Ngjarjet e datës 2 Janar 2018
- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media, ku do të flas Kryetari Visar Ymeri. (Zyrat e Vetëvendosjes, në lagjen “Arbëria”, ora 15:00)
- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media, ku do të flas Kryetari Visar Ymeri. (Zyrat e Vetëvendosjes, në lagjen “Arbëria”, ora 15:00)
- Dogana e Republikës së Kosovës organizon konferencën përmbyllëse të vitit 2017. (Drejtoria e doganës, lagjja Emshir, ora 11:00)
- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me përfaqësuesit e familjeve të të pagjeturve, do bëjnë nderime te Memoriali për të Pagjeturit në Prishtinë. (Hapësira e jashtme e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 11:00)
- Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenkë Gjetaj, së bashku me përfaqësuesit e shoqatave familjare, bëjnë homazhe para ‘Përmendores dedikuar personave të zhdukur’, në aktivitetin e planifikuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës me rastin e ndërrimit të mot moteve. (Përballë Kuvendit të Kosovës, ora 11:00)
- Federata e Pingpongut e Kosoves organizon ceremonine "Laureatet 2017" e organizuar me rastin e shpalljes se me te mireve per vitit 2017. (Hotel Sirius, ora 11:00)
- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri organizon konferencë për media. (Zyra e krytarit Haziri, ora 13:00)
- Me rastin e "Ditës së Veteranit të Luftës së UÇK-së", në lokalet e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prishtinë, do të shpërndahen mirënjohje për disa nga femrat që ishin në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. (Selia qendrore e OVL të UÇK-së, ora 13:00)
- Komuna e Prishtinës përuron aneksin e ndërtuar në kopshtin e fëmijëve “Ngjyrat”. (Kopshti “Ngjyrat”, ora 10:00)
- Demokraci Plus dhe Organizata për Demokraci, Antikorrupsion dhe Dinjitet Çohu! mbajn takimin në të cilin do të bëhet publikimi i raportit “Sa shpenzuan Partitë Politike për Zgjedhjet e 11 qershorit?”. (Hotel Sirius, ora 10:00)
- Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj do të mbajë konferencën vjetore për media ku do të prezantojë aktivitetet e realizuara nga Këshilli Prokurorial gjatë vitit 2017. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, kati i III-të, ora 11:00)
- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica do të nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi në mes të tri institucioneve, për fushat të cilat ndihmojnë sektorin privat në të gjitha drejtimet, në aftësimin profesional të kuadrove, organizmin e shkollave profesionale, rritjen ekonomike dhe mirëqenien sociale. (Hotel Emerald, ora 11:00)
- Administratë Tatimore të Kosovës organizon një koktej përmbyllës me media për viti 2017. (Holli i katit të IV- zyra qendrore e ATK-së, ora 11:00)
- Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, Ministri për Forcën e Sigurisë, Rrustem Berisha dhe Komandantin e FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama prononcohen për medie. (MFSK, ora 11:00)
- Komuna e Prishtinës përuron aneksin e ndërtuar në kopshtin e fëmijëve “Gëzimi ynë”. (Kopshti “Gëzimi ynë”, ora 11:30)
- Agjencia Kosovare e Privatizimit mban konferencën për media, ku kryesuesi i Bordit të Drejtorëve dhe Menaxhmenti i Agjencisë do të bëjnë prezantimin e punës, të arriturave dhe aktiviteteve përmbledhëse të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për gjatë vitit 2017. (Hotel Grand, ora 12:30)
- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica mban konferencën e fundvitit me gazetarë dhe mediet e vendit. (Hotel Sirius, ora 12:30)
- Aleanca Kosovare e Bizneseve organizon konferencën përmbyllëse për media për vititn 2017. (Zyret e AKB-së, ora 13:00)
- Oda e Afarizmit të Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Financave organizon një takim të përbashkët me bizneset, me temën: Masat e reja fiskale!, i pranishëm edhe Ministri i Financave Bedri Hamza. (Oda e Afarizmit të Kosovës, ora 13:00)
