13 Maj 2025

Kalendari

Ngjarjet e datës 11 Qershor 2018

- Mbahet ktiviteti në kuadër të Projektit të Bashkëpunimit Teknik për Kontrollin e Ndotjes së Ajrit ku do te merren mostrat e ajrit në qytetin e Mitrovicës. (Komuna e Mitrovicës, ora 8:30)

Ngo Lens organizon punëtorinë me media “Kutia e Ankesave” më të cilën është paraparë të diskutohet dhe ndahen informacione me gazetarë si dhe përfaqësues të mediave për cilësinë e shërbimeve të komunikimeve elektronike, rolin e medias në adresimin dhe mbrojtjen e drejtave të konsumatorëve si dhe rolin e rregullatorëve të pavarur. (Orion Conference Center, ora 10:00)

- Për nder te “Ditës se Lirisë” Komuna e Gjilanit, organizon homazhe te varri i Beqir Musliut. (Gjilan, ora 10:00)

- Ministria e Integrimit Evropian organizon akimin e rradhës s​ë "Këshillit Ministror për Integrim Evropian" në te cilin do të diskuthet gjendja rreth zbatimit të Agjendës për Reforma Evropiane.​ (Ndërtesa kryesore e Qeverisë, salla P-38, ora 10:00)  

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin e Këshillit Ministror për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim Sekretarin e Përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë, Jacques Krabal. (Kabineti i Kryeparlamentarit, ora 10:00)

- Komuna e Gjilanit organizon hapjen e ekspozites se Librit të Autorëve Gjilanas, promovimin e librit “I tillë ishte Hushi” si dhe ndarjne e Çmimit “Beqir Musliu”. (Biblioteka e Qytetit te Gjilanit, ora 11:00)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, do të mbaj konferencë për media lidhur me hartimin e Projektligjit për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë. (Ndërtesa e Ministrisë së Drejtësisë, ora 13:30)

- Mbahet ceremonia e vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e objektit të Pikës së Përbashkët kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë, Bellanoc - Stançiç. (Bellanoc, ora 14:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, viziton komunën e Suharekës, me ç'rast bëhet edhe nënshkrimi i tri memorandumeve të bashkëpunimit mes MKRS-së dhe Komunës së Suharekës. (objekti i komunës së Suharekës, ora 14:00) 

- Kryeministri Ramush Haradinaj së bashku me kabinetin qeveritar shkon për ngushëllime te familja e të ndjerit Fadil Vokrri. (Hotel Sirius, ora 14:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media në të cilën flasin deputetet, Albulena Haxhiu dhe Saranda Bogujevci. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj viziton Qendrën Inovative të Kosovës. (Objekti i ICK-së, Prishtinë, ora 16:00)

 

Ngjarjet e datës 10 Qershor 2018

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në vënien e gurthemelit të kompozicionit të shtatoreve të liderëve të Qeverisë të Lidhjes së Prizrenit. (Oborri i Lidhjes së Prizrenit, ora 9:00)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në hapjen e ekspozitës së buqetave të skulptorëve për konkursin mbarëkombëtar dhe ekspozita e Bankës Qendrore të Kosovës dhe Bankës Qendrore të Shqipërisë me monedha të vjetra, nga koha e Skënderbeut. (Hapësira e Kompleksit të Lidhjes së Prizrenit, ora 9:30)

- Mbahet seanca solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të shënohet 140 -Vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. (Kompleksi Monumental i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në Prizren, ora 10:00)

-  Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Seancën Solemne të Kuvendit të Kosovës, me rastin e shënimit të 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit. (Hapësira e Kompleksit të Lidhjes së Prizrenit, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Solemne për shënimin e 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit. (Hapësira e Kompleksit të Lidhjes së Prizrenit, ora 11:00)

- Mbahen homazhe me rastin e vdekjes së presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, njëherësh ish-futbollistit të njohur, Fadil Vokrri. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

- Mbahet takimi në mes  të Instituteve  të Albanologjisë dhe Historisë të Kosovës dhe Shqipërisë, të cilët me një fjalë rasti do t`i përshëndesin ministri i Arsimit ,Shkencës dhe Teknologjisë  Shyqiri Bytyqi dhe ministrja e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë, Lindita Nikolla. (Hotel Theranda në Prizren, ora 12 00)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Konferencë për media. (Hotel Theranda, Prizren, ora 12:00)

- Mbahet takimi në mes të rektorëve të Universiteteve Publike të Kosovës dhe Shqipërisë. (Hotel Theranda në Prizren, ora 12:30)

- Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri  Bytyqi dhe ministrja e Arsimit , Sporteve dhe Rinisë , Lindita  Nikolla, do të mbajnë konferencë për medie. (Hotel Theranda në Prizren, ora 12:45)

- Lëvizja Vetëvendosje organizon tribunë për shënimin e 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit me temë 'Situtata gjeopolitike e shqiptarëve - siguria dhe mbrojtja”. (Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”- Prizren, ora 14:00)

- Mbahet mbledhje komemorative  me rastin e vdekjes së presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, njëherësh ish-futbollistit të njohur, Fadil Vokrri. (Kuvendi i Kosovës, 14:00)

- Mbahet ceremonia e varrimit presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri. (Varrezat e qytetit të Prishtinës në Dragodan, 17:00)

- Mbahet ceremonia e përmbylljes se shënimin te 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit ku flasin Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe Kryetari i Lëvizjes, Albin Kurti.(Kalaja e Prizrenit, ora 21:00) 

Ngjarjet e datës 8 Qershor 2018

- Ministria e Administratës Publike fillon fushatën e informimit dhe konsultimit të publikut për tre projektligjet e administratës publike: Projektligjin për Administratën Shtetërore, Projektligjin për Zyrtarët Publikë si dhe Projektligjin për Pagat. (Ambientet e MAP-it, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në hapjen e fushatës së informimit dhe konsultimit të publikut për tri projektligjet e administratës publike: Projektligji për Administratën Shtetërore, Projektligji për Zyrtarët Publik dhe Projektligji për Pagat. (Ministria e Administratës Publike, ora 9:00)

- Ministria e Integrimit Evropian organizon diskutimin me temën “Raporti i Komisionit Evropian për Kosovë 2018”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

 - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Lidhja Shqiptare e Prizrenit”. (Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ora 10:00)

- Nënshkruhet marrëveshja për sigurime sociale në mes të Republikës së Kosovës dhe Konfederatës së Zvicrës. (Objekti i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, aër Hotelit  Grand,ora 10:00)

- Vazhdimi i Seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

-  Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës mbanë konferencën e rregullt javore. (selia qendrore e LDK-së te Qafa, ora 11.00)

- Kryetari i Komunes se Gjilanit, Lutfi Haziri mban debat publik me qytetare te Gjilanit.  (Teatri i Qytetit, ora 11:00)

- Shkrimtari francez François-Henri Désérable do të marrë pjesë në një sesion të nënshkrimit të librit të tij.  (Panairin e Librit në Pallatin e Rinisë në stendën e Buzukut, ora 12:30)

- KFOR-i ju fton për një vizitë mediale në Kampin “Bondsteel”, si dhe për një mundësi mediale me Komandantin e KFOR-it, gjeneralin CUOCI dhe Komandantin e GSHL-L, kolonelin DUCICH. (Te porta kryesore e kampit Bondsteel, ora 13:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e PDK-së, ora 13:00)

- Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Pal Lekaj, do të mbajë konferencë për media lidhur me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për aneks kontratën me “Bechtel & Enka”-n, për përfundimin e projektit të autostradës R6, Prishtinë - Hani i Elezit”. (Objekti i ministrisë, ora 17:00)

 
 

Ngjarjet e datës 7 Qershor 2018

- Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përkatësisht Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, do të mbajë konferencë për media, me rastin e fillimit të procesit vlerësues të projekteve bujqësore, të cilat presin mbështetje përmes masave mbështetëse të “Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2018”. (Objekti i ish-bankës së Lubjanës, kati IV,  në qendrën mediale të KQZ-së, ora 9:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë mban mbledhjen e radhes ne te cilen diskuton lidhur me viziten e Komisionit në Drejtorit rajonale të AKI-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme Bejtush Gashi, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, drejtoresha e programit të ICITAP-it, Kimberley Riffe si dhe përfaqësues nga agjencionet e sigurisë publike vizitojn Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. (Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, ora 10:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në bashkëpunim të ngushtë me Ambasadën e Republikës së Gjermanisë në Kosovë, do t’i dorëzojë Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Forenzikës pajisje për kontrollin e armëve të vogla dhe të lehta. (Ambientet e Agjencisë kosovare të Forenzikës, ora 10:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve organizon konferencën për media për publikimin e dokumentit “Politika për Mbrojtjen e Fëmijëve”. (Qendra e konferencave orion, ora 10:30)

- Mbahet manifestimi ,,Ditët e Skëderbeut", me rastin e 550 vjetorit të vdekjes të Gjergj Kastriot - Skënderbeut. (Fakulteti i Edukimit, ora 11:00)

- Naser Korça, drejtor i Sherbimeve Publike, Infrastruktures dhe Banimit nga Komuna e Gjilanit mban konferencë për media, në të cilën do të paraqes para gazetarëve realizimin e punëve, sfidat dhe objektivat për tre-mujorin e punës. (Zyra e kryetarit të Komunës se Gjilanit, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në manifestimin për shënimin e 550 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit, organizuar nga dekani i Fakultetit të Edukimit, Ethem Çeku. (Fakulteti i Edukimit, ora 11:00)

- Avalon Production mban konferencë shtypi me rastin e mbajtjes së festivalit të tretë me radhë "Skoje calling", i cili do të mbahet nga 21 deri më 24 qershor në stadiumin ARM në Shkup. (Dit' e Nat', rr. Fazli Graiçevci 5, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban tryezën me temë "Telekomi i Kosovës - gjendja, shkaqet, zgjidhja". (Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, salla S II, ora 12:00)

- Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj do të nënshkruajë një Memorandum Bashkëpunimi  me UN-HABITAT-in në Kosovë. (Kkabineti i ministres, ora 13:30)

- Shkrimtarit francez François-Henri Désérable, fitues i shumë Çmimeve letrare franceze promovon romanit të tij 'Një zotëri Piekielny', i përkthyer në shqip. (Aleancën franceze të Prishtinës, ora 17:00)

- Mbahet dita e dyte e edicionit te 18-të i festivalit folklorik “I këndojmë lirisë”, i cili mbahet nën patronazhin e Komunës së Klinës. (Kulla e Mujë Krasniqit, Çabiq, ora 19:00)

- Galeria Kombëtare e Kosovës organizon hapjen e ekspozitës një ditore të Shpresa Faqit “Driving”.  (Muri e Galeria Kombëtare, ora 21:00)

