13 Maj 2025

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 Maj 2018

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të shqyrtohet raporti i monitorimit të Ligjit për shërbime sociale dhe familjare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 9:12)

- Koalicionin për Hapje të të Dhënave dhe Llogaridhënie në Prokurim Publik - Pro Open organizon forumin lidhur me Çështjet që e frenojnë zhvillimin e Kosovës me teme 'Integriteti dhe pa ndëshkueshmëria në prokurim. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Agjencisë së Statistikave të Kosovës. (Rektorati i UPHP-së, ora 10:00)

- Në 10 vjetorin e vendosjes se marrëdhënieve diplomatike në mes Gjermanisë dhe Kosovës  Goethe-Zentrum do të organizojë një Ditë të Dyerve të Hapura, e cila do të përmbyllet me një koncert të artistit gjerman, Uwe Kaa. (Goethe-Zentrum, ora 10:00)

- Një delegacion i lartë nga nga Iowa, SHBA, i përbërë nga 50 anëtarë dhe i kryesuar nga Zach Nunn, Përfaqësues në Komitet për Marrëdhënieve Ndërkombëtare, nga Iowa State Capital dhe Timothy Orr, Gjeneral i Gardës Kombëtare të Iowas, do të qëndrojë në Kuvendin e Republikës së Kosovës. (Salla Plenare e Kuvendit, ora 10:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi do të marrë pjesë në ligjëratën që do të mbajë shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova para nxënësve të Gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë në kuadër të projektit “EU-Teach-a-Day”. (Gjimnazi “Sami Frashëri” në Prishtinë, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes se Panairit Expokos. (Pallati i Rinisë, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në debat me të rinjtë, në shënim të ditës së Evropës. (Biblioteka Kombëtare, ora 11:30)

- Ministria e Integrimit Evropian organizon bashkëbisedim me rininë me teme“Çka nënkupton integrimi evropian për të rinjtë e Kosovës'. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, ora 11:30)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi do të presë në takim përfaqësuesin e ORCA-s, Rron Gjinovci për të diskutuar për avancimet e reja akademike në Universitetin e Prishtinës dhe konkursin që mbetet i hapur deri më 14 maj. (Kabinetin e Ministrit,  ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit  për Buxhet dhe Financa në të cilën do të shqyrtohet Projektligjit për Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet Financiare Jobankare, Projektligjit për Tatimin në të Ardhurat Personale, Projektligji për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 13:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli organizon një tryezë diskutimi që ka për qëllim arritjen e konsensusit politik për agjendën shtetërore të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në tryezën e Partive Politike, për agjendën shtetërore të Republikës së Kosovës, me ftesë të kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, Salla C-301, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00)

- Ambasada Franceze dhe Aleanca Franceze e Prishtinës në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Zyrën e Bashkimit Evropian, organizojnë një konferencë me temë 'Trashëgimia Kulturore në Kosovë - Parku Arkeologjik i Ulpianës'. (Aleanca Franceze në Prishtinë, rruga Lah Nimani, n.15, te qafa, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 7 Maj 2018

- Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, organizon “Edicionin e 5-të të shkollës pranverore për diplomatë të rinj”. (Hotel Queen Vali Palace në Gjilan, ora 9:00 - Nisja bëhet nga ndërtesa e MPJ-së, ora 7:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Lirinë e Asociimit në Organizata Joqeveritare, shqyrtimi i propozimeve për tekstin e draft Ligjit për RTK-në, etj.  (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 10:00)

- Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha mban një ligjëratë me temë 'Arsimimi dhe Erasmus+'. (Unviersiteti i Mitrovices, ora 10:00)

- Agjencia Kosovare për Investime dhe Ndërmarrje së bashku me projektin "Rritja e Konkurrencës dhe Promovimit të Eksporteve" të financuar nga BE, organizojn ceremoninë e mbylljes të projektit dyvjeçar ICEP. (Hotel Emerald, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të behët shqyrtimi i planit të veprimit për biodiversitetin 2016-2020, dh shqyrtimi i raportit vjetor 2017 nga Agjencia për menaxhimin e komplekseve memoriale të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në ushtrimet e FSK-së. (Fshati Koliq, ora 11:00)

- Bëhen homazhe për Heroin Bahri Fazliu, në 20-vjetorin e rënies së tij dhe Fahri Fazliut. (Fshati Llaushë në Podujevë, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bënë homazhe te lapidari i heronjve të Kosovës, Fahri dhe Bahri Fazliu, në 20- vjetorin e rënies së Heroit të Kosovës, Bahri Fazliu. (Llaushë-Komuna e Podujevës, ora 12:00)

- Ministria e Integrimit Evropian organizon aktivitetin 'Integrimi evropian dhe mbështetja për ndërmarrjet e grave". (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim një Delegacion të gjerë prej 60 anëtarësh nga institucione të ndryshme nga shteti i Iowa-së. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:00)

- Me rastin e Ditës së Evropës, Ministria e Integrimit Evropian, do të organizoj koncert me muzikë klasike nga shkollat e muzikës të komunave të ndryshme. (Amfiteatri i ri i Bibliotekës Qëndrore Universitare, ish-Instituti i Histori, ora 18:00)

- Organizatat gjermane të bashkëpunimit zhvillimor GIZ dhe KfW do të prezantohen me një seri leximesh dhe organizimin e titulluar „Young Change Makers“ në Bulevardin „Nëna Terezë“. (Bibliotekën Kombëtare)


 

Ngjarjet e datës 6 Maj 2018

- Mbahet mbledhja e XXXIII e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje! (Ambientet e Hotel Grand, ora 10:30)

- Në përkujtim të 21-vjetorit të rënies së Dëshmorit të Kombit, Gjeneral Major, Luan Haradinaj, bëhen homazhe, nga Kryeministri Ramush Haradinaj, Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe personalitete të tjera. (Kompleksi Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, ora 11:00)

- Në përvjetorin e vdekjes së Prof. Fehmi Agani, Kryesia e LDK-së, bën homazhe te varri i tij. (Varrezat e qytetit në Prishtinë, ora 11:00)

- Me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Kombit, OVL e UÇK-së në Pejë organizon turneun tradicional të pingpongut “Gazmend Berisha Kalega”, si dhe turneun tradicional në futboll “Shpetim Bobi”. (Pejë, ora 11:00)

- Bëhen homazhe në Deçan në përkujtim të 21-vjetorit të rënies së Dëshmorit të Kombit, Gjeneral Major, Luan Haradinaj. (Pranë shtatores së dëshmorit në Deçan, ora 11:30)

- Nën përkujdesjen e Shoqatave të Dalura nga Lufta, mbahet Akademi Përkujtimore në përkujtim të 21-vjetorit të rënies së Dëshmorit të Kombit, Gjeneral Major, Luan Haradinaj. (Salla e Kuqe e Pallatit te Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ora 17:00)

- Dega e Lidhjes Demokratike e Kosovës në Mitrovicë shënon 28 vjetorin e themelimit. (Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 5 Maj 2018

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në zbulimin e pllakës përkujtimore të Heroit të Kombit Jetë Hasani, në Shtëpinë-Muze që ishte shtab i UÇK-së. (Fshati Pjetërshticë, Komuna e Shtimes, ora 11:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon konferencën për media që ku do të prezantohen të gjeturat nga monitorimi mbi temën “Zbatimi i Planit Kombëtar për MSA-në: Cili është progresi i institucioneve gjatë pjesës së dytë të vitit 2017?”. (Zyret e Grupit për Studime Juridike dhe Politike, përballë Kino ABC, mbi Maxi Market, Kati 2, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e inaugurimit të fillimit të punimeve për zgjerimin e rrugës nacionale N25.2, segmenti në hyrje të Prishtinës. (Rruga kryesore në drejtim të “Gorenjes”, përballë “Al Petrol”, ora 11:00)

- Në 20-vjetorin e rënies së dëshmorit Artim Jashari mbahen homazhe dhe vendosja e kurorave lulesh  të varrezat e dëshmorëve në Shipol. (Shipol, ora 11:00)

- Me rastin e shënimit të Ditës së Dëshmorëve të Kombit Shqiptar, OVL e UÇK-së në Pejë, organizon homazhe te shtatorja e Shkelzen Haradinajt. (Pejë, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në tubimin përkujtimor për dëshmorët e Komunës së Podujevës dhe në përurimin e Kompleksit Memorial të Zonës Operative të Llapit. (Penuhë, Podujevë, ora 12:00)

- Komuna e Prishtinës do të bëj testimin e radhës te sistemit të alarmimit në qytet. (Prishtinë, ora 12:00)

- Në 20-vjetorin e rënies së dëshmorit Artim Jashari mbahet akademia përkujtimor. (Shtëpia e Kulturës "Rexhep Mitrovica", ora 12:00)

- Organizata e Veteranëve te Luftes së Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës mban akademi përkujtimore në Ditën e Dëshmorëve të Kombit Shqiptar. (Kinoteatri “Jusuf Gërvalla”, ora 13:00)

- Shtabi qendror i KFOR-it organizon festë me rastin e 15 vjetorit të revistës së KFOR-it, “For You”. (Kampi “Film City”, ora 14:00)

- Me rastin e shënimit të Ditës së Dëshmorëve të Kombit Shqiptar, OVL e UÇK-së në Pejë, organizon gara sportive ne futboll, shenjtari, pingpong dhe streetball. (Pejë, ora 14:30)

- Mbahet tubim i Lëvizjes Vetëvendosje! mban tubim me anëtarë të rinj, në tubim merr pjesë edhe kryetari Albin Kurti. (Hotel Kristal, ora 18:00)

- Zhvillon punimet Kuvendi i tetë zgjedhor i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dega në Gjakovë. (Shkolla  e Muzikës “Prenk Jakova”, Gjakovë, ora 18:00)

