Ngjarjet e datës 15 Shkurt 2018
- Drejtori Gjeneral i Komisionit Evropian për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim, Christian Danielsson, dhe Drejtori Menaxhues për Evropë dhe Azi Qendrore në Shërbimin Evropian për Punë të Jashtme, Thomas Mayr-Harting takohen me shoqërinë civile. (Hoteli Swiss Diamond, ora 8:00 - vetëm pamje)
- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Sigmar Gabriel. (Kabineti i Presidentit, ora 8:30)
- Me rastin e vizitës në Kosovë të Zëvendës Drejtorit Menaxhues te Fondit Monetar Ndërkombëtar, Tao Zhang mban ligjerat ne Universitetin e Prishtinës. (Amfiteatri i madh i fakultetit ekonomik, ora 9:00)
- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli takohet me Kryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Dushko Markoviq. (Kabineti i Kryetarit të Kuvendit, ora 9:10)
- Ministri i Financave Bedri Hamza dhe Drejtoresha Menaxhuese për Evropën Qendrore dhe Juglindore e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim znj. Charlotte Ruhe nënshkuajn marrëveshjen për grant për projektin për Rehabilitimin e Linjës Hekurudhore 10 të Kosovës, ndërmjet Republikës së Kosovës të përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 9:30)
- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi takohet me Kryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Dushko Markoviq. (Kabineti i Presidentit, ora 9:45)
- Drejtori Gjeneral i Komisionit Evropian për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim, Christian Danielsson, dhe Drejtori Menaxhues për Evropë dhe Azi Qendrore në Shërbimin Evropian për Punë të Jashtme, Thomas Mayr-Harting takohen me Ministren për Integrime Evropiane, Dhurata Hoxha. (Hoteli Swiss Diamond, ora 10:00)
- Lëvizja Studentore për Barazi - Studim Kritikë Veprim do të mbajë një aksion simbolik në lidhje me 48 Vjetorin e Universitetit të Prishtinës. (pranë Rektoratit, ora 10:15)
- Mbahet ceremoninë e 48-të vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. (Amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare, ora 11:00)
- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi merr pjesë në Ceremoninë e 48 vjetorit të themelimit të UP-së “Hasan Prishtina”. (Biblioteka Kombëtare, ora 11:00)
- Presidenti i Dhomes së Tregtisë dhe Ekonomisë Shqipëri - Britani e Madhe, Zenel Hoxha, organizator i Komitetit të Shpetimit për Kosovën në Britaninë e Madhe, mban takim me gazetar me qëllim identifikimin e mundesive financuese dhe investuese të kompanive Britanike dhe atyre ndërkombëtare. (Hotel Prishtina, ora 11:00)
- Kopshti dhe Qëndrimi Ditor për Shkollarë organizon program për nder të pavarësisë me fëmijët e kopështit. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, ora 11:00)
- “Let’s Do It Kosova” do të organizojë aksion pastrimi në pikën kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë, përkatësisht në Han të Elezit. (Lokacioni ku është vendosur pllaka përkujtimore “Eksodi 99” ne Elez Han, ora 12:00)
- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrët qendrore të Vetëvendosje, ora 13:00)
- Komuna e Prishtinës do të përuroj barnatoren dhe laboratorin e ri. (Qendra Kryesore të Mjekësisë Familjare, ora 13:00)
- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, bën ndarjen e Çmimit Kombëtar për Vepër Jetësore "Azem Shkreli" dhe për Çmimet Vjetore për Letërsi. (Kabineti i ministrit, ora 13:30)
- Galeria Kombëtare e Kosovës organizon hapjen e ekspozitës "Vizatimi Sot" me rastin e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 19:00)
- Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë mirëpret Ansamblin e Forcave Ajrore të SHBA-ve për Evropë i cili do të interpretojë me rastin e festimeve të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës. (Bulevardin Nëna Tereze në Prishtinë, ora 20:00)