Ngjarjet e datës 5 Shkurt 2018
- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do ia dorëzojë ekipit olimpik në mënyrë solemne Flamurin e Kosovës i cili do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në Lojrat Olimpike Dimërore “PyeongChang 2018”, që do të mbahen në Kore të Jugut. (Kabineti i Presidentit, ora 9:30)- Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media mban tryezë lidhur me nismëm ligjore për hartimin e Projektligjit për RTK-në. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-506, ora 10:00)
- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi për nder të 10 Vjetorit të Pavarësisë do i drejtohet me një fjalë rasti kabinetit qeveritar. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P 31, ora 11:00)
- Mbledhja e Kryesisë se Kuvendit në të cilën do të diskutohet shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, interpelanca e Kryeministrit, Ramush Haradinaj, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)
- Klubi i Prodhuesve të Kosovës së bashku me Bashkimin e Prodhuesve Shqiptar mbajnë konferencë për të diskutuar mbi qëndrimet e tyre rreth marrëdhënieve tregtare Kosovë- Shqipëri. Në këtë konferencë pritet të diskutohet për pengesat dhe sfidat rreth unifikimit të një tregu të përbashkët Kosovë- Shqipëri. (Swiss Diamond Hotel, ora 13:00)
- Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj merr pjesën në tryezën e organizuar nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës me temën “Unifikimi i tregut shqiptarë”. (Swiss Diamond Hotel, ora 13:00)
- Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj mbanë konferencë për media, lidhur me situatën e krijuar në segmentin rrugor Veternik-Prishtinë, në hyrje të kryeqytetit, lidhur me rrëshqitjet që kanë ndodhur si pasojë e vërshimeve të mëhershme, në vendpunishten e zgjerimit të kësaj rruge. (Ambientet e Ministrisë së Infrastrukturës, kabineti i ministrit, ora 15:00)