shpend Ahmeti, ora 11:30)

- Ambasada Gjermane, së bashku me partnerë të ndryshëm në kuadër të organizimit „Gjuha gjermane në lëvizje“ do të vizitojë qytetin e Rahovecit me qëllim për të zgjuar interesimin për gjuhën dhe kulturën gjermane tek të rinjtë. (Para parkut të qytetit të Rahovecit, ora 14:00)

 

- Levizja Vetevendosje mban konferenc per media ne te cilen do te flet kryetari Visar Ymeri. (Zyret e Vetevendosjes, ora 15:00 - shtyhet, ora 16:00 - Anulohet )

- Me rastin e e hapjes së foto-ekspozitës “Vizionari amerikan: Jeta dhe koha e John F. Kennedy”, e organizuar nga ambasada amerikane në bashkëpunim me bibliotekën Kombëtare të Kosovës, ambasadori Delawie do tu drejtohet të pranishmëve me një fjalë rasti. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 16:00)

 

- NISMA për Kosovën, dega në Gjakovë sot mban tubim, me rastin e shënimit të tre vjetorit të themelimit. Në këtë tubim merr pjesë edhe kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj. (Pallati i kulturës “Asim Vokshi “, në Gjakovë, ora 18:00)

-  Komuna e Gjilanit do të themeloj këshillin ei lagjes “Dardania II”. (Shkolla “Selami Hallaqi”, ora 19:00)


Ngjarjet e datës 16 maj 2017

- Misioni i OSBE-së në Kosovë organizon një tryezë të rrumbullakët dyditore për të diskutuar për barazinë gjinore dhe rëndësinë e angazhimit të burrave për promovimin e saj.  (Hotel Sharri në Prevallë, ora 9:00)

- Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj do ta presë në Kosovë për takim zyrtar homologun e tij, ministrin e Jashtëm të Estonisë, Sven Mikser. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P35, ora 9:10)

- Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës organizon konferencën shkencore “Java e Shkencës” 2017. (Ndërtesa e Qeverisë, ish-Rilindjes, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, merr pjesë në konferencën vjetore “Java e Shkencës 2017”, organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. (Ndërtesa e ish-Rilindjes, ora 10:00)

- Mbahet Forumi Ekonomik në mes të Kosovës dhe Hungarisë. (Lokalet e Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 133 -të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 10:00)

- Hapet ekspozita ku do të prezantohet mënyra e vlerësimit të pronave ku qytetarët mund të marrin pjesë në këtë ekspozitë, si dhe të bëjnë pyetje konkrete lidhur me pronat e veta.  (Kati i katërt i objektit të ri të Komunës, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, pret në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Estonisë, Sven Mikser. (Kabineti i Presidentit, ora 11:00 - vetëm pamje)

- Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa do të ligjëroj për studentët e UBT-së lidhur me situatën aktuale në tregun e telekomunikimeve, migrimin në kodin +383, disa prej projekteve të veçanta të ndërmarra nga Telekomi i Kosovës si dhe për planet në të ardhmen. (Objekti i UBT-së, ora 11:00)

- Kryeministri Isa Mustafa pret në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Estonisë, Sven Mikser. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:25 - vetëm pamje)

- Kolegji ISPE organizon ligjëratën me student me temën “Digjitalizimi dhe sistemet për skanim digjital të fytyrës”,  që janë pjesë e praktikave më modern te sigurisë në Evropë. (Hapësirat e kolegjit ISPE, ora 11:00)

- Menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” do të organizojë ceremoni për t’i shpërblyer me mirënjohje studentët e Fakultetit Juridik që kanë marr pjesë në garën më të madhe ndërkombëtare të drejtësisë "Willem C. Vis International Moot” që është mbajtur në Vjenë. (Rektorati i Universitetit të Prishtinës, ora 11:00)

- Ambasada Gjermane, së bashku me partnerë të ndryshëm në kuadër të organizimit „Gjuha gjermane në lëvizje“ do të vizitojë qytetin e Ferizajt me qëllim për të zgjuar interesimin për gjuhën dhe kulturën gjermane tek të rinjtë. (Para bibliotekës së qytetit të Ferizajt, ora 12:00)

- Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj dhe ministri i Jashtëm i Estonisë, Sven Mikser mbajnë konferencë e përbashkët për media. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P32, ora 12:35)

- Kryesia e LDK-së mban takimin e radhës. (Selia Qendrore e LDK-së te Qafa, ora 13:00)

- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, do të marrin pjesë në përurimin e investimeve për renovimin e objektit të Departamentit të Vreshtarisë dhe Verëtarisë, që funksionon në kuadër të MBPZHR-së. (Rahovec, ora 14:00 - anulohet)

- Ambasada Gjermane, së bashku me partnerë të ndryshëm në kuadër të organizimit „Gjuha gjermane në lëvizje“ do të vizitojë qytetin e Shterpcës me qëllim për të zgjuar interesimin për gjuhën dhe kulturën gjermane tek të rinjtë. (Në qendër të Shtërpcës, ora 14:00)

 

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrët qendrore të Vetëvendosjes, ora 14:00)

- Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës mbahet ushtrimi gjithpërfshires për raste emergjente i cili është një proces i përgatitjeve për bashkëpunim në rast të ndodhjes se ndonjë emergjencë në ose rrethinën e Aeroportit.  (Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, ora 15:00)

 

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Zyrët qendrore të KQZ-së, ora 15:00 - anulohet)

- Komuna e Gjilanit do të themeloj këshillin e lagjes “Dardania I”. (Shkolla “Selami Hallaqi”, ora 19:00)
 

Ngjarjet e datës 15 maj 2017

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Komisioni Qendror të Zgjedhjeve mban konferencë për media. (Zyrët e KQZ-së, ora 9:30)