- Ambasda Gjermane në Prishtinë dhe organizata të tjera gjermane në Kosovë  organizojnë një paraqitje të artistëve gjermanë, VRIL, Ancient Methods & Daniela La Luz që do të mbahet në kuadër të një nate me muzikë elektronike. (Hapesira‘s RWxDEnacht, në deponë Rilindja, ora 22:00)

 

Ngjarjet e datës 4 Maj 2018

 - Bëhet hapja solemne e edicionit të tetë të Panairit Virtual të  Karrierës të organizuar nga Universiteti i Prishtinës 'Hasan Prishtina', respektivisht Qendra për Zhvillim të Karrierës dhe mbështetur nga projekti partner DIMAK Kosova - GIZ. (Salla 1 Tetori, ora 9:00)

- Ambasda Gjermane në Prishtinë dhe organizata të tjera gjermane në Kosovë organizojnë një konferencë politike me titull 'Demokracia më e re e Europës: Pavarësia, Pluralismi, Integrimi“. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në hapjen e Konferencës së pestë vjetore të Asociacionit Ndërkombëtar të Komisionerëve të Gjuhëve, organizuar nga Zyra e Komisionerit për Gjuhët/ Zyra e Kryeministrit. (Hotel Swiss Diamnod, ora 9:00)

- Organizuar nga GIZ, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Oda Ekonomike Gjermano - Kosovare mbahet ceremonia e hapjes së Panairit të Punës. (Salla “1 Tetori” në Prishtinë, ora 9:00)

- Oda e Afarizmit të Kosovës në bashkëpunim me kompaninë Gjermane Jacques-d.de,  prezanton mundësinë e shitjes së produkteve të Kosovës në tregun Europian nëpërmjet platformës digjitale "Porta Komerciale". (Swiss Diamond Hotel, ora 9:30)

- Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje! në Drenas zhvillojnë një aksion simbolik. (Para objektit të Komunës së Drenasit, ora 10:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi raporton para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 10:00)

- Grupi i Grave Deputete, në bashkëpunim me Shoqatën e Mamive të Kosovës organizon tryezën e rrumbullakët me moton "Mamitë për një shërbim me efikas në Obstetrikë dhe Gjinekologji". (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore organizon tryezën “Vendimmarrja për investimet kapitale në komuna”. (Salla e konferencave Orion, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë lidhur me lidhur me Platformën Vjetore të Politikes së Inteligjencës dhe Sigurisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)
 
- Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës organizon konferencën për media lidhur me Ushtrimin Fushor të FSK-së 'Shqiponja 6'. (Kazerma 'Adem Jashari' në klubin e oficerëve, ora 10:00)

- Fëmijët dhe nxënesit e shkollës Let Center vizitojnë zjarrëfikesit e Prishtinës me rastin e Dita ndërkombëtare te Zjarrfiksëve. (Objekti i Zjarrfiksëve te Prishtinës, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të shqyrtohet raporti vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil dhe shqyrtimi i raportit me amendamente i Projektligjit për Miniera dhe minerale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e pritjes solemne të ekipit të volejbollit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, fitues i vendit të dytë në garën “Euro Milano 2018”, në Itali. (Salla e Senatit, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të shqyrtohet Projektligji për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 11:00)

- Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës mban konferencën e rregullt javore. (Selia qendrore e LDK te Qafa, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Konferencën e ftuar nga Ambasada Gjermane. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme Bejtush Gashi viziton Brigadën e Zjarrfikësve të Prishtinës. (Ndërtesa e Brigadës së Zjarrfikësve,  rruga: ”Tahir Zajmi”, afër shkollës ekonomike, ora 13:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike shqyrton Projekt Platformën shtetërore për finalizimin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve.  (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 14:00)

- Në vazhdën e aktivitetit “Ditët e Kuvendit” mbahet takimi i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës me qytetarë të Gjakovës. (Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës bëjnë përurimin e e-kioskut. (Ndërtesa e Agjencisë së Regjistrimit Civil, kati përdhesë, ora 15:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Ferizaj shënon 28 vjetorin e themelimit. (Teatri Adriana, në Ferizaj, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 3 Maj 2018

- Kryetari i Komunes se Gjilanit, Lutfi Haziri mban mbledhjen e parë me bordin e ri të drejtorëve komunal të cilët kanë marrë mandatin-detyren në diten e sotme. (Ndërtesa e komunës së Gjilanit, ora 9:00)

- Në kuadër të manifestimit tradicional kulturore 'Ditët e Agimit' shënohet dita e Shkollës Fillore të Mesme dhe të Ulet' Agim Ramadani si dhe ditëlindja e Agim Ramadanit. (Objekti i shkollës në Gjilan, ora 9:00)

- Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit në bashkëpunim me Grupin për Hulumtim të Politikave në Ballkan organizon konferencën e radhes - Skenarët e 'Finales së Madhe' ndërmjet Kosovës dhe Serbise. (Hotel Dukagjini në Pejë, ora 10:00)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e katërt e Kuvendit Komunal të Prishtinës. (Objekti i Komunës se Prishtinës, ora 10:00)

- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës organizon një protestë. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 11:00)

- Komisioner për gjuhët, Slavisha Mladenoviç raporton para Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim lidhur me sfidat rreth zbatimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Komuna e Istogut, Mininstria e Kulturës, Instituti Arkeloogjik në bashkëpunim me klubin letrat 'Podguri' organizojnë promovimin e librit” Trashëgmia arkeloogjike e komunës së Istogut të autorit Haxhi Mehmetaj. (Restaurant “Trofta” në Istog nga ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit dhe Shoqata Kulturore 'Ditët e Agimit' organizojnë vendosjen e luleve tështatorja e Agim Ramadanit nëGjilan. (Gjilan, ora 10:00)

- Ministria e Drejtësisë me mbështetjen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë organizon tryezën e kampanjës informuese "Kodi Civil dhe ndikimi i tij në ekonomi: të drejtat kontraktuale dhe pronësore”. (Hotelin Sirius, ora 13:30)

- Me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Departamenti i Gazetarisë në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, do të pranojë një donacion prej 560 librash të fushës së mediave nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë. (Zyra e Institutit të Medias, Fakulteti I Filologjisë, ora 13:30)

- Grupi i ekpertëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Zyra Regjionale për Evropë dhe Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili do të takohen me ekipin e Komunës së Prishtinës për të diskutuar për inicimin e qasjes së qyteteve të shëndetshme. (Ndërtesa e Komunës se Prishtinës, ora 13:30)

- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, do të zhvilloj takim me familjet përfituese të Skemës së Ndihmës Sociale, në komunën e Ferizajt. (Teatri i Qytetit “Adriana Abdullahu”, ora 14:00)

- Në kuadër të manifestimit tradicional kulturore 'Ditët e Agimit'  mbahet krosi i lirisë nga varri i Idriz Seferit deri tek kroi i Agimit. (Gjilan, ora 15:00)

- Komuna e Gjilanit dhe Shoqata Kulturore 'Ditët e Agimit'  organizojnë manifestimin qendrore 'I këndojm Agimit'. (Gjilan, ora 16:00)

- Ambasasdori gjerman, Christian Heldt do të bëjë zbulimin e shtatores së ariut 'buddy bear' - 'Ambasadorin' e Berlinit në Prishtinë, i cili është pikturuar nga artistja kosovare, Arta Rudaku. (Para Ambasadës Gjermane në Prishtinë, ora 17:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) organizon pritje solemne me rastin e 18-vjetorit të themelimit. (Hotel Emerald, ora 18:00)

- Bëhet hapja zyrtare e ekspozitës së Museum of Broken Relationships. (Lapidariumi i Muzeut të Kosovës, ora 18:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në Konferencën Vjetore të Asociacionit Ndërkombëtar të Komisionerëve të Gjuhëve. (Muzeu i Kosovës, ora 19:00)

- Ministria e Kulturës dhe Drejtoria e Kulturës në komunën e Ferizajt hapin ekspoziten kolektive te karikaturës. (Galeria e Arteeve në Fërizaj, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 2 Maj 2018

- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reqica, Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar dhe Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili raporton para Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me zbatimin e Ligjit për Persona të Verbër. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë organizon konferencën përmbyllëse të projektit dy vjeçar të binjakëzimit, Mbështetje për Laboratorin e Ushqimit dhe Veterinarisë,  projekt i financuar nga BE dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Ministria e Integrimit Evropian organizon takimin vjetor ndërmjet Suedisë dhe Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, sall P37, ora 10:00)

Me iniciativë të deputetit Salih Salihu dhe në bashkëpunim me Drejtorinë për Hulumtime, Bibliotekë dhe Arkiv të Kuvendit mbahet tryezë për “Cilësinë e bukës në Kosovë”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-10, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të auditimit për efikasitetin e menaxhimit të lëndëve civile në Gjykatat Themelore, shqyrtimi i raportit të auditimit Efektiviteti i Sistemit Informativ të Tatimit në Pronë, etj.. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në akademinë përkujtimore, në 19-vjetorin e masakrës në fshatin Studime të Komunës së Vushtrrisë. (Fshati Studime nëVushtrri, ora 12:00) 

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të punës së Akademisë së Drejtësisë, shqyrtimi i Raportit i Komisionit Funksional në Projektligjin për mbrojtjen e Konsumatorit, etj.. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në shënimin e ceremonisë festive të 30-vjetorit të Kompanisë “Elkos Group”. (Hotel Emerald, ora 13:30)

- Shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, do të merr pjesë në prezantimin e gjetjeve të "Rishikimit Funksional të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë", projekt i financuar nga Zyra e BE-së në Kosovë. (Ndërtesa e Ministrisë së Arsimit, ora 14:00)

- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” organizon konferencën për studentët dhe stafin akademik nga Fakulteti Juridik, Ekonomik dhe Filozofik të Universitetit të Prishtinës me temat:  “Roli i diplomacisë parlamentare në Gjenevë" dhe "Diplomacia kulturore dhe shkëmbimet Universitare - Arsimore në Evropë". (Salla e Senatit, ora 15:00)