- Qendra për Zhvillim të Karrierës në bashkëpunim me departamentin për Vreshtari dhe Verëtari të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, organizojnë sesionin informues me studentët dhe të diplomuarit e Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë. (Amfiteatri i madh i Fakultetit të Bujqësisë, ora 13:00)
- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën për media, në të cilën do të shpalosen rezultatet e sondazhit të radhës të realizuar me votues të rinj lidhur me sjelljet, qëndrimet dhe preferencat e tyre politike. (Zyrat e KDI-së, ora 13:00)
- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-se, ora 13:00)
- Federata Kosovare e Atletikes organizon manifestimin sportiv të atletikës "Laureatët e vitit - Gala athletics”. (Restorant ”Te Rrethi”, ora 15:00)
- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00)
- Instituti për Hulumtime dhe Analiza – Prishtinë (IHAS-P), prezanton të dhënat e një pyetësori me qytetarë për punën 100-ditëshe të Qeverisë së Kosovës. (Fakulteti Filozofik, ora 12:00)
- Kryeministri Ramush Haradinaj viziton Korporatën Energjetike të Kosovës. (Kosova A - hyrja zona 1 në Obiliq, ora 7:00)
- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin e Komitetit drejtues të projektit “Kosova e Re”. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:30 - vetëm pamje)
- Mbahet mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane ku do të behët Shqyrtimi i raportit me amendamente i Komisionit Funksional në Projektligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, sallaN N204, ora 9:00)
- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit ku do të behët Shqyrtimi i raportit me amendamente i Komisionit Funksional në Projektligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, sallaN 302, ora 9:00)
- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)
- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018, me raport amandamente të Komisionit Funksional për Buxhet dhe Financa. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 9:30)
- Forumi për Transparencë Parlamentare i Kuvendit të Republikës së Kosovës organizon Konferencën vjetore “Integrimi dhe liberalizimi i vizave”. (Kuvendi i Kosovës, salla 506, ora 9:30
- Mbahet mbledhja e parë inauguruese e Kuvendit Komunal të Prishtinës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)
- Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm mban konferencën për media në të cilën do të prezantohet analiza dhe komentet e KOSID në lidhje me Draft Strategjinë e Energjisë 2017-2026. (Zyrat e KOSID afër Taverna Tirona, ora 10:00)
- Mbahet mbledhja inauguruese e Kuvendit të Komunës së Ferizajt në të cilën do të betohet kryetari i zgjedhur i komunës, Agim Aliu, dhe anëtarët e rinj të Kuvendit Komunal. (Salla e Kuvendit Komunal të Ferizajt, ora 10:00)
- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike bëhet prezantimi i raportit hulumtues me temën “Ndikimi i ambientit të burgut për të burgosurit meshkuj në burgun e Dubravës dhe të burgosurave femra në burgun e Lipjanit”. (Objekti i Akademisë në Vushtrri, ora 10:00)
- Mbahet ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjeve Komerciale për TC “Kosova e Re”, në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Contour Global. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 11:00)
- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe “Contour Global” për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)
- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes mes Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë amerikane “Contour Global” për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 11:00)
- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës organizon konferencë për shtyp lidhur me shtrejtimin e rrymës. (Objekti i BSPK-së, ora 11:00)
- Më rastin e përmbylljes së vitit 2017, Banka Qëndrore e Republikës se Kosovës organizon konferencën vjetore me media, me këtë rast para mediave Guvernatori, Fehmi Mehmeti do të shpalos treguesit dhe zhvillimet që kanë karakterizuar së Kosovës gjatë vitit 2017. (Ndertesa e BQK-se, ora 11:30)
- Një grup qytetarësh organizojnë protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike. (Para zyrave të kompanisë KEDS, ora 12:00)
- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, udhëheqës i Komitetit Drejtues të Projektit për ndërtimin e TC “Kosova e Re” dhe Joseph Brandt, shef Ekzekutiv i kompanisë amerikane “Countur Global” mbajnë konferencë për shtyp pas nënshkrimit të marrëveshjeve komerciale për TC “Kosova e Re”. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla e Konferencave, ora 12:00)
- Kryeministri Ramush Haradinaj i dorëzon raportin 100 ditor të punës së Qeverisë, presidentit Hashim Thaçi. (Zyra e Presidentit, ora 12:00)
- Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj viziton Fabrikën ‘S-Sprint’. (Fshati Letancë, Podujevë, ora 13:00)
- Kryeministri Ramush Haradinaj i dorëzon raportin 100 ditor të punës së Qeverisë, kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, pas takimit do të ketë konferencë të përbashkët për media. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 13:00)
- Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike lidhur me përcaktimin e datës për shqyrtimin e Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-302, ora 14:00)
- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behët shqyrtimi i raporteve të auditimit për raportet financiare dhe atyre të deklarimit financiar të subjekteve politike për vitet 2013,2014,2015 dhe 2016. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 14:00)
- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndertesa e Kuvendit, salla C-301, ora 14:00)
- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Lirinë Fetare në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)
- Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së do t'ia dorëzojnë Kuvendit të Kosovës Peticionin kundër Gjykatës Speciale. (Kuvendi i Kosovës, ora 15:15)
- Kryeministri Ramush Haradinaj organizon pritje për fundvit për udhëheqësit institucional në Republikën e Kosovës, si dhe për përfaqësuesit diplomatikë të akredituar në Kosovë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:00 - vetëm pamje)
- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të marrë pjesë në pritjen e fundvitit të kryeministrit Haradinaj. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 16:00)
- Kuratorja gjermane An Paenhuysen do te ofroje vizitë të udhëhequr të ekspozitës së Rosemarie Trockel , në ditën e parë të ekspozitës ku ajo do të bëjë interpretimin e veprave të artistes Trockel. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 17:00)
- Nisma për Kosovën me rastin e festave të fundvitit organizon koktej rasti. (Restorant "Orhide" në lagjen Pejton, ora 18:00)
- Fondacioni Kosovar Trashëgimia Kulturore pa Kufij, CHwB Kosova organizon organizon ekspozitën “Kujtesa në lëvizje". (Klubin e Boksit tek rruga Mark Isaku, ora 20:00)
- Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit të Qeverisë së Kosovës për gjendjen në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, si dhe shqyrtimi i Raportit vjetor i Agjencisë së Statistikave të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)
- Ministria e Integrimeve organizon takimin e shtatë me rradhë të “Këshillit Kombëtar për Investime”, i cili do të bashkëkryesohet nga ministrja e znj. Dhurata Hoxha dhe ministri i Financave Bedri Hamza. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 10:00)
- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në të cilën do të diskutohet lidhur me raportin me rekomandime të Avokatit të Popullit, në lidhje me faturimin e energjie elektrike të shpenzuar në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës me të ftuar Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë dhe Avokati i Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)
- Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës në Prishtinë mban konferencë për media, për të prezantuar punën 1-vjeçare të saj. (Pallati i Drejtësisë, Objekti A, ora 10:00)
- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në të cilën do të shqyrtohet Projektligji për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018, për ministrin e linjes me te ftuar Ministrin e Ministris për Komunitete dhe Kthim, zot. Dalibor Jevtiq. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)
