Ngjarjet e datës 12 Tetor 2017
- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë në bashkëpunim me OECD-në, mbajn takimin dhe punëtorinë “Vlerësimi i Aktit për Biznes të Vogël për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”. (Hotel Sëiss Diamond, ora 9:00)- Klubi i Prodhuesve të Kosovës organizon konferencën “Prodhimet vendore në supermarkete, sfidë dhe mundësi”. (Sëiss Diamond Hotel, ora 10:00)
- Mbahet mbledhje e Konstituimit te Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)
- Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalija Apostolova dhe Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, do të nisin projektin "Mbështetje për Kodin Civil të Kosovës" - faza 2. (Hotel Sirius, ora 10:00)
- Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, do të vizitojë komunën e Obiliqit. (Ndërtesa e komunës së Obliqit, ora 10:00)
- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj pret në takim përfaqësues nga Shoqata e Qumështarëve të Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00 - Pas takimit do të ketë deklaratë për media)
- Nataliya Apostolova, Shefe e Zyres së BE-së në Kosovë do të mbaj takime me shefin e grupit dhe komisioneve parlamentare të PDK-së. (Kuvendi i Kosovës, Dhoma C203, ora 11:00)
- Ministri i Inovacionit dhe Nërmarrësisë, Besim Beqaj, viziton Jakova Innovation Center. (Objekti i Jakova Innovation Center, Rr.Sylejmon Hadum Aga nr:189 në Gjakovë, 11:00)
- Në Lokalet e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së do të vijnë për vizitë zyrtare, delegacioni i Shoqatës së shqiptarëve mbrojtës të Kroacisë, të prirë nga Kryetari i Shoqatës, Esad Çollaku. (Lokalet e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ora 12:00)
- Kryeministri Ramush Haradinaj viziton Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Ndërtesa e MFSK-së, ora 12:00)
- Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu viziton Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, i cili do të pritet nga kryetarja Valdete Daka dhe anëtarët e KQZ-së. (Selia e KQZ-së, ora 12:00)
- Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, do të vizitojë komunën e Kaçanikut. (Ndërtesa e komunës së Kaçanikut, ora 13:00)
- Mbahet mbledhje e Komisionit për Integrime Evropiane në të cilën do të behët shqyrtimi i draft Planit të punës së komisionit për vitin 2017. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 13:00)
- Nataliya Apostolova, Shefe e Zyres së BE-së në Kosovë do të mbaj takime me shefin e grupit dhe komisioneve parlamentare të Vetëvendosjes. (Kuvendi i Kosovës, S2, ora 13:30)
- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën për media ku do të prezantohen rezultatet e sondazhit të katërt me radhë për dialogun Kosovë-Serbi, "Faza Përmbyllëse e Dialogut Kosovë-Serbi: Këndvështrimi i Qytetarëve". (Zyrat e në KDI-së, ora 14:00)
- Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, do të inspektojë punime e rrugëve në komunën e Hanit të Elezit. (Hani i Elezit, ora 14:00)
- Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Uran Ismaili, do të vizitojë Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit. (Spitali i Gjilanit, ora 16:00)
- Fondacioni Lumbardhi organizon bisedën publike nga Ibrahim Nehme e organizuar në kuadër të programit Volume UP nga Kosovo 2.0. (Kinemanë Lumbardhi, ora 18:00)
- Qendra shoqërore në Prishtinë “Termokiss” nisë programin katër ditor ‘Krejt Ka Pak II - n’dorën tone’ me aktivitete të ndryshme të organizuara nga kolektivi jonë në bashkëpunim me miqt’ tanë. (Termokiss, ora 19:00)
Ngjarjet e fushatës zgjedhore
- Aleanca Kosova e Re dega e Prishtinës mban aktivitetin elektoral duke shpërndar programi për Prishtinën. (Sheshin Nëna Terezë, ora 11:00)
- Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti do ta vizitojë çerdhen e re në lagjen Kodra e Trimave, pas kësaj vizite, ai do të shkoj tek objekti i shkollës së re në lagjen Arbëria. (Aafër shkollës “Hilmi Rakovica”, ora 11:00)
- Lëvizja Vetëvendosje mban tubimin elektoral në komunën e Istogut. (Shtëpia e Kulturës "Adem Jashari" në Istog, ora 12:00)
- Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosvës për kryetar të Komunës së Prishtinës, Arban Abrashi, do të shpalosë programin për urbanizëm. (Muzeu i Kosovës, ora 12:00)
- Aleanca Kosova e Re dega e Prishtinës viziton dyqanet e mobilieve. (Rr.Maliq Pashë Gjinolli, ora 14:30)
- Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu mban takimi me gratë e qytetit. (Selia e grave te Shkolla Fillore “Iliria”, ora 15:00)
- Kandidati i Lëvizjës Vetëvendosje për kryetar të Vitisë, Salih Salihu, prezanton zotimet e tij dhe të ekipit të tij për Vitinë. (Restorant "Dajti", ora 16:00)
- Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu zhvillon vizitë me banorë të lagjes MAT. (Te rezervari në MAT, ora 16:00)
- Lëvizja Vetëvendosje mban tubimin elektoral në komunën e Skënderajt. (Shtëpia e Kulturës "Hasan Prishtina" në Skenderaj, ora 17:00)
- Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Suharekës, Sali Asllanaj, shpalos programin qeverisës dhe prezanton kandidatët për Kuvendin Komunal. (Palestra e Sporteve “13 Qershori” në Suharekë, ora 17:00)
- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubim elektoral me qytetarët e Rekës së Keqe në Duzhnje të Gjakovës. (Restaurant “Jaha” në Duzhnje, ora 17:30)
- Partia Demokratike e Kosovës mban tubimin zgjedhor të organizuar nga “Gruaja Demokratike”, dega në Ferizaj. (Restaurant “Fitorja” në Ferizaj, ora 17:30)
- Aleanca Kosova e Re dega e Prishtinës mban takim me banorët e lagjes Prishtina e re. (Shkolla fillore "Afrim Gashi", ora 18:00 - pa pranin e mediave)
- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubim elektoral me qytetarët e Rekës së Mirë në Skivjan të Gjakovës. (Shkolla Fillore “Ukshin Miftari në Skivjan, ora 18:30)
- Aleanca Kosova e Re dega e Prishtinës mban takim me takim me një grup të rinjë në Kodrën e Trimave. (Te Humanisti në Kodrën e Trimave, ora 20:30 - pa pranin e mediave)