Ngjarjet e datës 6 Qershor 2018

- Ish Kryeministri italian, Massimo D ‘Alema, politikani që organizoi lirimin e Presidentit Rugova nga izolimi i diktatorit serb Milosheviq, së bashku me Ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, do të vizitojnë, familjen Rugova. (Velani, ora 9:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione mban prezantim në Komision lidhur me Planin e përbashkët të punës së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur. (Ndërtesa e Komisionit, salla N 302, ora 10:00)

- Organizata Iniciativa për Progres (INPO) organizon konferencën e publikimit të raportit “Indeksi i kënaqshmërisë së qytetarëve me shërbimet komunale në Prishtinë”. (Hotel Sirius, 10:00)

- Projekti i financuar nga BE “Mbështetje e mëtutjeshme e institucioneve në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe ekstremizmit të dhunshëm” në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë organizojnë konferencën rajonale me temën “Parandalimi i radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm në rrjetet sociale në Ballkanin Perëndimor”.  (Hotel Sirius, 10:00)

- Ish Kryeministri italian, Massimo D ‘Alema, do mbajë një leksion para studentëve të Kolegjit Universitar AAB. (Universitar AAB, ora 10:00)

- Vazhdimi i Seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Hapet edicioni i 18-të i festivalit folklorik “I këndojmë lirisë”, i cili mbahet nën patronazhin e Komunës së Klinës. Merr pjesë dhe kryeministri Ramush Haradinaj. (Kulla e Mujë Krasniqit, Çabiq, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në hapjen e manifestimit folklorik “I këndojmë Lirisë”, që mbahet në fshatin Çabiq të Komunës së Klinës, në oborrin e kullës së heroit Mujë Krasniqi. (Fshati Çabiq, ora 11:00)

- Selami Xhemajli, drejtor i Shendetesise dhe Mireqenies Sociale nga Komuna e Gjilanit mban konferencë për media, në të cilën do të paraqes para gazetarëve realizimin e punëve, sfidat dhe objektivat për tre-mujorin e punës. (Zyra e kryetarit të Komunës se Gjilanit, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban tryezën: "Zhvillimi dhe mbrojtja e Trepçës". (Ndërtesa e Kuvendit, salla S II, ora 12:00)

- Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Šoltes i cili po viziton Kosovën do te mbaj konferencën e tij për shtyp lidhur marrdhëniet aktuale BE-Kosovë  gjatë  përgatitjes së  raportit për Kosovën në Parlamentin Evropian. (Qendra Informative dhe Kulturore të BE-së, ora 12:00)

- Promoviohet romani "Valsi i dashurisë", pjesa I dhe pjesa II, me autore Jetlira B. Avdiaj, botuar nga Shtëpia Botuese "Faik Konica". (Panairi i Librit Prishtina, ora 12:00)

Ngjarjet e datës 5 Qershor 2018

- Ekipi mjekësorë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës viziton Lipjanin. (Shkolla 'Ulpiana' në Lipjan, ora 8:00)
- Ekipi mjekësorë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës viziton fshantin Zhur në komunën e Prizrenit. (Shkolla fillore në fshatin Zhur, ora 8:00)

- Vazhdon dita e fundit e Javë për Zhvillim të Qëndrueshëm ku temë diskutimi do të jetë “Ndryshimet Klimatike” ku do të marrin pjesë Ministrja e MMPH-së Albena Reshitaj, Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë znj. Nataliya Apostolova, ekspertë të fushës e përfaqësues të shoqërisë civile;. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behët shqyrtimi dhe miratimi i raportit te Auditimit për pasqyrave financiare të e Autoritetit të Aviacionit Civil, Organit Shqyrtues të Prokurimit,  Hortikultures, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Zyra e kryetarit të Komunes së Gjilanit në bashkëpunim me organizatën Let’s Do It, pastaj Drejtoria Komunale e Arsimit, ajo e Shërbimeve Publike, e shëndetësisë, FSK, eko-higjiena, Hidromorava dhe qytetarët do të shënojnë 5 qershorin Ditën e Mjedisit. (Te Pishat në fshatin Velekincë, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Këshillin e Pavarur Mbikqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, shqyrtimi i Projektligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Komuna e Deçanit shënon 'Ditën Botërore të Mjedisit' me moton 'Edhe natyra është shtëpia jote'  ku do të organizon aksioni për pastrimin e qytetit dhe largimin e deponive të krijuara në mënyr ilegale. (Rruga e Dëshmorët e  Kombit, sheshi 'Mentor Tolaj', Rruga 'Sali Çeku' dhe rruga e UÇK-së në Deçan, ora 10:00)

- Komuna e Deçanit organizon aksioni për pastrimin e qytetit dhe largimin e deponive të krijuara në mënyr ilegale. (Tek Uji i thart 'Gushavci' në Deçan, ora 11:00)

- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani raporton para Komisionit për Integrime Evropiane lidhur me zbatimin e Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim - Asociimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Ministria e Integrimit Evropian organizon konferencën e prezantimit të “Mekanizmit të ri të zhvillimit të kapaciteteve për zbatimin e MSA-së”, financuar nga Qeveria e Kosovës, Luksemburgut dhe Norvegjisë. (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Bardhyl Syla, drejtor i Administrates se Pergjithshme nga Komuna e Gjilanit mban konferencë për media, në të cilën do të paraqesin para gazetarëve realizimin e punëve, sfidat dhe objektivat për tre-mujorin e punës. (Zyra e kryetarit të Komunës se Gjilanit, ora 11:00)

- Vazhdimi i Seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrët qendrore të Vetëvendosjes, ora 12:00)

-  Shtëpia Botuese Fan Noli dhe Klik Ekspo Group organizojnë promovimin e librit të Madeleine Albright 'Të fuqishmit dhe i Plotfuqishmi'. (Hotel Swiss Diamond, ora 12:00)

- Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj dhe Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, marrin pjesë në ngjarjen "Think Future - Prizren", për promovimin e "Programit për financimin e Organizatave Jo-Qeveritare" dhe "Parkut të Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren". (Kinema Lumbardhi, Prizren, ora 12:00)

- Shoqata për Kulturë “Alba - Media" organizon takimin poetik “Muza e Artit". (Instituti Albanologjik në Prishtinë, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Noterinë, për Ndërmjetësim, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Presidenti Hashim Thaçi, pret ish-kryeministrin italian, Massimo D’Alema. (Zyra e Presidentit, ora 14:30)

- Me rastin e 5 Qershorit, Ditës Botërore të Mjedisit, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë në bashkë organizim me Komunat,  OJQ-në “Let’s Do it Kosova” dhe organizata tjera të shoqërisë civile do të organizojnë aktivitete pastrimi dhe gjelbërimi në Plemetin. (Fshati Plemetin, lagja e Romëve, Komuna e Obiliqi, ora 15:00)

- Mbahet ceremonia e mbylljes se Javës për Zhvillim të Qëndrueshëm me ç'rast do të bëhët ndarja e çmimeve për kampionët mjedisorë. (Hotel Emerald, ora 16:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në hapjen e Panairit të Librit. (Pallati i Rinisë, ora 18:00)

 

----------

 

Oraret e aksionit ta pastrojm Kosovën në komuna

Podujevë: Hapja në qendër të qytetit:  Ora 08:00.

Vushtrri: Hapja  para qendrës së kulturës 'Hasan Prishtina' në bashkëpunim me Komunën. Pastrim i deponisë në fshatin Stanoc: Ora: 10:00

Mitrovicë: Pastrimi i hapësirave përreth lumit Ibër-  qytet, manifestimi qendror, ora 10:00, me pjesëmarrjen edhe të ministres Reshitaj si dhe pastrim i deponisë në fshatin Bare: Ora 12:00. 


Ferizaj: Hapja e aksionit në ora: 13:30.

Ferizaj- Mbjellja e Fidaneve- Parku “ Liria”: Ora 13:30, me pjesëmarrjen edhe të ministres Reshitaj.
 
Gjilan: Hapja e aksionit bëhet afër Kuvendit Komunal: Ora 10:00

Viti: Hapja në ora 10:00 lokacioni , varrezat e qytetit, 

Kamenicë: Hapja ora 10:00 tek pishina Shkodra,.

Hani i Elezit: Hapja ora 10:00 para Komunës.
Shtërpcë: Hapja ora 10:00 në Drajkoc me përkrahje të Komunës me mjete logjistike.


Gjakovë: Hapja ora 10:00 tek  parku i qytetit , aksione do mbahen në te gjitha fshatrat, priten deri 5000 vullnetar.

Istog: Hapja ora 11:00 para Shtëpisë së Kulturës.

Klinë: Pastrimi i 5 deponive , hapja në ora 10:00

Rahovec: Hapja ora 10:00 në oborrin e Komunës.

Deçan: Hapja ora 10:00 tek ndertesa e komunes, pastrimi i 5 deponive ilegale.

Junik: Hapja në ora 09:00 në parkingun e Komunës.

Shtime: Hapja ora 10:00 në 'Sheshi UCK'së'

Suharekë: Hapja ora 10:00 në qendër të qytetit

Lipjan: Hapja ora  10:00 tek Komuna.

Drenas: Hapja ora 10:00 në qendër të qytetit, aksion pastrimi i 5 deponive ilegale.

Shtime, ora 17:00 , përmbyllja e aksionit, lokacioni te pishat, me pjesëmarrjen edhe të ministres Dr. Albena Reshitaj.
 