- Ministri i Financave Bedri Hamza dhe drejtoresha e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Sue Barrett nënshkrujn marrëveshjen për hua për ndërtimin e Autostradës Kijevë - Zahaq në vlerën prej 71 milionë euro. (Ndërtesa e Qeverisë, kati i 11, ora 14:00)
- Ne kuader te “Forumi Ekonomik I Grave”, Instituti Riinvest organizon publikimin e “Agjendes Nacionale për Fuqizimin Ekonomik të Grave". (Hotel Garden, ora 14:00)
- Me rastin e 1 vjetorit të themelimit, Oda e Afarizmit të Kosovës mban Kuvendin e Rregullt të Anëtarëve. (Hotel Amazona, ora 15:00)
- Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë numërimi i votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave përmes postës nga rivotimi për kryetar të komunës së Istogut. (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, ora 15:00)
- Në kuadër të e ekspozitës së artistes së famshme Gjermane Rosemarie Trockel mbahet punëtoria me historianen e artit An Paenhuysen “ Gratë në art në Gjermani”. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 16:00)
- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së të Qafa, ora 17:00)
- Klubi i Prodhuesve të Kosovës shënon fillimin e suksesshëm të kampanjës 'Made in Kosova’, e cila bartë mesazhin pozitiv për sektorin e prodhimit në Kosovë dhe synon ngritjen e vetëdijes qytetare për rolin pozitiv që konsumi i prodhimeve vendore luan në zhvillimin ekonomik të vendit. (Hotel Emerald, ora 19:00)
- Mbahet kuvendi i jashtzakonshëm zgjedhor për të zgjedhur kryesuesin/en e bordit të Asociacionit te Gazetarëve të Kosovës. (Salla e Kuqe e Fakulteti Filologjik, ora 10:00)
- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)
- Gjimnazi Hasan Nahi në kuadër të Fondacionit për Arsim dhe Kulturë Atmosfera organizon edicionin e pestë me radhë Gara e Intelegjencës "EUREKA 5". (Në të gjithë Kosovën në shkollat e përcaktuara nga Komunat, ora 11:00)
- Organizata “Let’s Do It Kosova” bashkëpunim me Komunën e Gjakovës dhe Kompaninë Rajonale të Pastrimit “Çabrati”do të organizojë aksion pastrimi në Lagjen Berkoc të Gjakovës. (Afër Varrezave të Qytetit, Gjakovë, ora 11:00)
- Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës mban takimin letrar “Esad Mekuli”. Në kuadër të takimit organizohen sesioni letrar, i cili i kushtohet albanologut Robert Elsie. (Instituti Albanologjik, ora 12:00)
- Shoqata e Pediatërve dhe Shoqata e Obstetërve dhe Gjinekologëve të Kosvës organizojnë simpoziumin për skrining prental të anomalive të lindura të zmrës. (Hotel Emerald, ora 9:30)
- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në takimin e Ekipit Përgatitor për të Vërtetën dhe Pajtimin. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)
- Ministria e Punëve të Brendshme do të organizojë takimin e përvitshëm me kryetarët e komunave të cilët janë edhe udhëheqësit e Këshillave Komunal për Siguri në Bashkësi. (Hotel Emerald, ora 10:00)
- Organizata “Amnesty International” prezanton raportin “Plagë që të djegin shpirtin: Dëmshpërblim për të mbijetuarit e përdhunimit gjatë luftës, por drejtësi s’ka akoma”. (Hotel Sirius, ora 10:00)
- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizojn Panelin Diskutues me temë “Sfidat e Financimit të Subjekteve Politike: Ku qëndron Kosova?”. (Qendra e konferencave Orion, ora 10:30)
- Mbahet mbledhje e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të behët shqyrtimi në parim i Projektligjit për Trajtimin e ndërtimeve pa lej. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 11:00 )
- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës bën publikimin e raportit “Paraja publike e shpenzuar në media”. (Qendra Kulturore dhe Informative të BE-së, ora 11:00)
- Mbahet mbledhje e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të diskutohet rreth sfidave kryesore legjislative dhe politikave lidhur me procesin e MSA-së, me Projektin e Binjakzimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)
