Ngjarjet e datës 7 Mars 2018
- Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, me rastin e 7 Marsit-Ditës së Mësuesit, organizon ceremoninë e ndarjes së çmimit tradicional “Shaban Jashari” për mësuesin më të mirë të vitit si dhe ndan mirënjohje edhe për mësuesit e përzgjedhur nga DKA-të, nga secila komunë. (Ambientet e Ministrisë së Arsimit, ora 9:00)- Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale takohet me Bordin dhe drejtorin e Sherbimit Spitalor, Klinik e Universitar të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 9:30)
- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Shërbimin Gjeologjik të Kosovës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 9:30)
- Kyesia e Forumit të Gruas së LDK-së me rastin e 28 vjetorit të themelimit bën homazhe te varri i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova, për të vazhduar tutje në takimin me Familjen Rugova. (Velani, ora 10:00)
- Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me “Open Data Kosovo” dhe “Girls Coding Kosova”, do të lansojnë aplikacionin social “Pritjet në Kufi”. (Hotel Sirius, ora 10:00)
- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për Projektin e Autostradës Kijevë-Zahaq, ejt. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 10:00)
- Mbahet mbledhja e dytë e Kuvendit Komunal të Prishtinës. (Ndërtesa e Komunës së Prishtinës, ora 10:00)
- Forumi i Guras së Lidhjes Demokratike te Kosovës bën nderim te Memoriali Heroinat. (Memoriali Heroinat, ora 10:30)
- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, në bashkëpunim me KDI-në, do të mbajë dëgjim publik lidhur me “Përfitimet për ish-zyrtarët e lartë”. (Hotel Sirius, ora 11:00)
- Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të mbahet debat parlamentar lidhur me Vendimin e Regjistrit Evropian të Sigurimit të Cilësisë për Arsimin e Lart për përjashtimin e Agjencisë Kosovare të Akreditimit. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)
- Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan organizon mini panairin si dhe do te nënshkruaj marrëveshje të bashkëpunimit me kompanitë pjesëmarrëse në mini panair. (Holli i Universitetit "Kadri Zeka", ora 11:00)
- Komuna e Gjilanit organizon manifestim madhështor me rastin e shënimit të 7 Marsit - Ditës së Mësuesit. (Kampusi i Shkollave të Mesme, ora 11:00)
- Ambasada e Francës në Kosovë organizon konferencë lidhur me fillimin e Javëve të Frankofonisë në Kosovë. (Aleanca Franceze, ora 11:00)
- Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës organizon ceremoninë festive të ndarjes së mirënjohjeve pensionistëve të arsimit nga e tërë Kosova në respekt të 7 Marsit - ditës së madhe të mësuesit dhe shkollës shqipe. (Salla e kuqe e Pallatit të Rinisë, Kulturës dhe Sporteve, ora 12:00)
- Komuna e Gjilanit ben inaugurimin e pllakës në shkollën “Selami Hallaqi”, objekti i së cilës ka shërbyer për aktivitete kulturore, patriotike e arsimore në vitet 90-ta. (Gjilan, ora 12:00)
- Komuna e Malishevës organizon "Marshin e Marsit - Mbaje Lapsin, Jo Unazën". (Gjimnazi "Hamdi Berisha" në Malishevë, ora 12:45)
- Mbahet manifestimi 'Nata e Zjarreve' ku fillimisht në kompleksin memorial “Adem Jashari” do të ndezën flakadanët dhe me pas në sheshin “Adem Jashari “do te mbahet një program kulturor-artistik. (Prekaz, ora 18:00)