- Institutit Riinvest organizon konferencën e IV-të ndërkombëtare me temë “Aktivizimi I Burimeve të Rritjes Ekonomike” ku do të prezantohet raporti i fundit i Institutit Riinvest “Ambienti Biznesor në Kosovë 2016”, si dhe “Buletini Makroekonomik 1/2017”,. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Ministria e Drejtësisë mban konferencën për rritje të cilësisë dhe efekteve të donacioneve të jashtme në të cilën do të bëhet edhe prezantimi i të gjeturave dhe rekomandimeve nga vlerësimi i projekteve dhe programeve të donatorëve të jashtëm në sektorin e drejtësisë. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Mbahet Mbledhja e tretë e Kuvendit Komunal të Prishtinës, (Objekti i Kuvendit Komunal, ora 10:00)

- Mbahet seanca e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 10:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në Konferencën e pestë ndërkombëtare “Aktivizimi i resurseve të zhvillimit ekonomik”. (Hotel Swis Diamnod, ora 10:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të merr pjesë në ceremoninë e shënimit të 50 vjetorit të themelimit të Institutit të Historisë. (Biblioteka Kombëtare, ora 10:00)

- Drejtues të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Prokurorisë, Policisë, Këshillit Gjyqësor dhe PZAP mbajnë konferencë të përbashkët për media lidhur me përgatitjet e zgjedhjeve në Kosovë. (Zyrët e KQZ-së, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 11:00)

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, organizon ngjarjen vjetore të publikimit të Raportit të Funksionimit të Komunave për vitin 2016. (Hotel International Prishtina, ora 11:00)

- Drejtori i misionit të USAID-it Xhejms Houp do të vizitojë Gjilanin me ç'rast  se bashku me Kryetarin e Komunës Lutfi Haziri do të nënshkruajnë një MM për nismën e re të USAID-it e cila ka për qëllim të ngrisë shkallën e transparencës dhe llogaridhënjes në prokurimin publik në Kosovë. (Zyra e Kryetarit të Komunës Lutfi Haziri, ora 11:30)

- Bibloteka Kombëtare e Kosovës dhe Ambasada Amerikane organizojnë mbrëmjen poetike me shkrimtarin, poetin dhe kritikun amerikan Gregory Pardlo. (Bibloteka Kombëtare, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 14 maj 2017

- Mbahet konferenca për përmbyllje të aktiviteteve te javës së katërt për siguri Globale Rrugore të Kombeve të Bashkuara. (Sheshin “Zahir Pajaziti”, ora 10:00)

- OVL e UÇK-së dega në Kaçanik organizon shënimin e 18 vjetorin e rënies së dëshmorëve,  Qamil Ilazi - Komandant Bardhi, Selim Shehu, Esat Axhami, Burhan Zeneli, Sakip Mulaku, Rizvan Bela dhe Ejup Dushkaja. (Te lapidari në vendin e rënies në fshatin Xhurxhedell, ora 10:00 - në fshatin Llanishtë,  ora 11:30 - te livadhe e Veselëve, ora 12:30
 

Ngjarjet e datës 13 maj 2017

- Oda Ekonomike e Kosovës do të prezantojë rezultatet e studimit “Klima e biznesit në Kosovë”. (Lokalet e Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:30)

- Ministri i Financave Avdullah Hoti do të merr pjesë në takimin e organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, ku udhëheqësit e OEK-ut do të prezantojnë rezultatet e studimit “Klima e biznesit në Kosovë”. (Lokalet e Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:30)

 

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë shtypi në të cilën Halil Matoshi i bashkohet AAK-së. (Selia Qendrore e AAK-së, ora 12:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Istog, organizon manifestim solemn për nder të përvjetorit të 27 te themelimit të saj ku do të jetë prezent edhe kryetari i LDK-së, njëherësh kryeministri i Republikës së Kosovës, Akademik Isa Mustafa. (Hotel “Trofta”, në Istog, ora 13:30)

- Këshilli Organizues i Gjysmë Maratonës së Prishtinë 2017 mban konferencë për media në të cilën do të jepen informatat kryesore rreth organizimit të gjysmë maratonës së këtij viti. (Hotel Sirius, ora 14:30)

- I shoqëruar nga mysafiri i ftuar nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë dhe kampioni botëror në maraton, Michael Wardian, Ambasadori Delawie do të mbajë fjalim për barazinë gjinore përmes sportit në Shtetet e Bashkuara dhe në Kosovë. (Hoteli Sirius, ora 15:00)

- NISMA për Kosovën do të mbaj konferencë për medie. (Selia qendrore e NISMA për Kosovën, ora 15:00)

- Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri organizohet turneu memorial ndërkombëtar në boks “Agim Rashiti”. (Palestra sportive “Bashkim  Selishta-Petriti”, ora 17:00)

- Në kuadër të javës së katërt për siguri Globale Rrugore të Kombeve të Bashkuarado të organizohet zhvillimi i ankestave në rajone të ndryshme me ngasës të mjeteve motorike, me qëllim të vlerësimit të njohurive të tyre për elementet përbërëse të mjeteve motorike

Ngjarjet e datës 12 maj 2017

- Një delegacion nga Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-ve takohet me Ministrin e Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj. (Ndërtesa e Qeverisë P31, ora 9:30 - vetëm pamje)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në bashkëpunim me projektin Rritja e konkurrueshmirsë dhe promovimi i eksportit i financuar nga BE, organizon sesion informues për gratë sipërmarrëse. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani do të takohet me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.  (Zyra e Kryetarit Haziri, ora 10:00)

- Studentët e Fakultetit të Infermierisë të Kolegjit AAB, do të ofrojnë shërbime infermierore falas për qytetarët e Prishtinës. (Sheshi 'Nëna Terezë' ora 10:00)

- Me iniciativë të kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, të premten, Kuvendit Komunal i Gjilanit do ta shpall “Qytetar Nderi” presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani. (Salla e Kuvendit komunal, ora 10:30)

- Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale do të bëjë lansimin e Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës, dhe shërbimet e reja të punësimit. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani shpërndan dekorata për personalitetet e Gjilanit dhe Anamoravës, të cilët kanë dhënë kontribut të madh për lirinë e shqiptarëve.​ (Teatri i qytetit të Gjilanit, ora 11:00)

- Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë Fakulteti i Infermierisë në UBT në bashkëpunim me Qendrën kryesore të Mjekësisë familjare “Fehmi Agani”, në Prishtinë, do të organizojnë një konferencë të përbashkët.(Kampusin Inovativ i UBT-së, në Lipjan, ora 11:00)

- Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike "Tempulli" dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit "AMRKS" në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe përkrahjen nga Këshilli për siguri në trafikun rrugor, Policia e Kosovës, Komuna e Prishtinës, Forumi i Kosovës për Siguri në Rrugë, për herë të pestë organizon garat tradicionale të nxënësve me biçikleta lidhur me njohuritë për trafikun. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)

 

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilën flasin anëtari i kryesisë Sami Kurteshi dhe deputeti Driton Çaushi. (Zyret e Vetëvendosjes, ora 12:00) 

- Bëhën homazhe në nderim të figurës së Heroit të Kosovës Agron Rrahmani, në 19 vjetorin e rënies së tij. (Fshati Ballofc i Podujevës, ora 12:00)

 - Kryeministri Isa Mustafa pret në takim një delegacion nga Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-ve, të kryesuar nga Kongresmeni Bob Goodlatte nga Virginia, Kryesues i Dhomës së Përfaqësuesve për Gjyqësorin. (Ndërtesa e Qeverisë P31, ora 14:00 - vetëm pamje)

- Hapet ekspozita e studentëve të RIT Kosova “Expo17” e cila prezenton punën e më shumë se 40 studentëve të këtij viti akademik, Vjeshtë 2016-Pranverë 2017. (Kampusi i RIT Kosova, ora 16:00)

- Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli mban ligjëratë me studentët e Kolegjit "Globus". (Kolegji 'Globus', ora 17:00)

Ngjarjet e datës 11 maj 2017

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas shpërndarjes së legjislaturës së pestë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, do të mbaj takim konsultativ me subjektet politike për caktimin e datës së zgjedhjeve  të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës. (Kabineti i Presidentit, ora 8:45)

- Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane i Fakultetit të Filologjisë, në bashkëpunim me Qendrën për Hulumtim 'Gjermanishtja në Evropën e Mesme, Lindore dhe Juglindore' nga Universiteti i Regensburgut në Gjermani, do të organizojë konferencën ndërkombëtare me titull 'Marrëdhëniet gjuhësore dhe kulturore gjermano-shqiptare në të kaluarën dhe të tashmen'. (Fakulteti i Filologjisë, ora 9:30)

- Medica Gjakova dhe Medica Mondiale organizojn konferencën ndërkombëtare “Fuqizo Gratë, Tani" mbi situatën e të mbijetuarave të dhunës seksuale në Kosovë. (Hotel Pashtrik në Gjakovë, ora 9:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me ftesë të tij pret në vizitë shtetërore, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, ora 10:00 - mediat duhet të jenë në ndërtesën e Kuvendit, ora 9:30)

- Në kuadër të javës së katërt për siguri Globale Rrugore të Kombeve të Bashkuara do të bëhet shpërndarja e fletëpalosjeve nga OJQ “Elita”. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, ora 10:00)

- Komuna e Prishtinës do të vendos ambulancen e transfuzionit të gjakut dhe do të dhurohet gjak, për nderë të ditës ndërkombëtare të Infermierisë. (Oborri i Komunës së Prishtinës, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Istogut Haki Rugova do të pres në vizitë shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë Jan Braathu. (Zyra e kryetari Rugova, ora 10:00)

- Në kuadër të javës së katërt për siguri Globale Rrugore të Kombeve të Bashkuara do të mbajn ligjeratë për sigurinë në rrugë. (Qendra e Shendetit Mendor në Prishtinë, ora 10:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë organizojn Programin për zhvillimin e ndërmarrjeve në Prishtinë. (Hotel Nartel, ora 10:00)

- Mbahet takimi i përbashkët i delegacionit të Presidencës së Shqipërisë dhe Presidencës së Kosovës. (Kabineti i Presidentit, ora 10:30)

- Lëvizja FOL, si pjesë e programit “Kërko Drejtësi”, organizon prezantimin e platformës e-Gjykata.  (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës do t’i nderojë 15 infermierët veteranë të Qendrave të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, të moshës 70 vjeçare. (Komuna e Prishtinës, ora 11:00)

- Kryetari Haradinaj pret rreth 60 përfaqësues të intelektualëve dhe profesorëve të Kosovë të cilët kanë nënshkruar peticionin në mbështetje të Haradinajt gjatë kohës sa po mbahej në Francë. (Selia Qendrore të AAK-së, ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani mbajnë konferencë për media. (Kabineti i Presidentit, ora 11:10)

- Kryeministri Isa Mustafa pret në takim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00 - vetëm pamje)

- Shoqata e Importueseve të Autorizuar të Automjeteve të Reja në bashkëpunim me kompaninë e specializuar për organizim te evenimenteve “MODUS”, organizojnë panairin e Automjeteve të reja “Prishtina International Autoshow”. (Sallen e Panaireve në Shkabaj - magjistrala Prishtinë - Mitrovicë, ora 12:00)

- Drejtori i misionit të USAID-it, James Hope, dhe Zëvendës Kryeministri i parë Hajredin Kuçi do të marrin pjesë në evenimentin nismëtar së fazes së dytë të fushatës së informimit publik të Programit të të Drejtave Pronësore për të drejtat e barabarta pronësore të grave në Kosovë. (Modelariumi i Fakultetit të Arkitekturës, ora 14:00)

- Ministria e Drejtësisë organizon takimin e radhës të Bordit të përbashkët Bashkërendues për Sundimin e Ligjit. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 14:00)

- Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli mban ligjëratë me studentët e Kolegjit "Iliria". (Kolegjit "Iliria", ora 14:00)

- Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, do ta vizitojë Komunën e Prishtinës, ku do të pritet nga Kryetari Shpend Ahmeti. (Komuna e Prishtinës, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 10 maj 2017

- Shoqata e Biokimistëve Klinik të Kosovës oganizon konferencën e 4-të. (Hotel International Prishtina, ora 9:00)

- Në kuadër të Javes se Katërt për Siguri Globale Rrugore e Kombeve të Bashkuara do të bëhet shpërndarja për ngyrosje “ Si të lëvizim të lirë në rrugë“. (Spitali i Pediatrisë në Prishtinë, ora 10:00)

- Mbahet seanca e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilen do të behët shqyrtimi i mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë së Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Me rastin e shënimit të 12 majit, Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, Kolegji Heimerer në bashkëpunim me Institucioni i Evropës Juglindore për Avancimin e Shkencave Shëndetësore dhe Infermierore organizon debat me temën “Infermieria zëri që udhëheq - Të drejtat e profesionistit shëndetësor, sfidat e avancimit në sistemin shëndetësor dhe në shoqëri”. (Kolegji Heimerer, ora 10:00)

- Shtepia Alpike Ranch në Pejë oganizon hapjen solemne të Parkut të parë të Avanturave në Rajon. (Parku i Avanturave në Pejë, ora 10:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë organizojn Programin për zhvillimin e ndërmarrjeve në Gjilan. (Hotel 'Kristal', ora 10:00)

- Oda Ekonomike e Kosovës organizon tryezen me temë 'Procesi i Berlinit - Sfidat dhe Mundësitë'. (Hotel Nartel ora 10:00)

- Organizat JCI Mitrovica organizon hapjen e projektit “Siguria në Shkolla”, i cili do të mbahet nga muaji Maj – Dhjetor 2017. (Salla e Mediave në Komunën e Mitrovicës, ora 11:00)

- BE-ja dhe UNICEF, së bashku me Ministrinë e Drejtësisë inaugurojnë Qendrën Korrektuese Arsimore të Hapur për të Miturit. (Qendra Korrektuese Arsimore të Hapur për të Mitur – Lipjan, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Marrëveshjen Ndërkombëtare në mes të Ministrisë së Arsimit, dhe Stitching SPARK-ut të Holandës mbi mbështetjen e Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit Mitrovica. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Drejtori i misionit të USAID-it James Hope dhe Kryetari i Komunës sč Vushtrrisč Bajram Mulaku do të nënshkruajnë një Memorandum Mirëkuptimi për nismën e re të USAID-it TEAM, e cila ka për qëllim të ngrisë shkallën e transparencës dhe llogaridhënjes në prokurimin publik në Kosovë. (Zyra e Kryetarit të Komunës Bajram Mulaku në Vushtrri, ora 11:30)

- Me rastin e tre vjetorit të Ditës së Shkollës fillore dhe e mesme të ulët 'Qamil Batalli' në Prishtinë organizohet ceremonia e hapjës së pllakatës në hyrje të shkollës për të zyrtarizua emrin e shkollës. (Salla e sporteve në shkollën Model në Prishtinë, ora 12:00)

- Minsitria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të shënojnë Ditën e Vetëpunësimit. (Sheshi Nëna Terezë, ora 12:00)

Shkolla fillore e mesme dhe e ulët Model hap dyert pë ata që dëshirojnë shohin punën e nxënesëve të kësaj shkolle gjatë vitit shkollor. (Shkolla Model, ora 13:00)

- Mbahet akademi përkujtimore me rastin e dy vjetorit  të rënjes së dëshmorëve  të kombit të rënë në Kumanove. (Salla e kuqe e pallatit  të rinisë, ora 16:00)



Ngjarjet e datës 9 maj 2017

- Ministria e Integrimit Evropian se bashku me Hendikep Kosova shënojn ditën e Evropës nen moton "A duhet te jemi të barabartë" me aktivitet sportive. (Salla e sporteve në Ferizaj, ora 9:00)

- Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) dhe Komisioni Mjekësor pranë KOK-ut do të organizojnë Programin e Konferencës së Parë Mjekësore të KOK-ut me temën: “Lëndimet sportive - perspektiva ortopedike dhe traumatologjike”. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së në partneritet me Muzeun Kombëtar të Kosovës organizon një aktivitet mobil për të rinjtë me rastin e Ditës së Evropës. (Sheshi i Shatërvanit në Prizren, ora 9:30)

- Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” nis punimet e konferencës shkencore “Migrimet dhe diaspora në Ballkanin Perëndimor”. (Fakulteti Filozofik, ora 10:00)

- UNICEF-i dhe Komiteti Olimpik per fëmijë me aftësi të kufizuara nënshkruajnë marrëveshje për involvimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara intelektuale në aktivitete sportive. (Zyret e UNICEF-it në Kosovë, ora 11:00)

- Ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj dhe Shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova marrin pjesë në prezantimin e librave mbi BE-në, të përgatitur nga nxënësit e Gjakovës. (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së, ora 11:30 - mundësi fotografimi)

- Ministria e Integrimit Evropian se bashku me Qendren Rinore në Skenderaj dhe organizaten New Ideals for Life prezantojnë muralin, ndërtimin e Kullës Aifel dhe hapin ekspozitën me fotografi të qytetit për Ditën e Evropës. (Bulevardi 'Adem Jashari' në Skenderaj, ora 11:55)

- Ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj dhe Shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova marrin pjesë në manifestimin kryesore të Ditës së Evropës. (Sheshi 'Zahir Pajaziti', ora 12:00)

- Nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në Tiranë mbahet Akademi Përkujtimore i  Heroit të Kombit, Ilir Konushevci. (Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë, ora 12:00)