- Në kuadër të manifestimit tradicional kulturore 'Ditët e Agimit' mbahet ora e madhe letrare 'Muza e Agimit'. (Fshati Zhegër në Gjilan, ora 15:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj viziton vendin ku po bëhen kërkimet për dy policët e humbur në Lumin Lepenc. (Komuna e Hanit të Elezit, ora 17:00)
 
 

Ngjarjet e datës 1 Maj 2018

- Komuna e Gjilanit organizon manifesimin tradicional kulturor “Ditët e Agimit 2018” me një turnir në futbool te vogel. (Gjilan, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj viziton Parkun e Biznesit në Drenas. (Parku i Biznesit në Drenas, ora 9:30)

- Lëvizja Vetevdendosje! mban aktivitet te Sheshi "Skenderbeu". (Sheshi Skenderbeu, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj viziton Komunën e Drenasit. (Objekti i Komunës, ora 10:00)

- Në ditën ndërkombëtare të punës mbahet protestë e organizuar nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës. (Sheshi “Zahir Pajaziti, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj viziton Komunën e Skenderajt. (Objekti i Komunës, ora 11:00)

- Grupi i Deputetëve të Pavarur mban konferencë për media në të cilën do të flasin deputetët Visar Ymeri dhe Dukagjin Gorani. (Ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, afër sallës C-301, ora 14:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pret në takim organizatat Sindikale. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim Presidenten e Senatit të Italisë, Znj. Maria Elisabetta Alberti Casellati. (Kabineti i Kryeparlamentarit, ora 16:15)

- Komuna e Gjilanit ndez flakadanet në përkujtim të 114 dëshmorëve të betejes se Kosharës. (Gjilan, ora 19:30)
 

Ngjarjet e datës 30 Prill 2018

- Me rastin e shënimit të 19 vjetorit të rënies së Komandantit Ilaz Kodra, 40 dëshmorëve dhe 275 martirëve behën homazhet, nga Kulla e Komandantit Ilaz Kodra në Prekaz të Poshtëm, për të vazhduar në varrezat e Dëshmorëve në Polac, pranë varrit të Komandantit Ilaz Kodra.  (Kulla e Komandantit Ilaz Kodra në Prekaz, ora 10:00)

- Bëhet hapja e tubimit përkujtimor në Vërboc të 19 vjetorit të rënies së Komandantit Ilaz Kodra, 40 dëshmorëve dhe 275 martirëve. (Tek pllaka përkujtimore në Vërboc, ora 11:00)

- Lëvizja VETËVENDOSJE! mban konferencë për media. (zyret e VV-së, ora 12:00)
 
- Në përkutjim të Komandantit Ilaz Kodra, 40 dëshmorëve dhe 275 martirëve hapet turneu në futboll të vogël për kategorinë e juniorëve. (Fusha sintetike në Skënderaj, ora 12:30)

- Mbahet takimi i 150-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, kati i III, salla e takimeve, ora 14:00)
 
- Nën përkujdesin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj mbahet akademia përkujtimore për nder të Komandantit Ilaz Kodra. (Teatri Kombëtar, ora 18:00)

 

Ngjarjet e datës 29 Prill 2018

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Gjysmëmaratonën "Prishtina 2018". (Para Teatrit Kombëtar, ora 10:00)

- Zhvillohet xhiroja e fundit e superligës dhe ligës së parë të Kosovës ne pingpong. (Pallati i rinisë dhe sporteve në Prishtinë, ora 10:00)

- Klubi i Karatesë "Prishtina" - Prishtinë organizon për herë të parë turneun ndërkombëtar të Karatesë "Prishtina Open 2018". (Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ora 10:00)

Ngjarjet e datës 28 Prill 2018

- Klubi i Pinponut ‘Hasan Prishtina’, në bashkëpunim me Federatën e Pingpongut të Kosovës dhe Komunën e Vushtrrisë, do të organizoj turneun për të rinj U18 ‘Hasan Prishtina’. (Palestra e sportit “Jeton Terstena” në Vushtrri, ora 10:00)

- OJQ-ja “Sundimi i Demokracisë në Kosovë” dhe “Iniciativa Qytetare Orllan” , së bashku me banoret e Orllanit  organizojnë  aksion për pastrimin rreth liqenit “Batllava” në Orllan. (Parkingu te pishat lagjja Lugu i Trëndafilave Orllan, ora 11:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Instituti GAP dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike organizojnë konferencën për media ku do të prezantohen të gjeturat nga monitorimi mbi temën “Zbatimi i objektivave të dala nga Agjenda për Reforma Evropiane (ERA): Cili është progresi i institucioneve gjatë vitit 2017?”. (Grupi për Studime Juridike dhe Politike, përballë Kino ABC, mbi Maxi Market, ora 11:00)

- Këshilli Organizues i Gjysmë Maratonës së Prishtinë 2018 mban konferencë për media në do të në të cilën do të jepen informatat kryesore rreth organizimit të gjysmë maratonës së këtij viti. (Salla e shtëpisë së sporteve, ora 12:00)
.
 

Ngjarjet e datës 27 Prill 2018

- Ministria e Zhvillimit Ekonomi organizon konferencë për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Vajzave në TIK. (Ndërtesa e AUK, rruga për Gërmi, ora 9:00)

- Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të vendos lule tek përmendorja dedikuar personave të zhdukur. (Përballë Kuvendit të Kosovës, ora 9:30)

- Mbahet ushtrimi i fundit i Shpatës së Argjendtë i cili do të zhvillohet në praninë e Vizitorëve të shquar dhe kryetarëve të të gjitha institucioneve pjesëmarrëse (Kampin Pomozatin, ora 9:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:30)

- Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të mabahet debat parlamentar për personat e pagjetur. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës mban konferencën e rregullt javore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S3, ora 11:00)

 - Kryeministri Ramush Haradinaj bënë homazhe në nderim të viktimave në Kompleksin Memorial në Mejë, Komuna e Gjakovës. (Kompleksi Memorial në Mejë, Komuna e Gjakovës, ora 11:40)

- Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në bashkëpunim me Këshillin Koordinues të Asociacioneve Familjare te të Zhdukurve të Kosovës organizon tubimi përkujtimor. (Kompleksi Memorial në Mejë, Komuna e Gjakovës, ora 12:00)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Tubimin Qendror Përkujtimor në Kompleksin Memorial në Mejë, Komuna e Gjakovës. (Kompleksi Memorial në Mejë, Komuna e Gjakovës, ora 12:00)

- Mbahet ushtrimi i fundit i Shpatës së Argjendtë i cili do të zhvillohet në praninë e vizitorëve të shquar dhe kryetarëve të të gjitha institucioneve pjesëmarrëse. (Aeroporti Ushtarak në Sllatinë, ora 12:00)

- anulohet - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në Tubimin Përkujtimor në Kompleksin Memorial në Meje të Gjakovës. (Meje të Gjakovës, ora 12:00)

- Në vazhdën e aktivitetit “Ditët e Kuvendit”, të premten, më 27 prill 2018, mbahet takimi i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës me qytetarë të Prizrenit. (Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”, Prizren, ora 14:00)

- Mbahet ceremonia e shpalljes së rezultateve të Garës Ndërkombëtare dhe Garës së FSK-së ,,Ushtari më i mirë i vitit 2018’’. (Kazerma ,,Adem Jashari’’-Prishtinë, amfiteatri i Brigadës për Mbështetje Operacionale, ora 14:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në takimin e liderëve rajonalë që mbahet në Shkup, në kuadër të procesit të Brdo Brijunit. (Shkup, ora 16:00)

- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut organizon aksionin simbolik me rastin e Ditës Kombëtare për Personat e Pagjetur. (Sheshi Ibrahim Rugova, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 26 Prill 2018

 - Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës organizon konferencen e 8-të 'FSK dhe Partnerët'. (Ndërtesa e MFSK-së, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Konferencën e organizuar nga Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës "FSK dhe Partnerët'. (Salla e mbledhjeve në MFSK, ora 9:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi Sot merr pjesë në Konferencën Kombëtare “Të Drejtat Pronësore Intelektuale” me rastin e Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale. (Hotel Emerald, salla Chopen, ora: 9:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë i njofton media se të enjten do të mbahet konferenca “Të Drejtat Pronësore Intelektuale”. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Mbahet seanca e pestë e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 10:00)

- Lëvizja FOL organizon tryezën "Monitorimi i planifikimit të prokurimit publik" ku do të diskutohet për realizimin e planifikimit të prokurimit publik nga institucionet e monitoruara nga FOL. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet Simpoziumin Shkencor, Politik, Diplomatik 'Lëvizja Pellazgo Ilire Shqiptare, iniciatore për kërkesa politike për Ribërjen e Shqipërisë Etnike'. (Instituti Albanologjik, ora 10:00)

-  Ministria e Administratës Publike mban takimin e radhës së Grupit të Vecantë për Reformën e Administratës Publike. (Salla e takimeve, ish ndërtesa e Rilindjes, kati 18, ora 10:30)

- Instituti Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave organizon diskutimin e hapur “Ballkani, BE-ja dhe SHBA-të: A mund të sinkronizohen përsëri?,” me mysafirin e dalluar, Daniel Serwer, Ph.D., Drejtor Akademik i Menaxhimit të Konflikteve të Shkollës së John Hopkinsit për Studime të Avancuara Ndërkombëtare në Washington, dhe ish-diplomat i SHBA-ve. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:30)

- Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi dhe Ambasadori ameriakn Greek Delawie marrin pjese në konferencën arsimit te larte te Asociacionit te Alumnive Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Banorët e fshatit Hade organizojnë protestë për t’i shprehur pakënaqësitë ndaj vonesës në procesin e zhvendosjes dhe anashkalimin e fshatit Hade, po ashtu edhe drejtimin e minierës . (Para ndërtesës të Qeverisë së Kosovës, ora 11:00)

- Save the Children në Kosovë organizon aktivitetet shkollore për nder të shtimit të Ditës Kombëtare të Diversitetit si ditë Kombëtare në kalendarin e shkollave, vendim ky i marrë nga Ministria e Arsimit, Shkencës, dhe Teknologjisë. (Shkolla “Asim Vokshi” dhe shkolla “Emin Duraku” në Prishtinë, ora 11:00)

- LDK mban konferencë për medie, në të cilën Arban Abrashi flet për kryeqytetin. (Selia Qendrore e LDK-së, te Qafa, ora: 11:00).

