- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës së bashku me UNDP organizojnë takim me shoqërinë civile dhe gazetarë ku do të flasin për Sustainable Development Goals, konkretisht në lidhje varfërinë, se si kjo dukuri raportohet nga mediet dhe se si shoqëria civile e promovon rrënjosjen e varfërisë në Kosovë. (Qendra Termokiss, ora 9:30)
- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi takohet me Komisionit me rektorët e Universiteteve Publike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 10:00)
- Mbahet takimi i radhës së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 10:00)
- Ministris së Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica raporton para Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale lidhur me zbatimin e Ligjit për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)
- Me rastin e shënimit të “Epopeja e korrikut 1998”, Komuna e Rahovecit dhe shoqatat e dala nga UÇK-ja, degët në Rahovec, bëjnë homazhe te vendi i betejës. (Përmendorja e dëshmorëve në Fortesë, Rahovec, ora 10:00)
- Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal mban dëgjim publik për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)
- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa në të cilen do te shqyrtohet Projektligji për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe amendamenteve të Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla C 203, ora 11:00)
- Me rastin e shënimit të “Epopeja e korrikut 1998”, mbahet akademi përkujtimore dhe shfaqet premiera e filmit dokumentar “Agimi i lirisë”, kushtuar dëshmorit Agim Kelmendi, në 20-vjetorin e rënies. (Qendra e kulturës “Mensur Zyberaj”, Rahovec, 11:00)
- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi në kompaninë “HIB Petrol”. (HIB Petrol, rruga per Ferizaj, afer Hotel Emerald, ora 11:45)
- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të behët shqyrtimi i Raporteve të Komisioneve Kryesore për Projekt-Rregulloren e Kuvendit, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla N 2014, ora 13:00)
- Kyetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Lutfi Haziri, pret në takim Grupin Parlamentar të LDK-së. (selia e LDK-së, Gjilan, ora 16:00)
- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut - Kosovë organizon diskutimin "Talks at the Top" me Presidenten Atifete Jahjaga. (Dit' e Nat', ora 17:00)
- Me rastin e shënimit të “Epopeja e korrikut 1998”, organizatat e dala nga lufta e UÇK-së organizojnë akademi përkujtimore për komandantin Gani Paçarizi. (Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë, ora 17:00)
- Hapet ekspozita personale e artistit Dëfrim Jupa. (Galeria “Monet Arts & Books”, rr. “Hajdar Dushi”, ora 19:00)
- Mbahet ceremonia e hapjes së ENZA HOME, një ndër kompanitë më të mëdha turke, investimi i saj në Kosovë hap vende pune të reja dhe vendos Kosovës në hartën e mbi 60 shtete ku kjo kompani operon. (Magjistralja Prishtinë- Ferizaj, Çagllavicë, ora 19:30)