- Komisioni për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione i Kuvendit të Republikës së Kosovës, do të vizitojë Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, lidhur me aferën e importit të mishit në Kosovë. (Zyrat e Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinarisë, ora 9:30)
- Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, respektivisht me Agjencinë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), do të hap nesër kampanjën “Drejtësia dhe biznesi”. (Restorant “Orchide” në Ferizaj, ora 9:30)
- ATRC organizon tryezën e gjashtë të ekspertëve me temën “E Drejta në Kompensim për Shkeljet e të Drejtave të Njeriut”. (Hotel Sirius, ora 9:30)
- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësiri në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit nr.06/L-046 për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës;. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)
- Ministria e Integrimit Evropian organizon konferencën "Kosova, Presidenca e Këshillit të BE-së dhe Strategjia e re e Ballkanit Perëndimor - Çka mund të presim". "(Hoteli Swiss Diamond, ora 10:00)
- Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të behët shqyrtimi i propozimeve për hartimin e draftligjit për transmetuesin publik të Kosovës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 10:00)
- Oda e Afarizmit Të Kosovës organizon konferencën "Barrierat e të bërit biznes në Kosovë", ku çështjet të cilat do të ngriten, Dhënia e tokës në shfrytëzim për 5 vjet dhe 5 hektar, si dhe Taksat e dyfishta që paguajnë bizneset. (Zyret e OAK-së, ora 10:00)
- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit me amendamente për Projektligjin për Metrologji, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)
- Mbahet tryeza e rrumbullakët me temën “Sfidat në skenën politike serbe pas vrasjes së liderit të SDP-së Olivera Ivanoviqit”. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)
- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës. (Hotel Sirius, ora 11:00)
- anulohet - Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosijevic, do të vizitojë komunën e Graçanicës, dhe me këtë rast do të takohet dhe do të nënshkruajë një marrëveshje mirëkuptimi me kryetarin, Srgjan Popovic. (Komuna e Graçanicës, ora 11:00)
- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Pajisjet nën Presion, me amendamente të Komisionit funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal;. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)
- Mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve vjetore për teatër. (Kabineti i ministrit Kujtim Gashi, ora 11:00)
- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni raporton para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës lidhur me raportin vjetor të punës për vitin 2017. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)
- Komuna e Fushë Kosovës organizon Akademi Përkujtimore në shënim të Nëntëmbëdhjetë Vjetorit të Masakrës së Fushë- Kosovës. (Qendra e Kulturës në Fushë- Kosovë, ora 11:00)
- Mbahet takimi i 149-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 13:30)
- Mbahet mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të behët shqyrtimi i projektligjit për mbrojtje nga rrezatimi dhe siguri nukleare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)
- Komisioni i Maturës Shtetërore do të mbajë takim, ku do të diskutohet rreth përgatitjeve për organizimin e Maturës Shtetërore 2018. (Ndërtesa e MAShT, ora 14:30)
- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media në të cilën flet Kryetari i Lëvizjes, Albin Kurti. (Zyrët e Vetëvendosje, ora 16:00)
- Ekipet Kombëtare U21 të Gjermanisë dhe Kosovës do të takohen në Mitrovicë. (Stadiumi në Mitrovicë, ora 18:45)