- Mbahet mbledhje e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Buxhet për vitin 2018 për ministritë e linjës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)
- Organizata ÇOHU! dhe Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese-Preportr mbajnë konferencën për media ku do të prezantohet hulumtimi mbi patronazhin politik në Kosovë, përkatësisht punësimet e zyrtarëve në pozita të larta vendimmarrëse të cilët kanë lidhje me partitë politike. (Hotel Sirius, ora 11:30)
- Anëtarët e sindikatës së Korporatës Energjetike të Kosovës dhe punëmarrësit tjerë të KEK-ut protestojnë me qëllim mbrojtjen e vendeve të punës për shkak tëmos realizimit te zhvendosjes se zones 52 ha. nga ana e Qeverise dhe menaxhmentit te KEK-ut dhe shpetimi i vendit nga kolapsi energjetik! (Para Qeverisë së Kosovës, ora 12:00)
- Instituti Demokratik i Kosovës në bashkëpunim me Qendrën për Paqe dhe Tolerancë organizon diskutimin publik “Pritjet e serbëve të Kosovës për dialogun Kosovë-Serbi”, pjesë e së cilit janë deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe qytetarë. (Media Center në Çagllavicë, ora 13:00)
- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të nënshkruan marrëveshje për promovimin e punësimit në sektorin privat në mes MTI-së dhe PPSE-së. (Ndërtesa e MTI-së, ora 13:00)
- Open Data Kosovo dhe Girls Coding Kosova organizojn Orën e Kodimit ne te cilen do të kenë mundësi të kodojnë lojë, programim në telefon, apo edhe Robotikë ku e pranishme do te jete edhe ish-Presidentja e shtetit Znj. Atifete Jahjaga. (Rr. Ganimete Tërbeshi nr. 26A, Aktash, 50 metra larg nga ndërtesës së OSCE, ora 15:30)
- Komuna e Prishtnës organizon hapjen e Tregut të Fundvitit (Sheshi "Zahir Pajaziti", ora 17:00)
- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev ku as takimit do të ketë konferencë për medie. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:30)
.
- Avokatit të Popullit, Hilmi Jashari është i ftuar në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me Raportin me rekomandime të Avokatit të Popullit, në lidhje me faturimin e energjie elektrike të shpenzuar në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)
- Komuna e Gjakovës, Agjencia Austriake për Zhvillim dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të dorëzojnë fermerëve të kësaj komune bagëti dhe pajisje bujqësore. (Qendra Bujqësore në Gjakovë, rrugës për në fshatin Novosellë, ora 10:00)
- Projekti për "Harmonizimin e Legjislacion të Kosovës me Legjislacionin e BE në Fushën e Kushteve të Punës" ne partneritet me Ministrinë e Punës dhe në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian, organizon konferencen nacionale mbi Qëndrueshmërinë dhe implementimin e Legjislacionit të Harmonizuar të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë nga Fusha e Kushteve të Punës, si pjese e komponentit te promovimit te legjislacionit te ri. (Hotel Sirius, ora 10:00)
- Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë organizon takimin e fundvitit me donatorë, takim në të cilin do të marrë pjesë edhe ministri Shyqiri Bytyqi. (Ambientet e MASHT, ora 10:00)
- Me rastin e përfundimit të vizitës së misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë ministri i Financave Bedri Hamza, udhëheqësja e Misionit të FMN-së për Kosovë Stephanie Eble dhe u.d. Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Fehmi Mehmeti mbajn konferencë per media. (Ndërtesa e Qeverisë, Qendra për Media, ora 10:30)
- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal nw tw cilwn Zyra e Rregullatorit për Energji - ZRRE informon komisionin rreth Vendimit të Gjykatës së Apelit për pezullimin e Vendimit të ZRRE-së dhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohet KEK, në nxjerrjen e linjitit, si pasojë e mos zhvendosjes së shtëpive në fshatin Shipitullë dhe Had. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)
- Mbahet ceremonia e certifikimit të 93 përfituesve të projektit ''Promovimi i sektorit të bujqësisë si nxitës i rritjes ekonomike dhe punësimit'' përkrahur nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit GmbH, i mandatuar nga Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë. (Zyret e IADK-së në fshatin Sfarqak i ulët i Komunës së Vushtrrisë, ora 11:00)
- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, do të vizitojë Qendrën Korrektuese në Dubravë. (Qendra Korrektuese në Dubravë, ora 11:00)
- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, pret në takim kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev. (Kabineti i kryeparlamentarit, ora 11:00)
- Organizata e Veteranëve të Luftës se Ushtrisë Clirimtare të Kosovës mban konferencë për gazetarë lidhur me ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, si çështje diskriminuese ndaj Kosovës. selinë e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së ora 12:00)
- Këshilli i Investitorëve Evropian organizon asamblenë e pestë të përgjithshme. (Hotel International Prishtina, ora 12:15)
- 24 nxënës finalistë nga e tërë Kosova do të garojnë në garën e dytë vjetore “Po-e-Zë”. Po-e-Zë është garë kombëtare e recitimit të poezisë që organizohet nga vullnetarët e Korpusit të Paqës në Kosovë. (Amfiteatri i Biblioktekës Kombëtare, ora 13:00)
- Mbahet mbledhje e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit nw tw cilwn do tw behwt shqyrtimi i propozimit të Fakultetit Juridik për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Prokurorial, shqyrtimi i kërkesave buxhetore të Institucioneve që bien në fushëveprim të Komisionit për Legjislacion, shqyrtimi në parim i Projektligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 13:00)
- Kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, vizitojnë Kompaninë “Vitaminka Corporation”. (Kompania Vitaminka Corporation, Rruga Prishtinë-Lipjan, ora 13:30)
- Mbahet takimi i radhës i Bordit të Përbashkët Bashkërendues për Sundim të Ligjit. (Objekti i Këshillit Prokurorial të Kosovës, ora 14:00 - vetëm pamje në fillim të takimit)
- Oda e Afarizmit të Kosovës organizon tyrezën “Sektori minerar në Kosovë – Sukses apo Dështim?!”. (Oda e Afarizmit të Kosovës, ora 14:00)
- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-301, ora 14:00)
- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev. (Kabineti i Presidentit, ora 15:30)
- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubim me qytetarë në Banjë të Istogut, merr pjesë dhe Kryeministri dhe Kryetar i AAK-së, z. Ramush Haradinaj. (Restaurant ''Cristal Palace'', rruga: Pejë-Gurrakoc, ora 20:00)
- Avokati i Popullit së bashku me Organizatat Joqeveritare në Republikën e Kosovës kanë ndërmarrë iniciativë të përbashkët për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. (para Teatrit Kombëtar të Kosovës, ora 11:00)
- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 15:00)
- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri do të nënshkruajë Memorandum Mirëkuptimi me Kryetarin e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), Behxhet Shala, për monitorimin e punës së Shërbimit Korrektues të Kosovës. (Kabineti i Ministrit, ora 9:00)
- Drejtori i Misionit të USAID-it James Hope do të flasë në hapjen e Ceremonisë së Certifikimit për GlobalG.A.P. dhe HACCP të mjedrës. (Hotel Emerald, ora 10:00)
- Institucioni i Avokatit të Popullit organizon tryezën me temën“ Barazia Gjinore dhe drejta në regjistrim të pronës së përbashkët në emër të dy bashkëshortëve”. (Hotel Sirius, ora 10:00)
- Kuvendi do të mblidhet në seancë të re plenare, në të cilën do të shqyrtohet Programi i Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017-2021. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)
- Në kuadër të Javës Antikorrupsion, aktivitet e të cilës financohen nga Ambasada e SHBA-ve, zyrtarja e sektorit për demokratizim e USAID-it, Miranda Jolicoeur do të flasë në një panel lidhur me tendere mjekësore në Ministrinë e Shëndetësisë. (Hotel Sirius, ora 10:00)
- Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC Elvana Shala mbanë konferencën përmbyllëse të fushatës vetëdijësuese kundër diskriminimit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)