Ngjarjet e datës 4 Qershor 2018

- Në ditën e katertë të Javës për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kosovë, Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm organizon diskutimin më temë 'Tranzicioni energjisë'. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Vazhdimi i Seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Bardhyl Syla, drejtor i Administrates se Pergjithshme nga Komuna e Gjilanit mban konferencë për media, në të cilën do të paraqesin para gazetarëve realizimin e punëve, sfidat dhe objektivat për tre-mujorin e punës. (Zyra e kryetarit të Komunës se Gjilanit, ora 11:00)

- Në kuadër të fushatës arsimore, përfaqësuesit e Zyrës së BE-së së bashku me disa nga shefat e misioneve të BE në Kosovë, do të vizitojnë shkollën fillore multietnike "Shtjefen Gjeçovi" në Janjevë. (Shkolla Shtjefen Gjeçovi, Janjevë, Komuna e Lipjanit, ora 11:00)

- Organizata Access organizon ceremoninë e hapjes së "Javës se Kulturës", në Vushtrri, e cila mbahet ne kuader te projektit: "Dialogu Nderkulturor", implementuar nga Access dhe mbeshtetur nga Ministria e Kultures, Rinise dhe Sportit dhe UNICEF Innovations Lab Kosova. (Kalaja e qytetit të Vushtrrisë, ora 14:00)

- ForumZFD programi në Kosovë dhe Programi për Studime dhe Hulumtime Gjinore në Universitetin e Prishtinës organizon masterklasën publike ‘Politika e kujteses dhe kujtesa politike: Përvojat, rrëfimet dhe transmetimi i të së kaluarës’ të udhëhequr nga Dr. Bekim Baliqi – Politolog. (Qendra Informative dhe Kulturore e Bashkimit Evropian, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 3 Qershor 2018

- Federata e pingpongut të Kosovës në bashkëpunim me klubin e pingpongut Lidhja e Prizrenit, të mbështetura nga Drejtoria e Sportit e Komunës së Prizrenit, organizojnë Turneun "Lidhja e Prizrenit". (Salla Sezai Surroi në Prizren, ora 10:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media në të cilën flasin Kryetari, Albin Kurti dhe profesor Ismet Hamiti. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 12:00)

- Etea dhe Termokiss organizojn aktivetin 'Silent Reading Party & Living Library' me rastin e festivalit 'Prishtina Lexon'. (Parku i Qytetit, ora 16:00)

Ngjarjet e datës 2 Qershor 2018

- Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, së bashku me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, do të vizitojë pikën e kalimit të kufirit në Morinë, ndërsa më pas do të vizitojnë pikën e kalimit të kufirit të Shishtavecit në Dragash. (Pika e kalimit kufitar në Morinë, ora 9:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë zhvillon punimet e kuvendit zgjedhore në degën e Pejës, merr pjesë dhe Kryeministri i Kosovës dhe Kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj!. (Hotel Dukagjini në  Pejë, ora 11:00)

 - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë zhvillon punimet e kuvendit zgjedhore në degën e Klinës, merr pjesë dhe Kryeministri i Kosovës dhe Kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj!. (Restaurant Nora në Klinë, ora 14:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrët e Lëvizjes Vetëvendosje, ora 14:00)

- Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj mban konferencë për media. (Selia qendrore e Nismës Socialdemokrate në lagjen Pejton, ora 15:00)
 
- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë zhvillon punimet e kuvendit zgjedhore në degën e Suharekë, merr pjesë dhe Kryeministri i Kosovës dhe Kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj!. (Restaurant Rozafa në Suharekë, ora 16:00)

- Me rastin e festivalit “Prishtina Lexon” mbahet sezion me pyetje dhe përgjigje me Daut Demakun. (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar, ora 16:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë zhvillon punimet e kuvendit zgjedhore në degën e Rahovec, merr pjesë dhe Kryeministri i Kosovës dhe Kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj!.  (Shtëpia e Kulturës “Mentor Zyberaj” në Rahovec, ora 18:00)

- Vazhdon dita e dytë e dezinsektimit hapësinor për vitin 2018 në Komunën e Prishtinës. (Lakrishte, Dardania, Ulpiana, Prishtina e Re (Veternik), Zona Industriale, Lagjja Nic dhe Kazerma Adem Jashari, ora 19:30)

- Ne kuader te festivalit “Prishtina Lexon”, Termokiss & Etea organizojn Character Party “Ec si n'Liber”. (Kafe librari Dit' e Nat', ora 21:00)

Ngjarjet e datës 1 Qershor 2018

 - Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore organizon konferencën e parë ndërkombëtare për shëndetin, mirëqenien dhe të drejtat e fëmijëve. (Swiss Diamond Hotel, ora 8:15)
- Vazhdon dita e tretë e Javës për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kosovë me temë 'Pastrimi i Kosovës: sfidat në sektorin e mbeturinave'. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Sekretarja e Shtetit në Ministrinë e Forcave të armatosura të Francës, znj. Geneviève Darrieussecq, do të qëndrojë në Prishtinë ku do të kryesojë ceremoninë e homazheve në monumentin kushtuar ushtarëve francezë të vdekur në Kosovë. (Varrezat e Arbërisë, te Komuna e re, ora 9:30)

- Ministria e Drejtësisë me mbështetjen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë organizon tryezën e kampanjës informuese 'Kodi Civil modern dhe sfidat e reja ligjore'. (Hotel Sirius,  ora 10:00)

- Mbahet dorëzimi i pajisjes mjekësore Ehosonograf në Klinikën e Neonatologjisën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. (Klinika e Neonatologjisë, Qendra Klinike Universitare të Kosovës, ora 10:00)

- Nisin punimet për ndërtimin e Shkollës Fillore të Mesme dhe të Ulët 'Drita' në Gramaqel. (Fshati Gramaqel afër objektit ekzistuese të shkollës, ora 10:00)

- Zyra për Qeverisje të Mirë organizon konferencë me rastin e shënimit të “1 Qershorit”  Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve, hapja e së cilës do të bëhet nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj. (Ndërtesa e Qeverisë, salla p 38, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj, merr pjesë në Konferencën për shënimin e “1 Qershorit”  Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve, organizuar nga Zyra për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit. (Ndërtesën e Qeverisë, salla P 38, ora 10:00)

- Në kuadër të ditës së pestë të festivalit të leximit "Prishtina Lexon", SOS Fshatrat e Fëmijëve dhe ETEA organizojn autobusin e leximit. (Nisja nga Sheshi "Zahir Pajaziti", ora 11:00)

- Sadudin Berisha, drejtor për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë nga Komuna e Gjilanit mban konferencë për media, në të cilën do të paraqesin para gazetarëve realizimin e punëve, sfidat dhe objektivat për tre-mujorin e punës. (Zyra e kryetarit të Komunës se Gjilanit, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mbanë konferencën e rregullt javore. (Selia qendrore e LDK-së, te Qafa, ora 11:00)

- Ministri i Forcës se Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha do të presë Ministren e Mbrojtjes së Francës Genevieve Darrieussecq. (Ndërtesa e Ministrisë për Forcën e Sigurisë, ora 11:45)

- Shoqata e Fermerëve Kosovarë të Qumështit do të mbajë aktivitet protestues me qëllim sensibilizimin e opinionit dhe të institucioneve përgjegjëse për problemet kryesore të industrisë se qumështit. (Para Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti dhe drejtori i DKRS-së Yll Rugova do t'i hapin këndet e leximit duke lexuar një përrallë së bashku me fëmijët pjesëmarrës. (Sheshi "Zahir Pajaziti", ora 11:00)

- Asambleja Komunale e Fëmijëve të Mitrovicës do të shkruajnë mesazhe të ndryshme me shqetësimet, nevojat dhe dëshirat qe ata kanë dhe këto mesazhe do të varën në drunjtë dekorativë ku edhe do të emërohet “Pema e fëmijëve për komunën”. (Para komunës së Mitrovicës, ora 11:00)

- Asambleja komunale e Ferizajt do të shënojë këtë ditë më realizimin e disa video-mesazheve dhe pikturave që kanë të bëjnë më ngritjen e përgjegjësisë së institucioneve karshi nevojave të fëmijëve. (Komuna e Ferizajt, ora 11:00)

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Muzeu i Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, UNDP dhe IOM, kanë përgatitur konferencë dhe punëtori edukative. (Ambientet e Muzeut të Kosovës, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj, merr pjesë në Konferencën me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve, organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. (Muzeu i Kosovës, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media në të cilën flasin, Kryetari Albin Kurti dhe profesor Ismet Hamiti. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 13:00 - ndryshim orari, ora 12:30)

- Vazhdimi i Seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 13:00 - ndryshim orari, ora 11:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike mban mbledhje në të cilën do të behët funksionalizimi i grupeve të miqësisë dhe do të diskutohet lidhur me gjendjen në shërbimin e jashtëm;(Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Qendra Kulturore e Fëmijëve, Xixëllonjat, Evolution Dance & Biblioteka "Hivzi Sulejmani" organizojn program astistik në kuadër të ditës së pestë të festivalit të leximit "Prishtina Lexon". (Sheshi Zahir Pajaziti' ora 13:00)

- Biblioteka "Hivzi Sulejmani", shkolla fillore "Gjergj Fishta" dhe Termokiss organizojn aktivitete të edukimit joformal për nxënësit e klasave 6-9. (Biblioteka "Përkujtimore" në Taukbashçe, ora 13:00)

- Organizuar nga Ministria e Diasporës, mbahet akademia përkujtimore për heroinën e kombit, Xhevë Lladrovci. (Amfiteatri i Bibliotekës Kombëtare, 'Pjetër Bogdani', ora 14:00)

- Ministrit i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, do ta presë në takim kryetarin e Vlorës, Dritan Lelin. (Ndërtesa e MTI-së, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj, merr pjesë Akademinë dedikuar jetës dhe veprës së heroinës Xhevë Lladrovci. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, ora 14:00)

- Shfaqet filmi Bogota Change me regji të Andreas Mol Dalsgaard. (Kinema "Jusuf Gervalla" në Pejë, ora 16:00)

- Në kuadër të ditës së pestë të festivalit të leximit "Prishtina Lexon", Termokis organizon recitim emocional me muzikë. (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar, ora 19:00)

- Fillon fazën e parë të dezinsektimit hapësinor për vitin 2018 në Komunën e Prishtinës. (Aktash, Lagjja e Muhaxherëve, Parku i Qytetit, Vellushë, Qendra e Qytetit, Qyteza Pejton, Arbëria, Tophane, ora 19:00)

- Galeria Kombëtare e Kosovës organizon ekspozitën një ditore të Shpresa Faqit “Driving”. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 21:00)

Ngjarjet e datës 31 Maj 2018

- Vazhdon dita e dytë e Javës për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kosovë me temë 'Uji është jetë, kundervajtjet dhe drejtesia mjedisore'. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 9:00)

- Këshilli i Evropës dhe Bashkimi Evropian do të nisin zyrtarisht në Kosovë Programin e përbashkët ROMACTED për ‘Promovimin e Qeverisjes së Mirë dhe Fuqizimin e Romëve në Nivel Lokal’. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:30)

- Grupi i Up with People do të vizitojnë Muzeun e Kosovës, me ç’rast do të njihen me historinë dhe eksponatet, kurse pas vizitës së tyre në oborrin e Muzeut të Kosovës, do të shohin një përformancë artistike tradicionale nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shota. (Muzeu i Kosovës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e pestë e Kuvendit të Komunës së Prishtinës. (Ndërtesa e Kuvendit Komunal të Prishtinës, ora 10:00)

- Lëvizja FOL organizon tryezë ku do të diskutohet raporti “Performanca e Gjyqësorit dhe Prokurorisë në luftën kundërkorrupsion” për vitin 2017. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet seanca e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 10:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe Njësia e Inteligjencës Financiare në Kosovë do të lansojnë raportin e parë mbi tipologjitë e pastrimit të parave nga personat e ekspozuar politikisht në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Shpresë Hajdari, drejtoreshë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nga Komuna e Gjilanit mban konferencë për media, në të cilën do të paraqesin para gazetarëve realizimin e punëve,  sfidat dhe objektivat për tre-mujorin e punës. (Zyra e kryetarit të Komunës se Gjilanit, ora 11:00)