- Me rastin e nëntëmbëdhjetë vjetorit të rënies së Dëshmorëve të Kombit, Ilir Konushevci dhe Hazir Mala, nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në Tiranë bëhen homazhe te varri i  Heroit të Kombit, Ilir Konushevci. (Varrezat e Sharrës në Tiranë, ora 14:00)

- Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së në partneritet me Muzeun Kombëtar të Kosovës organizon një aktivitet mobil për të rinjtë me rastin e Ditës së Evropës. (Afër ndërtesës së Komunës së Graqanicës, ora 14:30)

- Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së në partneritet me Muzeun Kombëtar të Kosovës organizon një aktivitet mobil për të rinjtë me rastin e Ditës së Evropës. (Sheshi Zahir Pajaziti në Prishtinë, ora 17:00)

- Prezantimi i çmimit “Evropiani i Vitit” më ç'rast merr pjesë Majlinda Kelmendi, fituesja e parë e çmimit “Evropiani i Vitit”. (Muzeu i Kosovës, ora 19:30)

Ngjarjet e datës 8 maj 2017

- Me rastin e Javës së Evropës, Komisioni për Integrime Evropiane, në bashkëpunim me GIZ-in, organizon tryezën e rrumbullakët “Lidhja e Rinisë me Integrimet Evropiane”. (Holli i Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 9:30)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren - Fakulteti Juridik në bashkëpunim me Akademinë Diplomatike të Kosovës organizon konferencë me temë “Sa i sigurt është Bashkimi Evropian në rrugëtimin e tij”. (Amfiteatri i Fakultetit Ekonomik, ora 10:00)

- BIRN dhe Internews Kosova të hënën më 08 maj 2017 do të organizojnë konferencën e 10-të jubilare në të cilën do të publikohet Raporti Vjetor i Monitorimit të Gjykatave për vitin 2016. (Pallatin e Drejtësisë, objektin A, ora 11:00)

 

- Kryetari i Levizjes Vetevendosje Visar Ymeri dhe shefi i grupit parlamentar Glauk Konjufca mbajn konference per media. (Zyret e Vetevendosjes, ora 12:00)

- Për nder të Ditës së Evropës, në UBT do të ligjërojë zëvendësministrja e Ministrisë për Integrime Evropiane, Anila Statovci lidhur me procesin e integrimit evropian, ku fokusi do të jetë tek proceset e zhvilluara për integrimin e Kosovës në BE. (Objekti i UBT-së, në lagjen “Kalabria”, ora 12:45)

- Mbahet ceremonia e hapjes se ekspozitës “Gjuha  e motiveve të Anadollit” në të cilen do të  paraqitën reproduksionet e tepihëve dhe qilimave të cilat sot rruhen nëpër muze të ndryshëm në Turqi dhe botë. (Albi Mall në Prishtinë, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 6 maj 2017

- American School of Kosova organizon Kosovo Brain Bowl për nxënësit e shkollave publike në Kosovë. (Amfiteatri i ASK-së, ora 9:30)

- Organizohet java e fundit e garave ekipore të Superligës dhe Ligës së parë të Kosovës në Pingpong. (Pallati i Rinisë, në sallën e pingpongut, ora 10:00)

- Kryesia e LDK-së do të bëjë homazhe dhe do të vendosë kurora lulesh pranë varrit të prof. Fehmi Agani. (Varrezat e qytetit në Prishtinë, ora 10:00

- Dokumentari “Buka E UÇK-së” - Historia e Grupit të Logjistikës “Mërgimi” shfaqet në Kinemanë “Jusuf Gërvalla”, në Pejë. (Kinema e Pejës, ora 17:00)

- Aleanca Kosova e Re mban mbledhjen e dytë të Kuvendit të partisë. (Hotel Swiss Diamond, ora 18:00)

- Hapet ekspozita 'Mini R' e artistit Veli Blakçori. (Galeria Qahili në Veternik, afër Albi Mall, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 5 maj 2017

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të mbajë takimin e radhës konsultativ për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin. (Hoteli 'Swiss Diamond', ora 10:00)

- Përfaqësues të grupeve parlamentare nga Lëvizja Vetëvendosje!, AAK dhe Nisma për Kosovën mbajnë konferencë për media. (Ambientet e Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë mban takim informus për Programin për zhvillimin e ndërmarrjeve në Mitrovicë. (Hotel 'Palace' në Mitrovicë, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Kombit Shqiptar behën homazhet në qendër të qytetit Pejë. (Pejë, ora 11:00)

- Mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor Raporti financiar i ministrisë së bujqësisë për vitin 2016, i ftuar ministri Memli Krasniqi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Këshilli Organizues i Gjysmë Maratonës së Prishtinë 2017 mban konferencë për media në të  cilën do të jepen informatat kryesore rreth organizimit të gjysmë maratonës së këtij viti. (Hotel Sirius, ora 11:30)

- Bëhët prezantimi i librit 'Marrëdhëniet me Publikun' të autorit Alban Tartari. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi i shoqëruar edhe nga anëtarët e Komisionit për implementim të Ligjit për faljen e borxheve publike, do të vizitojë Kompaninë e Ujësjellsit Rajonal  “Hidroregjioni Jugor” në Prizren. (Ndërtesa e Drejtorisë së KUR Hidroregjioni Jugor në Prizren, ora 12:00)

- Në gjashtë mujorin e vdekjes në burg të aktivistit Astrit Dehari, aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje! zhvillojnë aktivitet. (Takimi me gazetarë bëhet tek New Born, ora 12:00)
 
- Mbahet akademi solemne me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Kombit Shqiptar. (Kino teatri Jusuf Gërvalla, ora 12:00)

- Me rastin e 19-vjetorit të rënies së Heroit të Kombit, Ilir Konushevci – “Mërgimi”, shfaqet premiera e dokumentarit 'Buka e UÇK-së” - Historia e Grupit të Logjistikës “Mërgimi” përgatitur nga regjisori Virgjil Kule. (Kinema ABC, ora 13:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme do të mbajë ligjëratë me studentët e Universitetit të Prishtinës në kuadër të fushatës të vetëdijesimit për parandalimin e migrimit të parregullt. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 13:15)

- Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, do të qëndrojë në Lipjan, ku do t`i vizitojë vizitojë Fabrikën e lëngjeve, pastaj Qumështoren, si dhe më vonë edhe bizneset e vogla të cilat veprojnë në Komunën e Lipjanit. (Fabrikën e lëngjeve, ora 13:30)

 

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 14:00)

- Coca-Cola HBC Kosova hap Zonën Aktive më të madhe në Parkun e Gërmisë. (Parku i Gërmisë, ora 14:00)

- Shoqatat e Luftës së UÇK-së organizojnë akademi përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të rënies së Dëshmorit të Kombit Luan Haradinaj. (Muzeu Kombëtar në Tiranë, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 4 maj 2017

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Mbahet ceremonia solemne e promovimit të 13 doktorantëve të Universitetit te Prishtinës. (Salla e Senatit në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ora 9:30)

- Vazhdimi i Seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Ministria e Drejtësisë organizon takim rreth temës 'Paraqitja dhe shpjegimi i projektligjit për përgjegjësinë disiplinore për gjykatës dhe prokurorë' në të cilen do të sqarohen roli i Ministrisë së Drejtësisë, Avokatit të Popullit, si dhe procesi prej pranimit të ankesave e deri te mjetet juridike para Gjykatës Supreme. (Ndërtesa e ministrisë, ora 10:00)

- Instituti GAP organizon tryezën e rrumbullakët ku do të prezantoj analizën “Diskriminimi në tregun e punës: ndikimi i konkurseve në pabarazinë gjinore”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Në kuadër të projektit të Binjakëzimit të BE-së “Forcimi i Institucioneve të Kosovës në Administrimin Efektiv të Migracionit”, në bashkëpunim me Minsitrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Integrimit Evropian mbahet takim informues me studentët e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren në kuadër të fushatës për parandalimin e migrimit të parregullt. (Fakulteti Ekonomik në UPZ, ora 10:00)

- Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës prezanton Strategjinë për integrimin e komuniteteve. (Salla e konferencave në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, ora 10:00)

 

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë mban Programin për zhvillimin e ndërmarrjeve. (Hotel Theranda në Prizren, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Margot Wallstrom. (Kabineti i Presidentit, ora 10:15)

- Ministri i Financave Avdullah Hoti i shoqëruar edhe nga anëtarët e Komisionit për implementim të Ligjit për faljen e borxheve publike, do të vizitojë Drejtorinë e Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, ku do të takohet me Stafin menaxhues të kësaj Kompanie. (Ndërtesa e KUR Prishtina, ora 10:30)

- Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Sakip Imeri do të mbaj ligjëratë para studentëve  të Fakultetit Ekonomik-Universiteti i Prishtinës rreth Sistemit Tatimor të Kosovës. (Biblioteka Kombëtare, ora 11:00)

 

- Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në Akademinë solemne me rastin e 70-vjetorit të Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës. (Hoteli Swiss Diamond, ora 11:00)

- Ministri i Financave Avdullah Hoti i shoqëruar edhe nga anëtarët e Komisionit për implementim të Ligjit për faljen e borxheve publike, do të vizitojë Drejtorinë e Korporatës Energjetike të Kosovës ku do të takohet me Stafin menaxhues të KEK-ut. (Ndërtesa e Drejtorisë së KEK-ut në Obiliq, ora 11:30)

- Ministri i Punëve i Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, do të takohet me Ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Margot Wallström ku edhe do të mbaj konferencë e përbashkët për medie. (Ndërtesa e Qeverisë, salla e konferencave P32, ora 13:45)

- Ish komandant i KFOR-it në Kosovë Gjenerali Volker Halbauer do të bashkebisedoje me me studentë të Kolegjit ISPE dhe media për situaten aktuale të sigurisë në rajon, në raport me NATO-n dhe sfidat e sigurise globale pas zhvillimeve të fundit në kontinentin aziatik me theks të vecante në lindjen e mesme. (Kolegji ISPE, ora 14:00)

- Kryeministri Isa Mustafa pret në takim Ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Margot Wallström. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00 - vetëm pamje)

- Gjykata Themelore në Ferizaj vazhdon shqyrtimin gjyqësor me shpalljen e aktgjykimit ndaj të pandehurit R.M, i akuzuar për shkak të veprës penale vrasja nga neni 178 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. (Salla nr.II, në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ora 14:45)

- Hidhet Shorti për turneun memorial në  pingpong për të rinjë "Bedri Ajeti". (Kolegji Universi, ora 16:30)
 
- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në Kongresin e Kardiokirurgjisë Pediatrike. (Hotel International, ora 19:30)

Ngjarjet e datës 3 maj 2017

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Studentëve të Universitetit të Prishtinës. (Hotel Amazona, ora 9:00)

- Projekti i përbashkët i BE-së dhe Këshillit të Evropës kundër Krimit Ekonomik bashkë me institucionet e Kosovës publikojnë një vlerësim për rrezikshmërinë e korrupsionit në fushën e gjyqësorit, prokurorisë dhe prokurimit publik. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:00)

- Departamenti i Gazetarisë në bashkëpunim me Universitetin e Vjenës dhe organizatën SEEMO organizon konferencën ndërkombëtarë “Prishtina Media Days”. (Amfiteatri i Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, ora 9:30)

- Këshilli Britanik në Prishtinë organizon hapjen e konferencës rajonale të projektit ‘Skema e BE-së për Profesionistët e Rinj të Ballkanit Perendimor’. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:30)

- Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës bëhet prezantimi i rezultateve të projektit: "Diagnoza dhe mbikëqyrja e Etheve Hemorragjike Krime - Kongo, Biosiguria në Kosovë 2013-2016 dhe 2017-2019". (Salla e Klinikës Infektive në QKUK, ora 10:00)