- Forca e Sigurisë së Kosovës niset për operacione humanitare në Republikën e Shqipërisë. (Pika kufitare ,,Vërmicë’’, ora 12:00 - për gazetarët transporti është i organizuar nga Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës, nisja bëhët në ora 11:00)
- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës me rend dite certifikimin e Rezultateve Përfundimtare për anëtarë të Kuvendit Komunal në Vushtrri nga Zgjedhjet për Kuvend Komunal të 22 tetorit dhe certifikimi i Rezultateve Përfundimtare të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave të 19 nëntorit. (Selia e KQZ-së, ora 13:00)
- Në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit, koalicioni i OJQ-ve organizon konferencë për medie me temë “Kontrata korruptive në komunat e Kosovës”. (Hotel Sirius, ora 14:00)
- Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë organizon debat me drejtoritë komunale të arsimit me temën “ Profilizimi i mësuesve nga klasa 1-5”. (Hotel Theranda në Prizren, ora 14:00)
- Agjencia Kundër Korrupsion në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të shpërblejë vizatimet më të mira me temë korrupsioni. (Lokalet e Agjencisë Kundër Korrupsion, ora 15:00)
- Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë - PEN në mbështetje nga Komisioni Evropian, organizon konferencën për cilësinë e ajrit në Prishtinë. (Amfiteatri i Fakultetit Filozofik, salla 101, ora 16:00)
- Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve për fotografinë dhe shkrimin më të mirë për promovimin e Kosovës 2017. (Objekti i Muzeut Kombëtar, ora 18:00)
- Qeveria e Republikës së Kosovës, mbanë mbledhjen e rregullt, të 18-ën më radhë, të mërkurën, më 6 dhjetor 2017. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:00)
- Kryeministri Ramush Haradinaj dhe ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, nënshkruajnë Amendamentin e Parë të Projekt Marrëveshjes, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Konfederatës Zvicerane, lidhur me Mbështetjen për Këshillin Ndërministror për Ujëra. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:30)
- Ministri i Financave Bedri Hamza, Drejtori i Zyrës së KfW-së për Kosovë dhe Maqedoni Rene Eschemann, si dhe Menaxher i Lartë i Projekteve për Evropë Juglindore Thomas Reker nenshkruajn dy marrëveshjeve me vlerë 5.45 milionë euro dhe 2 milionë euro të cilat dedikohen për rritjen e kapitalit të Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive. (Ndërtesa e Qeverisë, kati 11, ora 9:00)
- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin e Këshillit Ndërministror për Ujëra. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)
- Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës në bashkëpunim me Zyrën e UNICEF-it në Kosovë bëjn prezantimin e Udhëzuesit për Mbrojtjen e Fëmijëve në Media. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:30)
- Avokati i Popullit, Hilmi Jashari është i ftuar në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione për të diskutuar lidhur me Raportin me rekomandime të Avokatit të Popullit, në lidhje me faturimin e energjisë elektrike të shpenzuar në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)
- Në kuadër të ‘Javës Kundër Korrupsionit’, Agjencia Kundër Korrupsionit Korrupsioni dhe Këshilli i Europës organizojnë konferencën për korrupsionin në arsim me temë “Minimi i të ardhmes përmes vetëmashtrimit”. (Biblioteka Kombëtare, ora 10:00)
- Instituti për Politika Zhvillimore në bashkëpunim me Komunën e Drenasit dhe Qendrën për Hulumtimin e Administratës Publike me bazë në Vjenë mbajn konferencën “Transparenca në qeverisjen lokale në Kosovë: sfidat dhe sukseset”. (Hotel Sirius, ora 10:00)
- Në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit mbahet diskutim për korrupsionin në arsimin e lartë si mospërputhjet e numrit të studentëve të pranuar në universitetet publike dhe private me numrin e lejuar nga Agjencia e Akreditimit, shitja e diplomave universitare dhe vendimi i Qeverisë për shkarkimin e Bordit të Agjencisë së Akreditimit. (Hotel Sirius, ora 10:00)
