- Kryeministri Ramush Haradinaj për nder të shënimit të 10 vjetorit të Pavarësisë, bënë homazhe në Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz. (Prekaz, ora 9:00)
- Me rastin e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, do të paraqiten njësi të ndryshme të Policisë së Kosovës, si dhe disa fëmijë me uniforma policore dhe simbole shtetërore. (Sheshi “Skenderbeu” në Prishtinë, ora 10:00)
- Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare për Transfuzion të Gjakut organizojnë aksionin për dhurimin vullnetar të gjakut. (Mjediset e Ministrisë së Shëndetësisë, ora 10:00)
- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, për nderë të 10 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ndan mirënjohje për esetë më të mira, ndërsa për tre esetë e përzgjedhura do të ketë shpërblim simbolik financiar për studentët. (Objekti i Univeristeti te Gjilanit, ora 10:00)
- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të mbajë konferencë për media. (Kabineti i Presidentit, ora 10:00)
- Kryeministri Ramush Haradinaj bënë homazhe të Shtatorja e Zahir Pajazitit. (Prishtinë, ora 10:00)
- Koalicioni i OJQ-ve për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” organizon tryezën e diskutimit me rastin e publikimit të Raportit përfundimtar të vëzhgimit të Zgjedhjeve Lokale 2017. (Hotel Sirius, ora 10:00)
- Mbahet defileu i nxënësve të shkollës "The British School of Kosova", me flamujt e shteteve të cilët kanë njohur pavarësinë e vendit tonë, në sheshet e Prishtinës. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 10:00)
- Kryeministri Ramush Haradinaj bënë homazhe te varri i ish Presidentit Ibrahim Rugova dhe të varrezat e dëshmorëve në Velani. (Velani, Prishtinë, ora 10:20)
- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë “Në kërkim të një konsensusi: Çfarë po kërkon Serbia nga procesi i Dialogut me Kosovën?”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:30)
- Mbahet konferenca e rregullt javore të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, salla S 3, ora 11:00)
- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, bën prezantimin e II-të Vjetor i projekteve të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Universitetit “Kadri Zeka". (Objekti i Univeristeti te Gjilanit, ora 11:00)
- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica dhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, nënshkruajnë Marrëveshjen e Mirëkuptimit. (Objekti i Komunës së Mitrovicës, ora 11:30 - vetëm pamje)
- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica do të bëjë përurimin e objektit për banim social për 17 familje, në lagjen Trepça ish Stan Tërg, Mitrovicë. (Stan Tërg, ora 12:00)
- Instituti i Historsie "Ali Hadri" organizon përurimin e librit tim 'E vërteta për Nolin' e autores Entela Komnino. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 13:00)
- Bëhet hapja e punimeve të Unionit të Bashkive Shqiptare të Rajonit, me ç’rast do të mbajë fjalë rasti Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti. (Salla e Kuvendit Komunal të Komunës së Prishtinës, ora 13:15)
- Myftiu i Republikës së Kosovës Naim Tërnava do të mbajë hytbenë e xhumasë në Xhaminë e Madhe në Prishtinë “Sulltan Mehmet Fatih”, ku do t’u drejtohet xhematit me mesazhin e pavarësisë po ashtu në të gjitha xhamitë e Kosovës, imamët do të ligjërojnë për dhjetëvjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës, si dhe për vlerën e rëndësinë e kësaj dite të madhe të shtetit tonë. (Xhaminë e Madhe në Prishtinë, Koha e xhumasë)
- Let's Do It Kosova organizon aksion pastrimi në pikën kufitare me Serbinë, përkatësisht në Merdare, ku do të marrin pjesë ministrja e MMPH-së, Albena Reshitaj dhe kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu. (Merdare, ora 14:00)
- Pas takimit të kryetarëve të këtyre komunave të Unionit të Bashkive Shqiptare të Rajonit mbahet konferenca për media. (Salla e Kuvendit Komunal të Komunës së Prishtinës, ora 14:00)
- Ndihmës Administratori i USAID-it për Evropën dhe Euro-Azinë Brok Biermann do të takohet me Kryetarin e Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, zyrtarët e prokurimit dhe shoqërinë civile. (Zyra e Kryetarit të Komunës së Prishtinës, ora 14:30 - vetëm foto)
- Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina" organizon ceremonine e inaugurimit të Qendrës Universitare Frankofone. (Amfiteatri i Fakultetit Filologjik, ora 15:00)
- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do ta dekoroi Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ora 16:30)
- Komuna e Gjilanit organizon hapjen e ekspozitës kolektive te të rinjëve për shënim e 10 vjetorit të Pavaresisë së Kosovës. (Shtëpia e Rinisë në Gjilan, ora 17:00)
- Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim Ndihmës Administratorin e USAID-it për Evropë dhe Evroazi, Brock Bierman. (Kabineti i Kryeparlamentarit, ora 17:00)
- Komuna e Gjilanit organizon hapjen e ekspozitës me fotografi nga Dita e Pavarësisë. (Galeria e qytetit në Gjilan, ora 18:00)
- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Ziâ. (Ndertesa e Kuvendit, Salla C 301, ora 18:00)
- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, merr pjesë në eventin e organizuar nga Universiteti Amerikan në Bullgari ku do të marrë pjesë edhe ish Presidenti i Republikës së Bulgarisë, Rosen Plevneliev. (hotel Sirius, ora 19:00)
- Galeria e Ministrisë së Kulturës organizon hapjen e ekspozitës “Retrospektivë” të piktores Alije Vokshi. (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00)