- Demokracia Plus mban debatin kushtuar punës së Organit Shqyrtues të Prokurimit si dhe mbarëvajtjes së procesit të prokurimit publik në përgjithësi, ku edhe do të bëjë edhe publikimin e parë të raportit të monitorimit tre mujor të OSHP-së. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë organizon debatin "Siguria e gazetarëve në Kosovë" me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Medias. (Qendra Informative dhe Kulturore të BE-së, ora 10:00)

 

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 11:00)

- Me qëllim të shënimit të Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Avokati i Popullit organizon Tryezën e rrumbullakët me temë  “Reflektim mbi rolin e medias në dinamikën e proceseve shoqërore”. (Institucioni i Avokatit të Popullit, ora 11:00)

- Fakulteti i Komunikimit Masiv i Kolegjit AAB në bashkëpunim me Institutin Kosovar për Media dhe Komunikim me rastin e 3 Majit Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit. (Teatri i AAB-se “Faruk Begolli”, ora 11:00)

- Ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj takohet me Ministrin e Integrimit Evropian të Malit të Zi Aleksandar Andrija Pejović. (Ndërtesa kryesore e Qeverisë, kati 9-të, zyra 910, ora 12:00)

- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, së bashku me Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës të përkrahur nga Organizatat e Shoqërisë Civile zhvillojnë aksion protestues para objektit kryesor të qeverisë. (Sheshi Skënderbeu, ora 12:00)

- Nën moton "Mos harresa në shërbim të kujtesës historike" promovohet libri historik "Çamëria" e akademikut nga Tirana prof. dr. Selman Shehu. (Bibloteka Kombëtare, ora ora 12:00)

- Galeria Kombëtare e Kosovës mban konferencë ku do të shpalos detaje rreth ekspozitës "Tri gjenerat të animatorëve italian si Vavanoli, Bozzeto dhe Tonin e kuruar nga Shirin Chehayed. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 12:00)

- Ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj takohet me Ministrin e Integrimit Evropian të Malit të Zi Aleksandar Andrija Pejović mbajnë  konferencë për media.  (Ndërtesa e Qeverisë, salla e konferencave, ora: 12:45)

- Instituti i Medias organizon konferencë për Ditën Botërore te Lirisë së Shtypit me temë "Siguria e Gazetarëve në Kosovë". (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli do të mbajë ligjëratë me studentët e Universitetit të Prishtinës. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2016. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

-  Ish Ambasadori i Holandës, Robert Bosch, aktualisht në cilësinë e ekspertit të BE-së për çështje të migrimit të parregullt takohet me studentët e Kolegjit ISPE i cili do të ligjërojë për parandalimin e migrimit të parregullt. (Lokalet e Kolegjit ISPE, ora 14:00)

- Diplomati i mirënjohur evropian, dr. Erhard Busek do ta vizitojë UBT-në, ku do të jetë pjesëmarrës në konferencën "A dream only -  Or the only way ahead for Kosovo?", në të cilën do të trajtohen aspektet e bashkëpunimit të ndërsjellë mes aspektit rë etikës, ekonomisë, politikës, arsimit, hulumtimit dhe shëndetit. (Objekti i UBT-së, ora 15:30)

- Kosovo 2.0 organizon diskutimin me temë “Sinjalizuesit” në të cilin do të flitet më thellësisht për problematikat dhe sfidat që i hasin gazetarët e sinjalizuesit. (Dit' e Nat', ora 17:30)

 

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në hapjen zyrtare të konferencës ndërkombëtare “Prishtina Media Days”. (Hoteli Swiss Diamond, ora 18:30)

Ngjarjet e datës 2 maj 2017

- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Social, Arban Abrashi raporton para Komisionit për Integrime Evropiane. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 11:00) 

- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” pret Lord Alan Watson nga Richmond CBE - Angli, për të mbajtur një ligjëratë me temë “What Brexit means?”. (Salla e Senatit në Rektorat, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit në të cilën diskutohet përfundimi i Kryesisë së Kuvendit sipas kërkesës së deputetit Nait Hasani i mbështetur edhe nga pesë deputet tjerë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

 

- Drejtori për Zhvillim Ekonomik i Komunës së Gjilanit, Agim Zuzaku,  mban konferencë për media në të cilen paraqe raportin për periudhën tre mujore dhe shpalosjen e planifikimit për muajt në vijim. (Zyra e Kryetarit të Komunës së Gjilanit, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit Vjetor të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë - ZRRE për vitin 2016. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media në të cilën flet deputetja Donika Kadaj. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 13:00)

- Për nder të Ditës së Evropës, për disa ditë me radhë, UBT do të organizojë aktivitetin e titulluar “Ditët  Evropiane në UBT”, në kuadër të së cilit të mbahet një diskutim me studentë, ku do të trajtohet tema e migrimit, duke e vënë fokusin në parandalimin e migrimit të parregullt. (Objekti i UBT-së, ora 14:00)

- Në kuadër të shënimit të manifestimit tradicional kulturor “Ditët e Agimit”, Komuna e Gjilanit organizon orën letrare 'Muza e Agimit'. (Fshati Zhegër, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 1 maj 2017

- Në kuadër të shënimit të manifestimit tradicional kulturor “Ditët e Agimit”, Komuna e Gjilanit organizon turnir në futboll të vogël. (Zhegër, ora 9:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! zhvillon një aktivitet me ç\'rast për media flet deputeti, Driton Çaushi. (Tek Sheshi 'Skenderbeu', ora 10:00)

- Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës do të mbajë protestë në shenjë pakënaqësie me gjendjen e punëtorëve në këtë sektorë. (Para BSPK-së, ora 10:00)

- Unioni i Studentëve Pro Europian dega në Gjilan, për ditën e 1 Majit do të organizoj protestë më qëllim avokimin e të drejtave të të rinjëve dhe studentëve për punësim. (Para hyrjes së Universitetit \'Kadri Zeka\', ora 11:00)