- Ministria  e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor mbanë konferencë për media, në të cilën ministrja Albena Reshitaj do të prezantojë softverin për paraqitjen në kohë reale  të të dhënave për cilësinë e ajrit në Kosovë. (Kabineti i Ministres së MMPH-së, ora 11:00)

- Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, OBSH dhe KADC do ta shënojnë Ditën Botërore pa duhan në të gjitha qendra Rajonale të Kosovës. (Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ora 11:00)

- Grupo ROR së bashku me Asamblenë Komunale të Fëmijëve do të shkruajnë mesazhe të ndryshme me shqetësimet, nevojat dhe dëshirat qe ata kanë dhe këto mesazhe do të varën në drunjët dekorativë para Komunës së Klinës ku edhe do të emërohet “Pema e fëmijëve për komunën”. (Para Komunës së Klinës, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj, merr pjesë në Akademinë Përkujtimore në ditën e rënies së Heroit, Xhemajl Fetahaj. (Teatri Kombëtar, ora 13:00)

- 105 të rinj nga Up With People së bashku me 105 të rinj nga Kosova do t’i mbjellin po aq fidanë nën moton “The Greener – The Cleaner”. (Kompleksi i varrezave të dëshmorëve në Velani, ora 13:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, do të qëndrojë për një vizitë në Komunën e Skenderajt, me ç’rast se bashku me kryetarin, Bekim Jashari do të nënshkruajnë tri memorandume mirëkuptimi, dy në fushën e trashëgimisë kulturore dhe një në fushën e sportit. (Ambientet e komunës se Skenderajt, ora 14:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, do të vizitojë Komunën e Drenasit, dhe bashkë me kryetarin Ramiz Lladrovci do të nënshkruajnë memorandumin për ndërtimin e Stadiumit të Drenasit. (Drenas, ora 15:00)

- Në ditën e katërt të festivalit 'Prishtina Lexon', Etea, Termokiss dhe Virtual Sophists organizojnë shfaqjen e filmit "Stalker". (Biblioteka "Hivzi Sulejmani", ora 18:00)
 

Ngjarjet e datës 30 Maj 2018

- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor,  në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian, Bashkëpunimin Gjerman për Zhvillim dhe Konsorciumin Kosovar të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm organizon për herë të parë Javën për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kosovë. (Hotel Emerald, ora 8:45)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për gjak dhe përbërës të gjakut. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Konferencën e Nivelit të Lartë mbi Zhvillimin e Qëndrueshëm. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Nënshkruhet memorandum mirëkuptimi ndërmjet MKRS-së, Komunës së Prishtinës, Ekipit të Kombeve të Bashkuara në Kosovës, Komitetit Olimpik të Kosovës dhe Federatës së Karatesë së Kosovës për ndërtimin e një qendre sportive për zhvillimin e sporteve marciale në përputhje me standardet ndërkombëtare. (Kabineti i Ministrit të Kulturës, ora 9:00)

- Agjencia e Metrologjisë së Kosovës, do të organizojë konferencë me rastin e  Ditës Botërore të Metrologjisë. (Hotel Nartel, ora 9:45)
 
- Ministria e Drejtësisë, me mbështetjen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë organizojn punëtorinë e kampanjës informuese ”Ligji i Familjes dhe Ligji i Trashëgimisë përmes Kodit Civil modern”. (Hotel Karagaq në Pejë, ora 12:30 - nisja e organizuar nga parkingu përballë RTV21, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi. (Objekti Komuna e vjetër, ora 10:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore organizon tryezën “Agjencitë e Pavarura dhe Reforma e shumëpritur - Ekzistimi, Funksionalizimi dhe Rekrutimi”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komuna e Gjilanit organizon Panairin e Punës. (Palestra e Sporteve në Gjilan, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 152-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, kati i III,  ora 10:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës​, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në të cilën do të behët Prezantimi në Komision lidhur me Planin e përbashkët të punës së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur. (Ndërtesa e Kuvendit, salla sallën N 302, ora 10:00)

- Anëtarët e ROR së bashku me anëtarë të AKF-së do të vizitojnë SOS Fshatin, ku do të zhvillojnë aktivitete të ndryshme me fëmijët e këtij fshati, duke krijuar punime me moton “Çdo ditë është 1 Qershori”. (SOS fshati​, ora 11:00)

- Drejtori i Arsimit, Nazim Gagica nga Komuna e Gjilanit mban konferencë për media, në të cilën do të paraqesin para gazetarëve realizimin e punëve,  sfidat dhe objektivat për tre-mujorin e punës. (Zyra e kryetarit të Komunës se Gjilanit, ora 11:00)

- Shënohet dita ndëkombëtare e  sëmundjes së Sklerozës Multiple. (Klinika e Neurologjisë të QKUK-së, ora 11:30)

- Lëvizja Vetëvendosje! organizon tryezën me temë "Gjendja e Shërbimit spitalor dhe klinik universitar – problemet dhe zgjidhjet". (Ndërtesa e Kuvendit, salla SII, ora 12:00)

- Këshilli Studentor i FSHMN-së organizon një protestë me kërkesë rikthimin e drejtimeve arsimore në fakultet si dhe heqjen e udhëzimit administrativ sipas të cilit studentët e Fakultetit të Edukimit kanë përparësi në punësim në institucionet arsimore para studentëve të FSHMN-së. (Para Fakultetit të Filologjisë, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim pune akterët kryesorë të sigurisë dhe rendit në vend. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

- Organizohet ceremonia e nënshkrimit të kontratës mes MKRS-së dhe më shumë se 50 OJQ-ve përfituese në sektorin e rinisë.  (Restorant “Rings”, Sheshi “Nëna Terezë”, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore me rastin e 19-vjetorit të rënies së Dëshmorëve të Kombit, Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë, ora 17:00)

-Në ditën e tretë të festivalit 'Prishtina Lexon', ETEA, Termokiss dhe Virtual Sophists organizojnë Odën e Librit “Fahrenheit 451”. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 29 Maj 2018

- Në kuadër të Festivalit "Prishtina Lexon", organizata Jo qeveritare Toka organizon aktivitete të edukimit joformal për nxënësit e klasave 6-9  në shkollën fillore “Qamil Batalli”. (Shkolla fillore “Qamil Batalli”, ora  9:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj me bashkëpunëtorë, do të inspektojë punimet në segmentin e rrugës N2, Kaçanik - Hani i Elezit. (Kaçanik, ora 9:00)

- Misioni i OSBE-së dhe Zyra e UNFPA do të prezantojnë raportin me gjetje nga Anketa ndërkombëtare mbi burrat dhe barazinë gjinore e zhvilluar për herë të parë në Kosovë. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Fakulteti i Edukimit organizon promovimn e librit "Sintesajzer për Fillestare" me autore Prof. Ajmone Dhomi. (Biblioteka Kombëtare, ora 10:00)

- Lëvizja FOL organizon tryezën ku do të diskutohet raporti “Transparenca në prokurimin publik në Kosovë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Grupi ROR bashkë më Asamblenë komunale të fëmijëve në Pejë, do të vizitojnë organizatat që ofrojnë shërbime dhe punojnë me fëmijë me nevoja të veçanta për t’u njohur nga afër më vështirësitë më të cilat ballafaqohet fëmijët në këto organizata që ato t’i adresojnë edhe tek institucionet e nivelit lokal. (Qendra 'Pema' në Pejë, ora 10:00)

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu me bashkpunëtorë do të vizitoje Kompaninë "Air Energy" shpk, me seli në fshatin Kika, komuna e Kamenicës e cila është themeluar në vitin 2008. (Kompania 'Air Energy', fshati Kika, ora 11:00)

- Valbona Tahiri, drejtreshë për Zhvillim Ekonomik nga Komuna e Gjilanit mban konferencë për media, në të cilën do të paraqesin para gazetarëve realizimin e punëve,  sfidat dhe objektivat për tre-mujorin e punës. (Zyra e kryetarit të Komunës se Gjilanit, ora 11:00)

- Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë fillon projektin e vaksinimi nga ajri i kafshëve të egra kundër sëmundjes se tërbimit. (Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, ora 11:30)

- Grupi ROR bashkë më Asamblenë komunale të fëmijëve në Pejë, do të vizitojnë Organizatën “HandiKos”. (Organizata 'HandiKos' në Pejë, ora 11:30)

- Në kuadër të festivalit FemArt  do të organizoj konferencen e parë politike-sociale në Kosovë që trajton fenomenin e femicidit “Drejtësia për Gratë e vrara si pasojë e dhunës në Familje”. (Hapësira e Bibliotekës Kombëtare, ora 12:00)

- Këshilltari kryesor politik i EUSR, Annette Fath-Lihiç, do të marrë pjesë në konferencën "Drejtësia për gratë e vrara në aktet e dhunës në familje", organizuar si pjesë e Festivalit FEMART. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 12:00)

- Mbahet Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do te shqyrtohet raportit me Rekomandime për Projektligjin për Miniera dhe Minerale, raporti vjetor i Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 12:00)

- Instituti “Columbus” bën prezantimin e raportit "Depoja e keqpërdorimeve farmaceutike - Blerjet e barnave të listës esenciale shumëfish më shtrenjtë sesa çmimet në treg". (Cineplexx në Albi Mall, ora 12:30)

- Grupi ROR bashkë më Asamblenë komunale të fëmijëve në Pejë, do të vizitojnë Qendrën për jetë të pavarur në Vitomiricë-Pejë. (Vitomiricë, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj, pret në takim Bordin e KEK-ut, menaxhmentin dhe anëtarët tjerë të Komisionit Teknik të Qeverisë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:00)

- Në kuadër të Festivalit "Prishtina Lexon",  Virtual Sophists, ETEA dhe Termokiss organizojn diskutim mbi shkrimtarin austriak Stefan Zweig. (Bibloteka “Hivzi Sulejmani", ora 18:00) 

Ngjarjet e datës 28 Maj 2018

- Grupi i Miqësisë Kosovë - Kroaci i Parlamentit kroat mban takim me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli. (Kabineti i kryetarit të Kuvendit, ora 9:00 - vetëm pamje)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizon konferencën me temë “Monitorimi dhe Vlerësimi i Integritetit në Institucionet e Sigurisë në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Delegacioni i Transportit dhe Çështjeve Detare të Malit të Zi, të udhëhequr nga Ministri, Osman Nurković takohet me delegacionin e Ministrisë së Infrastrukturës se Kosovës. (Ministria e Infrastrukturës, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për lirinë e asociimit në Organizata Joqeveritare dhe shqyrtimi i Raportit vjetor i statistikave zyrtare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Instituti GAP organizon tryezën e rrumbullakët ku do të prezantojë analizën “Ndikimi buxhetor i Ligjit për pensionin meritor të punëtorëve të arsimit shqip të viteve ’90”. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Instituti GAP dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike organizojnë tryezën e diskutimit me temë " Agjenda për Reforma Evropiane (ERA): Sfidat dhe Pritshmëritë". (Hotel Sirius, ora 10:30) 

 - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi do të vizitojë shkollën “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj për të parë nga afër zhvillimin e testit te Maturës Shtetërore 2018. (Shkolla “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj , ora 10:30) 

- Kryeministrin Ramush Haradinaj takohet me delegacionin e Transportit dhe Çështjeve Detare të Malit të Zi, të udhëhequr nga Ministri, Osman Nurković. (Ndërtesa e Qeverisë, zyra e Kryeministrit, ora 11:00)

- Drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Ramiz Ramadani nga Komuna e Gjilanit mban konferencë për media, ku do të paraqesin para gazetarëve realizimin e punëve, sfidat dhe objektivat për tre-mujorin e punës. (Zyra e kryetarit te komunës se Gjilanit, ora 11:00)

- Promovohet Dita Ndërkombëtare e Higjienës Menstruale, fushatë kjo e krijuar nga Raven City Production dhe e financuar nga Butterfly Kosovo, UNFPA Kosovo në partneritet me Ministrinë e Shëndetësisë të Kosovës dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i Kosovës. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi do të vizitojë shkollën “Xhavit Ahmeti” në Gjilan për të parë nga afër zhvillimin e testit te Maturës Shtetërore 2018.   (shkollën “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi Media në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune në Komunën e Prizrenit. (Objekti i Komunës, ora 13:00)

- Dy kryetarët e Grupeve të Miqësisë Kosovë – Kroaci, Avdullah Hoti dhe Andrija Mikulić takohen dhe prononcohen për media. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 14:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit takohet me Grupin e Miqësisë Kosovë - Kroaci. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C 301, ora 14:45 - vetëm pamje)

- Delegacioni i Transportit dhe Çështjeve Detare të Malit të Zi, të udhëhequr nga Ministri, Osman Nurković viziton urën kryesore të autoudhës R6, “Arbën Xhaferi” Prishtinë - Hani i Elezit. (Kaçanik, ora 15:00)

- Shefja e Zyrës së BE-së, Natalija Apostolova, do të vizitojë Prizrenin ku do të ketë një takim me Kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe do nënshkruaj një marrëveshje për mbështetje të trashëgimisë lokale kulturore. (Ndërtesa Komunale e Prizrenit, ora 15:15)

- Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C 301, ora 15:35 - vetëm pamje)

-  Hapja e festivalit “Prishtina Lexon”  e cila synon nxitjen dhe kultivimin e kulturës se leximit te të gjitha grupmoshat. (Dega përkujtimore e Bibliotekës “Hivzi Sulejmani” Rr. Nazim Gafurri, Taukbashçe, ora 20:30)


Ngjarjet e datës 26 Maj 2018

- Komisioni për Rekrutim i Këshillit Gjyqësor të Kosovës organizon mbajtjen e testit kualifikues për kandidatet të cilët kanë aplikuar për pozitën e gjyqtarit në gjykatat Themelore të Kosovës. (Hapësirat e Akademisë Policore në Vushtrri, ora 9:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, merr pjesë në “Lutjet e Mëngjesit” në kuadër të Takimit të Evropës Juglindore “Love Your Neighbor”, të organizuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë. (Hotel Plaza, Tiranë, ora 10:30)

- Instituti ATOMI organizon ceremonin e shpërbilimit të më të mirëve të Garës Ndërkombëtare të Matematikës Kangaro. (Salla e Kuqe të Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, ora 14:00)
 

Ngjarjet e datës 25 Maj 2018

- Nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Gjilan, Drejtorisë së Arsimit dhe Komitetit Olimpik të Kosovës mbahet aktiviteti i vrapimit të fëmijëve të lindur në vitin e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në shënim të Dites Olimpike. (Kazerma e FSK, ora 9:00)

- Agjencia e Punësimit në bashkëpunim më Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim mban ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve në mes të përfituesve të programeve aktive të tregut të punës, ku do të përfitojnë 270 punëkërkues. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Përfaqësues të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale dhe Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur raportojn para Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me gjendjen e memorialëve të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli merr pjesë në shpërndarjen e 90 pakove ushqimore për familjet në nevojë nga ana e organizatës Islamic Relief Kosova. (Gjilan, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim përfaqësues të klubit të futbollit “Drita” të Gjilanit, kampione e sivjetme. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mbanë konferencën e rregullt javore. (Selia qendrore e LDK-së, te Qafa, ora 11:00)

- Art and Community Center - Artpolis mban konferencë për medie lidhur me organizimin e edicionit të 6-të të festivalit më të madh feminist në Ballkan, FemArt. (Rings Restaurant, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

- Mbahet "Kumihimo Workshop"! në të cilen Hoko Tokoro, prezanton teknikën tradicionale Japoneze të quajtur Kumihimo, për krijimin e gërshetave me ngjyra nga fijet e mëndafshit. (Ambientet e Muzeut të Kosovësora 13:30)

- Lëvizja Vetëvendosje! do të organizojë tryezën e titulluar "Zgjidhja nëpërmjet zgjedhjeve", ku do jenë të ftuara subjektet politike në Kosovë. (Ambientet e Kuvendit, ora 11;00)

 


Ngjarjet e datës 24 Maj 2018

 - Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë lanson doracakun “Ekstremizmi i Dhunshëm dhe Mediat- Doracak për gazetarët”, i  cili  ka për qëllim të ofrojë rekomandime rreth mënyrës së raportimit të rasteve të ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit nga mediat. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) lanson punimin “Demokracia e Kosovës në rrrezik?”. (Hoteli Swiss Diamond, salla Marec, ora 10:00)

- BIRN do të organizojë seancën informuese, me qëllim të informimit më të detajuar rreth thirrjes lidhur me Propozime për Projektin e Financuar nga BE - “Kontribut në forcimin e gazetarisë së pavarur, hulumtuese dhe të dobishme për publikun, si dhe në lirinë e shprehjes në Kosovë”. (Qendra Informative dhe Kulturore të BE-së, ora 10:00)

- Shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova do ta vizitojë Leposaviqin ku do ta ketë një takim me Kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Zoran Todiq. (Ndërtesa e komunës në Leposaviq, ora 10:30)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon diskutimin e parë publik për mbarëvajtjen e avancimeve akademike në Universitetin e Prishtinës ku edhe do ta lansojë strategjinë e saj për ofrimin e mbështetjes juridike për palët e mundshme që do të ankohen në procesin e avancimeve akademike në UP. (Qendra për Zhvillim të Karrierës në Universitetin e Prishtinës, ndërtesa e Bibliotekës Kombëtare, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media në të cilën flet deputetja Arbërie Nagavci. (Holli i Kuvendit, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa ne te cilen do te behet shqyrtimi i Raportit Vjetor të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, shqyrtimi i Raportit Vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik, etj.  (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Qendra për Demokraci dhe Pajtim në Evropën Juglindore me seli në Selanikv organizon promovimin e dy doracakëve të rinj për lëndën e historisë në gjuhën shqipe, periudha 1944-2008. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi ku do te shqyrtohet Projektligjit për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bënë homazhe në Gllogjan, me rastin e shënimit të 24 Majit, Ditës së Batalionit Gardist dhe rënies së Dëshmorëve të Kombit, të Batalionit Gardist “Shkelzen Haradinaj” të Zonës Operative të Dukagjinit. (Gllogjan, ora 11:00 dhe Kodrali, ora 11:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret familjen e ish-presidentit , Ibrahim Rugova. (Kabineti i Presidentit, ora 12:30)

- Muzeu i Kosovës - Sektori i Historisë, hapë ekspozitën historike me titull "Kontributi i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova në Shtetformimin e Kosovës", me bashkautor Dr. Sadik Krasniqi dhe Ma. Besnik Rraci. (Muzeu i Kosovës, ora 13:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në hapjen e ekspozitës për kontributin e presidentit Ibrahim Rugova në shtetformimin e Kosovës. (Muzeu i Kosovës, ora 13:00)

- Me moton “Shijo djathin e vërtetë, 100% nga qumështi” do të lansohet fushata promovuese e djathit 100% nga qumështi me qëllim informimin e qytetarëve të Kosovës për rëndësinë dhe dobitë e konsumimit të djathit të natyral nga qumështi. (Objekti i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë, ora 13:00)

- Në kuadër te fushatës kundër hidrocentraleve të paqëndrueshme në Kosovë ERA group shfaq premierën e Kosovës të filmit "Blue Heart" në Deçan. (Pallati i Kulturës në Deçan, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 23 Maj 2018

- Qendra për Trajnime dhe Studime Gjinore organizon  Konferencën ”Duke shtruar rrugën për ndërtimin e paqes dhe Integrimin evropian” – Kontributi i Shoqërisë Civile në paqen dhe harmonia ndëretnike, me fokus në dialogun midis komunitetit shqiptar dhe serb në Kosovë. (Hotel Swis Diamond, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do te behët shqyrtimi i projektligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00) 

- Zëvendësdrejtoresha e misionit të USAID-it, Lisa Magno do të vizitojë Vitinë ku do të marrë pjesë në hapjen e E-kioskut të gjeneratës së dytë. (Fshati Pozhoran në Viti, ora 11:00)

 - Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do te behët shqyrtimi i Projektligjit për Inovacion Shkencor dhe Transfer të Dijes dhe Teknologjisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)  

-  Zëvendës drejtoresha e misionit të USAID-it Lisa Magno mban fjalim me rastin e Leksioneve të Mësura nga Indeksi i Konkurentshmërisë së Komunave në Viti.  (Viti, ora 12:00)

- Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, viziton komunën e Kamenicës, ku do të pritet nga kryetari Qëndron Kastrati. (Objekti i komunës së Kamenicës, ora 14:00)

- Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, do të vizitojë Zyrën Raportuese të Policisë së Kosovës, në Karaqevë të Poshtme, Komuna e Kamenicës. (Karaqevë, ora 15:30)

- Hapet ekspozita e fotografive çift “Prague 68″ dhe “Aktorja Arta Dobroshi duke kërcyer me hare për paqen botërore”, në përkujtim të 50-vjetorit të okupimit ushtarak të Çekosllovakisë. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 22 Maj 2018

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, do të vizitojë komunën e Kaçanikut, ku do të takohet me kryetarin e Komunës, Besim Ilazi. (Zyra e kryetarit Ilazi, ora 9:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, do të vizitojë shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Jusuf Gërvalla” në Biqec. (Objekti i shkollës në Biqec, ora 9:45)