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk ku pas takimit do të kenë një adresim për media. (Kabineti i Presidentit, ora 12:00 - vetëm pamje)

- Oda e Mjekëve të Kosovës organizon bartjen formale të kompetencave publike nga Ministria e Shëndetësisë tek OMK-ja. (Qendra e Zhvillimit të Mjekësisë Familjar afër Institutit të Patologjisë, ora 13:00)

- Vazhdimi i Seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 14:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike takohet me Per Strand Sjaastad, Ambasador i Norvegjisë, për të diskutuar lidhur me vizitën e Komisionit në Norvegji. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-303, ora 14:30)

- Mbahet ceremonia e Çmimeve të USAID TLP Citizens Corps "Vullnetari i Vitit 2018"  të cilët demonstruan përkushtim në zgjerimin e kulturës vullnetare dhe sjelljen e ndryshimeve pozitive në të gjithë sektorët e shoqërisë. (Sheshi 21, ora 19:00)

- Teatri i Qytetit të Prishtinës "Dodona" organizon shfaqjen jubilare "Aktori në kuti" me rastin e dhjet vjetorit të premierës. (Teatri "Dodona" ora 19:30)
 

Ngjarjet e datës 25 Prill 2018

- Me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës dhe në prag të Samitit të Sofjes, Grupi për Ballkan në bashkëpunim me Demokracinë  për Zhvillim dhe Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë do të organizojë një konferencë të nivelit të lartë mbi temën  'Dekada e ardhshme e Kosovës: Avancimi i Reformave, Bashkëpunimi Rajonal dhe Integrimi Evropian'. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në konferencën “Dekada e ardhshme e Kosovës: Avancimi i Reformimit, Bashkëpunimi Rajonal dhe Integrimi në BE”. (Hoteli “Swiss Diamond”, ora 9:30)

- Ministria e Shëndetësisë organizon takimin e radhës në kuadër të Javës së Imunizimit ku do të përkrahen aktivitete për të ngritur vetëdijen e politikë-bërësve, vendim-marrësve, profesionistëve shëndetësor prindërve, familjeve për rëndësinë e vaksinimit dhe avokim për vaksinim të gjithë fëmijëve. (Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ora 10:00)

- Komisioni për Buxhet dhe Financa shqyrton raportin financiar te Agjencisë për Ndihme Juridike Falas, raportin financiar te Këshillit Pavarur Mbikëqyrës, shqyrton shpenzimet e Kuvendit të Kosovës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Demokraci Plus organizon tryezën e rrumbullaktët në të cilën do të debatohet për Draftin e Udhëzimit Administrativ për Përcaktimin e Çmimeve të Barnave dhe Pajisjeve Medicinale. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Koordinatori nacional kundër dhunës në familje, kryeshefja ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore dhe përfaqësues nga Departamenti për Politika Sociale dhe i Familjes - MPMS, raportojn para Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me zbatimin e Strategjisë kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje dhe plani i veprimit 2016-2020, funksionimin e strehimoreve dhe luftimin e dhunës në familje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Ministri Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, do të vizitoj Komunën e Ferizajt ku do të nënshkruhen dy memorandume bashkëpunimi. (Komuna e Ferizajt, ora 13:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës në bashkëpunim me Komisionin Parlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, ju fton të përcillni tryezën e diskutimit  lidhur me “Statusin e Fondit Pensional të Kosovës në kontekstin e dialogut Kosovë-Serbi”. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës organizon në një takim me përfaqësuesit e partive politike, për të caktuar datën e zgjedhjeve të parakohshme. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla C301, ora 13:00)

- Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm organizon konferencë për media për të prezantuar gjetjet nga analiza e marrëveshjeve të nënshkruara nga Qeveria e Kosovës me Contour Global për ndërtimin e termocentralit ‘Kosova e Re’, si dhe ndikimet që këto tetë marrëveshje do të i shkaktojnë vendit. (Zyrët e reja të KOSID - rruga Edith Durham, afër Librarisë Buzuku, ora 14:00)

- Paqja Studentore organizon konferencën me temën "Lajmet e rreme, identifikimi dhe mbrojtja prej tyre". (Amfiteatri i Fakultetit të Filologjisë, ora 14:30)

- Mbahet mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së aktorit Art Kurti. (Pallati i Kulturës në Gjakovë, ora 15:30)

- Galeria Kombëtar e Kosovës mban Ligjeratë mbi teknikat e përdorura nga cifti i artistëve Todorov, inovacionet me materiale të letrës dhe skulpturat elementare e cila ekspozitë u hap mbrëmë në GKK. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 17:00)

- Evolution Dance me rastin e Ditës Botërore të Vallëzimit organizon program kulturor, me moton “Prishtina Vallëzon”. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 17:30)

- Iniciativa për Histori Gojore organizon ekspozitën “Fushata e Pajtimit të Gjaqeve”. (Galeria e Arteve në Pejë, ora 19:00)
 

Ngjarjet e datës 24 Prill 2018

- Instituti për Politika Zhvillimore në bashkëpunim me Zyrën për Qeverisje të Mirë dhe me mbështetje të UNESCO-s dhe BE-së organizon konferencën 'Konsultimet nacionale përstrategjitë dhe politikat e edukimit mbi median dhe informacionin në Kosovë'. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Ambasadori Greg Delawie do ta vizitojë gjimnazin 'Vëllezërit  Frashëri' në Deçan ku do të takoi  nxënësit maturant në projektin e zhvilluar nga kjo ambasadë më temën 'Luftimi i Ekstremizmit’', organizim ky mes Drejtorisë Komunale , Drejtorisë së shkollës dhe Ambasadës Amerikane. (Objekti i Gjimnazit në Deçan, ora 10:00)

- Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike me përkrahjen e UNICEF-it shënojn fillimin e Javës së Imunizimit 2018. (Ndërtesa e Ministrisë se Shëndetësisë, salla 128, ora 10:00)

- Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit në bashkëpunim me Grupin për Hulumtim të Politikave në Ballkan organizojnë konferencën e radhes - Skenarët e 'Finales së Madhe' ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. (Hotel Theranda në Prizren, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë “Në Kërkim të Konsensusit - Dialogu Kosovë-Serbi dhe perspektiva zgjeruese e Bashkimit Evropian”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:30)

- Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës diskuton rreth raportit të Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2018. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të bëhët shqyrtimi i strategjisë shtetërore për ujëra në Kosovë 2017-2036 si dhe shqyrtimi i raportit vjetor për vitin 2017 nga Autoriteti rregullator për ujëra.  (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Ministria e Infrastrukturës në bashkëpunim më komunën e Deçanit ,do të mbajë ceremoninë e inaugurimit të fillimit të punimeve për ndërtimin e Rrugës Deçan - Plavë. (Tek “Hidrocentrali Lumbardhi”, kilometri i gjashtë, ora 11:00)

- Projekti i BE-se në bashkëpunim dhe koordinim me praktikantët do të bëjë shpërndarjen e fletëpalosjeve për çdo profesion të lirë ligjor. (Sheshi 'Zahir Pajaziti', ora 12:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, do të shqyrtojë raportin për  Projektligjin për Kryeqytetin e Republikës së Kosovës - Prishtinën, Projektligjin për Ndërmjetësim si dhe do te shqyrtoj raportin vjetor te punës së Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-10, ora 13:00)

- InterPersonnel Kosova -  Shkollë e gjuhëve të huaja, organizon prezantimin e programit të saj “Migrim dhe punësim legal” të  infermierëve dhe punëtorëve sezonal në Gjermani dhe në vendet e tjera të Bashkimit Europian. (Objekti i IPK-së, rr. "Enver Maloku", Bregu i Diellit, ora 14:00)

- Ambasadori Delawie mbanë fjalim rasti në ceremonisë e hapjes zyrtare të punëtorisë kreative të llojit “makerspace” BONEVET. (Lokalet e Bonevet – rr. Tirana. Rezidenca kryesore, C/2, Prishtinë, ora 18:30)

- Hapet ekspozita e çiftit Todor Todorov dhe Daniela Todorova. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 23 Prill 2018

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, bënë homzhe te Përmendorja dedikuar personave të zhdukur. (Para Presidencës, ora 8:50)

- Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur fillojnë aktivitet për shënimin e ‘Javës për Personat e Pagjetur’ me vendosjen e luleve të Përmendorja dedikuar personave të zhdukur. (Përballë Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 9:00)

 - Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mbahet manifestimi, kushtuar komunitetit turk në Kosovë. (Ndërtesa e Qeverisë , salla P-38, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Biblioteka Kombëtare e Kosovës organizon ceremoninë e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Librit dhe të së Drejtës se Autorit. (Biblioteka Kombëtare, ora 11:00)
 
- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pret në takim ministren e Mbrojtjes të Italisë, Roberta Pinotti. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00 - vetëm pamje)

- Qendra për Zhvillim Multikulturor - Impact e shënon diten vëndore të përkujtimit të viktimave në kumunikacionin rrugorë nën moton: “Ti kujtojmë ata që shkuan, për t’i rujtë këta që janë”. (Rruga Garibaldi përbrij Hotelit Grand, rruga Agim Ramadani para Hotel Sirius dhe rruga Luan Haradinaj para New Born, në vendkalim të këmbësoreve, ora 12:00)

- Për nder të Ditës Botërore të Librit OJQ “ETEA” organizon diskutimin e hapur mbi kulturën e leximit të të rinjve, me rastin e publikimit të raportit hulumtues “Lexueshmëria në shkollat e mesme të larta të Prishtinës”. (Biblioteka 'Hivzi Sulejmani', ora 12:00)

- Lëvizja VETËVENDOSJE! mban konferencë për media. (zyret e VV-së, ora 14:00).

