Ngjarjet e datës 1 Nëntor 2017
- Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica raporton para Komisionit i për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale lidhur me prioritetet dhe sfidat e ministrisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)
- Forum 2015 organizon tryezën "Çështjet që e frenojnë zhvillimin në Kosovë" në të cilën do të shpalosë problemet dhe ofron qasje konstruktive për zgjidhjen e tyre, në shtyllat kryesore të zhvillimit të një shoqërie: ekonomi, shëndetësi dhe arsim. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)
- Ministri i Financave Bedri Hamza do të pret në takim drejtoreshën ekzekutive të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës Feride Rushiti, si dhe përfaqësues tjerë të OJQ-ve për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës ku do të diskutohet për buxhetin e vitit 2018 dhe përfshirjen e kësaj kategorie në linjën e rregullt buxhetore. (Ndërtesa e Qeverisë, kati 11, ora 10:00)
- Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të diskutohet lidhur me nismën legjislative për hartimin e Projektligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00 )
- Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në bashkëpunim me me mbështetjen e Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit GmbH dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë e vendorë të arsimit, lanson fushatën “Të gjithë së bashku për arsim më të mirë në Kosovë”. (Ndërtesa e MAShT, ora 10:30)
- Punëtorët e sigurimit të Fakulteteve të Prishtinës do të protestojnë për arsye të mos pagesës e stazhit të punës konformë nenit 48 të Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive të Kosovës. (Para Rektoratit “Hasan Prishtina”, ora 11:00)
- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë dhe Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë organizon diskutimin me temë Qëndrimi i komunitetit serb rreth ndryshimit të mandatit të Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)
- Drejtori i Misionit të USAID-it Xhejms Houp do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të grantit, i shoqëruar nga pronari i kompanisë BONEVET Vllaznim Xhiha. (Lokalet e Bonevet, selia në rr. Tirana në Prishtinë, ora 11:00)
- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2016 dhe formimi i Grupit të punës për mbikëqyrjen e zbatimit te Ligjit për energjinë elektrike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)
- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në debatin e hapur me temë “Qëndrimi i komunitetit serb rreth ndryshimit të mandatit të Forcës së Sigurisë”, të organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë dhe Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC). (Hoteli Swiss Diamond, ora 11:00)
- Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj me bashkëpunëtorë dhe deputetin e kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri do të vizitojë fshatin Tërrnë në komunën e Ferizajt, ku do të takohet me banorët e fshatit dhe do t’i shohë nga afër gjendjen e infrastrukturës rrugore, transportin publik dhe do të njihet me problemet tjera, që i preokupojnë banorët e këtij fshati. (Fshati Tërrnë, ora 12:00)
- Ministria e Arsimit lanson fushaten "Të gjithë së bashku për Arsim më të Mirë në Kosovë!". (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 12:00)
- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit ku do të behët shqyrtimi raportit vjetor i punës së Institutit Gjyqësor të Kosovës për vitin 2016, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 13:00)
- Mbahet takimi i 142 -të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 14:00)
- Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Dr.Albena Reshitaj do të pres në takim përfaqësuesit e Agresionit Japonez për Bashkëpunim Ndërkombëtar ku do të diskutohet mbi zbatimin e projektit “Zhvillimi i Kapaciteteve për Kontrollin e Ndotjes së Ajrit në Republikën e Kosovës”, financuar nga JICA, palët do të prononcohen edhe para mediave. (Ndërtesa e ministrise, kati i 17 , ora 14:00)
- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës, me rend dite ndryshimin dhe plotësimin e Planit Operativ të Sigurisë për raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave. (Selia e KQZ-se, ora 15:30)
- Drejtori i Misionit të USAID-it Xhejms Houpe do të flasë në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës së të Diplomuarve të Programit Lidershipit Transformues. (Ndërtesa e re e bibliotekës së Universitetit të Prishtinës, ora 18:00)