- Instituti për Politika Zhvillimore organizon tryezën ”Sistemi Pensional në Kosovë: sfidat dhe mundësitë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Në kuadër të kampanjës “Drejtësia dhe biznesi” Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, së bashku me përfaqësues nga KIESA dhe Oda Ekonomike Amerikane, do të takojnë bizneset nga rajoni i Mitrovicës. (Hotel Palace në Mitrovicë, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilen do të behët shqyrtimi i raportit të Auditimit për PVF-të e Autoritetit të Aviacionit Civil, shqyrtimi i raportit të Auditimit për PVF-të e Organit Shqyrtues të Prokurimit, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi, Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, nesër, më 22 maj 2018, viziton Burgun e Dubravës, me rastin e shënimit të përvjetorit të masakrës së vitit 1999. (Dubravë​, ora 10:15)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, do të vizitojë shkollën e mesme “Feriz Guri dhe Vëllezërit Qaka”. (Objekti i shkollës, ora 10:30)

- Oda Ekonomike e Kosovës publikon studimin “Bottleneck” me qëllim identifikimin e barrierave që pengojnë të bërit biznes në vendin tonë. (Oda Ekonomike e Kosovës, ora 11:00)

- Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi mes MKRS-së dhe OJQ George Williams Youth Association in Kosovo me qëllim financimi në projektin “Qendra e edukimit jo-formal për rini” me lokacion në fshatin Pjetërshan në komunën e Gjakovës. (Ministria e Kultures, Rinise dhe Sportit, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilen do të behët shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, shqyrtimi i Projektligjit për Masat Mbrojtëse në Importe, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Me rastin e shënimit të 19-vjetorit të masakrës së Dubravës bëhen homazhe në nderim të burgosurve të vrarë në burgun e Dubravës nga forcat paramilitare serbe. (Dubravë, ora 11:00)

- Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, pret në takim futbollistët e FC Drita, të cilët të dielën u shpallën kampion. (Zyra e Kryetarit, objekti i ish-gjykatës, ora 12:00)

- Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në  Kosovë, Qemal Minxhozi viziton komunën e Dragashit, ku do të pritet nga kryetari i komunës, z. Shaban Shabani (Komuna e Dragashit, ora 12:30)

-  Ministri për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Skender Reçica dhe Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jetviq raportojn para Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim lidhur me implementimin e projektit për ndërtimin e shtëpive për komunitetin joshumicë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj do të vizitojë komunën e Vitisë, ku bashkë me kryetarin e komunës do të nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi për realizimin e një projekti në fushën e mjedisit. (Objekti i komunës së Vitisë, ora 13:00)

- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj bashkë me shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova dhe Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, marrin pjesë më inaugurimin e rrugës Krushevë-Shishtavec, e financuar nga BE.. (Krushevë, Komuna Dragashit, ora 15:00)

- Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova së bashku me autoritetet e Kosovës do të përurojnë rrugën e ndërtuar rishtas midis Krushevës dhe Shishtavecit, që lidh Kosovën dhe Shqipërinë, të financuar nga Bashkimi Evropian. (Vendkalimi kufitar mes fshtarave Krushevë dhe Shishtavec Komuna e Dragashit, ora 15:00)

- Drejtori i misionit të USAID-it Xhejms Houp do të flasë me rastin e ceremonisë zyrtare që do të shënojë partneritetin me Cacttus Education. (Cacttus Education, rr. Bashkim Fehmiu. Arberia 3, BC2/11, nr. 4,  ora 16:45)

- Dega e OVL te UÇK-së në Kaçanik në bashkëpunim me SHIL, SHFD, institucionet komunale organizon orë përkujtimore me rastin e 19 të rënies heroike të dëshmorëve: Danush Kurtaj, Mejdi Dalloshi, Tefik Raka, Avdylgafurr Luma dhe Suad Brava, të rënë në Masakrën e Dubravës së Istogut me 22 maj ’99. (Shtëpia e Kulturës “Xheladin Kurtaj” në Kaçanik, ora 17:00)

- Bëhen homazhe me rastin e 19 të rënies heroike të dëshmorëve të rënë në Masakrën e Dubravës së Istogut me 22 maj ’99. (Varrezat e dëshmorëve dhe martirëve, ora 18:30)

Ngjarjet e datës 21 Maj 2018

 - Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të behët shqyrtimi në parim i Projektkodit Penal të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media në të cilën flet kryetari i Lëvizjes, Albin Kurti. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të behët shqyrtimi Shqyrtimi i Projektligjit nr.06/L-046 për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës.  (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Në Stagovë të Kaçanikut, do të mbahet manifestim përkujtimor në nderim të 19 vjetorit të të rënëve për lirinë e Kosovës. (Shkolla fillore "Agim Bajrami" në Stagovë të Kaçanikut, ora 13:30)

- Drejtori i misionit të USAID-it Xhejms Houp nënshkruan Memorandum të Mirëkuptimit me Zyrën Kombëtare të Auditimit. (Zyra Kombëtare e Auditimit, ora: 14:00)
 

Ngjarjet e datës 19 Maj 2018

- Klubi i notit “Termopan” organizon garën e parë ndërkombëtare të notit për personat me sindromin down. (Pishina “Zenit”, ora 9:20)   

- Klubi i ping-pongut “Ahmet Hoxha” nga Ferizaj dhe Federata e Ping-Pongut e Kosovës organizojnë turneun e XIX-të përkujtimor për nder të heroit Ahmet Hoxha. (Shkolla “Tefik Çanga” në Ferizaj, ora 9:30)   

- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, merr pjesë në panelin me temën “Mobilizimi i Diasporës për Zhvillim: Teknologjia dhe Ndërmarrësia”, në kuadër të konferencës më të madhe kushtuar diasporës “Diaspora Flet”. (Fakulteti i Arkitekturës, ora 11:00)     

- Organizatën “The Ideas Partnership” e viziton ish-ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, David Blunt. (Zyrët e “The Ideas Partnership” në Fushë-Kosovë, ora 11:15)

Ngjarjet e datës 18 Maj 2018

- Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve Muzeu i Kosovës organizon program edukativ interaktiv - Edukimi për Paqe, ku pjesëmarrës do të jenë grupmoshat 5-6 vjeç nga Institucionet Parashkollore. (Muzeu i Kosovës, ora 10:00)

- Kuvendi i Kosovës do të hap dyert për të pritur diasporën në një seancë pune, në sallën e mbledhjeve plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyri, me rastin e mbajtjes së Testit të Arritshmerisë, viziton Shkollën Fillore “Elena Gjika”. (Objekti i Shkollës Fillore 'Elena Gjika' në Prishtinë, ora 10:00)

- Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës mbanë konferencë për media me temën : ,, Gjendja e punëtorisë në sektorin privatë në Kosovë". (Objekti i BSPK-së, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mbanë konferencën e rregullt javore. (Selia qendrore e LDK-së, te Qafa, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja komemorative per ish deputetin Kujtim Paçaku. (Teatri i Prizrenit, Bekim Fehmiu, ora 11:00)

- Policia e Kosovës mbanë konferencë për shtyp në ditën e dytë të punimeve të konferencës dy ditore rajonale me drejtuesit e policive të shteteve rajonale. (Hotel Emerald, ora 12:00)

 - Kolegji "Tempulli" dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit "AMRKS" në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministrinë e Infrastrukturës dhe përkrahjen nga Forumi i Kosovës për Siguri në Rrugë për herë të gjashtë organizojnë garat tradicionale të nxënësve me biçikleta. (Sheshi "Zahir Pajaziti", ora 12:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike diskuton politikat kryesore të dala nga nevojat e diasporës përgjatë implementimit të nismës "Dialogu i strukturuar për të drejtat e Diasporës".(Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 13:00 - vetëm pamje)

- Mbahet ceremonia e varrimit te ish deputetit Kujtim Paçaku. (Varrezat e Prizrenit, ora 13:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet në seancë të re plenare ku pikë e vetme e rendit të ditës do të jetë përzgjedhja e kandidatëve për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 16:00)

- Bëhet ndarja e çmimeve për fituesit e garës së diturisë në lëndën e matematikës, garë e realizuar në bashkëpunim me Universitetin e Primorskës të Sllovenisë. (Objekti i ri i Komunës së Prishtinës, ora 17:00)

- Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve behët prezantimi i punimeve dhe dokumentareve  “Citites of Peace” të realizuara më parë në 10-të vende të botës. (Muzeu i Kosovës, ora 19:30)

 - Mbahet ceremonia e shpërndarjës së çertifikatave për vullnetarët e Termokiss. (Muzeu i Kosovës, ora 20:30)


 

Ngjarjet e datës 17 Maj 2018

- Shoqata e Terapisë Familjare në Kosovë, së bashku me Universitetin e Mitrovicës ‘Isa Boletini’ dhe Qendrën për Shërbime Humane dhe Zhvillim( QSHHZH), mbanë konferencën me temë 'Trauma dhe familja: Forcimi i sistemeve të mbështetjes së komunitetit në Kosovë'. (Hotel Sirus, ora 9:30)

- Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në  Kosovë, Qemal Minxhozi viziton komunën e Gllogocit, ku do të pritet nga kryetari i komunës, z. Ramiz Lladrovci (Komuna e Gllogocit, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Biphobisë, Shefja e Zyrës së BE-së, Natalija Apostolova do të vizitojë ekspozitën fotografike "Kjo është Pse" e organizuar nga përfaqësuesit e Komunitetit LGBTI. (Sheshi 'Nënë Tereza', ora 10:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës, do të mblidhet në seancë të re plenare në të cilën do të shqyrtojë një varg projektligjesh dhe pritet të debatojë për tema të ndryshme me interes publik. (Ndertesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Mbahet takimi i parë i Komisionit për hartimin e Projektligjit për Qeverinë. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-37, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Homofobisë dhe Transfobisë ambasadori Delawie do të vizitojë një ekspozitë të fotografive dhe do të mbajë fjalim në mbështetje të të drejtave LGBTI. (Para Ministrisë së Kulturës, ora 10:30)

- Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në kuadër të angazhimeve në përkrahje të inovacionit dhe ndërmarrësisë lanson “Fondin për Inovacion dhe Ndërmarrësi” për organizatat jo qeveritare, që fushë të veprimtarisë së tyre e kanë inovacionin. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë organizon manifestimin mbarëkombëtar “Festa e Abetares”. (Salla e Sporteve “Minatori” në Mitrovicë, ora 11:00)

- Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Universiteti i Prishtinës, “Hasan Prishtina”, nënshkruajnë Marrëveshjen e Bashkëpunimit, për përfshirjen e 200 studentëve të UP-së në trajnim në punë, në institucionet publike, ndërmarrjet publike dhe private, si dhe OJQ-të. (Ambientet e Rektoratit të UP-së, ora 11:00)

- Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në  Kosovë, Qemal Minxhozi viziton komunën e Skenderajt, ku do të pritet nga kryetari i komunës, Bekim Jashari (Komuna e Skenderajt, ora 12:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Policinë e Kosovës dhe Byronë Kosovare të Sigurimeve, do të lansojnë softuerin për pagesën online të policave të sigurimit. (Pikë kalimi kufitar “Merdare”, ora 13:00)

- Hidhet shorti për  turneun përkujtimor ndërkombëtarë “Ahmet Hoxha 2018” ne pingpnong i cili orgnizohet ng klubi i pingpongut “Ahmet Hoxha” nga Ferizaj në bashkëpunim me Federatën e Ping Pongut të Kosovës dhe nën patronatin e Kuvendit Komunal të Ferizajt. (Zyret e Federatës se Ping Pongut të Kosovës, ora 17:00)

- Galeria Kombëtare e Kosovës organizon hapjen e ekspozitës Mjegull me artistët Albert Allgeier, Driton Selmani, Fatmir Mustafa-Karllo, Gazmend Ejupi dhe Luan Bajraktari, kuruar nga Avi Lubin. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 20:00)

- Seria e radio dramave të transmetuara në BBC, ‘Në Fushën e Kosovës’ vjen në Kosovë si një lexim në skenë me regji të Kushtrim Koliqit. (Qendra Multimedia, ora 20:00)

 

Ngjarjet e datës 16 Maj 2018

- Mbahet konferenca ndërkombëtare “Sektori minerar dhe resurset minerle Kosovë - Shqipëri” në të cilën do të behët prezantimi aktual i industrisë minerare në vend(Emerald Hotel, ora 9:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media mban dëgjim publik per Projekt Ligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Statistikat Zyrtare të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Mbahet mbledhje e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të mbahat diskutim lidhur me gjendjen në Trashëgiminë Kulturore të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behët shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimeve nga raporti i auditimit për efikasitetin e menaxhimit të lëndëve civile në Gjykatat Themelore, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 10:00)

- Zyrja e UNICEF-it në Kosovë bën lansimin e U-Report për Ballkanin Perëndimor: Kosovë, Shqipëri, dhe Mali i Zi, iniciativë kjo fillestare nën-rajonale e cila tashmë është dëshmuar si mjet i pazëvendësueshëm për promovimin dhe lehtësimin e angazhimit të të rinjve në të gjitha fushat e jetës dhe në proceset vendimmarrëse. (Sheshi 21, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet dhe Financa mban takim konsultativ me Grupin Punues të Komisionit për Buxhet dhe Financa me akterët relevantë, për Çështjen e Kartonit të Gjelbërt. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj do të vizitojë komunën e Skenderajt, ku bashkë me kryetarin e komunës, Bekim Jashari do të nënshkruajnë disa Memorandume të Bashkëpunimit për realizimin e projekteve  në fushën e mjedisit. (Objekti i Komunës së Skenderajt, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon diskutimin publik mes deputetëve të Kuvendit të Kosovës, shoqërisë civile dhe përfaqësuesve të medieve rreth monitorimit të punës së Kuvendit dhe ndikimit të monitorimit në ngritjen e transparencës dhe llogaridhënies së deputetëve. (Hotel Sirius, ora 11:00)
 
- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të behët shqyrtimi i Pakos Legjislative për ndryshimin dhe plotësimin e Projektligjeve në fushëveprimin e Ministrisë së infrastrukturës, më qëllim të harmonizimit më Ligjin për Kundërvajtje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla, ora 12:00)
 
- Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në bashkëpunim me Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit GmbH dhe OJQ-në e Rrjetit të Edukatorëve Peer. (Amfiteatri i Fakultetit të Edukimit, ora 13:00)

- Ambasada Gjermane organizon shfaqjen e filmit "Toni Erdmann" nga Ade Maren. (Kinema ABC, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 15 Maj 2018

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj, do të marrin pjesë në konferencën kombëtare vjetore të shkencës “Java e Shkencës 2018”. (Hotel Internacional, ora 10:00)

- Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit në bashkëpunim me Grupin për Hulumtim të Politikave në Ballkan organizojnë konferencën e radhes - Skenarët e 'Finales së Madhe' ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. (International Business College Mitrovica në Mitrovicë, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të behët Inicimi i nismës legjislative të komisionit për hartimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rregullimin e shërbimeve të ujit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Myftiu Naim ef. Tërnava  do të jap mesazhin me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit. (Selia e Kryesisë së BIK në Prishtinë, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Instituti Riinvest bën promovimin e librit “Ekonomia e Kosovës”. (Amfiteatri i Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Inspektoratin e Arsimit dhe shqyrtimi i Projektligjit për Inovacion Shkencor dhe Transfer të Dijes dhe Teknologjisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin prezantues për arritjet dhe planet në sigurinë e Kosovës, me theks të veçantë për FSK-në, me ambasadorët e akredituar në Kosovë. (Ndërtesa e Qeverisë- Salla P-38, ora 12:00) 

- Lëvizja Vetëvendosje! organizon tryezën “Shqiptarët dhe integrimi evropian”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S II, ora 13:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë mbështetur nga projekti “Të ndalojmë dhunën ndaj fëmijëve” i përkrahur nga BE dhe UNICEF, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Familjes organizon një tryezë të rrumbullakët për të sjellë qëndrimet e akterëve kyç lidhur me nevojën për rishikimin e kapitujve që adresojnë mbrojtjen e fëmijëve në kuadër të Ligjit të Familjes. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit Vjetor i punës së Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për vitin 2017, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 13:00)

- Mbahet ceremonia e nënshkrimit të dy Marrëveshjeve Grant për projektet “Programi i Menaxhimit të Mbeturinave të Ngurta”, në vlerë prej 4 milionë euro dhe ”Shërbime Profesionale të Pranuesit në Kuadrin e Programit II të Menaxhimit të Mbeturinave”, në vlerë prej 1.466 milionë euro, ndërmjet Ministrise se Financave dhe Bankes Zhvillimore Gjermane. (Ndërtesa e Qeverisë, kati 11, ora 14:00)

- Me rastin e 15 përvjetorit të RIT Kosovo mbahet ceremonia e 14-të e diplomimit si dhe konferenca për shtyp me Gjeneralin Wesley K. Clark. (Auditoriumi i RIT Kosovë, ora 16:00)

 - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj, do të marrin pjesë në mbrëmjen festive për mbledhjen e fondeve për bursa të studentëve, të organizuar nga AUK, me temë “Përkrah rrëfimin e ardhshëm të suksesit”. (Hoteli Swiss Diamond, ora 18:30)

Ngjarjet e datës 14 Maj 2018

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim pune zëvendësministrat në Qeverinë e Kosovës.  (Ndërtesa e Qrverisë, Salla P-38, ora 7:00)

- Fillojnë punimet për ndërtimin e rrugës nacionale M2, Milloshevë –Mitrovicë, “Rruga e Tre Heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha”. (Fshati Gojbulë, Vushtrri, ora 9:00)

 - Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në përurimin e punimeve të segmentit Smrekovnicë-Gojbulë, të autorrugës Prishtinë-Mitrovicë. (Fshati Gojbulë, Vushtrri, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të bëhet shqyrtimi i Projektligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në shënimin e përvjetorit të Masakrës së mbi 100 civilëve, banorëve të fshatrave Qyshk, Zahaq, Llabjan e Pavlan dhe bënë homazhe te lapidari i të rënëve në Qyshk. (Qyshk, Hyrja për në Pejë, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e  e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në të cilën do të bëhet inicimi i Komisionit për nismën legjislative për plotësim dhe ndryshim të Ligjit për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës organizon tryezën me shoqërinë civile  “Sfidat e Kuvendit të Kosovës në realizimin e mandatit kushtetues”. (Salla e konferencave Orion, ora 11:00)

-  Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e dorëzim-pranimit te donacionit me aparatura oftalmologjike në  vlerë 21 mijë euro nga “People in Need”  mundësuar nga Agjensioni Çek për Zhvillim. (Klinika e Syve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ora  11:30)

- Mbahet akademia përkujtimore me rastin e 20-vjetorit të rënies së heronjve Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani. (Kinemaja “ABC”, ora 12:00)

- Kompania Coca-Cola HBC Kosova bën certifikimin e të rinjve në kuadër të programit “Coca-Cola përkrah Rininë” i cili ka për qëllim të përgatis të rinjtë për tregun e punës dhe vetëpunësim. (Sheshin 21, ora 15:00)

 

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në shënimin e 70 vjetorit të Pavarësisë së Israelit, organizuar nga Bashkësia Hebreje “Bet Israel Kosova”. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 12 Maj 2018

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencën për media ku do të prezantohet raporti me titull “Integrimi i Kosovës në Sistemin e Kombeve te Bashkuara”. (Zyret e GLPS-së përballë Kino ABC, , ora 10:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në ceremoninë e shpalljes “Qytetar Nder i Komunës”,  për zëvendës Presidentin e Parlamentit  Evropian, Rainer Wieland. (Komuna e Drenasit, ora 10:45)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bënë homazhe te varri i Tahir dhe Nebih Mehës, në përvjetorin e rënies së tyre. (Prekaz - Skënderaj, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 11 Maj 2018

- Ministria për Forcën e  Sigurisë së Kosovës organizon ditën e mediave dhe vizitën e VIP-ve në teren ku po mbahet  Ushtrimi Fushor i FSK-së 'Shqiponja 6'. (Ndërtesa e MFSK-së, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Me rastin e themelimit të Qendrës së parë të Resurseve për Drejtësi Tranzicionale në Kosovë, Universiteti i Prishtinës, UN Women dhe UNDP bën lansimin e Qendrës, në kuadër të projektit Perspektiva Gjinore në Drejtësi Tranzicionale, financuar nga Bashkimi Evropian. (Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Juridik, Amfiteatri i vogël, ora 9:30)

- Kolegji Heimerer dhe Instituti I Evropës Juglindore për Politika Shëndetësore dhe Sociale për herë të parë organizojnë Konferencën e Parë Ndërkombëtare të Infermierisë. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën shqyrtohet Projektligji për Mbrojtjen e konsumatorit si dhe Projektligji për Miniera dhe minerale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Instituti Riinvest organizon tryezën me qëllim të prezantimit të studimit ‘Indeksi i Konkurrueshmërisë së Komunave’. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Komuna e Prishtinës mban takimin informues lidhur me projektin e Parkingut Nëntokësor te Fakulteti Filologjik. (Ndërtesa e Re të Komunës, Lagja Arbëria, kati IV, ora 10:00)

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ben publikimin e raportit të funksionimit të komunave për vitin 2017. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi takohet me delegacionin e IOWA-se nga SHBA. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 10:00)

- Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe Komuna e Ferizajt organizojnë ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit për hapjen e "Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Ferizaj". (Hapësira e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën “Cila është e ardhmja e marrëdhënieve Kosovë-Serbi”, në një diskutim me Enver Hoxhaj zëvendës kryeministër i Qeverisë dhe Čedomir Jovanović, kryetar i Partisë Liberal Demokratike të Serbisë, me përfaqësues politik, të shoqërisë civile dhe medias rreth të ardhmes së këtij procesi. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Drejtori i misionit të USAID-it Xhejms Houp do të flasë me rastin e prezantimit të Indeksit të Konkurentshmërisë së Komunave. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia inauguruese e fillimit të punimeve për zgjerimin e rrugës nacionale N 25 “Rrethrrotullimi Besi-Podujevë, segmenti Lluzhan-Gllamnik”. (Fshati Gllamnik, ora 10:00)

- Oda Ekonomike e Kosovës, ndan mirënjohje për ndërmarrjen “Vali Ranch”, gjegjësisht për Fehmi Ferati për kontributin e dhënë në zhvillimin ekonomik të Kosovës, promovimin e vlerave të ndërmarrësisë vendore, promovimin e investimeve të diasporës si dhe në përmirësimin e imazhit të Kosovës në përgjithësi. (Lokalet e Odës Ekonomike të Kosovës, ora 11:00)

- Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës mban konferencën e rregullt javore. (Selia qendrore e LDK-se te Qafa, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi raporton para Komisionit për Integrime Evropiane lidhur me zbatimin e Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit dhe Agjendës për Reforma Evropiane. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Promovohet libri "Zhvillimi i Udhëheqjes dhe Menaxhimit në Arsim" te autorit Tony Bush. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës ''Pjetër Bogdani", ora 11:00)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, do të nënshkruajnë Marrëveshje Mirëkuptimi. (Ndërtesa e Ministrisë së Drejtësisë, kati 9, ora 11:00)

- Mbahet takimi i përbashkët për çështjen e personave të zhdukur. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P-38, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit nis me projektin e shpërndarjes se serave në sektorin e Bujqësisë në Gjilan ku i pranishem do te jete edhe kryetari Lutfi Haziri. (Fshati Lladove, ora 11:00)

- OJQ Lady bën prezantimin e Shoqatës së Grave të Ballkanit, saktësisht të vendeve të Ballkanit Perendimorë "I Love Balkan" me seli në Kosovë. (Lokalet e Odes Ekonomike të Kosovës, ora 11:15)

- Në vazhdën e aktivitetit “Ditët e Kuvendit” mbahet takimi i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës me qytetarë të Podujevës. (Teatri i Qytetit “Avdush Hasani” në Podujevë, ora 14:00)

- Organizata The Way bashke me komunën e Prishtinës Art your heart dhe me artistë vendor dhe të huaj organizojn koktej rasti te përmbylljes së projektit dhe hapjes  se fushës sportive te restauruar. (Fusha sportive te posta e madhe mbrapa albi market, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 10 Maj 2018

 - Mbahet ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit për projektin: ,,Klima e Investimeve në Kosovë II", që financohet nga Qeveria Zvicerane dhe implementohet nga International Finance Corporation. (Ndërtesa e MTI-së, ora 9:30)

- Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës pret në takim, Rainer Wieland zv. President i Parlamentit Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S3, ora 9:30)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri takon delegacionin nga Shtetet e Bashkuara, konkretisht nga Iowa ku pas takimi do te ketë prononcim për media. (Zyra e krytarit Haziri, ora 9:30)

- Konsorciumit Kosovar të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm organizon diskutimin publik me temën “ E ardhmja e sektorit të energjisë në Kosovë'. (Orion Conference Center përball Kino ABC, ora 10:00)

- Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal shqyrton Projektligjin për Mbrojtjen e konsumatorit, Projektligjin për Miniera dhe minerale, raportin eAutoritetit të Aviacionit Civil - AAC dhe raportin e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri dhe delegacioni nga Iowa e Shteteteve të Bashkuara të Amerikës vizitojnë shkollën e Agrokulturës në Gjilan. (Objekti i shkollës në Gjilan, ora 10:15)

- , Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti mban konferencë për media. (Objekti i vjetër të Komunës së Prishtinës, ora 10:45)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret zv.presidentin e Parlamentit Evropian, Reiner Wieland, i shoqëruar  nga ambasadori Christian Heldt dhe shefi i zyrës së “Konrad Adenauer” në Kosovë, Johanes Rey. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:45)

- Shefja e Zyrës së BE-së, Natalia Apostolova dhe Shefat e Misioneve të BE-së në Kosovë do ta vizitojë rajonin e Gorës, përkatësisht Dragashin dhe fshatin Restelicë. (Shkolla fillore, Restelicë, ora 13:00)

- Delegacioni nga Iowa dhe qyteti Sioux i Shteteteve të Bashkuara të Amerikës vizitojnë Universitetin "Kadri Zeka". (Objekti i Universitetit "Kadri Zeka", ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në të cilën do të shqyrtohet Raportit përfundimtar për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Lirinë Fetare në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune në Ministrinë e Shëndetësisë. (Ndërtesa e Ministrisë së Shëndetësisë, ora 14:00)

- Delegacioni nga Iowa dhe qyteti Sioux i Shteteteve të Bashkuara të Amerikës zhvillojnë një vizitë biznesit prodhues të perpunimit të pemeve "Frutomania". (Objekti i fabrikes Frutomina, ora 14:30)

- Komandanti i Gardës Nacionale të Iowas Gjeneral Timothy Orr, Konzulli i Përgjithshem i Kosovës në Des Moines, Iowa, Xhavit Gashi, Kim Heidemann, drejtoreshë e organizatës Iowa Sister States, si dhe Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane mbajn një konferencë  për bashkëpunimin në fushat ekonomike, arsimore dhe sportive ndërmjet Kosovës dhe shtetit amerikan të Iowas. (Hotel Sirius, ora 15:00)

- Kryesia e ngushtë e LDK-së do të takohet me Zëvendës Presidentin e Parlamentit Evropian  Rainer Wieland dhe Johannes D. Rey - Shef i Zyrës së Fondacionit Konrad Adenauer Stiftung për Maqedoni dhe Kosovë. (Selia qendrore e LDK-së, te Qafa, ora 16:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, i shoqëruar nga u.d drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Naim Rexha, do të vizitojnë drejtorinë rajonale të Policisë së Kosovës në Ferizaj ku do të priten nga drejtori i rajonit të Policisë së Kosovës në Ferizaj, Gazmend Hoxha. (Zyra e drejtorit rajonal në Ferizaj, ora 16:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në në ceremoninë e binjakëzimit të Komunës së Vushtrrisë me Norwalk të Iowa-s. (Ndërtesa e Komunës, ora 18:00)

- Shfaqet premiera e filmit për Kosovë "Blue Heart" i cili dokumenton betejën për lumin më të madh në Europë - Vjosa e Shqipërisë - përpjekjet për të shpëtuar Rreqebullin e rrezikuar të Ballkanit në Maqedoni dhe gratë e Kruščica, Bosnje dhe Herzegovinës, të cilët po mbajnë një protestë 24-orëshe për një muaj, për të mbrojtur burimin e vetëm të ujit të freskët të komunitetit. (Kino ABC,ora 18:30)

- Mbahet ceremonia e hapjes see ekspozitës “Kur Epshi Kacafytet me Ankthin Koloristik”, të piktorit Klodian Valla. (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00)



 

Ngjarjet e datës 9 Maj 2018

- Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina’, në bashkëpunim me Friedrich Ebert Stiftung,  për nder të ditës së Evropës organizon tryezë me temë ‘Integrimi i pjesshëm apo i tërësishëm i Ballkanit Perëndimor në BE’. (Ambientet e Fakultetit Filozofik, Salla Nr. 302, ora 9:00)

- Të gjitha grat lidershipe 2017 të dalura nga NDI dhe USAID nga Java e Gruasë/Akademia e Grave për Lidership do të organizojn protestë për mos festim të Ditës së Europës. (Sheshin Skënderbeu pranë qeverisë, ora 11:00)

 - Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore me rastin e 9 Majit – rënies së Dëshmorëve të Kombit Gjeneral Major Ilir Konushevci dhe Doktor Hazir Mala. (Muzeu Historik Kombëtar, Tiranë, ora 11:00)

- Shefja e Zyres së BE-së Nataliya Apostolova hap panairin e arsimit me shtetet anëtare në BE. (Qendra Informative dhe Kulturore e Kosoves, ora 11:00)

- Ministrja e Integrimit Evropia, Dhurata Hoxha viziton aktivitetin e grave në shesh. (Sheshi 'Zahir Pajazit', ora 11:30)

- Ministria e Integrimit Evropia organizon pikë muzikore nga kori i fëmijëve “Okarina”. (Sheshi 'Zahir Pajazit', ora 12:30)

- Ministria e Integrimit Evropia organizon ndarjen e çmimeve për gazetarë dhe për nxënësit e shkollave të mesme. (Sheshi 'Zahir Pajazit', ora 13:10)

- Together Realizing Our Joint Ambition-TROJA në bashkëpunim me organizata të shoqërisë civile, mbështetur nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport organizon konferencën "Rinia dhe Kultura e Kosovës - Vlerë e Kontinentit të Europës". (Hotel Sirius, ora 14:00)

- Ministria e Integrimit Evropia organizon ndarjen e mirënjohjeve për gratë ndërmarrëse. (Sheshi 'Zahir Pajazit', ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në shënimin e Ditës së Goranëve. (Brod-Dragash, ora 15:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë organizon Masterklasë me tenorin Ramë Lahaj. (Amfiteatri i Bibliotekës së Universitetit, ora 15:00)

- Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, do të mbaj ligjeratë para diplomatëve të shteteve të ndryshme nga regjioni dhe Evropa për Zhvillimin ekonomik, energjetiken, pastaj nevojat që ka Gjilani si Komunë dhe regjion, prioritetet dhe asetet me te cilat disponon per mundesinë e investimeve te huaja ne vendin tonë. (Salla e Kuvendit te Komunës së Gjilanit,  ora 16:00)

- Mbahet ceremonia e Konventës së Partisë Socialdemokrate. (Hotel Swiss Diamond, ora 17:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë prezanton çmimin Evropiani ti Vitit gjatë pritjes për Ditën e Evropës. (Hotel Garden, ora 19:00)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në pritjen e organizuar nga Zyra e BE-së/Përfaqësuesja Speciale e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, me rastin e 9 Majit-Ditës së Evropës. (Hotel Garden, ora 19:00)

- Galeria Qahili hap programin e saj për vitin 2018 me ekspozitën e "Aura" e cila është e krijuar nga koleksioni i madh etnografik i Bardhit. (Galeria Qahili, ora 19:00)
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)