- Shoqata Sindikale Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shota do të protestoi, në shenjë pakënaqësie me gjendjen e tyre. (Para Selis së Ministrisë së kulturës, ora 11:00)

- Në kuadër të shënimit të manifestimit tradicional kulturor “Ditët e Agimit”, Komuna e Gjilanit organizon turnir në shah. (Zhegër, ora 11:00)

-  FEMaktiv për ditën e 1 Majit organizon një performacë publike me qëllim të një mundësie që bashkë me qytetarë t\'i ndajmë dhe artikulojmë shqetësimet në raport me institucionet dhe bizneset mbi kontrata të jashtëligjshme. (Sheshi i Lidhjes, Prizren në ora 12:00)

- Komuna e Gjilanit organizon ndëzjen e flakadanëve në përkujtim në nderim të 114 dëshmorëve të betejës së Kosharës. (Zhegër, ora 19:00)


 

Ngjarjet e datës 29 prill 2017

- Hapja solemne e konferencës së dytë Shkencore Ndërkombëtare ICLLC 2017, “Gjuhësi, letërsi dhe kulturë", të organizuar nga Fakulteti i Gjuhës Angleze i Kolegjit AAB, në bashkëpunim me Universitetin "Luigj Gurakuqi", Shkodër, Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës dhe Fakultetin Gjuhët, Kulturat dhe Komunikimi të Universitetit të Evropës Juglindore, etj.  (Teatri AAB "Faruk Begolli" në Kolegjin AAB, ora 10:00)

- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj bën homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit dhe te varri i ish presidentit Rugova. (Prishtinë, ora 11:00) 

- Dega e LDK-së në Dragash, do të shënojë 27-vjetorin e themelimit të saj, e në të cilën do të marrë pjesë edhe Kryetari  i LDK-së, njëherësh dhe Kryeministër i Republikës së Kosovës, akademik Isa Mustafa. (Hotel Meka, ora 12:00)

- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj bën homazhe në kompleksin e Jasharajve. (Prekaz, ora 12:00)

-  Evolution Dance me rastin e Ditës Botërore të Vallëzimit organizon program kulturor - vallëzim. (Amfietatri i sheshit Zahir Pajaziti, ora  13:00)

- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj bën homazhe në Meje të Gjakovës. (Fshati Meje, ora 13:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në nisjen e punimeve në ndërtimin e rrugës “Dragash-Shishtavec. (Pika kufitare me Shqipërinë në Dragash-Shishtavec, ora 13:30)
 
 - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj bën homazhe në në Gllogjan. (Fshati Gllogjan, ora 14:00)
 
 Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në inspektimin e punimeve që janë duke u bërë në ndërtimin e rrugës “Jabllanicë-Zaplluxhë “. (Jabllanicë - Zaplluxhë, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 28 prill 2017

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora  9:00)

- Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Vajzave në TIK mbahet konferenca “Vajzat në TIK” e cila ka për qëllim të fuqizojë dhe inkurajojë vajzat dhe gratë e reja në Kosovë për të marrë në konsideratë zgjedhjen e arsimimit dhe karrijerës në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit. (Ndërtesa e AUK, ora 9:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian organizon ngjarjen përmbyllëse e ‘Mbështjetjes për zgjidhjen e rasteve të personave të zhdukur - Gjetja e rrugëdaljes’ dhe publikimi i raportit të statistikave të të zhdukurve. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Forca e Sigurisë së Kosovës organizon ceremoninë kryesore të shpalljes së rezultateve të garës vjetore 'Ushtari më i mirë i FSK-së' dhe  të garës ndërkombëtare 'Ushtari më i mirë ndërkombëtar'.  (Amfiteatri i Brigadës për Mbështetje Operacionale të Komandës së Forcave Tokësore, në kazermën 'Adem Jashari', ora 10:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore organizon tryezën “Transparenca në shpenzimet publike për investime kapitale në nivel lokal”. (Salla e konferencave “Orion”, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e katert e Kuvendit Komunal te Malisheves ku do te diskutohet rreth çështjes se pronave te fashatit Bellanice dhe me gjere. (Ndërtesa e Kuvendit të Komunës së Malishevës, ora 10:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të presë fituesit e garës “Shkencëtari i ri 2017”, me ç’rast do të ndajë çmime dhe mirënjohje për vendet e para, të dyta dhe të treta. (Ambientet e Ministrisë së Arsimit, ora 10:15)

- Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në bashkëpunim me Zyren e Bashkimit Europian partnerët sociale e akterë tjerë, organizojn hapjen e fushatës për sigurinë dhe shëndetin në Punë. (Qendra kulturore e informative e BE-se, ora 11:00) 

- Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së. (Kabineti i kryeparlamentarit, ora 11:30)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrët qendrore të Vetëvendosjes, ora 12:00)

 

- Mbahet promovimi i Librit " Marketingu ne Agrobizznes" te autorit dr.sc.Mustafe Pllana ,prof.as ku botues është Universiteti i Prishtinës. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, dhe Ministri i Kulturës i Malit të Zi,  Ljanko Ljumović, në përcjellje të zyrtarëve të të dyja Ministrive, do të vizitojnë Parkun Arkeologjik “Ulpiana”. (Parku Arkeologjik "Ulpiana", ora 13:30)

- Më rastin e hapjes se fushatës për sigurinë dhe shëndetin në Punë hapet ekspozita apo punime në pikturë me temën “Siguria dhe Shëndeti në Punë”. (Sheshi Nënë Tereza, ora 14:00)

- Komuna e Prishtinës do të filloj punimet në parkun “Heroinat”. (Përballë Pallatit të Rinisë,  ora 14:45)

- Nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mbahet Akademi Përkujtimore me rastin e 18-vjetorit të rënies heroike të komandantit Ilaz Kodra. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, ora 16:00)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)