- Kori i qytetit të Pejës paraqitet me koncert recital. (KINO “Jusuf Gërvalla”-Pejë, ora 20:00)

 

Ngjarjet e datës 22 Prill 2018

- Me rastin e Ditës se Tokës Komuna e Prishtinës organizon ecje dhe vrapim nga fillimi i Parkut të Gërmisë deri në fshatin Butovc dhe kthimi mbrapa. (Fillimi i Parkut të Gërmisë, ora 8:00) 
- Komuna e Prishtinës organizon mbjelljen e luleve nga klubet e gjelbra të shkollave fillore dhe institucioneve parashkollore. (Prishtinë, ora 9:00)

- Komuna e Gjilanit organizon mbjelljen e luleve ku do te merr pjesë edhe kryetari Lutfi Haziri, përfaqësues nga “EcoHihigjiena”, Grupi i Ekologëve të Sh. M. U “Musa Zajmi” etj. (Qendra e qytetit të Gjilanit, ora 9:00)

- Ish bursistët e programit për këmbim të nxënësve të shkollave të mesme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës - Kennedy Lugar Youth Exchange and Study (YES), organizojnë për herë të parë në Kosovë “Run with Color”. (Parku i Gërmisë, ora 10:00)

- Mbahet sesioni i parë i “Yoga & Meditation” me Suada Pajazitin. (Parku i Gërmisë, ora 10:00)

- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor së bashku me Komunën e Rahovecit dhe disa OJQ mjedisore, do të shënojnë Ditën Botërore të Tokës me disa aktivitete në komunën e Rahovecit. (Parku i Qytetit, Rahovec, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e certifikimit te 30 grave nga Forumi i Gruas së LDK-së në Programin “Protokolli dhe Fjalimi Publik”, organizuar nga Konrad Adenauer Stiftung. (Hotel Çarshia e Jupave në Gjakovë, ora 12:00)

- Një grup piktorësh do të mblidhen për të krijuar një koloni të vogël artistike që ka për qëllim të ofrojë vetëdijesim që edhe në Kosovë si në shumë shtete të tjera, ekziston një rrugë ku zhvillohet arti pamor.  (Lagja Ulpiana, tek ish-banesat e YU Programit, ora 12:00)

- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe disa organizata jo-qeveritare, do të organizojë pastrimin e kampusit të Universitetit dhe mbjellja e disa drunjve. (Oborri para Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 13:00)

- Për nder të ditës botërore të librit, shpaloset veprimtaria letrare dhe politike e veprimtares së Forumit të Gruas së LDK-së nga Gjakova, znj. Mevlyde Saraçi. . (Hotel Çarshia e Jupave në Gjakovë, ora 13:00)

- Nisma Socialdemokrate organizon tubim me banorët e fshatit Polac të Komunës së Skenderajt. (Restorani përball shkolles Fillore në Fshatin Polac, ora 15:00)

 - Zhvillohet aktiviteti për mbjelljen e drunjve dhe pastrimin e hapësirave në lagjet e qytetit nga “miqtë e Tokës”. (Sheshi “Edit Durham”, ora 13:00 - Oborri i Fakultetit Teknik, ora 14:00 - Rruga “Ilaz Kodra”, ora 15:00 dhe Rruga “Agim Ramdani”, ora 16:00)

 - Shfaqet dokumentari “Before the Flood” në amfiteatrin e sheshit “Zahir Pajaziti”. (Sheshi 'Zahir Pajazit', ora 19:00)

- Zhvillohet sesioni i dytë i “Yoga & Meditation” me Suada Pajazitin në amfiteatrin e sheshit “Zahir Pajaziti”. (Sheshi 'Zahir Pajazit', ora 20:30)

Ngjarjet e datës 21 Prill 2018

- Shoqata të Shurdhërve në Prishtinë organizon turneun Ndërkombëtarë në futsall dhe pikado për Përsonat e Shurdhër në Republikën e Kosovës. (Pallati i Rinisë, ora 9:00)

- Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë turneun memorial për të rinjë "Bedri Ajeti", ora 9:30

- Shënohet 20 vjetori i nisjes së luftës frontale të UÇK-së në Zonën e Dukagjinit me ç'rast në këtë ditë do të bëhen edhe homazhe për të rënët. (Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Baballoq, ora 11:00)

- Prezantohet ekspozita e parë personale grafike “n’4tn”e artistes së re kosovare Hana Arapi, me mbështetjen e kuratores Lyra Zajmi. (Hapësira e Hamamit "Gazi Mehmet Pasha" në Prizren, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 20 Prill 2018

- Ministria e Shëndetësisë, me mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë-Zyra në Prishtinë, shënon Ditën Botërore të Shëndetit me temën: “Mbulimi shëndetësor i përgjithshëm: për të gjithë, kudo”. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P-38, ora 9:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, merr pjesë në shënimin e Ditës Botërore të Shëndetit. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 9:00)

- Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj do t’i bashkohet përseri aksionit të komunës së Suharekës për largimin e mbeturinave përgjatë rrugëve kryesore dhe lokale, shesheve dhe hapësirave publike të kësaj komune. (Objekti i komunës së Suharekës, ora 9:30)

- Mbahet Mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të behët shqyrimit Raportit Vjetor i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë dhe shqyrtimi i Raportit te Projektligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, së bashku me përfaqësues e Odës Ekonomike e Kosovës dhe Odës Ekonomike Amerikane do të takojnë bizneset nga rajoni i Pejës në kuadër të kampanjës “Drejtësia dhe biznesi”. (Restorant “Univers” në Pejë, ora 10:00)

 - Zyra e Bashkimit Evropian dhe Ministria e Integrimit Evropian organizojnë prezantimin e 45 përfituesve të granteve të përzgjedhur në raundin XI të projektit të Skemës së Qelizave të Reja për të ndjekur studimet për Master një vjeçar në universitetet e BE-së. (Hotel Sirius, ora 10:30)

 - Ministria e Infrastrukturës do të mbajë ceremoninë e inaugurimit të fillimit të punimeve për ndërtimin e “Rrugës Rajonale R102, Komoran-Skenderaj, Segmenti Komoran-Morinë”. (Fshati Polluzhë te rreth - rrotullimi, ora 11:00)

- Mbahet manifestim për nderë të 70-të vjetorit  të themelimit të SHFMU 'Isa Boletini". (Ambientet e Shkollës 'Isa Boletini' në Isniq, ora 11:00)

- Ministria e Infrastrukturës do të mbajë ceremoninë e inaugurimit të fillimit të punimeve për ndërtimin e “Rrugës Rajonale R102, Komoran-Skenderaj, Segmenti Komoran-Morinë”. (Fshati Polluzhë te​ rreth - rrotullimi, ora 11:00)

- Mbahet konferenca e rregullt javore e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. (Selia qendrore e LDK-së, te Qafa, ora 11.00)

- Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të mbahet debat parlamentar lidhur me Raportin e Progresit për Republikën e Kosovës.. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

-  Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencë për media me temë 'Publikimi i dokumentave zyrtare të Bosnjës dhe Herecegovinës që paraqesin shtet Republikën e Kosovës'. (Zyret e AKB-së, ora 13:30) 

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, do të marrë pjesë në konferencën e organizuar me rastin e pjesëmarrjes së Republikës së Kosovës në edicionin e 16-të të Ekspozitës Ndërkombëtare, Bienalen e Venedikut. (Galerinë Kombëtare të Kosovës, ora 13:45)

- Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore organizon 'Evidence Based Future'. (Hotel Grand, ora 14:00)

- Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit Kosovë mbanë takimin përmbyllës me 61 punëkërkuesit kosovarë të cilët në fillim të shtatorit do të fillojnë shkollimin dhe aftësimin trevjeçar profesional në profesionin “Përkujdesës/e ndaj të moshuarve” në Gjermani. (Salla e konferencave, objekti i APPK-së, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 19 Prill 2018

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë  në bashkëpunim me Departamentin e Shtetit të SHBA-së për Kontrollin e Eksportit dhe Sigurinë e Kufijve të Programit -EXBS mban konferencë për Industrinë e Kontrollit të Mallrave Strategjike. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë  organizon një konferencë mbi "Etikën, transparencën dhe integritetin në arsimin e lartë - zgjidhjet e brendshme për sfidat globale". (Hotel Swiss Diamond, ora 9:00)

- Gjimnazi ‘’Frang Bardhi’’ në Mitrovicë organizon panairin shkencor dhe të kulturës organizuar nga nxënësit e shkollës. (Qendra e kulturës ‘’Rexhep  Mitrovica’  në Mitrovicë, ora 10:00)

- UNHCR, zyra e Komesariatit të KB-ve për refugjatët, Ministria për Komunitete dhe Kthim dhe Këshilli Danez për refugjatë bejn prezentimin e publikimeve “Personat e Zhvendosur nga Kosova nw Regjion - Rivlerwsim i Interesimit pwr Kthim dhe 'Profilizimi i personave tw zhvendosur brenda Kosove. (Hotelin Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-302, ora 11:00)

-  Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, nesër do të vizitojë komunën e Gjakovës, ku bashkë me kryetarin e kësaj komune Ardian Gjini do të nënshkruajnë dy Memorandume të Mirëkuptimit me të cilat parashihet realizimi i projekteve kapitale për komunën e Gjakovës. (Kabineti i kryetarit të Gjakovës, ora 11:00)

- Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosjes! zhvillojnë aksion simbolik tek salla e panaireve që gjendet në fshatin Bërnicë. (Objetki i Panairit në fshatin Bërnicë, ora 11:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, komuna e Vitisë  dhe Agjencia Austriake për Zhvillim përmes projektit Interdev 2 organizojnë ceremoninë ku do të dorëzohen certifikata dhe mjete dhe pajisje për të rinjtë përfitues të programit. (Salla e Kuvendit Komunal në Qendrën Kulturore në Viti, ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore për përvjetorin e rënies së heroit Sali Çekaj. (Teatri Kombëtar i Prishtinës, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore- Dita e rënies së Heroit Sali Çekaj, Dita e veteranëve të Brigadës 138 “Agim Ramadani”, në kuadër të Manifestimit Tradicional “Ditët e Shqipes 2018”, që organizohet nën patronatin e Kryeministrit. (Teatri Kombëtar, ora 12:00)

- SHL - Kosova  së bashku me DKA-në dhe DKRS-në organizojnë debat me temë “Siguria në Shkollë”. (Salla e Asamblesë në Rahovec, ora 13:00)

- Komisioni për Integrime Evropiane mban takim me Ministren e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha lidhur me Raportin për Vendin për vitin 2018. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 14:00)

- Ministria e Administratës Publike organizon takimin e radhës së Këshillit të Ministrave për  Reformën e Administratës Publike. (Ministria e Administratës Publike në objektin e ri të qeverisë, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Takimin Ndërministror për Reformën e Administratës Publike. (Ministria e Administratës Publike, ora 14:00)

- 65 nxënës nga klasat 7-9 nga të gjitha rajonet e Kosovës do të takohen për të garuar në finalen e tretë vjetore të Kosovës në germëzim në anglisht. (Biblioteka Kombëtare, ora 14:30)

- Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, mban konferencë për medie rreth Raportit për Vendin të publikuar nga Komisioni Evropian. (Ndërtesa e Qeverisë - Salla e konferencave, ora 16:00) 

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (KK salla C-301, ora 16:30)

- Innovation Centre Kosovo diskton hapur për të drejtat pronësore intelektuale në Kosovë. (Objekti i ICK-së, ora 18:00)

- Bëhet hapja e ekspozitës “Simbiozë e Artit Klasik dhe Modern” të piktorit Demush Avdimetaj. (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00)

- Komedia “Blockers”, me aktorin John Cena vjen premiere në ekranin e Kinemasë ABC. (Kinema ABC, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 18 Prill 2018

- Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione diskuton lidhur me shënimin e Javës së Personave të Pagjetur në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 9:30)

- Mbahet seanca e radhës në mes të ish-drejtorit të Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK) Hasan Pretenit dhe organizatës ÇOHU! Preteni si person fizik, por edhe në emër të AKK-së ka bërë padi civile për shpifje. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit të Prishtinës organizon tryezën e rrumbullaket me titull "Kriza e ekzistencës së klinikave të QKUK-së si pasojë e mungesës së Profesorëve në Fakultetin e Mjekësisë”. (Dekanati i Fakultetit të Mjekësisë, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të auditimit për efikasitetin e menaxhimit të lëndëve civile në Gjykatat Themelore si dhe shqyrtimi i planit të veprimit të Qeverisë për adresimin e rekomandimeve nga Raporti i Auditimit për vitin 2016. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Për nder të Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës behën homazhe në varrezat e dëshmorëve në Velani. (Velani, ora 10:00)

- Muzeu i Kosovës organizon aktivitetin edukativ mbi kujtesën e lojërave të vjetra popullore, të cilat ne sot po i quajmë "Lojërat e Gjyshërve tanë". (Lapidariumi i Muzeut të Kosovës, ora 10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media mban dëgjim publik lidhur me amendamentimin e Projektligjit Nr.06/L-043, për lirinë e asociimit në Organizata Joqeveritare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 10:00)

- Rrjeti rajonal i organizatave të shoqërisë civile Pointpulse dhe Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizojn konferencën mbi rolin e Kuvendit të Kosovës në mbikëqyrjen e Policisë së Kosovës dhe Inspektoratit Policor të Kosovës për të forcuar integritetin në këto institucione. (Salla e konferencave "Orion", ora 10:00)

- Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale takohet me kryeshefin e Agjencionit për Produkte dhe Paisje Medicinale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Komuna e Prishtinës ben Nderime te shtatorja e Heroit Zahir Pajaziti. (Sheshi 'Zahir Pajaziti', ora 10:30)

- Komuna e Prishtinës organizon dhurimin  e gjakut për nder të Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës. (Sheshi 'Zahir Pajaziti', ora 10:40)

- Vazhdimi i Seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Oda Ekonomike e Kosovës mbështetur nga Qeveria e Republikës së Kosovës organizon “Panairin e Përgjithshëm Ndërkombëtar – Prishtina 2018”. (Qendra e Panaireve, fshati Shkabaj - Magjistralja Prishtinë – Mitrovicë, ora 11:00)

- Organizata Down Syndrome Kosova organizon ngjarjen e radhës në kuadër të projektit “Fuqizimi i të rinjve me sindromën Down”,  ngjarje e cila shënon përmbylljen e një procesi, i cili mbështeti zhvillimin e aftësive profesionale të personave me sindromën Down. (Hotel Sirius - Salla e dytë, ora 11:00)

- OJQ Aksioni kundër dhunës dhe Ndërtimi i Paqes hap ekspozitën “Shtegut të dhimbjes”,  e cila  është një përmbledhje e punimeve të realizuara në kuadër të projektit “Ballafaqimi me të kaluarën në Kosovë”. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës organizon homazhe në varrezat e dësmorëve dhe martirëve në fshatrat Makoc, Mramor, Prapashticë, Dabishec, Canaj, Barilevë, Rimanishtë, Koliq, Stallovë, ora 11:30

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit shënon Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Lokaliteteve ku edhe do të promovohen botimet e Institutit Arkeologjik të Kosovës  (Lapidariumi përballë Muzeut të Kosovës, ora 12:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, pret në takim Shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova. (Kabineti i kryetarit, ora 12:30 - vetëm pamje)

- Nënkryetarja Fatmire Kollçaku dhe drejtuesi i Grupit Parlamentar Glauk Konjufca do të mbajnë konferencë për media. (Holli i Kuvendit,  ora 13:00)

- Për nder të Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës mbahet tubimi qendror . (Epopeja e UCK-së në fshatin Marec, ora 13:00)

- Paqja Studentore organizon konferencën me temën "gratë e suksesshme dhe sfidat e tyre". (Fakulteti i Edukimit, salla P3, ora 14:00)

- Qendra Amerikane për Këshillim dhe Ambasada e SHBA-së në Kosovë organizojnë Panairin e Edukimit "EducationUSA University Fair". (Hotel Sirius, ora 14:30)

- Bëhet pranim-dorëzimi zyrtar i raportit të BE-së për Kosovën në mes të zëvendëskryeministrit të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj dhe shefes së zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova. (Ndërtesa e Qeverisë, kati i tretë, ora 14:30)

- Ambasadori Greg Delawie do të takoj dhe përshëndes organizatorët e panairit, përfaqësuesit e Univerziteteve amerikane dhe studentët të cilët do të vizitojnë panairin e tretë Univerzitarë “EducationUSA” në Prishtinë. (Hotel Sirius, ora 15:15)
 
- Komuna e Prishtinës organizon homazhe në Memorialin e Dëshmorëve na fshatin Sharban. (Fshati Sharban, ora 15:30)

- Komuna e Prishtinës organizon akademi përkujtimore  për Diten e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës. (Salla e Kuqe të Pallatit të Rinisë, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 17 Prill 2018

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë, në bashkëpunim me OECD-në organizojnë takimin “Vlerësimi i Aktit për Biznes të Vogël për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë (2016-2019)”. (Hotel Sirius, ora 9:00) - Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Ambasada e Francës në Kosovë organizon ligjëratën e profesorit francez Frédéric Charillon me temën: Evropa në botë: politika e jashtme dhe e sigurisë e Bashkimit Evropian ".(Ndërtesa e Fakultetit Filozofik , salla n° 05, ora 10:30)

- Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës bënë promovimin e librit “Krimet dhe keqtrajtimet e pacientëve dhe personelit mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës nga forca policore dhe ushtarake të Serbisë gjatë luftës në Kosovë 1998-1999”, të autorit Dr. Salih Krasniqi. (Biblioteka Kombëtare, ora 11:00)

- Universiteti Kadri Zeka në Gjilan bën promovimin e aktiviteteve të projektit REBUS. (Universiteti Kadri Zeka në Gjilan, ora 11:00)

- Promovohet libri i Dr. Salih Sh. Krasniqit, me titull “Krimet dhe Keqtrajtimet e Pacientëve dhe Personelit Mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës nga Forcat Policore dhe Ushtarake të Serbisë Gjatë Luftës në Kosovë 1998-1999”. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Prishtinën si dhe shqyrtimi i Projektligjit për Lirinë Fetare në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

 

- MASHT dhe Këshilli drejtues i Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve organizojnë debat lidhur me zbatimin e Ligjit për Kualifikimet Kombëtare Nr. 03/L-060 nga institucionet përgjegjëse.  (Ndërtesa e MASHT , Kati IV , ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, do ta vizitojë Komunën e Shtimes me ç’rast do të takohet me kryetarin e Komunës, Naim Ismajlin. (Komuna e Shtimes, ora 13:00)

- Kompania Sllovene ''Perutnina Ptuj'' në bashkëpunim me kompaninë ''Kosmonte Foods Shpk''  organizojnë konferencën për Shtyp me temë ‘‘Është detyra jonë t'u rrisim konsumatorëve njohurinë në  lidhje me zgjedhjen e cilësisë së ushqimit".  (Hotel Emerald, ora 14:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, viziton Komunën e Kamenicës. (Ndërtesa e Komunës së Kamenicës, ora 15:00)

- Shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova mbanë konferencë për shtyp në lidhje me publikimin e dokumentit të strategjisë së zgjerimit dhe raportet për vendet. (Qendra Informative dhe Kulturore e Bashkimit Evropian, ora 15:45) 

 