- Oda Afariste e Kosovës, organizonë tyrezën e diskutimit: “Tregu i naftës në Kosovë” në kuadër të kësaj tryeze pritet të diskutohen temat për ligjin e naftës, kontrollin e cilësisë dhe sasisë së naftës, licencat, kyçja në rrugë dhe ndotja e ambientit nga përdorusit e naftës. (Oda Afariste e Kosovës, ora 10:00)
- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)
- Mbahet ceremonia e nënshkrimin te Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive dhe Qeverisë së Suedisë, në ngjarje do të flas edhe ambasadori amerikan Greek Delawie. (Hoteli Sirius, ora 10:15)
- Gjykata e Apelit, në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të lansojë buletinin e tretë për praktika gjyqësore. (Gjykata e Apelit në Pallatin e Drejtësisë, ora 11:00)
- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa në të cilën do të shqyrtohet në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)
- Mbahet mbledhje e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të shqyrtohet Projektligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, shqyrtimi i kërkesës së Shoqatës së Mullisëve të Kosovës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)
- Zëvëndës Drejtorja i USAID Lisa Magno, bashkë me Kryeministrin Ramush Haradinaj, Ministrin e Tregtisë, Bajram Hasani, Kryetarin e Bordit të Shoqatës së Përpunuesve të Drurit, Hashim Deshishku, dhe Zëvendës Shefin për Bashkëpunim nga Zyra e BE-së, Libor Chlad, do të jenë të pranishëm në hapjen e edcionit të dytë të Konventës së Industrisë së Drurit. (Emerald Hotel, ora 11:00)
- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut bën publikimi i raportit “Gjuha diskriminuese në tekste shkollore” + Forum Publik mbi diskriminimin në tekste shkollor. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:30)
- Shfaqet peformanca e projektit “Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të njeriut në Kosovë përmes shoqërisë civile aktive”, financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. (Teatri Kombëtar, ora 13:00)
- Gjyqësori dhe shoqëria civile do të diskutojn mbi të arriturat që janë bërë rishtazi nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe gjykatat si dhe për të bërë një përmbledhje të përgjithshme të reformave të vazhdueshme, në ngjarje do të flas edhe ambasadori amerikan Greek Delawie. (International Prishtina Hotel, ora 14:00)
- Gjykata Themelore në Gjilan bën shpalljen e aktgjykimit ndaj “Grupës së Dobrosinit” –“Lëvizjes së Lirisë” ku janë të përfshirë sipas Prokurorisë Speciale gjithësej dhjetë persona: Valon Jashari, Skender Jashari, Gazmend Lakna, Gazmend Xhemshiri, Qëndrim Rexha, Muhamet Aliu, Skender Selmani, Enver Musolli, Abdulla Zogaj dhe Jeton Shabani. (Gjykata Themelore Gjilan, ora 14:00)
- Oda e Mjekëve shpall sot rezultatat e zgjedhjeve përfundimtare për Zgjedhjet e Kuvendit të Odës së Mjekëve të Kosovës. (Zyrat e Odës së Mjekëve të Kosovës, Kontejnieri nr. 3, afër ish Pallatit të Rilindjes, ora 14:00)
- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës me rend dite certifikimin e Rezultateve Përfundimtare për anëtarë të Kuvendit Komunal në Vushtrri nga Zgjedhjet për Kuvend Komunal të 22 tetorit dhe certifikimi i Rezultateve Përfundimtare të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave të 19 nëntorit. (Selia e KQZ-së, ora 14:00 - anulohet)
- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për medie. (Zyret qendrore të Vetëvendosjes, ora 14:00)
- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon tryezën e rrumbullakët me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përsonave me Aftësi të Kufizuara. (Restorant Rings, Sheshi Nene Tereza, ora 11:00)
- Koalicioni i Organizatave Joqeveritare “Java Kundër Korrupsionit 2017” mban konferencë për media ku do të prezantojnë qëllimin e organizimit të “Javës Kundër Korrupsionit 2017". (Hotelin Sirius, ora 13:30)
- Koalicioni i OJQ-ve “Java Kundër Korrupsionit 2017” organizon shfaqjen e dokumentarit“Java Kundër Korrupsionit 2016”. (Muzeu Kombëtar i Kosovës, ora 19:00)
- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)
- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)