Ngjarjet e datës 16 Prill 2018

- Ministria e Zhvillimit Ekonomik organizon ceremonin inauguruese te projektit për Efiçiencë të Energjisë dhe Energji të Ripërtëritshme, që përfshin rinovimin e 12 ndërtesave publike në vlerë prej 2.3 milionë euro. (Para objektit të  Klinikës të Stomatologjisë në QKUK, ora 9:00)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale organizon punëtori  lidhur me kordinimin ndërinstitucional për zbatimin e Ligjit për Miniera dhe Minerale për parandalimin e aktiviteteve te jashtëligjshme minerare. (Orion Conference Center perballë kino ABC, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Kryeministrin e Republikës së Bullgarisë, Boyko Borissov ku pas takimit do të mbajnë konferencë për media. (Kabineti i Presidentit, ora 10:00 - vetëm pamje)

- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greek Delawie do të vizitojë komunën e Gjakovës ku do te takohet me krytarin Ardian Gjinin. (Ndërtesa e Komunës së Gjakovës, ora 10:45)

- Oda Ekonomike e Kosovës organizon konferencë për media lidhur me panairin e përgjithshëm ndërkombëtar “Prishtina 2018”. (Objekti i Odës Ekonomikë, ora 11:00)

- OVL të UÇK-së në Dukagjin bën homazhe për dëshmorët e Kombit: Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj, Luan Nimanaj dhe Enver Haradinaj. (Kompleksin Memorial në Gllogjan, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borissov. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:20)

- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greek Delawie  merrë pjesë në përurimin e Makerspace-it të ri në gjimnazin “Hajdar Dushi”. (Gjakovë, ora 11:30)

- Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese në mbështetje të Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, do të organizojë një tryezë diskutimi me gazetarë të të gjitha komuniteteve të Kosovës lidhur me shqyrtimin e mundësive konkrete për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet gazetarëve dhe mediave nga të gjitha komunitetet. (Hotel “Graçanica” në Graçanicë, ora 11:30)

- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greek Delawie zhvillon një vizitë në pemishtet e vishnjeve dhe shikimi i rritjes së mundshme të kultivimit të pemëve në rajonin e Dukagjinit. (Junik, ora 13:00)

- Trupi gjykues i Gjykatës Themelore në Ferizaj - Departamenti për Krime te Rënda, vazhdon seancën e shqyrtimit gjyqësor me shpalljen e aktgjykimit kundër të pandehurve B.Th i  akuzuar për shkak të veprës penale vrasje në tentativë dhe të pandehurve I.Z dhe D.B, të akuzuar për shkak të veprës penale pjesëmarrja në rrahje. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 13:00)

- Mbahet ceremonia e dhënies së çekut nga Meridian Express për Aksionin për Nëna dhe Fëmijë në Meridian Express në Dragodan. (Meridian Express, Dragodan, ora 13:30)

- OVL të UÇK-së në Dukagjin bën homazhe te Shtatorja e Shkëlzen Haradinaj në Pejë. (Pejë, ora 16:45)

- Mbahet akademi përkujtimore, me rastin e 19 vjetorit të rënies së dëshmorëve Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj dhe Luan Nimanaj. (Kinoteatri “Jusuf Gërvalla” në Pejë, ora 17:00)
 
- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në Akademinë Përkujtimore, me rastin e 19 vjetorit të rënies së dëshmorëve Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj dhe Luan Nimanaj. (Kinoteatri “Jusuf Gërvalla” në Pejë, ora 17:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në akademinë përkujtimore për Heroin e Kombit, gjeneralin Shkelzen Haradinaj, organizuar nga OVL e UÇK-së e Dukagjinit. (Kino Teatri “Jusuf Gërvalla”-Pejë, ora 17:00)
 

Ngjarjet e datës 15 Prill 2018

- Instituti GAP organizon konferencën për media ku prezanton raportin për ndikimin në tarifat e energjisë elektrike nga ndërtimi i termocentralit të ri sipas marrëveshjes së nënshkruar me kompaninë Contour Global. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 10:30)

- Në kuadër të shënimit të 19-vjetorit të Betejes së Zhegocit, Komuna e Gjilanit së bashku me Ministrinë e Infrastrukturës, zyrtarisht fillojnë punimet në ndërtimin e autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë. (Tek lapidari në fshatin Zhegoc, ora 11:30)

- Me rastin e 19 vjetorit të Betejës së Zhegocit, kryeministri Ramush Haradinaj bënë homazhe te varrezat e dëshmorëve, po ashtu merr pjesë në ceremoninë e inaugurimit të fillimit të punimeve për ndërtimin e Autoudhës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë. (Zhegoc, Gjilan, ora 11:30)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 14:00)

- Hapet ekspozita "Bri plagmës prej nga derdhet dhimbja" me fotogfafi të refugjatëve nga Kosova të autorit Fatos Lubonja në Kukës gjatë luftës së vitit 1999. (Galeria Artcafe në Kukës, ora 17:00)

- Shfaqet repriza “Triumf ndaj paragjykimeve” e të autorit Nexhip Menekshe. (Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”, ora 19:30)


Ngjarjet e datës 14 Prill 2018

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në shënimin e 13- vjetorit të themelimit të gjimnazit “LOYOLA”, në Prizren. (Gjimnazi “Loyola”, Prizren, ora 9:30)

- Federata e pingpongut të Kosovës organizon tri xhirot e fundit të ligës së juniorëve për sezonin pranveror, andaj edhe derbi kryesor do të jetë ndeshja ndërmjet Lidhjes së Prizrenit dhe Hasan Prishtinës për të definuar kampionin e sezonit. (Pallati i rinisë dhe sporteve, ora 10:00)

Ngjarjet e datës 13 Prill 2018

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Zëvendësdrejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Latif Merovci raporton para Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Ministria për Forcën e  Sigurisë së Kosovës organizon ceremoninë e përfundimit të trajnimeve të tremujorit të parë 2018,  në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes së FSK-së. (Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, ora 10:00)

- Komiteti Olimpik i Kosovës mban takim me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, klubet sportive dhe bizneset gjilanase, lidhur me Ligjin për Sponsorizim. (Salla e Kuvendit Komunal në Gjilan, ora 10:00)

-  Coca-Cola HBC Kosova fillon me programin më të ri “Coca-Cola përkrah Rininë” me qëllim të aftësimit të të rinjve për tregun e punës dhe vetëpunësim. (Ndërtesa e ICK-së, ora 10:00)

- Ministria e Infrastrukturës do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me ndërmarrjen Infrakos Sh. A. dhe me Asociacionin Kosovar të Motorizimit “AMRKS”. (Kabineti I Ministrit, ora 10:00)

- Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në një takim zgjedhë kryesinë e re të Këshillit të Prindërve të Kosovës, kryetarin, nënkryetarin dhe sekretarin e KPK-së. (MAShT, kati-IV, ora 10:00)
 
- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie në te cilen do te flas sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri. (Selia qendrore e LDK-së, te Qafa, ora ora 11:00)

-  Gjykata Themelore në Gjilan shpall aktgjykimin ndaj pesë të akuzuarve në Gjykatën Themelore të Gjilanit për veprën penale transportimi i narkotikëve të llojit marihuanë në sasi 240 kilogramë. (Gjykata Themelore në Gjilan, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën për media gjatë së cilës do të paraqiten propozimet konkrete të KDI-së për institucionet, në lidhje me hapat që duhet të ndërmerren në luftën kundër korrupsionit. (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)

- Ministria e Shëndetësisë organizon diskutimin e hapur publik rreth këtij draft-Udhëzimi Administrativ, për rregullimin e çmimit të produkteve dhe pajisjeve medicinale. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të bëhet shyqrtimi i vendimit të për Ratifikimin e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të AKA. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)

- Lëvizja Studentore "Studim Kritikë, Veprim" mban konferencë urgjente në lidhje me ndërhyrjen brutale dhe të dhunshme të Policisë së Kosovës natën e kaluar. (Para stacionit të Policisë "Qendra", rruga "Luan Haradinaj", ora 11:30)

- Me rastin e vizites se dy aktorëve hollivudian, Robert Davi dhe Luke Goss, të cilët do të vijnë për ta promovuar premierën e filmit të ri të tyre, Your Move, në kinemanë Cineplexx mbahet konferencë për media. (Cineplexx, Albi Mall, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorët bën homazhe tek varrezat e martirëve në Llashticë me rastin 19-vjetorit të masakrës. (Llashticë, ora 12:30)

- Ministri i Infrastrukturës do ta vizitojnë Mitrovicën me ç’rast do të nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e kësaj komune, Agim Bahtiri. (Komuna e Mitrovicës, ora 13:00)

- Hapet ekspozita "Përtej Detyrës - Diplomat të Njohur si të Drejtë Ndër Kombet". (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 19:00)
 

Ngjarjet e datës 12 Prill 2018

- Grupi parlamentar i Miqësisë Kuvajt - Kosovë, në kuadër të vizitës në Kosovë do të zhvillojë disa takime në Kuvendin e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 10:00 - vetëm pamje)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të behët prezantimi nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë - ZRRE, të Parametrave Rregullativ, me anen e të cilave caktohen të hyrat dhe tarifat e operatorëve dhe tarifat pëfundimtare të konsumatorëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

- Në kuadër të “Javës së Bibliotekarisë Kombëtare” në Bibliotekën e Qytetit “Fan S.  Noli” hapet Këndi - Biblioteka e shkrimtarit Gjilanas Ramadan Mehmeti. Bibliotekën e Qytetit “Fan S.  Noli” në Gjilan, ora 11:00)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri mban konferencë për media për të prezantuar Kodin e ri penal. (Objektin e Ministrisë së Drejtësisë ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon diskutimin FOL Hapur, ku i ftuar do të jetë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj. (Zyret e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Grupi parlamentar i Miqësisë Kuvajt - Kosovë takohet me Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione. Ndërtesa e Kuvendit, Salla C 301, ora 11:30 - vetëm pamje)

- Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Shërbimi Botëror i Universitetit të Austrisë WUS Austria, do të lidhin Marrëveshje për administrimin e grantit për bashkëfinancimin e projektit “HERAS – Arsimi i Lartë, Hulumtimi dhe Shkenca e Aplikuar”. (Kabinetin e Ministrit, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 13:00)

- Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, takohet me Ministrin e Jashtmëm te Greqisë, Nikolaos Kotzias. (Objekti i Ministrisë së Punëve të Jashtme, ora 14:40 - vetëm pamje)

- Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjik takohet me Komisionin me Grupin Parlamentar të Miqësisë Kuvajt-Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 15:00)

- Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, takohet me Ministrin e Jashtmëm te Greqisë, Nikolaos Kotzias mbajnë konferencë të përbashkët për media. (Objekti i Ministrisë së Punëve të Jashtme, ora 15:30)

- Ministrja e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, do të vizitojnë Komunën e Deçanit, ku do të nënshkruajë memorandume bashkëpunimi për pjesën e investimeve të MMPH's. (Komuna e Deçanit, ora 10:00)

Ngjarjet e datës 11 Prill 2018

- Zyra e Bankës Botërore në Kosovë organizon një konferencë për gazetarë ku do të prezentojë numrin më të ri të Raportit të Rregullt Ekonomik për Ballkanin Perëndimor. (Zyrwt e Bankws Botwrore, ora 10:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, do të vizitojë Komunën e Prizrenit, me ç’rast, bashkë me drejtues së Komunës dhe të arsimit në këtë komunë, do të vizitojë edhe shkollën e mesme të ulët “Ibrahim Fehmiu” në Prizren. (Shkolla “Ibrahim Fehmiu”, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndwrtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 10:00)

- Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale organizon konferencën për lansimin e Strategjisë Sektoriale 2018-2022, si dhe lansimin e Planit të Veprimit për Punësimin e të Rinjve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në lansimin e Strategjisë Sektoriale 2018-2022 dhe lansimin e Planit të Veprimit për Punësimin e të Rinjve. Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, 10:00)

- Qendra mediale në Cagalavicë organizon debati mbi temën "Arritjet dhe disavantazhet e Marrëveshjes së Brukselit". (Qendra mediale në Cagalavicë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa nw tw cilwn do tw bwhet Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Institucionit të Avokatit të Popullit, Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe Zyrës Rregullative për Energji (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit do të shpalosë Programin për Mbrojtjen e Konsumatorit 2016-2020, si dhe synimet për të ardhmen në mbrojtjen e konsumatorit. (Ndërtesa e MTI-së, ora 11:00)

- Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj do të mbajë një konferencë për medie, në të cilën do të bëjë publik një vendim  në fushën e planifikimit hapësinor, i cili merret për herë të parë në Kosovë. (Kabineti i ministres, ora 11:00)

- Fillon zyrtarisht fushata e vaksinimit të kafshëve të llojit të gjedhit kundër Sëmundjes Gungore të Lëkurës. (Fshati Livaxhë në komunën e Graçanicës, ora 11:30)

- anulohet -Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri mban konferencë për media për të prezantuar Kodin e ri penal. (Objekti i Ministrisë së Drejtësisë, ora 11:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore - Dita e dëshmorëve të Brigadës 138 “Agim Ramadani”- Dita e rënies së Heroit Agim Ramadani, në kuadër të Manifestimit Tradicional “Ditët e Shqipes 2018”, që organizohet nën patronatin e Kryeministrit. (Teatri Kombëtar, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:30)

- Këshilli Organizues i Gjysmë Maratonës së Prishtinë 2018 mban konferencë për media në të cilën do të jepen informatat kryesore rreth organizimit të gjysmë maratonës së këtij viti. (Salla e shtëpisë së sporteve në Prishtinë, ora 16:00)

- Ministri i Financave Bedri Hamza do të  prezantoj para Mediave lirimet nga Tatimi doganor për mallrat, lirimet nga Tatimi doganorë për pjesët rezervë për subjektet e regjistruara në ATK si subjekte Prodhuese si dhe iniciativat tjera Ligjore për reforma në tatime. (Ndërtesa e  Qeverisë, kati i 11, ora 16:00)

- Galeria Kombëtare e Kosovës organizon hapjen e ekspozitës së artistit Lorik Sylejmani “Eja ta shohësh vetminë”. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 10 Prill 2018

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione" organizon tryezë lidhur me çështjen e importimit dhe përpunimit të mishit në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës Botërore  të Romëve Hilmi Jashari, Avokati i Popullit  me bashkëpunëtorë  viziton, lagjen me banorë të komunitetit romë, në komunën e Graçanicës. (Lagja rome në Graçanicë, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit nr.06/L-046 për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

- Drejtori i misionit të USAID-it James Hope do të flasë në ceremoninë e organizuar për nder të 220 zyrtarëve të prokurimit nga institucione të ndryshme të Kosovës. (Amfiteatri i Ministrisë së Administratës Publike, ora 10:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pret në takim Kryetarët e Komunave në kuadër të "Forumi Konsultativ Qeveri - Komuna". Takimi i iniciuar nga Kryeministri Haradinaj është i pari i këtij lloji si një platformë e një dialogu të përhershëm në mes të dyja niveleve. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të behët prezantimi nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë - ZRRE, të Parametrave Rregullativ, me anen e të cilave caktohen të hyrat dhe tarifat e operatorëve dhe tarifat pëfundimtare të konsumatorëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 303, ora 10:00)

- Raiffaisen Bank lanson programin “Elevator Lab Challenge” në Kosovë i cili ka për qëllim nxitjen e start-ups për ide innovative në tema të ndryshme bankare në tregun e Kosovës. (Sëiss Diamond, ora 10:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike mban takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë, Besian Mustafa në lidhje me Sektorin e Investimeve Strategjike dhe për sfidat të cilat paraqiten gjatë zbatimit të Ligjit për Investime Strategjike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-204, ora 11:00)

- Një grup i ish-ushtarëve të pakënaqur të UÇK-së, sot mbajnë protestë, në të cilën do të shpalosen tri kërkesat e tyre, duke përfshirë edhe pastrimin e listave të veteranëve. (Sheshi Skënderbeu, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, së bashku me anëtarët e Këshillit të ekspertëve për programe dhe tekste shkollore, do të mbajnë konferencë për media, ku do të bëhet e ditur edhe shpallja e konkursit për tekste shkollore. (Ambientet e MAShT, ora 11:30)

- Universitet i i Prishtinës "Hasan Prishtina" organizon ceremonin e hapjes "Dita Kombëtare e Vetëdijësimit për Bibloteka në Kosovë". (Bibloteka Kombëtare, ora 12:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi organizon tryezë me temë "Arsimimi i personave me aftësi të kufizuar". (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 12:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, merr pjesë në "Java e Bibliotekës Kombëtare". (Biblioteka Kombëtare e Kosovës "Pjetër Bogdani", ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit ku do te shqyrtohet Propozim-vendimit të Qeverisë me kandidatët për drejtor dhe zëvendësdrejtor të Sekretariatit ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Grupi Parlamentar  i Deputetëve të Pavarur organizon tryezën e diskutimit me temë “Luftimi i korrupsionit synim yni apo kusht për liberalizim të vizave”. (Ndërtesa e Kuvendit,  sallaC-203, ora 14:00)

- Me rastin e ditës së miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Ministria e Drejtësisë ka organizuar pritjen solemne të shënimit të Ditës së Kushtetutës. (Hotel Swiss Diamond, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 9 Prill 2018

- Në kuadër të Manifestimit Tradicional “Ditët e Shqipes”, për nder të Betejës së Koshares Kryeministri Ramush Haradinaj, bën homazhe te varrezat e dëshmorëve. (varrezat e dëshmorëve në Koshare, ora 10:00)

- Dega e OVL të UÇK-së në Kaçanik organizon “Orë Përkujtimore” për shënimin  e 19 vjetorit të Betejës së 9 Prillit 1999 në Lagje të Re të Kacanikut dhe rënies heroike të Dëshmorëve dhe Martirëve në Lagje të Re. (Lagje të Re të Kacanikut, ora 11:00)

- Federata e Pingpongut e Kosovës do të festojë Ditën Ndërkombëtare të Pingpongut, duke ofruar për të gjithë qytetarët mundësinë që më persë afërmi të njoftohen me këtë sport, dhe të kenë mundësinë që të luajnë me profesionistët kosovar të pingpongut ku federata do të vendosë disa tavolina pingpongu në shesh. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 11:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli bën homazhe tek varrezat e dëshmorëve dhe merr pjesë në Tubimin Përkujtimor, në kuadër të Manifestimit Tradicional “Ditët e Shqipes”, për nder të Betejës së Koshares. (Koshare, ora 11:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bën homazhe te varrezat e dëshmorëve dhe merr pjesë në Tubimin Përkujtimor, në kuadër të Manifestimit Tradicional “Ditët e Shqipes”, për nder të Betejës së Koshares. (Koshare, ora 11:30) 

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje, ora 12:00)

- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut Kosovë do të shënoj ditën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës me një aktivitet rrugor duke promovuar rëndësinë e Kushtetutës dhe duke rikujtuar qytetarëve të drejtat e tyre. (sheshin Skënderbeu, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në tubimin përkujtimor për nder të Betejës së Koshares. (Koshare, ora 12:00)

- Dega e OVL të UÇK-së në Kaçanik në bashkëpunim me institucionet komunale organizon “Orë Përkujtimore” në Rakoc. (Rakoc, ora 13:00)

- Dega e OVL të UÇK-së në Kaçanik në bashkëpunim me institucionet komunale bejnë homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve. (Rakoc, ora 15:00)

- Për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Romëve, kemi kënaqësinë shfaqet premiera “Triumf ndaj paragjykimeve” të autorit dhe regjisorit Nexhip Menekshe. (Teatri “Dodona” në Prishtinë, ora 19:00)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)